Une jam e m.αrtυαr ρor e dυa koΙegùn e ρυnes, Nυk ρo di si tjα b. ëj

Po kaloj nje kohe shume te veshtire. un jam 40 vjeçe dhe Zoti mi ka fal 3 engjej të bukur.me burrin jetoj qete dhe gëzueshëm pa probleme.

Para 5 viteve në pune u dashurova me kolegun e punes. tash e di që po mendoni keq per mua. por mos mendoni qe jam e pandershme.

Un jam martuar 27 vjece pa përjetuar ndonjë histori dashurie apo marrdhënie me dike. 

Jam rritur në familje të mrekullueshme. ajo dashuri me erdhi ashtu si i vjen njeriut sëmundja ose vd.ekja. ate lidhje e kam shijuar pak në fillim sa ishim koleg.pastaj unë u largova nga ajo pune por lidhja vazhdoj për 5 vite.

Shiheshim rrallë e për mall.por lidhja erdhi e u ftoh nga ai.edhe ai ndërroi pune dhe u largua pothuajse fare. shkruanim rrallë e takoheshim 2 -3 herë nd vit.une e doja shumë.

por nga sjellja e tij fillova të dyshoj që ai nuk me ka dashur kurr.dhe kur un i thash ai ka vendosur të ndahet nga unë.edhe ai është i martuar. jemi moshatar. unë po e vajtoj dashurin time tashmë. ai ka vendosur të ndahet përfundimisht.

e pranoj që i jam lutur të kthehemi si me pare por me Ai po tregon burrërin me mua.dikur me lutej ai mua dhe pranova.tash po i lutem une dhe ai po me braktis zemra me është thyer keq.

Un asgje tjeter nuk po i kerkoj vetem qe dua ta kem saher te dua un,as nuk dua ta pengoj ne martes pasi qe edhe un jam e martuar por vetem

kam deshir te dal dhe te kenaqem me te e dua jasht mase shum ne anen tjeter burrin nuk e dua hiq thjesht e shoh aty si nej burr shtepije dhe asgje nuk me terhek nga ai,

po ta kisha ndegju nje keso lloj historie me heret do e akuzoja femren e do e quaja k*** por nuk qenka ashtu sepse nuk kemi faj edhe pse jemi te martuar edhe pse jam e martuar un e dua tjeter kend nuk e

shoh te arsyeshme te ndahem nga burri sepse esht von tash por me e tr.adhtu pse jo kur zemra e don nje person tjeter jeta nuk po te tregojka kurr se qfar

po te gjejka mas sa vitev mos thuni kurr as ju se kshtu ni shokut tem qe e ka dasht nje femer kur kan qen ne shkoll te mesme edhe u paten nda per 15 vjet. 

Skan pas kurrfar kontkati po tash nuk munen me u qkoq prej njoni tjetrit edhe pse ky shoku osht i martum e ajo femra jo po ajo osht shum e mir

se i ka thon qe nuk du me te bo probleme me grun tane se ajo nuk e meriton me vujt e po du me ju thon qe dashnija sti vet letrat

sikur mu qishtu,ju lutem mos me gjykoni vetem me thoni si ta kaloj kete vuajtje. Ju faleminderit qe e lexuat historinë time shkurt. Zoti u ndihmoft kudo që jeni.

FΙasin υ.αjzαt që fΙenë me ρΙeq/ Dje mtë e r.inj s’jαnë gjë, më mirë e b. ën atë ρunë me gjÿsh

Asnjë nga ne nuk e di sa do të zgjasë një histori dashurie.

Për secilin prej nesh dëshira është e madhe për një dashuri përrallash ku “ata jetojne te lumtur pergjithmonë”.

Ama tashmë dihet se dashuria nuk njeh moshë dhe në fakt fotot që shoqërojnë galerinë e dëshmojnë diçka të tillë.

Këta partnerë kanë një diferencë të madhe moshe nga njëri-tjetri!

Një rast i tillë është dhe mamaja e yllit brazilian Neymar, Nadine Goncalves, e cila është në një lidhje romantike me një djalë 22-vjeçar.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 13 Nëntor 2024

Dashi

Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e mërkurë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e mëparshme. Duhet të mundoheni të bëni qartësi në zemrën tuaj dhe mos u fiksoni pas gjërave të kota. Ditët më të mira për dashurinë do të jenë në fundjavë. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur.

Demi

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Venusit. Ju pret një periudhë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.

Binjakët

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje lidhur me disa vështirësi në fushën profesionale, duke lënë pas shpine disa situata të së kaluarës, të cilat janë të pamundura për tu zgjidhur.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite streha e dashurisë dhe raportet me të tjerët do ju nervozojnë. Parashikohet që të gjeni një zgjidhje të frytshme, lidhur me një situatë të vështirë që keni kaluar.

Luani

Kjo e mërkurë nuk do të jetë në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet që të keni probleme shëndetësore. Po ashtu do të haseni me vështirësi edhe në familje dhe në punë. Këshillohet që të bëni një reflektim të gjatë.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet një e mërkurë mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale, ku do të merrni disa konfirmime mjaft të rëndësishme.

Peshorja

Do të ndjeni nevojë të madhe për tu përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve të rëndësishme në sferën profesionale. Duhet të përpiqeni të rigjeni qetësinë edhe nga pikëpamja sentimentale dhe familjare.

Akrepi

Kjo ditë do të ketë rikuperim të ndjeshëm gjatë kësaj të mërkure, ku yjet do të kenë një ndikim mjaft pozitiv. Pas disa ditësh vërtetë të rënda, do të arrini që të rigjeni entuziazmin dhe dëshirën për të dashuruar. Pikërisht sa i takon dashurisë, ka ardhur momenti që të ktheni faqe dhe të lini pas krahëve historitë e përfunduara.

Shigjetari

Parashikohet një ditë aspak nën ritmin e duhur. Madje do të përjetoni një gjendje tensioni dhe nervozizmi, ndoshta për shkak të përgjigjeve që prisni, por që vonojnë të vijnë. Raportet ndërpersonale parashikohen mjaft të komplikuara. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë, para se të përfshiheni në projekte të reja.

Bricjapi

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft interesante sa i takon mundësive profesionale. Do të merrni më shumë konfirmime dhe suksese, lidhur me lidhje dhe projekte që ju interesojnë, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave, rikuperimi do të ndodhë vetëm në fundjavë.

Ujori

Edhe pse kjo është një javë mjaft pozitive, e mërkura nuk do të jetë aspak e favorshme, sidomos sa i takon financave. Mundohuni që të shtrëngoni dorën dhe të mos bëni shpenzime të kota. Dashuria do të jetë në ekuilibër, por duhet ti kushtoni më shumë rëndësi.

Peshqit

Ndikimi tranzit i Hënës, do të jetë një element force për të lindurit e kësaj shenje. Kjo e mërkurë parashikon një ndikim mjaft të favorshëm të yjeve në sferën profesionale, pavarësisht një situate familjare dhe sentimentale të komplikuar që keni kaluar së fundmi.

Ngjarje sho kuese ! Babai përd/hύnon υajzën e mitύr, νeρrimet e tύrρs/hme i krγente…

Një tjetër ngjarje e rëndë incesti është zbuluar në familje sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Një 59-vjeçar u arrestua, pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçe.

Ngjarja shokuese ka ndodhur gjatë vitit 2023. Sipas mediave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, babai monstër ka detyruar të voglën të kryejë marrëdhënie me të prej disa muajsh.

“I dyshuari 59 vjeçar, gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza është e 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga autoritetet në Shkup.

Prokuroria ka caktuar masën e arrestit me burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret nga nesër deri të premten

Nga nesër deri të premten, vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të dëborës dhe ulja e temperaturave. Paralajmërimi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, e cila theksoi se dëbora do të zbresë në 700 metra lartësi.

“Tri ditë me reshje shiu dhe dëbore. Nuk ka vend për panik. Rrebeshe të shpeshta në jug dhe në zonat qendrore dhe në ditët vijuese në të gjithë territorin dëbora do të zbresë në 700 metra. Do të kemi temperatura nga minus 2 në 19 gradë celsius. Nesër paradite do të ketë rrebeshe dhe reshje dëbore në zonat malore”.

Por çfarë ndodhë në 3 ditët në vijim?

Meteorologia Porja thekson se deri mëngjesin e së premtes do të kemi rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin, ndërsa termometri zbret në minus 3 gradë.

“Mbrëmjen e së mërkurës, të enjten dhe deri mëngjesin e së premtes kemi reshje dëbore dhe rrebeshe afatshkurtra në të gjithë vendin. Të premten ulje e temperaturave deri në minus 3 gradë”, tha Porja në A2.

Sipas saj e njëjta tablo sinoptike do të jetë edhe në rajon.

“Në Kosovë e RMV dhe Mal të Zi kemi të njëjtën tablo sinoptike. Rrebeshe të shpeshta në Maqedoninë e Veriut nga nata e sotme, reshje bore ne 500 metra lartësi. Në Kosovë reshje dëbore në disa zona, veriu mbetet me vranësira, jugu me rrebeshe, ndërsa Mali i zi do të ketë reshje të pakta dhe rritje të vlerave termike”.

Berisha “kopjon” strategjinë e Republikanëve, thirrje demokratëve: Bojkotoni televizionet, merrini lajmet në Facebook, Twitter, TikTok

Ish-kryeministri Sali Berisha prej fitores së Donald Trump duket se është frymëzuar nga fushata e suksesshme e Republikanëve duke “vjedhur” disa prej ideve të tyre.

Prej disa ditësh, Berisha është përshtatur me linjën “republikane” në fjalimet e tij, duke përfshirë elementë që flitet se bënë ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, si komuniteti LGBT, rreziku i Luftës së Tretë Botërore, sistemi “i kapur nga Soros” i drejtësisë e të tjera.

 Së fundmi, ish-kryeministri i ka bërë thirrje ndjekësve të tij të braktisin televizionet e mëdha ndërkombëtare (masmediat) dhe të informohen përmes rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Instagram e të tjera.

Kjo ishte një prej thirrjeve kryesore të Donald Trump dhe mbështetësit të tij, Elon Musk gjatë fushatës në SHBA, duke i akuzuar mediat e mëdha për njëanësi teksa i dhanë jetë rrjetit social “X” “Truth Social” dhe një sërë medieve sociale që sot gëlojnë nga dezinformacioni dhe propaganda.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndaj miqtë e mi, me lutjen time, të përdorni me të gjitha mënyrat rrjetet sociale, të krijoni portale që janë shpatat e anticensurës.

Ktheni kokën kur dëgjoni lajmet e tyre sepse janë megafonë mashtrimi të Edi Ramës.

Lajmet i merrni nga rrjetet sociale dhe televizionet që i qëndrojnë besnikë të vërtetës.

Nuk ka si në Shqipëri, nuk dallon dot kush është RTSH, kush është Top Channel, Klan apo Vizion Plus.

Të gjitha në garë kush e kush më parë t’i lëpihet qeverisë, të mashtrojë qytetarin.

Cila e cila më shumë të censurojë opozitën, të demonizojë opozitën, të mashtrojë për opozitën.

Miqtë e mi, mos u besoni atyre që u fshehin të vërtetat. Kjo ndodhi në SHBA, por presidenti Trump me flamurin e të vërtetës ngadhënjeu mbi të gjitha mediat kryesore dhe pushtoi mendjet dhe zemrat e qytetarëve amerikanë, realizoi rikthimin më të jashtëzakonshëm me votën e lirë të të gjitha kohërave.

Ndaj dhe sa rrini dhe mbani kokën drejt ekranit me lajmet e medieve kombëtare, uluni dhe shkruani statuse, shkruani lajme në FB, u përcillni të vërtetat njëri-tjetrit në Twitter, Instagram, TikTok.

Kryeministrin japonez e zë gjumi në Parlament (VIDEO)

Ky moment kur kryeministrin e ri të Japonisë e zë gjumi në Parlament është bërë viral në rrjetet sociale. Lajmi i përgjumjes së Shigeru Ishiba mori më shumë vëmendje se sa konfirmimi i tij si kryeministër i vendit.

Kjo situatë e pakëndshme për Ishiba, kryetar i Partisë Liberale Demokratike ndodhi gjatë një seance plenare të Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa votat po numëroheshin për zgjedhjen e tij si kryeministër.

Disa ligjvënës, dhe shumë anëtarë të opozitës, kritikuan sjelljen e Shigeru.

Të hënën vonë, një zëdhënës i qeverisë në një konference për shtyp ju përgjigj pyetjeve në lidhje me shëndetin e kryeministrit.

Yoshimasa Hayashi bëri të ditur se ai ka qenë jashtëzakonisht i zënë duke punuar deri në orët e vona të natës. Jo vetëm kaq, por ai po merr edhe ilaçe kundër ftohjes.

VIDEO/ Myrto Uzuni baba për herë të parë?

Myrto Uzuni padiksutim ka bërë golin më të bukur në jetën e tij.

Sulmuesi i Kombëtares na ka zbuluar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Uzuni dhe Uarda Hyseni do të bëhen prindër për herë të parë dhe diçka të tillë e kanë zbuluar në një festë fantastike në stadiumin ‘Air Albania’.

Në festën speciale është zbuluar se çifti i njohur do të bëhen prindër të një djali. Padiskutim që në gjithë këtë festë nuk kishte si të mungonte edhe futbolli.

Dhe pikërisht zbulimin e gjinisë e ka zbuluar nëpërmjet një topi që e dërgon në fundin e rrjetës nga pika e penalltisë, nga ku më pas zbulohet se bebi do të jetë djalë dhe duartrokitjet shpërthejnë në stadium.

Kujtojmë se Uzuni është një nga 28 futbollistët e grumbulluar nga Sylvinho për ndeshjet e fundit të Kombëtares.

Kuqezinjtë do të luajnë më 16 nëntor ndaj Çekisë, ndërsa më 19 nëntor do të presin Ukrainën, takime që do të luhet në “Air Albania” në orën 20:45.

Sot reshje shiu e shtrëngata në të gjithë territorin e Shqipërisë!

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Në orët e mëngjesit në zonën e jugut reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në një pjesë të madhe të territorit ku lokalisht do të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12 m/s

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 10°C

në zonat e ulëta 3 deri 20°C

në zonat bregdetare 8 deri 20°C