E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket! Kamerat e kanë kapur duke u hedhur në det…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë darkës së ditëlindjes dhe më pas është zhdukur, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hidhej në det në portin e Civitanovës.
I riu, Rikardo Merkuri, rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Në kërkimet janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Autoritetet shpresojnë që ai të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por nuk përjashtohet as skenari më i rëndë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, gjithçka ndodhi të premten rreth orës 21:00. Në banesë ndodheshin vetëm 20-vjeçari dhe nëna e tij, Albana Kastriot, pronare e një qendre estetike, ndërsa babai, Mario Merkuri, sipërmarrës në ndërtim, dhe djali tjetër i familjes ishin jashtë. Një fqinje, e alarmuar nga britmat, njoftoi menjëherë karabinierët.

Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, i riu ishte larguar, ndërsa gruaja u gjet pa ndjenja në banjë. Ajo ishte dhunuar rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Maceratës. Mjekët konfirmuan frakturë të nofullës. Gjendja e saj është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë nisën kërkimet për 20-vjeçarin, i akuzuar për plagosje të rëndë me rrethana rënduese. Ai ishte larguar me automjetin e tij, një Mercedes Classe A, duke lënë telefonin celular në shtëpi, i cili u sekuestrua nga hetuesit.

Automjeti u gjet i parkuar pranë hyrjes së portit të Civitanovës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të riun teksa hyn në zonën portuale dhe më pas hidhet në det. Ai shihet teksa del në sipërfaqe, ngjitet sërish dhe hidhet edhe një herë më tej. Pas kësaj, nuk shfaqet më në pamje.

Autoritetet vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 20 vjeçarit.

Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë

Një 28-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e Policisë, pasi teksa furnizoi makinën tip ‘Benz’ në një karburant u largua me shpejtësi, pa kryer pagesën dhe duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në fshatin Shupenzë.

Po ashtu bëhet e ditur se 28 vjeçari kishte qenë më herët i dënuar në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ku shtet.Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë-Furnizoi me naftë automjetin dhe nuk kreu pagesën por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.

28-vjeçari, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i një pike karburanti në Shupenzë, për një drejtues automjeti i cili u largua pa kryer pagesën pasi furnizoi automjetin me karburant, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i reagimit në kohë, administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, konkretisht shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 21.02.2026, në një karburant në Shupenzë, është paraqitur me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Ai na ka marrë lekë borxh”/ Plas keq jashtë BBV, familjarët e Selin nxjerrin ‘zbuluar’ Rogertin pas akuzave të rënda

Kur Rogerti bëri hyrjen e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ai u shpreh se një nga arsyet ishte t’i “hapte sytë” Selinës për ta shkëputur nga Miri, pasi kjo po e dëmtonte në lojë.

Ai e justifikoi këtë përkujdesje me faktin se bashkëshortja e tij ishte mikeshë me tezen e Selinës, duke marrë kështu profilin e një njeriu që donte ta ndihmonte.

Por, duket se fasada ka rënë dhe e vërteta jashtë shtëpisë është krejtësisht ndryshe!

Vetë tezja e Selinës ka reaguar ashpër përmes një mesazhi të gjatë e sqarues (i cili u publikua edhe në emisionin “Fan Club”), duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e banorit.

Në reagimin e saj, ajo thekson se i vetmi veprim që ka bërë Rogerti brenda shtëpisë ka qenë dëmtimi dhe denigrimi i figurës së mbesës së saj.

Ajo i kujton publikut akuzat dhe insinuatat e rënda e të papranueshme që ai ka ngritur kundër një vajze 23-vjeçare, duke përmendur fjalë si “Dubai”, “sugar daddy” dhe “rroba 10 mijë euro”.

Megjithatë, pjesa më shokuese e reagimit lidhet me një deklaratë shumë të ulët që Rogerti kishte bërë nëpër cepat e shtëpisë, ku shprehej se: “Familja ime ka mbajtur me bukë familjen e Selinit”.

Tezja e saj e ka përgënjeshtruar këtë në mënyrë drastike, duke zbuluar një të vërtetë bombastike që e kthen situatën përmbys.

Ajo thekson se kjo deklaratë është totalisht e pavërtetë, duke shtuar: “…kur në të vërtetë janë kërkuar para borxh nga familja jonë”.

Me këtë deklaratë, ajo jo vetëm që pastron imazhin e familjes së saj, por demaskon hapur Rogertin, duke kërkuar që familjet të mos përfshihen më në lojëra të tilla të ndyra.

Një stuhi e re dëbore godet këto qytete/ ALARM dhe paralajmërim për rrezik ekstrem

Qytete të mëdha në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Nju Jorkun, Bostonin, Filadelfian dhe Uashingtonin, po përgatiten për një valë tjetër të motit ekstrem dimëror, vetëm pak javë pas një stuhie të fuqishme që goditi rajonin në fund të janarit. Banorët dhe autoritetet po përballen me reshje intensive bore, erëra të forta dhe kushte potencialisht të rrezikshme udhëtimi, të cilat mund të ndërpresin jetën e përditshme dhe shërbimet bazë.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, paralajmëroi se në disa zona bora mund të arrijë mbi 50 centimetra. Në një deklaratë publike, ai bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, duke theksuar se lëvizja në mëngjesin e së hënës mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”.

Autoritetet lokale po bashkëpunojnë me shërbimet emergjente, agjencitë e transportit dhe kompanitë e energjisë për të siguruar një përgjigje të shpejtë ndaj ndërprerjeve të energjisë, mbylljeve të rrugëve dhe incidenteve të tjera që mund të shkaktojë stuhi.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për disa shtete. Në Boston, meteorologët parashikojnë reshje bore nga 30 deri në 50 centimetra, ndërsa pjesët më të gjera të Bregut Lindor dhe Mid-Atlantikut mund të përballen me kushte që e bëjnë udhëtimin pothuajse të pamundur.

Autoritetet kanë theksuar gjithashtu rreziqet e mundshme për ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje të lokalizuara, sidomos në zonat e Delaware dhe New Jersey. Banorët janë këshilluar të furnizohen me mallra bazë, të përgatiten për lëvizje të kufizuara dhe të ndjekin nga afër informacionet zyrtare për motin.

Stuhia e re ka rritur shqetësimet për shkak të ndikimit të stuhisë së mëparshme në fund të janarit. Ajo goditi 14 shtete, shkaktoi më shumë se 100 viktima dhe krijoi ndërprerje të mëdha në transport dhe infrastrukturë. Aeroporte, autostrada dhe shërbime hekurudhore u prekën rëndë, ndërsa disa komunitete përjetuan ndërprerje të zgjatura të energjisë elektrike. Prandaj, ekipet emergjente dhe qeveritë lokale po trajtojnë këtë stuhi me vigjilencë të shtuar për të minimizuar dëmet dhe për të parandaluar viktima të reja.

Meteorologët shprehin se natyra e dyfishtë e këtyre stuhi ekstreme lidhet me modele klimatike më të gjera, përfshirë masa të ftohta ajri që vijnë nga Arktiku dhe sisteme stuhish të intensifikuara përgjatë Bregut Lindor. Këto fenomene i kanë shtuar presionin shërbimeve emergjente dhe kompanive të energjisë, të cilat janë ende në proces rikuperimi nga stuhia e janarit.

Autoritetet qytetare dhe shtetërore po organizojnë fushata për sigurinë publike, duke bërë thirrje që qytetarët të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme, të sigurojnë pronat e tyre dhe të ndjekin informacionin zyrtar. Shkolla dhe disa biznese kanë njoftuar mbyllje ose mësim online për të reduktuar rrezikun për qytetarët.

Me reshje të dendura dhe erëra të forta të pritura, Bregu Lindor përballet me një tjetër situatë të vështirë dimërore. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë kushtet nga afër dhe theksojnë se bashkëpunimi i publikut do të jetë vendimtar për parandalimin e aksidenteve, ndërprerjeve të energjisë dhe rreziqeve të tjera.

Banorët këshillohen të ndjekin njoftimet e motit, të respektojnë paralajmërimet dhe të marrin të gjitha masat për sigurinë gjatë stuhisë së ardhshme.

Grabitja 53 milion stërlina, The Sun: “Bankieri” tropojan jetë playboy në Tiranë, me të dashurën milionere (Video)

Gjatë orëve ta para të mëngjesit të 22 Shkurtit 2006, u realizua grabitja më e jashtëzakonshme në historinë e Britaninë së Madhe ku u vodhën 53 milion stërlina nga depoja e parave të Bankës së Anglisë.

Policia mundi të rikuperojë vetëm 21 milion stërlina. 32 milion stërlina të tjera nuk u gjetën kurrë edhe sot pas 20 vitesh nga kjo ngjarje.

Disa javë më pas u mësua se dy të rinjtë nga Tropoja Jetmir Bucpapa dhe Ermir Hysenaj, që të dy emigrantë në shtetin ishull luajtën një rol të rëndësishëm në këtë grabitje.

Në gjykatën e krimeve të rënda Old Baily të Londrës u mësuan rrolet e dy shqiptarëve.

Sipas prokurorit në këtë çështje Ermir Hysenaj ishte i punësuar në depon ku sistemoheshin paratë dhe bëheshin gati për ti çuar nëpër automatet e bankave.

Ai u quajt gjatë procesit gjyqësor si “inside man” njeriu i brendshëm i grupit që realizoi grabitjen e vlerësuar nga gjykatësi çështjes si e “realizuar me një disiplinë ushtarake”.

Hysenaj me një kamera të fshehtë filmoi hyrje daljet dhe sistemet e alarmit të depos. Po ashtu u gjet edhe një hartë e shkruar prej tij me të dhëna për planimetrinë e depos.

Të dhënat iu kaluan bashkëpatriotit të tij nga Tropoja Jetmir Bucpapa i cili punonte roje sigurie në lokalet e natës të zonës Kent dhe kishte njohje me njerëz të fuqishëm të krimit të organizuar në këtë zonë.

Pas një gjyqi disa mujor Bucpapa u dënua me burg përjetë dhe vuajti 18 vite burg ndërsa Hysnaj u dënua me 20 vite burg. Që të dy në përfundim të dënimeve u dëbuan në Shqipëri.

Njëzet vite më pas gazeta The Sun të cilës i referohet Top Channel, publikoi një shkrim duke u fokusua në jetën e re pas burgut të Jetmir Bucpapapajt.

Në shkrim thuhet se 1 vit pas dëbimit në Shqipëri ai do të martohej dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë.

Por thotë The Sun, Jetmir Bucpapa është ndarë nga bashkëshortja dhe ka nisur një romancë dashurie me një vajzë, e bija e një milioneri shqiptarë.

E ndërsa kur u kthye në Shqipëri Jetmir Bucpapa shkruan The Sun, ai ishte një djalë i ndrojtur e plotë frikë si pasojë e burgimit të gjatë, tanimë ai shfaqet në lokalet e natës të Tiranës në krahët e të dashurës së re si një playboy i vërtetë./Top Channel

“20-vjeçari shqiptar dhunoi nënën dhe u largua me makinë, u hodh në det – fund tragjik, djali gjendet i mbytur, nëna në gjendje të rëndë në spital”

20-vjeçari gjendet i pajetë në det pas ngjarjes së rëndë në familje, nëna në gjendje të rëndë

Djali 20-vjeçar Rikardo Merkuri është gjetur i pajetë në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi ishte larguar nga banesa e familjes pas një konflikti të rëndë me nënën e tij. Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se është hedhur në det, ndërsa trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime intensive.

Si nisi tragjedia

Historia tragjike filloi të premten në mbrëmje, më 20 shkurt, në kohën e darkës në shtëpinë familjare në Pollenza.

Djali Rikardo Merkuri dhe nëna e tij, Albana Kastrioti, pronare e një salloni bukurie, ishin në shtëpi. Babai i tij, Mario Merkuri, një kontraktor i vogël ndërtimi, dhe djali i tij tjetër i madh nuk ishin aty.

Rreth orës 21:00, një fqinj, i alarmuar nga britmat që vinin nga apartamenti, thirri karabinierët.

Kur mbërritën oficerët, 20-vjeçari ishte larguar. E ëma u gjet pa ndjenja në banjo: me sa duket ishte sulmuar dhe rrahur për arsye që janë ende nën hetim. Këtë mëngjes, epilogu tragjik erdhi me gjetjen e trupit në portin e Civitanova Marche.

Hetimet

Ngjarja nisi më 20 shkurt, kur 20-vjeçari u largua me makinë nga shtëpia në Pollenza, në provincën e Maceratës. Sipas hetimeve paraprake, brenda banesës kishte ndodhur një përplasje e dhunshme me nënën 53-vjeçare Albana Kastrioti, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua në spital.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, i riu është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonën e portit të Civitanova Marche. Pamjet tregojnë momentin kur ai hyn në zonën portuale dhe më pas hidhet në ujë. Në një moment ai shfaqet duke dalë në sipërfaqe, përpara se të zhdukej sërish në det.

Operacionet e kërkimit u zhvilluan nga zjarrfikësit dhe roja bregdetare, me mbështetjen e forcave të rendit, duke përdorur edhe dronë gjatë natës. Zhytësit rifilluan kërkimet në agim, derisa trupi i 20-vjeçarit u gjet rreth mesditës së së dielës.

Ndërkohë, nëna e tij ndodhet e shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe mbahet në koma të induktuar nga mjekët, por sipas burimeve mjekësore nuk është në rrezik për jetën.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Publikohet pamjet e PLOTA/ Si u masakrua me th*kë krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gazment Buçpapaj së bashku me partneren e tij e godasin

VoxNews ka siguruar pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit Egli Pashollari në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë zonës së njohur si ish-Parku.

Fillimisht u dyshua se krimi kishte ndodhur për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që viktima dyshohej se i kishte bërë bashkëshortes së autorit të dyshuar, Gazment Buçpapaj, por kjo pistë është rrëzuar.

Sipas dëshmisë së gruas së tij, shkak i konfliktit ka qenë bllokimi i rrugës.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti kishte shkuar për ta marrë nga puna, pasi punonte si menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut, për ta çuar më pas për një vizitë mjekësore.

Pasi kishte hipur në automjet, rruga rezultonte e bllokuar nga makina e viktimës.

Sipas saj, Buçpapaj i ka rënë borisë për t’i kërkuar hapjen e rrugës, ndërsa 31-vjeçari ka zbritur nga mjeti dhe e ka sharë e ofenduar, duke çuar situatën në përshkallëzim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.

Sipas hetimeve, gjatë përplasjes fizike, Gazment Buçpapaj e ka qëlluar me thikë Egli Pashollarin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën, pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital.

Në video shihet momenti kur Pashollari ka ndaluar automjetin në mes të rrugës dhe ka zbritur prej tij.

Më pas, Buçpapaj afrohet dhe, në prani të bashkëshortes, e sulmon fizikisht duke e goditur me thikë. Në pamje duket edhe një person i tretë që tenton të ndërhyjë për t’i ndarë.

Pas ngjarjes, 40-vjeçari, i shpallur në kërkim nga policia, është larguar së bashku me bashkëshorten në rrugicat e zonës së ish-Parkut.

Hetuesit po vijojnë punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa pista e motiveve mbetet objekt verifikimi nga organet ligjzbatuese.

Lidhja me Shullazin dhe Gilmando Danin

Egli ka qenë më parë gardian burgu dhe i përfshirë në një rast të tentativës për të futur alkool në qeli për Emiljano Shullazin, pasi ishte krahu i djathtë i tij.

Ai ishte me origjinë nga Maliqi, por prej vitesh jetonte në kryeqytet dhe njihej si “çerri i parkut”, zonës ku dhe mbeti i vrarë sot.

Ai ishte mik i ngushtë me Gilmando Danin, i cili mbeti i vrarë në atentatin e Rinasit dhe të dy ishin të vetmit që kishin kontakte me Shullazin në burg./VoxNews

Pamjet e siguruara nga voxnews:

VIDEO

93-vjeçari sulmon me kallashnikov kushëririn 63 vjeç. Policia: E arrestuam

93-vjeçari Astrit Çani plagos kushëririn Pëllumb Çani në Mashkullorë, arrestohet nga policia

Gjirokastër – Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me të shtëna arme në fshatin Mashkullorë, ku 93-vjeçari Astrit Çani dyshohet se ka plagosur me armë zjarri kushëririn e tij, Pëllumb Çani, 61 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 21 shkurt, rreth orës 09:40. Sipas Policisë, Astrit Çani ka qëlluar me kallashnikov në këmbë Pëllumb Çanin, i cili fillimisht u dërgua për ndihmë mjekësore dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy personat janë kushërinj dhe konflikti dyshohet të ketë lindur për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme për pronësinë.

Policia bëri të ditur se Astrit Çani është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov e dyshuar se është përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të qeshur e të gëzuar/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shihen bashkë në një festë private

Sara Hoxha dhe Erik Fullani po shijojnë në maksimum romancën e tyre, duke zgjedhur me vetëdije që këtë fazë të bukur ta mbajnë diskrete dhe larg zhurmës së tepruar mediatike.

Çifti i njohur i showbizit po kalon kohë mjaft cilësore në shoqërinë e njëri-tjetrit, dhe mbrëmjen e kaluar kanë festuar së bashku në një ditëlindje të përbashkët.

Siç ka bërë shpesh në daljet e fundit, Sara u tregua hermetike në rrjetet sociale, duke u rezervuar maksimalisht dhe duke mos ndarë asnjë imazh apo video nga eventi.

Megjithatë, prania e saj krah Erikut u konfirmua nga një moment spontan i publikuar nga vetë ai. Gjatë festës, Eriku ka realizuar një video selfie me shumë stil, duke shijuar atmosferën pranë këngëtarit të njohur Gena, i cili po performonte për të ftuarit.

Pikërisht në këtë video, Eriku ka kapur në plan edhe Sarën, e cila shfaqet në sfond vetëm pak hapa larg tij. Ky detaj tregon qartë se dyshja janë të pandashëm dhe po e shijojnë raportin e tyre në qetësi.

Kjo dalje vjen gjithashtu në një periudhë kur Eriku ka theksuar në intervista dëshirën e tij për t’u bërë një familjar i përkushtuar dhe për të organizuar një dasmë madhështore.

Edhe pse ende nuk e kanë zyrtarizuar me deklarata të bujshme, pamjet dhe afërsia e tyre flasin qartë se marrëdhënia është e konsoliduar dhe po ecën me hapa të sigurt.

I dha fund jetës pasi dhunoi barbarisht nënën në ditën e lindjes së tij, ja kush është i riu shqiptar! Çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë (Foto)

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë, ku një i ri shqiptar i dha fund jetës duke u mbytur në det.

Ndërkohë është publikuar foto e të riut shqiptar Riccardo Merkuri, i cili i dha fund jetës së tij, duke u hedhur në portin e Civitanova Marche, pasi sulmoi nënën e tij me grushte në fytyrë, në ditën e lindjes së tij.


Riccardo Merkuri

Pasi dhunoi nënën e tij 20-vjeçari u largua nga shtëpia me makinë e tij dhe u drejtua drejt Civitanova Marche . Që nga ai moment, duke filluar nga mbrëmja e së premtes, ai u zhduk pa lënë gjurmë. Autoritetet gjetën makinën e të riut pranë portit, ndërsa i riu shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur në det.


Riccardo Merkuri dhe nëna e tij, Albana Kastriot

Gjatë ditës së sotme ai është gjetur nga zhytësit profesionistë dhe më pas trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit. Familja e të riut, me origjinë shqiptare që jeton në Itali prej më shumë se njëzet vjetësh, është e njohur në Pollenza.

Ende nuk dihen akoma shkaqet e plota që e çuan të riun drejt aktit të rëndë, ndërsa mamaja e tij, Albana Kastriot, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.