Krerët e UÇK-së dënohen nga Haga, reagon Rama

Kreyministri Edi Rama ka reaguar pas dënimit të krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama ka postuar një foto me sfond blu, me një rreth me tela me gjëmba ku shkruan “Marre”.

Gjykata Speciale e Hagës dënoi me nga 25 vite burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burgim ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

“Për Krishtin, betohem”/ G Bani i kthehet sërìsh Gjestit: Më vjen turp që…(FOTO)

G Bani është rikthyer te një prej episodeve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur asokohe për incidentin mes Jozit dhe Gjestit.

Në një postim në Instagram Story, ish-banori ka publikuar pamjet e momentit kur Gjesti i hodhi në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit. Sipas G Banit, ai nuk e kishte parë më parë videon në fjalë dhe, pasi e ka parë tani, e konsideron ndryshe situatën.

“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video”, shkroi ai.G Bani iu referua edhe qëndrimit të Nedës gjatë asaj periudhe, duke vënë në diskutim mënyrën se si ishte interpretuar veprimi i Jozit.

Ad
“Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”, vijoi ai.

Reagimi merr vëmendje edhe për shkak të situatës aktuale të Jozit, i cili ndodhet në arrest shtëpiak në kuadër të çështjes që lidhet me incidentin me Eduard Kuçin.

Gjyqi në Hagë, gjykatësi: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” – një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e nja sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit Trupi gjykues Konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Gjykatësi Charles Smith paraqiti të kaluarën dhe pozitat që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbanin gjatë viteve 1998 dhe 1999.

Gjykata Speciale ka konstatuar gjithashtu se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

D hëndri me orë të tëra në dhοmë me ναj. zën, ja çfarë i bën νjehrri nga Tirana

Një emigrant i cili prej 3 javësh është fejuar me një vajzë e cila jeton në Tufinë (periferi të Tiranës)

duket se është bërë i bezdisshëm për vjehrrin dhe vjehrrën pasi shkon tre herë në ditë në shtëpinë e tyre.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vjehrri nuk do që dhëndri të shkojë shpesh në shtëpinë e tij pasi qëndron në një dhomë me vajzën për orë të tëra saqë ai detyrohet të fikë automatin për t’i nxjerrë jashtë.

Gazetarja tha se e gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit.

“Vetëm 3 javë pas fejese, dhëndri emigrant i cili ishte njohur me mblesëri me nusen e tij e cila jeton në Tufinë ka filluar

t’i pëlqejë shumë nusja dhe shkon tre herë në ditë tek familja e vjehrrit që të qëndrojë me të.

Kjo gjë ka shqetësuar vjehrrën dhe vjehrrin pasi nuk duan që dhëndri t’iu vijë kaq shpesh në shtëpi pasi çifti futet në një

dhomë dhe qëndrojnë vetëm për orë të tëra aq sa vjehrri detyrohet të ulë automatin e dritave në mënyrë që ata të dalin nga dhoma.

E gjithë kjo ndodh pasi vjehrri nuk e lejon vajzën që të shkojë në shtëpinë e dhëndrit”, tha gazetarja.

E reja zbuIoi SKANDALIN, Zegjineja thyen heshtjen për ngjarjen me dajën: I ati i Meritës ishte kundër! Dënoj çdo lloj dhυne (REAGIMI)

Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Roskovec, ku daja i saj plagosi me drapër ish-vjehrrin.

Sipas Çaushit, ajo e ka takuar vëllain e nënës së saj rastësisht në qershor, teksa ishte duke zhvilluar takime në zonë, pasi ka dëgjuar për marrëdhënien e tyre ajo thotë se i ka uruar. Dhe më tej së bashku me një kushëri të pranishëm e kanë pyetur Merita Gremajn “e keni ndarë mendjen? Do martoheni?”, e pasi Gremaj e ka pohuar këtë duke anashkaluar mendimin e të atit, Çaushi është shprehur “Se mos na hapni probleme”, referuar pëlqimit te babait.

Po ashtu deputetja përmes reagimit të saj duket se lë të kuptohet që si daja i saj, ashtu edhe ish-bashkëjetuesja e tij do të duhet të trajtohen psikologjikisht.

“Në të njëjtën kohë, mendoj se ky është një rast që duhet të trajtohet me seriozitet e kujdes edhe nga këndvështrimi psikologjik, për të dy personat, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së duhur dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.”, ka shkruar Çaushi.

Ajo thekson se ka qëndruar tje për vetëm 10 minuta dhe për ngjarjen është informuar nga mediat. “Për këtë ngjarje jam informuar përmes mediave, njësoj si opinioni publik. Dua ta them shumë qartë: dënoj me forcë çdo formë DHUNE, pavarësisht se nga KUSH është ushtruar.”, shprehet deputetja socialiste.

Deputetja po ashtu ka postuar një foto të dajës së saj dhe ish-bashkëjetueses së tij.

Selin Bollati tregon çfarë ka ndodhur me 100 mìjë eurot: I kam…

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka folur për eksperiencën e saj në reality show dhe u ka dhënë disa këshilla banorëve që do të bëhen pjesë e formatit në të ardhmen.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, Selin tha se banorët nuk duhet t’i marrin shumë personalisht situatat që ndodhin brenda shtëpisë, por ta shohin “Big Brother” si një lojë dhe një eksperiencë që ia vlen të provohet.“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.

Fituesja e edicionit të pestë u pyet gjithashtu nëse e ka marrë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.Me humor, Selin konfirmoi se paratë i janë dhënë tashmë. “Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi ajo.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Selin po vijon angazhimet e saj profesionale. Së shpejti, ajo pritet të jetë pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra”.

Shkatërrohet banda shqiptare e kok¤inës në Belgjikë, 8 të arrestuar! Mes tyre edhe “Gjenerali”, i akuzuar për vr¤sje

Një bandë shqiptare e trafikut të kokainës është goditur nga Policia Federale Gjyqësore në Belgjikë. Tetë persona janë arrestuar, ndërsa katër prej tyre janë lënë në burg pas vendimit të autoriteteve gjyqësore.

Hetimi nisi rreth një vit më parë, pasi policia mori informacion se në një apartament në Berchem të Antwerpit ruheshin sasi të mëdha kokaine. Sipas mediave të huaja, një 48-vjeçar shqiptar shërbente si ndërmjetës mes grupeve kriminale shqiptare dhe atyre të Amerikës Latine.

Sipas prokurorisë së Antwerp-it, ai dyshohet se koordinonte transportin, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës, ndërsa kishte kontakte edhe me grupe kontrabande në vende të tjera të Europës dhe deri në Australi.

Gjatë hetimit, policia kishte sekuestruar më herët dy ngarkesa kokaine prej 46 dhe 53 kilogramësh.

Në pranga edhe “Gjenerali”

Në qershor, hetuesit zbuluan se i dyshuari kryesor kishte kontakte me një 52-vjeçar shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht për një vrasje të kryer në Itali në vitin 1997.

Bëhet fjalë për Gert Gjenerali, i njohur me nofkën “Gjenerali”, i cili u arrestua në Antwerp nga ekipi FAST i Policisë Federale.

Ai akuzohet se në vitin 1997 vrau një person në Milano, me një armë të fshehur mes një buqete me lule. Ekstradimi i tij drejt Italisë është ende në proces.

Sekuestrime gjatë kontrolleve

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Antwerp, Berchem, Deurne, Kapellen, Bruksel dhe zona të tjera, policia gjeti armë zjarri dhe municione të fshehura, jelekë antiplumb, pajisje bllokuese sinjali, para cash, makinë për numërimin e parave, pasaporta dhe karta identiteti të falsifikuara, si dhe presa e kallëpe për prodhimin e blloqeve të kokainës.

Nga gjashtë të dyshuarit e paraqitur para gjyqtarit hetues, katër janë arrestuar, një është liruar me kusht dhe një tjetër është lënë i lirë.

Hetimi vijon nën drejtimin e Policisë Federale Gjyqësore të Antwerp-it, në bashkëpunim me autoritetet e vendeve të tjera dhe Europol.

Në kuadër të operacionit, në Shqipëri u sekuestruan gjithashtu 37 kilogramë kokainë, të fshehura në një kontenier frigoriferik.

Tragjedi në Venecia/ Çifti i sapomartuar përfshihen në aksident me varkë. V¤ es grυαja shtat zënë, bashkëshorti në kοmα

Një çift i sapomartuar është përfshirë në aksident tragjik në kanalin e Venecias, ku gruaja 26-vjeçare humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 25-vjeçar ndodhet në koma.

Gabriella Querino dhe Sean Michieli po udhëtonin me një varkë të vogël të shtunën në mëngjes, kur u përplasën me një mjet ujor rreth pesë tonësh.

Përplasja shkaktoi fundosjen e varkës. Për pasojë, gruaja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti është në gjendje kritike në koma.

Trupi i Gabriellës, me origjinë braziliane, u gjet rreth orës 09:00 nga një banor pranë ishullit Campalto, pas tre ditësh kërkimesh.

Venezia2

Policia, zjarrfikësit dhe zhytësit kishin vijuar operacionin për gjetjen e trupit të saj, por rrymat e forta dhe shikueshmëria e dobët vështirësuan ndjeshëm kërkimet.

“Βυrri e tr¤dh tonte me shokυn e ngυshtë…”/ Detektivja e njohur HABlT me rastin: Kishte kapur disa foto intime në…

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka qenë e ftuar në episodin e parë të “Ronaldo Sharka Podcat”, ku ka treguar raste të tradhtive.

Në një moment gazetari e pyet nëse ka patur raste ku burrat kanë tradhtuar gratë e tyre me një burrë tjetër dhe Shkënda u përgjigj me “po”.

Lili zbuloi një rast kur një grua kishte shkuar tek ajo dhe i kishte treguar për dyshimet që kishte për bashkëshortin e saj. Sipas saj, i shoqi e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë dhe aludimet kishin nisur nga disa fotografi intime në “WhatsApp”.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Në këto 9 vite a ka patur shtim të rasteve ku burrat tradhtojnë gratë e tyre me një burrë tjetër? Pra tradhti homoseksuale

Shkënda: Këto janë tema vërtetë sensitive për t’u prekur. Në fakt ka pasur raste, jo raste të shumta që të themi ‘obobo se po bëhet nami’. Unë në fillim i kam marrë me të qeshur. Kur më ka ardhur një grua, edhe ajo vetë e ka transmetuar si me ‘Shkënda do të them diçka, por mos u çudit’.

Ronaldo: Dyshonte vetë?

Shkënda: Po. Mbaj mend një rast para 3-4 vitesh, do ta tregoj por kuptohet pa emra. Dyshonte për bashkëshortin, por jo për tradhti për femra po për një lidhje me shokun e tij të ngushtë.

Ronaldo: Shokun e ngushtë?

Shkënda: Kishte kapur disa foto intime nëpër “WhatsApp” dhe kishin lindur dyshimit. E kur ma tregonte mua, ma tregonte pak si me turp dhe me të qeshur. E ç’është e vërteta as unë nuk e besoja. Duke e ditur që kur martohesh drejtimi jot është në këtë anë. Ose mos u marto.

Ronaldo: Bëra disa kërkime studimore të mia se isha kurioz se pse një mashkull do duhet të tradhtojë një grua me një mashkull tjetër.

Shkënda: Ka dy variante. Ose martesën e ka bërë për të mbuluar atë ç’ka është në të vërtetë dhe ça kërkon. Ose do të eksperimentojë.

Ronaldo: Studimi që po lexoja thoshte se burrat e bëjnë këtë, pra tradhtimin me një mashkull tjetër se gratë i lodhin pak. Jo vetëm në realitet, por edhe në intimitet. Meshkujt flasin më pak gjatë ditës dhe gjatë seksit.

Frika nga tensionet për vendimin ndaj krerëve të UÇK, dy avionë të KFOR-it arrijnë në Kosovë

Dy avionë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ateruar gjatë së martës në Kosovë, një ditë para verdiktit përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë ditës, një avion i KFOR-it ka ateruar në Prishtinë, pasi ka fluturuar nga Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë, ndërsa në FlightRadar figuron në kategorinë “ushtarak/qeveritar”.

Avioni nga Tbilisi është nisur në orën 03:09, ndërsa në Prishtinë ka mbërritur në orën 16:15. Avioni, një ditë më parë, kishte ndjekur itinerarin Belgjikë–Tbilisi, nga Tbilisi ka vazhduar drejt Jerevanit, ndërsa më pas është kthyer sërish në Tbilisi.

Ndërkaq, një tjetër avion ka ateruar nga Italia në Prishtinë në orën 11:30, i cili po ashtu është kategorizuar si “ushtarak/qeveritar”

Sipas uebfaqes FlightRadar, edhe një Bombardier Global 5000 është rrugës për të mbërritur në Kosovë, i cili po ashtu është i kategorizuar si aeroplan ushtarak/qeveritar.

KFOR-i ka konfirmuar se është duke ndërmarrë masa operative para vendimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Një ditë më parë, Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar se të mërkurën mund të ketë protesta të mëdha, madje u ka kërkuar shtetasve të saj që jetojnë në Kosovë që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.

Një alarm të ngjashëm e ka bërë edhe Franca për shtetasit e saj.