EKSKLUZIVE/ MUHAMED HALILI: Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbìmit maqedonas

Muhamed Halili /Sipas rrëfimit të Muhamed Halilit, “afera e armëve” nisi nga frika e drejtuesve të PPD-së se shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat në Slloveni e Kroaci mund të përhapeshin edhe në Maqedoni. Në këtë klimë, në shtator 1991, drejtuesit e PPD-së vendosën të krijonin një rrjet të fshehtë vetëmbrojtjeje në vendbanimet shqiptare, me argumentin se duhej të ishin të përgatitur për një ndërhyrje të mundshme të JNA-së. Nevzat Halili mori fillimisht drejtimin e organizimit, por drejtuesit e tjerë të PPD-së e detyruan të tërhiqej nga funksioni ushtarak, nga frika se përfshirja e drejtpërdrejtë e kryetarit të partisë mund të sillte ndalimin e PPD-së. Drejtimin më pas, sipas dëshmisë, e mori sekretari i përgjithshëm Mithat Emini.

Halili e vendos këtë organizim në një mjedis ku, sipas tij, edhe qarqe maqedonase po armatoseshin për t’u mbrojtur nga JNA-ja. Ai pretendon madje se ekzistonte një mirëkuptim joformal ndërmjet njerëzve të PPD-së dhe qarqeve të VMRO-DPMNE-së për nevojën e formacioneve të tilla. Problemi, sipas rrëfimit, ishte se pas krijimit të ushtrisë së Maqedonisë strukturat shqiptare nuk u shpërbënë plotësisht. Në maj 1993, ministri i Jashtëm maqedonas Stevo Cërvenkovski ia paraqiti çështjen ministrit shqiptar Alfred Serreqi si provë të ndërhyrjes së Shqipërisë në Maqedoni, ndërsa në nëntor 1993 policia maqedonase goditi strukturën e quajtur nga hetuesit “Batalioni 777”, duke arrestuar Selam Elmazin, Hysen Haskajn, Shenasi Rexhepin, Burim Murtezanin, Refet Elmazin dhe të tjerë.

Pjesa politikisht më e fortë e dëshmisë është ajo që vjen pas arrestimeve. PPD-ja kërkoi lirimin dhe më pas abolimin e të arrestuarve dhe kërcënoi edhe me largimin nga qeveria. Pikërisht në këtë moment shfaqet përplasja me Tiranën. Sipas Halilit, ambasadori i sapoemëruar Shaban Murati u kërkoi deputetëve të PPD-së të distancoheshin nga organizimi, duke e interpretuar atë si një operacion të lidhur me Millosheviqin për destabilizimin e Maqedonisë dhe diskreditimin e Shqipërisë e të shqiptarëve. Halili, përkundrazi, këmbëngul se organizimi kishte lindur si strukturë vetëmbrojtjeje kundër një agresioni të mundshëm të JNA-së.

Arbër Xhaferi dhe Menduh Thaci të mbështetur nga PD në Tiranë. Viztat e emisarëve të PD në Tetovë për të ndihmuar XHaferin. Montimi I aferës së armëve dhe ndërhyrja brutale e Tiranës zyrtare që shkatërroi gjithcka. Ibrahim Rugova qëndroi larg përcarjes dhe tentoi të mbroj vijën zyrtare të PPD

Rrëfimi autentik

Rrëfimi autentik

Në ditët që Maqedonia feston 35-vjetorin e pavarësimit të saj, është e frytshme të përkujtojmë edhe ngjarjet e rrugëtimit të vendit drejt pavarësimit, si dhe sfidat me të cilat u ndesh lëvizja e parë politike në vend, si dhe ambiciet që ushqenin në atë kohë liderë shqiptarë (Berisha dhe Nano) për ta promovuar veten si “mbrojtës” të interesave mbarëkombëtare shqiptare, gjë që solli dobësimin e forcës politike të shqiptarëve në përgjithësi në vendet ku ata vepronin politikisht, me theks të posaçëm në Kosovë (Nano-Millosheviq në Kretë) dhe Maqedoni (PD dhe Berisha).

Një veprim që në vitin 1991 e mori kryesia e Partisë për Prosperitet Demokratik për organizimin e njësive vetëmbrojtëse në vendbanimet shqiptare në Maqedoni, fill para shkatërrimit të Jugosllavisë dhe nisjes së agresionit serb në Slloveni dhe Kroaci, e pagëzuar si “Afera e armëve” nga ana e policisë maqedonase, la pasoja të rënda në funksionimin e lëvizjes politike shqiptare në Maqedoni, si dhe në tërë organizimin politik shqiptar pas kësaj kohe.

Një veprimtari përgatitëse për t’iu kundërvënë aksionit të mundshëm ushtarak të forcave të JNA-së në Maqedoni (kryekomandant i së cilave ishte gjakatari Millosheviq), posaçërisht në vendbanimet shqiptare, mbaroi me burgosjen e pjesëtarëve të forcave paraushtarake shqiptare dhe dorëheqjen kolektive të kryesisë së PPD-së, që vazhdoi më pas me situata të turbullta në skenën politike shqiptare për një kohë të gjatë në Maqedoni, duke vazhduar deri në ditët e sotme.

Edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë e ekzistimit të këtyre forcave, këto veprime të forcave paraushtarake shqiptare establishmenti politik maqedonas i bëri publike më 25 maj 1993, në vigjilje të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Romë, ku ministri i Jashtëm maqedonas Stevo Crvenkovski, në praninë e ministrit të Jashtëm turk Ismail Çetin, me një grumbull dokumentacioni të incizuar të aktiviteteve të këtyre forcave, e akuzoi ministrin e Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi se Shqipëria po e destabilizon Maqedoninë.

Natyrisht se ky veprim pati efekte pozitive në politikën e jashtme të Maqedonisë, sepse pas këtyre ngjarjeve u bë pranimi i vendit në OSBE, që PPD-ja e kundërshtonte pa plotësimin e kërkesave shqiptare, njohja e pavarësisë së vendit nga ana e Shqipërisë, gjë që e dëmtoi tepër rëndë lëvizjen tonë politike.

Barra e gjithë këtyre aktiviteteve ra në shpinën e PPD-së, e cila këtë e pagoi me zhdukjen e saj nga skena politike në vend.

Për fat të keq të shqiptarëve në Maqedoni, shkatërrimi i PPD-së sot e kësaj dite solli trauma të papara në organizimin politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe, si pasojë e kësaj, vendin e PPD-së nuk e zunë forca të idealit kombëtar dhe dijes politike, por forca që synuan dhe synojnë që politikën ta shndërrojnë në burim të pashtershëm të pasurimit vetjak, në përkrahës të krimit dhe korrupsionit.

Fillimet e shpërbërjes së Jugosllavisë: agresioni serb ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë

Në fillim të vitit 1991, ushtria jugosllave JNA udhëhiqej dhe ishte nën ndikimin e eprorëve ushtarakë serbë dhe filloi mobilizimin e forcave ushtarake në Maqedoni për të luftuar kundër pavarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Më 6 maj 1991, në kazermën e Splitit, gjatë një proteste të 30 mijë qytetarëve kundër keqpërdorimit të JNA-së në luftën kundër pavarësimit të Kroacisë, u vra ushtari nga Kavadari Sashko Geshovski.

Me të marrë lajmin, udhëheqja e PPD-së të nesërmen thirri një kuvend qendror në fshatin Pirok të Tetovës dhe vendosi që aktivistë të saj të bënin aktivitete derë më derë dhe t’u jepnin instruksione të rinjve shqiptarë t’i iknin mobilizimit për ushtrinë jugosllave. Maqedonasit filluan të mobilizoheshin dhe armatoseshin gati legalisht me arsenalin që e kishte mbrojtja territoriale dhe armë që flitej se vinin nga jashtë.

Kështu, në defilim në Manastir u paraqit aradha e Cërnomarovit, një ish-kryeshef në njësinë rajonale të Punëve të Brendshme në Manastir, ndërsa një deputet nacionalist maqedonas dhe nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Vladimir Gollubovski, deklaroi se kishte në dispozicion rreth 20 mijë të rinj që do të luftonin në raste të posaçme kundër JNA-së së Kadijeviqit.

Nisur nga përvoja e keqe e konfliktit serbo-kroat, ne i frikësoheshim mundësisë edhe të prishjes së marrëdhënieve jo të mira ndëretnike dhe marrjes së një kahjeje jo të pëlqyeshme të një konflikti të mundshëm ndëretnik në Maqedoni.

Në portalin “Civil”, duke rrëfyer për projektin “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kontrollit të armatimit në Maqedoninë e Veriut”, më 12 janar 2022, profesori universitar dhe eksperti për siguri, Prof. dr. Ivan Babanovski, deklaron: “Askush nuk e di se ku mbaroi armatimi që Arkan ia dha (Jordan) Mijalkovit. Ndoshta mbaroi nën Pelister, nën kontrollin e Cërnomarovit”, ka deklaruar ai.

E dyta, rreth kësaj teme, në një emision në YouTube, i intervistuar nga gazetari Ivanov, profesori Babanovski deklaron se “më 6 nëntor 1991 në Shkup erdhi Zhelko Razhnatoviq-Arkan (udhëheqës i formacionit paraushtarak ‘Garda vullnetare serbe’) dhe solli dy kamionë me armë. Ai ishte mysafir i ministrit të Brendshëm Jordan Mijalkov, unë atë kohë isha këshilltar i tij”, deklaron profesori. “Atë periudhë kohore nuk isha në shoqërinë e tij, por rrija me ata në hotelin Holiday Inn, hotel Grandin e atëhershëm”, përfundon ai.

Pyetjes ku sot është ai armatim, pas gjithë atyre ditëve, ai i përgjigjet se Arkani e solli armatimin, ishte mysafir i Dane-s (Tanevski), drejtor i Makedonijaturistit, i cili më vonë e mori Holiday Inn-in.

Profesori Babanovski vazhdon rrëfimin duke thënë se “Mijalkov, Done, Gjorgji Naumov (ministri i Drejtësisë) dhe Rade Perishiq, i cili ishte në lidhje martesore me motrën e Jellcinit (presidenti i mëparshëm rus Boris Jellcin), dhe ai bashkë me Arkanin e solli armatimin këtu. Ai armatim mbaroi këtu në Pelister, nën kontrollin e Crnomarovit, dhe deri sot për këtë askush nuk dha përgjigje çka ndodhi”, rrëfen ai.

Të gjendur në një situatë të tillë ku lloj-lloj grupesh maqedonasish armatoseshin dhe të rinjtë e të gjitha republikave filluan të mobilizoheshin për të bërë luftë për interesa të huaja, ne, kryesia e ngushtë e PPD-së, ishim të bindur se ishte vështirë t’i iknim luftës, pasi gjithë republikat e Jugosllavisë ndizeshin flakë dhe JNA bënte kërdi në Bosnjë dhe Kroaci. Filluam të bënim përgatitje për të gjetur burime, për ta armatosur popullatën dhe për të krijuar fond për këtë.

Fillimet e organizimit të forcave të armatosura

Diku në shtator të vitit 1991, Nevzat Halili, kryetar i PPD-së, pas konsultimeve që i kishte bërë më gjerë me Rugovën, e thirri Kuvendin Qendror të partisë në sallën e Kuvendit Komunal në Tetovë. Me të arritur aty, ai na tha se për shkaqe sigurie do të shkonim diku tjetër, duke mos e treguar vendin. Ne vetëm e ndoqëm rrugën e tij. Pas diku gjysmë ore, ne arritëm në qendrën e fshatit Forinë të Gostivarit dhe aty, në një shtëpi, kryetari na informoi se do të krijonim forcat e armatosura, të cilat do ta mbronin popullatën e paarmatosur nga agresioni i mundshëm i ushtrisë jugosllave.

Ky nuk ishte një veprim aventuresk, por përditshmëri e republikave jugosllave, ku secili filloi të mbronte territoret e veta etnike me rojet e natës, si mbrojtje nga masakrat e mundshme të armatës jugosllave.

Gjatë një debati të shkurtër, atij ia bëmë me dije se një gjë e tillë donte konspiracion. Për këtë, Kuvendi e angazhoi Nevzat Halilin të krijonte një rrjet të besueshëm njerëzish dhe këtë të mos e dinin shumë persona.

Më vonë ai e kishte bërë këtë dhe vetë ishte shpallur komandant i batalionit. Me të dëgjuar për këtë lajm, ne, udhëheqja e ngushtë, i bëmë presion të drejtpërdrejtë që të tërhiqej, sepse mendonim se kryetari i partisë nuk duhej të ishte njëherazi komandant batalioni, sepse ajo do të ishte dëm për partinë dhe mund të ndodhte të ngrihej procedurë gjyqësore kundër PPD-së dhe të mbyllej ajo si parti politike.

Më vonë mësuam se Nevzati ishte tërhequr dhe vendin e tij e kishte zënë Mithat Emini, sekretar i përgjithshëm i PPD-së.

Rreziku i shpërthimit të një lufte në Maqedoni dhe Kosovë ishte shumë real, sepse fill pas nisjes së luftës në Kroaci, udhëheqësi kroat Dr. Franjo Tugjman, duke u dhënë privilegje një ish-komunisti, funksionar i lartë kosovar në Federatë dhe Krahinë, Mahmut Bakalli, dhe kryetarit të Lidhjes së Shqiptarëve në Kroaci, Tomë Berisha, në një mbledhje të mbajtur në Stubiçke Toplice, afër Zagrebit, më 19-20 janar 1991, kishin arritur të mbanin një “tubim gjithëkombëtar shqiptar” për shpërthimin e “Frontit të Jugut”.

Këtë opsion luftarak, siç shkruan Hivzi Islami, atëherë kryetar i Partisë Fshatare të Kosovës, e kishin përgatitur mirë kundërshtarët e Dr. Rugovës. “Duket që regjimi i Franjo Tugjmanit, bashkë me T. Berishën, ishin përkujdesur mirë, sepse shpresonin se do ta pranonim kërkesën për hapjen e «Frontit të Jugut»”, shkruan ai (Islami, INA Online, 24.11.2019).

Megjithatë, Rugova, i cili fuqimisht kundërshtonte angazhimin e Bakallit, Tomë Berishës dhe Hisen Ramadanit (komunistë të regjur jugosllavë në shërbim të Tugjmanit), ishte i bindur se Kosova nuk do të shpëtonte pa luftë, sepse rezistencës gandiane një ditë do t’i vinte fundi. Në rast të një lufte të tillë, krejt ishte e qartë se edhe shqiptarët e Maqedonisë do të përfshiheshin.

Andaj lindi edhe nevoja për krijimin e forcave paraushtarake shqiptare, sepse Maqedonia atëherë nuk e kishte ushtrinë e saj, gjë që solli që edhe maqedonasit të kishin frikë nga agresioni i JNA-së. Ekzistojnë fakte të pashkruara, por gojore, të një marrëveshjeje xhentëlmene mes PPD-së dhe VMRO-DPMNE-së për nevojën e krijimit të formacioneve të tilla paraushtarake për rezistencë ndaj një agresioni të mundshëm nga ana e JNA-së.

Kjo gjë ishte vështirë e arritshme të bëhej një kontratë me shkrim me kreun shtetëror, sepse udhëheqësit politikë maqedonas me orientim proserb, siç ishte edhe Gligorov, nuk na besonin neve dhe ne, në lidhje me këtë mundësi, as që kemi biseduar me të. Aq më tepër, kur këtë e dëshmon edhe Andov në librin e tij “Në mënyrën time”, se Millosheviq kishte bërë angazhime konkrete që, me fillimin e pluralizmit në Maqedoni, ta instalonte Gligorovin si kryetar shteti në vend të Goshevit.

Unë kisha marrëdhënie të mira me ministrin e Brendshëm Jordan Mijalkov dhe ministrin e Drejtësisë Naumov dhe shpesh kemi biseduar të vazhdohej tradita e bashkëpunimit të VMRO-së me shqiptarët kundër hegjemonizmit serb, si në kohërat e Hasan Prishtinës. Ministrat vmroistë angazhoheshin me mish e me shpirt t’i iknin ndikimit serb në popullatën maqedonase dhe ndiheshin më afër me kulturën bullgare, gjë që më vonë Qeveria Georgievski filloi ta promovonte.

Situata ndryshoi pas afro dy vitesh. Me formimin e ushtrisë së Maqedonisë, këto forca nuk u shpërbënë, edhe pse Mithati (Emini) më thoshte se i kishte informuar udhëheqësit e pjesëtarëve të këtyre forcave t’i ndërprisnin aktivitetet e tyre.

Pas vetos së Shqipërisë ndaj pranimit të Maqedonisë në KSBE (ku PPD-ja më dërgoi si përfaqësues në delegacionin e Shqipërisë), në maj të vitit 1993, ministri i Jashtëm maqedonas Stevo Cërvenkovski, në Romë, në prani të ministrit të Jashtëm turk Ismet Çetin, e informon ministrin e Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi për aktivitetet për armatim të Aradhës ushtarake të shqiptarëve në Maqedoni, që organet hetuese e kishin pagëzuar si “Batalioni 777”, duke e akuzuar se Shqipëria tenton ta destabilizojë Maqedoninë dhe kërkon nga ajo mbështetje për anëtarësim në KSBE, tash OSBE.

Më 3, 4, 5, 6 nëntor të vitit 1993, policia e Maqedonisë, në një aksion të sinkronizuar, bastisi bazën e formacioneve paraushtarake shqiptare, e cila fillimisht kishte qenë e vendosur në një shtëpi private në Çegran, dhe paraburgosi udhëheqësit kryesorë: Selam Elmazin, pastaj Hysen Haskajn, zëvendësministër i Mbrojtjes, Shenasi Rexhepin, komandant i mbrojtjes, Burim Murtezanin, Refet Elmazin e të tjerë, ndërsa Imer Imeri, zëvendësministër i Shëndetësisë, pas tentimit për të kërkuar azil në Konsullatën e Turqisë në Shkup, iku në Shqipëri, ku autoritetet shqiptare i dhanë afat 24 orë ta linte vendin dhe ai kishte shkuar diku jashtë, më duket në Çekosllovaki.

Ditët e arrestimeve, Nevzat Halili dhe unë, si sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i PPD-së, ishim në vizitë në Gjermani, prej nga prisnim të shkonim në Strasburg, në Parlamentin Evropian, ku një veprimtar politik i Preshevës na pati caktuar takim me deputeten gjermane Doris Pack.

Pas dy ditëve, unë u ktheva në Tetovë, i painformuar mirë se çka kishte ndodhur, ndërsa Nevzati vazhdoi “vizitën e degëve të PPD-së atje”.

Me të arritur në Tetovë, më kërkuan aktivistë të partisë dhe familjarë të të paraburgosurve dhe mësova se çka kishte ndodhur. Pastaj më kërkoi Mithat Emini, i cili ishte ende në liri, dhe më informoi se çka kishte ndodhur. Të nesërmen, në delegacion me Xheladin Muratin, shkuam në qeveri dhe u takuam me kryeministrin Branko Cërvenkovski, prej të cilit kërkuam urgjentisht të liroheshin të paraburgosurit, por ishte vonë.

Me të mësuar se kisha ardhur nga Gjermania, në sallën e Grupit Parlamentar të PPD-së, në mungesë të kryetarit Halili, më takuan Naser Zyberi, Agim Fazliu dhe Gazmend Ajdaraga; të revoltuar, filluan të bërtisnin dhe kërkuan mbledhje urgjente për ta lëshuar qeverinë.

Lidhur me këtë kërkesë, unë kërkova nga Branko Cërvenkovski të mbanim mbledhje urgjente i tërë Grupi Parlamentar dhe ministrat shqiptarë në qeveri. Ai pranoi. Pas një mbledhjeje shumëorëshe, ku kërkuam lirimin urgjent të të paraburgosurve dhe abolimin e tyre nga kryetari Gligorov, pas diskutimit shumë të ashpër të Xhevdet Hajredinit, të Naserit, Gazmendit dhe Agimit, situata filloi të shtendosej dhe mbledhja mbaroi me përfundimin që të bënim takime të përditshme me ministrin e Brendshëm Fërçkovski, që t’i pengonim arrestimet e reja dhe të gjenim modus që të mos ngrihej padi për personat të cilëve u ishin gjetur armë në shtëpi dhe si të ktheheshin mbi 77 copë armatim i lehtë nga rajoni i Çegranit dhe po aq nga Mali i Thatë-Sarajit, si dhe të mos arrestoheshin komandantët e paarrestuar deri atëherë.

Opinioni shqiptar ishte shumë i shqetësuar për këto arrestime. Partitë politike maqedonase dhe opinioni maqedonas prisnin qëndrimin e PPD-së. Këtë gjë duhej ta bënte Grupi Parlamentar, sepse kryesia e PPD-së nuk funksiononte pas Kuvendit të tretë në gusht të vitit 1993. Ata prisnin që PPD-ja t’i dënonte ashpër këto ngjarje.

Takimi i ambasadorit të emëruar Shaban Murati me Grupin Parlamentar

Pas këtyre ditëve të bujshme, më thirri të më takonte në kafeterinë “Paris”, në Qendrën Tregtare në Shkup, Shaban Murati, ambasador i emëruar i Shqipërisë në Maqedoni, dhe kërkoi një takim të përbashkët me Grupin Parlamentar.

Grupin e thirra për të nesërmen në Kuvendin e Maqedonisë.

Të nesërmen, në praninë e deputetëve, e përshëndeta Shaban Muratin si “vëllai ynë ambasador” dhe e njoftova se kjo kishte qenë një punë e jona e paorganizuar mirë, por me dijen e organeve të shtetit dhe me qëllim të mbrojtjes së popullatës nga agresioni i mundshëm i JNA-së dhe se do të bëheshin përpjekje maksimale që, në bashkëpunim me kryetarin e shtetit Kiro Gligorov dhe kryeministrin Branko Crvenkovski, të liroheshin të paraburgosurit sa më shpejt që të ishte e mundur.

Shaban Murati na dëgjoi, pastaj e mori fjalën duke thënë se këtu ishte në cilësinë e ambasadorit shqiptar në Maqedoni e jo si vëlla, dhe filloi të shpjegonte se ky kishte qenë një aksion i Millosheviqit për destabilizimin e Maqedonisë dhe paraqitjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve si destabilizues të Ballkanit dhe se ne duhej t’i dënonim këto ngjarje dhe aktivitete për mbrojtje si një lloj terrorizmi.

Në lidhje me këtë, ne ishim në aktivitete dhe kontakte të përditshme me Cërvenkovskin si kryeministër dhe bisedonim të gjenim zgjidhje maksimale.

Me këtë ne insistonim, me kërcënimin se do ta lëshonim edhe qeverinë, që Gligorov t’i abolonte të burgosurit. Gligorov kishte bazë ta bënte këtë, sepse nuk mori asnjë masë kur Dimitar Crnomarov mobilizoi paraushtarakët e tij dhe rrethoi kazermën e Manastirit, duke synuar ta përzinte JNA-në nga Maqedonia me metodat dhe stilin e Sllovenisë.

Shaban Murati kërkonte paraburgosjen e Nevzat Halilit dhe Mithat Eminit

Pasi doli Shaban Murati nga salla, disa deputetë ngelëm dhe analizuam kërkesën e tij për komunikatë për ngjarjet. Erdhëm në përfundim se duhej të viheshim në mbrojtje të grupit të arrestuar, por nuk duhej t’i zemëronim as përfaqësuesit e ambasadave, të cilët bënin presion mbi ne të mos e radikalizonim situatën me vendim eventual për lëshimin e qeverisë dhe mezi prisnin një prononcim tonin.

Me kujdes të madh e bëra një propozimtekst, për të cilin u prononcuan edhe shumë deputetë, dhe ua dërguam mjeteve të informacionit publik. Në tekst i dënuam veprimet e policisë dhe vendimin për arrestimin e të pafajshmëve, të cilët ishin në mbrojtje të popullatës; theksuam kutin e dyfishtë të policisë dhe shtetit ndaj formacioneve të ngjashme maqedonase dhe kërkuam lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Ambasadat e huaja dhe Shaban Murati mbetën të pakënaqur me komunikatën e PPD-së.

Pas këtij takimi, Shaban Murati kërkonte takime të shpeshta jo vetëm me mua, si kryetar i Grupit Parlamentar të PPD-PDP-së, por edhe me Xheladin Muratin si nënkryetar të Parlamentit, Mersim Pollozhanin, Abdurrahman Alitin, Xhevdet Hajredinin dhe me deputetë të tjerë dhe ministra.

Takimet me të, gati të përditshme në kafeterinë “Paris”, fillonin dhe mbaronin me dorëheqjen e kryesisë së PPD-së. Në të vërtetë, këto kërkesa Shaban Murati i pati parashtruar rregullisht fill pas Kuvendit të 3-të të PPD-së, që u mbajt në Shkup në fund të gushtit të vitit 1993, por tash ishin tepër intensive.

Kërkesën për shkarkimin e Nevzat Halilit si kryetar i PPD-së ai e llogariste si të kryer, sepse, siç thoshte ai, Sali Berisha dhe PD-ja ishin nën presion të madh nga ambasadori amerikan në Tiranë, i cili i akuzonte se pas kësaj qëndronte Berisha dhe Shqipëria si destabilizuese e Maqedonisë dhe rajonit.

Gjatë takimeve të mia me Shaban Muratin, fill pas paraburgimit të pjesëtarëve të “Batalionit 777”, ai gjithnjë më bënte pyetje: ku është Nevzat Halili, pse nuk është kthyer në Maqedoni, pse nuk arrestohet Mithat Emini si kryekomandant i “Batalionit 777” etj., dhe kërkonte që të krijohej klimë pa protesta, po qe se paraburgoseshin kryetari Halili dhe sekretari Emini.

Me Mithat Eminin asokohe takohesha çdo ditë në Tetovë, kërkoja nga ai të qëndronte fort se PPD-ja nuk do ta jepte lehtë dhe e njoftoja se çka kërkonte Berisha dhe PD-ja: Maqedonia ta burgoste atë.

Shaban Murati nga Grupi Parlamentar kërkonte detronizimin e Nevzat Halilit nga posti i kryetarit të PPD-së dhe burgosjen e tij. Për këtë ai kishte vënë kontakt edhe me kryesinë e degës së Tetovës pas mbarimit të Kuvendit të Tretë të PPD-së, që u mbajt në Shkup më 31 gusht 1993, ku për një votë dështoi tentativa e degëve të diasporës, udhëhequr nga Shaip Bilalli (Zvicër) dhe Vehap Memishi në Gjermani, dhe e kryesisë së PD-së së Shqipërisë, kryesuar nga Tritan Shehu, sekretar i përgjithshëm i PD-së, e cila ishte e paftuar në Kuvend, por që iu lejua pjesëmarrja aty.

Motivi i angazhimit të të dy kryetarëve të degëve të PPD-së në Zvicër dhe Gjermani, Shaip Bilallit dhe Vehap Memishit, sipas mendimit tim, lidhej me kritikat e ashpra që nëndegët e PPD-së në takimet tona partiake ua bënin atyre për abuzimin e fondeve të PPD-së në diasporë.

Kërkesa të pandërprera për reforma në PPD

Në ndërkohë, në vazhdën e aktiviteteve për reforma në parti pas Kuvendit të III-të dhe koordinimin me Degën e Tetovës dhe kryetarin e saj Menduh Thaçi, si dhe anëtarin e kryesisë Mustafaqemal Qahili, e bëja unë dhe për ecurinë e ngjarjeve e informoja ambasadorin Shaban Murati, i cili pastaj e informonte Sali Berishën për ecurinë e ngjarjeve.

Reformat në PPD, në radhë të parë, nënkuptonin dorëheqjen e kryetarit dhe sekretarit të partisë për përgjegjësitë e tyre për shumë lëshime në udhëheqjen e partisë dhe aferën e armëve.

Insistimi dhe synimi im ishte që ndryshimet në udhëheqje të bëheshin në mënyrë demokratike dhe pa turbullira. Me këtë qasje, në esencë, nuk pajtohej ambasadori Shaban Murati, i cili kërkonte shpejtësi në veprime. Diku më 28 nëntor 1993, në orën 1:30 pas mesnate, në telefon më mori Shaban Murati dhe kërkoi një takim urgjent mes meje dhe atij, me kërkesën e Doktorit, ashtu siç e quanin ata Sali Berishën.

Ambasadorin e njoftova se një takim i tillë ishte i pamundshëm, sepse në orën 4 të mëngjesit duhej të nisesha për aeroport, për në Mynih, në një takim të organizuar nga ana e Blerim Shalës me drejtorin e Institutit për Politikë për Evropën Juglindore.

Duket se këtë refuzim timin Shaban Murati e ka marrë si një sinjal se unë dhe Grupi Parlamentar i PPD-së nuk donim ndryshime dhe kanë vendosur kryesinë e PPD-së ta shkarkonin në mënyrë arbitrare me një koment të ashpër të ATSH-së, në programin satelitor, të cilin supozohej ta kishte shkruar vetë Shaban Murati ose Fahri Balliu, një diplomat tjetër në Ambasadë.

Me t’u kthyer nga Mynihu, në Shtutgart na priti kryesia e degës së PPD-së atje dhe, në drekën që na ofruan, unë dhe Iliri (Luma) mësuam prej tyre se kryesia qendrore kishte dhënë dorëheqje kolektive.

Pas këtij komenti tejet denigrues dhe plot shpifje dhe akuza të kreut të shtetit shqiptar, kryesia e PPD-së jep dorëheqje kolektive.

Të frikësuar se pas dorëheqjes kolektive të kryesisë së PPD-së kryesia e re do të ishte në duart e Grupit Parlamentar, udhëheqja e PD-së së Shqipërisë bëri presion të mbahej në mënyrë jashtëstatutore Kuvendi Qendror në Gostivar dhe aty të zgjidhej kryesia e përkohshme, kryesuar nga Menduh Thaçi, kryetar, Aliriza Lloga, nënkryetar, dhe Rufi Osmani, sekretar i përgjithshëm.

Në rrëfimet e tij të mëvonshme, Rufi Osmani deklaron se ka qenë i dezinformuar nga Sali Berisha, i cili e ka bindur se udhëheqësia e PPD-së na paska vepruar jashtë interesave të Shqipërisë.

Sali Berisha dhe programi satelitor i RTSH-së egërsisht e godasin PPD-në
Përpjekjet e Sali Berishës dhe PD-së për ta shpëtuar veten dhe partinë nga akuzat amerikane për destabilizim të Maqedonisë filluan me aktivitetin e përditshëm denigrues të RTSH-së, programit satelitor (i cili, mes të tjerash, financohej nga fondi i 3% i Kosovës, ku fondi i PPD-së ishte ndër kontribuesit më të mëdhenj).

Koment i Agjencisë Telegrafike Shqiptare – ATSH

“Me kuislingë dhe puthadorë nuk mund të zgjidhen problemet e shqiptarëve”

Burime të mirëinformuara bëjnë të ditur se tani së fundi disa pushtetarë maqedonas po përdorin mjete presioni, shantazhi dhe dhune ndaj shqiptarëve në Maqedoni që ata të mbajnë në krye të forcave politike të tyre elementë të diskredituar të tipit Halili, Emini, Nesimi e të tjerë, të cilët kanë qenë në hallkë si në kurthin e armëve të organizuar nga shërbimet sekrete të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë, ashtu edhe në burgosjen e njerëzve të pafajshëm në Maqedoni. Këta pilatë janë gjithashtu përgjegjës për bllokimin e jetës demokratike të partisë më të madhe politike të shqiptarëve të Maqedonisë; ata janë autorët e konfuzionit në kërkesat e drejta të shqiptarëve, duke ndjekur një politikë bizantine mesjetare, konfuzion të cilin padronët e tyre e kanë përdorur dhe e përdorin me dhelpërinë më të madhe kundër interesave të shqiptarëve.

Tani, pasi realizuan me ta krimin monstruoz, në të cilin pati edhe të vdekur, në burgje ata kërkojnë t’i mbajnë përsëri në ofiqet që kishin për të vazhduar shërbimet e tyre.

Loja me kukulla dhe të shitur, që Beogradi ka luajtur prej kohësh me pllanat, yenelat dhe tërnavcat në Kosovë, cekat, imamët, çupët në Shqipëri, halilët, eminët e nesimët në Maqedoni, është e turpshme aq edhe e diskredituar.

Ish-majorë dhe kolonelë të shërbimit të fshehtë mund t’i përfaqësojnë vetëm ata të cilët i paguajnë, por kurrë interesat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve.

Qarqet e Beogradit duhet ta kenë të qartë se me shqiptarët asgjë nuk mund të zgjidhësh nëpërmjet kuislingëve të tyre, por vetëm me përfaqësuesit legjitimë, të cilët gëzojnë besimin si të shqiptarëve, ashtu edhe të forcave dhe opinionit demokratik ndërkombëtar.

Të luash me të shiturit e popullit tjetër do të thotë të ndjekësh një politikë mesjetare bizantine, aq më tepër në rastin e shqiptarëve, të cilët, ashtu siç e kanë zhvilluar virtytin e besnikërisë ndaj idealit kombëtar, e kanë të zhvilluar edhe përçmimin ndaj kuislingëve dhe puthadorëve. (Flaka e vëllazërimit, e premte, 3 dhjetor 1993)

Pas sulmeve të ashpra që në Kuvendin e Tretë iu bënë udhëheqjes së PPD-së nga Tritan Shehu dhe diskutimeve të ashpra të anëtarëve të Kuvendit nga Tetova, u mor vendimi që të thirrej Kongresi i parakohshëm i PPD-së dhe, ndërkohë, të bëheshin aktivitete për mbajtjen e tij.

“Megjithatë, pas dorëheqjes kolektive të tërë lidershipit të PPD-së në nëntor 1993, skena politike shqiptare ishte në huti (rrëmujë) komplete”, shkruan në librin e tij Diplomacia në tehun e thikës ambasadori gjerman Geert Ahrens, i cili kryesonte negociatat mes qeverisë së Maqedonisë, partive shqiptare PPD-PDP si koalicion i përbashkët dhe partive maqedonase në lidhje me përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.

“Në një takim prej dy orë e gjysmë me 50 aktivistë partiakë në Shkup, në lagjen e Karposhit, unë ua sqarova atyre aktivitetet e Grupit të Punës dhe i ballafaqova mendimet e të dy palëve, të ‘moderuarve’ dhe ‘radikalëve’”, vazhdon të shkruajë ambasadori Gert Ahrens.

“Tirana dhe mediumet e saj”, vazhdon Ahrens, “i mbështesnin ‘radikalët’ kryesuar nga Menduh Thaçi dhe Berisha refuzonte ta pranonte liderin e ‘moderuar’ të Grupit Parlamentar të PPD-së, Muhamed Halili, i cili kërkoi nga unë ta merrja në dorë çështjen me presidentin shqiptar.

Unë e bëra këtë dhe në një bisedë 90-minutëshe në Tiranë, më 6 janar 1994, Berisha më tha se të ashtuquajturit ‘të moderuar’ ishin të pamoralshëm, sepse ata ishin të involvuar me tregtinë e armëve”, përfundon Gert Ahrens.

Me t’u kthyer nga Tirana, ku Ahrens ishte emëruar tashmë ambasador i OSBE-së në Shqipëri, ambasadori më thirri në drekë në Tetovë dhe më informoi për bisedën me Sali Berishën dhe refuzimin e tij për t’u takuar me Grupin Parlamentar.

Sali Berisha: Kam përkrahur Arben Xhaferin

Shumë vite më vonë, në një intervistë të gazetarit Emad Mehmedi me Dr. Sali Berishën në Almakos, më 6 mars 2019, ai e pranon se ka pasur rol destruktiv në shkatërrimin e PPD-së për ta shfajësuar veten nga akuzat.

Gazetari Mehmeti:

“A mund të na thoni se në kohë dhe momente të caktuara ju personalisht keni ndikuar që parti ose politikanë të caktuar të dalin më në sipërfaqe në Maqedoni dhe Kosovë?”

“Unë e çmoj pa dallim kontributin e forcave politike shqiptare jashtë Shqipërisë, por në momente të caktuara kam qenë i detyruar të ndërhyj dhe çdo ndërhyrje e kam bërë me keqardhjen më të madhe.

Kam ndërhyrë, kam ndërhyrë para shumë vitesh, kur shërbimi sekret maqedonas, në bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar, në kohë të Ramiz Alisë, kishin shpërndarë disa armë te shqiptarët e Maqedonisë me pretekstin se, po të na sulmojë Serbia, të mbrohemi, se nuk kishte armë vetë Maqedonia.

Çka ndodhi më vonë?

Më vonë, kur unë insistoja në të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, insistoja në hapjen e Fakultetit të Mësuesisë, insistoja në shkollimin e tyre dhe Gligorovi këto premtime nuk i mbajti dot, nuk i mbajti, nuk deshi apo nuk i mbajti, puna e tij, atëherë Gligorovi në qeverinë e tij nxori filmimin për të më akuzuar, filmimin sikur ne kemi futur armë në Maqedoni.

Mirëpo unë kisha filmimin e vitit 1991, kur unë nuk isha fare në pushtet, dhe natyrisht këtë kollaj e rrëzova.

Por problemi është se në reprezaljet që i bënë ata ndaj shqiptarëve qenë barbarë dhe vdiq një mjek nga infarkti i miokardit, nga rrahja dhe keqtrajtimi, dhe kjo më revoltoi. Dhe këtu unë kam ndërhyrë se kishte një gabim edhe disa politikanë shqiptarë që ishin implikuar në këtë gjë dhe, natyrisht, ata që nuk ishin implikuar në këtë gjë… Kam përkrahur Arben Xhaferin.”

Afera e armëve epilogun e saj e mori disa muaj më vonë, pas zbulimit të saj dhe mbarimit të hetimeve.

Më 28 qershor 1994, në Gjykatën Komunale në Shkup, gjykatësi Lubomir Joveski shpalli dënimet për grupin e armatosur.

Korrespondenti i gazetës Flaka e vëllazërimit, Ilir Ajdini, më 28 qershor 1994, në faqen 4 të gazetës, shkruan si vijon:

“…Në arsyetimin e vendimit të vet, gjegjësisht duke shpjeguar pse këta të akuzuar shpallen fajtorë, gjykatësi Joveski pothuajse fjalë për fjalë përsëriti aktakuzën: ‘U dëshmua’, tha ai, ‘se në tetor-nëntor 1991… disa prej të akuzuarve kanë formuar shoqërinë armiqësore, e pastaj disa i janë bashkëngjitur kësaj shoqërie, kanë ndërmarrë disa aktivitete, kanë bërë disa analiza, janë takuar këtu e aty’ e kështu me radhë. Me një fjalë, të gjitha ato që aktakuza i cek si fakte të supozuara, Këshilli Gjyqësor treanëtarësh i pranoi si vepra të kryera, pa marrë në konsiderim asnjë argument që do të shkonte në mbrojtje të të akuzuarve.

Sidoqoftë, përpara anëtarëve të familjeve të të akuzuarve, policëve, gazetarëve, disa personave të tjerë dhe kamerës së televizionit maqedonas, gjykatësi Joveski i shpalli dënimet, sipas të cilave të akuzuarit dënohen si vijon: Mithat Emini (i akuzuari i parë) dënohet me 8 vjet burg, Hasan Agushi (i akuzuari i dytë) me 8 vjet burg, Resmi Ejupi (i akuzuari i tretë) me 7 vjet, Selam Elmazi (i akuzuari i katërt) me 7 vjet, Shenasi Rexhepi (i akuzuari i pestë) 7 vjet, Hysen Haskaj (i akuzuari i gjashtë) 6 vjet, Burim Murtezani (i akuzuari i shtatë) me 5 vjet, Aqif Demiri (i akuzuari i tetë) me 6 vjet, Abdiselam Arsllani (i akuzuari i nëntë) me 6 vjet dhe Eugjen Cami (i akuzuari i dhjetë) me 5 vjet burg.”

Më poshtë gazetari Ajdini shkruan:

“Në fund të këtij raporti (të fundit) nga ‘gjykimi i parë politik në Maqedoninë e re (pas Jugosllavisë)’, të themi se pamja në sallën e gjyqit, pas shqiptimit të dënimeve, ishte tronditëse (askush nga tragjedia e vet nuk bëri dramë, por kjo shihej në sytë e të gjithëve), ndërsa fjala më e shpeshtë që dëgjohej pas përfundimit të të gjithë kësaj ishte — ‘tmerr!’” (10 veta – 65 vjet burg)

Pas shqiptimit të dënimeve reagoi me kumtesë të saj PPD-ja, si vijon:

Farsë gjyqësore kundër proceseve demokratike

Me rastin e shqiptimit të dënimeve të dhjetë shqiptarëve në të ashtuquajturën “Aferë e armëve” nga Gjyqi Komunal i Shkupit, Partia për Prosperitet Demokratik për opinionin lëshon këtë komunikatë:

“Dënimet e shqiptuara dhjetë shqiptarëve në të ashtuquajturën ‘Afera e armëve’ nga ana e Gjyqit Komunal të Shkupit edhe njëherë dëshmuan se Republika e Maqedonisë, mjerisht, gjendet ende larg mundësisë të jetë shtet juridik, ku do të gjykohet sipas ligjit dhe fakteve relevante.

Aktgjykimi i Gjyqit Komunal të Shkupit është shembull shkollor se në Republikën e Maqedonisë sundon voluntarizmi, ndërsa paragjykimet politike janë bazë për rekrutimin e ‘armiqve të shtetit’. Armiq edhe ashtu ka mjaft dhe nuk ka nevojë për prodhimin e tyre.

Partia për Prosperitet Demokratik me sinqeritet priste që Gjyqi ta tejkalonte vetveten dhe ta ndërpriste praktikën e njohur të deritashme kur gjykoheshin përcaktimet politike. Mjerisht, dëshpërimi ynë është i plotë, sepse kjo farsë gjyqësore paraqet një grusht të rëndë ndaj proceseve demokratike, me synim të qartë që ato t’i pengojë, që në Republikën e Maqedonisë ta inaugurojë sistemin e anarkisë, kaosit dhe papërspektivës.

Partia për Prosperitet Demokratik i drejtohet opinionit demokratik në vend dhe më gjerë që t’ua ndërpresë hovin të gjitha tendencave që shpien qartë drejt destabilizimit në Republikë.

Dënimet drakonike në këtë proces të montuar gjyqësor shpien drejtpërdrejt nga kjo. Atëherë nuk do të jetë aspak me rëndësi cili qe fajtori më i madh apo më i vogël. Partia për Prosperitet Demokratik me siguri se jo.”

Arrestimet e përfaqësuesve të “Aferës së armëve” i dënoi kryetari i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 13 nëntor 1993, në konferencën e rregullt për shtyp, me këto fjali:

“Për fat të keq, burgosjet filluan këto ditë edhe në Maqedoni, ku u arrestua një grup shqiptarësh”, theksoi kryetari Rugova dhe në vazhdim shtoi: “Për ne këto arrestime janë një formë e njohur e proceseve politike, të cilat bëhen me qëllim të komprometimit të kuadrove shqiptare që kanë filluar të hyjnë në institucionet e Maqedonisë dhe që të komprometohen partitë politike shqiptare sipas një skenari identik me skenarët që zbatohen në Kosovë. Natyrisht, destabilizimi i Maqedonisë është njëri prej qëllimeve të Serbisë. Arrestimet e shqiptarëve në Maqedoni, për fat të keq, u shpallën menjëherë pas deklaratës së Millosheviqit në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm grek Papulas…”

Për fat të keq, liderë të PD-së së Shqipërisë, në krye me Sali Berishën, “Aferën e armëve” e shfrytëzuan për dhënien e goditjes fatale organizimit politik të shqiptarëve në Maqedoni. Me veprimet e tyre ata e shlyen nga skena politike Partinë për Prosperitet Demokratik.

Disa ditë pas instalimit të një kryesie alternative në PPD, kryetari i PD-së, Eduard Selami, priti një delegacion të grupit alternativ të PPD-së më 14 dhjetor 1993.

Me rastin e kësaj vizite, Eduard Selami pati deklaruar:

“Kuvendi i Gostivarit është një ngjarje historike për Partinë për Prosperitet Demokratik, si dhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Ai shënon një kthesë të madhe të respektimit të normave demokratike në parti. Ai është një fitore e forcave demokratike në parti kundër elementeve të korruptuar, të shitur dhe të implikuar në veprimtari terroriste…”

Këtij kualifikimi idiotesk të Eduard Selamit iu përgjigja menjëherë në Televizionin e Maqedonisë dhe në të gjitha gazetat si vijon:

“‘Kontrabanda’ e shpifur me armë ndoshta është një lloj terrorizmi, por, megjithatë, akti më i lartë i terrorizmit është përpjekja për të shkatërruar PPD-në, akti më i lartë i terrorizmit gjithsesi është përpjekja për të përçarë popullin shqiptar në Maqedoni. Vizita është një akt i dëgjueshmërisë së shërbëtorit ndaj padronit të tij: kësaj radhe dëgjueshmëri dhe servilitet i shërbëtorëve Lloga dhe Xhaferi ndaj padronëve Selami dhe Spahia.”

Euro 2028, Shqipëria pret shortin e dhjetorit! Ja cilët kundërshtarë mund të ketë në kuaIifikuese

Pas përfundimit të edicionit të Nations League 2026/27, vëmendja e kombëtareve evropiane do të zhvendoset te kualifikueset e Kampionatit Evropian 2028. Shqipëria është mes skuadrave që presin të mësojnë kundërshtarët e tyre në rrugëtimin drejt turneut që do të organizohet në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë.

Shorti për fazën kualifikuese do të hidhet më 6 dhjetor, në Belfast të Irlandës së Veriut, ku do të përcaktohet përbërja e 12 grupeve. Formati parashikon gjashtë grupe me nga katër kombëtare dhe gjashtë të tjera me nga pesë skuadra.

Përpara shortit, ekipet do të ndahen në pesë vazo, sipas renditjes së përcaktuar nga rezultatet në Nations League 2026/27. Katër vazot e para do të përmbajnë nga 12 skuadra, ndërsa në vazon e pestë do të jenë gjashtë kombëtare.

Shqipëria do të jetë pjesë e vazos së tretë, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësuese si Ukraina, Polonia, Rumania, Izraeli, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Sllovakia. Kjo do të thotë se kuqezinjtë do të përballen me kundërshtarë nga vazot e tjera, ndërsa numri i ekipeve me të cilat do të luajnë do të varet nga grupi ku do të shortohen.

Si sigurohet pjesëmarrja në Euro 2028?

Rregullat e kualifikimit parashikojnë që 12 fituesit e grupeve të sigurojnë automatikisht një vend në fazën finale. Të drejtën e kualifikimit direkt do ta fitojnë edhe tetë skuadrat e renditura më mirë në vendin e dytë.

Katër biletat e tjera do të përcaktohen përmes fazës së playoff-it, që është planifikuar të zhvillohet në mars të vitit 2028. Në këtë proces do të merren parasysh edhe dy vende të rezervuara për kombëtaret pritëse me renditjen më të mirë, në rast se ato nuk arrijnë të kualifikohen drejtpërdrejt.

Faza kualifikuese do të nisë në mars të vitit 2027 dhe do të përfundojë në nëntor të po atij viti. Ndërsa Evropiani i vitit 2028 do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik, në katër vendet organizatore.

Për Shqipërinë, shorti i dhjetorit do të jetë hapi i parë për të mësuar rrugën që duhet të përshkojë në përpjekje për të siguruar një tjetër pjesëmarrje në Kampionatin Evropian.

A mυnd te me jeρni nje keshiΙΙe – Nuk po mund te gjej da shυrine!!

Pershendetje si ja kaloni, un deshta ta ndaj nje hall me ju pasi mendoj se mund te me kryni pun apo te me keshilloni si tja bej me bu

rrin tim se met vertet kam ra ne hall, hallin e kam se te shkretit me nuk i punon ai shoqi krejt probIemi u bo pasi pati ni ndeshje me motor dhe prej asaj dite aleti me nuk i punon..

shum i mir esht por un jam shum e re a besoni se po muj me duru kam ra nhall sdi qka dhe si me vepru, edhe aj i ngrati pe shef se nuk po me shkon tymi si duhet..

ai po insiston te ndahemi pasi pe shef se un po zina normal esht shum i mir edhe pse esht Italian prap esht i mir dhe i drejt, ama un muj edhe me dal pa kuptu ki ama

si ka hije edhe para 2Muajve me tha shum drejt dil nga un e ke te lejume 1 her ne jav ku dush shko dhe me kan dush, e di se pi vjen ran mem than dil e shfriju ama un i thash jo ket se bej..

dhe ai u qu ne kemb dhe me tha nese ke dasht pak ather duhesh te me ndegjosh i thash fol tha ti do ta gjesh nje tjeter pasi tani po ta them nje te vertet se edhe un tak kohen sa kam qen me ti e kam pas edhe nje tjeter..

Tani ajo e di se nuk me don ma shum se ti por ajo mi don lekt edhe per at un do ta mbaj at e ti dil dhe beja vetes qaren se je e re dhe e drejt..

un meta kur mi tha kto fjal se nuk e prisja se ai ka edhe tjeter dhe u ndam gati 1Muaj e ca dhe mua mu desht ta ndrroj edhe vendin pasi nuk doja ta shof se e di se prap do me shkon mendja te kthehem tek ai.. por tani

kam dalur ne Gjer/ mani dhe ketu jetoj e vetme kam fillu me pun dhe mu ka ngatrru jeta sdi si me ja bo,

po deshti Zoti ma afron ni burr qka ka nevoj per mu edhe ishalla i nimoj un me pun e me letrat e ka te sigurt ato ja baj pa pik problemi,

normal nese bim ne dakord te dyt, tani kam ende per te then por pe la me kaq e kur te folim ne telefon ather folim gjan e gat per te gjitha hallet e mija dhe tujët, merren kur te dush pas ores 20deri24 jam e lir ketu…

‘JEP DORËHEQJEN, HAP RRUGË PËR TRANZICION’, 51 ORGANIZATA LETËR RAMËS DHE 246 INSTITUCIONEVE NDËRKOMBËTARE

Një lëvizje e organìzatave dhe shoqatave shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka ndërmarrë një nismë ndërkombëtare për të denoncuar situatën politike dhe trajtimin e protestuesve në Shqipëri.

51 organizata shqiptaro-amerikane i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ndërsa të njëjtin dokument ia kanë përcjellë edhe 246 institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë institucione të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe organizma të Kombeve të Bashkuara.

Në letrën e datës 17 nëntor 2026, firmëtarët kërkojnë reagim ndërkombëtar ndaj asaj që e cilësojnë përdorim joproporcional të forcës policore, arrestime, kërcënime, intimidim dhe kufizim të të drejtave kushtetuese të qytetarëve që protestojnë. Ata kërkojnë ndalimin e dhunës, hetim të pavarur për shkeljet e pretenduara, mbrojtjen e protestuesve dhe të miturve, si dhe përgjegjësi për zyrtarët që kanë urdhëruar apo toleruar shkeljet.

Kërkesa politike në fund të letrës është e prerë: Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor politik, që do të krijojë kushtet për reforma institucionale dhe zgjedhore, si dhe për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT EDI RAMA 17 nëntor 2026 Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama

Ne, organizatat Shqiptaro-Amerikane të nënshkruara si më poshtë, mbështesim protestat paqësore, të drejtat kushtetuese të protestuesve dhe thirrjet e tyre për t’i dhënë fund korrupsionit, për më shumë transparencë e përgjegjshmëri politike dhe për reforma. Për më shumë se katër muaj, Shqiptarët protestuan pa incidente madhore.

Sikur t’u ishit përgjigjur kërkesave të tyre me dialog kuptimplotë, komuniteti ndërkombëtar do të kishte parë qytetarë që ushtrojnë të drejtat e tyre dhe një qeveri që u përgjigjet shqetësimeve të tyre. Në vend të kësaj, po dëshmojmë një krizë.

Që prej 13 tetorit 2026, tensionet janë përshkallëzuar në përplasje, plagosje dhe dëmtim të pronës. Qeveria duhet të tregoj përmbajtje për të ulur tensionet jo të përdorë forcën joproporcionale, të kryej arrestime masive dhe të ushtroj dhunë. Pas dhunës, qeveria vendosi gjoba të rënda dhe miratoi ligje kufizuese. Këto veprime kanë cenuar të drejtat civile, kanë thelluar mosbesimin dhe kanë nxitur më tej trazirat. Qeveria ka detyrimin të garantojë sigurinë dhe rendin publik brenda kufijve të ligjit.

Kushtetuta mbron lirinë e tubimit, të shprehjes dhe të shtypit, procesin e rregullt ligjor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat e personave të ndaluar. Çdo kufizim duhet të jetë i parashikuar me ligj, proporcional dhe në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në interes të paqes, drejtësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë, ju bëjmë thirrje:

1. Ndaloni përdorimin e dhunës. Ndaloni përdorimin e plumbave prej gome, ujit me presion dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve e gazetarëve. Ulni praninë e rëndë të forcave të rendit në protestat paqësore dhe mos përdorni gjoba apo ndalime udhëtimi pa vendim Albanians Ëithout Borders Phone: 646-235-2211 · Email: info@albanianswithoutborders.com · Website: albanianswithoutborders.com gjyqësor për të ushtruar presion ndaj protestuesve. (Nenet 17, 22, 25, 38, 42, 47)

2. Bëjeni policinë të identifikueshme. Efektivët duhet të mbajnë shenja të qarta dhe dokument identifikimi gjatë shërbimit, sipas standardit që u kërkohet qytetarëve. (Nenet 4, 15)

3. Ndaloni arrestimet arbitrare. Lironi këdo që është ndaluar vetëm për pjesëmarrje në protesta paqësore. Çdo të ndaluari duhet t’i bëhen të ditura menjëherë arsyet e arrestimit, në një gjuhë që kupton, dhe t’i sigurohet qasje te avokati. Ofroni avokat falas atyre që nuk mund ta paguajnë. (Nenet 27, 28, 31, 42)

4. Mbroni të miturit. Hetoni në mënyrë të pavarur pretendimet për dhunë policore ndaj tyre. Mos merrni në pyetje asnjë fëmijë pa praninë e prindit ose kujdestarit, avokatit dhe psikologut, siç kërkojnë ligji shqiptar dhe standardet ndërkombëtare. (Neni 54)

5. Pezulloni legjislacionin e ri për protestat. I miratuar me dekret emergjence më 28 tetor 2026, pa debat parlamentar, legjislacioni vendos kufizime të gjera mbi tubimin, shprehjen dhe lëvizjen, si dhe gjoba të rënda. Mos e zbatoni derisa të shqyrtohet nga Zyra e OSBEsë për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, e të debatohet në Parlament. (Nenet 17, 22, 38, 47, 101)

6. Ndaloni ndëshkimin pa gjyq. Mos i regjistroni qytetarët si “individë të dhunshëm” dhe mos ua kufizoni qasjen në transport, aeroporte apo hotele pa vendim dënimi nga gjykata. Respektoni për qytetarët të njëjtin prezumim pafajësie që qeveria juaj ka kërkuar për zyrtarët e saj. (Nenet 18, 30, 35, 38, 42)

7. Bëjeni publik dokumentacionin. Brenda 30 ditësh, publikoni një raport mbi reagimin e policisë që prej 13 tetorit 2026, në përputhje me udhëzuesin e OKB-së për armët me efekt joletal dhe udhëzimet e OSBE-së e Komisionit të Venecias për lirinë e tubimit paqësor. Raporti të përfshijë urdhrat për përdorimin e forcës, incidentet, armët e municionet, kontrollet, arrestimet, ndalimet, plagosjet dhe masat disiplinore. Ruani të gjitha dokumentet e provat, përfshirë pamjet filmike dhe komunikimet zyrtare, për shqyrtim të pavarur. (Nenet 23, 35)

8. Lejoni mbikëqyrjen ndërkombëtare. Jepuni hetuesve ndërkombëtarë qasje të plotë dhe qytetarëve një mënyrë të sigurt për të raportuar abuzimet. Dokumentoni e hetoni çdo ankesë në mënyrë të paanshme dhe mbani përgjegjës zyrtarët e komandantët që urdhëruan, nxitën ose toleruan shkeljet. (Nenet 15, 122)

9. Dëmshpërbleni dhe kujdesuni për viktimat. Dëmshpërbleni personat e prekur nga përdorimi i paligjshëm i forcës, ndalimi i paligjshëm ose Albanians Without Borders Phone: 646-235-2211 · Email: info@albanianswithoutborders.com · Ëebsite: albanianswithoutborders.com shkelje të tjera të të drejtave civile. Sigurojuni ndihmë juridike, mjekësore dhe psikologjike falas nga ofrues të pavarur. (Nenet 44, 55)

10. Merrni përgjegjësi politike. Jepni dorëheqjen për të rikthyer besimin e publikut dhe lehtësoni një tranzicion paqësor që krijon kushtet për reforma institucionale e zgjedhore, mbrojtje të të drejtave themelore dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Si aleat i NATO-s, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i OKB-së, Shqipëria është zotuar ndaj demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së drejtës. Presim që qeveria juaj të respektojë Kushtetutën dhe të bashkëpunojë plotësisht me SPAK-un, edhe kur hetimet përfshijnë anëtarë të saj. U bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare të kryejn hetime të pavarura mbi shkeljet e pretenduara të të drejtave dhe korrupsionin, si dhe të mbrojnë SPAK-un nga ndërhyrjet politike. I nxisim të përdorin mjetet diplomatike për të kërkuar llogaridhënie nga autoritetet Shqiptare. Bashkimit Evropian i kerkojme t’i ngrejë këto çështje edhe në bisedimet e negociatave për antarësimin e Shqipërisë. Ftojmë vëzhgues të të drejtave të njeriut, juristë dhe gazetarë të dokumentojnë zhvillimet në Shqipëri. Nderojmë guximin e studentëve, arsimtarëve, gazetarëve dhe qytetarëve që kanë dalë në rrugë. Shqiptaro-Amerikanët qëndrojnë me ta dhe do të vazhdojnë t’i ngrenë zërat e tyre pranë qeverive e institucioneve ndërkombëtare derisa të drejtat e tyre të respektohen.

I nxisim protestuesit të mbeten paqësorë, të palëkundur dhe vigjilentë. Kjo krizë kërkon zgjidhje politike, dhe çdo zgjidhje politike kërkon sakrificë. Kjo sakrificë mund të vijë vetëm nga ata që udhëheqin.

Albanians Without Borders Phone: 646-235-2211 · Email: info@albanianswithoutborders.com · Website: albanianswithoutborders.com

Me respekt, Organizatat nënshkruese, deri më 17 nëntor 2026:

AjkunBT Albanian American Association Ana e Malit Inc Albanian American Association Ulqini – Chicago Albanian American Association, Inc. Albanian American Bar Association of Illinois Albanian American Cohesive Community Albanian American Community Association of Long Island Albanian American Council Albanian American Cultural Foundation Albanian American Dual Language & Culture Children of the Eagle Albanian American Educators Association Albanian American Humanitarian Foundation Albanian American Humanitarian Fund Trojet Tona Albanian American Muslim Community & Cultural Center Albanian American Open Hand Association Albanian American Organization Chameria Albanian American Puka Community Association Albanian Americans in Architecture, Construction & Engineering Albanian Community Resource Center Albanian Community TV Michigan Albanian Cultural Association Shpresa Albanian Culture TV Albanian Ëomen Foundation Albanian Youth Center / Albanian Heritage Bajraktari House BashkeRi Initiative Bashkimi Kombëtar Bleta Foundation Common Sense Club Don Gjon Buzuku Association – Chicago Don Gjon Buzuku Association – New York Fondacioni Hoti i Kujit Fondacioni Plavë Guci Global Albanians Foundation Grupi Rozafati Illyrian Business Organization Kosova Lindore Association Albanians Without Borders Phone: 646-235-2211 · Email: info@albanianswithoutborders.com · Website: albanianswithoutborders.com Malesia Association of California New Life AACO Nora e Kelmendit Plava e Gucia Sot Prek Cali Foundation of NY Ringjalle Project Shkodra Association Rozafa Shoqata Atdhetare Kraja Shoqata Autizmi Shqipëria Tjetër The Women’s Organization Hope & Peace USA Albanian Society NYC Vermoshi Foundation Westchester Albanian American Merchant Association.

Kjo letër mbetet e hapur për nënshkrues të tjerë; një listë e përditësuar do t’u dërgohet të gjithë marrësve.

Deklaratë:

Kjo letër është një deklaratë jopartiake në mbështetje të të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes demokratike në Shqipëri. Ajo nuk mbështet dhe nuk kundërshton asnjë parti politike apo kandidat për post publik. Thirrja e saj për dorëheqje bazohet në sjelljen e qeverisë dhe në detyrimet e saj sipas Kushtetutës. Letra nuk është kërkuar, drejtuar, kontrolluar apo financuar nga asnjë qeveri e huaj, parti politike apo subjekt tjetër i huaj, dhe asnjë fond bamirësie nuk është përdorur për përgatitjen apo shpërndarjen e saj. Çdo organizatë është e pavarur dhe nënshkruan në emër të vet.

Monìka Lubonja trazon rrjetin me videon: Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë jashtë martesës

Monika Lubonja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale duke shpërndarë në InstaStory një fragment nga një intervistë ku flitet për dashurinë dhe marrëdhëniet jashtë martesës.

Në videon e publikuar, studiuesi Primo Shllaku pyetet nëse personat e martuar kanë të drejtë të përjetojnë ndjenja për dikë tjetër.

Gjatë bisedës, Shllaku shprehet se martesa nuk mund të kufizojë ndjenjat e njeriut. Ai deklaron: “Edhe të martuarit kanë shpirt mor, martesa është kontratë, por nuk është ethe e shpirtit njerëzor.”I pyetur nëse të martuarit kanë të drejtë të përjetojnë dashuri jashtë martesës, ai përgjigjet: “Po patjetër që e kanë mor, po patjetër mor.”

Më tej, ai shpjegon se rënia në dashuri nuk është diçka që mund të kontrollohet me qëllim nga njeriu. “Është përtej qëllimeve tona. Ne njihemi që kemi rënë në dashuri dhe pastaj e kemi shumë më pak veten në dorë sesa ishim para se me rënë në dashuri”, shprehet ai në fragmentin e shpërndarë.

Postimi i kësaj videoje nga Monika Lubonja vjen disa javë pas skandalit me Adi Hilën, ku në rrjet u publikuan pamje intime të tyre së bashku.

Video Player

LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadìmit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër

Siguracioni i detyrueshëm i automjeteve do të vazhdojë të ofrojë mbulim edhe për 15 ditë pas përfundimit të afatit të policës, por kjo periudhë shtesë do të shoqërohet me detyrime financiare për drejtuesit e mjeteve. Nëse gjatë këtyre ditëve ndodh një aksident, pronari i siguruar do të detyrohet të paguajë të gjithë primin e sigurimit për vitin pasardhës.

Ky është një nga ndryshimet që parashikon projektligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i propozuar nga qeveria, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual.

Sipas nenit 8 të projektligjit, të konsultuar nga skyweb.al, të drejtat dhe detyrimet e kontratës së sigurimit do të zgjaten automatikisht për 15 ditë pas skadimit të saj, me kusht që klienti të mos e ketë njoftuar kompaninë, të paktën tri ditë përpara përfundimit të kontratës, se nuk dëshiron rinovimin.

Kjo do të thotë se një drejtues automjeti, siguracioni i të cilit përfundon më 30 nëntor, mund të vazhdojë të përfitojë mbulim deri më 15 dhjetor, nëse plotëson kushtet e përcaktuara në ligj.

Por kjo periudhë shtesë nuk është pa detyrime.

Nëse drejtuesi i mjetit shkakton një aksident gjatë këtyre 15 ditëve, zbatohet pika 10 e nenit 8, e cila përcakton shprehimisht se i siguruari është i detyruar të paguajë primin e sigurimit për të gjithë vitin pasardhës.

Për shembull, nëse një qytetar ka një policë sigurimi që kushton 20 mijë lekë në vit dhe përfshihet në një aksident pesë ditë pas skadimit të saj, ai do të duhet të paguajë primin vjetor të sigurimit për periudhën pasardhëse. Shuma konkrete do të varet nga tarifa e zbatueshme për rinovimin.

Projektligji parashikon një tjetër detyrim edhe për rastet kur drejtuesi i automjetit vendos të ndryshojë kompaninë e sigurimit.

Sipas pikës 11 të nenit 8, nëse gjatë periudhës 15-ditore klienti lidh kontratë me një shoqëri tjetër, kompania e mëparshme ka të drejtë t’i kërkojë pagesën e primit për ditët gjatë të cilave ka vazhduar mbulimin.

Konkretisht, nëse siguracioni përfundon më 30 nëntor dhe drejtuesi blen një policë të re nga një kompani tjetër më 7 dhjetor, siguruesi i mëparshëm mund të kërkojë pagesën për periudhën e mbulimit deri në lidhjen e kontratës së re.

Kjo pagesë llogaritet në përpjesëtim me kohëzgjatjen e mbulimit dhe jo si prim për një vit të plotë, në rastin e thjeshtë të ndryshimit të kompanisë pa ndodhur një ngjarje sigurimi.

Në këtë mënyrë, projektligji synon të shmangë ndërprerjen e menjëhershme të mbrojtjes së sigurimit për shkak të vonesës në rinovim, por njëkohësisht u njeh kompanive të drejtën të kërkojnë pagesë për periudhën gjatë së cilës vazhdojnë të mbulojnë rrezikun.

Megjithatë, dispozita krijon një dallim të rëndësishëm mes vazhdimit të mbulimit dhe pagesës së policës. Periudha 15-ditore nuk nënkupton se drejtuesit përfitojnë automatikisht siguracion falas apo se detyrimi për rinovimin e policës është hequr.

Një tjetër parashikim i nenit 8 detyron kompanitë e sigurimit që, kur konstatojnë se mbulimi i një automjeti ka përfunduar, të njoftojnë organet përgjegjëse për regjistrimin e mjeteve, kontrollin e trafikut rrugor dhe Qendrën e Informacionit brenda 15 ditëve nga konstatimi.

Ndryshimet janë pjesë e reformës së sigurimit të detyrueshëm motorik, që synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me direktivat e Bashkimit Evropian. /skyweb

E bujshme, Shqipëria mes përfitueseve të para të “pIay-off”-it për EURO 2028

Kuqezinjtë renditen pas Malit të Zi në listën e përfaqësueseve që mund të përfitojnë një biletë për fazën “play-off” përmes Nations League. Sipas projeksionit të 17 nëntorit, mundësia që të hapen të paktën pesë vende vlerësohet në 59%.

Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në fazën finale të Kampionatit Europian 2028, këtë herë përmes Ligës së Kombeve. Sipas një analize të publikuar më 17 nëntor, kuqezinjtë aktualisht renditen të dytët në radhën e përfaqësueseve që mund të përfitojnë një biletë për fazën “play-off” të EURO 2028.

Kjo renditje merr në konsideratë skuadrat që nuk pritet të përfundojnë në dy vendet e para të grupeve kualifikuese dhe që nuk do të sigurojnë një vend përmes organizimit të turneut. Në këto kushte, Mali i Zi kryeson listën, i ndjekur nga Shqipëria, Islanda dhe Sllovakia. Këto janë katër përfaqësueset që, sipas projeksionit aktual, do të përfitonin vendet e para të lira.

Por lista nuk mbyllet këtu. Në pritje të mundësive të tjera janë Malta, Çekia, Ukraina dhe Polonia, të cilat mund të përfitojnë nëse hapen më shumë vende në varësi të rezultateve të eliminatoreve.

Një tjetër element i rëndësishëm i kësaj analize është pozicioni i 33-të në renditjen përkatëse, që aktualisht mbahet nga Polonia, si skuadra me renditjen më të ulët mes vendeve të treta të Ligës B. Ky konsiderohet kufiri i fundit deri ku mund të shkojë një përfaqësuese për të siguruar një biletë pa qenë e nevojshme të ketë fituar grupin e saj në Nations League.

Sipas projeksionit, mundësia që të paktën pesë skuadra të përfitojnë një vend përmes Ligës së Kombeve vlerësohet në 59%. Për gjashtë vende probabiliteti zbret në 32%, ndërsa për tetë vende është 27%. Mundësia që numri të shkojë deri në nëntë bileta vlerësohet vetëm 7%.

Një skenar i tillë mund të bëhet realitet nëse një prej vendeve organizatore përfundon mes katër skuadrave me renditjen më të ulët në grupin e vendeve të dyta të eliminatoreve dhe përfiton një vend të rezervuar. Në këtë rast, do të krijohej një mundësi shtesë për përfaqësueset e renditura në listën e Nations League, duke e çuar numrin e mundshëm të biletave deri në nëntë.

Për Shqipërinë, kjo do të thotë se suksesi në Ligën e Kombeve mund të ketë një vlerë edhe përtej triumfit në grupin e saj. Kuqezinjtë janë aktualisht në një pozicion të favorshëm në këtë renditje hipotetike, por gjithçka do të varet nga rezultatet e eliminatoreve të EURO 2028 dhe skuadrat që do të sigurojnë kualifikimin direkt./Top Channel

Do kryenin suIm terrorist në Greqi me urdhër nga Irani, 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë, do υrisnin biznesmenin e kompanisë së prodhimit të armëve në Izrael

Katër nga personat e arrestuar nën dyshimin se po përgatitnin një akt terrorist në Greqi janë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në këtë rast dyshohet se janë të përfshirë edhe dy shtetas iranianë.

Top Channel ka mësuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kreu i organizatës ishte Edriz Mavaneh, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhej nga persona me bindje radikale islamike nga zona e Kumanovës dhe Shkupit. Policia greke bën të ditur se ka arrestuar edhe Shpëtim Musliun, i datëlindjes 21.12.1996, i lindur dhe banues në Kumanovë.

Musliu, së bashku me anëtarë të tjerë të celulës, dyshohet se do të kryenin në Greqi atentatin ndaj një biznesmeni, i cili njëkohësisht mbante një post të lartë drejtues në një kompani izraelite të prodhimit të armëve.

I gjithë operacioni dyshohet se financohej nga shtetasi iranian Mabanex, i cili, sipas hetimeve, kishte marrë urdhër nga shërbimet iraniane të inteligjencës për eliminimin e biznesmenit izraelit.

Për këtë qëllim, dyshohet se ishin rekrutuar persona me bindje radikale islamike nga Kumanova, të cilët kishin pranuar të kryenin atentatin. Ata kishin tentuar të kalonin kufirin drejt Greqisë, por nuk ishin lejuar të hynin në vend, pasi rezultonin në listat e personave të dyshuar për pikëpamje radikale.

Edhe i arrestuari Shpëtim Musliu kishte tentuar më herët të hynte në Greqi përmes Turqisë, por ishte kthyer mbrapsht në pikën kufitare të Evrosit.

Në një tentativë të dytë, ai u ndalua pasi shërbimet greke ishin njoftuar nga homologët e tyre në Maqedoninë e Veriut për planin e celulës. Autoritetet greke kanë bërë të ditur se e kishin mbajtur grupin nën përgjim për afro një vit.

Pas dorëzimit të Shpëtim Musliut pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, shërbimet greke kanë nisur një valë të re hetimesh për të zbuluar nëse anëtarët e kësaj celule radikale kanë bashkëpunëtorë apo udhëzues shpirtërorë në qarqet e komunitetit mysliman që jeton në Greqi./Top Channel

Futbolli në zi/ Klubi gjerman njofton ndarjen nga jeta të Iojtarit 24-vjeçar me origjinë shqiptare (EMRI/Foto)

Një lajm i trishtë vjen nga futbolli, ku lojtari me origjinë shqiptare, Enis Maqedonci është ndarë nga jeta në moshën vetëm 24-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga ish-klubi i tij, SC Baden-Baden, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Maqedonci ka qenë pjesë e skuadrës gjermane në të kaluarën, ndërsa së fundmi aktivizohej te TuS Hügelsheim.

Në njoftimin e publikuar, SC Baden-Baden shpreh dhimbjen për humbjen e ish-futbollistit, duke e kujtuar atë si një djalë me karakter të gëzuar, buzëqeshje të ngrohtë dhe shpirt të mirë.

“Do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri për karakterin e tij të gëzuar, buzëqeshjen e ngrohtë dhe shpirtin e mirë. Ti lë pas një boshllëk të madh dhe do të na mungosh shumë”, thuhet në mesazhin e klubit.

Më tej, drejtuesit, trajnerët dhe futbollistët e SC Baden-Baden kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe klubin aktual të 24-vjeçarit.

Sipas mediave gjermane, Enis Maqedonci u nda nga jeta ditë e djeshme në një aksident rrugor.

Tonelata kόkainë në Europë dhe euro të groposura mes ullinjve/ Kush është “Visi i Peqinit” ?

Përmes mijëra mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “Sky”, prokuroria e posaçme SPAK, ka mundur të zbulojë një seri fotografish, jo vetëm të sasive të drogës, fitimeve maramendëse në euro, flotën e avionëve por edhe fotografitë e disa prej trafikantëve kryesorë të trafikut të drogës.

Një pjesë e mirë e këtyre fotografive është kthyer në çelësin kryesor për të identifikuar kodin “Sky” të përdoruesve, duke çuar në zbulimin e tyre mjaft lehtë nga ana e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Ky që shihni në këtë foto është Ervis Çela ose siç njihet ndryshe tashmë si “Visi i Peqinit”, i cili mes shume bisedave që bën me Franc Gergely dhe Julian alias Fadil Balla, i dërgon foton e tij personale, duke çuar në identifikimin e menjëhershëm të tij.

Kjo ka sjellë më pas ndjekjen e detajeve të identifikimit si data ditëlindjesh, foto pasaporte, pamje të bizneseve të njohura që po ndërtonin në Shqipëri, duke çuar në zbulimin e mëtejshëm të personave të tjerë, të cilët ishin pjesë e këtij trafiku ndërkombëtar të drogës.

Fadil Balla, i njohur edhe me identitetin Julian Balla dhe nofkën “Shijaksi”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK që prej gushtit 2025, si i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

Së fundmi, në nëntor 2026, SPAK e ka dërguar dosjen e tij dhe të organizatës kriminale për gjykim.

Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës Ervis Çela,

jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së.

“Më datë 15.10.2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ervisi, e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro.

Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë.

Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin “Jul” (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndëve narkotike.

Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike.

Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai.

Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela është:
“Me kismet fundjavës t’kaloj 1 M në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky… Ka 2M plus këtej… Po çon dhe lekë në Shqipëri’.”

Në dosje flitet për shuma të frikshme qarkullimi parash. Në një rast, mbi 1 milion euro janë dërguar në Peqin.

“…Në orën 10:39:46, Albin Çela komunikon me vëllain e tij Ervis Çela, të cilin e bën me dije se ka marrë një shumë të cilën ai e përshkruan si “1.160”, shumë e cila dyshohet se është 1 milion e 160 mijë euro, nga “shoku…”.

“…Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR…”.

Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin shtetasi Denis Daja.

Më tej, Ervis i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të shtetasit Fadil Balla, të cilit i referohet si “Shijaksi”.

Në orën 11:08:36, Franc Gergely komunikon me Ervis Çelën, të cilit i shkruan:
“..Ça bane…?” Mëngjes… I, 150,000 € ka dorëzu ti sot. Javës që vjen me kismet 1/1.2M tjera…”.