Kjo është moshα kur fe mra ‘çm eηdet’ po nuk b.ërί … ks…!!

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20 tave, por jo!

Zbulime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për s.e.ks, në të 30 tat dhe 40 tat e tyre.

Edhe pse këto ishin rezultatet, hulu mtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në shtrat.

Si pa sojë e fri kës nga meno pauza e hershme, gratë bëhen më të frus truara dhe duan më pak s.e.ks,

por përsëri dëshira për marrëd hënie domi non tek mosha 30-40 vjeç.Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të fri kësuara nga

menopauza dhe po e njëjta shifër e grave që kanë arritur në menopauzë kanë deklaruar se i ka pe nguar në marrëd hënie

Kush është Fabjan Peka, shqiptari që u përball me Ramën gjatë fIuturimit

Pak orë më parë, JOQ Albania publikoi ekskluzivisht një video të dërguar në redaksi nga një qytetar, i cili ndodhej si pasagjer në avionin me të cilin Rama udhëtoi drejt Napolit.

Në pamje, Rama dhe i riu shihen duke zbritur së bashku nga shkallët e avionit. Gjatë zbritjes, kryeministri shihet teksa i vendos dorën në pjesën e qafës së të riut dhe vijon ta mbajë deri në fund të shkallëve, ku ndodhen efektivë të policisë italiane. Menjëherë pas zbritjes, Rama ia dorëzon të riun policëve, të cilët e shoqërojnë drejt një automjeti.

Në videon e siguruar nga JOQ Albania nuk dëgjohet komunikimi mes tyre, ndaj nuk mund të përcaktohet nga pamjet se çfarë i është thënë kryeministrit apo çfarë ka ndodhur përpara momentit të filmuar.

Sipas dëshmitarit që na dërgoi videon, Fabjan Peka e ka sharë Ramën gjatë zbritjes nga avioni. Ndërkohë, në media po qarkullon edhe një tjetër version, sipas të cilit i riu i ka thënë kryeministrit: “Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri”.

Pikërisht për këtë pjesë, JOQ Albania i bën thirrje Fabjan Pekës të na kontaktojë dhe të japë versionin e tij për atë që ka ndodhur. Nëse dëshiron, redaksia jonë është e gatshme t’i japë hapësirë të plotë për të shpjeguar se çfarë i ka thënë Ramës, çfarë ka ndodhur në avion dhe përse u shoqërua nga policia italiane.

Ja dha teIefonin të BlRlT për 5 minυta, nënα e re “truIIoset” kur SHlK0N ekrαnin

Një grua ka marrë një mësim të dhi mbshëm pasi i la në dorë telefonin djaloshit të saj 2-vjeçar.

I vogli e mori në dorë atë dhe nisi ta përdorë pa mbikëqyrje duke e kyçur kështu për 48 vite, përafërsisht 5 dekada. 

Ai e hapi për të parë një video në YouTube dhe do të mund ta përfundojë kur të jetë 50 vjeç.

Mamaja e re nga Shanghai ia dha telefonin të voglit të saj në mënyrë që të shikonte video edukative.

Kur e mori pas 5 minutash ajo pa se ai i kishte futur disa herë rresht kodin gabim dhe e kishte kyçur kështu për 25 milion minuta.

Pasi e dërgoi telefonin tek një ekspert, ai i tha se zgjidhja e vetme ishte të formatonte sistemin nga e para. 

U deklarua fajtor për shitje droge/ Shqiptari i shpëton bùrgut në Britani me arsyen që nuk do ta besoni

Një 27-vjeçar shqiptar ka shmangur burgimin në Britaninë e Madhe, megjithëse pranoi përfshirjen në shpërndarjen e kokainës dhe posedimin e një dokumenti udhëtimi me identitet të rremë.

Urim Morina u dënua me dy vjet e katër muaj burg, por gjyqtari James Bromige vendosi që dënimi të pezullohej për një periudhë trevjeçare. Në vendimin për të mos e dërguar menjëherë pas hekurave janë marrë në konsideratë rrethanat e tij familjare, ndërsa është përmendur edhe situata e mbipopullimit të burgjeve.

Sipas mediave britanike, Morina kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur një dokument udhëtimi me një emër tjetër. Në gjykatë u tha se ai ishte dërguar nga babai i tij në Britani me shpresën se do të mund të ndërtonte një jetë më të mirë.

27-vjeçari përfundoi nën hetim pasi policia kontrolloi banesën e tij në muajin mars, në kuadër të një hetimi që lidhej me një grup të përfshirë në trafikun e drogës.

Gjatë operacionit nuk u gjetën lëndë narkotike në shtëpi, por oficerët sekuestruan rreth 700 paund dhe një telefon celular. Të dhënat e gjetura në pajisje, sipas hetuesve, tregonin se Morina ishte përfshirë në furnizimin me kokainë për një periudhë që shtrihej në rreth 18 muaj. Autoritetet gjetën gjithashtu një dokument udhëtimi të lëshuar në një identitet tjetër.

Një element që ndikoi në vendimin për pezullimin e dënimit ishte situata shëndetësore e partneres së 27-vjeçarit. Gjykata dëgjoi se ajo përballet me depresion dhe dhimbje kronike dhe se Morina luan një rol të rëndësishëm në përkujdesjen ndaj saj dhe familjes. Ai merret me gatimin dhe punët e shtëpisë, si dhe e shoqëron partneren gjatë vizitave mjekësore.

Mbrojtja argumentoi gjithashtu se Morina nuk kishte dënime të mëparshme dhe se gjatë qëndrimit në Britani kishte përfunduar disa kualifikime arsimore dhe profesionale.

Gjyqtari vlerësoi se, përveç hyrjes së paligjshme në vend dhe veprave për të cilat u deklarua fajtor në këtë çështje, i riu kishte treguar aftësi për të punuar dhe për t’u integruar.

Në përfundim, Morina nuk u dërgua në burg, por u urdhërua të kryejë 175 orë punë të papaguar dhe 25 ditë rehabilitimi, ndërsa dënimi i tij me burg do të mbetet i pezulluar për tre vjet.

Duke komentuar çështjen, Ministria britanike e Drejtësisë theksoi se vendimet për dënimet janë kompetencë e gjyqtarëve të pavarur, ndërsa nënvizoi se burgimi do të vazhdojë të përdoret për autorët që konsiderohen të rrezikshëm.

Zvicerianet ç menden pas mes.hkujυe shqiρtarë, shifrat befasυese të mαrtesαυe

Statistikat tregojnë se dy nga pesë zviceranë kanë partnerë të huaj. Martesat dykombëshe janë rezultat i ndryshimeve politike,

ekonomìke dhe sociale, ku kanë ndikuar edhe rritja e dixhitalizimit dhe komunikimet e thjeshta, 

Me rritjen e globalizimit po rriten edhe martesat dykombëshe në Zvicër. Në vitet 80’ përqindja e martesave mes zviceranëve dhe zviceraneve ka qenë 70 %, kurse kjo shifër ka rënë në 48 %.

Martesat binacionale lidhen më shpesh në qytetet e mëdha, sesa në zonat rurale, për shkak se të huajt më shumë kanë tendencë të vendosen nëpër qendra më të mëdha sesa në fshatra.

Martesat dykombëshe janë rritur dukshëm në 15 vitet e fundit. Shkalla e divorcit në Zvicër ka pasur ngritje të madhe që nga viti 2000.

Statistikat tregojnë se divorcet janë në masë përafërsisht të njëjtë si në mes zviceranëve, ashtu edhe me të huaj.

“Blick” jep edhe disa shembuj me rrëfime mbi martesat në mes zviceraneve dhe të huajve.

Ndërkohë, sipas statistikave, femrat zvicerane preferojnë më shumë meshkujt italianë, kurse preferenca për shqiptarët është në vendin e dytë, ndërsa me serbo-malazezët në vendin e tretë.

Pastaj vijnë martesat me meshkuj nga Maqedonia, Kroacia, Gjermania, Tunizia, Maroku, Turqia dhe Franca.

Ndërkohë, meshkujt zviceranë preferojnë më së shumti martesat me femrat nga Gjermania, duke u pasuar nga femrat nga Kroacia, Shqipëria, Serbia-Mali i Zi, Maqedonia, Brazili, Tailanda, Maroku, Rusia dhe Ukraina.

25 mijë euro vetëm pishina/ Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën Belinda Ballukut. Heshtin “AteIier 4” dhe “Green Coast”

Pishinë “infinity” me pamje nga deti, hidromasazh i konceptuar sipas një hoteli në Santorini, dru “teak” për një atmosferë “si në jaht”, palestër, sauna dhe banjo turke.

Vila 188/1 në “Green Coast”, e cila në komunikimet e administruara nga SPAK identifikohet edhe si “Vila 2” dhe që Prokuroria e Posaçme, bazuar në provat e dosjes hetimore, ia atribuon si pasuri faktike Belinda Ballukut.

Në një prej emaileve të administruara nga SPAK, arkitekti Alban Efthimiu i dërgon Ballukut në adresën e saj personale një variant të rishikuar të projektit, duke diskutuar edhe detaje të luksit të vilës.Por, përtej projektit, materialeve dhe kostove, një pyetje mbetet thelbësore: kujt i përkiste në të vërtetë Vila 188/1?

Top Channel kontaktoi arkitektin Alban Efthimiu për të marrë një qëndrim mbi emailet e shkëmbyera me Belinda Ballukun, të cilat janë pjesë e dosjes së SPAK dhe rolin e tij në projekt. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër:

“Përshëndetje! Më vjen keq, por jam i rezervuar gjithmonë. Me respekt.”

Edhe nga “Green Coast”, përmes Balfin Grup, ku Top Channel kërkoi informacion mbi këtë çështje, nuk erdhi një përgjigje konkrete se kush ishte klienti, siç i referoheshin kompania ndërtuese dhe studioja Atellier 4 në emailet e dosjes së SPAK.

Kompania deklaroi për Top Channel se nuk mund të komentojë një çështje nën hetim, edhe pse në dokumentet e publikuara nga dosja e SPAK, Efthimiu i është drejtuar direkt Ballukut për arredimin e vilës.

“Green Coast nuk mund të komentojë mbi një çështje që aktualisht është nën hetim. Kompania ka vepruar gjithnjë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe mbetet e hapur dhe e gatshme të bashkëpunojë me çdo institucion publik kompetent…”, deklaroi kompania.

Ndërkohë, në dosjen hetimore të SPAK, emri i Ballukut shfaqet në disa prej komunikimeve për vilën. Në një tjetër dokument, për punimet e pishinës, gjendet shënimi “PISHINA ARBER ABAZI (DHERMI) + BELINDA”, me një vlerë prej 25 mijë eurosh.

SPAK vlerëson se këto të dhëna, të marra së bashku me provat e tjera të administruara gjatë hetimit, mbështesin dyshimin se vila ishte pasuri faktike e Belinda Ballukut, ndërsa dokumentacioni i pronësisë ishte krijuar në emër të Igli Tares.

Më 9 shtator, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestros preventive mbi këtë pasuri.

Ndërkohë, edhe pse është shtuar akuza për korrupsion, SPAK nuk ka ende një vendimmarrje nëse do t’i drejtohet ose jo Parlamentit për të autorizuar një masë të re sigurimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pas publikimit të fakteve të reja, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK për standard të dyfishtë, sepse u kërkua autorizim për arrestim kur akuza ishte për shkelje të barazisë në tendera dhe nuk po kërkon një masë të re në rrethanat e tanishme të akuzës për korrupsion.

Ergys Agasi mbahet në qelitë e Bradasheshit, SPAK dhe agjentët e BKH-së bëjnë kontroll blic dhe kapin pije alkooIike e pajisje interneti

Struktura të Prokurorisë së Posaçme dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle të paparalajmëruara në qelitë e paraburgimit të Bradasheshit dhe kanë zbuluar atje pije alkoolike e pajisje për shpërndarje interneti.

Në këto qeli, ndodhet i arrestuar edhe biznesmeni kontravers Ergys Agasi, i cili u ndalua pak javë më parë në qytetin e Durrësit, pas më shumë se 8 muajsh në kërkim.

Megjithatë, për kontrollet dhe ato që janë gjetur në qelitë e paraburgimit, nuk ka ende një njoftim zyrtar nëse i përkasin Ergys Agasit apo personave të tjerë që ndodhen të akomoduar në IEVP Bradashesh.

Deri tani, e konfirmuar është se janë gjetur pije alkoolike dhe pajisje për shpërndarjen e internetit, të fshehura në kuzhinën e institucionit. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë marrë për ekspertim, për të parë se kujt i përkasin.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje, të biznesmenit Gerond Meçe.

Ergys Agasi është një nga figurat që prej kohësh ka gjetur “strehë” në politikë, veçanërisht te Partia Socialiste, duke mbajtur pozita të rëndësishme.

Një prej pozitat më të rëndësishme që Agasi ka mbajtur është ajo si kreu i Inspektoriatit të Mjedisit, një detyrë që i dha mundësinë të jetë afër qeverisë dhe të ndikojë në shumë aspekte të administratës publike. Sukseset e tij në karrierën politike janë gjithashtu të lidhura ngushtë me faktin se ai është djali i Bardhyl Agasit, një ish-deputeti socialist, gjë që i hapi shumë dyer në kupolën e Partisë Socialiste veçanërisht në Durrës.

Incident në avionin ku po udhëtonte Edi Rama, momenti kur kryemìnistri “dorëzon” te policia italiane shqiptarin që e fyeu (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama udhëtoi këtë të hënë drejt Italisë ku dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Napoli.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri do të vizitojë edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin “L’Orientale” si dhe Universitetin “Parthenope”, ku do të marrë pjesë në pritjen me temë  “Napoli, një urë miqësie, bashkëpunimi dhe zhvillimi mes Italisë dhe Shqipërisë”.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite ai së bashku me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaron, do të zhvillojnë dhe një takim me rektorët e universiteteve të Napolit, për të folur lidhur me mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sa i përket fushës së arsimit.

E përpos axhendës së kreut të qeverisë në tokën fqinje, një video është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ku pretendohet se udhëtimi i kryeministrit drejt Napolit ka pasur një incident.

Shkak është bërë një shtetas shqiptar i cili po ashtu sipas asaj që JOQ pretendon, referuar kështu dëshmitarëve që ishin udhëtarë në këtë fluturim, thuhet se ai e ka sharë kryeministrin me një fjalorth rëndë, dhe si rrjedhojë ky i fundit ka lajmëruar oficerët italianë.

“Të q***a robt, o Edi Rama”, kështu mësohet ta ketë ofenduar shqiptari kryeministrin Rama. Ndërkohë siç shihet dhe në video kryeministri ka përfunduar duke e dorëzuar vetë këtë shtetas në duart e karabinierëve.

VIDEO

“U çova nga divani dhe…”, Bledi Strakosha rrëfen betejën me hemorragjinë cerebraIe: Tani e konsideroj një jetë të dytë

Një dhimbje koke e fortë, një moment i papritur dhe një situatë që mund t’i ndryshonte gjithçka. Kështu nisi një nga sfidat më të vështira shëndetësore për moderatorin e njohur Bledi Strakosha, i cili pak ditë më parë u përball me një hemorragji cerebrale dhe qëndroi për 12 ditë i shtruar në spital.

Për të rrëfyer këtë eksperiencë të vështirë dhe momentet që përjetoi, Strakosha ishte i ftuar në emisionin “Rudina”. Ai ndau të gjithë rrugëtimin e tij, nga momenti kur iu shfaqën simptomat e para, deri te diagnostikimi dhe ndërhyrja kirurgjikale.

Sipas moderatorit, gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe ishte një përvojë tronditëse. Megjithatë, sot ai e konsideron veten me fat dhe e sheh këtë ngjarje si një mundësi për ta parë jetën ndryshe.

“Tani e konsideroj një jetë të dytë.”

Strakosha tregoi se një dhimbje e pazakontë koke e alarmoi pak para mesnatës kur ndodhej i vetëm në shtëpi.

“Ishte një moment shumë ters sepse ishte 29 gusht, pra fundi i gushtit dhe fundjavë, ku të gjithë kishin rendur për të bërë ato pushimet e fundit. Unë ndërkohë atë fundjavë nuk e di pse e ndjeva se duhej të qëndroja në shtëpi dhe të qetësohesha.

Rreth orës 11 e gjysmë të natës bëj një ngritje nga divani për të shkuar në kuzhinë për të gatuar diçka, por duke qenë se jam pak impulsiv si natyrë dhe, më thënë të drejtën, lëvizjet i kam më të shpejta seç duhet dhe, sa ngrihem nga divani, më fillon një dhimbje koke si therje, fillimisht në ballë, pastaj vazhdoi në të gjithë kokën deri në fund të qafës.

Dhe se kisha provuar ndonjëherë atë lloj dhimbje ishte aq e fortë sa më vonë, kur ia përshkrova sime motre, i thashë: më vinte të vrisja veten vetëm që të shpëtoja nga ajo dhimbje koke, aq e tmerrshme ishte.”

Pas telefonatës me urgjencën, Strakosha tregon se mjekët mbërritën në shtëpi dhe i kryen disa matje, por në atë moment situata nuk u vlerësua si një rast që kërkonte shërbim spitalor. Të nesërmen, megjithatë, ai vendosi të shkonte në urgjencë dhe nga ekzaminimet u zbulua se bëhej fjalë për një hemorragji cerebrale.

“Në fillim nuk iu vu një emër. Në telefon nga urgjenca më thanë se kishte rënë dhe një virozë që jepte dhimbje koke shumë të fortë, por unë ndihesha shumë okej dhe tensionin nuk e kisha dhe aq të lartë, 15 me 10. Shkova në urgjencë dhe më bënë analizën e gjakut fillimisht dhe më pas kemi bërë skaner me kontrast që ishte i domosdoshëm për këtë diagnostikim. Pasi më bëjnë skanerin, shoh portretet e tre djemve të rinj që ishin vrenjtur dhe, pasi më thanë ‘mos lëviz fare’, erdhën, më morën me karrige. Ishte një venë e fryrë që dhe mbase kishte shpërthyer, nuk mi dhanë këto informacione.”

Pas operacionit të kushtueshëm që u krye në kokë, Strakosha shprehet mirënjohës ndaj mjekëve që arritën t’i shpëtonin jetën. Për të, kjo përvojë ka sjellë edhe një reflektim të fortë mbi jetën dhe fatin e atyre që përballen me të njëjtën situatë.

“Ndihem me shumë fat dhe më vjen shumë keq për ata që nuk ia dalin dot sepse përqindja e personave që nuk ia dalin, sepse përqindja është shumë e vogël e atyre që ia dalin, por edhe personat që ia dalin kanë pasoja të mëvonshme dhe kjo është një fatkeqësi edhe më e madhe. Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht.”

Pikërisht për këtë arsye, moderatori ka zgjedhur ta ndajë publikisht historinë e tij. Ai thotë se dëshiron që përvoja personale të shërbejë si një mesazh ndërgjegjësues për të gjithë ata që kanë tendencën të neglizhojnë shenjat e pazakonta që shfaq organizmi.

“Është gjithmonë ideja se do të të kalojë duke pirë një paracetamol, por asnjëherë nuk i marrim seriozisht disa simptoma që na shfaqen, që janë të pazakonta. I neglizhojmë, pasi kemi dhe frikë ndonjëherë dhe kjo mund të na çojë drejt humbjes së jetës. Edhe unë kam shkuar i nxitur prej sime motre.”

Ai pohoi se tashmë do të fillojë të ketë një jetë më të shëndetshme duke shmangur edhe konsumimin e duhanit, për të cilin tha se do e ketë shumë të vështirë pasi është duhanpirës që prej moshës 18 vjeçare.

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 15 Shtator 2026

Dashi
Do jeni mjaft sensuale gjate gjithë kësaj dite dhe partneri do ju dashuroje me më shume pasion. Do kaloni çaste te mrekullueshme me te dhe do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e njohin prej vitesh, por qe nuk e kane pare kurrë me atë sy. Me financat do dini si te silleni dhe gjendja do jete goxha e mire.

Demi
Dite gjithë kohës e mbrojtur kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk pritet asnjë lloj debati apo mosmarrëveshje. Beqaret gjithashtu do ndihen te lire te bëjnë atë qe duan. Shfrytëzoni çdo mundësi qe do iu jepet për takime sepse rralle vijnë momente te tilla. Sektori i financave do mbetet delikat. Mos kryeni shpenzime te mëdha sepse mund te mbeteni pa para me pas.

Binjaket
Çdo gjë do ece me se miri gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do ndani çdo ide me partnerin tuaj dhe do i lini pas mosmarrëveshjet e se shkuarës. Beqaret do ndihen gati te hedhin hapa me tej me një person qe ka kohe qe iu qëndron pranë. Financat nuk do jene aspak te këqija. Do dini si t’i menaxhoni ato dhe madje mund te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Gaforrja
Do e adhuroni atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë çast prej tij. Orët e mbrëmjes do jene me emocionueset. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë propozim interesant. Beni atë qe ndjeni pa menduar për te ardhmen. Me shpenzimet mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm qe te mundeni qe te mos keni vështirësi.

Luani
Planetët do jene gjithë kohës ne krahun tuaj sot dhe do ua bëjnë ditën me te bukur se kurrë. Do jeni ne një mendje me atë qe keni ne krah dhe nuk pritet te ndonjë as mosmarrëveshja me e vogël. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos bëjnë gabime. Për financat do jeni te matur dhe te kujdesshëm. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Virgjeresha
Marrëdhënia juaj ne çift do jete shume e mire sot. Do i lini pas te gjitha problemet e se shkuarës dhe do shihni vetëm drejt se ardhmes. Beqaret do ndihen shume te turbullt dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin me pare. Gjendja e financave do ketë përmirësime te konsiderueshme. Do ndiheni mire kur te kryeni edhe ndonjë investim qe keni menduar prej kohesh.

Peshorja
Do dini si ta rregulloni sot marrëdhënien ne çift dhe si ta afroni me shume partnerin tuaj. “Formulat” qe do zbatoni do japin rezultatet e shumëpritura. Beqaret do kenë një dite mjaft romantike. Do afrohen me personin qe kane kohe qe shkëmbejnë shikime dhe emocionet do jene te forta. Ne planin financiar nuk do jeni aspak realiste dhe mund te kryeni shpenzimet te konsiderueshme.

Akrepi
Fale ndikimit pozitiv te yjeve, sot do ndiheni mire pranë personit qe keni ne krah. Do i sqaroni menjëherë problemet qe keni pasur dhe do tregoheni me tolerante. Beqaret do ndihen te kënaqur me disa takime qe do realizojnë dhe mund te hedhin shume shpejt hapa. Me financat nuk duhet ne asnjë mënyrë te luani sepse gjendja mund te përkeqësohet tej mase.

Shigjetari
Mos kërkoni gjer te pamundura gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse ne një moment situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe do i neglizhojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Jupiteri do jete planeti qe do ua mbroje ne çdo moment te ardhurat. Do kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe do ndiheni te qete.

Bricjapi
Ka rrezik qe sot te ndodhin gjera negative ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ndiheni mire pranë personit te zemrës dhe do doni te qëndroni larg tij. Beqaret ka shume gjase te njihen mire me një koleg pune. Gjithçka do ndryshoje shpejt ne jetën e tyre. Nëse gjendja financiare është e qëndrueshme përfitoni për te hequr disa para mënjanë sepse do ju duhen.

Ujori
Perspektivat do jene shume te mira për sektorin ndjenjave sot. Do i shprehni pa pushim ato dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë një takim te veçante dhe do ndihen mire pranë atij personi. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato dhe sa shpenzime do kryeni. Po u treguat te logjikshëm gjithçka do ece për mrekulli.

Peshqit
Sot do merrni vendime te rëndësishme juve qe jeni ne një lidhje dhe e ardhmja do jete e shkëlqyer. Beqaret do mundohen paksa, por ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer prej disa muajsh. Gjendja e financave do mbetet e paqëndrueshme. Kujdes me çdo shpenzim sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.