VIDEO/ “Marrim vetëm 140 mijë lekë në muaj, tani rrezikojmë të mbetemi në rrugë”- Babai i verbër i 15-vjeçarit të gjobitur me 5 milionë lekë: Duhet vetëm të ikë Rama dhe normalìzohet çdo gjë

Νjë gjobë prej 5 milionë lekësh dhe ndalimi në komisariat për një 15-vjeçar që dyshohet se ka bllokuar rrugën ishte një tjetër rast që u bë publik në protestën e sotme në News24. Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë histori është shënimi që adoleshenti ka lënë në fletën e gjobës: “Babin e kam të verbër dhe se nuk ka mundësi të paguajë”.

Babai i të miturit, i cili është i verbër, ka rrëfyer për News24 vështirësitë ekonomike me të cilat përballet familja. Ai thotë se jetojnë me vetëm 140 mijë lekë të ardhura në muaj, ndërsa paguajnë edhe qiranë e banesës.

Sipas tij, djali ka nevoja të veçanta në procesin mësimor, pasi ndjek shkollën me mësues ndihmës, ndërsa pretendon se gjatë ndalimit nuk i është vënë në dispozicion as psikolog.

“Dihet që është arrestim i paligjshëm. Djali është me mësues-ndihmës dhe nuk kupton gjobat që vendosen.

Ka marrë gjobën 5 milionë lekë. Edhe e kanë arrestuar, edhe gjobë i kanë vendosur. As psikolog nuk ka pasur djali. Ne 140 mijë lekë në muaj marrim, për qiranë nuk dalin. Tani mund të ngelem jashtë, se nuk paguaj dot qiranë. 5 mln lekë është gjoba.

Djali ka lënë shënim: “Nuk jam dakord, babi është i verbër, nuk kemi të ardhura”. Këto i bien të dobëtit dhe qeveritarët pasurohen. Duhet që vetëm të ikë Rama, e normalizohet çdo gjë.”