VIDEO/ Zgjidhet triΙΙeri i zhdùkjes të të moshuarës shqiptare në Greqi! Mediat greke: U υ* ra nga prifti i fshatit dhe dy çekë

Dëshmi të reja mësohen për zhdukjen thriller të një të moshuare në Alikianos të Chanias në vitin 2022. Rasti u zbardh nga Aggeliki Nikolouli, ndërsa sot pas gati dy vitesh prifti i fshatit është i dyshuari kryesor për vdekjen 75-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur

Të stuhishme janë zhvillimet në lidhje me zhdukjen triller të 75-vjeçarit Chaoussi Saniko, në shtator të vitit 2022, në Alikianos të Chanias, pasi ndaj priftit të fshatit u ngrit një akuzë për vrasje, ndërsa dy të huajt me kombësi çeke dyshohet se janë akuzuar si bashkëpunëtorë.

Komuniteti lokal është tronditur

Ishte data 23 shtator 2022, kur 75-vjeçarja Saniko, nënë me 7 fëmijë, por edhe gjyshe me 19 nipër e mbesa, u pa për herë të fundit duke ecur në rrugët e ngushta të fshatit Alikianos.

Sipas shkresave të lëndës, dyshohet se gruaja është goditur nga makina e priftit teksa po kalonte rrugën për në shtëpinë e djalit të saj. Më 22 mars 2022, prifti duke folur me Evangelia Marinaki dhe në emisionin “Drita në tunel” me Angeliki Nikolouli, pohoi se nuk e njeh 75-vjeçaren.

Bashkëpunëtorët e priftit ishin dy çekë, baba e bir, të cilët në atë kohë po kryenin punë në varrezat e fshatit dhe tentuan të mbulonin aksidentin, duke zhdukur gjurmët, si dhe trupin e 75-vjeçares.

Zhdukja e gruas

Gruaja u zhduk, pa asnjë shenjë jete nga ajo, askush nuk u gjend që mund ta kishte parë. Për 75-vjeçaren ishte aktivizuar edhe ‘alarmi i argjendtë’.

Familjarët dhe miqtë e gruas fatkeqe nuk mund ta besonin atë që kishte ndodhur, sesi e moshuara u zhduk duke ecur në rrugët kryesore të fshatit. Pavarësisht gjithçkaje, ata po i bënin presion autoriteteve për të nisur hetimet. Prifti dhe dy çekët u vunë në shënjestër që në fillim të hetimit, por nuk kishte prova të forta të fajësimit.

Është vetëm çështje kohe që famullitari i Qarkut, i cili ka marrë edhe titullin kryekomisar i rrethit të 5-të të Mitropolisë, do të jetë përpara organeve hetimore, pasi është hetuar për vrasje me dashje në një gjendje shpirtërore të qetë./Mega Tv/

Policia çon në prokurori Dilaverin, protestuesin e veçantë të kryeqytetit! I hodhi kos Fredi Belerit

Policia e Tiranës ka dërguar në prokurori protestuesin Dilaver Nelaj, i cili në shenjë proteste, i hodhi kos dhe vezë eurodeputetit të Greqisë Fredi Beleri.

Dilaver Nelaj është një personazh i njohur për Tiranën, për shfaqjet e tij të veçanta teksa proteston i vetëm.

Edhe ditën e djeshme, në shenjë revolte ndaj Belerit, një politikan i lidhur me qarqet ekstremiste të Greqisë dhe i dënuar tre herë me vendim të formës së prerë, një herë nga gjykata e Athinës, Nelaj zgjodhi të shprehë revoltën në mënyrën e tij unike.

Ai u ndalua sot nga policia, pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, dhe tashmë do të përballet me akuzat duke u hetuar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Dikur e quanin “Perandori”, ylli i Interit në gjendje të “mjerűeshme” shfaqet i zbathur duke luajtur domino rrugëve të favelas

Një seri videosh të shpërndara në TikTok tregojnë se çfarë ka ndodhur Adriano dhe çfarë bën sot futbollisti që dikur konsiderohej ylli i ekipit italian të Interit dhe i kombëtares së Brazilit.

Dhe është vërtet tronditëse ta shohësh atë në atë mënyrë. Ai shfaqet zbathur në rrugë. Më pas i shtrirë në trotuar. Ai ngrihet nga një karrige plastike në mënyrë të paqëndrueshme. Në dorën e djathtë ka një gotë birrë dhe një cigare mes gishtave, në tjetrën një smartphone të lidhur në një prizë të improvizuar.

Ai qesh, provon disa hapa kërcimi mbi asfaltin e konsumuar e të arnuar, mërmërit diçka, nuk e vë re që pajisja elektronike rrëshqet në asfalt. Dhe ai qesh përsëri, shumë.

Qëndrimi i tij tregon një gjendje jo dhe aq të mirë, ish-sulmuesi i Interit dhe Brazilit është me sa duket i lumtur, i relaksuar, i qetë në rrugët e favelave ku u kthye. Numri 9 në shpinë, talenti, fuqia në gjuajtje, fiziku; kishte gjithçka, nga fama te milionat.

Dhe ai do të kishte mbledhur akoma më shumë famë dhe lavdi nëse do ta kishte mbajtur kokën drejt, siç thotë një shprehje. E quanin perandor, por nga lavditë e kohës në të cilën ai bëri botën të dridhej me lojën e tij, ka mbetur shumë pak nga mbretëria.

Në një sekuencë tjetër, Adriano ka në dorë disa gurë shumë të ngjashme me dominotë. Ai po luan në një tabelë të vendosur në një fuçi. Ata që e rrethojnë e bëjnë shaka, e provokojnë që më në fund të bëjë lëvizjen e tij. Ai luan së bashku dhe merr pjesë me vëmendje, duke ndjekur sekuencën dhe evolucionin e lojës. Fillon një diskutim edhe me kundërshtarin dhe bashkëbiseduesin, por toni është miqësor. Pastaj e kupton se ka fituar dhe shkon të përqafojë një mik që është afër.

Nuk ka ndryshim skene, sfondi është gjithmonë i njëjtën një trotuar i ngushtë, një mur për t’u mbështetur, gota plastike plot me pije të vendosura në tokë, një grup miqsh,të njohurish të mbledhur për të bërë shaka, veshje të thjeshta. Pantallona të shkurtra të zeza poshtë belit, një bluzë me mëngë të shkurtra e së njëjtës ngjyrë që maskon disi volumin e barkut.

Në fund të fundit, mbase kjo është jeta që ai shijon më tepër.

“Ma bëre shpirtin copa…”, moderatorja Jonida Vokshi hùmb njeriun e zemrës

Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi pak minuta me parë ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit.

Pas gjendjes të rëndë shëndetësoren babai i saj ka ndërruar jetë.

“Ma bërë shpirtin copë o ba, do të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do takohemi serisht” ishin fjalët prekëse të Jonidës.

Ajo më herët kishte ndarë fotografi nga spitali, teksa i qëndronte pranë babait të sëmurë.

Postimi i Jonida Vokshit

V r/@sja MlSTERl0ZE e 13-vje/ çares në Itali, zbuIohet VIDEO ku adoIeshentja dh/ű nohej BA RBARlSHT nga i dashùri!

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila në Itali vazhdon te mbetet misterioze dhe dyshuese. Edhe pse u tha se ajo u vetëhodh nga kati i 7 ku jetonte, familjarët e saj pretendojnë se e kanë vrarë.

Motra e Aurorës është e bindur se motrën e saj e ka vrarë i dashuri i saj M.S, 15 vjeç i cili është nën hetim për vrasje me dashje.

Së fundmi mediat e huaja shkruajnë se në duart e hetuesit tashmë ndodhet një video, ku tregon se si 15-vjeçari godet dhe dhunon 13-vjeçaren në një stacion autobusi.

Vajza është shpëtuar nga duart e 15-vjeçarit, pasi kanë ndërhyrë disa bashkëmoshatarë. Gjithashtu, hetuesit kanë arritur të zbardhin pjesërisht dinamikën e lëvizjeve të vajzës ditën e ngjarjes, para se të humbte jetën.

Sipas mediave italiane, 15-vjeçari ishte shumë xheloz dhe ndaj shpërthente ndaj vajzës në dhunë.

Pas incidentit, M.S. kishte shkuar në një lokal aty pranë, ku kishte thirrur shërbimet e emergjencës duke pretenduar se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Motra e Aurorës është e vendosur të vazhdojë të luftojë për të drejtat e motrës së saj dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet.

Ndërsa për La Stampa motra deklaroi se një herë ish-i dashuri  M.S., shkoi në shkollë dhe në shtëpinë e tyre për ta takuar, edhe pa qenë i ftuar ku i ka rrëmbyer celularin nga xhelozia dhe tregon edhe për një shuplakë.

Modelja shqiptare pjesë e “0nIy Fans” shfàqet jos/hëse në stadium (FOTO+VIDEO)

Melisa M, kështu njihet ajo në rrjetet sociale, aty ku numëron mbi 3.1 milionë ndjekës në “Instagram”.

Modelja, e cila e prezanton veten si gjysmë shqiptare dhe gjysmë boshnjake, është gjithashtu pjesë edhe në platformën me pullë të kuqe, “OnlyFans”.

Ndërkohë ajo njihet edhe si tifoze e flaktë e Real Madridit. Melisa, madje ishte të shtunën në stadiumin “Santiago Bernabeu”, teksa asistoi nga afër në disfatën 0-4 që skuadra e saj pësoi kundër Barcelonës. Melisa u shfaq në tribunë me fanellën e Mbapesë, si gjithnjë shumë seksi, ndonëse nuk mundi që t’i sillte fat ekipit të zemrës.

Bùrri e mb/yti në sy të dy fëmijëve të mitur, rrëfehet nëna e vik/timës dhe tregon telefonatën e fundit me Eleonorën

E ëma e Eleonora Toçit, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi në krevat në banesën e tyre në Itali, ka rrëfyer si mori vesh lajmin tragjik.

Në një program televiziv Natasha Gjura ka rrëfyer se kanë qenë familjarët që i kanë treguar se “vajzën ua ka vrarë burri”, duke shtuar se kishin folur me vajzën disa orë para krimit të rëndë.

“Kemi dhimbje të madhe, shkoi në Itali për një jetë më të mirë, këtu nuk kishte kushte.
E morëm vesh kur erdhën njerëzit dhe na treguan ‘vajzën ua ka vrarë burri’. Ma ka treguar vëllai im dhe vëllezërit e burrit. Na e treguan njerëzit e burrit.

Nuk e kisha ndezur televizorin, se kisha punë. Edhe burri ishte në punë.
Në darkë u ulëm të shikonim lajmet, burri i vajzës së madhe na tha ‘të shikojmë filma’, ai e dinte.
Mbrëmjen e krimit kemi folur me vajzën, s;na tha që kishte probleme. Kemi folur me datën 3 tetor, po bënte darkën, kur erdhi burri e mbyllëm telefonin”, tha ajo.

”Të të màrrin ‘peng’ për një vend pune”/ Hysaj nxjerr bisedën: Do më gjesh 3 votues kudo ku jetojnë se ma kërkon puna

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një bisedë ku një person kërkon votues nga Diaspora pasi sipas saj ia kërkojnë në punë.

Postimi:

Të të marrin “peng” për një vend pune jo vetëm ty që punon por dhe gjysmën e farefisit, ndërkohë që vetë “naltëmadhnia” nuk ka lënë njeri të fisit të kabinetit pa bërë patronazhist.
E ju thoni pse protestojmë? A ndiheni të lirë kur monitoroheni nga mëngjesi në mbrëmje? A ndiheni të lirë teksa i’u vënë në pozita të vështira nga mëngjesi në mbrëmje në takoheni me një opozitar, apo një i tillë është pjesë e fisit tuaj?

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhysaj%2Fposts%2Fpfbid02bFSHJMXeCvXAqoTnMe7s2jitdSgkZ33qxQsScV6ajJjyho6Uek9v9qDH92EAbiCsl&show_text=true&width=500

Kur persekutimi social dhe ekonomik kalon te buka e gojës se fëmijës tënd, nënës e babës, farefisit e gjithë shoqërisë, ti zgjedh të nënshtrohesh nga ky regjim kontrollues, totalitar?
Zgjohuni sa nuk është VONË!

Mos lejoni që nevoja juaj t’ju cojë në nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe të drejtave tuaja. Nevoja për të mbijetuar është bërë e madhe, por nuk mund të shesësh shpirtin. Zgjohu sot se nesër s’do ketë më kthim pas.

Incidentet me Belerin, reagòn Ministria e Jashtme greke

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë pas incidentit të një dite më parë ku eurodeputeti, Fredi Beleri u sulmua me kos e vezë nga një protestues.

Selia e diplomacisë greke dënon ashpër këtë “sulm” dhe kërkon reagimin e autoriteteve shqiptare për të ruajtur sigurinë e anëtarëve të BE, të cilë duhet të trajtohen me respekt.

Dënojmë sulmet ndaj eurodeputetit grek Fredi Beleri gjatë vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tiranë për të monitoruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Autoritetet shqiptare duhet të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe lirinë e eurodeputetëve për të kryer pa pengesa detyrat e tyre.

Eurodeputetët përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së dhe duhet të trajtohen me respektin e duhur”, shkruhet në reagim.

FOTO/ S’pranuan të vishnin jeIekët e SHPËTIMIT se nuk realizonin dot “SELFIE” të bukura, mb/yten dy influenceret e njohura!

Dy influencues në Brazil e paguan shtrenjtë dashurinë e tyre për selfiet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dy influencuese janë mbytur pasi anija me të cilën po bënin shëtitje është fundosur.

Ato nuk patën mundësi të shpëtonin, pasi nuk kishin pranuar që të vishnin jelekët e shpëtimit, pasi nuk mund të tregonin ngjyrën e bukur që kishin marrë në trup nga rrezet e diellit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur një muaj më parë me rezultatet e hetimeve të shpallura pak 24 orë më parë.

Sipas policisë, 37-vjeçarja Aline Tamara Moreira de Amorim dhe 27-vjeçarja Beatriz Tavares da Silva Faria u gjetën të mbytur pas rrënojave të varkës në të cilën ndodheshin në zonën “Qafa e Djallit”.

“Disa nga njerëzit në varkë nuk donin të vishnin jelek shpëtimi sepse po bënin selfie. Ata thanë gjithashtu se jelekët e shpëtimit fshehin nxirjen e tyre”, tha shefi i policisë në qytetin e Sao Vincente.

Sipas operatorit të varkës, tragjedia ka ndodhur kur një dallgë ka goditur varkën më 29 shtator teksa po kthehej në breg.

Sipas tij, në bordin e varkës ndodheshin gjashtë influencues dhe ai, ndërsa kapaciteti i varkës ishte për pesë persona./Mirror