VIDEO/ Uzuni i dhuron fitores Granadës, gol vendimtar në Spànjë

Fantastik Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi i dhuroi fitoren Granadës ndaj Castellon. Uzuni mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në fund, për të dërguar kështu shifrat në 2-3.

Lojtari shqiptar po bën mirë në La Liga 2, teksa në 9 ndeshje ka realizuar 5 gola. Me interes priten të shihen paraqitjet e tij në vijim, me pritshmëritë që janë të mëdha.

Revolucion i jashtëzakonshëm/ CEO i Tesla, Elon Musk, zbùlon motorin e ri me ujë që do të shkatërrojë të gjithë industrinë e makinave!

Pas suksesit me makinënë elektrike ‘Tesla’, Elon Musk drejt një inovacioni të jashtzakonshëm. Shpikja e motorit me ujë. Ky inovacion duket se do t’i japë fund epokës së motorit me diegie me karburant.

Ja postimi i kompanisë Tesla:

Ne gërmojmë thellë në zbulimin befasues të CEO të Tesla, Elon Musk, i cili përfshin një motor revolucionar uji që ka potencialin të prishë të gjithë biznesin e makinave.

Tesla, tashmë një lider global në automjetet elektrike (EV), po e shtyn zarfin edhe më larg me këtë teknologji të re, e cila ka potencialin t’i bëjë të vjetëruar motorët me djegie tradicionale dhe madje edhe motorët elektrikë ekzistues.

A mund të jetë ky fundi për prodhuesit e njohur të automjeteve si Ford, General Motors, Toyota dhe BMW, të cilët kanë luftuar për të vazhduar me inovacionin e vazhdueshëm të Tesla-s?

Ndërsa konkurrentët si Rivian, Lucid Motors dhe madje edhe prodhuesit e vjetër luftojnë për të qëndruar konkurrues përballë përparimeve të Teslës, ky motor i ri uji mund të jetë ndryshimi i lojës që e çon Teslën milje përpara. Ne do të shikojmë se si funksionon kjo teknologji, ndikimi i saj mjedisor dhe çfarë nënkupton ajo për të ardhmen e transportit.

Me Tesla-n tashmë në krye të qëndrueshmërisë me automjetet e saj elektrike, zgjidhjet e energjisë diellore dhe sistemet e ruajtjes së energjisë, lëshimi i një motori me energji uji mund të jetë gozhda e fundit në arkivol për karburantet fosile dhe prodhuesit tradicionalë të automobilave.

Bashkohuni me ne ndërsa eksplorojmë pasojat e këtij zhvillimi të jashtëzakonshëm. Ne do të shikojmë se si mund të reagojnë konkurrentët si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe Honda, dhe nëse ata mund të inovojnë mjaft shpejt për të lulëzuar në një treg që mund të dominohet nga motori i ujit të Tesla-s.

Nga ndërprerja e mundshme e biznesit të naftës deri tek implikimet e tregut mbarëbotëror, ky film mbulon çdo aspekt të asaj që mund të jetë inovacioni më i rëndësishëm në teknologjinë e automobilave që nga lindja e motorit me djegie të brendshme.

Anila Hoxha zbùlon detajet: Si e shitën për 300 mijë euro vilën Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, e blenë 60 mijë dollarë

Me urdhër të SPAK, Ilir Meta është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa për Monika Kryemadhi është lëshuar masa e detyrimit me paraqitje.

Në dosjen e SPAK, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhet dhe vlera e një vile nga çifti Meta-Kryemadhi, e blerë për 60 mijë dollarë dhe e shitur për 300 mijë euro.

Sipas SPAK, në funksion të hetimit është bërë verifikimi i deklarimit të interesave private periodike/ vjetore të plotësuara dhe të dorëzuara pranë ILDKPKI-së nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ku rezulton se Monika Kryemadhi në dt. 29.03.2004 ka deklaruar:

-Adresa e banimit është “Rr. Durrësit”, prapa Doganës, Unaza e Re.

-Pasuri e paluajtshme 1200 m2 tokë arë dhe 200 m2 truall + 50 m2 ndërtesë, dhuruar nga i cili e ka përfituar me ligjin 7501.
-Apartament banimi 99.5 m2, pas. 7/135+8-103, pjesa takuese 25%, me privatizim vëllai

-Banesë me sipërfaqe 327 m2 me verande + lulishte, vlera 60 mijë USD, kredi, e porositur me kontratën 5353/945 datë 30 Tetor 2002.

-Gjendja e kredisë 52.420 USD

Në lidhje me pasurinë banesë me sipërfaqe 372 m2 me verande dhe lulishte me vlerë 60 mijë USD, u bë këqyrja e referencës së regjistrimit të saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastres dhe rezulton se në datën 30 Tetor 2002, midis Sipërmarrësit dhe Porositësit Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta është lidhur kontrata e porosisë. Vlera e kontratës së sipërmarrjes është 60.000 USD. Financimi i këtij apartamenti është bërë nëpërmjet një kredie, nëpërmjet të cilës Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë marrë kredi në vlerën 60 mije USD me shlyerje me 84 këste mujore prej 820,13 USD. Vila ka një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 327,6 m2.

Në deklaratën e interesave vjetore të vitit 2006 (dorëzuar në ILDKP në datën 30 Mars 2007), Ilir Meta ka deklaruar se e ka shitur vilën në fjalë për vlerën 300.000 Euro.

“Metën e ndoqën nga kufiri”, zëvendëssekretarja e PL- së zbulon detàjet: Videoja e arrestimit doli para se të…

Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka zbuloi detaje të reja në një emision televiziv foli në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Teksa dënoi aksionin e policisë së shtetit, Caka u shpreh se nëse ish presidenti do të kishte në makinën e tij dhe dy gardistët që ia ka caktuar ligji, bilanci i atij momenti do të ishte krejt tjetër dhe madje mund të ishin shkrepur armët apo të kishte dhe viktima.

“Ilir Meta ka dy vite që ka lënë presidencën. Të gjithë e dimë që ai nuk rri vetëm, por ruhet nga Gardistë. Meta nuk paraqiste rrezikshmëri. Policia ka një protokoll edhe të elementëve formalë, veshja, logot etj… Pa një uniformë, a mund ta dinte Ilir Meta që po kundërshtonte policinë e shtetit? Kush tha që nuk po kundërshtonte disa banditë që mund ta eliminonte. Edhe personi që e shoqëronte tha se u qetësuam kur pamë policinë e shtetit. Kur marrim vesh që këto janë veprime të orientuara politikisht nga një ministër anonim… Po sikur Meta të kishte Gardën, ka dy efektivë që nuk preferon t’i mbajë. E di kush do të ishte lajmi sot. Unë ju garantoj që Gardistët do të shkrepnin dhe armën”, tha zyrtarja e PL.

Sipas Cakës, i gjithë momenti i arrestimit është inskenuar, pasi Ilir Meta ka qenë në ndjekje që prej kufirit të Kosovës. Ajo shtoi se edhe videoja ka dalë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në Drejtorinë e Policisë me qëllimin e vetëm për të bërë show.

“E kanë ndjekur Metën që nga kufiri i Kosovës, nuk kanë qenë pa dijeni. E kanë zgjedhur vendin. Videoja ka dalë në media përpara se Meta të shkonte në drejtorinë e Policisë. Të gjitha këto gjëra ishin të sinkronizuara”, u shpreh ajo .

Tedi Blushi thirrje Kryeministrit Rama: Nëse Ilir Metës i ndòdh gjë në burg, përgjegjësia është e jotja

Sekekretari i Përgjithshëm i Partise se Lirise, Tedi Blushi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, se nëse Ilir Metës i ndodh gjë në burg përgjegjësia është e tij.

Blushi, në një konferencë për mediat u shpreh se “jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”.

“Kam një paralajmërim për Edi Ramën, nëse Ilir Metës i ndodh gjë brenda ambienteve ku është izoluar përgjegjësia do të jetë e tij personale. Jo vrimë miu, por as vrimë gjilpëre nuk do të gjejë”, tha Tedi Blushi.

Nderkohe qe me heret Blushi eshte shprehur s: “Janë kohë të jashtëzakonshëm për vendin. Akt i rëndë dhe terrorist i burgosjes së presidentit të PL-së, Ilir Meta.

Është fakt që narkoregjimi ka ndërmarrë një kasion jo vetëm për eliminim politik të drejtuesve kryesore të opozitës, siç është Meta dhe Berisha, por kanë patur edhe përpjekje për eliminmn fizik të presidentit të PL, për llogari të armiqve të kombit tonë.

Dihet se çfarë betejash ka bërë Meta për mbrojtjen e sovranitetit të Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës, për çështjen e detit ku është implikuar drejtpërsëdrejti edhe Lulzim Bashën, por edhe për llogari të mafies ndërkombëtare. Në asnjë fije floku nuk e implikon Metën, nuk ekziston asnjë fakt kundër tij për një shkelje.Qëllimi për të cilin është i arrestuar politik. Nuk ka asnjë provë, asnjë dëshmi që e implikon Metën në një shkelje sado minimale të ligjit. Janë dëshira të këtij regjimi që nëpërmjet hanxharëve në sistemin e drejtësisë kanë marrë përsipër të shkatërrojnë pluralizmin dhe t’i imponojnë vendit zgjidhje që nuk janë ligjore, por mbi të gjitha janë kriminale”.

E trishtë/ Ish konkurentja e Për’pùthen di agnostikohet me ka*n cer

Një lajm i trishtë vjen nga ish-konkurrentja e “Përputhen 40”, Stela Nikolli. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në “Ftesë në pesë” ajo ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer gjiri. Në këtë muaj që cilësohet si Tetori i Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, ish-konkurrentja ka dashur të tregojë rreth kësaj sëmundjeje dhe të flasë për forcën që çdo grua duhet të ketë për të përballuar sfidat në jetë.

“Them unë këtë sëmundje e kam marr si sfidë dhe duhet ta kaloj, jeta ka shumë sfida dhe unë duhet ta përballoj, mendoj se Zoti më ka zgjedhur mua ta përballoj dhe të tregojë që çdo gjë me dëshirën e mirë dhe anën mjeksore, po që me pozitivitetin dhe energjinë e duhur kalohet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Çdo gjë e di që do filloj kimioteparapi dhe ka efektet anësore, por mendoj se do e përballoj“, tha ajo.

Vajza 15-vjecare denencon mesùesin: Me ng acmoi ne autobuzin e shkolles

Një vajzë adoleshente e moshës 15-vjeçare ka bërë një denoncim në komisariatin e Policisë së Cërrikut, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj 48-vjeçar.


Në prani të psikologut dhe e shoqëruar nga prindërit, vajza ka pohuar se ngacmimi ka ndodhur në muajt prill-maj, gjatë kohës që udhëtonte me autobusin e shkollës.


Sipas vajzës që ka ngritur akuzat, mësuesi me inicialet K. J., e ka ngacmuar me fjalë në autobus. Mësuesi jepte mësim në shkollën e fshatit Kajan të Belshit.


Policia ka ndaluar mësuesin 48-vjeçar, teksa hetimet për dokumentimin e plotë të rastit janë duke vijuar.shkruan tva news

“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do merrem politikisht me procesin ndaj meje

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953.

Mamaja ime ka qenë mjeke, ka qenë dy mandate. Mamaja ime ka qenë në një zyrë me Valentina Leskajn. Mamaja ime ka qenë kryetare e grues së Tiranës.

Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blinte dot një shtëpi, biznese tjanë të gjitha të doikumentuara, edhe me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike, sepse ekipi i avokatëve e do merren seriozisht me këtë gjë, unë do merrem politikisht. Karma is a bitch. Monika kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shpoirtin, trupin për të qenë në duart e një grupi xhelat kriminal”, theksoi Kryemadhi.

Pas akuzave për tradhti, Kiara e bën këtë veprim ndaj Luizit

Një video që po qarkullon në rrjetë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve ku sipas tyre është Luizi duke biseduar me një vajzë nga Kosova.

Por sa janë të vërteta këtë e din këngëtari.

Ai ka vendosur të mos reagoi mbi këtë, por bashkëshortja e tij Kiara ka bërë një postim në ‘Instagram’.

Ajo ka treguar se emsionin e radhës do tí bashkohet edhe Luizi ku do të luhet në prani të tij në ‘Portokalli’