Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 19 Tetor 2024

Dashi

Më në fund do mund të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të përmirësuar këtë ditë. Pavarësisht një periudhe të mbushur me zhgënjime të shtrirë në çdo sektor, tashmë nuk do të vuani më.

Demi

Do të ndjeni një lodhje të madhe fizike dhe stres të akumuluar gjatë ditëve të fundit. Duhet të mundoheni që të përqendroheni më shumë sa i takon jetës sentimentale.

Binjakët

Do t’iu duhet të përballeni me një sërë ndryshimesh dhe angazhimesh të cilat do të prekin këtë të shtunë në çdo sektor. Mundohuni që të mos tregoheni shumë drastik, sa i takon vendimeve gjatë kësaj dite.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje duhet të shmangin mbylljen brenda vetes, për shkak të zhgënjimeve me të cilat janë përballur në fushën sentimentale. Yjet ju ftojnë që të kërkoni mbështetjen e gjithë personave që keni pranë.

Luani

Do të përjetoni një ditë aspak në ritmet e duhura, sidomos sa i takon pakënaqësive në fushën profesionale. Parashikohet një përmirësim i dukshëm i situatës në fushën sentimentale.

Virgjëresha

Do arrini që të korrni rezultate të kënaqshme gjatë gjithë kësaj dite. Do të përfshiheni nga një periudhë tejet e veçantë në të gjitha sektorët e jetës, duke përfituar në realizimin e objektivave që i keni vendosur vetes.

Peshorja

Do ta gjeni veten të përhumbur mes disa dyshimesh gjatë kësaj të shtune, sidomos sa i takon sferës profesionale. Projektet e fundit parashikohen jo të qëndrueshëm dhe të pasigurtë.

Akrepi

Do të mund të mbështeteni në ndikimin negativ të Marsit dhe Venusit, duke rigjetur qetësinë e humbur gjatë javëve të fundit. Do të gjeni një vendosmëri që ju ka munguar prej kohësh.

Shigjetari

Kjo e shtunë do të jetë e dominuar nga një ndikim mjaft pozitiv i yjeve, sidomos në sferën sentimentale. Mundësi të mira parashikohen edhe sa i takon fushës profesionale.

Bricjapi

Duhet të bëni durim gjatë kësaj dite, duke u munduar që të kapërceni një moment kritik në fushën profesionale, shkruan noa.al. Parashikohet që në vijim të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Ujori

Do të ndjeni nevojën që të qartësoheni dhe të vini rregull në jetën tuaj. Kjo gjë vlen për të gjithë sektorët e jetës, që nga puna e deri tek çështjet e zemrës.

Peshqit

Do të kaloni një ditë mjaft interesante sa i takon sferës profesionale. Mund të arrini që të zhbllokoni disa situata bashkëpunimi që kanë qenë pezull prej kohësh.

FOTO/ E mbuluar me TULLUMBACE në ρ jesët int* ime, Iva Aliko nuk i lë vend im agjinatës!

Iva Aliko është një nga vajzat më seksi të medias rozë.

Prej disa vitesh, modelja i është përkushtuar sportit, ndërsa në 2021-shin u shpall edhe kampione e Shqipërisë në “Body Fitness” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpeshherë ndan foto shumë provokuese me ndjekësit e saj.

Ditën e sotme, Iva “ka ngritur” temperaturat me një foto të publikuar në rrjetet sociale.

Ajo shfaqet topless, ndërsa pjesët intime i mbulon me disa tullumbace të zeza.

Kjo foto nuk lë shumë hapësirë për koment, ndaj ju ftojmë ta shihni vetë.

Lajm i mirë për kombëtaren, mjekët tregojnë se kur rikthehet Broja në fushë

Armando Broja është ende duke u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në fillim të këtij sezoni.

Sulmuesi shqiptar ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Evertonin që nga momenti kur ka firmosur kontratën për të qenë pjesë e skuadrës nga Liverpuli.

Mjekët e klubit kanë dhënë përgjigjen e tyre për datën kur do të mund të kthehet sërish në fushën e lojës Armando Broja.

Mësohet se lojtari 23-vjeçar do të jetë i gatshëm për trajnerin në datën 9 nëntor. Broja kthehet kështu përpara ndeshjeve të fundit të Kombëtares.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë nga Silvinjo, duke marrë përparasysh faktin se lojtari nuk është në formën e tij më të mirë fizike.

E gjithë Kuba mbetet pa energji elektrike! 10 milionë njerëz në terr, mbyllen të gjitha institucionet

Rrjeti kombëtar i energjisë elektrike i Kubës u ndërpre të premten pasi një nga termocentralet kryesore në ishull ndaloi së punuari, duke e lënë të gjithë vendin pa energji elektrike, tha ministria kubane e energjisë.

Më herët të premten, qeveria e udhëhequr nga komunistët mbylli shkollat ??dhe objektet e vogla industriale dhe dërgoi shumicën e nëpunësve civilë në shtëpi. Por termocentrali Antonio Guiteras, më i madhi dhe më efikasi në vend, ndaloi së punuari pak para mesditës, gjë që shkaktoi një dështim të plotë të rrjetit dhe la rreth 10 milionë njerëz pa energji elektrike, raporton Reuters.

“Nuk do të ketë pushim derisa të rikthehet energjia elektrike” shkroi presidenti kuban Miguel Diaz-Canel në “X”.

Ndërkohë, zyrtarët janë detyruar të anulojnë të gjitha shërbimet qeveritare që nuk janë jetike për vendin. Shkollat ??në të gjitha nivelet, përfshirë universitetet, mbeten të mbyllura deri të dielën. Qendrat rekreative dhe kulturore, si dhe klubet e natës janë mbyllur.

Qeveria njoftoi se vetëm punonjësit kryesorë të industrisë ushqimore dhe shëndetësore të shtetit duhet të paraqiten në punë të Premten.

Një “njohje” ndërkombëtare për Sali Berishën si kryetar i PD-së

Pas një izolimi të gjatë diplomatik ndërkombëtar, Sali Berisha merr një “njohje” ndërkombëtare si kryetar i PD-së.

Pas shpalljes non grata nga Uashingtoni dhe Londra, lajmi pozitiv për Berishën vjen nga Partitë Popullore Evropiane që e kanë njohur zyrtarisht si kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Përmes një letre drejtuar Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber i bën me dije që t’i nominojë kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.

“I nderuar President, në fillim të çdo legjislature të Parlamentit Evropian, përbërja e Asamblesë Politike të PPE-së rillogaritet në proporcion me numrin e anëtarëve të Parlamentit Evropian (neni 15 i Statutit të PPE).

Jeni të lutur të emëroni delegatët tuaj (dhe zëvendësuesit e tyre) në Asamblenë Politike të PPE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Në bashkëngjitje do të gjeni përbërjen e re e cila u miratua nga Asambleja Politike e 30 shtatorit dhe 1 tetorit 2024. Përbërja e re do të hyjë në fuqi që nga mbledhja e Asamblesë Politike në Maltë më 21-22 nëntor 2024”, thuhet mes të tjerash në këtë njoftim.

Një “njohje” ndërkombëtare për Sali

“Këta janë me miliona”, del video e ushtarëve që Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi

Qendra Ukrainase për Komunikime Strategjike ka publikuar një video që dyshohet se tregon ushtarë nga DPRK (Koreja e Veriut) duke marrë pajisje ushtarake ruse.

Sipas raportit, videoja është xhiruar “jo më shumë se 72 orë më parë” në një poligon stërvitor në fshatin Sergeyevka në Territorin Primorsky të Federatës Ruse.

Dy videot, të qarkulluara fillimisht nga blogerët ushtarakë pro-Kremlinit në Telegram dhe të marra nga gazeta investigative Agentstvo, tregojnë qindra burra që besohet se janë koreano-veriorë të cilët kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë.

“Ka miliona prej tyre”, dëgjohet një zë duke thënë në një nga videot në rusisht, që duket se po filmohet fshehurazi.

Sipas disa raportimeve të pakonfirmuara, flitet se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 12 mijë ushtarë në Rusi, të cilët më pas mund të transferohen për të luftuar në frontin e luftës në Ukrainë.

Videot u shfaqën në internet ndërsa shefi i NATO-s Mark Rutte u tha gazetarëve të premten se ai nuk mund të “konfirmonte raportet se koreano-veriorët janë aktivisht tani si ushtarë të përfshirë në luftë”.

Alarmi u dha ditë më parë nga Koreja e Veriut.

Policia kontrollon shkollat, nxënësve u gjen maska, thΐka dhe euro false

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit te nxënësit e shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri ka gjetur thikë, para të falsifikuar e maska.

Në njoftim, Policia ka thënë se aksioni u zhvillua të enjten u kontrolluan mbi 3400 nxënës.

“Gjatë kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Për paratë falsifikuese është iniciuar rast për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Vdes ish-këshilltari i afërt i Putinit, “ra nga shkallët dhe theu qafën”

I vdekur “pasi ka rënë nga shkallët në shtëpinë e tij dhe ka thyer qafën”, ky ishte fati i ish-komandantit të Shërbimit Federal të Migracionit të Rusisë, Konstantin Romodanovsky.

Ai vdiq “në rrethana shumë të çuditshme”, siç raportohet nga kanali telegram VChK-OP. Ai cilësohet si njeriu i Putinit dhe veteran i shërbimeve sekrete të Kremlinit, ndërsa është përfshirë në listën e “dhjetëra vdekjeve misterioze gjatë luftës në Ukrainë”.

Shkaktarët e mundshëm të vdekjes janë hepatiti C, problemet me zemrën, komplikimet nga diabeti, ndërsa një burim tjetër tha se “ndoshta vdekja e tij lidhet me dehjen dhe humbjen e ekuilibrit”.

 “Aksidente” të tilla u kanë ndodhur disa biznesmenëve të njohur dhe zyrtarëve të lartë të FSB-së, të cilët ishin të lidhur ngushtë me të ashtuquajturin grupi Shën Petersburg-Petrozavodsk.

Emigrantët e Gjadrit do të kthehen nesër në Itali. Reagon ashpër Meloni

12 emigrantët e jashtëligjshëm të sjellë në kampin e Gjadrit do të rikthehen nesër në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga ANSA, e cila raporton se emigrantët do të nisen të shtunën nga Shëngjini me një anije të Marinës Italiane për t’u kthyer në Bari, nga ku do të dërgohen më pas në një qendër për azilkërkuesit në territorin italian.

Vendimi i autoriteteve italiane erdhi vetëm pak orë pasi gjykatësit e seksionit të emigracionit në Gjykatën e Romës nuk konfirmuan dërgimin në qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit, të azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi që u shpëtuan natën e 13 Tetorit në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve italiane.

Vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, por me përcaktimin si vende të sigurta të shteteve të origjinës prej nga vijnë emigrantët, sipas një vendimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, dhënë më 4 tetor.

Sipas kësaj gjykate, që një vend origjine të quhet i sigurt, ai duhet të jetë i tillë në të gjithë territorin e tij dhe kundrejt çdo individi, i cili duhet të jetë i mbrojtur nga persekutimet, diskriminimet apo torturat në çdo cep të vendit.

Italia i quan vende të sigurta origjine Egjiptin, Bangladeshin apo Tunizinë, por Gjykata e Romës thotë se sipas përcaktimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë ato nuk mund të konsiderohen të tilla.

Teksa pritet që një anije t’i marrë 12 emigrantët të shtunën për t’i dërguar në Bari, në Itali ka shpërthyer debati politik, pasi kryeministrja Giorgia Meloni e akuzon opozitën për veprime te turpshme në dëm të vendit.

Meloni, e cila pasi mori lajmin gjatë vizitës së saj në Liban, komentoi për mediat vendimin e gjykatës duke thënë: “Është e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga një pjesë e institucioneve”.

Ndërkohë, reagimi nga ana e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi ishte më i qetë. “Ne respektojmë vendimin e gjyqtarëve, do ta apelojmë”, deklaroi ai.

Për sa i përket reagimeve politike në Itali, “Lega Nord” ishte e ashpër duke goditur sistemin e drejtësisë.

“Gjyqtarët pro emigrantëve duhet të kandidojnë në zgjedhje, por dijeni se nuk do të frikësohemi”, thuhet në një shënim zyrtar nga partia e Salvinit.

Ndërkohë nga partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë”, vendimin e pritën duke thënë: “E majta gjyqësore ndihmon të majtën parlamentare”.

Sakaq nga opozita janë më optimistë, me sekretaren e Partisë Demokratike, Elly Schlein që tha se “kemi paraqitur një pyetje për kostot e marrëveshjes me Shqipërinë”. “Ka një humbje për thesarin e shtetit”, tha Schlein.

Sakaq, vendimi i Gjykatës së Romës, i ngjashëm me të tjerë të miratuar tashmë nga gjyqtarët e qyteteve të ndryshme italiane, vë në dyshim themelin e gjithë paktit Rama-Meloni për emigrantët nga Afrika, për të cilin qeveria italiane ka parashikuar të shpenzojë mbi 600 milionë në pesë vite.

Supozimi nga i cili lindën rregullat e nisura nga ministri Piantedosi është se riatdhesimet mund të ndjekin një procedurë të përshpejtuar (4 javë) kur ato kanë të bëjnë me qytetarët e një liste vendesh të konsideruara “të sigurta” dhe që për rrjedhojë nuk shkaktojnë kërkesa për azil.

Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë përcaktoi se kjo kërkesë plotësohet vetëm nga kombet në të cilat të gjitha kategoritë e individëve, pa përjashtim, janë të sigurta nga diskriminimi.

Shumë nga 22 vendet e identifikuara si “të sigurta” nga Italia nuk e kanë këtë status, prandaj ekziston pamundësia e mbajtjes së të huajve në kampin e Gjadrit.

“Të dy këngëtarë!”- Nis edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova, ja kush janë banorët e parë që u bënë pjesë e garës

Janë zbuluar emrat e parë të banorëve që u bë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”, i cili nisi mbrëmjen e sotme edicionin e tretë.

Pjesë e lojës është bërë këngëtarja mjaft e njohur shqiptare, Rovena Stefa.

Ajo tha se ka shumë për të dhënë nga vetja e saj në këtë edicion, ndaj është e gatshme për këtë aventurë.

Po ashtu garës i është bashkuar edhe këngëtari Kevin Edmond. Ai jeton në Suedi, ndërsa ajo që e lidh me Kosovën janë rrënjët e nënës së tij, e cila është me origjinë nga Ferizaj.

“Në BBV po hyj beqar, nëse do ketë ndonjë vajzë për mua, do jem shumë i lumtur”, tha ai.

Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.