Çfαrë nυk u gjet nën rrënojat e ndërtesave të shembυra në Turqi, pas parave të shumta, grupet e kërkim-shρëtimit gjejnë një çantë plotë me rriρa floriri(Video)

Një çantë me plotë rripa të floririt, është gjetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Kahramanmaras të Turqisë.

Në anën tjetër akoma nuk dihet identiteti i pronarit të kësaj çante me plotë rripa të floririt, transmeton Telegrafi.

Pas tërmeteve shkatërruese që goditën jugun e Turqisë, përkatësisht në Kahramanmaras, mijëra ndërtesa u shembën dhe dhjetëra mijëra njerëz humbën jetën.

E të gjitha gjësendet me vlerë që u përkisnin qytetarëve që humbën jetën nga tërmeti, janë nxjerrë nga rrënojat dhe i janë dorëzuar policisë.

Një video amatore shfaq punonjësit duke hapur çantën me plot rripa të floririt, që e gjetën gjatë largimit të rrënojave përballë bankës Halk në Kahramanmaras.
Në anën tjetër pas tërmeteve, autoriteteve të sigurisë u kishte dalë punë shtesë me hajnat që shfrytëzonin situatën kaotike për të kryer vjedhje nëpër objekte të rrënuara.

E ata që ziheshin ndëshkoheshin në mënyrën më brutale. Shumë video i shfaqnin policët duke i rrahur brutalisht hajnat. /Telegrafi./

Ραtenta 80.000 lekë? Βlendi Gonxhe hedh ρoshtë Ιajmet për rritjen e çmimit: S’ka më pagesa në të zezë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe sqaroi se nuk është rritur çmimi për marrjen e patentave por përmirësohet cilësia e autoshkollave. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc Neqws, Gonxhe theksoi se synojnë që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave.

Ai theksoi se nëse më parë qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se nuk kanë kryer programin e plotë të kursit. Gonxhe shtoi se bëhet fjalë për të njëjtin program prej vitesh.

“Është një program që ka qenë vite përpara por kemi prova që nuk është zbatuar. Kemi një problem se pse është qytetari është bërë palë.

Qytetari firmos për pjesëmarrje fiktive në seancat e teorisë dhe praktikës dhe është e pamundur që të verifikosh në rast se qytetari për hir të një çmimi në thonjëza të lirë, për hir të një shërbimi të munguar kur nuk ka qenë, nuk mund të dalë me pretendimin se ka qenë çmimi i lirë dhe po e rrisim sot. Jo ke marrë një çmim të një shërbimi të munguar.”, tha ai.

Debαtojnë sërish Kiara me Lυizin: Unë të afrohem, ti më Ιαrgon (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme duket se Kiara Tito është mërzitur me Luiz Ejllin. Kur ai e pyeti se çfarë ka, moderatorja nuk i tha se ça e kishte mërzitur.

Nga ana tjetër, këngëtari i njohur i thotë se ‘ai i afrohet dhe ajo e largon’.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ça ke?

Kiara: Ça mund të kem, më thuaj

Luizi: U trashe? Unë të afrohem ti më largon

Kiara: Jo o Luiz jo

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9d917738-37e7-414c-9871-8bb318757208&ig_mid=211F1112-EA1B-4D4E-95E8-D66216E5FDF5

BΙedi Mane rrëfehet si asnjëherë më parë, zbυΙon planin e daljes nga shtëρia e BBV dhe tregon finaΙistët

Sot i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banori i shtëpisë së “BBV”, Bledi Mane. Ai ka treguar gjithçka rreth vendimit që mori ditën e djeshme për t’u larguar në këtë pikë të lojës. Përveç kësaj Bledi u ndal edhe tek një nga banorët e shtëpisë, konkretisht Luizi për të cilin u shpreh se:

Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit.

Pse e lejonin banorët këtë gjë?

Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi.

Ne të gjithë pamë planin A të Bledit mbrëmjen e djeshme, por a kishte gazetari një plan B për lojën e tij nëse do të qëndronte brenda?

Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin, i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën

Ηoqi dorë nga çmimi i madh, Valbona Mema reagon për herë të parë pas daljes nga ‘Big Βrother’: Motra ime ka…

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht konkurrente në në “Big Brother Vip”, Valbona Mema la sot përfundimisht garën, duke u larguar nga shtëpia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregon se e motra është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ajo zgjodhi të ishte pranë saj në këtë moment të vështirë.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje.

Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju”, shkruan Valbona.

Ηόroskopi ditor ρër sot, e Enjte 23 Shkυrt 2023

Dashi

Do dashuroheni, do përkëdheleni e do thoni fjale te ëmbla gjate gjithë ditës ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit ka për te qene i jashtëzakonshëm. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me zor sepse nuk kane për te filluar dot një lidhje qe do ua mbushe zemrën. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, megjithatë po e lëshuat tërësisht vetëm çdo gjë do ju duket edhe me e vështirë.

Demi

Yjet nuk do ndikojnë pozitivisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente mund te acaroheni me partnerin tuaj duke thënë edhe fjale te pamenduara. Beqaret vështirë ta gjejnë edhe sot princin e kaltër. Personat qe do hiqen si miq do jete ata qe do ua pengojnë rrugën. Për fat te mire financat nuk do jene te këqija. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes ato qe t’iu mbeten para edhe për nesër.

Binjaket

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te gjeni kohe për t’iu përkushtuar me tepër partnerit tuaj. Nëse e dashuroni atë sot ashtu si do doje ai, shume shpejt do merrni një propozim te jashtëzakonshëm. Edhe për beqaret parashikimet janë te mire dhe favorizohen lidhjet afatgjata. Për financat ka ardhur momenti i përshtatshëm i riorganizimit dhe i heqjes se disave mënjanë.

Gaforrja

Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite dhe vetëm qe ajo te ece si e keni ëndërruar do mund te lini pas dore punën dhe te afërmit. Beqaret do jene te logjikshëm dhe do dine si ta joshin personin qe do pëlqejnë pa bere asgjë te tepruar. Ne planin financiar gjerat do përmirësohen goxha. Ndihma e familjareve, por edhe maturia juaj do jene ato qe do bëjnë ndryshimin.

Luani

Ju qe jeni ne një lidhje përgatiturin për surpriza te mëdha dhe dhurata qe do ju bëjnë te harroni çdo mosmarrëveshje te se shkuarës. Edhe beqaret do futen ne një etape te re dhe çdo gjë do jete shume me ndryshe nga sa ka qene me pare. Emocionet do shtohen. Buxheti për fat te keq nuk do jete ne gjendjen me te mire dhe do ju duhet t’iu luteni te afërmve ose miqve qe t’iu ndihmojnë për ta kaluar fazën delikate.

Virgjeresha

Do jeni shume te sinqerte me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift ka për te ecur me se miri. Mund te merrni edhe disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Beqaret edhe pse do mundohen shume nuk kane për ta gjetur ende shpirtin binjak. Buxheti nuk do jete shume i qëndrueshëm kështu qe kujdes me çdo shpenzim nëse nuk doni te keni probleme serioze.

Peshorja

Për shkak te ndikimit pozitiv te Hënës sot nuk do keni as probleme, por as momente te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Ne përgjithësi jetën tuaj do e pushtoje rutina. Beqaret nuk duhet te dekurajohen nëse marrin refuzime sepse do vije shume shpejt edhe dita e tyre më me fat. Situata financiare ne tërësi do jete e qëndrueshme dhe pa ndonjë problem. Vazhdoni te jeni ende te matur.

Akrepi

Jeta juaj ne çift sot do jete si një ëndërr. Dielli dhe Hëna do jene aleate dhe do krijojnë kushtet e duhura qe çdo çast për ju te jete i jashtëzakonshëm. Do ndiheni si kurrë ndonjëherë me pare. Beqaret nuk do presin gjate dhe do fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Financat do duan ende pak kohe qe te stabilizohen plotësisht. Tani për tani mundohuni qe shpenzimet t’i kryeni me maturi.

Shigjetari

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje sot. Sido qe te vijnë punët ata do i japin prioritet dashurisë. Beqaret do jene sharmante dhe do kenë me tepër mundësi te marrin propozime. Sido qe te jete e mira është qe te tregohen te matur dhe largpamës. Merkuri do ju nxite te jeni strikte me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë tronditje ne këtë sektor.

Bricjapi

Mundohuni qe sido qe te vijnë punët ne jetën tuaj ne çift, te flisni gjithmonë me te vërteta. Nuk pritet një dite shume pozitive gjithsesi. Beqaret ka rrezik te afrohen me disa persona qe kane kaluar paraprakisht një periudhe te vështirë dhe kane vuajtur. Nëse kane durimin e duhur do mund te krijojnë me ta lidhje te qëndrueshme. Financat nuk do jene te këqija.

Ujori

Dite shume normale ka për te qene kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Do keni një komunikim te qete me partnerin dhe nuk do ju lindin debate. Beqaret me mire te dalin e te argëtohen me miqtë sesa ta mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Yjet nuk parashikojnë raste te mira sot. Buxheti do pësojë goxha tronditje pasi do kryeni shpenzime te konsiderueshme për gjera te rëndësishme.

Peshqit

Sot do jeni te lire te bëni çdo gjë qe dëshironi ju te dashuruarit. Se bashku me partnerin mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël, por qe do i shtoje emocionet dhe adrenalinën. Beqaret do i japin prioritet punës dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Ne planin financiar ka ardhur koha te merreni seriozisht me zgjidhjen e problemeve.

“Më le me një υnazë dhe një ‘të dua’”/ U ekzekutua me ρlumb në kokë, e dashυra e 34-vjeçarit shqiptar rrëqeth me rrëfimin prekës: Më thanë zgjohu se kanë υrarë Janin…

Pak ditë më parë Visar Dakrama alias Julian Kosova, u ekzekutua me plumb në kokë në një lokal nate në Mykonos, pas një sherri me një shtetas grek.

Ditën e sotme, mes lotësh, është rrëfyer e dashura e 34-vjeçarit, me të cilën ishte në lidhje prej dy vitesh.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo është shprehur se Jani, (siç njihej në Greqi), kishte planifikuar që të largohej nga ishulli dhe të zhvendosej në Selanik, por planet iu ndërprenë në mes.

“Ai kishte zemër si një fëmijë, ishte ‘fëmija im’, kështu e quaja. Reagonte si fëmijë, ishte kokëfortë, por ishte i mrekullueshëm… Folëm për herë të fundit të premten, më tha të dua dhe nuk folëm më, sepse ishte mërzitur për diçka.

Natën e ngjarjes më thanë se ishte zënë me një vajzë, nuk e di pse, thjeshtë nuk donte që të më bezdiste njeri. E njihja atë vajzën. Me autorin kanë qenë miq, e dija që njiheshin dhe nuk kishte konflikte mes tyre.

Atë natë Jani kishte shkuar vetëm në klub. Kishte shkuar për të pirë një gotë. Më thanë që ka pasur një sherr me tyre, për arsye banale.

Më morën në telefon, isha duke fjetur, dhe më thanë zgjohu se kanë vrarë Janin… mendova se ishte shaka, se Jani po më bënte shaka”, tregon ajo më zërin që i dridhej.

Më herët, në rrjetet sociale, ajo bashkangjitur fotos së tij, shkruante: Të dua sot, tani dhe përgjithmonë… Më le me një unazë dhe me një të dua. Të dua grindaveci im, më prit!

Pa kaluar 1 ditë brenda shtëpisë së BBVip, aktorja Eva Alikaj shpërthen papritur në lot! Ja çfarë ndodhi

Eva Alikaj u bë dje konkurrentja e radhës që u fut në shtëpinë e Big Brother VIP. Aktorja e famshme u fut pas një skeçi që bënë banorët e BB nga “Pallati 176” ku protagoniste në atë kohë ishte vetë Eva.

Edhe pse nuk kanë kaluar 24 orë që nga momenti i futjes së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Eva ka shpërthyer në lot.

Në fillim nuk po kuptoheshin lotët e saj por në një bisedë të Luizit me Tanin, ky i fundit i thotë se ka 1 muaj që i ati ka ndërruar jetë.

Teksa Eva vazhdonte të qante, pranë i është afruar Armaldo i cili i ka dhënë mbështetjen e tij.

Aksidenti me 4 të vdekur/ Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes, makinat e shkatërruara plotësisht (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë vijnë nga rruga Ferizaj-Sthimë aty ku sot u aksidentuan tre makina, duke shkaktuar 4 persona të vdekur. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme njëra nga makinat ka dalë nga rruga ndërsa në pjesën e përparme është shkatërruar plotësisht.

Dyshohet se përplasja e tre mjeteve ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë përtej normave të lejuara. Ndërsa në vendin e ngjarjes shihen edhe grupet hetimore dhe ambulanca të cilët po nxjerrin trupat e pajetë nga mjeti i shkatërruar.

Pritet që hetuesit të zbardhin shkaqet e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në rrugësn Ferizaj-Shtimë të Kosovës.

https://m.facebook.com/shqiperiaimesportt/videos/1510657376010867/

Romancë e re brenda BBVIP? Keisi në dush, Kristi futet brenda dhe e ‘mbγt’ me ρυthje

Ngacmimet mes Keisit dhe Kristit, kaluan në një tjetër “nivel”. Kristit mesa duket nuk i mjaftojnë ngacmimet dhe puthjet në dhomën e ndjenjes, në atë të gjumit, apo në oborr.

Teksa Keisi ishte futur për të bërë dush, Kristi hapi kabinën dhe u fut brenda duke i dhuruar puthje. Dyshja po afrohet gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

Probabilieteti nuk është i vogël që ata të jenë çifti i radhës i krijuar brenda në shtëpi e ta vazhdojnë atë edhe jashtë spektaklit.

Edhe opionionistët e Big Brother Vip e kanë mbështetur çiftin dhe i kanë sugjeruar banorëve të mos ndërhynë në marrëdhënien e tyre.