Gjenden dy trupa të pajetë në Itali, njëri prej tyre është shqiptar, dyshohet se…

Itali është tronditur pasi janë gjetur dy trupa të vdekur ditën e djeshme në Casamicciola, në ishullin Ischia.

Viktimat janë gjetur pa jetë në shtëpitë e tyre, teksa në të dyja rastet, vlerësohet se janë vdekje nga shkaqe natyrore.

Vdekja e parë, e një 46-vjeçari me kombësi shqiptare, u zbulua nga Karabinierët rreth orës 18.30 të ditës së djeshme të martë 24 janar ndërsa policia nuk vërejti asnjë shenjë dhune. Nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij.

Rreth gjysmë ore më vonë u zbulua vdekja e dytë, një 66-vjeçar. Policia ndërhyri pas kërkesës së një familjari që nuk mori përgjigje nga burri, duke hyrë në shtëpi, e duke gjetur 66-vjeçarin pa jetë, me gjasë prej disa ditësh të vdekur.

U plagos në aksident, efektivja Anisa Kostani në reanimacion, gjendja e saj…

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me aksidentin e një natë me parë, kur për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja Anisa Kostani, e cila pak muaj më parë u pezullua nga detyra pasi ofendoi gazetarët.

Mësohet se Kostani ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, ku makina më të cilën po udhëtonte efektivja u përfshi në një aksident.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia tha sot se u arrestua shtetasi R.D, i cili u përplas me makinën ku po udhëtontë efektivja.

“R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Kostani u pezullua nga detyra në gusht të vitit të kaluar, pasi përdori gjuhë fyese ndaj medias në rrjetet sociale, masë e cila iu hoq një muaj më vonë.

Sot punon si lektor në Harvard, i riu tregon si e përzunë në Universitetin e Tiranës: Ik o çun, se s’kemi punë!

Françesko Hela është shqiptari që punon si lektor në një ndër universitet më të njohura në botë Harvard. Ai aktualisht po vazhdon edhe postdoktoraturën, duke shënuar shumë suksese.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Francesko ka folur për studimet e tija.

“Unë kam mbaruar biologji molekulare dhe gjenetike në Ankara, në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, më pas kam bërë Doktoraturën për Mjekësi Molekulare dhe Qelizore në Stamboll në një universitet privat. Edhe atje jam marrë më shumë me kërkimin shkencor. Temat e doktoraturës kam pasur disa projekte, por ai kryesori ka qenë një lloj procesi qelizor si ndikon te prodhimi i hormoneve riprodhuese te femrat estrogjeni dhe testosterone në përgjithshmëri”, u shpreh ai.

Më tej, Françesko tregoi se ka tentuar të punojë në Shqipëri në Universitetin e Tiranës, por nuk e kanë mirëpritur, e kanë përzënë.

“Në fakt kanë qenë dy tentativa, por e para ka qenë kur nuk kisha titull. Prandaj kam punuar për disa kohë në një kompani private, pastaj e lash dhe shkova për të vazhduar doktoraturën. Më pas, ajo tentativa kryesore ishte ajo kur mbarova doktoraturën në fund marsit, në fillim të prillit që kam ardhur në Shqipëri. Edhe po përpiqesha të gjeja një vend në eksperiencën e kërkimit, sepse nëse flasim për pjesën teorike, është më e lehtë se vetëm me pak punë mund të jepet. Por ajo çka e ndan universitetin, pjesën e masterit apo doktoraturën është kërkimi shkencor.

Edhe i jam drejtuar FSHN për një intervistë, të pyes se si është procesi se duke qenë një person i jashtëm nuk kam pasur informacione.

Nuk është se kam pasur një trajtim shumë pozitiv. Kur kam shkuar te FSHN, ka qenë një sekretare dhe më tha me dialekt: ‘Ik o çun se s’kemi punë me këto’. Kam shkuar te Dekanati dhe atje nuk kam pasur ndonjë hapje dyersh, ndonjë mundësi”, tha ai.

Aksident i frikshëm në Turqi/ Autobusi plot me pasagjerë bie në liqen

Një autobus me pasagjerë ka rënë në një liqen në Turqi, duke shkaktuar 4 të plagosur.

Kamerat e sigurisë brenda autobusit kanë regjistruar shoferin që nuk arriti të mbante dot kontrollin e autobusit duke shkaktuar dhe goditjen fatale,

ndërsa pasagjerët ishin të tmerruar.

Ngjarja ka ndodhur në Malatea të Turqisë.

Thellohet skandali, zbardhen mesazhet e ish agjentit të FBI, lidhjet dhe takimet me qeverinë Rama, Kosovës dhe Malit të Zi, nga pagesat dhe dhuratat nga 2017…

Mediat shqiptare dhe ato botërore po “ziejnë” sa i takon skandalit me ish agjentin e FBI Charles McGonigal, dhe lidhjet me Shqipërinë, pas takimeve “sekret” që ai ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe shumës prej 225 mijë dollarë që ai ka marrë nga një ish-oficer i inteligjencës në Shqipëri, më konkretisht Agron Neza, që në dosje identifikohej si “Personi A”.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Për PS këto akuza janë veçse një tymnajë e ngritur nga opozita vetëm me qëllimin për të hequr vëmendjen nga provat e reja sa i takon cështjes së “21 janarit”.

Ndërkohë është pubikuar një pjesë e dosjes së “bujshme” që janë marrë në shqyrtim nga gjykata Uashington.

Janë pikërisht disa komunikime, mesazhe të cilat faktojnë marrëdhëniet që ish agjenti i FBI ka pasur me politikanë në Shqipëri, përfshirë kryeministrin Edi Rama apo njerëz të afërt me të, qeverinë e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në dosje citohen edhe dhuratat që ish agjenti i FBI, ka marrë pikërisht nga Agron Neza, Dorian Duçka, apo njerëz të tjerë të lidhur me qeverinë e Ramës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Po ashtu takimet e Charles McGonigal në këto vende dhe dhuratat apo pagesat që ai ka marrë në periudha të ndryshme.

Zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë, ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.”

Sipas akuzës, McGonigal u takua me “Personin A” në gusht 2017 dhe e pyeti nëse ai mund t’i jepte atij para. Në 5 shtator 2017, ai udhëtoi në Shqipëri si qytetar privat, një udhëtim që e deklaroi në FBI, por për të cilin, dështoi të thotë se shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A dhe se gjatë udhëtimit, ai u takua me një të dytë, të quajtur Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama, i tillë që kishte një adresë emaili zyrtare të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie. Gjatë këtij udhëtimi, McGonigal raportohet të jetë takuar edhe me një person tjetër të përshkruar si “biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i pati kërkuar McGonigal të hetojë një tentativë për vrasje kundër tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të hetojë lidhjet e Ramës me këtë aferë dhe paralajmëroi kërkesën për hetim parlamentar për ato që ai i quajti “lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme”.

Ndërkohë dje në një seancë të gjykatës së Uashingtonit që zgjati më pak se 15 minuta dhe ku i pandehuri McGonigal mori pjesë virtualisht, u ra dakord që ai të gjykohej në gjendje të lirë dhe që një seanca e ardhshme të mbahet në një moment të dytë. Seanca u përqendrua kryesisht në detajet teknike të procesit raporton VOA.

Të hënën, ai nuk i pranoi akuzat e tjera të ngritura ndaj tij në Nju Jork, se ka shkelur sanksionet amerikane ndaj Rusisë duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Gjykata vendosi që ta lërë të lirë kundrejt pagesës, gjatë kohës që do të zhvillohet procesi gjyqësor.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e enjte 26 jαnar 2023

DASHI

Dita do të nisë mbarë dhe do të jeni shumë të motivuar në realizimin e projektit tuaj, megjithatë përpiquni të mos prisni shumë nga vetja dhe ndoshta të jeni më bashkëpunues me ata që ju rrethojnë. Në dashuri, nga ana tjetër, mund t’i jepni vetes pak më shumë kohë: planetët ju mbrojnë dhe favorizojnë takime të reja.

DEMI

Ndiheni më të prirur për dashurinë dhe çështjet sentimentale. Dikush duhet gjithashtu t’ju bëjë ballë nëse ka qenë shumë i ashpër ose argumentues. Ne kemi nevojë për më shumë stabilitet në fushën e dashurisë, punoni më shumë dhe nuk do të pendoheni! Nëse vërtet dëshironi t’i bëni përshtypje dikujt, filloni të veproni të premten.

BINJAKËT

Duhet t’i kushtoni vëmendje marrëdhënieve me të tjerët, sepse mund të lindin tensione ose diskutime. A e keni kuptuar se ka diçka që nuk shkon në dashuri, veçanërisht për ata që po përjetojnë situata të bezdisshme nga e kaluara. Mbrëmje pak e lodhur, prandaj më mirë të pushoni sesa ta teproni…

GAFORRJA

Përpiquni të harroni të kaluarën e trishtë të dhjetorit dhe janarit. Dikush do mund të imponojë këndvështrimin e tij në dashuri. Nga e premtja Afërdita do jetë më e qetë dhe do ju ndihmojë të zgjidhni disa gjëra.

LUANI

Dita e ardhshme do të jetë një ditë nervoze për shkak të hënës dhe diellit në opozitë me ju. Tregohuni të kujdesshëm në dashuri dhe përpiquni të shmangni marrëdhëniet me njerëz të padisponueshëm. Për sa i përket punës, shtyni çdo kërkesë pas datës 7 shkurt.

VIRGJËRESHA

Ditë pozitive në dashuri, nëse ka dikë që ju intereson, dilni dhe shfaqni guxim. Doni të zyrtarizoni një marrëdhënie, por nuk jeni më të kënaqur me lidhje të pakuptimta. Prandaj nevojitet edhe një këshillë e vogël: pushoni pak.

PESHORJA

E enjtja do të jetë një ditë e lodhshme veçanërisht në dashuri ku jeni vazhdimisht në kërkim të zgjidhjeve. Mundohuni të mos i lëndoni njerëzit, duke përdorur fjalë shumë të forta…

AKREPI

Përpiquni të mos nervozoheni pa arsye: nëse qëndroni të qetë, do të kuptoni se zgjidhja është gjithmonë, ose pothuajse gjithmonë pranë jush. Edhe në punë mund të diskutoni me qetësi çdo problem dhe të përpiqeni t’i zgjidhni ato i qetë.

SHIGJETARI

E enjtja do jetë e favorshme për dashurinë: të lindurit në këtë shenjë do të kenë shumë energji dhe do të jetë e mundur të bëjnë plane në çift. Për sa i përket punës, nëse duhet të planifikoni një takim, caktojeni atë për të premten e ardhshme.

BRICJAPI

Gjatë orëve të ardhshme yjet do të shfaqen pozitivë në dashuri: nëse keni probleme për të zgjidhur, flisni dhe sqaroni menjëherë gjithçka që ju shqetëson. Për sa i përket punës, do të keni një shans të mirë për ta kapur deri në fund të muajit.

UJORI

Për ju pritet një ditë shumë pozitive falë ndikimit të tre planetëve në shenjën tuaj: Hënës, Mërkuri dhe Diellit. Do të jeni në gjendje të bëni shumë gjëra dhe pon ashtu do të jeni të favorizuar në dashuri.

PESHQIT

Ditë e mirë për dashurinë ku do të keni intuitë të mira dhe do të arrini të përcaktoni çështjet në fjalë… Për sa i përket punës, do të keni mundësi të përcaktoni një kontratë, por përpiquni të jepni më të mirën. Si gjithmonë.

Jo vetëm Luizi, ja kush janë dy emrat e tjerë të BB-Vip më të kërkuarit e momentit në Google

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ ditën e sotme dhe foli për “fenomenin” e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”.

Siç të gjithë e merrni me mend, eksperti konfirmoi se emri i Luizit është më i kërkuari në Google si askush më parë, duke thyer çdo rekord. Madje, emri i artistit është kërkuar më shumë sesa politikanët e vendit, Berisha e Rama.

Pas Luizit, dy emrat e tjerë më të kërkuar në “Big Brother VIP” ishin ai i Oltës dhe i Kiarës.

“Emri i tij është kërkuar masivisht, qoftë Luizi Eurovizion, qoftë Luizi Edi Rama për shkak të shkëmbimit të komenteve që patën bashkë në Facebook, qoftë Luizi sëmundja, por di të them që është kërkuar për të si kurrë më parë për askënd, as për Berishën e as për Ramën nuk është kërkuar ashtu,” tha Tomi Kallanxhi.

Loja e Luizit po komentohet në të gjithë vendin, e sidomos romanca që ai kërkon dhe shpreson me moderatoren Kiara Tito. I ndjeshëm për historitë e dashurisë, publiku pret me padurim të shohë një raport më të afërt mes tyre, megjithëse shkëndijat kanë nisur tani edhe nga ana e Kiarës. Duket se “Luani” me mbështetjen e madhe nga publiku, e ka fituar që tashmë “Big Brother-in” e tij.

Zgjuarsia e tij kalon limitet, Luizi shtang banorët me deklaratën e tij për Xhonatanin

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, është i bindur se Xhonatani është në nominim. Sipas tij, Vëllai i Madh e ka dënuar atë me nominim pasi theu një nga rregullat kryesore të “Big Brother VIP2”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani i lexoi Xhonatanit zarfin e zi, ku shkruhej se ishte në nominim. E gjithë kjo erdhi pasi ai sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nisi duke folur me Olta Gixharin me kode, duke i dhënë informacione nga jashtë.

Luizi: E kam me vdekje që është në nomonim. Por nuk e tregon. Unë u habita pse tre persona në nominim. E ka vendosur Vëllai Madh. Ai është për përjashtim po ta shohim hollë-hollë se theu një nga rregullat kryesorë.

Amos: Kush është afeksionuar me të për tre ditë. E ka në dorë ai.

Bjordi: Nëse është në nomimin të japë maksimumin

“Pas zhdukjes së babait na merrnin shpesh në telefon me privat, por s’flisnin/ Prokuroria pushoi hetimet për çështjen e Anton Prenit, familjarët thirrje shtetit: Duam të dimë të vërtetën!

Në këtë pjesë në vazhdim të dokumentarit, do të ndalemi kryesisht te hetimet që kreu Prokuroria e Krujës, por edhe te dëshmitë që dhanë familjarët e tij, përpara grupit hetues.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, kallëzimi për zhdukjen e Anton Prenit, u bë nga familjarët e tij, në të njëjtën ditë të moskthimit të tij në banesë.
Ky kallëzim, sipas bashkëshortes së tij, u bë nga Sokol Preni, vëllai i Anton Prenit, i cili, thuhet se njoftoi komisaratin e Fushë-Krujës, mbi zhdukjen e tij.

“Më datë 5 Gusht 2012 rreth orës 06:30 bashkëshorti im Anton Preni është larguar nga banesa për të shkuar në punë tek Fabrika e tullave ne Fushë- Krujë dhe nuk është kthyer më. Për këtë arsye po më datë 5 Gusht 2012 meqenëse ai nuk u kthye në shtëpi, vëllai i tij, Sokol Preni, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Krujë ku ka bërë kallëzim penal për largimin dhe moskthimin në banesë të Antonit”, deklaron Bardhe Preni.

Në dëshminë e tij dhënë përpara grupit hetues, Sokol Preni, pranoi problemet me familjen Maloku.
Ai tregoi se si në vitin 1999, një nga vëllezërit e tij, Roberti, kishte vrarë Shkëlqim Malokun, me banim në Fushë-Krujë.

Por pavarësisht se Sokol Preni pranoi se përgjegjësinë mbi vrasjen e kishte marrë përsipër vetë vëllai i tij vrasës, ai hodhi dyshime se zhdukja e vëllait tjetër të tij, Antonit, kishte lidhje pikërisht me këtë vrasje.

“Në vitin 1999 vëllai im, Robert Preni, ka vrarë shtetasin Shkëlqim Maloku, me banim në Fushë-Krujë. Në lidhje me këtë ngjarje, autorësinë e ka mbajtur vetë Roberti. Gjatë gjithë kësaj kohe, Antoni nuk ka pasur asnjë problem me familjarët e viktimës dhe fisin Maloku.
Për këtë arsye deri tani Antoni kanë dalë lirshëm nga shtëpia e tij, por fakti që Antoni nuk është kthyer më në banesë, tregon se mund t’i ketë ndodhur ndonjë gjë, mund ta kenë vrarë për gjakmarrje”, deklaron Sokol Preni.

Për këtë arsye, bazuar edhe mbi këto dyshime, vetëm një muaj më pas, Prokuroria e Krujës, hapi lidhur mbi rastin një procedim penal për ‘vrasje me paramendim’, ku midis personave të parë që u thirrën për të dëshmuar ishte edhe djali i Anton Prenit.

“Babai im Antoni, u nis për në punë te Fabrika e Tullave dhe rreth orës 6.30, koha kur doli edhe nga banesa.
Personi i fundit që e pa ishte motra ime Rajmonda, e cila më tha se babai u nis për në punë me biçikletë.
Por në shtëpi ai ka lënë telefonin dhe me vete nuk kishte asgjë, madje as lekë”, tregon Elvis Preni.

Por ndërsa jepte këto deklarime, djali i Anton Prenit, tregoi se si vetëm një ditë pasi babai i tij ishte zhdukur papritur, një numër privat telefonoi vazhdimisht në numrin e tij, por duke mos folur asnjëherë.

“Unë nuk kam dijeni se ku mund të jetë larguar babai im, por me datë 06 Gusht 2012, në telefonin e tij me numër 068 525…, e kanë marrë 13 herë në telefon, me numër privat duke mos folur. Unë mendova se këto telefonata mund të kenë lidhje me largimin e babait tim”, dëshmon Elvis Preni.

Por të ripyetur edhe njëherë nga grupi hetues, familjarët e Anton Prenit, i qëndruan edhe njëherë bindjes së tyre të parë, se zhdukja e tij kishte lidhje me vrasjen që njëri nga vëllezërit Prenit, kishte kryer 13 vite më parë

“Pasi u pyetën edhe njëherë familjarët e Antonit, gruaja, djali, vajza dhe vëllai i tij, në deklarimet e tyre ata thonë se humbja e Antonit, nuk është e rastësishme. Ata dyshojnë se të afërmin e tyre, mund ta kenë vrarë për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e shtetasit Shkëlqim Maloku”, thuhet në dosjen hetimore.

Në lidhje me këto dyshime, grupi hetues u ndal edhe te dëshmitë e familjarëve të Shkëlqim Malokut.
Një nga këto persona që u pyet ishte edhe bashkëshortja e të ndjerit, i cili siç thamë ishte ekzekutuar në vitin 1999, nga Robert Preni, vëllai i Anton Prenit.
Sipas dosjes hetimore, ajo sapo ishte kthyer në Shqipëri, sipas saj për pushime verore, por ajo nuk pranoi në asnjë moment që të kishte lidhje me zhdukjen e Anton Prenit.

“Unë kam ardhur në Shqipëri më datë 29 Korrik 2012, për të kaluar pushimet së bashku me djalin tim Krismanin, vëllain Gentian Duka, nusen dhe fëmijët e tyre. Gjatë kësaj kohe unë kam qëndruar në shtëpinë time në Fushë-Krujë si dhe te shtëpia e prindërve të mi në Krujë. Më datë 3 Gusht 2012 së bashku me djalin tim, vëllain Gentianin, nusen e tij dhe fëmijët e tyre, si edhe me nusen e vëllait tjetër, Verën, djalin e tyre dhe vajzat, kemi shkuar për të kaluar pushimet në Vlorë.
Ne jemi kthyer në Krujë më datë 12 Gusht 2012.
Gjatë këtyre ditëve unë kam qëndruar në hotel dhe nuk kam lëvizur në asnjë qytet tjetër përveçse një ditë kur kemi shkuar me skaf në Karaburun, kurse Gentiani ka shkuar dy herë së bashku me familjen e tij në Dhërmi pasi kishte një shokun e tij nga Kruja që quhet Fred Merlika me të cilin bënin plazhin bashkë”, deklaroi Valbona Maloku.

Por ndërsa bënte këto deklarata, bashkëshortja e Shkëlqim Malokut, tha ndër të tjera për grupin hetues, se ndërkohë kishin marrë telefonata kërcënuese nga familja Preni.
E cila, sipas saj, u kërkonte llogari, për fatin e të afërmit të tyre, të zhdukur që prej datës 5 gusht.

“Unë ndërkohë mësova nga vëllezërit e mi, të quajtur Kujtim dhe Agim, se ata ishin kërcënuar me jetë nga shtetasi Robert Preni dhe nipi i tij, djali i Antonit. Ata i kishin kërkuar numrin tim të telefonit në Gjermani për të folur me mua. Unë fillimisht u thashë të mos e jepnin, por më vonë i thashë Kujtimit që tua jepte”, tregon Valbona Maloku.

Sipas Valbona Malokut, ata që e morën në telefon nuk ishin vëllezërit e Anton Prenit, por bashkëshortja e tij, që po e kërcënonte me jetë, nëse nuk i kthenin burrin.

“Pak kohë, pasi më kërcënuan vëllezërit, në telefon më mori merr nusja e Anton Prenit, Bardhe Preni. E cila mu drejtua me fjalët: ‘Jam Bardhe Preni dhe dua burrin. E ke bërë plan me policinë. Me makinë të zezë. Më ke marrë burrin, po qe burri gjallë, ma sill, nuk do themi gjë se kush e ka marrë. Po qe vdekur, do të vrasim ty me gjithë fëmijët, jo në Gjermani të jesh, por edhe përtej Gjermanisë’. Pasi mbaroi, unë i thashë se nuk ta kam marrë unë burrin. Nëse do, e bëjmë sipas zakonit. Mblidhi burrat dhe vij nga Gjermania, të bëj be ku dhe si të duash ti. Ajo tha: ‘nuk dua be prej teje por dua burrin’”, tregon Valbona Maloku.

Kjo telefonatë, siç shikohet edhe në këtë intervistë të fundit të dhënë për emisionin ‘Në shënjestër’, pranohet edhe nga vetë bashkëshortja e Anton Prenit.
E cila thotë se Valbona Maloku, e adresoi Bardhe Prenin, në lidhjen me humbjen e bashkëshortit të saj, te kunati i saj, pra te Robert Preni, i vetmi që sipas saj mund të kishte dijeni për humbjen e vëllait.

“Unë vetëm kam kontaktuar me nusen e Shkëlqim Malokut. Me atë kam kontaktuar dhe i kam thënë ma sill burrin sidoqoftë gjallë apo vdekur, unë e dua. Nusja e Shkëlqim Malokut më ka thënë nuk ta kam unë dhe stë kam as hak as hile, pyet kunatin tënd. Jo një herë, por tre-katër herë më ka thënë pyet kunatin tend”, thotë Bardhe Preni.

Në lidhje me këtë ngjarje grupi hetues mori në pyetje edhe shumë persona të tjerë që mund të dinin diçka për zhdukjen e Anton Prenit.
Pothuaj mbi 25 persona që mund të kishin dijeni mbi fatin e tij.
Midis tyre anëtarë të familjeve Preni dhe Maloku, si edhe kolegët e punës së Anton Prenit.
Por siç del nga dosja hetimore, askush prej tyre nuk dha detaje me rëndësi për vendndodhjen e tij.
Por çuditërisht ndërsa Prokuroria e Krujës, pritej të vazhdonte hetimet mbi zhdukjen e një personi, mbi të gjitha të një babai dhe bashkëshorti, këto hetime u ndërprenë.

“Nga kryerja e gjithë veprimeve hetimore të duhura në lidhje me këtë proçedim penal nuk rezultoi asnjë e dhënë që mund të bëjë të mundur identifikimin e autorit ose autorëve të kryerjes së veprës penale të “Vrasjes me paramendim”.
Në mbështetje të nenit 326 të Kodit të Proçedures Penale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë Vendosi :
Të pezullojë hetimet për procedimin penal nr.369, të vitit 2012 sepse: Autori i veprës penale nuk njihet. Kalimin e këtij proçedimi për ndjekje të mëtejshme sektorit të krimeve pranë Komisariatit të Policisë Krujë.
Pas hetimit të çështjes, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka vendosur pushimin e çështjes”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ndërsa këto hetime u mbyllën shumë pikëpyetje mbetën të pazbardhura lidhur mbi zhdukjen e Anton Prenit.
Lidhur mbi telefonatat që ai mund të ketë marrë gjatë ditëve të fundit, para se të zhdukej.
Përse nuk u bë zbardhja e këtyre tabulateve telefonike.
Ndërkohë që u kërkua edhe identifikimi i një numri telefoni, por edhe i shumë të tjerëve.
Ku midis tyre një telefonatë e kryer më datë 4 gusht 2012, një ditë para se Anton Preni, të zhdukej duket se ka përbërë interes për grupin hetimor.

“Nga tabulatet e nxjerra rezulton se më datë 4 Gusht 2012, në orën 11:01, në numrin e telefonit të shtetasit Anton Preni ka telefonuar numri 06864…. Nga ana e Prokurorisë i është bërë kërkesë kompanisë telefonike celulare AMC për identifikimin e këtij numri”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ajo ngre pikëpyetje të shumta mbi seriozitetin e punës së grupit hetues, është nëse u siguruan të gjitha pamjet filmike të itinerarit të tij të fundit nga banesa deri në Fabrikën e Tullave në Fushë-Krujë.
Nëse kishte lëvizje të dyshimta rreth këtij itinerary, nga persona të cilët ishin të interesuar për të kryer rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e tij.

A u mbajtën në përgjim me metoda special, personat të cilët dyshoheshin nga famulja, si autorë të mundshëm të eleminimit të Anton Prenit.
Dhe kush fshihej pas telefonatave anonime që vinin herë pas herë në familjen Preni.

“Ai nuk kishte as konflikte as probleme. Dy javë para te fabrika e tullave ka hyrë një kushëri në punë aty, por ai i ka treguar dhe përgjegjësit që është në gjak, por probleme nuk ka patur.
Nuk më kanë thirr as në gjykatë, as në prokurori as në polici, as askund, veç kur kemi shkuar vetë edhe e kemi kërkuar. Se policia asnji nuk na ka bërë thirrje.

Kena kërku, ‘jemi duke punuar’ edhe aq, se kur do të mbarojë ajo punë unë nuk e di. 10 vjetë e gjysmë ato thonë jemi duke punuar, po se çfarë janë duke punuar nuk e di”, tregon Bardhe Preni.

Për familjen Preni tashmë nuk ka më asnjë shpresë se i afërmi i tyre mund të jetë gjallë.
Por ata besojnë ende se mund të gjendet qoftë edhe një fijë dritë për të zbardhur fatin e të afërmit të tyre.
Apo se dikush mund të ketë kurajon dhe të thotë se çfarë ndodhi me të atë të diel të 5 gushtit 2012.
Dhe emri i tij të mos jetë thjesht një emër më shumë në listën e gjatë të të zhdukurve në Shqipëri.
Te zhdukur të cilët kërkojnë një gur mbi kokë, por edhe drejtësi.
Drejtësi e munguar në shumë raste.

Por edhe fajtore, që nuk mundi të zbulojë fatin e Antonit dhe për të shuar një peng që ka mbetur ende mbi familjen e tij.
Se një ditë edhe ata do mësojnë të vërtetën se çndodhi me njeriun e tyre të dashur.

“Unë mendoj se nuk mund të ketë shpresë se i thonë 10 vjet e gjysmë, zoti bën mrekulli, por nuk ma merr mendja.
I bëj thirrje shtetit që ta zbardhë çështjen e Anton Prenit, sidoqoftë vetëm ta zbardhë, ta dimë si është puna, asgjë më tepër.
Unë i bëj thirrje kushdo që ta dijë, ta tregojë të vërtetën, ta dimë të saktë se ku ndodhet, si është gjendja e atij, asgjë më tepër”, deklaron Bardhe Preni.

Skena të nx.ehta mes dy banorëve! Formohet çifti i ri në BBV? (Foto)

Është e qartë tashmë se ka një flirt mes dy banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Bëhet fjalë për influencuesin e rrjeteve sociale, Atdhe Xharavinën dhe modelen Xhuli Nura, të cilët prej ditësh shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Pasditja e së mërkurës i ka gjetur dyshen në një pozicion shumë qesharak dyshen në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi loja e famshme “ngriva-shkriva” e zuri Atdheun përmbi Xhulin, teksa kjo e fundit ishte shtrirë për të kryer ushtrimet e palestrës. Situata në fjalë ka bërë për të qeshur banorët, duke parë pozicionin në të cilin janë detyruar që të ndalojnë.

Përndryshe, vëllai i madh ka paralajmëruar pasoja për secilin banor që nuk e repeskton lojën “ngriva-shkriva”.