“Berisha ‘fundoset’ në janar”, avokati ρΙas “bo mbën”: Ja njeriu i Soros ku marrin leje deputetët e PD

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në një emision televiziv deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së shpejti do të ketë probleme me SPAK, lidhur me dosjen e “21 janarit”.

Ai paralajmëroi se PD do të pësojë vetëm rënie.

Altin Goxhaj: Shumë shpejt Berisha do ketë probleme me SPAK, lidhur me 21 janarin dhe kjo nuk është rastësi. Berisha ka lëvizur shpejt sepse Salianji është futur si pykë po për këtë gjë.

Ajo që është e dhimbshme, por unë do ta them është që gjithë klasa politike aktuale ëshët e gjitha e Soros. Flas si lidership. Edhe Salianji është Soros. Këtu ka ardhur një administratë amerikane trumpiste që po ndikon në të gjithë botën nëpërmjet agjendës antisoros.

Kjo ka qenë arsyeja që ti do shohësh jo vetëm Salianjin por edhe të tjerë që do fillojnë luftë të brendshme. Berisha nuk ka pasur ndonjë plan këto dy vjet. Nuk ka për të parë më PD ndonjë ngritje, vetëm rënie. Këtë javë Berisha dha një mesazh shumë të rëndësishëm.

Tha çdokush që është në këtë parti do marrë lejë te fondacioni Soros për të dalë në TV dhe tha do shkoni te zyra e shtypit të Alfred Leles. Lela është pjesë e fondacionit Soros.

E BUJSHME/ Ja politikanët që janë në “fije të perit”, SPAK gati listën me emrat, kush pritet të arrestohet?

Institucioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po intensifikon punën për të zbardhur disa nga çështjet më të ndjeshme që pritet të tronditin nga themelet pushtetarët e lartë. Ndërsa na ndajnë pak ditë nga viti i ri 2026, që konsiderohet vendimtar për të ardhmen e vendit dhe integrimin evropian, disa prej “dosjeve të nxehta” të SPAK janë drejt fundit të hetimeve dhe çështje kohe janë dhe fletë-arrestet.

SPAK në 2026 pritettë prangosë Frida Krifcën, ish-ministren e Bujqësisë dhe ish Drejtoreshën e AZHBR për të cilën hetimi tashmë i zyrtarizuar dhe nga zyra evropiane kundër mashtrimit (OLAF) po shkon drejt fundit. Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.Bashkë me Krifcën, pritet të prangosen dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë. Gjithashtu edhe dosja e aferave në ushtri shumë shpejt pritet të shpërthejë në Prokurorinë e Posaçme.

Pas hekurave pritet të përfundojnë emra “VIP”. E rrezikuar në këtë mes është edhe ish-ministrja Olta Xhaçka, oligarku Artan Dulaku dhe disa gjeneralë të ushtrisë. SPAK mund të fundosë edhe ish-ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu, vërtetuar me prova për aferën e pajisjeve kirurgjikale dhe laboratorëve 130 milionë Euro; për vjedhjen e 32 milionë Euro ilaçe kur ishe Drejtore e QSUT dhe për korrupsionin me vlerë 610 milionë euro në tenderë.

Gjithashtu, hetimet e SPAK për aferën e inceneratorëve po hyjnë në një fazë të re, ku sipas raportimeve po shqyrtohet edhe arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Ai përmendet si një nga hallkat kyçe në procedurat dhe vendimmarrjet institucionale që lidhen me kontratat e inceneratorëve, skandal që i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit.

Pas dënimeve dhe arrestimeve të mëparshme të zyrtarëve të tjerë, SPAK duket se po ngjitet drejt niveleve më të larta të pushtetit në këtë dosje. Nga ana tjetër, e rrezikuara kryesore është Belinda Balluku dhe rrethi i saj më i ngushtë. Si pjesë të hetimit të çështjeve të lidhen me zv/kryeministren dhe disa bashkëpunëtorëve të saj Byroja Kombëtare e Hetimit kreu disa ditë më parë 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Në fokus të drejtësisë është dhe administrator i OSHEE, Enea Karakaçi, që thuhet se ndodhet në “fije të perit”.

Detajet

Po ashtu SPAK është drejt fundit të hetimeve dhe për hetimin pasuror ndaj ish-ministrit dhe deputetit Damian Gjiknuri. Ai është thirrur disa herë në SPAK, pasi emri tij lakohet në disa çështje sensitive, dukë përfshirë dosjen “McGonigal”, apo dhe inceneratorët. Gjithashtu operacione të mëdha janë duke u përgatitur të kryhen gjatë 2026 nga SPAK, ku në fokus të hetimit janë me personat të cilët mësohet se përmes aplikacionit “Sky” janë të implikuar në veprimtari kriminale.

Goditjet kanë në fokus dhjetëra punonjës policie, që kanë rënë në përgjimet “SKY”, nga ku kanë hyrë në kontakt me njerëzit e botës së krimit, duke i mbështetur dhe favorizuar në aktivitetet e tyre kriminale, që kanë shkuar deri në vrasje.

Po ashtu SPAK, po shkon drejt fundit të hetimeve dhe për dosjen voluminoze, e cila përmban përgjime të cilat dyshohet se ekspozojnë marrëdhëniet e ministrit Taulant Balla me anëtarë të botës së krimit.“Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit për Ballën. Nga ana tjetër, i rrezikuar kryesor në SPAK është dhe ministri Pirro Vengu, i cili është në qendër të hetimeve të drejtësisë për mënyrën se si u menaxhua kontrata e operimit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit. Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ndërhyrë disa muaj më parë, duke sekuestruar dokumentacion dhe pajisje, ndërsa aksioni i urdhëruar nga SPAK synon të verifikojë rolin e Vengut kur ishte drejtor i APD gjatë nënshkrimit të kontratës.

Çështjet e tjera

Një ndër çështjet më të bujshme që kanë tronditur opinionin publik është ajo e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas shpërthimit në fabrikën e çmontimit të armëve. Pas viteve të zvarritjeve në sistemin e drejtësisë, duket se autoritetet po afrohen më pranë figurave kyçe të këtij skandali. Më i rrezikuar është deputeti Fatmir Mediu, por drejt fundosjes është dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit SaliBerisha, i cili është lakuar shpesh për përfshirje të dyshuar në marrëveshjet që çuan në tragjedinë e 2008-ës.

Burime të afërta me hetimin sugjerojnë se ai mund të merret i pandehur për rolin e tij në këtë aferë. Nga ana tjetër, një dosje që mund të çojë në arrestime të bujshme në vitin 2026është dhe dosja e 21 janarit. Pas 12 vjetësh, Gjykata Europiane e të të Drejtave të Njeriut, e cila shqyrtoi edhe një herë nga e para krimin shtetëror të 21 janarit, pas padisë së familjarëve të Aleks Nikës nxori si përfundim se shteti ishte vrasësi, duke tejkaluar kompetencat, Sali Berisha prishi provat shkresore e filmike, mori nën sqetull të dyshuarit si ekzekutorë dhe sulmoi e pengoi me sa mundi hetimin e prokurorëve. De facto para nesh u shfaq një ngjarje e hetuar në mënyrë hipokrite dhe duke fshehur fajësinë e autorëve kryesorë, një tragjedi e shkaktuar me dorën e shtetit, e cila është tentuar rregullisht të kamuflohet nga vetë shteti.

SPAK ka ecur me ritme shumë të shpejta për të hetuar këtë dosje dhe brenda këtyre muajve kemi parë me dhjetëra persona që janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Tashmë SPAK në 2026 pritet të konkludojë në akuza për njerëz konkretë. Nga ana tjetër figura të tjera si Flamur Noka, Luan Baçi dhe Belind Këlliçi janë nën hetim për pasuri të pajustifikuara e pastrim parash. Gjithashtu hetimet e prokurorëve vazhdojnë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, apo dhe Erion Veliajn, Ajola Xoxëndhe shumë bashkëpunëtorëve të tyre. Në SPAK situata është shumë e ndjeshme. Ka kërcënime, presione dhe mesa duket mbështetja e hapur e SHBA sinjalizon se asnjë nuk do t’ia hedhë paq.

Vendimi i qeverisë, 15 mijë lekë bonus për familjet në nevojë dhe invalidët, zbardhen kompensimet mujore për pensionet e ulëta

Qeveria ka miratuar sot vendimin për dhënien e një mbështetjeje financiare të menjëhershme për shtresat më në nevojë, si dhe skemën e re të kompensimit mujor për pensionet e ulëta dhe kategoritë e veçanta.

Vendimi, i cili hyn në fuqi për efektet financiare të vitit 2025, ndahet në dy kolona kryesore: bonusin e fundvitit (mbështetje financiare) dhe kompensimet e përhershme mujore të të ardhurave.

Bonusi prej 15 mijë lekësh (150 mijë të vjetra)

Qeveria ka vendosur të akordojë një shumë prej 15,000 lekësh si mbështetje financiare për vitin 2025. Kategoritë që do ta përfitojnë këtë shumë në llogaritë e tyre janë:

– Familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike.

– Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare.

– Personat me aftësi të kufizuara.

– Individët me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.

– Individët me statusin e të verbrit.

– Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar.

Kompensimet mujore të të ardhurave

Përveç bonusit, vendimi përcakton edhe shkallën e kompensimit mujor (shtesë mbi të ardhurat) për ata që kanë pensione apo të ardhura të ulëta, duke marrë si referencë datën 31.12.2025:

Deri në 1,800 lekë/muaj, përfitojnë personat që kanë të ardhura mujore deri në 40,000 lekë.

Deri në 1,000 lekë/muaj, përfitojnë personat me të ardhura deri në 18,000 lekë në muaj.

Deri në 800 lekë/muaj, përfitojnë personat me të ardhura deri në 22,000 lekë në muaj.

Pensionet e invaliditetit (600 lekë/muaj), përfitojnë personat me pension invaliditeti që kanë të ardhura deri në 30,000 lekë në muaj.

Pensionet familjare (700 lekë/muaj), përfitojnë personat me pension familjar që kanë të ardhura deri në 18,000 lekë në muaj.

Gjykata liron nga sekuestro mbi 50 milionë Euro pasuri të Kristian Boçit dhe Elman Abules

Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e rreth 20 pasurive, me vlerë të përllogaritur rreth 50 milionë euro, që i përkasin biznesmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi, si dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, vendimi është marrë pak ditë më parë nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili u rikthye në detyrë në fillim të muajit qershor 2025 me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Me këtë vendim, gjyqtari Abdiu ka refuzuar sekuestrimin e 20 shoqërive tregtare, dyqaneve, apartamenteve dhe vilave, pasuri këto të regjistruara në emër të Kristian Boçit, Elman Abules, Vladimir Avramit, si dhe katër personave të tjerë të lidhur me këta shtetas.

Mrekullia e inxhinierisë në rrjetin hekurudhor: E paimagjinueshme ajo që ka ndërtuar Kina (VIDEO)

Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë i Kinës vazhdon të zgjerohet me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë, dhe seksionet e fundit të hapura e kanë çuar gjatësinë totale të linjave në më shumë se 50,000 kilometra, që do të thotë se Kina tani ka një rrjet trenash me shpejtësi të lartë më të gjatë se të gjitha vendet e tjera në botë së bashku.

Sipas Grupit Shtetëror të Hekurudhave të Kinës, i cili operon sistemin hekurudhor të vendit, rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë i Kinës tani tejkalon gjatësinë e kombinuar të të gjitha sistemeve të tjera kombëtare të këtij lloji.

Sipas mediave lokale, kufiri simbolik prej 50,000 kilometrash u thye me hapjen e linjës së re Xi’an-Yan’an, e cila është 299 kilometra e gjatë. Kjo linjë e ka shkurtuar kohën e udhëtimit midis dy qyteteve nga pothuajse dy orë në vetëm një orë.

Grupi Shtetëror i Hekurudhave të Kinës deklaron se hekurudhat me shpejtësi të lartë tani mbulojnë deri në 97 përqind të qyteteve kineze me më shumë se 500,000 banorë, dhe se rrjeti kinez përbën më shumë se 70 përqind të infrastrukturës totale hekurudhore me shpejtësi të lartë në botë, e cila aktualisht arrin në rreth 65,000 kilometra, shkruan Newsweek.

Ndër linjat më të rëndësishme janë linja Pekin-Guangzhou, më shumë se 2,000 kilometra e gjatë, e cila lidh kryeqytetin me jugun e vendit, si dhe linja jashtëzakonisht e ngarkuar Pekin-Shanghai, në të cilën operojnë trenat Fuxing me shpejtësi komerciale deri në 350 kilometra në orë.

Kina po teston gjithashtu trena të gjeneratës së re, të cilët mund të shkurtojnë më tej kohën e udhëtimit midis qendrave më të mëdha urbane. Ky është modeli CR450, prototipet e të cilit gjatë testimit, sipas të dhënave nga Akademia Kineze e Shkencave Hekurudhore, arritën një shpejtësi deri në 896 kilometra në orë, që është një rekord i ri.

Lin Jian, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze, foli gjithashtu për këtë arritje, duke deklaruar se zhvillimi i hekurudhave me shpejtësi të lartë nuk është vetëm çështje shpejtësie dhe vëllimi, por edhe e lidhjes së njerëzve, rajoneve dhe të ardhmes.

Autoritetet kineze kanë njoftuar se qëllimi është zgjerimi i rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë në 70,000 kilometra deri në vitin 2035. Në të njëjtën kohë, Pekini po financon projekte hekurudhore në vende të tjera aziatike përmes iniciativës “Një Brez, një Rrugë”, duke kërkuar të forcojë lidhjen rajonale, tregtinë dhe ndikimin politik.

“Unë spiuni i grekut që jam kërcënuar nga “Ai” për bukën e gojës”, Viktor Zhusti reagon pas polemikave për foton me Adriatik Lapajn

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar në lidhje me akuzat në rrjetet sociale ndaj tij, pasi i kërkoi Adriatik Lapajt që të hiqte foton që ky i fundit kishte postuar pa i marrë leje. Debati nisi pasi Lapaj përdori një foto me aktorin e njohur para Kryeministrisë duke pretenduar se aktori i ishte bashkuar protestës së tij, fakt të cilin Zhusti e përgënjeshtroi, duke deklaruar se kreu i “Shqipëria Bëhet” e kishte mashtruar.

Dhe pas këtij momente, simpatizantë të partisë së Lapajt lëshuan një sërë akuzash ndaj aktorit të njohur. Në një shënim të gjatë, Zhusti iu ka kthyer përgjigje akuzave, ndërsa thekson se “çelësi i suksesit qenkan sharjet dhe mallkimet në rrjetet sociale”.

Reagimi i aktorit Viktor Zhusti:

TË DASHUR MIQT E MIJ TË VJETËR DHE JU, “ARMIQT” TË RINJ

(Ese me rastin e Krishtlindjes)

Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ai Adriatik dhe cunami ngriti në sipërfaqe e nxorri në breg, vlera dhe zgjyrë, për aq kohë të mbetura në errësirë, tani që u vërtetua, nga të dy anët e llogoreve, sa të gatshëm e me gisht në këmbëz ishim (ca nga vigjilenca, ca nga rajallëku e ca për hakmarrje), TANI, që, më në fund, u mor vesh mirë:

– ?kush ka frikë dhe nga kush,

– ?kush është çdonjeri e me kë,

-? ?kush është spiun dhe i kujt,

– ?kush turpëroi veten dhe para kujt,

– ?kush është patronazhist dhe i kujt,

– ?kush është mashtrues dhe përse,

– ?kush e ka fjalorin më të pasur dhe me se,

– ?kush meriton respekt dhe prej kujt,

– ?kush nxiu faqen dhe para kujt, TANI që yryshi, inati e verbëria, me të cilën iu sulëm për ta shqyer njeri-tjetrin, disi ka rreshtur, të mbushemi me frymë dhe të pyesë gjithsecili veten:

“përse dhe kujt i shërbeu gjithë kjo” ?!

Dhe, duke “lëpirë plagët” (siç bëjnë egërsirat kur mbaron ose tërhiqen nga përleshja), duke u munduar, me sa mend kemi, na kanë mbetur a na kanë lënë (pavarësisht se nga ç’anë e llogores jemi rreshtuar), të gjejmë:

“Ia vlejti?! Kush fitoi dhe çfarë?!”

Ndamë, ç’kishim për të ndarë: mendimet, opinionet, përshtypjet, konsideratën, antipatitë, urrejtjen, vrerin, njollosjen, partitë… pa llogaritur që hidhërimi dhe armiqësia që le pas gjithë kjo, nuk është si “çudia më e madhe që zgjat vetëm tri ditë”.

Gjithë ky sulm i furishëm dhe i papritur, më vërtetoi që askush nuk të ndjek e kontrollon më tepër se njerëzit të cilëve nuk u pëlqen ose u ke shkelur në kallo.

Lexoj shumë komente e deklarata që, reagimi im qe pasojë e kërcënimit që më është bërë (?!) nga që reagimi erdhi dy ditë pas postimit të fotografisë. Në atë postim vura dhe një foto të mesazhit që i dërgova bashkëluftëtarit të tij të afërm, dhjetë minuta pas takimit, pra, qenkam kërcënuar para se të shihnin foton!!!

Nuk janë të paktë ata që, me të drejtë, pyesin përse nuk reagova menjëherë pas postimit, por prita dy ditë dhe, kjo për faktin se nuk i bëra të njohura mesazhet e shumta (mund t’ia ve në dispozicion kujtdo), mesazhe tepër lutëse që fotua të hiqej ose të ndryshohej diçitura: “erdhi na takoi… na dha energji pozitive… ju pres në protestën e të shtunës…”

Nëse bashkëpunëtorët do t’ia raportonin shefit të gjitha këto, do ishte evituar edhe zhurma dhe kryqëzata.

S’jam indiferent dhe as i shenjtë që, kur më godasin, të them “Fali Zot se nuk dinë ç’bëjnë” Jo! JO! E njoh dhe e kontrolloj fytyrën time, madje dhe atë “zonë gri” të ndërgjegjes dhe nëse (në disa raste) dua dhe fal, fal jo se s’dinë ç’bëjnë, por i keqardhur, nga që e kuptoj përse e bëjnë!

Duke mos u pajtuar me një thënie të mençur që për të tilla raste këshillon: “mos u nevrikos me ata që flasin keq për ty, thjeshtë mëshiroi. Janë njerëz të plagosur, të pasigurt, të dobët dhe, përpiqen të gjejnë tek tjetri gjithçka negative që kanë brenda vetes. Kujtojnë se duke përçmuar tjetrin,do fitojnë vlerën që u mungon”, vendosa të reagoj, madje dhe më ashpër e hidhur nga ç’më njohin, jo nga motua “derri do plumb”, por nga që ndjeva se heshtja dhe tërheqja u dha shumë zemër luftëtarëve, të bindur që heshjen dhe mirësinë mund të përdoren si shkallë për të të hipur mbi shpinë.

Reagimi i militantëve qe i ashpër dhe i papërmbajtshëm: sforco, britma, çjerrje, linçime, përdhosje, s’u la asgjë pa nëpërkëmbur e përlyer, u kalua çdo masë, u harrua cdo vlerë, “u flak, siç thotë Marksi, bashkë me ujin e pistë dhe foshnja” e s’mbeti asgjë për t’u shijuar.

Që të përbuzësh një vlerë (e ke çmuar dikur) duhet të njohësh, të vlerësosh, të kesh konsideratë e të nderosh, së pari, veten. Paturpësia, nuk mund dhe as duhet të konsiderohet guxim e kurajo, nga që zbulon formim të mangët, karakter të dobët, madje, në kohën e sotme dhe të EKSPOZON. Dikur, “atë” (të marrin, hajdutin, mashtruesin, perversin, xhahilin…) e njihte vetëm familja, mundet lagjja e, shumë-shumë fshati, kurse tani, përmes Facebook-ut, nami merr berihanë…

Nga komentet e disave, kuptova që paskam prerë degën mbi të cilën qëndroja, pasi nuk është vetëm njeri që deklaron: “kisha respekt për ty, po pas kësaj e hoqa respektin”!

Respektuesi im i vjetër dhe tani “armik” i ri! Respekti nuk është prizë për të karikuar telefonin.

Ti (keq me vjen), s’ke pasur kurrë respekt për mua, pasi (më fal), nuk e kupton atë si koncept e kategori. E ke dëgjuar, e përsërit.

Pse kishe respekt për mua e di? Po pse e hoqe e di?

Se unë (miqësisht ta them), edhe pse e kishe edhe pse e hoqe, nuk ndjehem i keqardhur. Nuk më vjen keq që të humba, trishtohem që të kisha. Do më ngrohte e dhimbte respekti yt, nëse do kuptoja që ti, respekton, së pari, veten tende.

Nuk mund ti pengoj njerëzit të mendojnë ç’të duan, aq më tepër kur ky është i vetmi ngushëllim për ta, por s’mund ta le pa theksuar atë që me ka mësuar jeta dhe ndonjë libër: “njeriu është i bukur, kur është i bukur nga brenda, gjithë të tjerat, konsumohen, prishen, thyhen, grisen, plaken… dhe, bukuria për të cilën e kam fjalën (besoj kuptohemi), ashtu si karakteri, respekti, dinjiteti, as nuk fitohen dhe as mund të humbasin nga një foto..

Në këtë vend, sado të fshihesh, nuk mbetet gjë pa dalë në mexhlis. Shumë nga vigjilentët vigjëlues, duke lexuar “midis reshtave”, nuhatën që, qenkam kërcënuar nga “Ai” për bukën e gojës (besoj e kanë metaforikisht se pothuaj tani ha fare pak bukë) dhe ç’është më e ndyra, më paska futur po “Ai”, për të sabotuar protestën…(nuk u rrëshqiti as ky fakt) e nga të gjitha këto, më qendisën një karakteristikë plot epitete pikante: i pafytyrë, pa dinjitet, pa karakter, i shitur, i futur, i infiltruar, madje dhe pa k…ëllqe !

Po dale, dale, se kjo s’është gjë! Disa, nuk besoj (sinqerisht nuk besoj) se janë nga të mbeturit pa punë nga që “Shtëpia e Gjetheve” u bë muze, zbuluan se qenkam dhe “spiun i grekut” (“Ç’fakt do më shumë, ai dhe telefonin e mban në greqisht!!!” ose “Na mytën grekt”).

Sapo lexova këto, mendoj të denoncoj Zanën që telefonin e ka në italisht dhe Zeqon e Gjonin, në anglisht, spiunime që mund të shërbejnë si master për “poliagjent”!

Dikush, i pangopur me damkën “SPIUN” me cilëson dhe “Sorosian”, po (lavdi Zotit), tani për tani e ka lënë me kaq. Me zemër të dridhur pres mos nxjerrë në dritë dhe faktet se, të them të drejtën, pushkatimi është melhem para Fejsbukimit, Instagramimit apo tik-tokimit…

Një tjetër (s’mbeti gjë pa dalë), zbuloi që u katandisa AKTOR në Shqipëri, nga që më zbuar nga Greqia (as më pak, as më shumë se një “Non-grata)!

Një tjetër i pamëshirshëm (s’u ngop nga thika që nguli, po dhe e përdredh) e thellon aktakuzën kur deklaron se jam futur në burg për 7 kg drogë (që është shpifje, se në të vërtetë ishin 12), ndërsa një tjetër, “. i mirëinformuar”, denoncon që kam futur në burg dhe 7 veta të tjerë ( tjetër shifje kjo, se në “grupin e strukturuar kriminal”ishim vetëm 4) dhe (ah, kokë, kokë) të gjitha këto, vetëm nga pakujdesia për të ndërruar gjuhën e telefonit ! Megjithatë, me që iu hapën petët lakrorit, s’më mbetet tjetër veç të spiunoj dhe veten:

Po! E vërtetë! Jam spiun! Telefoni që zbuluat, është e keqja më e vogël, unë dhe lexoj, shkruaj, përkthej e shikoj dhe teatër në Greqi. Vërtet “spiun”, po “spiun i kompletuar” ama, ë!

Tani, që nisët të hapni varrin, lutem, mos përtoni, gërmoni ca më thellë, të mos dalë më e keqja që kam ose që ka zënë disa…

Thuhej që kollën dhe dashurinë nuk i fsheh dot, pas kësaj, u dashka shtuar: spiunllëkun.

Shumë nga militantët opinioniste, të angazhuar për të zgjidhur problemet thelbësore të Kombit dhe Demokracisë, me të drejtë që s’gjejne kohë që, vetëm një çast, të kthejnë shikimin brenda vetes, se ndryshe, do kishin vënë mendjen para gjuhës, para se të linçonin dikë që e konsiderojnë “të llogores tjetër”. Jepi dinjitet dhe “armikut” që të vlerësosh fitoren tënde, se fakti që dikush, shpreh simpati për dicka e dikë, nuk duhet të shërbejë si argument për baltosje, se Demokracia, presupozon lirinë e të shprehurit, jo sharjes e shpifjes, presupozon debat, jo kryqëzim e kacafytje, presupozon votim të lirë, jo nostalgji për rezultatet 99.99%

Ckërmitët dhëmbët, më quajtët frikacak, shërbëtor, të shitur, komunist… vetëm se arrita e nxorra nga goja (si s’mu tha gjuha) që “Shqipëria bëhet vetëm nga ata që po luftoni” !

E thashë! E pranoj! Më ndjeni! Gabim! Fatal! MIOP!

Po, “miop europian, ama”, ë!

Diçka që vërtet më bëri të mendohem: disa nga ata që më konsideruan “vegël qorre” e pushtetit, zbuluan arsyen dhe shpallën sheshit pse jam i tillë. “Nga frika mos më “presë nafakën e pensionit” ose tamam-tamam (dhe nuk ia futin kot), se mos tani, “në lulen e moshës”, lëpij ndonjë kockë në formë posti. Se, po të mos kishin këto dyshime, nuk do shkruanin dhe, jo vetëm njeri: “të kanë kërcënuar”, “s’je burrë”, “s’ke këllqe”…

U tmerrova nga kjo pasqyrë që m’u vu përpara! Si dreqin u katandisa kështu dhe në këtë moshë! Dhe, i thashë vetes:

Epo, kur do korrigjohesh, o njeri!

Mjerë ti, po mjerë dhe Ai!

Jo i Gjati, jo, i Madhi!

Jo i Pushtetshmi,

i Gjithëpushtetshmi!

Jo ky tek shkallët, Ai në Qiell… që, si s’lëshon një rrufe dhe të lahej, një herë e mirë, kjo… mesele.

Burrat e vërtetë edhe mërziten, edhe dështojnë edhe qajnë dhe (herë-herë) i tregojnë dobësitë.

Edhe rrëzimi, thekson një i mençur, dhuratë është, pasi kthehet në mësim, në përvojë, veç, mos harrojmë, për asnjë çast të marrim me vete NJERIUN, pa harruar MIRESINË, brenda zemrës sonë.

Prandaj, duke ju falenderuar që bëni gjithçka për të mirë (“ai që të rreh, të do”), më lejoni, ju lutem, më lejoni të shprehem, të revoltohem, të kundershtoj, të jem ky që jam dhe ashtu siç jam: njeriu që ka gabuar (dhe jo pak),

që është rrëzuar (dhe keq),

që është ngritur (çdoherë),

që nuk është dorëzuar (më së shumti), i shigjetuar (nga të papunët), që ka falur (dhe shumë),

që është përkrahur e inkurajuar (nga që dicka modestisht ka ofruar).

Tani, nga ngjitja e 84 shkallëve, nga që është lartësi marramendëse, vërtet dukem prej të gjithëve, por dhe unë, më besoni, nuk jam aq keq nga sytë.

Më gjykoni dhe ju gjykoj.

Më dënoni e duke qënë se ju kuptoj, s’ju ve dhe faj.

Për të ngjitur 84 shkallë, kam ecur, nxituar, vrapuar, kam gabuar e rrëzuar, jam ngritur e ringritur, dhe përsëri vazhdoj të eci, pa bastun pa u mbështetur, pa frikë, i pa kërcënuar, duke parë akoma përpara, drejt, larg, dhe çuditërisht, horizontin e shikoj pa mjegull e re të zeza…

Vazhdoj të eci, dhe të krijoj. Nuk mund të kthehem prapa për të ndryshuar fillimin, por, nga ku jam, mundem dhe përpiqem të ndryshoj fundin.

Kur diskutohet për politikë (përjashtoj këtë rast), lexoj shpesh nëpër komente se “ky popull, kaq meriton”, “barbar”, “primitiv”, “ka qeverinë që meriton” etj, etj…

Kurrë nuk e kam parë këtë popull (mbase me lejoni të them “popullin tim”), si “turmë”, “kope”” a të tjera epitete meskinësh që duke “pështyrë” (me falni) me koken lart, nuk ka vonuar të ndjejnë diçka të lagësht të bjerë në fyfyrën e tyre.

Gjatë kohës si pedagog, kam punuar e interpretuar, disa herë me studentët:”Marshin e Barabait”:

 “Lehni, laro, kaba…

“Dallkaukë, kopukë, turma pa tru”

Zemërkrund e gërdhu…

Hosana Baraba”

dhe, kurdoherë kam pasur parasysh dhe kam injektuar tek ta dhimbjen e Nekrasovit, që në një moment krize, shpërtheu duke e cilësuar popullin rus ( afërsisht e thënë):”Skllevër e bij skllevërish” U sulën shumë e nga çdo anë për ta linçuar, dhe qe Lenini që tha: “Nekrasovi është shpirti rus që në këto çaste, pikon gjak”, vargje dhe gjendje që më kujtojnë: “O moj Shqypni, e mjera Shqypni…”

AKTORI, është pjesë e shpirtit të popullit, pjella dhe formimi i tij, krijon e frymon mes tij e përmes tij. Atje ku të tjerët shohin “turma”, aktori sheh njerëz. Ata, që për dikë janë “kope”, për aktorin janë spektatorë, masë, që si elementi i tretë, e mban gjallë dhe i jep shpirt TEATRIT. Jeta në skenë e aktorit dhe vetë ARTI i SKENËS, ka më se 2500 vjet që zhvillohet e mbështetet në trekëndëshin:

DRAMATURG-TEATER-PUBLIK Nuk bëjnë dot pa njeri-tjetrin dhe, këndi i tretë, SPEKTATORI, është jetësori, frymëdhënësi dhe gjykatësi më i çmuar!

Arti, ashtu si ajri, është i të gjithëve dhe për të gjithë, pavarësisht se disa nuk e njohin, nuk duan ta njohin, ose e varfërojnë duke e banalizuar dhe militantizuar.

Krenohemi kur dëgjojmë tingujt solemnë të “Hymnit Kombëtar”, rritemi kur dëgjojmë “Për ty, Atdhe”, nuk përmbahemi nëpër festa e stadiume nga “Shqipëri, o Nëna ime…”, “O sa mir’ me ken’ Shqyptar”, bëjmë tatuazhe, veshim bluza e vemë plisa me SHQIPONJËN DYKRENARE, mbështillemi me flamur duke demonstruar nëpër rrugë, kryqëzojmë pëllëmbët për të krijuar “simbolin e dashur e të shenjtë” dhe, nga ana tjetër, nuk lemë rast që, për interesa meskine, Shqiponjën Dykrenare, me koka anash, ta shtrembërojmë duke ia kthyer kokat përballë, që të hanë njëra-tjetrën.

Si shpjegohet që, NE, kampionët e harmonisë dhe tolerancës fetare, jemi në kategorinë e fundit të intolerancës qytetare !!!

Ç’dreq kohe paska ardhur!

Nuk guxon të thuash me zë të plotë “jam mysliman” se të shohin si “xhihadist” dhe sapo shqipton fjalën “socialist”, të shigjetojnë “komunist”…

Një ditë nuk ndoqa Facebook-un duke menduar se njerëzit janë qetësuar dhe në këto ditë festash janë përqëndruar në problemet familjare, po ç’ne! Hapa telefonin dhe pashë që vazhdojnë “përmbytjet”, linçuesit e pangopur as janë tërhequr nga istikami. Prandaj, për të mos i dekurajuar, u them: vazhdoni, mos i pushoni komentet e sidomos sharjet, (jo nga që u mësova dhe s’më djersin veshi) por nga që përpiqem (jo kurdoherë me sukses) të dëgjoj e respektoj çdo mendim e person “ndryshe”:

-? i mençur apo gdhe,

-?? i së majtës, apo “demek” të majtës,

-?? i së djathtës, apo e djathtë “i thënçin”,

-?? ata që më njohin dhe ata që s’më kanë parë kurrë,

-? ?që u pëlqen ky “surrat” apo shtremberojnë buzët,

-? spiunëve” dhe “të flaktëve”,

-? ?atyre që mendojnë para se të flasin dhe atyre që u flet gjuha para mendjes,

-? ?atyre që e hanë turpin me bukë, si dhe atyre që s’kanë me oreks se u ngopën:

TANI, që dënimi me vdekje është hequr dhe me ngarkesën qe ka gjykata, nuk ia vlen të shtojmë “dosjen” tonë, prandaj, të qetësohemi, ta shikojmë në sy njeri-tjetrin dhe, nëse s’kemi kurajë ti zgjatim dorën, të rreshtim sharjet, poshtërimet, vetëm e vetëm nga që në Facebook ndjehemi të lirë, të fuqishëm, të fshehur si skutha dhe të pandëshkueshëm, pasi të gjitha këto, skanojnë dhe zbulojnë sa të limituar jemi.

Jeta, sipas psikologeve, na krijon situata të vështira, jo kurdoherë për të na ndëshkuar por dhe të na japë mësim. Nëse dikush na ka plagosur, sjellë keq… nuk ka nevojë të presim drejtësi a ndjese… FALIM, jo domozdoshmërisht se tjetri e meriton, por sepse ne meritojmë të jemi të çliruar.

Lindëm pa asgjë, u përpoqëm të zotërojmë gjithçka dhe, në fund, largohemi pa asgjë. Ka rëndësi që, ndërmjet, ta zbutim e zbukurojmë shpirtin me më të mirën e mundshme.

Kur me ARTIN tënd, përpiqesh të ndriçosh rrugën dhe shpirtin e dikujt, ndriçohet dhe rruga e shpirti yt!

Nëse të gjitha sa shkrojta, do vazhdojë të konsiderohen hipokrizi a rezultat i kërcënimeve që më detyrojnë të veproj kështu, atëherë do t’ju lutem, shumë do t’ju lutem, përgjërimisht, riniseni betejën, i shtoni e shumëfishoni sharjet, denoncimet, mallkimet, përdhosjet, vrerosjet, dufin, mllefin, damkosjet, munxosjet, e nëse akoma s’jeni ngopur:

kërkoni, krijoni, sajoni, huazoni, montoni, poshtëroni, i lejoni vetes çdo lloj leksiku e goditje (lart, poshtë e rrotull brezit), kusur mos lini, vetëm (u kam rixha) me zell patronazhisti, me entuziazëm, që të kemi krijimtari sa më pjellore, me rendiment e variacion!

Deri tani (ç’lumturi o Zot) duke ndjekur me ankth e padurim prurjet e Facebook-ut, shoh që po u afrohem 1500 Like, kalova 1000 komente dhe mbi 80 postime (nga të cilat 3/4 më katranosin), po, më besoni, nuk jam ngopur, as lodhur, as mërzitur. Kryesorja, në këto momente është që përroi i rrëmbyeshëm i Facebook-ut, të ketë sa më shumë prurje (le të jenë kucura, turbullirë e pisllëqe) nga këtë më vjen të brohoras (me besë e shpresë) “URRA”!

Gati-gati, po i arrij dhe po i kaloj disa nga ata që e mbajne veten për “yje” Facebooku.

Pika! Pika! ( jo pika-pika…)

Jam lodhur me muaj të tërë për një “Mbreti Lir” dhe “Hamleti” të një farë Shekspiri, apo “Babai” i një të ashtuquajturi Zeller, më gënjyen mendjen e më përkëdhelën sedrën ca çmime e kupa, ca dengla e fërcivërci…

Kjo qenka “bursa” e suksesit!

Në vrullin dhe entuziazmin që më dhatë, guxova dhe vura bast me njërin prej këtyre “biçim STAR” të Facebook-ut, po që, për mua, veçanërisht tani, është thjeshtë nje “mburavec klasi”, pra siç po thosha, vura bast qe:

“DERI NË FUND TË VITIT, KUSH DO KETË Më SHUMË LIKE, KOMENTE DHE POSTIME

(të çfarëdolloji qofshin),

do FI-TO-JË, do Fi-TO-JË…NJË…

Durim, dhurata dhe emri i fituesit do shpallen në fillim të vitit 2026, sapo të nisin shirat dhe sharjet e para !

Festat e Mëdha të Fundvitit, sjellin, veç të tjerash trishtim, nga që kujtojmë, jo vetëm kush na mungon, por dhe kush na tepëron. Megjithe këtë, janë të ndritshme, për t’u gëzuar dhe të shenjta për të reflektuar. Në Festat e Mëdha apo Lojra Olimpike, grekët e lashtë e ndalonin luftën midis qytet-shteteve, madje dhe sot, në këto ditë, i lejojnë vetes fjalë mirkuptimi e gjeste miqësie.

Në këto ditë mendja ndricohet, shpirti qetësohet e toleron bujarisht. Atë që mund të të ketë plagosur, e sheh me sy të zbutur, pa barrën dhe etiketën e mekatarit, pa kompleksin e frikës a të fajit.

Të gjitha sa thashë, nuk i kam për ty që do thuash: “Këtë ditë prite” !

I kam mirënjohje për ty që do thuash: “Faleminderit që e bëre”!

Është gjest NJEREZOR, pa menduar sedrën dhe pasojat, pasi për vendime të tilla, nuk pyetet, nuk llogaritet, nuk dyshohet, nuk kërkohet shpërblesë, por vetëm M I R Ë S I!

Krishtlindje, për fëmijët janë dhuratat, për ne, “fëmijët e rritur”dhuratë është ajo që mund të japësh nga vetja!

Uroj që, gjithkush, të ketë diçka për të dhënë!

Është kaq e nevojshme në acarin e këtij “dimri social”…

I juaji, Viktor Zhusti.

12 vite pas aksidentit të Michael Schumacher: Si e mbron familja sekretin prej 12 vitesh

Çdo vit, më 29 dhjetor, Michael Schumacher përkujtohet me dashuri. Në atë ditë të vitit 2013 ai pësoi një aksident gjatë skijimit në Meribel, në Francë, ku përplasi kokën pas një shkëmbi. Kanë kaluar dymbëdhjetë vite dhe për Schumacher kanë dalë shumë pak informacione.

Në prill të vitit të kaluar, Michael u bë gjysh, pasi vajza e tij Gina solli në jetë vajzën e saj. Një moment gëzimi për familjen, i përjetuar sërish në heshtje dhe privatësi.

Familja e tij ka arritur, përmes një rrjeti shumë të saktë ndër vite, të mos lejojë që praktikisht asgjë të rrjedhë për gjendjen shëndetësore të pilotit që e lidhi në mënyrë të pazgjidhshme karrierën e tij me Ferrarin.

Aksidenti me ski në Meribel

Në vitin 2012 ai mbylli tri vitet e tij me Mercedesin dhe u largua nga Formula 1 në moshën 43-vjeçare, pak para se të mbushte 45 (ka lindur më 3 janar 1969). Kaiser Schumi pësoi aksidentin në ski. Doli se helmeta që mbante në momentin e rënies u copëtua nga përplasja.

12 vite pas aksidentit të Michael Schumacher: Si e mbron familja sekretin

Ironikisht, aksidenti ndodhi pasi Schumacher kishte shprehur dyshime për cilësinë e borës, para se të dilte për ski në atë shpat fatal. Edhe pse ishte brenda shtyllave të pistës, siç u konfirmua nga pamjet e kamerës së tij dhe nga autoritetet franceze, ai rrëshqiti dhe goditi kokën në një shkëmb disa metra përtej limitit.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 u transportua me helikopter në spital, pavarësisht se mbante helmetë dhe u vendos në komë të shkaktuar nga mjekësia për disa muaj. Më pas u transferua në Lozanë të Zvicrës.

Pas kësaj, heshtje totale. Familja kërkoi privatësi dhe kështu ndodhi. Nuk u mor vesh më asgjë për gati një vit. Në shtator 2014 u komunikua se ishte transferuar në shtëpi, ku do të merrte kura të nivelit shumë të lartë nga profesionistë të mëdhenj, mes mjekëve dhe infermierëve që e ndjekin çdo ditë.

Kur Jean Todt tha se kishte parë një GP me Schumacher

Më pas asgjë për vite me radhë. Pak persona kanë mundësinë ta shohin, ta vizitojnë. Mes tyre është Jean Todt, njeriu që e solli te Ferrari, i cili herë pas here ka dhënë ndonjë informacion të vogël. Në vitin 2020 i tha Daily Mail: “E kam parë Michael javën e kaluar, po lufton bashkë me familjen e tij”. Disa muaj më pas deklaroi se takimet ishin dy herë në muaj dhe më vonë tha se kishin parë bashkë më shumë se një GP të Formula 1.

Fjalët e Corinna Schumacher dhe Mick

Në dokumentarin “Schumacher” të publikuar nga Netflix foli për Michael-in bashkëshortja, Corinna, e cila përdori fjalë shumë të qarta: “Michael më mungon çdo ditë, i mungon gjithë familjes, fëmijëve si edhe babait. Edhe pse është këtu, nuk është më i njëjti”.

Ndërsa djali Mick, i cili më pas u bë pilot i Formula 1, foli për këshillat e marra nga Michael për motorsportin dhe tha hapur: “Sot do të kuptoheshim ndryshe. Mendoj sa bukur do të kishte qenë. Do të jepja gjithçka për të folur me të”.

Nënshkrimi në helmetë për Jackie Stewart

Privatësia është e shenjtë. Asnjë lajm nuk është konfirmuar. As ai që disa media dhanë për praninë e shtatë herë kampionit të botës në dasmën e vajzës Gina-Maria në tetor 2024. Dihet vetëm se Schumacher ka firmosur, me ndihmën e bashkëshortes, një helmetë që më pas u nxor në ankand për shoqatën e Jackie Stewart.

Proceset gjyqësore të fituara nga familja Schumacher

Por pse nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher? Nuk ka një përgjigje të vetme, por disa faktorë. Së pari një lloj marrëveshjeje mes medias, familjes Schumacher dhe Sabine Kehm, zëdhënëse historike e familjes. Privatësia e ish-pilotit të Ferrarit dhe Benettonit nuk është respektuar gjithmonë, nuk kanë munguar rrjedhje dhe sjellje të padrejta, por familja Schumacher ka autorizuar avokatët të veprojnë.

Si në rastin “Bunte”, revistë gjermane që u padit pasi publikoi në kopertinë lajmin: “Michael ecën përsëri”. Avokati Felix Damm deklaroi në gjykatë se kjo nuk ishte e vërtetë, lajmi u përgënjeshtrua dhe u pagua një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.

Në Gjermani pati edhe rastin “Die Aktuelle”, e cila publikoi një intervistë ekskluzive me Schumacher-in, që në realitet ishte gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Veprim ligjor i menjëhershëm dhe drejtoresha u shkarkua në çast.

Grupi shumë i kufizuar i personave që mund ta shohin

Vendimtare është zgjedhja e grupit shumë të vogël të personave që mund ta shohin: përveç bashkëshortes dhe fëmijëve, janë Jean Todt dhe ish-pilotët e Ferrarit Gerhard Berger dhe Luca Badoer. Jashtë plotësisht, që nga pas-aksidenti, Willi Weber, menaxheri historik i fillimit të karrierës. Ka dhënë informacione mbi gjendjen e Schumacher-it, disa vite më parë, Elisabetta Gregoraci, ish-partnere e Briatore-s. Ndërsa Laila Hasanovic, aktualisht e lidhur me Sinner-in, ka qenë partnerja e Mick Schumacher dhe në të kaluarën ka mundur ta shohë. Por askush nuk flet, ashtu si edhe stafi që e ndjek: mjekë, fizioterapistë, infermierë, të gjithë kanë firmosur marrëveshje mos-zbulimi.

Vilat në Zvicër dhe Majorka janë të paarritshme

Banesa e Schumacher – vila në Zvicër dhe ajo në Majorka – janë pothuajse të paarritshme, edhe falë sistemit kundër dronëve. Ndërsa vila në Spanjë, e blerë nga presidenti i Real Madridit Florentino Perez, ka edhe heliport. Edhe transportet kanë qenë gjithmonë të blinduara, si kur piloti u transferua me emër të rremë në spital për një ndërhyrje.

Pavarësisht masave, rreziqet nuk mungojnë. Mjafton të kujtohet vjedhja e kartelës klinike në vitin 2014, gjatë transferimit nga Grenoble në Zvicër: një person tentoi ta shiste për 50 mijë euro. U arrestua dhe më pas u vetëvra në burg. Disa vite më vonë, një anëtar i stafit bëri fshehurazi një foto dhe tentoi ta shiste për një milion paund. U denoncua dhe fotoja nuk u publikua. Tentoi shantazh, por dështoi. Në shkurt të kaluar mori një dënim prej tre vitesh.

Si është sot Schumacher 12 vite pas aksidentit

Natyrisht askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit legjendar gjerman. Schumacher jeton në shtëpi, me dashurinë e familjarëve të tij, dhe me praninë e vazhdueshme të mjekëve dhe infermierëve që kujdesen për të çdo ditë.

Ρërd hυn¤i l2 υjeç@ren dhe e Ιa sht@tz ënë, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Familjarët e të miturës janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë patur marrëdhënie korrekte mes dy familjeve.

Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.

Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.

“Ma shkatërrυan jetën”, grυaja e Saimir Tahirit rrëfen betejen e dhimbshme

Një rrëfim tronditës ka dalë së fundmi në dritë, duke hedhur dritë mbi një betejë personale të mbajtur për vite me radhë larg vëmendjes publike. Gruaja e ish-ministrit Saimir Tahiri ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë hapur për përvojën që, sipas saj, i ka ndryshuar rrënjësisht jetën.

“Mjekët ma shkatërruan jetën” – është fjalia e fortë me të cilën ajo përmbledh dhimbjen, zhgënjimin dhe pasojat fizike e psikologjike që pretendon se ka përjetuar gjatë trajtimit të saj shëndetësor.

Sipas rrëfimit, gjithçka nisi me një problem shëndetësor që fillimisht u konsiderua i zakonshëm. Vizitat e shpeshta, analizat dhe konsultat mjekësore i krijuan bindjen se ndodhej në duar të sigurta. Por me kalimin e kohës, gjendja e saj jo vetëm që nuk u përmirësua, por u përkeqësua ndjeshëm.

Ajo flet për vendime të gabuara, trajtime që nuk dhanë rezultat dhe për një ndjesi të vazhdueshme se askush nuk po e dëgjonte realisht. “Kur je e sëmurë, nuk ke luksin të dyshosh. Ua dorëzon jetën në duart e mjekëve,” rrëfen ajo, duke shtuar se besimi i verbër u kthye më pas në zhgënjim të thellë.

Pasojat fizike, sipas saj, u shoqëruan me pasoja të rënda psikologjike. Ankthi, netët pa gjumë dhe frika se dëmi mund të ishte i pakthyeshëm u bënë pjesë e përditshmërisë së saj. Momenti më i vështirë erdhi kur kuptoi se situata mund të mos përmirësohej kurrë.

“Nuk kërkoja mrekulli, vetëm ndershmëri dhe përgjegjësi,” thekson ajo. Rrëfimi i saj, sipas vetë saj, nuk ka për qëllim të sulmojë individë të veçantë, por të ngrejë zërin për një sistem shëndetësor që shpesh, sipas saj, harron pacientin si njeri.

Në këtë betejë të gjatë dhe të lodhshme, mbështetja e familjes ka qenë vendimtare. Edhe pse Saimir Tahiri ka zgjedhur të mos bëjë deklarata publike për këtë çështje, ajo lë të kuptohet se pa këtë mbështetje do ta kishte pasur të pamundur të përballonte gjithçka. “Kur ndihesh e tradhtuar nga ata që duhet të të shërojnë, familja mbetet streha e vetme,” shprehet ajo.

Sot, gruaja e ish-ministrit thotë se po përpiqet të rindërtojë jetën, hap pas hapi. Rrëfimi i saj vjen si një thirrje për më shumë kujdes, transparencë dhe humanizëm në sistemin shëndetësor shqiptar.

“Nëse historia ime i bën njerëzit të reflektojnë, atëherë dhimbja ime nuk ka qenë e kotë,” përfundon ajo, duke lënë pas një mesazh që shkon përtej një historie personale dhe prek një problem që shqetëson shumë qytetarë./publik.al

Mos i jepni të dhënat! Zbulohet “kurthi” i Agron Shehajt: Si po perdor
emrin e SPAK-ut per t’ju vjedhυr numrat e telefonit (SKEMA)

Agron Shehaj po mashtron shqiptarët me një metodë të përsëritur: telefonatat me call center. Nëse i mbani mend zgjedhjet 2021 dhe 2025, e vetmja kompani shqiptare që gjente numrat e kontaktit të mijëra shqiptarëve në mënyrë të jashtëligjshme ishte ajo e Agron Shehajt.

Ai fillimisht përdori kontaktet e databazës së Partisë Demokratike, duke telefonuar demokratët dhe duke u kërkuar që votën e tyre për PD ta kalonin te partia e tij. Sali Berisha e akuzoi disa herë Shehajn se ka vjedhur të dhënat e anëtarëve të PD.

Historia përsëritet. Duke qenë se call center është e vetmja punë që Shehaj di të bëjë, dje nisi një fushatë për të marrë 100 mijë firma të shqiptarëve në çdo qytet e fshat të vendit.

Ai e shiti këtë si një metodë për të treguar se 100 mijë shqiptarë mbështesin SPAK-un, gjoja se nuk po tenton të marrë numrat e tyre për t’i përdorur më pas për fushatë.

Problemi është se Shehaj nuk do të bëjë asgjë me 100 mijë firmat që po merr. Këto firma nuk shërbejnë për asgjë, sepse SPAK është një strukturë pa afat ligjor në Kushtetutë dhe nuk ka kurrë mbarim.

Shehaj nuk po kërkon ndonjë ligj të ri në Parlament me këto firma. Nuk po bën asnjë propozim ligjor apo peticion. Ai thjesht po tenton të përdorë numrat e telefonit të shqiptarëve me banim në Shqipëri, që më pas këto numra t’i telefonojë 2-3 herë në javë gjatë fushatës dhe t’u bëjë oferta – siç bën zakonisht – për të bërë vota për të.

Si përfundim, Agron Shehaj nuk është politikan. Ai nuk do të bëhet kurrë i tillë. Nuk njeh ligjin dhe nuk mbledh dot as 200 vetë në shesh për të dhënë një mesazh politik.

Para dy javësh, ai përdori protestën e disa qytetarëve të pavarur nga shoqëria civile, shkoi me 7-8 flamuj të partisë së tij dhe e shiti në media sikur protesta ishte organizuar prej tij. Gjithsej? 38 vetë.

Ky është Agron Shehaj, opozitari i preferuar i Edi Ramës. Partneri i biznesit të Shehajt është bërë zyrtarisht drejtor i përgjithshëm i Start Up-eve në Shqipëri, duke shpërndarë miliona euro për kompani të lidhura me Agron Shehajn.

Urojmë që shqiptarët të mos gënjehen nga Shehaj duke shkruar të dhënat personale në letrat që Shehaj po nxjerr lart e poshtë nëpër Shqipëri me pretekstin se po mbledh firma.