Këngëtari i njohur grek sërish në Tiranë, merr 30 instrumentistë shqiptarë për koncertin në Londër: Janë më të mirët në botë

Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij më të fundit që do të mbajë në Londër, të cilin e quan kyç për karrierën e tij. Për këtë moment të rëndësishëm ai ka zgjedhur të shoqërohet nga një orkestër shqiptare.

Bashkëpunimi me orkestrën shqiptare ai e nisi në koncertin që mbajti në Pallatin e Kongreseve në Janar të vitit të shkuar, dhe do ta vazhdojë edhe në skenën më prestigjioze muzikore në botë, në “Royal Albert Hall”, ku do të jenë më të në skenë rreth 30 instrumentistë shqiptarë.

“Jam shumë i lumtur që kthehem në Tiranë. Vitin e kaluar mbajtja një koncert të Pallati i Kongreseve, nga ku kuptova që ju keni instrumentistë të shkëlqyer, ndër më të mirët në botë dhe për këtë koncert kyç të karrierës time në Albert Hall nuk mund të zgjidhja një skuadër tjetër”, thotë këngëtari.

Një ëndërr e bërë realitet është ky moment për artistin grek, këngët e të cilit janë shumë të dashura edhe për publikun shqiptar, ndërsa zbulon çfarë do të ketë në repertorin e asaj mbrëmjeje. Por pas këtij momenti, një tur nëpër botë e pret artistin Konstantinos Argiros, i cili nuk e përjashton që veç orkestrës së tij të shoqërohet edhe nga instrumentistë shqiptarë.

“4 hipotezat…”, shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin

Mjeku kardiolog Altin Veshti ka qenë i ftuar në emisionin Opinion.

Ai ka thënë se diagnozat me sëmundjet  e zemrës, në moshë të re janë shtuar dhe këshilloi kryerjen e aktivitetit fizik për të mbajtur një zemër të shëndetshme.  

Në rastin e ish deputetit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një arrest kardiak, ai tha se nuk e ka parë konkretisht kartelën, por ekzistojnë 4 hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur.

Ekzistojnë 4 hipoteza që një person mund të pësojë vdekje kardiake. I pari që duhet të them është infarkti i miokardit, pra infarkti është mbyllja e njërës nga arteriet e zemrës dhe zemra ka 2 arterie dhe ajo zonë që nuk merr gjak praktikisht fillon e ul funksionin. Fakti që ai ka filluar të ketë marrje fryme, do të thotë që ana e majtë e zemrës, pra ventrikuli i majte, ka filluar të mos furnizohet mirë me gjak dhe ndërkohë ka ardhur duke u mbyllur në mënyrë totale. Në momentin që mbyllet komplet arteria nuk është se ndalet zemra, siç mendon populli, por ndërhyn një aritmi malinje. që bën që zemra mos të tkurret më, por vetëm bën një lëvizje që nuk arrin të pompojë. Kjo ndodh shumë e shpejt dhe është e vështirë të ndërhyet. Shpesh herë na ka ndodhur ne që edhe në repart të jesh nuk arrijmë dot t’i çojmë në sallë dhe t’i shpëtojmë. E dyta është ajo që ne e quajmë diseksioni i aortës ose çarja e aortës. Por kjo jep një dhimbje të menjëhershme sikur të ngulet një thikë një gjoks. I treti është tromboembolia pulmonare, pra që të mbushen mushkëritë me trombë, 2 arteriet e mëdha dhe mbushja në mënyrë masive e bën që të pamundur jetën e pacientit. I katërti është një aritmi që ndodh tek futbollistët që nuk mendoj që është rasti i tij. Janë këto futbollistë që duke luajtur rrëzohen në që quhet aritmia e ventrikulit të djathtë”, tha mjeku

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tra dhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi.

Sipas raportimeve të “Popart” thuhet se aktori i njohur Arben Derhemi dhe bashkëshortja e tij, Iva Korumi, kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë.

Ky divorc i mundshëm i aktorit me bashkëshorten, sërish sipas “Popart” thuhet se po vjen për shkak të tradhtisë së Arbenit.

Epo, lidhur me këto thashetheme korridori ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme, por thjesht ka sulmuar themeluesin e kësaj medie, Popi Kolën.

“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.

Pazare DR*GE, momenti kur gjeorgjiani q*llon me ar më SHQIPTARIN në Athinë! (Video)

Një sherr si në filma ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në zonën e Metaxourgeio, Greqi ku një grup shqiptarësh u përleshën me një gjeorgjian.

Në pamjet e publikuara nga mediat greke, shihet grupi prej tre shqiptarësh duke debatuar me gjeorgjianin dhe duke u kapur me duar dore teksa tentonin t’i shesin një sasi droge.

Pasi u rrah nga shqiptarët, gjeorgjiani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kthye gjysmë ore më vonë duke mbajtur një armë në dorë.

Ai është takuar sërish me shqiptarët dhe ka qëlluar me armë njërin prej tyre dhe është zhduket duke vrapuar në rrugët përreth.

Në vendngjarje Policia ka gjetur 6 gëzhoja nga atentati, ndërsa 36-vjeçari i plagosur po trajtohet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës.

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi mbante në banesën e tij në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo).

Shpendi i rrallë dhe i mbrojtur me ligj, aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar.

Ndaj Brahimit rëndon akuza për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Njoftimi i policisë:

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Brahimi 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Trafiku i rënduar zgjidhet me grus hte dhe s harje në Vlorë

Trafiku dhe bllokimi i rrugës në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë ka sjellë konflikt fizik mes disa personave.

Teksa prindërit merrnin fëmijët nga shkolla, është bllokuar rruga nga trafiku dhe si pasojë ka nisur debat mes drejtuesve të mjeteve dhe banorëve, pasuar me sharje dhe grushte.

Policia ka mbërritur duke hapur rrugën e bllokuar por dhe sqarimin e situatës midis personave, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Qytetarët protestë kundër Samir Manes/ Pasi tentoi t’u marrë ujin, do të ndërtojë fabrikë çimento në Dukat(Video)

Me dhjetëra banorë të Dukatit kanë dalë në protestë ditën e sotme, kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në zonë nga oligarku Samir Mane. Ata shprehën se ky impiant do të ndotë mjedisin dhe do të rrezikojë shëndetin e tyre, ndërsa shtojnë se kërkohet të ndërtohet në zonë të mbrojtur.

Pak javë më parë, është realizuar dhe një tjetër protestë, ku oligarku i Ramës, Samir Mane, ka tentuar të’rrëmbejë’ ujin nga burimet e fshatit për ta çuar në rezidencën luksoze Green Coast në Palasë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3729878163824917%2F&show_text=false&width=267&t=0

“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshke dhe i jep mjekimin gabim

“Stop” ishte në Cakran për një denoncim, sipas të cilit, mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Muçelli, punonjës i Qendrës Shëndetësore Cakran, në orarin e punës kryen vizita të ndryshme, eko për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.

Qytetarja ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Muçelli, le qendrën shëndetësore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke.

Biseda:

Stopi: Eko veshkash?

Punonjësja: Ta marr doktorin?

Stopi: Po, po merre! A nuk është këtu tani?

Punonjësja: Doktor Ylli!

Stopi: Po, por a vonon?

Punonjësja: Në spital është.

Stopi: Ku?

Punonjësja: Në spital. (Qendër shëndetësore)

Punonjësja: Alo! O doktor, hajde bëj një eko! Hajde!

Stopi: Doktor, si kalove?

Ylli Muçelli, mjek: Si jeni?

Stopi: Kam pasur shumë dhimbje, kriza…

Stopi: Po pse, nga se më shkaktohet ky infeksion i veshkës?

Ylli Muçelli, mjek: Do kesh ndonjë dhëmballë të prishur, ndonjë të mbushur, ke?

Stopi: Sa, të lutem?

Ylli Muçelli, mjek: 15! ( 1500 lekë)

Pas kësaj, gazetari i “Stop” ballafaqohet drejtpërdrejt me mjekun Muçelli, i cili përgjigjet se ishte jashtë qendrës shëndetësore për një problem te dentisti.

Ylli Muçelli, mjek: Isha te dentisti. Shkova për të ndihmuar një pacient. Po, nuk kam, çfarë të them më.

Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezulton pa asnjë problem me veshkat.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzon të japë shpjegime duke këmbëngulur, që mjekun e ka në punë e duke kaluar në sulm.

Tonin Xhelaj, drejtor: Mos ma ngri zërin mua ti.

Gazetari: Ti duhej të reagoje. U gjobite 10 milionë Lekë?

Tonin Xhelaj, drejtor: E ça do më bëjnë?

Gazetari: Ty të të vijë zor që mban këtë pozicion se je kaq i paaftë.

Tonin Xhelaj, drejtor: Turp t’ju vijë juve.

Gazetari: Ti je i paaftë.

Tonin Xhelaj, drejtor: Jam shumë i aftë. Të paaftë dhe hakmarrësa jeni ju. Nuk keni çfarë të më bëni mua.

Gazetari: Ne?

Tonin Xhelaj, drejtor: Se u shërbejmë këtyre?

Gazetari: Unë erdha për doktor Yllin që e ke në klinikë private në këto momente. Doktor Yllin ku e ke?

Tonin Xhelaj, drejtor: Në punë.

Gazetari: T’i tregoj videot ku ishte tani, te klinika private? Epo tani më paaftësi se kjo nuk ka dhe mbulim më kaq…

Tonin Xhelaj, drejtor: Po shihni mo çuna, traun në syrin tuaj, mos shihni qimen në syrin tim.

Gazetari: I ke mësuar mirë shprehjet popullore. Ti nuk je i aftë të drejtosh këtë qendër shëndetësore. Ti më mbulon mjekët mua që venë tani në privat. Pse? Atë e di ti.

Tonin Xhelaj, drejtor: Ai që ju solli këtu…

Gazetari: Kush na solli ne? Unë kam ardhur vetë këtu. Unë kam ardhur për doktor Yllin edhe njëherë tjetër. Shyqyr që ekzistojnë këta njerëzit që denoncojnë.

Tonin Xhelaj, drejtor: Çfarë denoncimi bëri?

Gazetari: Denoncojnë këto të palarat tuaja.

Tonin Xhelaj, drejtor: Që po u shërben pacientëve… Po ik tani.

Nga ana tjetër Vasil Bregu, Drejtor i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, tha, se do të merren masa.

E në fakt për mjekun Muçelli nisi procedimi penal, ndërsa për të dhe drejtorin Xhelaj u mor masa e paralajmërimit për shkarkim nga detyra./ Tv Klan

Kjo është gruaja që do të kujdeset për bebi Lunën pasi Kiara po fillon punën

Kiara Tito është një nga moderatoret më të dashura publikun.

Pak muaj pas lindjes së bebi Lunës ajo po kthehet përsëri në ekran.

Ndjekseit në rrjet e kanë pyetur se kush do të kujdeset tani për Lunën pasi ajo po kthehet në punë.

Për vajzën do kujdeset nëna e Luizit, gjyshja e Lunës. ‘Nana Anxhelinë’ ishte përgjigja e Kiares./InfoKosova/

Shiko foton:

Ka hαrruar mb athjet në shtëpi, kush është avokatja që i dόIi b…tha? (foto)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një foto e një zonje elegante, e cila mban veshur një fustan fin, por që pa dashje, siç duket, i kanë dalë vithet në shesh.


Ajo është avokatja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rajonin e Bashkortostan, në Rusi, Milana Skorobogatov.



Siç mund ta shikoni, Milana u ka kthyer fundshpinën e saj interesante fotografëve, teksa rri me gotë në dorë në prani të personave të tjerë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur admirim për fundshpinën e Milana Skorobogatova.

Një ndër ndjekësit e VladTime shkruan:

Të mjerët djem. Unë dorëzohem. S’ia dal dot më”.

Megjithatë, edhe pse shumë mendojnë se avokatja është shfaqur në festë pa të brendshme, ka të tjerë që mendojnë se kjo është thjeshtë një foto e bërë me fotoshop dhe në të nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

Vetë Milana bën me dije:

Kjo nuk mund dhe nuk jam unë. Nuk është në stilin tim dhe kjo nuk është pamja ime”.
Siç duket, ka qenë thjesht gënjeshtra e radhës.