Grida Duma ndahet nga Ervin Salianji? Moderatorja ‘e zhduk’ nga rrjetet sociale

Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet. Së fundmi dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre janë përforcuar pas faktit që nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Në profilin zyrtar të moderatores në Instagram, Ervin Salianji nuk figuron në personat e ndjekur nga Duma. Nuk dihet nëse Duma i ka bërë bllok apo vetëm e ka hequr nga followers, por nga ana tjetër Salianji e ka akoma.

Lëvizja vjen pas një deklarate të bërë nga moderatorja, ku Partia Demokratike ka aluduar së fundmi se Duma ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për Endri Shabanin si Avokatit të Popullit dhe se është pas lëvizjes së Ervin Salianjit.

Duma me tone të ashpra u shpreh se nuk ka guxim askush që t’i bëjë pis emrin dhe reputacionin që ka ndërtuar ndër vite. Moderatorja theksoi se nuk ka negociuar me askënd dhe qëndron larg çështjeve të ‘pushtetshme’, sipas saj, “alla Edvin apo alla Ervin”. ALBEU

Kishte planifikuar intervistë live me Bieta Sulon, babai i Malit në gjendje të rënduar në spital (MESAZHI)

Babai i Malit, Faik Retkoceri, kishte për të dhënë pasditen e sotme një intervistë për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel. Por kjo gjë nuk ndodhi, për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të banorit të “Big Brother VIP 5”, Mali.

Moderatorja e njohur u shpreh se kur po bëheshin gati për prova për lidhjen direkte, e motra e Faikut ka dërguar një mesazh përmes telefonit të tij.

“Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkte me të, na vjen ky mesazh. Ndërkohë që përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Bieta Sulo.

Ndërkohë në mesazhin e dërguar nga halla e Mali thuhet:

“Përshëndetje e nderuar. Unë jam e motra e Faikut, Rema, po më vjen shumë keq se nuk mundet Faiku me dhënë intervistë. Ai është në spital duke marrë infuzion dhe është pak në gjendje të rëndë, sepse nuk po mundet me u përballë me komentet nëpër rrjetet sociale. Shpresoj se keni mirëkuptim. Kalofshi mirë”.

Bieta shton se edhe në bisedën telefonike që patën me motrën e tij, ajo ka thënë se ‘ai nuk është ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë dhe është dërguar menjëherë në spital”.

Kujtojmë se në spektaklin e së shtunë, Faiku ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të takuar djalin e tij, me të cilin kishin 7 vite që nuk komunikonin.

Mali refuzoi që t’a takonte, duke thënë se një ditë do të vinte dhe ky takim. Ndërkohë për “Fan Club”, Faiku bëri deklarata të forta kundër ish-bashkëshortes së tij, duke thënë se ajo është shkaku që fëmijët nuk flasin me të.

Panik në ajër/ Shumë pasagjerë të dëmtuar pas turbulencave të forta, avioni rikthehet në destinacion

Pasagjerët e një fluturimi të “Ryanair” për në Tenerife të Spanjës, u lënduan kur aeroplani hasi turbulenca të forta menjëherë pas ngritjes, duke e detyruar atë të bënte një kthim emergjent në aeroportin e nisjes.

Kompania ajrore tha se “një numër i vogël pasagjerësh morën ndihmë mjekësore”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas ‘Independent’, fluturimi FR1121, një Boeing 737 Max, u nis nga Birmingham në mesditë të dielën (28 dhjetor). Aeroplani u nis në orën 15:05 pasdite dhe rreth 40 minuta më vonë arriti në 37,000 këmbë ndërsa kalonte bregdetin francez dhe mbërriti në qytetin Morlaix në Brittany.

Në atë kohë, shërbimi i pasagjerëve ishte në zhvillim e sipër në kabinë kur avioni hyri në një zonë me turbulenca të forta. Pilotët morën vendimin për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Aeroplani u ul normalisht në Birmingham rreth 90 minuta pas ngritjes dhe u parkua në një vend të largët, ndërsa pasagjerët zbritën dhe u kthyen në terminal.

Në një deklaratë, Ryanair tha:

“Fluturimi FR1121 nga Birmingham për në Tenerife më 28 dhjetor u kthye në aeroportin e nisjes menjëherë pas ngritjes për shkak të turbulencave. Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe një numër i vogël pasagjerësh morën trajtim mjekësor.”

Për të përfunduar itinerarin, kompania dërgoi një avion zëvendësues nga Leeds Bradford, për në Birmingham.

Pasagjerët u rikthyen në aeroplan dhe u nisën në orën 21:21, duke mbërritur në Aeroportin Jugor të Tenerife në orën 01:25 të mëngjesit, një vonesë prej më shumë se gjashtë orësh.

Drejtonte bandën “1 milion euro”, arrestohet kapo i ‘skifterëve’ shqiptarë në Greqi! Bastisën 16 shtëpi në seri, shenjëstronin turistët, nuk i trembte as alarmi (Video)

Anëtarët e një bande “skifterësh” shqiptarë dhe grekë arritën të vidhnin afërsisht një milion euro në mall dhe cash, ndërsa vepronin kryesisht në Filothei dhe Psikiko të Greqisë.

Oficerët e Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve njoftuan sot shkatërrimin e bandës së drejtuar nga një 39-vjeçar shqiptar (foto kryesore), emri i të cilit nuk u publikua, teksa transmetuan foto dhe pamje filmike nga grabitjet, por edhe që çuan në zbulimin e autorëve.

Grupi akuzohet për bastisjen e të paktën 16 banesave në seri, kryesisht banesa pushimi e turistësh.

Më konkretisht, një 39-vjeçar shqiptar i arrestuar, herë vetëm dhe herë së bashku me një bashkëpunëtor, përdori zonat pyjore në Filothei dhe Psiqiko si baza dhe u fsheh si para ashtu edhe pas kryerjes së vjedhjeve.

Autorët, pasi identifikuan shtëpitë e synuara, duke pasur si kriter kryesor afërsinë me zonat pyjore dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme duke veshur doreza, kapele dhe maska, fituan akses në brendësi të tyre, pasi më parë thyen dyert e ballkoneve ose dritaret duke përdorur një levë, duke hequr kamerat e mbikëqyrjes dhe duke çaktivizuar sistemin e alarmit.

“Në rastet kur donin të hynin në katet më të larta, përdornin një shkallë, të cilat i sillnin me vete në secilin prej veprimeve të tyre kriminale. Tregues i guximit të veprimeve të tyre është fakti se autorët e krimit hynë në shtëpi edhe kur sistemi i alarmit po binte”, shkruan “Protothema”.

Gjithashtu, ia vlen të përmendet fakti se, për të maksimizuar plaçkën e tyre, ata kryen vjedhje të shumta brenda të njëjtës nate, ndërsa në tre raste u kthyen brenda pak ditësh në të njëjtat shtëpi për të hequr sende shtesë.

39-vjeçari u vu re mëngjesin e Krishtlindjeve nga oficerët e policisë patrulluese të Departamentit të Policisë Nea Filadelfia – Nea Chalkidona, duke drejtuar një automjet në zonën e Nea Filadelfia.

Policia e thirri për kontroll, por ai nuk iu bind udhëzimeve dhe përshpejtoi, megjithatë, u ndalua, u pasua nga ndjekja dhe u arrestua.

Goli i Ernest Muçit, Gallatasaraj del kundër: Nuk mund të krahasohej (Video)

Një gol i realizuar nga Ernest Muçi ndaj Goztepes, u zgjodh dje si më i bukuri për muajin dhjetor. Superliga turke e vlerësoi sulmuesin e Kombëtares për herë të dytë radhazi, pikërisht me të njëjtin çmim.

Gallatasaraj nuk duket se është dakord me këtë vlerësim. Sipas kryesuesve në Turqi, goli i Osimhem, që i dha fitoren atyre ndaj Samsunspor duhet të ishte mbi realizimin e Muçit.

“Ishte kaq i jashtëzakonshëm sa nuk mund të krahasohej me asgjë”, është komenti i shpërndarë i Gallatasarajt për golim e Osimhem.

Muçi është padyshim kryefjala e pesë ndeshjeve të fundit në Superligën turke. Kjo pasi ka arritur të realizojë shtatë gola në total.

Goli i Osimhem: (VIDEO)

Aktori Jackie Chan nuk do t’ia lërë pasurinë djalit, zgjedh bamirësinë

Aktori i njohur Jackie Chan ka deklaruar se planifikon ta lërë pasurinë e tij për bamirësi, në vend që t’ia trashëgojë djalit të tij.

Sipas tij, trashëgimia financiare mund të dobësojë pavarësinë, ndërsa qëllimi dhe puna ndërtojnë karakterin. Në këndvështrimin e Chan-it, trashëgimia e vërtetë nuk matet me grumbullimin e pasurisë, por me ndikimin që lë pas. Ai beson se paratë janë më të vlefshme kur përdoren për të financuar arsimin, ndihmën humanitare dhe krijimin e mundësive përtej një familjeje të vetme.

Chan ka qetësuar fansat pasi këta të fundit u shqetësuan për shëndetin e tij për shkak të disa fotografive që qarkulluan në internet. Aktori, i njohur për filmat, duke përfshirë “Police Story”, “Rush Hour” dhe “Who Am I?”, u fotografua me flokë të thinjura, duke nxitur fansat të spekulojnë për shëndetin e tij.

Chan ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke treguar se pamja e tij e moshuar në fillim të këtij viti ishte në fakt pjesë e pamjes për një rol filmi.

Jo shumë kohë më parë, shumë miq panë disa foto të fundit të mia në internet dhe të gjithë ishin të shqetësuar për shëndetin tim. Dua të përfitoj nga rasti për t’i bërë të ditur të gjithëve, mos u shqetësoni!

Është thjesht një paraqitje për filmin tim të fundit. Personazhi kërkon që unë të kem flokë të bardhë, mjekër të bardhë dhe të dukem plak. Gjatë viteve, unë kam qenë gjithmonë i gatshëm të provoj gjëra të reja për një film, pa marrë parasysh nëse është sfidues apo një paraqitje e re për një personazh. /TAR-Top Channel

“Çështja McGonigal, prioritare”/ Gazetarja Lala paralajmërim të fortë: Ja kur Rama do të thirret në SPAK!

Klodiana Lala ka folur për hetimet e SPAK dhe çfarë pritet në vitin 2026. Ajo tha se me gjasë Rama do të pyetet nga SPAK si person në dijeni, ndërsa deklaroi se hetimet vijojnë për çështjen McGonigal, disa tendera, koncesione në shëndetësi e me rradhë.

Lala tha se ka hetime edhe për kullat, duke përmendur kullën Mali i Tiranës dhe biznesmenin Ilir Shtufi.

“Askush nuk të jep përgjigje me siguri për 2026. Çështja McGonigal është e rëndësishme, test i fuqishëm. Me ndryshimin e lidershipit të SPAK, Me zotin Braho, ajo çështje implikon deri te kryeministri dhe është prioritare, nisur nga disa zhvillime, ka një amendament të Kongresit, rikthim të ekspertëve të SHBA në SPAK dhe partnerëve të Britanisë së Madhe. E shoh si çështje prioritare.

Abuzimi me fondet e BE-së, është po ashtu një çështje që janë intensifikuar hetimet. Ka patur shkëmbime informacioni, sekuestrim dokmentash. Ka hetimet për rruget dhe koncesionet në shëndetësi, laboratët, check-up.

Mund të kemi thirrje të kryeministrit për marrje në pyetje, janë dhënë që te dosja Balluku shkëndijat. Në një nga bisedat që bën Balluku me Berberin, përmend kryeministrin, që thotë kisha porosi nga kryeministri të takojë Ramë Gecin.

A duhet ta thërrasë Ramën dhe ti kërkojë shpjegime, përse orientojë ministren të presë një biznesmen?

E shoh 2026 me kryeministrin të thirrur si person në dijeni. Ka kulla në hetim, Mali i Tiranës përshembull. Zoti Shtufi është njëri nga investitorët. Po kontrollohet edhe origjina e pasurisë. Mund të dalin edhe gjëra të tjera”, tha Lala.

“Rritje mujore për të gjithë, që nga janari”/ Reforma e pensioneve përfundon në 2026, Manjani: Pensioni urban shkon…

Shqipëria pritet të finalizojë reformën e re të pensioneve brenda vitit 2026, një reformë që nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por synon përshtatjen e skemës me ndryshimet demografike, zhvillimet në tregun e punës dhe procesin e integrimit evropian.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi për ATSH se reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshime parametrike dhe ndryshime sistemike, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë financiare dhe mjaftueshmërisë së të ardhurave për pensionistët.

Në kuadër të ndryshimeve parametrike, Manjani njoftoi se po rishikohet mosha e daljes në pension dhe formula e përllogaritjes së përfitimeve. Aktualisht, rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja nis në vitin 2032. Sipas Manjanit, ky kalendar mund të përshpejtohet për t’u përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030, ndonëse Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore.

“Përafrimi që do të bëjmë me direktivën na dikton nevojën për rritje më të shpejtë. Ne i kemi kërkuar periudhë tranzitore Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos krijojmë deformime në tregun e punës, që kjo të ndodhë pak më ngadalë se sa kërkon BE, ku sipas direktivave deri në vitin 2030 moshat duhet të jenë të barazuara. Kemi kërkuar 2035 apo 2040 dhe, në varësi të vendimit, do të bëjmë edhe një rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ndryshimet sistemike përfshijnë forcimin e skemave private vullnetare dhe diskutimin për ndërtimin e skemave private të detyrueshme të pensioneve, pas konsultimeve me biznesin dhe grupet e interesit. Sipas saj, reforma nuk ka për qëllim ndryshimin e mënyrës se si qytetarët kontribuojnë apo përfitojnë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“Qëllimi i reformës nuk është të ndryshojmë mënyrën se si është kontribuar kundrejt skemës apo benefitet që janë marrë. Qëllimi është përgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve në tregun e punës dhe përafrimit me direktivat në kuadër të procesit të integrimit, duke ruajtur gjithmonë parimin kontributiv, qëndrueshmërinë fiskale të skemës, barazinë mes kategorive dhe mjaftueshmërinë e të ardhurave për të garantuar një jetë dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën , qeveria do të zbatojë një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Sipas Manjanit, si rezultat i kësaj politike, pensioni mesatar urban me vite të plota pune pritet të rritet nga 27 350 lekë në 40 000 lekë; pensioni urban i pjesshëm nga 15 850 lekë në 22 000 lekë; pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë; pensioni familjar nga 11 400 lekë në 18 000 lekë; ndërsa pensioni i invaliditetit nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për arritjen e këtyre niveleve, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet rritje mujore e pensioneve, pa përfshirë indeksimin vjetor. Rritja mujore në vitin 2026 do të jetë: 1 800 lekë për pensionin urban me vite të plota pune, 800 lekë për pensionin urban të pjesshëm, 1 000 lekë për pensionin rural, 700 lekë për pensionin familjar dhe 600 lekë për pensionin e invaliditetit; këto rritje do të vijojnë çdo vit deri në 2030.

Manjani tha se shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029 dhe do të pesëfishohet në janar 2030. Sipas Manjanit, kjo qasje synon të garantojë stabilitet afatshkurtër për pensionistët aktualë dhe një sistem pensioni të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Eni Cobani zbardh të vërtetën e Violeta Kukaj në “Big Brother”: Ia mori burrit pasurinë me … (Video)

Një video e publikuar nga Eni Cobani ka sjellë për publikun të gjithë të vërtetën lidhur me Violeta Kukaj, e njohur si “Mama e Malit” në “Big Brother”.

Sipas videos, ajo dyshohet se ka marrë pasurinë e bashkëshortit të saj duke përfituar nga situata e tij e dobët mendore dhe, më pas, e ka lënë atë në rrugë.

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po diskutojnë për akuzat dhe historinë që Eni ka bërë publike.

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për tas takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen. Ai më tej ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ndërkohë ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai./Top Channel

Dy ditë më parë e masakruan në rrugë, Elton Tozaj nuk heq dorë nga deklaratat! Në “shënjestër” 2 banorët e BBVA: Kanë kaluar një natë inti me bashkë

Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e tij lidhur me personazhe publikë referuar jetës së tyre private.

Piëkrisht këto deklarata për shumë figura të estradës, mendohet të jenë bërë shkak i dhunës.

Së fundmi ai ka bërë një deklaratë lidhur me dy personazhe të Big Brother VIP Albania 5, referuar Mirit dhe Lornës.

Me siguri të plotë, Tozaj thotë se dy banorët dikur kanë pasur një lidhje intime së bashku, një detaj ky që është mbajtur sekret për publikun si dhe banorët sot brenda shtëpisë.

Tozaj jep detaje duke thënë se: “Miri me Lornën kanë patur një one-night stand (marrëdhënie intime vetëm për një natë).

Sepse, kur Miri, Dr. Flori dhe Landi këndonin nëpër club-e, ajo punonte si MC”.

Deklarata të kësaj natyre e kanë identifikuar gjithmonë Elton Tozajn duke e vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes.

Pas ngjarjes së fundit, ai ka thënë se është më i fortë se kurrë dhe se do të vazhdojë të bëjë atë që di më së miri, të sjellë të vërtetën përpara publikut.

Tozaj u dhunua dy ditë më parë barbarisht. Ai pësoi lëndime serioze në fytyrë e trup. Gjendjen më alarmante e bëri fakti që rrezikon të humbasë shikimin në njërin sy.