Vidhen eshtrat e një personi të ndarë nga jeta 17 vite më parë,

Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lushnjës,ku janë vjedhur eshtrat e një personi të ndarë nga jeta prej 17 vitesh.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hapur një tuneI të madh nën tokë për të depërtuar në varr, çka tregon për një veprim të mirëorganizuar dhe të menduar më parë. Ngjarja ka ndodhur në varrezat e qytetit dhe është zbuluar nga punonjës të mirëmbajtjes së tyre

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve, raporton gazetarja e Klan News, Anila Sefa.

Deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa po punohet për mbledhjen e provave dhe verifikimin e çdo piste të mundshme.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim, ndërsa rasti ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

/tvklan.al

Pronar karburantesh, kishte lavazho dhe kafene! “Fania” nga Poshnja që tronditi Anglinë me rrëfimin për vrasjet “me porosi” në Shqipëri, skeda në Polici dhe karriera e hershme si hajdut

“Këta burra kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu të Ministrit të Brendshëm. Kam prova.”

Kjo deklaratë e dhënë nga 36 vjeçari Irfan Azizi në sallën e gjyqit në Londër dhe pasqyrimi i saj nga një prej mediave më të mëdha britanike, “Daily Mail”, ka tronditur ishullin dhe vetë Shqipërinë. Lajmi është raportuar gjerësisht në Tiranë dhe platformat në internet.

Dje, Gjykata e Magjistraturës në Westminster dëgjoi se lrfan Azizi kërkohet në Shqipëri për të vuajtur një dënim me një vit burg, pasi u dënua në mungesë për posedim të një telefoni celular në paraburgim për vepra të tjera penale.

I njohur edhe si “Fania i Beratit”, 36 vjeçari nga fshati Poshnje po përpiqet të bindë autoritetet në Britaninë e Madhe që të mos lejojnë ekstradimin e tij në Shqipëri, nën pretendimet se grupi i Talo Çelës kërkon ta eleminojë.

Ai jeton prej 6 vitesh në Angli me bashkëshorten dhe katër fëmijët, ndërsa në 2025 është dënuar me gjashtë muaj burg bashkë me një person tjetër, për posedim të patentave të falsifikuara gjermane.

E shkuara kriminale në Shqipëri

Irfan Azizi është skeduar nga Policia shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit si një person i përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e vjedhjeve, kryesisht të automjeteve. Në vitin 2018, Ermir Azizi dhe vëllai i tij Fania, janë ndaluar nga Policia e Fierit për vjedhjen e një Mercedesi.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar Mercedesi i vjedhur nga dy vëllezërit në Lushnje, të cilin e kishin çmontuar me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Atëkohë, Irfan i ishte 28 vjeç dhe ishte dënuar më parë për vjedhje, si dhe i proceduar për lojëra fati, kurse i vëllai Ermiri ishte 26 vjeç dhe ishte dënuar për mbajtje pa leje të armëve.

Gjykata e Magjistraturës në Westminster dëgjoi sesi Fania ia kishte hedhur drejtësisë, duke deklaruar se kishte paguar para te një gjyqtar. Shqiptari që rrezikon të dëbohet nga Anglia ka pretenduar se para se të binte në atentat dhe të largohej drejt ishullit, ka qenë një “biznesmen i pasur” në Shqipëri, me tre pika karburanti, si dhe lavazhe makinash dhe një bar-kafe.

Atentati ndaj tij ndodhi më 29 nëntor 2020, kur nga një automjet që ndaloi jashtë një karburanti doli një person i armatosur me kallashnikov dhe filloi të qëllonte me breshëri. Irfan Azizi u plagos në dorë dhe pesë javë më pas, u largua nga Shqipëria.

Organizatori i atentatit është raportuar gjerësisht në mediat shqiptare si Talo Çela, një ish-mik i ngushtë i Azizit, i cili aktualisht është një nga kriminelët më të kërkuar në Shqipëri.

Deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e masave në strategjinë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030.

Dokumenti vendos në fokùs ndër të tjera zgjerimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT) në të gjithë rrjetin TEN-T, duke përfshirë menaxhimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e aseteve dhe ofrimin e informacionit për udhëtarët. Një komponent i rëndësishëm i kësaj është edhe zhvillimi i biletimit digjital në transportin ndërqytetës dhe sistemeve të qëndrueshme të tarifimit elektronik (e-tolling).

Në këtë kuadër, strategjia parashikon përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik për tarifimin digjital të rrugëve, në përputhje me standardet europiane si Direktiva Eurovignette dhe Shërbimi Europian Elektronik i Tarifimit Rrugor (EETS). Pilotimi i e-tolling do të nisë në segmentet me trafik më të lartë të rrjetit TEN-T, pas ngritjes së infrastrukturës përkatëse.

Qeveria parashikon që të krijohet një fond i veçantë që vjen nga pagesat dhe karikimet elektrike që do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i financuar përmes tarifave të përdoruesve (pagesë rruge, tarifat e karikimit të mjeteve elektrike) në përputhje të plotë me parimet e direktivës Eurovignette dhe Rregulloren (BE) 2023/1804 mbi instalimin e infrastrukturës së lëndëve djegëse alternative”, thuhet në strategji.

Aktualisht, disa segmente rrugore janë me pagesë, përfshirë Rrugën e Kombit, aksin Thumanë–Kashar dhe tunelin e Llogarasë, për të cilin pritet aplikimi i tarifës brenda sezonit veror.

Përveç tarifimit rrugor, strategjia parashikon edhe zbatimin e biletimit digjital në transportin ndërqytetas të udhëtarëve, duke synuar një integrim më të plotë të shërbimeve dhe rritjen e transparencës në arkëtime.

PPP dhe koncesionet mbeten në fokus

Në të njëjtën kohë, qeveria duket se do të vijojë t’i qëndrojë besnike qasjes së saj pro partneriteteve publike-private (PPP) dhe koncesioneve në sektorin e infrastrukturës edhe në vitet në vazhdim.

Strategjia i konsideron këto instrumente si mjete plotësuese për mobilizimin e investimeve private dhe përshpejtimin e zbatimit të projekteve, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e infrastrukturës kryesore. Sipas dokumentit, modeli synon të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të reduktojë vonesat, duke garantuar njëkohësisht përdorim më efikas të fondeve publike.

Një theks i veçantë vihet edhe te transporti ndërqytetas, ku parashikohet nxitja e PPP-ve për operimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e terminaleve.

Zhvillimet vijnë në kohën kur kanë “lindur” kompani të reja të lidhura me sektorin. Një prej tyre është Enti Kombëtar i Operimit Rrugor (EKORR) ngarkuar me menaxhimin e rrugëve me pagesë, përfshirë operimin e portave automatike dhe administrimin e sistemeve të tarifimit elektronik.

Ndërkohë, më pas u krijua shoqëria “Mob AI” që fokusohet në operimin e transportit publik rrugor, përfshirë biletimin elektronik, menaxhimin e flotës dhe zhvillimin e sistemeve digjitale për monitorimin e shërbimeve. /Monitor.al

Rama ndan fotot nga takimi me Mitsotakis: Kapërcejmë çështjet e mbartura, drejt marrëveshjes së re strategjike me Greqinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në për një vizitë zyrtare në Athinë, ku ka takuar homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, ndërsa ka ndarë disa foto. Në mesazhin e tij Rama tregon dhe detaje nga takimi, duke shtuar se kapërcejnë çështjet e mbartura, drejt marrëveshjes së re strategjike me Greqinë.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, na lidh një miqësi e posaçme e farkëtuar në rrugën e përbashkët të ambicies për të modernizuar vendet tona dhe për t’i ngritur marrëdhëniet shqiptaro-greke në një nivel të ri. Përgjatë kësaj rruge jo vetëm momentet më të mira, po edhe ato më të vështirat janë karakterizuar gjithnjë nga komunikimi plot respekt e pa dorashka, ndërkohë që po punojmë për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga ky vit me një marrëveshje të re partneriteti strategjik”, shkruan Ram.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

”I thanë se nuk mund hysh në Shkodër”/ Rogerti reagon dhe bën thirrjen e fortë (Video)

Pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania, ish-banori, Rogerti, është rikthyer në vëmendjen e rrjeteve sociale me një video që është bërë virale dhe ka ngjallur shumë reagime.

Fillimisht, videoja është publikuar nga Don Phenom, ndërsa më pas Rogerti e ka ripostuar në InstaStory-n e tij.

Në video dëgjohet Don Phenom duke thënë: “Ja pra bomba në Shkodër”.

Më pas, Rogerti shfaqet duke foIur me një ton sfidues: “Ku jeni? Unë jam këtu, po ju? Ku jeni ju? Hajde, a keni? Se më thanë disa s’mund të hysh në Shkodër. Ja pra ku jam, hajde he!”

Nga fjalët e tij, duket se Rogert i drejtohet dikujt që më parë i kishte thënë se nuk mund të shkonte në Shkodër, duke e kthyer videon në një deklaratë sfiduese.

Videoja u përhap shpejt në medie dhe rrjete sociale, duke nxitur diskutime dhe komente të shumta.

Megjithatë, reagimet pozitive nuk munguan, pasi shumë përdorues e kritikuan mënyrën e tij të komunikimit dhe sjelljen pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

VIDEO

E rëndë në Itali! Nëna me tre fëmijët hidhet nga kati i katërt i pallatit, njëri prej tyre mbijeton, por…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Catanzaro, ku një grua 46-vjeçare është hedhur nga dritarja e banesës së saj në katin e tretë së bashku me tre fëmijët. Sipas autoriteteve italiane, gruaja dhe dy prej fëmijëve – një djalë 4 vjeç dhe një foshnje 4 muajshe – kanë humbur jetën menjëherë në vendngjarje. Vajza tjetër, 5 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike në repartin e kujdesit intensiv.

Ngjarja ka ndodhur në një apartàment në Via Zanotti Bianco, ku familja jetonte prej kohësh. Ende nuk janë sqaruar plotësisht motivet e kësaj tragjedie, por mediat lokale raportojnë se gruaja kishte shfaqur më herët probleme të lehta të shëndetit mendor.

Fqinjët e kanë përshkruar atë si një person të qetë, të rezervuar dhe të përfshirë në praktikë fetare, duke e bërë ngjarjen edhe më të vështirë për t’u kuptuar nga komuniteti.

Në momentin e ngjarjes, bashkëshorti ndodhej gjithashtu në banesë. Sipas raportimeve, ai është zgjuar nga zhurmat dhe ka dalë menjëherë jashtë, duke u përpjekur të ndihmojë fëmijët përpara se të mbërrinin shërbimet e emergjencës.

Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare.

Arben Malaj: Erion Veliaj ndikoi që vëllai im të vdiste, shpikën një lajm sikur ai kishte kërkuar një

Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin e prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado, pasi pretendon se emërimi i tij në vitin 2008 është i pavlefshëm.

Në një postim në rrjetet sociaIe, Malaj shkruan se Veliaj nuk është “engjëll” dhe as “i burgosur politik”, teksa hedh akuza ndaj tij se ka sulmuar të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës brenda Partisë Socialiste.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës është një nga personazhet që i ka bërë më shumë “mëkate” në rrugën e tij politike, teksa shton se nuk bën mirë që i drejtohet Dados me metaforën e “gomarit”.

“Merru me akuzat, E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit: ‘Në vendin tim e në vendin tënd, një i marrë një vend e çmend; në vendin tim, në vendin tënd, kalin e lidhin, gomari pëllet; se kalin e kanë vënë pas gomarit dhe gomarin para kalit”, thekson Malaj.

Reagimi

Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm dhe unë e kam mbrojtur edhe publikisht këtë të drejtë kushtetuese. Por Veliaj nuk është “engjëll” dhe as “i burgosur politik”.

Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokuror me metaforën e “gomarit”, pasi cenimi i kritereve ligjore dhe i masave duhet të verifikohet nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.

Ok, por nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?

Veliaj nuk është engjëll sepse: Veliaj dhe “Mjaft” qenë që ditën e parë skllevër vullnetarë të Ramës.

Ka keqpërdorur “Mjaft”-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, ndër të tjerë edhe mua.

Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.

Veliaj fshehu transparencën e fondeve në miliona euro te “Mjaft”, duke deklaruar se i kishte humbur laptopi.

Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve duhet të hetohen.

Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza.

Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të botës, as në New York.

Veliaj, bashkë me Policinë e Shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të “5 Majit” në palcën e dimrit, duke i bërë të qajnë dhe të mallkojnë, bashkë me fëmijët në krahë e gjyshet, apo duke thithur gazin helmues.

Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi një “ushtri” me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.

Ata, kryesisht, kishin portale dhe e ngrinin në qiell Veliajn, duke luftuar paçipërisht çdo individ kritik.

Kurtz, ish-kancelari i Austrisë, vetëm se ndërtoi një skemë të ngjashme ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e kryetarit të partisë, humbi postin e kancelarit dhe u gjykua për t’u dënuar edhe penalisht.

Veliaj sulmonte turpërisht çdo zë kritik, duke i akuzuar publikisht se “ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë”.

Ky ishte një sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë, edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe të drejtorit të urbanistikës.

Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

Takimi u bë ballafaques me Veliajn, i cili kishte marrë edhe urbanistin.

Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje, sepse e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore në gjykatë”, ai m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”.

Atëherë iu ktheva dhe i thashë se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.

Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion për t’u blerë tokën me çmime shumë më të ulëta se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.

Mediat pranë Veliajt shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.

Gënjeshtra gjithmonë i ka këmbët e shkurtra.

Menjëherë publikova në rrjetet sociale kërkesën që vëllai im i kishte drejtuar Veliajt, ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri, që të mos i zaptohej toka.

Qëndrimi im nuk ushqehet vetëm nga ky rast konkret, por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.

Mesazh i përsëritur për Veliajn:

NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çdo kritiku ndaj teje.

Kujdes me metaforën e gomarit/gomarëve, se të kthehet tek vetja.

Rilindasit, ku ju bëni pjesë si “ushtari i mirë Shvejk”, do të jeni përgjegjës moralisht përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.

Merru me akuzat, E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i marrë një vend e çmend;

në vendin tim, në vendin tënd, kalin e lidhin, gomari pëllet;

se kalin e kanë vënë pas gomarit dhe gomarin para kalit.”

E fundit! “Çmendet” moti në Pranverë/ E pabesueshme! Reshje dëbore në këtë zonë të Shqipërisë…

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të qarkut të Kukësit, duke zbardhur fshatrat Shishtavec, Turaj dhe Novosej, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Pamjet nga këto zona tregojnë një rikthim të papritur të dimrit, ku trashësia e borës në disa vende ka arritur disa centimetra.

Sipas informacìoneve paraprake nga autoritetet vendore, deri në këto momente nuk raportohen problematika apo vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Rrugët kryesore mbeten të kalueshme, ndërsa strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se reshjet vijojnë me intensitet më të lartë.

Megjithatë, reshjet e borës në këtë periudhë konsiderohen të pazakonta, pasi ndodhemi në mes të stinës së pranverës. Aktualisht, shumë pemë frutore ndodhen në fazën e lulëzimit, çka i bën ato të ndjeshme ndaj temperaturave të ulëta dhe ngricave të mundshme.

Ekspertët e bujqësisë paralajmërojnë se një ulje e mëtejshme e temperaturave mund të ndikojë negativisht në prodhimin e këtij sezoni.

Video Player

I mori jetën 30 vjeçarin në Memaliaj, autori kontakti i fundit i të afërmit të Aleksandër Sadikajt, dalin detajet e fundit

Donald Nelaj, autori i vrasjes në Memaliaj, duket se është një person i njohur për policinë.

Ai rezulton të jetë personi i fundit që ka pasur kontakt me Eraldo Muçin, mik i Aleksandër Sadikaj, i njohur ndryshe me nofkën “Sanco”, që u ekzekutua më 11 Qershor 2022, me anë të shpërthimit të një sasie tritoli të vendosur poshtë makinës me të cilën lëvizte në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Kujtojmë se 30-vjeçari EraIdo Muçi, ka humbur çdo gjurmë prej datës 15 Qershor 2025.

Nëna e Eraldos, e cila ka dëshmuar para grupit hetimor, ka pohuar edhe për emisionin “Në Shënjestër” se biseda e fundit telefonike me të birin, ishte në orët e para të mëngjesit të 15 qershorit.

“Unë me djalin tim, Eraldon, për herë të fundit kam folur më 15 Qershor. Ai doli në mëngjes dhe atë ditë shkoi në Memaliaj. Aty ai kishte disa shokë me të cilën rrinte.

E telefonova rreth orës 09:00. Më tha po pinte kafe. Folëm më vonë dhe më tha se do të vinte në shtëpi. Por ai nuk u kthye më”, është shprehur nëna e 30-vjeçarit”, ka rrëfyer Trëndafile Muçi.

Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimet, besohet se zhdukja e beftë e Eraldo Muçit ka lidhje me miqësinë që ai kishte krijuar me Aleksandër Sadikajn, i njohur ndryshe edhe si “Sanço”.

Publikohet fotoja e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit, pas një konflikti të çastit mes viktimës dhe shtetasit Donald Nela.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja mes tyre ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga autori i dyshuar, duke i shkaktuar vdekjen fatale 30-vjeçarit.

Gjatë incidentit ka mbetur i plagosur edhe Darjo Nela, vëllai i autorit të dyshuar, i cili po merr ndihmë mjekësore. Autori Donald Nela është larguar nga vendi i krimit me automjet, ndërsa forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e krimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Policia ka reaguar zyrtarisht duke dhënë detaje paraprake mbi dinamikën e ngjarjes.

“G.ruan, nënën, tezen dhe…”: 23-υ. jeçari  lë shtat zënë gjγsmën e fisit dhe më pas…!!!

Lë shtatzënë të dashurën e tij, më pas nënën, motrën dhe tezen e saj. Nuk është një barcaletë, por një histori e vërtetë, ajo e Alfios e treguar në programin “La Bomba”

për Radio DeeJay, në Itali.Alfio është një djalë 23-vjeçar kalabrez i bukur, i lidhur me një vajzë 19-vjeçare.

Kur zbuloi për shtatzëninë e saj nuk u lumturua shumë, kështu që vendosi që të mos bënte më s.. e .k .s me të, për shkak të bll oki m it të psik olog jik që iu krijùa për shkak të situ atës.

Kjo bëri që të hapej me nënën e të dashurës, kështu që gruaja e sh qe tës uar nga fakti se mund të tr a dh tont e të bijën, u ofrua për të plotë su ar nevojat e tij s, duke shkuar bashkë në shtrat.

Por ky moment pas io ni u pas ua me një “surprizë” aspak të këndshme, Alfio zbuloi se edhe vjehrra e tij mbeti shtatzënë.

Kështu në gjendje de .pre./sioni, i riu u ngus hëllua me tezen e të dashurës së tij, deri kur përfunduan në shtrat bashkë… por edhe ajo mbeti shtatzënë.

Alfio tenton të shpëtojë nga kjo situ atë dhe ikën jashtë shtetit në një qendër ngus hël limi, ku takon motrën 17-vjeçare të së dashurës së tij.

Ai fillon të hapet me të, por edhe me adol esh e nten përfu n doi në shtrat, duke e lënë shtatzënë.

Alfio u ar. r.a t is nga Italia, por ajo që mbetet për t’u verifikuar, është nëse të gjitha kanë mbetur shtatzënë realisht, apo ishte thjesht një gjetje për të futur në t el as he të riun.