Ervin Salianji rrëfen se si mund të heqë Sali Berishën me një “të rënë lapsit”: Ja çfarë do bënte Rama

lsh-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë blu në prag të zgjedhjeve për kreun e partisë, të planifikuara më 23 maj.

I ftuar në News 24, Salianji theksoi se sipas ndryshimeve statutore të miratuara më herët, të njohura si “neni Basha”, kryetari aktual Sali Berisha nuk ka të drejtë rikandidimi pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai argumentoi se, nga pikëpamja ligjore, drejtimi i partisë hyn në një situatë të diskutueshme menjëherë pas certifikimit të rezultatit.

Megjithatë, Salianji u shpreh se i beson një zgjidhjeje politike të situatës, duke shmangur përplasjet gjyqësore që, sipas tij do ta dëmtonin më tej opozitën dhe do t’i jepnin avantazh kundërshtarëve politikë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

“Unë kam në plan të bëj politikë, sic e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës”, tha Salianji.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim të brendshëm dhe për një proces zgjedhor të drejtë e transparent. Sipas tij, gara për kreun e partisë duhet të zhvillohet me lista të hapura, komision të paanshëm dhe kushte të barabarta financiare për të gjithë kandidatët.

“Unë them të jetë Berisha në garë, të kemi lista zgjedhore, komision të paanshëm, burime financiare që sot përdoren për kundërshtarët e Berishës në parti duke paguar njerëz për ti vendosur në shërbim të vet”, tha Salianji ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Salianjit:

Berisha tha që Basha ka përgjegjësi se nuk mbron votën, se që vidheshin zgjedhjet ishim të gjithë të një mendimi.

Por mua s’mi vjedh zgjedhjet Edi Rama dhe për shkak se nuk mi vjedh, vendos një nen i quajtur “Basha”, ku u përcaktua që të hiqeshin elementët se është farsë apo jo, nëse partia humb zgjedhjet, kryetari lë mandatin dhe nuk ka të drejtë rikandidimi

Nga pikëpamja legale statutore, Berisha nuk është kryetar nga momenti i daljes së rezultatit që mund të jetë fundi i majit . Praktikisht nuk ka proces për zgjedhjet në parti.

Unë po i besoj procesit politik, që duhet ndryshim në PD, duke i dhënë rrugë nëpërmjet këtij procesi. Por nga pikëpamja ligjore, një padi e thjeshtë në gjykatën e Tiranës e fut PD në një ngërc tjetër,  por unë s’dua ti jap një avantazh tjetër Ramës duke e lënë PD dyerve të gjykatës, por që zgjidhet nga pikëpamja ligjore kjo, dihet.

Unë kam në plan të bëj politikë, siç e thashë nga Kukësi, qëndrimi i Berishës për të mos u larguar i shërben atij për të pasur një jetë më të mirë në këtë etapë të jetës, por nuk i shërben opozitës, ndryshimit, por vetëm Ramës.

Stresi: Kush është shkodrani që është paguar 100 mijë euro nga “çunat e Dubait”,

Reperi i njohur me emrin artistik “Stresi”, Arkimed Lushaj gjatë një bisede në TikTok me Fire, tregoi se janë bërë plàne për vrasjen e Clevios (Kleviol Ahmeti, reperi Lushnjar).

Sipas Stresit, janë paguar 100 mijë euro një vrasësi nga Shkodra, për të eliminuar fizikisht Clevion sapo të dalë nga burgu.

“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet. Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap.

Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë. E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë”, tha Stresi.

Nuk dihet sa i vërtetë është informacioni i përcjellë në bisedë, dhe arsyeja pse u tha në TikTok.

Stresi nuk i është drejtuar policisë së Shtetit, por ka zgjedhur ta paralajmëroi Kleviol Ahmetaj përmes rrjeteve sociale.

“Më është tharë shpirti!” Nëna e Sokol Olldashit mes LOTËSH zbulon detajet që askush si dinte: Më puthi në ballë si çdo ditë, iku e s’erdhi më…

Kanë kaluar pothuajse 13 vite nga ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Ndërkohë pas më shumë se një dekade, dhimbja në zemrën e nënës së tij, Kozeta Mamaqit vijon të jetë e njëjtë si ditën e parë kur mori vesh lajmin më të hidhur të jetës.

Ajo ka qenë e ftuàr në Podcastin “Pa Komplekse”, ku ka ndarë disa momente para se Olldashi të largohej nga banesa, duke u shprehur se ende nuk e beson dot që e ka humbur përgjithnjë të birin.

“Ishte e tmerrshme, e përcolla te dera të ditë, e përcolla isha me djalin e vogël, atij i dha ca detyra për të bërë edhe mua më dha atë të puthurën e zakonshme të përhershme që më jepte në ballë, sa herë ikte sa herë vinte më puthte në ballë.

Edhe iku dhe s’erdhi më. Iku dhe s’erdhi më, nuk… nuk… nuk mund ta besoj edhe sot si ka mundësi?! Si ka mundësi ishte ora 6 e pasdites kur iku, nuk e di” shprehet me zërin që i dridhet Kozeta.

Teksa më tej mes lotësh ka thënë se për dy vite e gjysmë nuk ka dalë nga shtëpia dhe ka treguar se kishte nisur një libër me tregimë por pas vdekjes të së birit nuk ka patur më kurrë vullnetin ta hapë dhe të shkruajë.

“Ishte  një tmerr, 2 vjet e gjysmë nuk kam dalë nga shtëpia, 2 vjet e gjysmë nuk dola nga pragu i shtëpisë. Kisha një libër me tregime në kompjuter, ka mbetur aty siç ka qenë, sepse mua më është tharë shpirti, unë  nuk kam, nuk kam motiv, nuk kam motiv nuk kam motiv…” thotë ajo mes lotësh.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7630167946588917013?lang=en&referrer=https%3A%2F%2Fnewsbomb.al%2Faktualitet%2Fme-eshte-thare-shpirti-nena-e-sokol-olldashit-flet-mes-lotsh-per-dhim-i389894

Kush ishte Sokol Olldashi?

Sokol Olldashi është spikatur si një prej figurave më të dalluara të Partisë Demokratike.

Ai ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe katër herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai e nisi karrierën e tij si gazetar dhe kreyeredaktor i gazetës ‘Albania’.

Ndërsa në vitin 2001 zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Katër vite më vonë, Olldashi rizgjidhet në Kuvend, me fitoren në Shijak.

Pasi fitoi mandatin e dytë të deputetit ai u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007.

Në këtë kohë kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës. Më pas, Sokol Olldashi merr postin e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike deri në shtator të 2013. Pas humbjes së Partisë Demokratike më 23 qershor dhe dorëheqjes së Sali Berishës, Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, përballë Lulzim Bashës.

Në aspektin personal, ai ishte i martuar me Enkeleda Olldashi dhe kanë dy djem, Glaukun dhe Kleitin. Kohët e fundit, djali i madh Glauku ka filluar të aktivizohet me Partinë Demokratike, duke qenë pjesëmarrës në protesta të ndryshme. 

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur për një romancë në Ferma Vip, Adi: Nuk dua të flas për këtë!

Mes dy fermerëve, Adit dhe Fabiolës, duket se ka nisur një romancë.

Të premte, Adi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij në Gjakovë dhe si shoqëruese, ai mori Fabiolën.

Por pavarësisht kësaj, Adi në mbrëmjen e sotme ka deklaruar se ai ka lënë një lidhje të hapur jashtë, për të cilën ka dhe ndjenja, por refuzoi ta komentoj më tej.

“Kam dikë jashtë, por nuk dua të fIas për këtë”, tha Adi.

Por nga ana e Fabiolës, kjo gjë nuk është pritur edhe aq mirë. Ajo tha se në një lidhje kërkon përkushtim maksimal dhe nga një mashkull kërkon që të jetë 100% I saj, ose shanset për të qenë bashkë janë 0.

“Unë kërkoj sigurinë. Nëse dashuronë dikë jashtë, unë jam 0”, tha Fabiola.

Por edhe në sytë e fermerëve, mes dyshes mund të ketë diçka, duke e vënë theksin tek tërheqja që ata kanë mes njëri-tjetrit.

“I kërkoj b. υrrit … ks, αtij i dhëmb…”, υαjzα e trishtυar: Ka dy υjet ky muhabet, dγshoj që…

Nëse partneri juaj me të cilin keni vendosur të ndani jetën, ju thotë se ka dh.imbje koke dhe nuk është në gjendje të kryejë marrëdhënie in.time me ju, kini mirëkuptim për këtë.

Por nëse “migrena” e tij vazhdon për një kohë të pacaktuar me justifikime si – lodhje, jo tani, nesër, atëherë është koha për t’u al.armuar.

Këshilla është të flisni me të dashurin tuaj, hapur dhe me mirëkuptim. Kjo temë u iniciua nga një vajzë ne rrjetet sociale,

në një forum, sepse ajo ishte shumë e hutuar pasi burri i saj nuk donte të kishte marrëdhënie se.ksuale me të pas lindjes.

“Kam një problem. Jam martuar prej dy vitesh. Martesa jonë ishte si një përrallë. Mbeta shtatzënë, linda një vit më parë. Që atëherë, burri im i shmanget disi s.eksit.

Nuk është se nuk kryejme raport, por nganjëherë kalojnë dy muaj. Gjithmone i dhemb koka , thote se është i lodhur, dhe shtrihet për gjumë rreth ores nëntë ose 10.

Problemi është se ai ka punuar dhe më parë, por diçka ka ndodhur, sepse gjithmonë ai ishte i gatshem te flinte me mua. Por tani jo.

Nuk e di cili është problemi. Kurdoherë që flasim për këtë, ai gjithmonë më thotë: Epo, unë jam i lodhur, më dhemb kjo, me dhemb ajo.

Nuk e di cili është problemi “, u ankua vajza në forum.

Jo 100 mijë – sa para do të marrë Selin si fituese e Big Brother VIP Albania 5?

Pas plot 120 ditësh izolim, sfidash të forta psikologjike dhe një rrugëtimi me ulje-ngritje, Selin u kurorëzua fituese e Big Brother VIP Albania 5, duke ngritur lart çekun e shumëpërfolur prej 100 mijë eurosh dhe duke mbyllur një nga edicionet më të komentuara të formatit. Por përtej festës së finales, pyetja që po qarkullon është e qartë: ku do të përfundojnë vërtet këto para?

Siç e ka deklaruar edhe vetë, Selìn ka thënë se një pjesë e buxhetit do të shkojë për bamirësi, ndërsa pjesa tjetër do t’i dedikohet qëllimit të saj më personal dhe më të rëndësishëm:

Megjithatë, shuma që ajo fiton në ekran nuk është e njëjta që përfundon në llogarinë e saj bankare. Sipas ligjit shqiptar, fitimet nga spektaklet televizive tatohen 15 për qind në burim. Pra, nga 100 mijë euro, 15 mijë euro i mbahen shtetit, ndërsa Selinit i mbeten realisht 85 mijë euro.

Por ky është vetëm kapitulli i parë i “fitimit” të saj. Si një nga emrat më të kërkuar të momentit, Selin pritet të jetë në qendër të vëmendjes së tregut të reklamave dhe bashkëpunimeve komerciale. Kontratat, fushatat dhe prezenca e shtuar mediatike, me shumë gjasa, mund ta kalojnë lehtësisht shumën e çmimit të finales.

Ndërkohë, një detaj që nuk kalon pa u vënë re është fakti se çmimi i Big Brother VIP Albania ka mbetur i pandryshuar që nga sezoni i parë, duke krijuar kontrast me formate të tjera në rajon apo në vend si Big Brother VIP Kosova apo Ferma VIP, ku fituesit këtë vit kanë përfituar dukshëm më shumë nga produksioni.

Dhe kështu lind natyrshëm pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shpesh: a duhet të fitojë më shumë një fitues i këtij formati, apo edhe kaq janë mëse boll? Në fund, publiku vendosi fituesen — por debati për vlerën e çmimit duket se sapo ka nisur.

Arbana gënjeu për ulërimat në Ferma VIP? Gazetari trondit: Nuk është qeni i sëmurë, por konkurrenti…

Ngjarja që alarmoi “Ferma VIP” dhe ulërimat për ndihmë në mesnatë sapo kanë marrë një kthesë të re, të paktën sipas një deklarate të fundit që po bën xhiron e rrjetit.

Ndërkohë që produksioni, përmes Arbana Osmanit, deklaroi zyrtarisht se kriza lidhej me qenushin Stormi, Elton Tozaj ka dalë me një version krejtësisht të kundërt.

I ftuar në një intervistë për T7, Tozaj u pyet nga gazetari lidhur me videon virale ku dëgjohen banorët duke thirrur “ka epilepsi”.

Reagimi i tij ishte: “Një nga konkurrentët vuan nga një sëmundje dhe nuk jàm i sigurt nëse është epilepsi apo jo. Ka patur një problem shëndetësor goxha të rëndë një nga konkurrentët. S’ka lidhje qeni. Qeni është në rregull.”

Një deklaratë që padiskutim ka për të trazuar rrjetin ditët në vijim.

Një shqiptare në bordin e drejtimit të botës? Çako: Ndodh për herë të parë, Mira Murati mund të vendoset kryeministre

Këtë javë në Rrethi Katror, u diskutuan një sërë zhvillimesh nga vendi dhe bota, që tërhoqëm vëmendjen e ditëve që lamë pas.

Alfred Çako në studion e kësaj rubrike, është shprehur se ka informacione se shqiptarja e njohur Mira Murati ka marrë pjesë në një bord që sipas tij quhet “Qeveria Botërore Hijet”.

Kjo është hera e parë që në këtë mbledhje bordi botëròr merr pjesë një shqiptare thotë Çako, e cila ka qenë si përfaqësuese e Agjensive të IA në SHBA.

Por ai shton më tej se Mira Murati është folur disa herë që mund të vijë si kryeministre në vendin tonë, e dërguar nga elita botërore.

“Në planin ndërkombëtar, është mbledhur ajo që quhet Qeveria Botërore Hijet para disa ditësh. Këtu për herë të parë ka marrë pjesë dhe një shqiptare, dhe kjo është Mira Murati, e cila ka marrë pjesë si përfaqësuese e Agjensive të AI në SHBA. Është hera e parë kjo. Të marrësh pjesë në qeverisjen botërore, është e vetmja shqiptare në dijeninë time.

Këtu është diskutuar për automatizimin e ekonomisë dhe për çështjen e robotikës pas vitit 2030.

Pra agjenda e 2030 që u kam thënë unë që synon të shfarosë njerëzit që bëjnë punë me dorë nëpër fabrika dhe robotizimi i këtyre proceseve, ua kam thënë shumë herë që heqja e kësaj shtrese që është shumica në numrin e popullsisë botërore do të bëhet me luftëra duke larguar investimet ekonomike nga fushat e gjera ekonomike, në fushën e mbrojtjes dhe duke lënë pjesët e tjera jetike të njerëzve të pambuluara me investime.

Duke ulur oferta e mallrave në këtë mënyrë, rriten çmime, dhe fillon uria.

Mira Murati është folur disa herë që mund të vijë si kryeministre këtu, e dërguar nga elita botërore, ta katapultojnë këtu për të realizuar agjendat e tyre. Të kam thënë që nëse këta kanë të njëjtat agjendat, që janë depopullim dhe kontrolli”, tha ai.

Barça “driblon” Asllanin, spanjollët i vihen pas “Piratit”, synojnë Vedat Muriqin

E besoni apo jo, por Barcelona, një nga klubet më të mëdha në botë, po joshet gjithnjë e më shumë nga ideja për të pasur në skuadër një sulmues “dardan”. Pas Fisnik Asllanit, drejtuesit e klubit blaugrana, por kryejnë sondazhe në distancë për Vedat Muriqin. Është e qartë se Robert Lewandowski nuk bën më pjesë në planet e Barçës, me “bomberin” polak që ka bërë gati “valixhet”.

Objektivi i tyre kryesor është Juliàn Alvarez, por për të arritur te sulmuesi i Atletico Madrid nuk është aspak e lehtë, jo vetëm për kostot e larta të këtij transferimi, por edhe për shkak të rivalitetit të madh dhe marrëdhënieve jo të mira mes dy klubeve.

Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco, ka në dorë identikitin që Hansi Flick kërkon për sezonin e ri, profilin e sulmuesit që dëshiron, një numër 9 me potencë në zonë dhe me eksperiencë. Sipas të përditshmes Sport, një media shumë pranë klubit të Barcelonës, pikërisht duke iu referuar këtyre karakteristikave, Deco është vënë në ndjekje të Vedat Muriqit, një sulmues që po kalon një formë fantastike këtë sezon ku në La Liga ka shënuar 21 gola, 2 më pak se golashënuesi më i mirë, Kylian Mbappe.

Sport

Gjithnjë sipas Sport, përfaqësues të Barcelonës, me anë të ndërmjetësve, kanë kërkuar informacione mbi situatën e Muriqit, edhe pse jo nuk kanë kontaktuar drejtpërdrejtë me përfaqësues të lojtarit.

Sulmuesi i përfaqësueses ka një klauzolë largimi nga Mallorca prej 40 milionë euro, por mund të transferohet në Barcelonë për një shifër shumë herë më të ulet, gjithnjë edhe në varësi se si do të mbyllet ky sezon i Mallorca-s.

Kujtojmë që Muriqi ka një kontratë me Mallorca deri në 2029, por është thuajse e pamundur që të mbajnë në skuadër “Piratin” nëse ekipi bie nga kategoria.

Rama në Greqi për të mbyllur pazarin për projektin e Bilishtit?Ja çfarë po bën me ambasadoren në Athinë

Edi Rama ka udhëtuar sot në Athinë, teksa në mbrëmje do të darkojë me ambasadoren e SHBA Kimberly Guilfoyle. Në fokus afera me kobaltin dhe nikelin e Bilishtit?

Kryeministri Edi Rama duket se i ka forcuar raportet me ambasadoren e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Kryeministri ka udhëtuar drejt Athinës, ku do të marrë pjesë nesër në Forumin e Delfit. Një ditë më parë, “Pamfleti” raportoi se kreu i qeverisë shqiptare po i lutej kryeministrit Mitsotakis për një takim, por ky i fundit nuk ka gjetur ende kohë ta presë. Megjithatë, Rama duket se ka vendosur që sot të darkojë me Kimberly Guilfoyle.

Kjo e fundit, pak kohë më parë, erdhi në Tiranë dhe pati një takim të mistershëm me kryeministrin Rama. Mediat greke kanë hedhur disa teori mbi bisedimet, nga investimi në infrastrukturën e gazit te një projekt për nxjerrjen e nikelit në Bilisht. Rama mësohet se do të darkojë me ambasadoren në rezidencën e saj, teksa do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pas vizitës në Tiranë, mediat greke shkruan se grupi grek AKTOR, në bashkëpunim me kompaninë BrightNest dhe me mbështetje nga kapital amerikan, do të angazhohet në kërkimin dhe shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit. Investimi mund të arrijë deri në 1 miliard euro dhe përfshin të gjithë zinxhirin, nga kërkimi deri te përpunimi i mineraleve. Sipas tyre, kjo ishte dhe arsyeja e vizitës së ambasadores në Tiranë, pasi ka negociuar ajo.

Por si qëndron e vërteta?

Depozitat e Bilishtit përmbajnë mbi 500 mijë tonë nikel dhe mbi 25 mijë tonë kobalt, çka e bën këtë projekt një nga më të mëdhenjtë në Europë. Partneri i AKTOR në këtë sipërmarrje është BNI Foundation, e cila sipas njoftimit zyrtar përshkruhet si “kompani rajonale që operon në Ballkan dhe kryesisht në Shqipëri”, me kapital amerikan. Në letrat e marrëveshjes, AKTOR Metal merr 51% të sipërmarrjes së përbashkët, ndërsa BNI Foundation merr 49%.

Në anën shqiptare, nënshkrues për këtë fondacion është Mirsad Uruçi, por jo në emër të ndonjë selie të madhe në Amerikë, por përmes një shoqërie të quajtur Brightnest sh.p.k., e cila u themelua në tetor të vitit 2025 me një kapital prej 100 lekësh, domethënë, afërsisht një euro.

Këtu fillon pjesa ku njeriu pyet veten: si është e mundur që një kompani me kapital një euro të bëhet partnere për një projekt 1 miliard euro?

Përgjigjja është se nuk është Brìghtnest ajo që ka rëndësi, por BNI Foundation, e cila supozohet të sjellë kapitalin amerikan. Por kur “Pamfleti” filloi të kërkonte se kush është ky fondacion, u përball me një boshllëk të plotë.

BNI Foundation nuk figuron në asnjë regjistër të Qendrës Kombëtare të Biznesit në Shqipëri. Nuk është i regjistruar as si shoqëri tregtare, as si organizatë jofitimprurëse, as si fondacion. Nuk ka NIPT, nuk ka adresë, nuk ka asnjë dokument që vërteton se ajo operon ligjërisht në territorin shqiptar. Kur i kërkon shtetit shqiptar të të tregojë se kë ka futur në një marrëveshje miliardëshe për pasuritë nëntokësore të vendit, shteti ngre duart lart.

Pastaj shkon te regjistrat ndërkombëtarë. Në Amerikë ekziston një BNI Foundation, por ai është një fondacion bamirësie i regjistruar në Karolinën e Veriut, i cili merret me mbështetjen e fëmijëve dhe nuk ka asnjë lidhje me minierat apo Ballkanin.

Kush është realisht partneri i “AKTOR”?

Brightnest sh.p.k. u themelua në tetor 2025 në Shqipëri, vetëm pesë muaj para nënshkrimit të marrëveshjes me “AKTOR”. Kapitali i saj i regjistruar: 100 lekë, ekuivalenti i 1 euro. Pronar i vetëm: Mirsad Uruçi.

Mirsad Uruçi nuk është biznesmen i panjohur. Ai është administratori i Energy Financing Team Tirana sh.p.k. (EFT Tirana), degës shqiptare të EFT Group. Siç ka dokumentuar “Pamfleti” në bazë të bilanceve zyrtare të depozituara në UK Companies House, pronari përfundimtar i EFT Group është Vuk Hamoviç, oligarku serb i energjisë, përmes fondacionit të tij privat në Lihtenshtajn. Zinxhiri i pronësisë kalon nga Hamoviç te një fondacion në Lihtenshtajn, pastaj te Stanari Holdings AG (Lihtenshtajn), më pas te Stanari Investments Limited (Londër, ish-EFT International Investments Holdings), e cila është ortake e vetme e EFT Tirana, ku Uruçi shërben si administrator.

Hamoviç figuron në dosjen “Suisse Secrets” të OCCRP-së, hetimin e realizuar nga 48 media botërore, përfshirë “New York Times”, “Le Monde” dhe “The Guardian”. Sipas dosjes, ai kishte tre llogari në Credit Suisse me balancë totale mbi 16.5 milionë franga zvicerane. Serious Fraud Office britanike rekomandoi akuza ndaj tij për korrupsion. Biznesi i tij u hetua në katër shtete. Djali i tij, Milos, u përmend në aktakuzë për pastrim parash në Republika Srpska.

Ajo që e bën më të rëndë është se më 13 prill 2026, Shirley Towne, kryetare e BNI Foundation Worldwide, Inc., me seli në Charlotte, Karolina e Veriut, iu përgjigj pyetjeve të “Pamfletit”. Në email-in e saj ajo shkruan: “BNI Foundation Worldwide, Inc. nuk është e përfshirë, e lidhur apo e afiliuar me asnjë aktivitet minerar apo eksplorimi mineral në Shqipëri apo gjetkë. Fondacioni nuk ka autorizuar asnjë entitet apo individ të përdorë emrin e tij në lidhje me ndërmarrje tregtare. Jemi në dijeni të referencave mediatike dhe po ndërmarrim hapat e duhur për të siguruar që informacioni të korrigjohet”.

Kjo përgjigje konfirmon atë që “Pamfleti” dyshoi që në fillim: “BNI Foundation” që figuron në marrëveshjen e Bilishtit nuk ka asnjë lidhje me fondacionin e regjistruar amerikan. Emri i tij po përdoret pa autorizim për t’i dhënë legjitimitet një marrëveshjeje miliardëshe, për të cilën askush nuk mund të thotë me siguri se kush qëndron vërtet pas saj. /Pamfleti