“Një klub ka ofruar 27 milionë euro për Brojën”- Lajmi më i fundit për sulmuesin vjen nga… Spanja

Armando Broja është në shitje dhe këtë nuk e hedh poshtë as fakti se sulmuesi ka udhëtuar me Çelsin drejt SHBA për të marrë pjesë në turin që po zhvillojnë atje blutë londinezë.

Klubi i Çelsit është i interesuar të shesë futbollistin për të rregulluar bilancet dhe me sa duket ka marrë një ofertë të rëndësishme financiare për të.

Megjithatë, informacionet për këtë ofertë nuk vijnë nga Anglia, por nga Spanja, ku emisioni më i njohur televiziv sportiv “El Chiringuito”, ka njoftuar se ka një ofertë zyrtare për sulmuesin nga një klub tjetër i Premier Ligës, që nuk bëhet ende i njohur.

“Një ekip i Premier Ligës ka realizuar një ofertë prej 27 milionë eurosh për Armando Brojën. Çelsi është i hapur për shitjen e sulmuesit shqiptar. Negociatat po vazhdojnë”, sqarohej në emisionin televiziv dhe në rrjetet sociale të tij sipas të dhënave të siguruara nga gazetari Gonzalo Tortosa, i cili është i njohur për çështjet e merkatos së futbollistëve.

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Idrizi ngre akuzën e fortë: Po trajtohet si bashki minoritare kur 90 % e saj…

Deputeti Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, e cila sipas tij, po trajtohet si bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.

Idrizi shprehet se kjo bashki është e banuar 90% nga shqiptarët, 10 % romë, vllehë dhe greqisht-folës.

“A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?

A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?

Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamëria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që
kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!”, shprehet Idrizi.

Reagimi nga Shpëtim Idrizi

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës po konsiderohen si në një bashki minoritare e me kandidatë minoritarë grekë.

#HimaraËshtëShqiptare

90 % e banuar nga shqiptarë.

10 % romë, vllehë e greqisht-folës.

Të dielën zgjidhet kryebashkiaku.

A dini gjë kujt i drejtohen këta kandidatët e PD-së dhe PS-së në gjuhën greke kur bashkia e Himarës nuk është minoritare?

Këta kandidatët e PD-së dhe PS-së bëjnë mirë të flasin greqisht në shtëpitë e tyre.

A ju kujtohen zgjedhjet lokale të 2003-t kur PS dhe PD u bënë bashkë kundër Bollanos e vorio-epireshave?

A rrezikojmë që kushdo të fitojë nga këta, Himara të kthehet në kryedashin për Vorio-Epirin?

Dy fjalë për këtë Vorio-Epirin dhe vorio-epireshat…

Po si ka mundësi që Epiri i Veriut qenka i banuar nga grekët, kur Epiri i jugut (Çamëria, Janina, Follorina e Konica) janë të banuara që kur është njohur njerëzimi, nga jo-helenë?!!!!

Në 340-n p.e.s Straboni në veprën e njohur “Gjeografia e Kohës” përshkruan se helenët shtrihen deri në gjirin e Ambrakisë (sot Gjiri i Artës), pastaj jetojnë barbarët, pra jo-helenët.

Tuqiditi në veprën “Lufta e Peloponezit i përshkruan prapë Helenët deri në Gjirin e Ambrakisë.

Epiri banohej nga jo helenët e fiset ilire: Thesprotët, Kaonët, Molosët, me Lidhjen Epiriote e Pirron e Epirit, Despotatin e Artës me despotët Gjin Bue Shpata e Pjetër Losha, që në shekullin 13 ndaluan dyndjet sllave në Ballkan.

Çamëria e Abedin Pashë Dinos, Hasan Tahsinit, Muharrem e Haki Rushitit, Alush e Osman Takës, Çaparejve, Suliotëve, tre firmëtarëve të

Pavarësisë, Musa e Ali Demit, Kol Idromenos, Mitrush Kutelit, Daut Hoxhës, Rauf Dinos e Beut Rexho Plakut, Bilal Xhaferrit e shumë e shumë figurave të shquara.

Çamëria iu aneksua Greqisë vetëm në vitin e mbrapshtë 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ashtu siç Kosova iu aneksua Serbisë.
Vetëm në Mars të vitit 1913, Çamëria u pushtua me zjarr dhe me hekur nga Greqia.

Që nga antikiteti e deri në Mars të vitit 1913 nuk ka pasur asnjëherë debat historik se çfarë ishte Epiri; pra vazhdimësi Iliro-Shqiptare (Çame).

Këto dy fjalë i kisha për Vorio-Epireshat dhe ata që i dëgjojnë e ngrohen në diell…

Mbërrin oferta e parë zyrtare për Brojën, ja skuadra që ofron 32 milionë Euro

Emri i Armando Brojës vijon të mbetet një nga më të përfolurit në merkaton e kësaj vere, me Chelsea që kërkon të sistemojë sulmuesin duke përfituar disa miliona euro që do t’i përdorte për të sjellë një makineri golash në “Stamford Bridge”.

Pas zërave që e lidhën me Dortmundin, Milanin dhe Southampton, oferta zyrtare për Brojën ka mbërritur, por vjen nga Liverpuli.

Jo “The Reds” por ekipi tjetër i qytetit, blutë e Everton kanë ofruar 27 milionë paund (32 milionë euro) për të transferuar Brojën në Goodison Park.

Sipas mediave angleze, Chelsea po e shqyrton këtë ofertë dhe ka gjasa të mëdha ta pranojë pasi këto para do t’i përfshinte menjëherë në planin e saj të merkatos për t’i sjellë Enzo Marescas, lojtarët që kërkon ti ketë pjesë të projektit

Ju bIIokohet veshi gjatë notit, ja disa metoda që ju ndihmojnë për të Iarguar ujin

Ndonëse mund të ndodh shpesh gjatë notit, ju mund të bllokoni kanalin e veshit me ujë edhe në shumë raste të tjera.

Nëse kjo ndodh, mund të ndjeni një ndjesi gudulisjeje në vesh.

Kjo ndjenjë mund të shtrihet në nofullën ose në fyt. Ju gjithashtu mund të mos jeni në gjendje të dëgjoni mirë, apo të ndjeni tinguj të pashpjeguar.

Nuk është e vështirë të nxjerrësh vetë ujin nga veshi, këtu kemi disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt.

Lëvizeni pjesën e poshtme të veshit. Kjo metodë do të ndihmojë në largimin e ujit. Tërhiqni ose tundni butësisht pjesën e poshtme të veshit, derisa përkulni kokën poshtë drejt shpatullës.

Ju gjithashtu mund të provoni të tundni kokën nga njëra anë në tjetrën ndërsa jeni në këtë pozicion. Provoni metodën e ‘gravitetit’ Shtrihuni në anën ku iu është mbushur veshi me ujë, dhe vendosni kokën në peshqir, në mënyrë që të absorbohet uji.

Uji mund të rrjedhë ngadalë nga veshi i juaj derisa jeni shtrirë. Përdorni tharëse flokësh. Nxehtësia nga tharësja mund të ndihmojë në avullimin e ujit brenda kanalit tuaj të veshit.

Ndizni tharësen tuaj të flokëve në opsionin më të vogël. Mbajeni tharësen 30 centimetra larg veshit tuaj, dhe lëvizeni para dhe mbrapa.

Rre ziku iranian, ambasadorja izraelite pIas deklaratën e fortë: Ja çfarë ndodh nëse bie Izraeli

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg i ka cilësuar radikale deklaratat e fundit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se Turqia mund të ndërhyjë në Izrael.

Në një intervistë televizive diplomatja rikujton edhe angazhimin e Turqisë në NATO dhe rolin që do të kenë vendet e tjera për frenimin e tij.

Gjatë intervistës së saj, diplomatja Peleg flet për konfliktet më të cilat po përballet Izraeli, që nga sulmi i 7 tetorit, duke i vënë Hamasit, Hezbollahut dhe Hutheve- një emërues të përbashkët:
Iranin. Në anën tjetër, ajo e vë theksin te rreziku që paraqet situata në afatgjatë, kur thotë: “Nëse Izraeli bie, Europa vjen më pas. Ata tashmë janë aktivë në arenën tuaj dhe Shqipëria e di shumë mirë nga përvoja e saj.”

Sa i takon vetë rolit dhe qëndrimit të Shqipërisë zyrtare, ajo vlerëson integritetin dhe mbështetjen e dhënë.
“Shqipëria e ka dëshmuar në të kaluarën, dhe e dëshmon sërish çdo ditë, se madhësia nuk ka rëndësi, por janë vlerat tuaja ato që përcaktojnë se kush jeni”, thotë Peleg.

-Që nga 7 tetori duket se Izraeli po përballet me kohë të vështira. Si kanë qenë këta muaj për Izraelin dhe për diplomacinë e tij?
Sulmi i tmerrshëm terrorist i 7 tetorit ndryshoi shumë gjëra në Izrael. Edhe pse kanë kaluar mbi 10 muaj që nga sulmi, efektet e tij janë shumë të pranishme në Izrael në pothuajse çdo aspekt; para së gjithash, ne kemi qindra anëtarë të familjeve që presin që të dashurit e tyre të kthehen në shtëpi, dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur sepse shtëpitë e tyre janë djegur ose bombarduar dhe kemi qindra ushtarë që ende luftojnë në Gaza. Por edhe pjesa tjetër e vendit nuk është e njëjtë.

Shumë biznese u mbyllën për shkak të luftës dhe prindërit duhej të gjenin shkolla të përkohshme për fëmijët e tyre, Hezbollahu po lëshon raketa dhe dronë të armatosur drejt veriut të Izraelit. Si mund të kthehet dikush në jetën që kishim para tetorit kur kaq shumë jetë civilësh janë ende në rrezik? Kjo situatë sjell shumë mosmarrëveshje politike në Izrael në lidhje me masat që duhet të marrë qeveria, dhe megjithëse shoqëria civile është jashtëzakonisht mbështetëse, arena politike është mjaft e trazuar.

– Pengjet nuk janë liruar ende. Disa prej tyre u gjetën të vdekur së fundmi. Ndërkohë, familjarët dhe protestuesit në shumë vende bëjnë thirrje për armëpushim. Si po punon diplomacia për të gjetur një rrugë drejt paqes?
Që nga fillimi i luftës në Gaza më 8 tetor, Izraeli e bëri shumë të qartë se qëllimet kryesore janë lirimi i pengjeve dhe shkatërrimi i kontrollit të Hamasit në Gaza. Ne gjithashtu thamë dhe vazhdojmë të themi, se përfundimi i luftës është në duart e Hamasit. Po të lironin pengjet sot, lufta do të përfundonte sot. Por Hamasi jo vetëm që nuk është i interesuar të lirojë pengjet dhe t’i japë fund luftës, por udhëheqësit e tij nuk kujdesen as për vuajtjet e palestinezëve në Gaza. Kur udhëheqësit e Hamasit vendosën të sulmonin komunitetet civile paqësore izraelite, ata e dinin se Izraeli do të përgjigjej. Ata nuk përgatitën asnjë mbrojtje për civilët në Gaza.

Ata hynë në Izrael, bastisën shtëpitë e njerëzve gjatë festës së tyre, vranë familje, fëmijë, gra, foshnja, përdhunuan burra dhe gra e morën pengje.
Por kur Izraeli u përgjigj siç do të bënte çdo vend normal sovran, ata filluan të kërkonin armëpushim. Mos më keqkuptoni: unë i kuptoj ata izraelitë dhe të tjerët që bëjnë thirrje për armëpushim në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve. Unë besoj se qeveria jonë do të nënshkruante për këtë në sekond. Por këtu është dilema: Hamasi nuk ofron një lirim të plotë e të menjëhershëm të të gjithë pengjeve; Hamasi refuzon të japë (per enclose) detajet e pengjeve që mban, nuk jep emrat e tyre, madje as sa prej tyre janë gjallë.

Pa dyshim, shqetësimi kryesor është shpëtimi i të gjithë pengjeve që janë gjallë dhe sjellja e tyre në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. Sfida tjetër është zvogëlimi i kërcënimit me terror nga Gaza ndaj qytetarëve izraelitë në jug të Izraelit. Ka një negociim të vazhdueshëm të udhëhequr nga zyrtarë shumë me përvojë dhe të përgjegjshëm, përfshirë kreun e Mossad. Mendoj se duhet t’i lëmë të punojnë. Një armëpushim pa kushte nuk është zgjidhja.

-Një sulm me raketa në Lartësitë e Golanit ka lënë 12 të vdekur këtë javë. Zona është e banuar nga Druzët, një komunitet i veçantë për nga feja dhe kultura që ata mbartin. Si është realisht situata atje?
Të shtunën e kaluar 12 fëmijë të vegjël dhe adoleshentë u vranë me gjakftohtësi, të goditur nga një raketë, lëshuar nga përfaqësuesi i terrorit të Iranit, Hezbollahu. Fëmijë që po luanin futboll të shtunën në mëngjes. Mëkati i tyre? Jetonin në Izrael. Kjo tragjedi i ndodhi pakicës Druze në Izrael, por dhemb në të gjithë Izraelin. Ata janë qytetarë të Izraelit dhe pjesë e shoqërisë diverse izraelite.

Udhëheqësit e komunitetit Druz zgjodhën të bashkëpunojnë me shtetin e Izraelit që nga themelimi i tij në 1948, dhe ata kanë qenë qytetarë besnikë dhe kontribuues që atëherë. Shumë prej tyre shërbejnë në forcat ushtarake dhe policore, të tjerët i shërbejnë vendit të tyre si diplomatë. Ne jemi vëllezër dhe motra. Por fëmijët janë fëmijë qofshin hebrenj, druzë, myslimanë apo të krishterë. Por për terroristët ata janë një objektiv legjitim. Vrasja e këtyre fëmijëve të pafajshëm është tragjedia më e tmerrshme që ka ndodhur në Izrael që nga tetori dhe ne dëshirojmë t’i ngushëllojmë vëllezërit tanë druzë dhe t’u japim atyre të gjithë mbështetjen.

-Ajo që ishte një luftë kundër Hamasit ka krijuar konflikte të reja, apo ringjalljen e tyre. Libani, Hezbollahu dhe Irani në një anë- dhe tani duket, sipas një deklarate të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan, edhe Turqia mund të ndërhyjë. Si e shihni këtë deklaratë? Çfarë po ndodh? Dhe çfarë do të bëjë Izraeli për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit?
Para se të flasim për Turqinë, më lejoni t’i referohem të gjitha fronteve që përmendët dhe me të cilat Izraeli është i detyruar të përballet që nga tetori. Hamasi në Gaza, Hezbollahu në Liban dhe Houthi në Jemen, të gjithë kanë diçka të përbashkët: ne e dimë, dhe e gjithë bota e di shumë mirë, se të gjithë ata janë përfaqësues të Iranit.

Regjimi terrorist në Iran po i armatos dhe i trajnon ata. Ne gjithashtu e dimë, siç e përmendi me të drejtë kryeministri Netanyahu në fjalimin e tij në Kongres të mërkurën e kaluar, se Izraeli është vetëm fillimi, tamponi, nëse dëshironi. Nëse Izraeli bie, Europa vjen më pas. Ata tashmë janë aktivë në arenën tuaj dhe Shqipëria e di shumë mirë nga përvoja e saj. Më 7 tetor, Hamasi lëshoi qindra raketa në Izrael, ndërsa monstrat e tij depërtuan në Izrael dhe filluan sulmin e tyre më vdekjeprurës. Në të njëjtën kohë Hezbollahu filloi të sulmonte Izraelin nga veriu dhe deri më sot ata kanë lëshuar mbi 6800 raketa duke shkaktuar 43 viktima, nga të cilat 23 civilë. Huthit në Jemen, ndërsa sulmonin anijet në det, filluan të lëshonin raketa drejt Izraelit, duke përfshirë një raketë që vrau një burrë në Tel Aviv 12 ditë më parë. Është mjaft tronditëse se si një demokraci sulmohet çdo ditë dhe bota hesht.

-Turqia e përfshirë në konflikt, ku e çon situatën?
Sa i përket Turqisë dhe deklaratave radikale të presidentit të saj; shikoni, Erdogan dëshiron të tregojë se është i përfshirë, se është mbrojtësi i palestinezëve. Ai mund të kishte pasur një rol pozitiv në këtë konflikt. Si një vend i madh që ndodhet gjeografikisht dhe politikisht midis lindjes dhe perëndimit, midis Evropës dhe botës myslimane, ai mund ta kishte përdorur këtë pozicion si ndërmjetës. Fatkeqësisht, ai zgjodhi të prezantohej sërish si një radikal, si një aktor nxitës.

Fillimisht duke mirëpritur liderët e Hamasit në Ankara dhe tani me këto deklarata antisemite. Si anëtar i NATO-s, besoj se do të veprojë në mënyrë të përgjegjshme. Besoj gjithashtu se anëtarët e tjerë të NATO-s do të dinë ta frenojnë atë nëse ai do të vendosë të ndërmarrë veprime në frymën e fjalëve të tij. Meqë ra fjala, Turqia duket se ka një kujtesë shumë të shkurtër, pasi vetëm në shkurt të vitit të kaluar, vetë Erdogan po lavdëronte Izraelin dhe personalisht u dorëzoi medalje mirënjohjeje oficerëve të IDF-së që shpëtuan civilët turq pas tërmetit të tmerrshëm në Turqinë jugore…

-Izraeli ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë për t’u bërë ai që është. Ruajtja e lirisë nuk është e lehtë, është një detyrë e përditshme. E njëjta gjë vlen edhe për ruajtjen e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Si mund ta bëjë Izraeli këtë në kushte lufte? A po shterrohen të gjitha mundësitë që lufta të mos dëmtojë të pafajshmit?
Izraeli është një demokraci, me kontrolle dhe balanca dhe kjo vlen jo vetëm për qytetarët e tij. A e dini, për shembull, se një palestinez që jeton në Bregun Perëndimor dhe nuk ka nënshtetësi izraelite, ka të drejtë të ankohet në gjykatën supreme për raste të të drejtave të njeriut? Meqenëse të drejtat e njeriut janë një çështje thelbësore në Izrael, gjithashtu ushtria mbikëqyret shumë nga sistemi ligjor. Besoj se në shumë raste shumë më tepër se ushtritë e tjera. Çdo njësi operative shoqërohet nga staf ligjor ushtarak që këshillon se si e lejon ligji ndërkombëtar të veprojë. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë çështjen e ndihmave humanitare që hyjnë në Gaza. Gjatë gjithë operacionit COGAT, njësia koordinuese e IDF(Forca e

Mbrojtjes së Izraelit) është e koordinuar me çdo organizatë ndërkombëtare apo subjekt të huaj që dëshiron të dërgojë ndihma humanitare në Gaza. Asnjë dërgesë ushqimi, uji apo ilaçesh nuk është ndalur deri më sot. Ka pak ditë, përfshirë javën e kaluar, që Hamasi po lëshonte raketa duke synuar vendkalimet për të penguar hyrjen e kamionëve. Por asgjë nuk ndalohet nga IDF. Meqë ra fjala, lexuesit tuaj nuk duhet t’u besojnë fjalëve të mia, gjithçka që duhet të bëjnë është të hyjnë në faqen e internetit të COGAT dhe të shikojnë kalimet drejtpërdrejt përmes kamerave. Që nga fillimi i operacionit të IDF në Gaza, Izraeli krijoi zona të sigurta për civilët në Gaza për të lëvizur të sigurt.

Fatkeqësisht, në shumë raste terroristët e Hamasit abuzuan me këto korridore humanitare për të kontrabanduar armë dhe i penguan civilët t’i përdorin ato, në mënyrë që të mund të përdoren si mburoja njerëzore. Unë e di një fakt, se për fat të keq, disa prej ushtarëve tanë më të mirë humbën jetën për të mbrojtur këta civilë palestinezë. Por kjo është mënyra se si ne veprojmë. Kështu, njerëzit pyesin, atëherë si ka mundësi që të ketë viktima në mesin e civilëve në Gaza? Dhe përgjigja është shumë e thjeshtë: së pari kjo është një luftë. Dhe sado e trishtueshme që tingëllon, njerëzit vdesin në zonat e luftës. Por gjithashtu, arsyeja është se Hamasi as që po përpiqet të mohojë se ata jo vetëm që nuk kujdesen për njerëzit e tyre, por i përdorin brutalisht! Ata fshihen mes civilëve në shtëpitë e tyre, kanë fshehur armët nën shkolla, në spitale. Edhe nën shtretërit e foshnjave.

-Izraeli ka shumë aleatë por edhe shumë kritikë. Si i shihni kritikat?
Izraeli ka shumë aleatë dhe ne jemi mirënjohës për secilin prej tyre. Për fat të keq për disa vende është më e përshtatshme të mbeten miq “në dollap” për sa kohë që ka një luftë në vazhdim. Por shumica e botës së lirë e kupton, se ne jo vetëm po luftojmë për ekzistencën tonë, por edhe se Izraeli është tampon për Evropën. Unë mendoj se tani, më shumë se kurrë, Izraeli ka miq, duke përfshirë miq të rinj në botën arabe, që e kuptojnë se Izraeli po lufton edhe luftën e tyre gjithashtu. Shqipëria e ruajti integritetin e saj dhe e tregoi mbështetjen e saj gjatë gjithë rrugës. Që nga 7 tetori, qeveria e Shqipërisë ishte shumë e qartë në çdo forum për të dënuar Hamasin dhe Iranin dhe për të qëndruar pranë Izraelit kundër terrorit.

Miqtë nuk duhet të bien dakord për çdo temë, por kur përballemi me një çështje si rritja e terrorizmit dhe rritja e antisemitizmit që kemi parë në disa kryeqytete të Evropës, ata duhet të qëndrojnë të patundur. Në një nga vizitat e tij në Izrael, dëgjova kryeministrin Rama të thoshte se kur lufton antisemitizmin, nuk ka të bëjë me çifutët, ka të bëjë me atë se kush je TI. Dhe Shqipëria e ka dëshmuar në të kaluarën, dhe e dëshmon sërish çdo ditë, se madhësia nuk ka rëndësi, por janë vlerat tuaja ato që përcaktojnë se kush jeni. Dhe kur aleatët tuaj janë në nevojë, ju mbështesni luftën e tyre të drejtë. Shikoni, Izraeli, si çdo demokraci tjetër, dëshiron të jetojë në paqe dhe në qetësi me fqinjët.

Ne duam që fëmijët tanë të jenë të sigurt dhe duam të vazhdojmë të përparojmë dhe të dalim në tituj mediash për arritje në inovacion dhe teknologji, për kërkimet dhe zhvillimet në ilaçe dhe siguri ushqimore, jo për fëmijët e vdekur në asnjërën anë. Pesë dekada më parë, kryeministrja e ndjerë izraelite, Golda Meir, tha se paqja do të vijë kur arabët do t’i duan fëmijët e tyre më shumë sesa neve. Unë dua të besoj se në 2024, shumica prej tyre e bëjnë, por radikalët që promovojnë terrorin duhet të ndalohen. Dhe jo vetëm nga Izraeli.

Darka e arragostave për mbretin Charles i kushtoi presidencës së Francës 450,000 euro (fotot)

Një auditim shtetëror i shpenzimeve në Francë ka zbuluar së fundmi se një darkë arragostash për mbretin britanik Charles III i ka kushtuar zyrës së presidentit francez €475,000, zbulonin sot mediat në vend.

Presidenti Emmanuel Macron kishte dashur me çdo kusht të impresiononte monarkun e ri në vizitën e tij të shtatorit, teksa të ftuarve iu servirën arragosta blu, gaforre dhe asortimente të ndryshme djathrash.

Por në raportin vjetor të llogarive presidenciale u zbulua së fundmi shuma absurde që supozohet të jetë shpenzuar, duke paralajmëruar se darkat qeveritare kishin kontribuar në deficitin prej €8.3 milionë në buxhetin e vendit.

Në të shtohej se pallati Elysée duhet të bënte “përpjekje të konsiderueshme … për të rivendosur dhe ruajtur balancat financiare.

Në rastin skandaloz në fjalë paratë e darkës ishin shpenzuar të ndara në €165,000 për shërbimin ‘catering’, dhe €40,000 për pijet.

Në darkën e banketit ishin gjithashtu aktori amerikan Hugh Grant, trajneri futbollit Arsene Wenger dhe ish-muzikanti i Rolling Stone, Mick Jagger – të cilëve u ishte shërbyer arragosta blu dhe gaforre nga ferma Bresse si dhe pure ‘gratin’ kërpudhash.

Ndërsa mes djathrave më të famshëm ishin ai francez Comté dhe djathi blu britanik Stichelton.

Për ëmbëlsira atyre iu shërbyen gurabije ‘rose macaroon’, me petale trëndafili, manaferra dhe fruta të tjera pylli.

Banketi ekstravagant në pallatin e Versajës ishte pjesë e qëndrimit tre-ditor të mbretit Charles në Francë, ‘për forcimin e lidhjeve’ mes vendeve.

Në raport citohej gjithashtu një banket presidencial për kryeministrin indian në 2023 në pallatin e Louvre – që kishte kushtuar €412,000.

Zyra e auditit tha se prej shpenzimeve të tilla fatura vjetore ishte rritur me 14% nga një vit me parë, shkruan rrejti BBC.

Aks ident i fr. ikshëm, makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, raportohet për të pI agosur (Detajet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol.

Një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj në bord, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh.

Banorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga uji deri sa ka mbërritur infermierja e zonës, Liljana Rumank, që u ka dhënë ndihmën e parë.

Ajo ka konstatuar se mashkulli kishte parametra të ulët jetësorë ndërsa shoqëruesja e tij paraqitej në gjendje më të mirë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit.

Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar.

Megjithatë ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

E mahnitshme!Laura Fazliu i sjell Kosovës medaljen Olimpike

Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Parisi 2024 të martën, në debutimin e saj në lojëra olimpike.Ajo mposhti kroaten Katarina Kristo në kategorinë deri në 63 kilogramë për ta fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Lufta e drejtpërdrejtë për bronz mes Fazliut dhe Kristos ishte shumë e barabartë në kohën e rregullt dhe u nevojit koha shtesë, e njohur si “golden score” për ta përcaktuar fituesen e medaljes së bronztë.Fazliu, 23 vjeç, fitoi falë ndëshkimit të 22-vjeçares me tri shido, pasi ajo e bëri një gabim në tentim për ta hedhur kosovaren në tatami.

Rrugës drejt medaljes së parë olimpike, Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, para se ta mposhte kinezen Jing Pang në përballjen e saj të parë olimpike, duke kaluar në çerekfinale, ku u mposht nga francezja Clarisse Agbegnenou.Ajo disfatë nënkuptoi se Fazliu e humbi mundësinë për të luftuar për titullin e kampiones olimpike apo për medaljen e argjendtë, por mbeti në garë për bronz.

Në dy luftërat e saj për ta rrëmbyer medaljen e bronztë, ajo i mundi kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard dhe kroaten Kristo.Kjo është medalja e pestë olimpike në përgjithësi në historinë e sportit kosovar, dhe e dyta nga Parisi 2024, pas medaljes së argjendtë që e fitoi Distria Krasniqi në fundjavë.Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani.

Bebe Rexha postoi foto nga vendi i origjinës, mediat serbe ‘inatosen’ keq: Po djeg…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, u rikthye në vendin e saj të origjinës, Dibrën e Maqedonisë së Veriut, pas 12 vitesh. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ndau disa fotografi nga kjo vizitë si dhe shprehu ndjenjat e saj të thella për rrënjët e saj dhe lidhjet emocionale.

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona,”- shkroi Bebe Rexha në postimin e saj. Në një koment tjetër ajo shprehu ndenjat e saj për rajonin: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, për mua janë të gjitha Shqipëria ime.

Komenti i saj shkaktoi reagime të ndryshme në postimin e saj, ku shumë njerëz komentuan, por veçanërisht në mediat serbe, të cilët kanë qenë të zëshëm me lajme dhe tituj të ndryshëm për këngëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një vend, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi janë vende krejtësisht të ndryshme. Mësoni gjeografinë dhe historinë ju lutem”, “Ti je personazh publik dhe po përpiqesh të nënçmosh vendin dhe trashëgiminë tonë, turp të kesh!”, “Gjyshi juaj po kthehet në varr”, “Po bëni thirrje për luftë, plehrë!”, janë disa nga komentet në postimin e Bebes.

https://www.instagram.com/p/C-AQyNjJCZw/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fbebe-rexha-postoi-foto-nga-vendi-i-origjines-mediat-serbe-inatosen-keq-po-djeg%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A964%2C%22ls%22%3A304%2C%22le%22%3A946%7D

3-mujori i vogëlushes Luna-Mari/ Kiara poston foton e ëmbël, habit komenti i Luizit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër të një vajze të quajtur Luna Mari pak muaj më parë. Ditën e djeshme e vogla e tyre mbushi plot 3 muaj që nga dita që ka ardhur në jetë dhe sigurisht nuk munguan postimet e Kiarës në cilat shfaqej Luna e veshur bukur dhe shumë e ëmbël.

Në këtë postim kanë vërshuar urimet e shumta për Lunën, ndërsa tërheq vëmendje dhe komenti i babi Luizit, i cili i ka shkruar një poezi:

“Shapaluke taparuke,
te ka baba ty shpirtuke.,
Por nqs une vonohem sonte,
Mama jote moj zemruke
Tash po ma fut me taketuke.”

Dyshja e famshme nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip. Ata e kurorëzuan lidjen e tyre në martesë në finale e atij edicioni ku Luizi u shpall edhe fitues.

https://www.instagram.com/p/C-DXsPqNHKo/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2F3-mujori-i-vogelushes-luna-mari-kiara-poston-foton-e-embel-habit-komenti-i-luizit%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A572%2C%22ls%22%3A435%2C%22le%22%3A460%7D