Mirlind Daku e nis me spektakël, gol dhe asist në startin e kampionatit rus (Video)

U përfol se te Rubin Kazani nuk do t’i besonin një fanellë për sezonin e ri, pas atij incidenti në fund të ndeshjes me Kroacinë ku këndoi në kor me Tifozët Kuqezi vargje kundër maqedonasve.

Por, Mirlind Daku jo vetëm që mori fanellë me numrin 10, por edhe e nisi kampionatin si titullar me skuadrën ruse pas pjesëmarrjes në Euro 2024 me Shqipërinë.

Sulmuesi nga Gjakova zbriti në fushë në sfidën hapëse të Premier Ligës ruse, në transfertë kundër Pari NN dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e ‘5.

Goli i Dakut barazoi sfidës pasi për vendasit shënoi Ze Turbo që në minutën e 3-të të sfidës. Rubini shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 33 dhe 42 për të mbyllur pjesën e par në avantazhin e dy golave. Bomberi kuqezi ishte protagonist edhe në golin e dytë, teksa asistoi Zotov.

Daku e nis kështu me këmbë të mbarë sezonin, ndërsa vitin e kaluar u rendit në vend të shtatë të listës së golashënuesve, me 10 gola dhe 4 asist në 28 ndeshje.

Festa e Birrës në Korçë, këtë vit gjithë ditët falas – ja detajet

Festa e Birrës është festa me e madhe në Shqipëri, e tradicionalisht qyteti i Korçës tejmbushet nga emigrantët e ardhur për këtë festë dhe turistët e huaj.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e fundit, nuk do të ketë hyrje me pagesë në asnjë ditë të eventit. Çdo ditë do të jetë FALAS për publikun

Ajo çka bëhet me dije nga organizatorët është se do të ketë përsëri një vend për rezervime me pagesë, për ata që duan të qëndrojnë të ulur e komodë, por pagesa do të jetë minimale.

Kjo I jep mundësi gjithë qytetarëve të mund të shijojnë festën e Birrës në Korçë, e nga ana tjetër ata që duan të qëndrojnë të relaksuar, me një pagesë minimale.

Rezervoni datat 14-18 Gusht!

Ulet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, ja sa kanë shkuar

Çmimi i druve të zjarrit këtë vit në Korçë ka pësuar ulje. Në krahasim me një vit më parë një kubik tregëtohet nga 1800-2000 lekë, kurse metri i druve të gjata varjon nga 4500-5000 lekë.


Sipas tregëtarëve të pikave të tregëtimit të lëndës drusore, bëhet e ditur se ka pasur një ulje të numrit të blerësve pasi pjesa më e madhe e qytetarëve po preferojnë ngrohjen me energji elektrike.

Vetë banorët shprehen se kjo mënyrë ngrohjeje është më ekonomike.
Por ka edhe nga ana të cilët për vite me radhë i qëndrojnë besnikë ngrohjes me dru, pasi sipas tyre kjo është më e shëndetëshme.

Ulja e interesit të qytetarëve për të blerë dru për ngrohje, ka ardhur pasi një pjesë e tyre zgjedhin mundësi të tjera alternative, duke përfshirë këtu edhe gazin.

Britania ndyrshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët

Laburistët do t’i japin përparësi kërkesave për azil të atyre nga vendet “të sigurta” në përpjekjet për të përballuar numrin e madh të rasteve, pas anulimit të planit të Ruandës.

Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper pritet të njoftojë një ndryshim në ligj për të lejuar përpunimin e kërkesave nga emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht gjatë 18 muajve të fundit.

Sipas The Times, kjo do të sjellë anulimin e një pjese të Aktit të Migrimit të Paligjshëm të Konservatorëve, i cili ndaloi këdo që arrinte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga marsi 2023, t’i jepej azil.

Këta persona ishin planifikuar për t’u larguar sipas skemës së dëbimit të Rishi Sunak në Ruandë.

Por laburistët i deklaruan planet e ish-kryeministrit për të dërguar emigrantë në vendin afrikan “të vdekura dhe të varrosura” pasi fituan pushtetin.

Gazeta raporton se ndryshimi i ligjit Laburist do të prekë rreth 101,000 emigrantë që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ose rrugë të tjera të paligjshme.

Ata që vijnë nga vende “të sigurta” si India, Vietnami dhe Shqipëria pritet t’u jepet prioritet kërkesave për azil sepse do të jetë më e lehtë për ta që të kthehen në shtëpi.

Kjo është në kontrast me ato nga vende të tilla si Afganistani dhe Siria.

Vetëm 3 për qind e azilkërkuesve nga India janë pranuar kërkesat e tyre, së bashku me 7 për qind të shqiptarëve dhe 46 për qind të vietnamezëve.

Këshilli i Refugjatëve, një organizatë bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vlerësuar se 70 për qind e emigrantëve të caktuar më parë për deportim në Ruandë do të marrin azil.

Kali i Pallatit Mbretëror kafshon turisten në Londër, ajo bie në tokë (VIDEO)

Një turiste është kafshuar nga kali në Pallatin Mbretëror në Londër, duke bërë që të humbasë ndjenjat.

Turistja duket teksa qëndron për kamerën krah kalit, një prej atraksioneve turistike të Londrës, teksa pas saj është një pllakatë ku lexohet “Kujdes nga kali, mund të kafshojë apo shkelmojë”.

Në një moment kali kthehet dhe e kafshon turisten në krah. Pjestarët e grupit të saj duket teksa i afrohen për të inspektuar kafshimin, por ajo ndihet keq dhe bie në tokë.

Siç raportojnë mediat britanike, ajo është ka marrë ndihmën e parë dhe i është bashkuar serish grupit të turistëve.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13656601/tourist-faints-kings-guard-horse-bits-arm-posed-photo.html?ico=embedded

Çifti i “Big Brother VIP 3” merr vendimin e rëndësishëm për lidhjen e tyre

Ilnisa dhe Meritoni kanë marrë një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Pasi eksperienca në Big Brother VIP mbaroi, ata kanë vendosur të bashkëjetojnë edhe jashtë.

Këtë e ka zbuluar vetë Ilnisa teksa ishte e ftuar në “She’s On Top”, duke pranuar se ajo dhe Meritoni po jetojnë bashkë. Por si po shkon bashkëjetesa?

Ilnisa zbuloi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Argjira e komplimentoi Ilnisën për pamjen e saj të kohëve të fundit, ndërsa gazetarja tha se gjithçka nis nga brenda, duke konfirmuar se është më e lumtur se kurrë me Meritonin.

I pamaskuar dhe i veshur me të zeza! KAMERAT filmuan autorin e m*sakrës në Memaliaj! Çfarë tha para se të qëIIonte?

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin e masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe klientin Marsel Çela, natën e 20 korrikut.

Ndërsa i plagosur në atentat mbeti edhe vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.

Sipas identikitit të nxjerrë nga pamjet e kamerave, autori është i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40-vjeç dhe i pa maskuar. Ai ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë.

Në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.

Personi i dytë në timonin e makinës nuk është identifikuar dot.

I riu shqiptar kapet brenda “shtëpisë së barit” me 321 bimë kanabisi

Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata në Liverpul, pasi u kap në një shtëpi ku kultivohej kanabisi.

20-vjeçari Edison Alzeneli, u arrestua në një banesë në rrugën “39 Winwick Street”, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike.

Brenda saj, policia gjeti 321 bimë kanabisi që nëse do të hidheshin në treg, do të kapnin vlerën e 300 mijë paund.

Alzeneli, i cili ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, u dënua me 12 muaj burg.

Gara mes ‘Ferrarit’, ‘Bugattit’ dhe ‘Lamborghini’, gjobiten shoferët e ‘BISHAVE’ luksoze!

Njësia për Kontroll të Autostradave në Kosovë ka identifikuar edhe një rast tjetër të garave ilegale në autostradë.

Policia i ka gjobitur shoferët e Ferrarit, Bugattit dhe veturave tjera luksoze.

Ata u dënuan me nga 400 euro secili dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Vlera minimale se secilës prej këtyre veturave shkon mbi 100 mijë euro.

“Ç menden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër arsyet kryesore të dështimit të sezonit turistik gjatë muajit të korrikut.

Të shumtë janë ata që ankohen për çmimin e shtretërve në plazh, apo edhe dhomave të gjumit. Por duket se Himara ka vendosur një rekord të ri!

Në një “sufllaqexhidhiko” të qytetit bregdetar, disa turistë kanë mbetur të shokuar kur u ka ardhur fatura.

Ata janë faturuar plot 40 mijë lekë të vjetra, apo rreth 40 euro për 4 sufllaqe! Një sufllaqe me mish pule në Himarë kushton plot 10 euro, ndërkohë që edhe në vendet më piktoreske të Greqisë nuk i kalon 4, 5 apo 6 euro.

Me një faturë prej 50 euro, me siguri pushuesit do kishin drekuar më mirë nëse do i shpenzonin në market.