Flamur Noka e lagu me ujë, komandanti i Gardës tenton të hakmerret!

Një situatë tensionuar në kufijtë e një skandali ka ndodhur në seancën e sotme parlamentare, ku Komandanti i Gardës ka tentuar të hakmerret ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, pasi ky i fundi i ka derdhur shishen me ujë në kokë.

Teksa deputetët e PD qëndronin në karriget e ministrave dhe situata ishte tepër e ‘nxehtë’, Garda ka ndërhyrë, duke tentuar që të largojë ligjvënësit demokratë, por ata nuk kanë pranuar dhe janë shtyrë e përplasur.

Në një moment, Flamur Noka nga vendi ku rrinë ministrat e lagu me ujë disa herë në fytyrë Komandantin e Gardës.

Ky i fundit, i revoltuar dhe në shenjë hakmarrje është ngjitur në pjesën ku ndodhej Noka, por është ndaluar.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

“Pse më shan në TikTok”/ DETAJE nga plagosja në Kamëz! (Si LINDI konflikti mes miqve që u kthyen në armiq)

Replikat në TikTok janë arsyeja e një tjetër konflikti me armë zjarri, këtë herë të ndodhur në Kamëz.

Mbrëmjen e së mërkurës policia e Kamzës mundi të vendosë në pranga 36 vjeçarin Fatmir Frroku, pasi ky i fundit për shkak të një konflikti në një ‘live’ TikTok rreth 3 javë më parë në zonën e Institutit plagosi të riun Mariglen Jata.

Prokuroria e Tiranës e akuzon për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;.

Frroku dhe Jata dikur miq me njëri tjetrin për shkak të debateve në rrjetet sociale nisën një konflikt që përfundoi në përdorimin e pistoletës.

Ndërkohë në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e Fatmir Frrokut, Izet Leka dhe Marsildo Ndoja.

Njëri e ndihmoi të largohej nga vendngjarja, kur kreu krimin, ndërsa tjetri shoqërohej me të, në momentin e ndalimit.

Për të njëjtin motiv banal ditët e fundit kanë ndodhur dhe dy plagosje të tjera.

ATENTATI ndaj “Gucci-it” të TikTok-ut/ Del VIDEO e plagosjes: Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas banakut!

Publikohen pamjet e momentit të plagosjes me armë të Fabion Kuçi, i njohur në TikTok si ‘Gucci’, ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Durrës.

Siç shihet nga pamjet, Kuçi ka qenë në një lokal kur autori është futur dhe i ka drejtuar armën.

I kapur në panik ai ka tentuar të fshihet pas shokut të tij që ndodhej pranë, por autori vijon t’i afrohet.

Video e publikuar nga tch:

Rëndohen pozitat e zëvendëskryeministres/ SPAK shton akuzat për Ballukun, nën hetim edhe për një koncesion: Rrezikon të prishë provat

SPAK ka rënduar pozitën e zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa po e heton edhe për një koncesion, përveç tunelit të Llogarasë dhe tenderave të ndryshëm në infrastrukturë.

Sipas shkresës së SPAK, dërguar deputetëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, Balluku rrezikon të prishë provat.

Në arsyetimin e SPAK thuhet se gjendja e lirë e të pandehurës Balluku, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në shkresë nënvizohet se ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave dhe është evident sipas SPAK, fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët.

Pjesë nga shkresa e SPAK:

2. Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvend

3. Deputeti mund te ndalohet ose të arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes se nje krimi te rende. Prokurori i Përgjithshëm me Drejtuesi Prokurorisë së Posaçme njofton menjehere Kuvendin i cili kur konstates se muk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases

4. Për çështjet e parashikuara në paragrafet 2 dhe 3 te ketij neni. Kuvendi mund të diskutoje në seance me dyer të mbyllura, per arsye te mbrojtjes se te dhenume. Vendimi merret me rom të hapur.

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.

Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedures Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës se sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedure koncensioni;

Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vëmendje se vazhdimisht gjatë ketij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet pranë Institucionit Qendror që drejton vetë kjo shtetase, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndryshëm, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure etj.).

Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Eshtë evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek dëshmitarët;

Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për vepren penale që dyshohet si dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpunim);

Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (Për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehures, duke qene ne ushtrimin e funksioneve të saj, për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet. Sillet në vemendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pandehura menaxhon në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera, te parashikuara per Institucionet Qendrore qe ajo drejton). Bashkëlidhur, ju paraqesim:

Vendimin nr.118, datë 19.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Haga, teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare”, Grenell: Rama ka të drejtë, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, ka reaguar në lidhje me një postim të kryeministrit Edi Rama në Hagë, pas vizitës te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Grenell ka shpërndarë reagimin e Ramës dhe i jep të drejtë kreut të qeverisë shqiptare, teksa thekson se “Jack Smith është një turp”.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkroi ai në rrjetet sociale.

https://twitter.com/RichardGrenell?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2001681522781233379%7Ctwgr%5E8906c6a85f300f64a2ecf7d77fc99ad9896f6dcb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fpolitike%2Fhaga-teatri-i-turpit-te-drejtesise-nderkombetare-grenell-rama-ka-te-dre-i106602

Kujtojmë se më herët, kryeministri Rama e ka konsideruar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si një padrejtësi të rëndë në zemër të Europës.

Rama e përshkroi Gjykatën Speciale si godina ku luhet teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare, duke theksuar se Thaçi u rrëmbye pa gjyq e as akuzë nga zyra e Presidentit të Republikës.

Ndërsa ish-prokurori special federal Jack Smith është prokurori që ngriti akuza ndaj Hashim Thaçit, por edhe ndaj Donald Trump kur ky i fundit përfundoi mandatin e parë.

Prokurori amerikan Jack Smith, i cili ishte prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 duke akuzuar Thaçhi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sakaq, ditën e djeshme Jack Smith, në një seancë të mbyllur para Komitetit Juridik të Kongresit amerikan, ka mbrojtur vendimet dhe hetimet e tij penale kundër presidentit Donald Trump.

Rama për “The Observer”: Shqipëria gati të ndihmojë BE-në të mbijetojë, mjafton të na jepni një vend në tavolinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj për të forcuar Bashkimin Europian, duke theksuar se anëtarësimi i vendit është një domosdoshmëri strategjike. Në një intervistë për The Observer, të publikuar këtë të enjte, Rama thotë se Shqipëria ka qenë e detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa” gjatë procesit të integrimit, por se objektivi mbetet i qartë: hyrja në BE deri në vitin 2030.

Rama kritikoi burokracinë e BE-së, duke thënë se Europa është jashtë ekuilibrit, e kritikoi për burokracinë dhe shtoi se kontinenti ka nevojë për “më shumë Europë, jo më pak Europë” dhe për një strategji të qartë për të ardhmen.

Kryeministri theksoi se Shqipëria është i gatshëm të heqë dorë nga e drejta e vetos dhe madje të mos ketë komisioner të vetin, si garanci për partnerët europianë.

INTERVISTA E PLOTË

Në zyrën e tij të mbushur me art, i ulur në një kolltuk lëkure të errët, Rama flet për “errësirën” që ka zbritur mbi Europën. I rizgjedhur për një mandat të katërt në maj dhe me Shqipërinë që ka marrë vlerësime për ecurinë në negociatat e anëtarësimit, ai nuk po kalon një vit të keq. Megjithatë, e shqetëson “mungesa e energjisë pozitive kudo” dhe ndjesia se kontinenti, pavarësisht “njerëzve të mëdhenj” që e udhëheqin, po zhytet më thellë në errësirë.

“Nuk shoh dritë,” thotë ai. “Ka një zymtësi në Europë dhe nuk shoh rrugëdalje. Ka njerëz që përpiqen të bëjnë gjënë e duhur, por nuk shoh strategji. Nuk ndihmon të mendosh se problemi është diku tjetër. Problemi është në Europë. Është tek ne.”

Rama, dikur piktor, ka sjellë reformime të gjera në një shtet dikur të izoluar nga komunizmi. Në Bruksel, socialisti 61-vjeçar shihet si një nga liderët më pragmatikë që ka dalë nga ish-Lindja. Në Tiranë, ambasadorët e BE-së vlerësojnë aftësinë e Ramës për “të menduar jashtë kornizës”, edhe pse korrupsioni endemik vazhdon ta mundojë vendin dhe së fundmi edhe nivelet më të larta të vetë qeverisë së tij. Ky vlerësim, shpjegon pse pikëpamjet e Ramës merren seriozisht.

“Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët” thotë Rama.

Debati mbi migracionin ka qenë veçanërisht sfidues për një politikan anglofil, i detyruar sërish të denoncojë “stereotipizimin etnik” të shqiptarëve të shprehur një Sekretar i Brendshëm Britanik.

Në një intervistë për The Observer, ai nuk e fsheh sa “shqetësuese” është që këtë herë akuzat për abuzim të ligjeve të azilit nga shqiptarët nuk vijnë nga një ministër konservator, por nga një qeveri laburiste e udhëhequr nga një njeri me të cilin ai thotë se ka marrëdhënie “shumë të mira”.

“Nëse veçon një komunitet, mund të presësh që anëtarët e atij komuniteti të lëndohen, të sulmohen, të plagosen, të rrihen,” thotë ai, ndërsa gishtat i lëvizin mbi një varg rruazash. “Ne e dimë nga historia se kështu ndodh.”

Partia Socialiste e Francës, shton ai, ka kryer një “vetëvrasje spektakolare” sepse ka tentuar të imitojë retorikën e ekstremit të djathtë për emigracionin. Sipas tij, ky është një mësim paralajmërues për liderët që të qëndrojnë besnikë ndaj bindjeve dhe vlerave të tyre.

“Kur hyn në garë me të djathtën ekstreme, humbet, sepse kur vjen puna për të zgjedhur kush është më i ashpër për çështje si migracioni, instinkti është të zgjedhësh origjinalin, jo kopjen,” thotë ai. “Mendon se mund të vallëzosh me djallin? Djalli fiton që në momentin që shkel në pistë.”

Rritja e populizmit të djathtë ekstrem, nacionalizmi patriotik, përçarja dhe përshpejtimi i militarizimit të Evropës janë, sipas Ramës, forca të fuqishme që e thellojnë këtë errësirë.

Por Rama nuk ka qenë kurrë i mendimit se presidenti amerikan, Donald Trump, është problemi i Evropës apo se strategjia e re amerikane e sigurisë kombëtare është veçanërisht befasuese.

Përkundrazi, ai e sheh zgjedhjen e Trumpit si një thirrje zgjimi; një goditje të nevojshme për ta nxjerrë Evropën nga inercia që e mban peng. Për një kohë shumë të gjatë, thotë Rama, BE-ja ka qenë e shkëputur nga realiteti dhe e penguar nga burokracia e vet.

“Urtësia e botës ka ecur shumë përpara pa ne dhe papritur po kuptojmë se kemi mbetur pas,” thotë ai. “Në këtë kohë sfidash të mëdha, na mungon forca politike; mbetemi në sipërfaqe, kur thellësia është ajo që momenti kërkon.”

Burokracia e rëndë e bllokut, sipas Ramës, është një pengesë kyçe. “Vetë Evropa është jashtë ekuilibri: burokracia e saj peshon më shumë se politika dhe grindjet e brendshme duken më të mëdha se horizonti i përbashkët.”

Nëse kontinenti do të bëhet më i fortë, duhet “më shumë Evropë, jo më pak Evropë”, dhe më shumë reflektim mbi politikat dhe veprimet që mund ta kenë penguar.

“Bëhet fjalë për mendim strategjik dhe politika të drejta dhe për atë se ku duam të jetë Evropa pas 10 apo më shumë vitesh,” thotë Rama. “Evropa duhet të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë shpejt. Të gjithë e thonë, të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë, dhe megjithatë të tjerët po ecin me një shpejtësi shumë më të madhe.”

Që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, e ka mbështetur fuqishëm aleancën euroatlantike. Tregues i entuziazmit të saj për atë që Rama e quan “i vetmi pozicion moralisht i qëndrueshëm” është një targë makine e vendosur dukshëm jashtë zyrës së tij, me fjalën “Ukraine” dhe e zbukuruar me zemra të kuqe.

“Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos”, tha Rama.

Në ish-shtetin stalinist nuk ka nostalgji për Rusinë e sotme, edhe pse intelektualët shqiptarë shprehin një dashuri për gjigantët e letërsisë ruse që lexoheshin dhe mësoheshin deri sa diktatori Enver Hoxha i preu lidhjet me Moskën.

“Çdo njeri që interesohet për botën mund të dojë shumë gjëra nga Rusia,” shton Rama. “Por jo politikën ruse. Në Shqipëri sigurisht që nuk na merr malli për faktin që nuk kemi pasur asnjë punë me Moskën që nga viti 1960.”

Gjashtë muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Putini në shkurt 2022, autoritetet bashkiake të Tiranës e riemëruan bulevardin ku ndodhej ambasada ruse në “Rruga Ukraina e Lirë”, duke bërë të qartë se çdo dërgesë postare do të drejtohej në adresën e re. Misioni diplomatik u detyrua shpejt të zhvendosej.

Megjithatë, Rama është gjithashtu kritik ndaj mënyrës se si Evropa ka trajtuar negociatat e paqes, duke i dhënë meritë Trumpit për çeljen e komunikimit me Rusinë dhe për sjelljen e “diçkaje të re dhe të rëndësishme në lojë”.

“Ai solli komunikimin dhe diplomacinë në mes të një lufte që mund të ketë qenë e para ndonjëherë pa komunikim,” thotë ai. “Po, e bëri në mënyrë përçarëse sepse kështu vepron, por edhe këtu lind pyetja për ne: çfarë po bëjmë ne? Si ka mundësi që Evropa të mos ketë pasur kurrë një plan paqeje, apo komunikim të drejtpërdrejtë me Rusinë? A është kjo normale për atë që jemi si evropianë? Unë nuk mendoj kështu”, thotë Rama.

Në këtë boshllëk, thotë ai, Putini ka arritur të ketë sukses “si shahisti brutal që është” duke ushqyer një psikologji frike për sulme të mëtejshme, kur në realitet trupat ruse kishin kaluar vite duke u përpjekur të merrnin rajonin e Donbasit në Ukrainë.

Pushtimi ka nxjerrë në pah domosdoshmërinë gjeopolitike të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në bllokun me 27 anëtarë, thotë ai.

Rama e pranon hapur se, në dëshirën për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria është detyruar “të gëlltisë shumë bretkosa”.

Por anëtarësimi është gjithashtu ekzistencial. Pas më shumë se 500 vitesh si një cep periferik i Perandorisë Osmane dhe gati pesë dekadash nën një regjim komunist më brutal se çdo tjetër, asnjë synim nuk tingëllon më i suksesshëm se ky.

Gjeografia, thonë ata që janë ende mjaftueshëm të rritur për ta kujtuar, i bënte evropianë, por mizoria dhe paranoja e Hoxhës bënë që shqiptarët të mos ndiheshin kurrë pjesë e kontinentit.

Dekadat e tranzicionit të trazuar pas rënies së regjimit vetëm sa e kanë forcuar qëndrimin ndaj BE-së. Nga të gjithë kandidatët që presin në derën e Brukselit, asnjë vend nuk ka mbështetje më të lartë për anëtarësim se Shqipëria. Ky entuziazëm shpjegon pjesërisht pse Rama e ka vendosur vitin 2030 si objektiv për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, me synimin që negociatat të mbyllen deri në fund të vitit 2027; një ambicie që kundërshtarët e tij e quajnë “krejtësisht jorealiste”, por lideri 2 metra i gjatë duket i vendosur të bëjë gjithçka që duhet.

“Na fusni në Evropë dhe jam gati të nënshkruaj një marrëveshje ku të thuhet qartë se nuk duam të kemi fuqinë e vetos,” thotë ai. “Ne kurrë nuk do ta përdorim votën tonë kundër shumicës. As nuk duam komisionerin tonë. Mund të bëjmë një marrëveshje me Italinë dhe komisioneri i Italisë të jetë komisioneri ynë. Jemi gati ta bëjmë këtë si garanci ndaj çdo frike se ndonjë tip i çmendur nga Ballkani do të hyjë në klub me fuqinë e vetos dhe do të fillojë të imponojë gjëra”.

Rëndohet situata për Ballukun! SPAK zbulon një dosje të rëndë që askush nuk e imagjinonte këtë abuzim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet heqja e imunitetit dhe arrestimi i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas raportimeve në media, SPAK ka argumentuar se situata penale ndaj numrit dy të qeverisë Rama është rënduar pasi po hetohet edhe për një procedurë koncesioni.

SPAK thotë se, nevojat e sigurimit për Belinda Ballukun janë ndjeshëm dhe se ekziston rrezik real që ajo të prishë provat, të ndikojë tek dëshmitarët dhe të kryejë vepra penale të tjera të ngjashme.

Pjesë nga kërkesa e SPAK në Kuvend:

Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit.

Korrupsioni i qeverisë kapërcen kufijtë/ Mediat e huaja jehonë skandalit të Ballukut
Pasur parasysh parashikimet e neneve 228, 229, 230, 237, 238, 260 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se, pas momentit të caktimit të masës së sigurimit, nevojat e sigurimit janë rënduar për personin nën hetim dhe të pandehurën Belinda Balluku, pasi:

“Po kryhen hetime për fakte penale të tjera në ngarkim të kësaj shtetaseje në lidhje me disa procedura prokurimi të tjera, si dhe po hetohen veprimet e saj në një procedurë koncensioni;

Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (Sjellim në vemendje se vazhdimisht gjate ketij hetimi administrohen prova nga institucione të ndryshme, dokumentacioni kryesor gjendet prane Institucionit Qendror që drejton vete kjo shtetase Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë, pyeten dëshmitarë të ndrysheet, si persona zyrtare, vartës të kësaj të pandehure et Gjendja e lirë e të pandehurës, paraqet rrezik real në mbledhjen e provave, për shkak të detyrës dhe funksionit që ushtron, si zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ekziston mundësia që ajo mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në prishjen ose asgjësimin e provave apo në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Eshtë evident fakti që tashmë e pandehura ka bërë përpjekje për të ndikuar tek deshmitarët;

Largimi i të pandehurës ose rreziku që ajo të largohet (Ekziston rreziku i largimit të të pandehurës, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për vepren penale qe dyshohet se dhe pasur parasysh rrethanën se këtë vepër penale dyshohet se e ajo e ka kryer disa herë dhe në bashkëpun

Rreziku se e pandehura për shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të saj, mund të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet (Per shkak te rrethanave te faktit dhe personalitetit se te pandehures duke qenë në ulurimin e funksioneve të saj, për shkak te detyrës, ekziston rreziku që ajo të kryejë krime të se njëjtit lloj me ate per te cilin po procedohet. Sillet ne vemendje se po hetohen disa procedura prokurimi dhe se e pundeinira menachiun në vazhdim fondet publike për Investimet publike të tjera, të parashikuara per Institucioner Qendrore që ajo deuton.

Kërkesa për autorizimin e arrestimit:

E bujshme! Kritik i ashpër i qeverisë, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet që të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vrenozi ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke takuar familjarët e tij, ku ka vizituar edhe varret e dy prindërve të tij, përpara se të nisej për Tiranë.

Janë komentuesit që kanë nxjerrë hapur Ilir Vrenozin, teksa i urojnë fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë.

Ndërsa po ashtu në Tiranë, ai është takuar edhe me deputetin e PD-së në Korçë Fidel Kreka, i cili i ka uruar mbarësi dhe që ta marrë me qetësi këtë reality show.

Kujtojmë që Ilir Vrenozi është një nda mbështetësit më të mëdhenj në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, teksa shpesh herë nuk i ka kursyer kritikat edhe për vetë këtë forcë politike. Tashmë, duket se ai do të përjetojë nga afër edhe botën e televizionit.

“Big Brother VIP Albania 5” do të startojë të shtunën në mbrëmje nën moderimin e Ledion Liços, teksa ende nuk dihen se cilët do të jenë konkurrentët e këtij viti.

I ftohti siberian për Vitin e RI, ciklon para Krishtlindjes; meteorologia tregon çfarë do ndodhë me motin

Shqipëria ka hyrë në muajin e parë të dimrit, por kushtet atmosferike mbeten larg tipareve klasike të stinës së ftohtë.

Metereologia Rezarta Xhakollari, tha dimri astronomik nis më 21 dhjetor, ditën e solsticit, që shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit.

“Sapo kemi hyrë në muajin e parë të dimrit. Dimri astronomik nis tani më 21 dhjetor, solstici, që është dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë. Më 21 dhjetor nis dimri parimisht dhe praktikisht, le të themi, pasi jemi në dimër meteorologjik. Ky do të jetë një dimër i butë dhe me temperatura të larta mbi normën dhe vazhdon të jetë i tillë”, – shprehet meteorologia për “Studio Live”.

Temperaturat e larta kanë qenë evidente edhe ditët e fundit, duke arritur deri në 20–21 gradë Celsius, vlera këto që zakonisht nuk janë tipike për muajin dhjetor.

“Dje është regjistruar 20 gradë, po edhe sot 21–21 gradë, temperatura të larta, jemi në dhjetor”, – thekson Xhakollari.

Sipas saj, shkak për këtë situatë mbetet prania e ciklonit afrikan, i cili vijon të ndikojë jo vetëm Shqipërinë, por një territor shumë më të gjerë.

“Sepse vijon të jetë ende ky cikloni afrikan, është prezent dhe ky është i shtrirë në të gjithë Ballkanin, për deri në pjesën e Rusisë, deri në Europën Verilindore. Vijon të kemi këtë anomali dhe këto temperatura”, – shpjegon ajo.

Në ditët në vijim pritet një ndryshim i lehtë i kushteve atmosferike, por pa rënie të ndjeshme të temperaturave.

“Para datës 23 na vjen një ciklon dhe do të ketë reshje shiu, me temperatura mesatare deri dhe në të larta, por nuk priten ende temperatura të zbresin. Do mbetet ende ky dhjetori i ngrohtë, reshje dëbore nuk duken në horizont”, – deklaron meteorologia.

Ndërsa pas Krishtlindjeve parashikohen reshje më të shpeshta, përfshirë edhe dëborë në zonat malore, bashkë me një valë të ftohti që pritet të vijë nga Rusia.

“Pas Krishtlindjeve do të fillojnë reshjet e shiut, që do të vijnë dhe me reshje bore në zona malore. Pritet të vijë i ftohti siberian nga Rusia, ku fundi i vitit, datat 29–31 do të mbyllen me mot të thatë dhe të ftohtë. Reshjet do të jenë nga data 23, në datën 27–28. Më vonë do të zbresë termometri në -7, -8 gradë në veri të vendit”, – përfundon Rezarta Xhakollari.