“Virusi nga hunda i shkoi në tru…”/Balerini i njohur shqiptar bën deklaratën e DHIMBSHME për djalin e tij!

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, në një intervistë të fundit ka folur për djalin e tij 4-vjeçar, Grabielin, i cili ka nevoja të veçanta, si pasojë e prekjes nga një virus, vetëm 11 ditë pasi kishte ardhur në jetë.

Ndër të tjera, Kledi shprehu se:

Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeçe këtë verë. Gabrielin e prisnim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoi mirë, deri në momentin e fundit.

Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali ‘bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.’ Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, të premten, të shtunë, të diel dhe shkova atje, në ndihmën e shpejtë, ishte akoma koha e Covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz.

Më tha më prit dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq.

Mjekët thanë që ishte rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri disa lëvizje jo të duhura. Gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Ishte diçka që nuk e ndalon dot. Ajo kohë kaloi dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë për Gabrielin.

Rrëfehet autori 28-vjeçar i vrasjes së Jani Aliajt: Nëse nuk do e vrisja unë …

28-vjeçari grek, i cili akuzohet se vrau me thikë Jani Aliajn në burgun e Korydallos, ka dhënë dëshminë e tij të parë para grupit hetimor.

Sipas mediave greke, në deklaratën e tij, 28-vjeçari ka pretenduar se ka vepruar në vetëmbrojtje.

“Nëse nuk e vrisja unë, do të më vriste ai”, mësohet të ketë thënë gjatë rrëfimit të tij, duke shtuar se viktima ishte ai që ishte paguar për vrasjen e tij, për shkak të një vrasjeje të ndodhur disa muaj më parë në zonën e Agios Panteleimonas.

Sipas dosjes hetimore, Jani Aliaj kishte marrë 23 plagë me thikë, kryesisht në fytyrë dhe në kraharor, fakt që ka tronditur edhe ekspertët mjeko-ligjorë. Gjatë përplasjes u plagos edhe një i burgosur tjetër, i cili kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Autori 28-vjeçar rezulton me precedentë të rëndë penalë, i akuzuar për dy vrasje. Pas dhënies së dëshmisë, ai është rikthyer në qeli dhe pritet të përballet me gjykimin, teksa rrezikon dënime që shkojnë deri në burgim të përjetshëm.

Sipas mediave greke, vrasja ndodhi në një zonë të burgut ku nuk ka kamera sigurie, në një moment kur burgu ishte i hapur dhe të burgosurit mund të lëviznin lirshëm nga një dhomë në tjetrën. Sipas autoriteteve, as viktima dhe as autori nuk kishin dhënë më parë shenja konflikti apo kishin shprehur frikë për jetën e tyre.

Prej nëntë vitesh, emri i tij ishte në listën e kuqe të Interpolit për një vrasje që kishte kryer në Greqi.

Aliaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, krim i ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Shteti shqiptar kishte nisur procedurën e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin e përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços./tvklan.al

‘Të q[fsha robt’/ Keijsi e ofendoi rëndë, reagojnë familjarët e Stelinës

Në Prime-in e kaluar të “Big Brother VIP”, banori Keijsi Hyseni i shpëtoi një nominimi të drejtpërdrejtë, në të cilin u përfshi përmes zarfit të zi që mbërriti në shtëpi, për shkak të gjuhës denigruese dhe ofenduese të përdorur prej tij, Ina dhe Eriku.

Ndërkohë, këtë javë Keijsi ndodhet sërish në nominim dhe duket se ka zgjedhur të luajë “në limite”, duke mos kontrolluar veten dhe fjalorin ndaj banorëve të tjerë, veçanërisht ndaj ish-partneres së tij, Stelinës.

Gjatë një bisede me Inën, ai është parë i revoltuar për një diskutim që kjo e fundit kishte pasur me Stelinën, duke përdorur fjalë të rënda në adresë të saj.

“Bravo Stelina, të q**sha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera”, dëgjohet të thotë Keijsi, ndërsa Ina përpiqet ta qetësojë.

Reagimi nuk ka vonuar të vijë nga familjarët e Stelinës. Në llogarinë e saj në Instagram, krahas videos së publikuar, ata shkruajnë:

“E kuptojmë qe eshte nje loje dhe ka dinamikat e veta, por për ne, me ketë, eshte kaluar çdo kufi i pranueshem. PRESIM QE RREGULLAT E FORMATIT TË ZBATOHEN!”

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po kërkojnë që produksioni të marrë masa për gjuhën e përdorur dhe të respektohen rregullat e formatit.

Mateo ka qenë i lidhur me Krusitën? Olta Sheta: Elbasani është i vogël, do dalë …

Kur këngëtarja e njohur, Krusita u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u shpreh se e njeh shumë mirë Mateon.

Ky i fundit nuk e tha i pari këtë si dhe pati një lloj stepje.

Raporti i tyre është komentuar ditën e sotme nga Olta Sheta, teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo foli edhe rreth ngjarjeve të ndodhura në BBV si dhe rreth banorëve të tjerë.

“Ata të dy janë nga Elbasani. Elbasani i vogël është njihen me njëri-tjetrin. Po njihemi në Tiranë, që themi se Tirana është e madhe. Mund të aludojmë që kanë pasur diçka, edhe kjo mund të jetë. Nuk ka asgjë të keqe. Shumë interesante, por do dalë surprizë”, tha Olta Sheta, e cila më pas shtoi:

“Nëse ata mund të kenë pasur ndonjë gjë, mund të kenë qenë të lidhur më parë, nuk do doja të bëheshin si ky trekëndëshi Ina-Stelina-Keijsi. Mateo është shumë i mirë, shumë pozitiv, shumë djalë me sedër”.

Megacikloni i ri i afrohet Italisë, të hënën prek edhe Shqipërinë, ja çfarë pritet

Pas kalimit të fundit shkatërrues të uraganit Hari në Itali , një paralajmërim i ri erdhi nga meteorologët.

Uebsajti italian meteorologjik meteoweb.eu raporton për një megaciklon të ri, i cili do të mbërrijë në rajon këtë fundjavë dhe quhet Leoni II.

Meteorologët italianë po lëshojnë një alarm SOS sepse ky megaciklon zbatohet në det të hapur dhe fryn erëra midis natës së së shtunës dhe të dielës, dhe pritet të sjellë mot të keq në të gjithë Italinë.

Të hënën, më 26 janar, Leoni II do të zhvendoset mbi Italinë jugore, i tërhequr nga hendeku i presionit të lënë nga cikloni i mëparshëm. Atje do të bëhet edhe më i thellë, duke e intensifikuar më tej presionin.

Sipas meteorologëve italianë, do të kalojë Apeninet dhe do të lëvizë drejt Salentos, ku do të arrijë 995 milibar midis Pulias, Shqipërisë dhe Greqisë.

E hëna, 26 janar, do të jetë dita më e ftohtë: cikloni do të jetë zhvendosur mbi detin Jon dhe ajri i ftohtë, polar, detar do të fitojë terren në të gjithë vendin tonë fqinj, duke ruajtur karakteristikat e tij të moderuara.

Do të jetë mesatarisht i ftohtë, por jo tepër, parashikohet nga meteorologët italianë.

Flota amerikane drejt Iranit, sa afër është sulmi?!

Flota amerikane po i afrohet Gjirit Persik dhe po shtohen diskutimet për një përshkallëzim ushtarak kundër Iranit. Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të paqarta, duke thënë vetëm se “do të shohim nëse do të na duhet ta përdorim”.

Trump është i kujdesshëm ndaj ndryshimit të regjimeve, duke iu referuar përvojave të kaluara të SHBA-ve. Ai ka kujtuar rastin e Irakut në vitin 2003, kur u rrëzua regjimi, por më pas u shfaq ISIS.

Sipas tij, një skenar i ngjashëm në Iran do të ishte një gabim i madh. Për këtë arsye, pavarësisht presionit nga disa media amerikane, Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme po ndodhin ndryshime të mëdha. SHBA-të kanë ulur rolin e Izraelit dhe kanë lënë më shumë hapësirë për Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Turqia dhe Arabia Saudite e kanë shfrytëzuar këtë situatë. Në Siri, forcat kurde janë dobësuar dhe kanë humbur territore. Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e shumicës së vendit.

Në rajonin e Gjirit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë humbur ndikim. Arabia Saudite ka larguar forcat emiratase nga Jemeni dhe nga disa territore të tjera.

Edhe në Sudan dhe Libi, aleatët e Emirateve janë nën presion.

Në tërësi, ndikimi i Iranit në rajon është dobësuar ndjeshëm, ndërsa po formohet një bosht i ri mes Turqisë, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Sirisë. Këto zhvillime nuk përkojnë me interesat e Izraelit./ La Stampa

Dh υn¤i dhe bëri për spital motrën e tij, policia greke vë në pranga adoleshentin shqiptar!

Policia greke ka vënë në pranga një 14-vjeçar shqiptar pasi dyshohet se ka dhunuar motrën e tij, 16-vjeçare.

I mituri, nxënës në një gjimnaz të Selanikut, u arrestua me akuzën se ka goditur me grushte motrën e tij, ndërsa sipas dosjes hetimore, ngjarjes i ka paraprirë një sherr mes tyre për arsye banale.

Sipas mediave greke, incidenti ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa vajza 16-vjeçare u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

14-vjeçari, me origjinë nga Shqipëria, u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Selanik dhe, me urdhër të prokurorit, u la i lirë, ndërsa u urdhërua zhvillimi i një hetimi paraprak.

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Tirana në ZI, ndërron JETË tragjikisht VAJZA e futbollistit bardheblu!

Ekipi i futbollit “KF Tirana” njofton se vajza e lojtarit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi bardheblu është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Reagimi i “KF Tirana”:

Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

U prehtë në paqe!

Deri tani, nuk ka më tepër informacion se çfarë ka ndodhur në familjen e lojtarit Freddy Alvarez dhe cili është shkaku i vdekjes tragjike të vajzës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë ku familja jeton.

Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është bërë zyrtarisht pjesë e KF Tiranës në merkaton e Janarit 2026.

Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai ju bashkua menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu, duke luajtur në 3 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit.

Moti ekstrem përfshin SHBA-në, temperaturat zbresin deri në -46°C! 40 shtete në gjendje të jashtëzakonshme

Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C, një stuhi ekstreme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke vënë në gjendje alarmi rreth 40 shtete. Sipas parashikimeve, deri të dielën fenomenet pritet të prekin deri në 150 milionë njerëz.

Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve.

Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga guvernatorët, mes tyre Arkansas, Xhorxhia, Teksasi, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut. Në disa zona është vënë në gatishmëri edhe Garda Kombëtare, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

Probleme serioze janë shënuar edhe në transportin ajror, me mbi 10 mijë fluturime të anuluara. Aeroporti Ndërkombëtar Dallas–Fort Worth, një nga më të ngarkuarit në vend, ka pësuar goditjen më të madhe, pasi deri tani janë anuluar më shumë se 1.200 fluturime nisjeje dhe mbërritjeje gjatë fundjavës.

Guvernatorja e News York-ut, Kathy Hochul, deklaroi se shteti ka mobilizuar mbi 1.600 mjete për pastrimin e borës dhe 114 mijë tonë kripë për përballimin e stuhisë, duke theksuar se nuk do të ketë “asnjë cep të shtetit që të mbetet i paprekur nga zemërimi i Nënës Natyrë”.

Sipas Jacob Asherman, meteorolog në Qendrën e Parashikimit të Motit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, nëse merret parasysh edhe i ftohti ekstrem, numri total i njerëzve që mund të preken pritet të arrijë deri në 220 milionë. “Bëhet fjalë për një stuhi që do të përmendet për vite me radhë”, deklaroi të premten Caitlin Dirks, gjithashtu meteorologe e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, duke shpjeguar se ajo konsiderohet historike për shkak të shtresave të gjera të akullit që parashikohet të shkaktojnë dëme të rënda në infrastrukturë. Intensiteti i motit të keq reflektohet edhe në pamjet nga shumë zona të vendit, ku qytetarët formojnë radhë të gjata jashtë dyqaneve për furnizime bazë, ndërsa raftet po zbrazen me shpejtësi.