Françeska do të jetë pjesë e spektaklit të njohur?

Franceska Murati ishte e ftuar në një intervistë në ‘E diell’, në rubrikën e moderuar nga Argjira Spanca dhe Beniada Nishani. Ish-banorja e ‘BBV’ foli për eksperiencën në reality show dhe për pritjen nga familjarët.

Ajo tha se partneri i saj ishte ndjerë krenar për rrugëtimin e saj.

Më ka thënë jam shumë krenar për ty– tha Françeska.

Më tej, ajo komentoi edhe batutën e saj për të shoqin, që u bë shumë virale në rrjet.

“Kur e kam parë sa virale është bërë nuk e prisja. Nuk e mendova se mund të ishte dëgjuar, ai e ka pritur shumë mirë, shoqëria jonë i thotë Dori. Nëna më tha si përmend shoqet e burrit në ekran. Unë nuk jam tip xheloze, as ai. Ai është djalë i thjeshtë, kemi biznesin tonë ai punon aty. Unë e kam përmendur shumë here karrierën time në Britani e nuk është përmendur”

Po ashtu, ajo u ngacmua nga Argjira për faktin se nëse do të bëhet pjesë e ekranit, duke përmendur edhe pozicionin e opinionistes në ‘She’s on top’.

Pyetja– Do e kishte parë veten si moderatore?

Franceska-Patjetër, pse jo

Pyetja– Mendoj se mund të bënim diçka të bukur te ‘She’s on Top’.

Franceska– Pse jo, do ishte kënaqësi. Do isha shumë e saktë dhe strikte.

Dashuria në “ajër”? Deklarata e Dijonisit për Baby G-n habit të gjithë

Pas rikthimit në “Ferma Vip” Dijonisi duket më i afruar me Baby G.

Teksa qëndronin në verandën e fermës, Dijonisi ka folur për marrëdhënien me Baby G.

Fermeri u shpreh se këngëtarja është shumë pozitive.

Ai tha gjithashtu se Baby G dëgjon shumë personat e tjerë, e sipas tij ajo nuk duhet të ndikohet.

“Njeri më të mirë, më rob zoti, më shpirt mirë, më pozitive nuk gjen askund. Bërtet ndonjëherë kot, por bërtet për mirë. I ka lezet e bërtitura. Ka dhe një gjë të keqe, dëgjon njerëz kot.Aty e prish ajo. Mos u ndiko”, tha Dijonisi për Baby G.

Eliminimi i papritur i Meritonit zemëron publikun, shpërthejnë kritikat ndaj produksionit të BBV

Mes 5 finalistëve, Meriton Mjekiqi u zgjodh më pak i preferuari duke mbyllur kështu rrugëtimin dhe humbur shansin për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Mirëpo ky vendim ishte i papritur pasi thuajse në çdo televotim të hapur në rrjet, Meritoni shpallej më i votuari.

Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak publikut, të cilët kanë vërshyer në komente negative ndaj produksionit.

Në postimin ku bëhet i ditur largimi i Meritonit, në më pak se 5 minuta janë grumbulluar mbi 2000 komente negative.

Euro 2024/ E zbulon gjigandi turk, Sylvinho merr në Kombëtare sulmuesin 23-vjeçar

Ernest Muçi është emri i tretë që ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024.

Ka qenë klubi i tij, Besiktasi, që ka zyrtarizuar sulmuesin 23-vjeçar si pjesë të Shqipërisë.

Në faqen zyrtare, klubi nga Stambolli ka treguar listën e lojtarëve që janë të grumbulluar nga kombëtaret e tyre, mes tyre edhe Muçin.

Veç Brojës dhe Asanit që kanë ditë në Tiranë, Muçi bëhet lojtari i tretë që ka ftesën e sigurt.

Veç tyre, edhe Gjasula duket se do jetë pjesë e grumbullimit fillestar që Sylvinho do bëjë për dy miqësoret e qershorit kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit, para se më 7 qershor të dorëzojë në UEFA listën finale me maksimumi 26 emrat që do përballen në Gjermani për Grupin B të Euro 2024 kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

Nesër , në orën 16:00 trajneri Sylvinho do publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar.

Fitoi 100 mijë euro! Çfarë do të bëjë Egla Ceno pas “BBV 3”?

Egla Ceno ia doli që ta bëjë publikun për vete dhe të shpallet fituese e Big Brother Vip 3, e para femër në edicionet VIP.

Menjëherë pas përfundimit të spektaklit ajo ka ndarë emocionet e para, duke thënë se nuk e kishte menduar kurrë këtë moment.

Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti aktoren sesi ndihej dhe se çfarë do të bëjë pasi ëndrra e saj përfundoi me këtë triumf.

“Po vdes…. Nuk e kisha menduar kurrë. Mendoj e kam jetuar kështu si jam. Ky format ka pushtet të jashtëzakonshëm për të dhënë një shkelm menderesh dhe për të të hedhur në publik. Kjo ka ndodhur! Do mundohem të mbaj këmbët fort në tokë dhe të vazhdoj jetën time. Sonte do shkrydhem pak me të shtëpisë. Jam shumë e shkalafitur tani nga emocionet, s’di ku kam kokën, shpirtin”, u shpreh Egla Ceno.

Ndjekësit nxjerrin ‘zbuluar’ produksionin e BBV, kapin skemën e goglave për finalistët (Video)

Mbrëmjen e djeshme, Ledioni iu bëri të ditur finalistëve se do të ndahen në çift; zgjedhje që do të bëhet nëpërmjet disa goglave dhe mes çifteve do të ketë nominim “kokë më kokë”.

Kështu në studio mbëriti edhe globi me gogla, brenda të cilave ndodheshin emrat e secilit finalist. Arbër Hajdari u thirr nga Ledioni për të bërë përzierjen e goglave.

Ky moment duket se ka ngritur mjaft dyshime në rrjet mbi vërtetësinë e zgjedhjeve, teksa një llogari në TikTok edhe e ka vërtetuar këtë.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7373034798551420191?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fndjekesit-nxjerrin-zbuluar-produksionin-e-bbv-kapin-skemen-e-goglave-per-finalistet-video%2F

Habit Romeo, zbulon se ka qenë më i votuar se Egla, nxjerr provat (Foto)

Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, pas një nominimi “kokë më kokë” me kolegun e saj, aktorin Jul Deda.

Mirëpo një pjesë e publikut nuk e priti mirë shpalljen e Eglës si fituese, të cilët nuk nguruan të përmendin situatat e rënda ku aktorja ka qenë e përfshirë disa herë në reality show.

Mendimit të publikut duket se i qëndron edhe Romeo Veshaj, i cili nuk arriti dot të triumfonte. Ai ka publikuar në InstaStory një televotim të bërë në rrjetet sociale, ku shihet qartë se në krahasim me Eglën, ai ka pjesën më të madhe të votave.

Rama, shuplakë Athinës: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç i detyruan ata të Greqisë, njollë turpi në historinë e Europës

Nga pallati i sportit “E-work Arena” në Milano, kryeministri Edi Rama iu ka thënë shqiptarëve të Italisë se ata nuk janë detyruar që t’i ndërrojnë emrat siç u detyruan bashkatdhetarët e tyre në Greqi.

Veprimin e Greqisë, kryeministri Rama e ka quajtur një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike.

Edi Rama: “E stato un albanese”, me siguri të gjithë ata e kujtojnë këtë zile alarmi. “E stato un albanese”, ishte avazi që ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptari duhej ta harronte të qënurit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku shqiptari në kërkim të një jete të re ndjehej si një person në kërkim për fajin e vetëm, që ishte një shqiptar. Për përplasjen e dy makinave, gazetat shkruanin “e stato un albanese”, kryhej një vrasje, telegazetat e fillonin “e stato un albanese”.

E kam dëgjuar me veshët e mi. Gazetari me mikrofon në dorë dhe me dritat e policisë raportoi se ka dyshime se autori ishte një shqiptar, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Ky ishte shqiptari në pasqyrat italiane të atyre viteve ku ne u shfaqëm si një jashtëngjitje, zhveshur përveç ëndrrës së një parajse lirie. Shqipëria në sytë e Italisë ishte si një ekran televizori kur ikin dritat. Italia ua hapi bujarisht derën shqiptarëve, por edhe qeveritë italiane u sollën me Shqipërinë si askush tjetër.

Ne shqiptarët jemi përgjegjës për ecurinë dhe për të ardhmen e banorëve të këtij kontinenti, kur shtetet e Europës, ose ja dalin të gjithë, ose mbeten në një Europë që është e sfiduar si asnjëherë më parë. Gjermania e quajti ribashkim dhe ja doli në krye papritur dhe kërkuar që gjermanët lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces të stërzgjatur. BE ju desh të zvarritej me dhjetra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa Rusia u shfaq duke e bërë Europën të fillojë më në fund se duhet të ribashkohet, jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht vëllezërve dhe motrave të Greqisë për një arsye, një njollë trupi në historinë e Europës demokratike, por ama nuk ishin të pakta rastet kur ju e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zgjidhja e ziles “e stato un albanese” apo një dritë që u rilind si Luçia, por mbase formula e njohjes së Italisë, bashkuar me fshehjen e gjurmëve të të qenurit shqiptarë, shpjegon fuqinë vetëtransformuese që i bëri qindra shqiptarë të përshtaten.

Pas ndarjes nga Xhensila, Besi në një lidhje me ish konkurrenten e Për’puthen? Njerëzit po i urojnë trashëgime

Disa postime në rrjetet sociale po i bëjnë njerëzit të mendojnë se Bes Kallaku është tashmë në një lidhje të re me ish konkurrenten e Për’puthen, Çiljeta Kormuzi.

Shkak për këtë u bë fillimisht një postim i kësaj të fundit krah aktorit të humorit, e më pas postimet nga të njëjtat vende në Bruksel.

Në foton e Çiljetës shihet se ndjekësit e kanë konsideruar dyshen si një çift, gjë që e kanë shprehur në komente tek u kanë uruar trashëgime.

Kujtojmë se ditët e fundit Besi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të këngës që i dedikoi ish partneres së tij, Xhensila Myrtezaj.

Ndërkohë nga ana tjetër kjo e fundit reagoi duke publikuar këtë pjesë poezie nga Rudyard Kipling.

Nυk e dinte që ishte ρa të br endshme, gαzetarja i ngre fυstαnin dhe i nxjerr ρjesën i ntime ErjoΙës (Video)

Erjola Doci nuk kishte si të mungonte në finalen e “Big Brother VIP 3”, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Mirëpo teksa po kalonte në tapetin e kuq të finales, Erjola është përfshirë në një situatë të sikletshme pasi u intervistua nga gazetarja.

Kjo e fundit po e pyeste për çmimin e veshjes Erjolën, por më pas pa dashur, i ka zbuluar pjesën intime.

Moderatorja tregoi më tej se është pa të brendshme.

SHIKO VIDEON KËTU