I ngacmoi gruan, i shkonte tek marketi dhe…! Autori mori gruan me vete!

Sipas gazetares Xhensila Kodra, bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet e Pashollarit.

Gazmend Buçpapa, bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje. Pas ngjarjes ata janë larguar me makinën e Buçpapës, dhe pasi e kanë braktisur kanë marrë taksi për në banesën e tyre në zonën e Sharrës.

Pasi kanë shkuar në shtëpi, Buçpapa është arratisur, dhe tashmë ndodhet në kërkim nga policia. Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka thënë se viktima më ngacmonte shpeshherë dhe nuk më linte rehat.

Ajo nuk është arrestuar nga policia. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja.

SI NDODHI NGJARJA

Egli Pashollari sapo ka dalë nga makina është sulmuar menjëherë nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë. Gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz 31-vjeçarin.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt me makinën e tij e kanë nisur drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë që ishin në vendngjarje, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”, njoftoi policia ditën e djeshme.

Ndryshimi DRASTIK i motit/ Paralajmërimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars…

Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se fundjava do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, me përjashtim të disa momenteve të pakta me reshje shiu që priten gjatë pasdites në pjesën lindore të vendit.

Dita e diel do të sjellë temperatura minimale në zonat malore rreth -1 deri -2°C, ndërsa maksimumet në këto zona pritet të jenë rreth 12°C. Në vijën bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 13°C në mëngjes dhe 16-17°C në mesditë,” tha Osmani, duke theksuar se moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë edhe gjatë javës që vjen.

Për muajin mars, Osmani paralajmëroi një rritje graduale të temperaturave, duke e konsideruar këtë periudhë si një kalim nga dimri drejt pranverës.

Në mars reshjet janë më se prezente herë pas here, dhe rritja e temperaturave mund të ndikojë edhe në zhvillime të përkohshme të cikloneve që prekin territorin shqiptar. Prania e diellit dhe temperaturat më të larta në vijën bregdetare do të jenë karakteristike për ditët e ardhshme” shtoi meteorologu.

E trishtë! Nuk e përballoi transplantin, ndahet nga jeta 2 vjeçari, mamaja merr vendimin që do iu prekë

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë ku 2-vjeçari Domeniko i cili para pak kohësh iu nënshtrua një transplanti të zemrës më 23 dhjetor, është ndarë nga jeta.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga avokati i familjes përmes një deklarate nga Spitali Colli.

Vogëlushi është ndarë nga jeta menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore së vogëlushit.

“Ai vdiq pas një përkeqësimi të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes së tij klinike. Menaxhimi Strategjik, së bashku me të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët e tjerë, shpreh ngushëllimet e tij më të thella dhe i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes në këtë moment pikëllimi të madh” tha avokati.

Mes lotësh, mamaja e Domenicos, Patrizia Mercolini u shpreh se djali i saj ka mbaruar, ai është ndarë nga jeta.

“Më telefonuan mbrëmë, rreth orës 4:00, duke më thënë se situata po përkeqësohej, sepse ECMO po fillonte të ngadalësohej . Qëndrova deri në fund, derisa aparati duhej të fikej” u shpreh mamaja e vogëlushit.

Pas transplantit i cili dështoi dy muaj më parë, fëmija në fakt kishte mbijetuar falë ECMO-s, aparatit për frymëmarrje dhe qarkullim ekstrakorporal.

Mamaja e vogëlushit zbuloi se me rastin e kësaj tragjedie ajo ka zgjehdur që të formojë një fondacion në emër të Domenikos.

“Së bashku me avokatin tim, së shpejti do të njoftojmë një fondacion që dua të krijoj në emër të Domenikos. Dua të lë një gjurmë tek djali im dhe ky fondacion do të bëjë pikërisht këtë. Do të luftoj për ta mbajtur gjallë kujtimin e tij” shtoi mes lotësh mamaja e vogëlushit.

Habit Ministrja Ibrahimaj: Aq shumë vende të lira pune ka në Shqipëri, saqë po importojmë punonjës të huaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i sipërmarrjeve dhe si rrjedhojë edhe e vendeve të lira të punës.

Komentet Ibrahimaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se për të plotësuar kërkesat e bizneseve për punonjës, Shqipëria është detyruar që të importojë fuqi punëtore edhe nga jashtë vendit. Ajo tha gjithashtu se gjatë tremujorit të fundit, GDP u rrit me 3.8%, një rritje që sipas saj ka vijuar vit pas viti.

“Unë nuk e kam për zakon të merrem me individin, se nuk është vendi këtu për të thënë se çfarë them unë e çfarë thua ti. E kam treguar në eksperiencën time që unë di të flas me shifra. Nëse doni shifra, unë i kam të gjitha shifrat përpara. GDP u rrit në 3 mujorin e fundit me 3.8 %. Është një rritje që 70 % e të cilës vjen nga konsumi. E si është ky konsum? Është konsumi i popullatës, që ka vijuar me rritje për vite e vite me radhë. Nga 2022 dhe më pas është rritur nga 3.5% deri në 4%.

Dhe nuk është e vetmja shifër që rritet. Është rritur punësimi. Numri i të punësuarve në totalin e ekonomisë, vijon të rritet. Aq e madhe është nevoja për vende pune në Shqipëri, saqë ne kemi filluar të importojmë punonjës, për të përmbushur kërkesat e tregut. Pse? Sepse numri i bizneseve është rritur, sepse kërkesa e bizneseve është rritur dhe të gjitha të dhënat thonë se ekonomia shqiptare është rritur”, tha mes të tjerash Ibrahimaj.

Berisha paralajmëron zyrtarët: Korrupsioni do shpallet krim i rëndë! Kush arratiset, do i dyfishohet dënimi! Do kapen kudo që të jenë!

Nga konferenca me gazetarët, Sali Berisha ka paralajmëruar zyrtarët e lartë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në fitore dhe se me ardhjen në pushtet, PD do e shpalli korrupsionin krim të rendë.

Berisha: Opozita do shkojë deri në fitore të plotë. Këta minjtë që po ikin do kapen kudo që të jenë. Të vjedhësh 13 vite qytetarët shqiptarë dhe kur merr vesh që është lëshuar fletë arresti, ikën.

Korrupsioni do shpallet krim i rëndë, së dyti, largimi do shpallet krim që dyfishon dhe trefishon dënimin, do kalben, të gjitha vitet në burg do i kalojnë.

“Po hidhem në lumë vëlla”/ I dha fund jetës duke u hedhur në Osum, 42-vjeçari kishte 7 muaj pa e parë të birin! Ja kujt ja nisi mesazhin e fundit

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të Kanioneve të Osumit në Skrapar.

Në vendngjarje, u gjetën edhe një motorr me të cilin ai lëvizte ,disa sende persone dhe celulari i tij. Pas kqyrjes së celularit të 42-vjeçarit është gjetur edhe mesazhi i tij i fundit, të cilin ja kishte dêrguar të vallait, duke i thënë se po hidhej në lumë.

Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qënë i martuar me një shtetase rumune,me të cilën kishte bërë edhe një djalë, por 7-vite më parë ata ishin ndarë.

Ish-bashkëshortja e tij ishte larguar drejt shtetit rumun dhe që prej asaj dite Iliri nuk e kishte takuar më djalin dhe as kishte folur më me të.

Sipas familjarëve,ai ishte mbyllur prej muajsh në vetvete dhe po e vuante mjaft largimin nga djali. Burimet policore bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se ky shtetas të jetë hedhur në lumë, ndaj po vijojnë kërkime për gjetjen e tij si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Vrasja e të dënuarit përjetë në Domoko, dyshime se në vendngjarje ndodhej edhe Alket Rizai! Shqiptarit i merren gjurmë ADN-je! Detaje nga hetimet, pse u pastrua arma?

Autoritetet greke vijojnë ende hetimet për vrasjen me dy plumba në kokë të një të dënuari me burgim të përjetshëm, Antonis Papadatos, brenda ish-zyrës së kryerojes në burgun e Domokosit, vend i cili nuk ishte i dukshëm nga kamerat e sigurisë.

Mediat greke shkruajnë se nga hetime e deritanishme, janë arrestuar dy persona, një i dënuar bullgar me precedentë të rëndë penalë dhe kryeroja i burgut. Skenari i paraqitur prej tyre, se viktima i sulmoi me qëllim për të vrarë punonjësin e burgut, nuk ka bindur autoritetet gjyqësore.

Autoritetet kanë marrë mostra nga duart e dy të arrestuarve për të verifikuar praninë e mbetjeve të barutit. Mostër është marrë edhe nga shqiptari Alket Rizai, pavarësisht se bullgari dhe kryeroja mohojnë praninë e tij në vendngjarje.

Megjithatë, ka disa dëshmi që e vendosin atë pranë zonës së vrasjes, çka çoi në marrjen e mostrës edhe prej tij.

Duke qenë se vrasja ndodhi në një ambient të mbyllur, është e mundur që edhe persona që nuk kanë qëlluar vetë të kenë gjurmë baruti. Për rrjedhojë, ky element mund të mos identifikojë autorin e të shtënave, por mund të provojë praninë e personave të caktuar në vendin e ngjarjes, shkruan Protothema.

Mundësia që arma të ishte në posedim të viktimës konsiderohet shumë e vogël. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor nuk rezulton të ketë pasur përleshje. Një fakt që ngre pikëpyetje të mëdha është se arma u gjet e pastër nga gjurmët e ADN-së dhe shenjat e gishtërinjve.

Kjo ngre disa pyetje thelbësore: Nëse arma është fshirë nga dikush, a nuk bie poshtë kjo versionin e përleshjes? Pse do ta pastronte dikush armën, nëse më pas do të pranonte kryerjen e aktit?

Në deklaratat e tyre, bullgari dhe kryeroja japin shumë detaje për atë që ndodhi para dhe pas vrasjes. Megjithatë, për momentin e të shtënave ata paraqesin boshllëqe në rrëfimin e tyre, një element që oficerë me përvojë të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar e konsiderojnë si “tregues faji”.

Studentja që u plagos në hotel “Gjuta” e fejuara e një polici, avokati PLAS bombën: Ajo e gënjeu djalin për moshën dhe origjinën!

Detaje të reja akanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në “Ditën e të Dashuruarve” në Sauk të Tiranës, në hotelin “Gjuta”, ku 18-vjeçarja Natali Murati u plagos me armën e të dashurit të saj, Erisjaldo Gjuta.

Në një telefonatë për emisionin “Me zemër të hapur”, avokati njëkohësisht dhe familjar i familjes Gjuta ka treguar se Natali dhe Erisjaldo ishin njohur së fundmi bashkë, kishin pirë disa herë kafe duke theksuar më tej se djali i familjes ishte gënjyer nga vajza në fjalë.

Naim Gjuta tregon se Natalia ka gënjyer Erisjaldon për disa detaje duke filluar që nga mosha për të cilën ajo është shprehur se është 22 vjeç kur në të vërtetë ishte 18.

Avokati shton se Natalia ka gënnjyer dhe për prejardhjen e saj duke u prezantuar me origjinë nga Shkodra kur në të vërtetë ishte nga një fshat i Kukësit, nga i cili është dhe Erisjaldo.

Më e rëndë akoma mbetet fakti se avokati ka ngjallur dyshime se vajza është e fejuar dhe i fejuari i saj është polic.

Reagimi i plotë i Naim Gjutës: 22-vjeçari e ka njohur pak ditë më parë 14 shkurtit. Ishin njohur në Qytet Studenti kishin krijuar afrimitet dhe kishin pirë kafe disa herë. Atë ditë ajo erdh në hotel i kishte thënë jam nga Shkodra dhe se i kishte të divorcuar prindërit. E kishte gënjyer sepse i kishte thënë jam 22 vjeçe kur në fakt ishte 18 vjeç.

Familja Gjuta ishin duke qendruar një kat më lart. Dëgjuan zhurmë dhe fillimisht menduan se ishte jashtë. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë por kuptuan që kishte një plumb në shpatull sipër gjoksit dhe e kanë dërguar në spital me taksi. Në të vërtetë familja e saj ishte nga Kukësi jo nga Shkodra, është nga fshati i origjinës së djalit. Vajza i është qasur djalit me paramendim. Mendohet se vajza është e fejuar dhe i fejuari i saj është polic, kështu kam dëgjuar.

Horoskopi për ditën e sotme: E shtunë, 21 shkurt 2026!

Nga Paolo FOX

DASHI

Jeni protagonistët e një qielli që flet për shpengim! Pas disa javësh nervoze, tani ndjeni një forcë të re brenda jush. Është sikur dikush ju ka rindezur motorin. Por kini kujdes me fjalët tuaja: kur jeni të drejtpërdrejtë, rrezikoni të jeni… shumë të drejtpërdrejtë! Në dashuri, beqarët mund të kenë një takim intrigues, ndërsa çiftet duhet të rizbulojnë lidhjen e tyre. Në punë, përgjigjet po vijnë, por duhet durim deri në fundjavë.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 21 shkurt 2026), qielli kërkon konkretësi. Je ndër shenjat më të qëndrueshme të zodiakut, por kohët e fundit ke pasur shumë dyshime. Në dashuri, ke nevojë për qartësi: mos i shty diskutimet e rëndësishme. Yjet flasin për ndërtim, për themele të forta. Në punë, dikush mund të propozojë një ndryshim: mos thuaj jo menjëherë. Gjysma e dytë e javës sjell qetësi.

BINJAKËT

Jeni i gjallë, por edhe pak i shpërndarë! Yjet të ftojnë të përqendrohesh në një qëllim specifik. Në dashuri, kthehet dëshira për qetësi, flirtim dhe gjallëri. Ata që janë në një lidhje duhet të shmangin debatet e panevojshme. Në punë, ka eksitim: ide të reja, propozime të reja. Vetëm ki kujdes se si e menaxhon energjinë tënde, sepse rrezikon të arrish pak i lodhur në mbrëmje.

GAFORRJA

Jeni shumë i ndjeshëm gjatë kësaj periudhe. Emocionet janë të shtuara. Në dashuri, ke nevojë për siguri: kërko dialog dhe butësi. Ata që kanë përjetuar zhgënjim tani mund të fillojnë nga e para. Përgjegjësi të reja të presin në punë, por mos ki frikë: ke më shumë forcë nga sa mendon. Një fundjavë interesante për takime dhe sqarime.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 21 shkurt 2026), jeni gati të ulërini! Qielli ju mbështet dhe ju rikthen vetëbesimin. Ka pasion në dashuri, por edhe nevojën për t’u ndjerë i vlerësuar. Nëse dikush ju ka kushtuar më pak vëmendje, tani ju kërkoni më shumë. Njohja ose pohimi mund të vijnë në punë. Vetëm kini kujdes të mos përpiqeni të dominoni çdo situatë: jepuni të tjerëve hapësirë ​​herë pas here.

VIRGJËRESHA

Është një kohë reflektimi. Ju jeni analitikë nga natyra, por tani rrezikoni ta teproni me kritikat tuaja, veçanërisht ndaj vetes. Spontaniteti është i nevojshëm në dashuri. Lëreni kontrollin. Në punë, çështjet praktike po zgjidhen, nënshkrimet dhe marrëveshjet favorizohen. Kjo është një javë e dobishme për planifikimin e së ardhmes.

PESHORJA

Po kërkoni ekuilibër, por diçka ju ka destabilizuar. Yjet, megjithatë, sugjerojnë rimëkëmbje. Në dashuri, dëshira për harmoni kthehet: ata që kanë debatuar mund të sqarohen. Beqarët janë më simpatikë se zakonisht. Në punë, ka një negociatë që duhet të trajtohet në mënyrë diplomatike. Fundjava do të jetë plot me energji të madhe.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 21 shkurt 2026), ju pret një qiell i fuqishëm! Jeni të thellë, magnetikë dhe të vendosur. Pasioni mbizotëron në dashuri, por kini kujdes nga xhelozia. Në punë, jeni strategjikë: mund të fitoni një avantazh të rëndësishëm. Është koha për të guxuar, por pa shkatërruar atë që keni ndërtuar. Energjia po rritet.

SHIGJETARI

Dëshironi liri! Yjet flasin për udhëtime, ide të reja dhe ndryshim. Në dashuri, duhet të jeni më të pranishëm: nuk mund t’i ikësh gjithmonë problemeve. Një mundësi interesante doli në punë, por duhet të vlerësohet me kujdes. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zgjeruar horizontet tuaja.

BRICJAPI

Jeni të vendosur dhe konkretë. Ky qiell ju fton të mos jeni shumë të ngurtë. Në dashuri, keni nevojë për më shumë butësi. Në punë, ju jeni të favorizuar: rezultatet janë të afërta, por jo kënaqësi e menjëhershme. Këmbëngulja do të shpërblehet. Kini kujdes nga lodhja fizike.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e shtunë, 21 shkurt 2026), ju pret një periudhë e gjallë! Yjet ju shtyjnë të bëni zgjedhje inovative. Romanca të pazakonta mund të lindin në dashuri. Çiftet duhet të rizbulojnë lidhjen e tyre mendore. Idetë e shkëlqyera janë të shumta në punë, por kini kujdes me menaxhimin praktik. Një javë me njohuri të shkëlqyera.

PESHQIT

Jeni romantik dhe ëndërrimtar, por tani duhet të jesh konkret. Në dashuri, ke nevojë për qartësi: s’ka më iluzione. Çiftet e forta mund të bëjnë një hap të rëndësishëm përpara. Njohuritë fituese vijnë në punë. Fundjava do të jetë e mbushur me emocione intensive.

Zarf në shtëpi/ Merret vendimi që Mateo të dalë nga shtëpia, ja pse

Pas tensioneve dhe zarfeve të zinj, një lajm i mirë ka gëzuar banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Një zarf i bardhë ka mbërritur në shtëpi me emrin e Mateos, duke i komunikuar atij një vendim mjaft të veçantë.

Në zarfin e lexuar nga Miri, Vëllai i Madh i ka dhënë një mundësi Mateos që të shkëputet për disa orë nga shtëpia e izoluar.

Ku do të shkojë Mateo?

Dalja e tij nuk ka lidhje me lojën apo ndonjë penalizim, por me një ftesë speciale. Ai do të jetë i ftuari i mbrëmjes në premierën e sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra”, ku do të japë një intervistë ‘Live’.

Sigurisht, kjo dalje ka rregullat e veta. Gjatë gjithë kohës që ai do të qëndrojë jashtë mureve të shtëpisë, do të jetë i monitoruar në çdo moment nga kamerat e produksionit.

Lajmi u prit me shumë entuziazëm dhe duartrokitje nga banorët, të cilët Vëllai i Madh nuk i la jashtë kësaj eksperience: ata do të kenë mundësinë që ta ndjekin live nga shtëpia intervistën e Mateos.

Vetë Mateo e priti me buzëqeshje këtë surprizë, duke u shprehur tejet i lumtur për ftesën.