Është zbuluar identiteti i shqiptarit të arrestuar në Greqi, i cili dyshohet se ishte në krye të një grupi të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia.
Sipas të dhënave të publikuara, bëhet fjalë për Lulzim Cakën, i njohur edhe me pseudonimin John Franko, person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje.Caka u shpall në kërkim pasi në vitin 2019 u lirua nga burgu në Shqipëri, në rrethana që u konsideruan të paligjshme. Ndërkohë, në vitin 2022, autoritetet greke refuzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij.
Por si arriti Caka të qëndronte jashtë qelisë?
Sipas informacioneve të bëra publike, një rol në lirimin e tij pati beteja ligjore në disa nivele të sistemit gjyqësor. Çështja kaloi në disa gjykata, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe më tej Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Caka ishte sjellë në Shqipëri nga Italia në vitin 2003, në kuadër të një marrëveshjeje ekstradimi. Pas 16 vitesh burgim, atij iu konsideruan të shlyera 25 vitet e dënimit.
Lirimi i tij në korrik 2019 solli pasoja edhe brenda strukturave të burgjeve. Drejtori i burgut të Kosovës së Lushnjës dhe juristi i institucionit u shkarkuan, ndërsa nisi edhe një hetim ndaj gjyqtarit që kishte vendosur për lirimin e tij.
Pas kësaj, Caka u shpall sërish në kërkim policor, pasi autoritetet e konsideruan lirimin e tij të padrejtë dhe kërkuan rikthimin e tij në qeli për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Me 30% është rritur çmimi i naftës brenda më pak se tre muaj. Nga 176 lekë që kushtonte një litër naftë më 19 qershor kur qeveria vendosi të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës, sot në pikat e pakicës po shitet me 229 lekë litri.
Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina, e cila po u kushton xhepit të qytetarëve 219 lekë për litër nga 166 lekë që ishte në qershor. Pra është rritur me rreth 32% gjatë kësaj periudhe kohore.
Ky shtrenjtim ka ardhur për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, që ka goditur rrugët kryesore të transportit, duke sjellë rënie të fortë të anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.
Këto janë çmimet më të larta me të cilat po përballen qytetarët, në kushtet kur në fuqi nuk ka asnjë masë për t’i mbrojtur nga një shtrenjtim i mëtejshëm.
Vendi shpërndau Bordin e Transparencës më 19 qershor, pas 37 vendimeve që mori që kur u ngrit të mars, menjëherë pasi në vend nisën të rriteshin çmimet prej luftës. Po kështu janë shfuqizuar edhe masat e përkohshme për uljen e akcizës dhe të TVSH-së.
Pak ditë më parë ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se Bordi është vetëm për ndërhyrje afatshkurtra në treg.
Ndërkohë të dhënat e INSTAT tregojnë se në gusht çmimet e transportet janë rritur me 12%, shifra më e lartë e regjistruar që nga koha e luftës në Ukrainë.
Aktualisht nafta bruto po kushton mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa në momente të caktuara ka arritur deri në 109 dollarë.
Ndonëse çmimet janë rritur, konsumi i karburantit arriti rekord në gusht me 80 mijë tonë të importuara në një muaj, i ndikuar edhe prej sezonit turistik.
Ndërsa si periudhë 8-mujore të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se janë importuar 488 mijë tonë karburant.
Lulzim Caka është identiteti i shqiptarit të arrestuar në Greqi si kreu i grupit të trafikut të kokainës nga Kolumbia.
Caka ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2019 u lirua në mënyrë të paIigjshme nga burgu në Shqipëri. Ndërkohë, në vitin 2022, autoritetet greke kanë refuzuar kërkesën për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Ai u arrestua së fundmi në Greqi, ku dyshohet se drejtonte një grup të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia.
Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25 vite burg.
Gjykata e Apelit Vlorë, në 19 Dhjetor të vitit 2012, e dënoi Cakën me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Ngjarja për të cilën u dënua Caka ka ndodhur në muajin Mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë.
Lulzim Caka do të mbahet mend për sfidat e tij ndaj drejtësisë shqiptare. Ai u arrestua dhe më pas u lirua për mungesë provash disa herë. Cakaj i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së kualifikuar, por edhe për faj të gjykatave që i hapën rrugën drejt lirisë me rishikim vendimi. Lulzim Caka u soll në Shqipëri në vitin 2003,pas një marrëveshjeje ekstradimi me Italinë dhe pas 16-viteve burgim, tashmë konsiderohen të shlyera 25-vitet e dënimit.
Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka,pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje.
Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë, vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Cami, piramidën e krimit në fillim të viteve ’90 për të Beratit. Në vitin 1995 ai u përfol për vrasjen e arkëtarit të Kutallisë, ndërsa më pas si frikësoi këdo që udhëtonte në aksin nacional Berat-Fier,pasi shpesh postblloqet e tij me njerëz të armatosur sulmonin automjetet.
Takimi i Edi Ramës në Berat, i zhvilluar në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, është shoqëruar me debate mes kreut të qeverisë dhe përfaqësuesve të Poliçanit.
Sipas të dhënave, takimi ka nisur me një prezantim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së Demos, banorët e Poliçanit janë ngritur për të diskutuar dhe për të ngritur shqetësimet e tyre, por janë përballur me reagimin e ashpër të Ramës, i cili u është drejtuar me frazën “Qepeni gojën”.
Kjo deklaratë ka nxitur irritimin e menjëhershëm të të pranishmëve, duke provokuar një debat të tensionuar verbal mes kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe aktores Egla Ceno.
Në shenjë proteste ndaj qasjes së kreut të qeverisë, e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani ka bojkotuar takimin dhe është larguar nga salla.
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Engert Pëllumbi, ka bërë të ditur se Prokuroria e Beratit ka regjistruar një procedim penal lidhur me moszbatimin e pagave dhe po kryen veprime hetimore ndaj punonjësve të degës së Thesarit.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Pëllumbi u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të konsiderohet si një ndërhyrje e paligjshme në buxhetin e shtetit. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve dhe vendimet e saj kanë fuqi detyruese.
“Gjykata Kushtetuese nuk e hap derën e thesarit në mënyrë të paligjshme. Ajo thjesht ka shpallur antikushtetues uljen e pagave të gjyqtarëve. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe janë të detyrueshme për zbatim të menjëhershëm”, deklaroi Pëllumbi.
Ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se pushteti gjyqësor nuk mund “ta hapë vetë derën e thesarit të shtetit” pa miratimin e Kuvendit.
Pëllumbi theksoi se përgjegjësia për moszbatimin e një vendimi gjykate i takon organeve kompetente për ta hetuar, ndërsa shtoi se një zyrtar i lartë që pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate mund të përfshihet në sferën e përgjegjësisë penale.
“Kur një zyrtar i lartë pranon publikisht se ka qenë pjesë e vendimmarrjes për të mos ekzekutuar një vendim gjykate, ai e përfshin veten direkt në sferën e përgjegjësisë penale. Nga kjo përgjegjësi nuk përjashtohet as Kryeministri”, u shpreh ai.
Pëllumbi tha se i takon prokurorisë të kryejë veprimet hetimore dhe të përcaktojë përgjegjësitë, ndërsa sa i përket SPAK-ut, ai deklaroi se organi i posaçëm ka detyrimin të hetojë çdo person ndaj të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara.
Duke folur për kallëzimin penal të bërë nga gjyqtarët, Pëllumbi tha se ndër veprat penale të referuara është “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 7 vite burg, ndërsa për “Pengimin e ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” parashikohet gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Por zhvillimi më i fundit, sipas Pëllumbit, lidhet me Beratin.
“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka regjistruar tashmë një procedim penal mbi bazën e kallëzimit që kanë bërë punonjësit e administratës së Gjykatës. Organi i akuzës është duke kryer të gjitha veprimet përkatëse hetimore për të nxjerrë përgjegjësitë e degës së Thesarit në atë qytet”, deklaroi ai.
Pëllumbi e cilësoi përplasjen aktuale si një krizë të krijuar nga ekzekutivi, duke këmbëngulur se gjyqtarët nuk po kërkojnë privilegje, por zbatimin e një vendimi kushtetues. Ai tha se nuk do të ketë bojkot total të sistemit të drejtësisë, por mund të ketë reduktim të punës dhe fokusim te çështjet urgjente, si masat e sigurisë dhe çështjet e personave të paraburgosur.
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani rikthehet në vëmendje të publikut një prej ngjarjeve më të përfolura, vràsja e Fran Konomit. Pas shumë vitesh flasin për herë të parë familjarët e tij, djali i tij Xhoni dhe gruaja e tij Rovena.
Xhoni mes lotësh dhe emocionesh të forta shprehet se ka 17 vite që jeton me brengën e vrasjes së të atit teksa shton se edhe vetë ai ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale, ku i është bërë atentat dy herë.
Xhoni: Nuk po dal vetëm për të drejtën e vetes time, por edhe për të motrës sime. Po dal për një shkak që është prej 17 vitesh, një dhimbje që nuk e di asnjë njeri.
Ardit Gjebrea: Çfarë do me thënë?!
Xhoni: Që mua ma kanë vrarë babin prej 17 vitesh. Babi im quhej Franc Konomi, unë jam djali i Franc Konomit, që kurrë nuk kisha të drejtën për t’i thënë vetes që unë isha gjaku i atij. Pse?! Kur më vranë babin deshën që të më vrisnin edhe mua dy herë. Zoti e di që më ka mbrojtur, nuk është njeriu më i madh se Zoti. Ajo që bëhet, bëhet vetëm sepse do Zoti, asnjë njeri tjetër nuk ka fuqi në këtë botë. Unë e di kjo deshi që të më mbronte mua. Më tha që ‘mos u merr me këto punë, lëri mbrapa’. Unë nuk e përballova dot atë dhimbje dhe doja që të vrisja veten. Desha që të mbysja veten me lloj-lloj mënyrash që ju nuk ia keni idenë. Por, nuk ka dashur Zoti që të më marrë, nuk ka dashur. Kam dashur që të iki, sepse nuk e përballoja dot. Unë jam rritur vetëm me femra në familjen time, nuk e kam pasur një burrë që të më tregonte se si të rruhesha apo të sillesha
Eni Çobani: Ai iku shumë shpejt.
Xhoni: Iku që kur unë isha 15 vjeç, unë e shikoja babin vetëm gjashtë javë në verë, asnjë gjë.
Franc Konomi u qëllua me 10 plumba për vdekje më 8 korrik të vitit 2010, në afërsi të “Pazarit të Ri”. Ai u gjet i vrarë në makinën e tij tip “Mercedez Benz”, ngjyrë e zezë. Franc Konomi ishte personi i fundit i mbetur gjallë nga ai grup të rinjsh që në Tiranë konsideroheshin “të fortë” e bënin ligjin në vitet ’90.
Policia greke është vënë në alarm pas një shkëmbimi zjarri në orën 05:15 të mëngjesit të sotëm, në një beach bar në periferi të Athinës.
Sipas hetimeve deri tani thuhet grupi i Alket Rizait ishte brenda barit. Pasi lokali uli muzikën për shkak të orës së vonë, Rizai doli në parking me dy miq dhe vuri muzikë me volum shumë të lartë në makinën e tij.
Pronari i lokalit doli dhe i bëri vërejtje, nga frika se mos thërrisnin policinë për zhurmën. Debati u ashpërsua dhe dolën jashtë klientë dhe punonjës të lokalit. Në atë moment, sipas policisë, Rizai dyshohet se nxori armë dhe qëlloi në ajër. Menjëherë pas tij, ka qëlluar edhe një person afgan, i cili punonte si sigurimi i barit.
Kur policia mbërriti në vendngjarje nuk gjeti askënd, vetëm 2 gëzhoja dhe njolla gjaku. Më vonë, në Qendrën Shëndetësore të Kalyvia-s u paraqitën dy të plagosur, nnjë 20-vjeçar grek, me plagë në këmbë nga xhamat, një 41-vjeçar me origjinë pakistaneze, me plagë plumbi në shpatull.
Të dy janë punonjës të lokalit, por kanë dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, ashtu si edhe pronari. Rizai ishte jashtë burgut me leje 5-ditore nga burgu i Domokos dhe duhej të kthehej të hënën në mëngjes. Pas incidentit ai është zhdukur dhe autoritetet greke po e kërkojnë, duke analizuar kamerat e sigurisë për të përcaktuar kush qëlloi i pari dhe nëse pati shkëmbim zjarri. Policia thekson se ky ka qenë një konflikt i çastit për muzikën e lartë.
Kujtojmë se Alket Rizai, 47 vjeç nga Ballshi, është një nga emrat më të njohur të krimit në Greqi, i dënuar me dy burgime të përjetshme plus 25 vite për vrasje, grabitje dhe armëmbajtje, i arrestuar që në vitin 2003 dhe i famshëm për dy arratisjet spektakolare me helikopter nga burgu i sigurisë së lartë të Korydallos në 2006 dhe 2009 së bashku me Vasilis Paleokostas, i cili pas 21 vitesh pas hekurave kishte fituar të drejtën e lejeve shpërblyese për sjellje të mirë dhe ndodhej me 5 ditë leje nga burgu i Domokos kur ndodhi incidenti me armë në Anavyssos.
Dashi Edhe pse java e shkuar ju ka Ιodhur, kjo nuk është arsye për të ulur ritmin në punë. Mbani standardet tuaja dhe përpiquni të jepni maksimumin, pasi angazhimet e sotme kanë rëndësi.
Demi Mund të ndiheni të ndarë mes asaj që mendoni dhe asaj që ndieni. Në vend që të përpiqeni të gjeni menjëherë një përgjigje, merrni kohë për ta parë situatën nga të dyja anët.
Binjakët Një humor i mirë do t’ju ndihmojë të përballoni më lehtë sjelljet e njerëzve përreth. Mos lejoni që veprimet e papritura apo reagimet e të tjerëve t’ju prishin qetësinë.
Gaforrja E kaluara mund t’ju shërbejë si udhërrëfyes. Para se të provoni mënyra të reja për të zgjidhur një situatë, shikoni çfarë ka funksionuar më parë dhe çfarë jo.
Luani Sot nuk është dita për të marrë rreziqe të panevojshme. Ruani atë që keni dhe mendohuni mirë para se të përfshiheni në aventura që nuk ju japin siguri.
Virgjëresha Mund të kuptoni se disa nga veprimet tuaja nuk përputhen me atë që dëshironi në të vërtetë. Ndaloni për pak dhe mendoni për zgjedhjet që po bëni. Një ndryshim duket pranë.
Peshorja Kujdesi do të jetë i rëndësishëm, sidomos në punë. Mbani sytë hapur ndaj situatave të papritura dhe mos nxitoni të reagoni përballë veprimeve të të tjerëve.
Akrepi Mos e mbani për vete një mendim vetëm nga frika se të tjerët mund të mos pajtohen me ju. Është momenti të shprehni atë që mendoni dhe të qëndroni të qartë në qëndrimet tuaja.
Shigjetari Sot duket se ushqimi mund t’ju ndihmojë të qetësoni emocionet dhe frustrimin. Nëse jeni në punë, kujdesuni të bëni një pushim dhe të ushqeheni mirë, pa e ngarkuar veten me kufizime të panevojshme.
Bricjapi Mund të mos ndiheni në gjendjen tuaj të zakonshme dhe kjo mund të vihet re edhe nga njerëzit pranë jush. Mos pretendoni se gjithçka është në rregull. Të qenit i sinqertë mund t’ju ndihmojë të merrni mbështetjen që ju nevojitet.
Ujori Sinqeriteti është zgjedhja më e mirë sot. Shmangni fshehjen apo shtrembërimin e së vërtetës, pasi një problem i vogël mund të kthehet në një çështje më të madhe në të ardhmen.
Peshqit Keni energji të mjaftueshme për të përballuar angazhimet e ditës. Mund të merrni përsipër edhe detyra shtesë, pasi ritmi i punës duket se nuk do t’ju krijojë shumë vështirësi.
Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës për t’ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet.
Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.
Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t’ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua për Kapitalin nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.
Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.
Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.
Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.
Kjo është faza e parë e arbitrazhit. Gjykata tashmë, sipas procedurës, pritet që shume shpejt t’u kërkojë palëve që të dorëzojnë paditë e themelit. /Kapitali
Policia greke prej 48 orësh i mban sekret emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e së keqes”, të zhvilluar së bashku me DEA Amerikane, për goditjen e një grupi kriminal shqiptar përgjegjës për trafikimin e kokainës nga Kolumbia.
Në operacionin ku u sekuestruan 84 kg kokainë, u arrestuan 7 persona, shumica e të cilëve shqiptarë. Mes tyre spikat një person, i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje në Shqipëri, si dhe një shqiptar tjetër, i konsideruar lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi. Bashkë më shqiptari e kërkuar për vrasje, u arrestua edhe djali i tij. Burime tepër konfidenciale bëjnë me dije se njëri prej të arrestuarve është emër i njohur në qarqet e biznesit në Shqipëri.
Importuesi i dërgesave me trëndafila, dukej të ishte një kompani e “fshehtë”, e cila ishte themeluar në vitin 2023. Megjithatë, hetuesit zbuluan se kompania nuk kishte seli apo staf të vërtetë, ndërsa aktiviteti i saj i deklaruar, sipas Kodit të Procedurës Penale (CAC) përkatës, nuk lidhej në asnjë mënyrë me tregtinë e luleve.
Gjatë hetimit, shërbimet kompetente të AADE-s shqyrtuan historikun e importeve të kësaj kompanie. U zbulua se, gjatë tetë muajve të mëparshëm, ajo kishte bërë gjithsej shtatë dërgesa të tjera me trëndafila nga Kolumbia në Greqi. Hetuesit vlerësojnë se një ose dy dërgesat e para mund të kenë qenë të natyrës testuese, në mënyrë që anëtarët e rrjetit të përcaktonin nëse metoda mund të aplikohej pa u zbuluar. Për importet pasuese, besohet se substanca narkotike ishin vendosur brenda dërgesave të luleve.
Autorët duket se e kanë planifikuar rrugën e dërgesave për të kufizuar shanset e zbulimit. Në vend që të bënin importe të drejtpërdrejta nga Kolumbia në Greqi, ata zgjodhën një rrugë të ndërmjetme nëpërmjet Kanadasë. Një dërgesë e drejtpërdrejtë nga Kolumbia mund të aktivizonte sistemet e analizës së riskut të përdorura nga autoritetet doganore dhe policore. Kështu, dërgesat e trëndafilave dhe kokainës u transportuan fillimisht në Kanada. Atje, u lëshuan dokumente të reja transporti, me një kompani në Kanada si dërguese dhe një luleshitës në Artemidha si marrëse.
Megjithatë, dyshohet se dyqani specifik i luleve ishte edhe një dyqan virtual. Sipas hetimit, hapësira ku biznesi dukej se operonte ishte marrë me qira nga anëtarët e rrjetit vetëm pak ditë para se ngarkesa të mbërrinte në Athinë.
Lulet që përmbanin ngarkesën e paligjshme ishin vendosur në gjithsej 80 kuti. Sipas informacionit, në çdo buqetë që përbëhej nga 40 trëndafila, afërsisht 11 lule ishin modifikuar për t’u përdorur për transportin e kokainës.
Metoda bazohej në ruajtjen e lules natyrale në majë të lules, ndërsa kërcelli zëvendësohej me plastikë. Brenda kërcejve plastikë vendosej kokainë. Në këtë mënyrë, edhe një kontroll standard nga një oficer doganor ose policie do të kishte vështirësi të zbulonte se disa nga kërcejt nuk ishin natyralë, por plastikë dhe përmbanin substanca narkotike.
Kjo praktikë nuk duket të jetë një metodë e re trafikimi. Raste të ngjashme të transportimit të kokainës nga anëtarë të bandave kolumbiane duke përdorur dërgesa lulesh janë regjistruar në të kaluarën. Në vitin 2023, për shembull, drogë u gjetën në një dërgesë me trëndafila në aeroportin e Amsterdamit, ndërsa një sekuestrim i ngjashëm u bë në vitin 2018 nga autoritetet ruse në Shën Petersburg.
Në operacionin për arrestimin e anëtarëve të rrjetit u përfshi edhe forcat speciale EKAM dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë Helenike. Dosja e çështjes ka të bëjë me një total prej nëntë individësh, shtatë prej të cilëve u arrestuan.
Shumica e arrestimeve u kryen në dyqanin e dyshuar të luleve në Loutsa. Individët që autoritetet i konsiderojnë si të tillë që kanë luajtur një rol kryesor në rrjet ishin vendosur në një vilë me qira në Marathon.
Një kontroll në vilë gjeti një 2 kg kokainë, një armë zjarri si dhe mbetje të kërcejve të luleve plastike. Këto gjetje përforcojnë vlerësimin e autoriteteve se hapësira specifike ishte përdorur për të ruajtur dhe përpunuar drogë që ishin importuar në të kaluarën.
Mbrojtja e katër prej gjashtë të arrestuarve u mor përsipër nga kriminologu i njohur Sakis Kechagioglou. Manolis Vamvounakis po merr pjesë gjithashtu në çështje si avokat mbrojtës.