Ekzekutimi i policit në Fier dyshohet për gjakmarrje, babai i tij kishte vrarë një person në Has (Foto-EMRAT)

Ekzekutimi i policit të “Shqiponjave” në fshatin Baltëz të Fierit dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje.

Viktima është 28-vjeçari Novruz Cenalia, me origjinë nga Tropoja. Ai u qëllua teksa ishte i veshur me uniformën e policisë dhe po shkonte për të marrë shërbimin.

Ndërsa autori është identifikuar si 23-vjeçari Asllan (Azgan) Mërnica, dhe është shpallur tashmë në kërim teksa forca të shumta të FNSH dhe RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

Viktima Novruz Cenalia

Asllan Cenalia, babai i viktimës, mësohet se ka qënë polic në Has dhe më pas është zhvendosur në Fier. Në Has, disa vite më parë, ai dyshohet se ka vrarë shtetasin Sali Harhulla.

Drejt Fierit është nisur me urgjencë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Autori i dyshuar, Asllan Mernica

Vrasja e policit në Fier, burime: Shkak debati për kalimin në rrugë! 23-vjeçari e qëlloi efektivin me një plumb në kokë

Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme (13 maj) Fierin, ku është qëlluar për vdekje efektivi i policisë Novruz Cenalia.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema, bëjnë me dije se viktima ka qenë sot turni i 2-të dhe ka qenë duke shkuar në punën.

Me autorin Azgan Mërnica, i kanë fshatrat në vijë ajore 500 m larg. Ata të debatuar për makinën dhe shkak dyshohet një konflikt i çastit për të kaluar në rrugë, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.

Burime bëjnë të ditur se polici është qëlluar me një plumb në kokë. Autori ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron

Tronditet Lezha / Djali vret nënën me thikë në mes të bulevardit (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak çaste më parë në qytetin e Lezhës.

Sipas raportimeve paraprake, djali ka vrarë nënën me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” të qytetit të Lezhës. Viktima është Gjylije Dani 88-vjeçe.

Dyshohet se djali, Arsen Dani 62-vjeç, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Pak çaste pas krimit të rëndë, ai është vënë në prangat e policisë.

“Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, bën me dije policia në njoftimin paraprak për media.

U νra pak më parë në Fier, ky është efektiνi i ρolicisë i eΙiminuar nga Asllan Mernica (FOTO)

Pak më parë një efektiv i forcave Shqiponja është vrarë në Fier, ndërkohë që po  shkonte të merrte detyrën.

BalkanWeb ka siguruar foton e viktimës, i identifikuar si 28-vjeçari Novruz Cenalia.

Sa i përket autorit, ai është identifikuar si shtetasi Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica, me origjinë nga Kruma e Hasit.

U qëllua për vdekje teksa po shkonte për të marrë shërbimin, kush është efektivi i “Shqiponjave”(Emri)

Novruz Cenalia është efektivi i “Shqiponjave” që u qëllua për vdekje teksa po shkonte për të marrë shërbimin.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Detajet të reja nga vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, autorët u larguan me një automjet ngjyrë blu dhe…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Fier, ku një efektiv i forcave Shqiponja, i cili ishte duke shkuar për të marrë shërbimin, është vrarë me armë zjarri.

Efektivi ka qenë i veshur me uniformë policie, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Memorial Fier.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autorët mësohet të jenë larguar nga vendngjarja me një automjet në ngjyrë blu.

U qëΙΙua me armë zjarri, ndërron jetë efektivi i ρolicisë në Fier! Pamjet e υiktimës në tokë

Ka ndërruar jetë efektivi i policisë, i cili u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit.

Siç shihet në pamje, viktima qëndron i shtrirë në tokë i pajetë.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur pas një konflikti, ndërsa ende nuk ka detaje se si ka ndodhur krimi i rëndë.

Lajmi në përditësim…

Gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa, ja ҫfarë dyshohet

Mbrëmjen e djeshme, është gjendur një trup i pajetë anës lumit të Vjosës. Identiteti i personit ende nuk bëhet me dije, ndërsa mendohet që ai të jetë rreth 65-vjeç.

Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me ngjarjen.

Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë ku peshkojnë peshkatarët.

Këmbimi valutor për sot/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 93.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 100.2 lekë dhe do shitet me 100.9 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.2 lekë dhe do shitet me 103.1 lekë,

ndërsa paundi britanik do blihet me 116.2 lekë dhe do shitet me 117.1 lek.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 13 maj 2024

Dashi

Ky është momenti më i mirë për të shfaqur të gjithë talentin tuaj dhe për të treguar se sa vleni. Duhet të jeni kurajoz dhe të gatshëm për gjithçka, pasi intuita juaj do të rezultojë fituese sa i takon çështjeve të biznesit.

Demi

Është duke u mbyllur një muaj i cili ju ka parë konfuzë dhe mjaft të lodhur. Parashikohet një rikuperim shumë i mirë, si nga pikëpamja fizike edhe ajo sentimentale, por megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në mënyrë që të shmangni polemikat e kota.

Binjakët

Nis një javë e rëndësishme, e cila parashikon rinovime të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Tashmë mund të nisni planifikimin e një udhëtimi romantik. Parashikohen marrëveshje të mira.

Gaforrja

Distanca me partnerin së fundmi ju ka krijuar jo pak probleme, ndaj gjatë kësaj të hëne këshillohet që të favorizoni më shumë dialogun. Në vendin e punës duhet të shfaqni më shumë besim sa i takon ballafaqimeve me bashkëpunëtorët. Janë fare pranë konfirmime pozitive.

Luani

Shkëndija dhe rikthimi i dashurisë është shumë i mundur gjatë kësaj dite, kjo edhe për shkak të rigjetjes së sigurisë në veten tuaj. Jini të gatshëm për të përballuar një fazë mjaft intriguese, e cila do ju lejojë që të vlerësoni sa më mirë ndjenjat tuaja.

Virgjëresha

Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet, pasi në këtë moment duhet të përcaktoni qartë prioritetet tuaja, në favor të disa ndryshimeve në familje ose në dashuri. Në mbrëmje parashikohen momente me tensione, por shmangni përfshirjen në debate shumë të ndezura.

Peshorja

Kjo është një ditë disi e turbullt, ndaj duhet të ruani sa më shumë të mundeni ekuilibrin e duhur. Do të jeni të detyruar që të mendoheni lidhur me diskutimet që keni patur me të afërmit apo bashkëpunëtorët tuaj. Avantazhet janë fare pranë.

Akrepi

Do të dini të jeni shumë vendimtarë në raport me të tjerët dhe kjo gjë do ju lejojë që të rrethoheni nga aleatë të vlefshëm, sidomos nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri. Këshillohet që të jeni luftarak, pasi parashikohen sfida të reja stimuluese për karrierën. Në mbrëmje do të shijoni momente relaksi dhe dashurie.

Shigjetari

Ka disa çështje të cilat i keni lënë pas dore dhe tashmë duhet të mundoheni që të vini në zbatim intuitën tuaj, në mënyrë që të arrini rezultatet e shpresuara. Në dashuri mos u dekurajoni, pasi parashikohen konfirmime të cilat i prisnit prej kohësh.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të favorizoni më shumë bashkëpunimin me kolegët tuaj, në mënyrë që të përmirësoni ritmin tuaj të punës. Në dashuri do të ndiheni disi të lënë pas dore, ndaj bëni kujdes.

Ujori

Në këtë moment dashuria ju bën të fortë dhe karizmatik dhe kjo pasi më në fund keni arritur të gjeni stabilitetin që kërkonit prej kohësh. Por para se të merrni vendime të rëndësishme në vendin e punës, merrni pak më shumë kohë për t’u përgatitur siç duhet.

Peshqit

Është një ditë e rëndësishme për të vendosur me saktësi disa prioritete tuajat. Po përjetoni një fazë të rëndësishme transformimi, e cila do ju bëjë më të pjekur dhe të vetëdijshëm për kapacitetin tuaj. Kjo e hënë sjell fitore të mëdha në vendin e punës.