Ekskluzive/Flet vëllai i Alma Arazit: Motra pa videon e të dashurës 18-vjeçare. Shtangu, humbi logjikën

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët e saj u hodhën nga ura e lumit Buna, ku gjetën dhe vdekjen.

Diten e sotme janë gjetur të 4 kufomat dhe vëllai i Alma Arrazit dha deshminë e tij mbi konfliktet e të motrës dhe çfarë ndodhi atë dite.

Vëllai i Alma Arrazit: Alma duket se ka kuptuar tradhtinë bashkëshortore. Alma e ka marrë bashkëshortin me dashuri. Motra ime është tërbuar kur ka parë burrin e saj me 18-vjeçaren. Ajo ka shtangur dhe besoj se ka humbur logjikën.

(Balkanweb)

Këshilli Europian miraton Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Rama: Moment historik i rëndësishëm, jemi plotësisht të përgatitur

Kryeministri shqiptar Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se mirëpret miratimin sot nga Këshilli Europian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Rama thekson se kjo shënon moment historik, që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin thotë se qeveria është plotësisht e përgatitur dhe entuziaste.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

E përshëndes miratimin sot nga Këshilli Evropian të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky është një moment historik i rëndësishëm që i paraprin fillimit të zbatimit të tij, për të cilin ne jemi plotësisht të përgatitur dhe entuziastë.

Plani i Rritjes injekton një vrull të ri në procesin e zgjerimit, me një theks të veçantë në fusha vendimtare si sundimi i ligjit, transparenca dhe reformat. Për më tepër, ai prezanton burime të reja financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të performancës së tyre. Fantastike të shohësh në realitet ato për të cilat je përpjekur të ndodhin prej shumë kohësh. Faleminderit të gjithëve atyre që janë përfshirë.

Shqipëria ka paraqitur një Reform-Agjendë jashtëzakonisht ambicioze që do të ekzekutohet gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo axhendë synon ta afrojë vendin drejt së ardhmes si pjesë përbërëse e familjes evropiane.

I pres me padurim diskutimet në Samitin e ardhshëm në mes të Majit në Malin e Zi piktoresk.

I welcome the European Council’s adoption today of the #GrowthPlan for the #WesternBalkans. This marks a significant milestone preceding the commencement of its implementation, to which we are fully prepared and enthusiastic.

The Growth Plan injects new momentum into the…

— Edi Rama (@ediramaal) May 7, 2024

14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Almës dhe të fëmijëve

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, tronditi mbarë opinionin publik. 39-vjeçarja u largua në datën 2 maj nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e vegjël, dy vajzat 9 dhe 6 vjeçe, dhe djalin 3 vjeç, dhe u pa për herë të fundit duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, afër urës së Bunës.

Bashkëshorti denoncoi në polici zhdukjen, ndërsa nisën kërkimet për lokalizimin e tyre. Ishte një peshkatar i zonës ai që në orët e para të mëngjesit të 4 majit, teksa kishte dalë për peshk në ujërat e Bunës, pikasi trupin e pajetë të vajës 9 vjeçare.

Dje pasdite u gjet trupi i pajetë i vajzës së dytë, ndërsa sot u gjet 3-vjeçari dhe më pas edhe Alma Arrazi. Sipas një harte, trupi i vajzës së madhe u gjet në Darragjat, 6-vjeçarja u gjet në Dajlan afër urës së Bunës, ku mendohet që janë hedhur, djali u gjet në Zues, e ndërsa nëna në Pentar.

Nga rrjedha e lumit trupat janë shpërndarë në një distancë prej 14 kilometrash. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse, ndërsa bashkëshorti i Almës, Erdys Arrazi, është lënë në burg këtë paradite, pasi dyshohet se ishte ai që ka shtyrë të shoqen drejt aktit të vetëflijimit.

Luiz Ejlli tregon padrejtësitë nga Big Brother: Më përdorën familjen, Kiarën por sot…(Video)

Këngëtari Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjen dhe të kujtohet si fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”. Këtë pasdite në një video të publikuar në Instastory, ai për herë të parë ka folur pa doreza dhe pa presionin e një kontrate të bujshme, për atë që ka kaluar në ”Big Brother Albania Vip 2”.

Teksa flet për padrejtësitë që i janë bërë që nga përdorimi i familjes, por pa thënë se nga kush, ai më shumë ka falënderime për Kiarën, dhe për familjen e bukur që ata kanë krijuar, me ardhjen edhe në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari më 30 prill.

”Më kujtohen të gjitha padrejtësitë, sulmet, mënyra sesi u përdor familja ime, Kiara po ashtu, për të më rënë, për të më ulur, dhe ja dola. Ja dola falë jush, dhe për këtë ju jam mirënjohës për tërë jetën.

Por unë çmimin e madh e kam fituar në momentin që Kiara Tito më ka thënë ”PO”, dhe sot unë i jam shumë mirënjohës, se më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë që ta përshkruaj, më ka dhënë familje, më ka bërë kryefamiljar, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë. Kështu që faleminderit Kiara Tito”,-thotë Luizi.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C6os3iYucSz/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fluiz-ejlli-tregon-padrejtesite-nga-big-brother-me-perdoren-familjen-kiaren-por-sotvideo%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A992%2C%22ls%22%3A382%2C%22le%22%3A967%7D

Vuante nga depresioni? Motra e Almës: Po më dhemb shpirti! Më vjen keq që po shpikin për të

Në një intervistë ekskluzive për “Breaking” në Top News ka qenë motra e Almës, nënës që u vetëmbyt me tre fëmijët e saj në lumin Buna në Shkodër.

Motra e saj shprehet se Alma nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor “shpikjet që po bëhen ndaj motrës së saj po i dhembin shumë”.

Gazetarja: A është e vërtetë që Alma vuante nga depresioni?

Motra e Almës: Më dhemb shpirti se po shpikin çdo gjë për motrën time, motra ime ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një nënë e përkryer, mund ta vërtetoni tek shkolla se i ka çuar përditë fëmijët tek shkolla, i ka veshur, i ka çuar shumë të rregullt, është marrë me detyrat e fëmijve çdo ditë . Nqs motra ime ka qenë me të meta mendore, nuk do i kishte bërë këto veprime. Për Almën ka pasur një lagje e tërë respekt. E kanë dashur të gjithë motrën time. Si ka mundësi që motra ime ka qenë me të meta mendore dhe ka 10 vite martesë me burrin?

Studenti i shkëlqyeshëm i Mjekësisë jeton në kushte të mjerueshme bashkë me prindërit

Agon Zhinipotoku, një qytetar nga Ferizaj, ka ndarë një rrëfim prekës për një familjes nga Kaçaniku.

Në këtë shtëpi që po e shihni në pamje, jeton një student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, bashkë me dy prindërit e tij.

Studenti në fjalë posedon notë mesatare 9.5 dhe kushtet e vështira financiare ia kanë vështirësuar edhe rrugën e shkollimit.

“Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr“, citohet të ketë thënë studenti në fjalë.

Shkrimi i plotë:

🥲

Studenti i mjekësisë me notën mesatare 9,5, jeton këtu me prindërit në 30 metra katror

Sot, vizituam familje që na kanë shkruar dikush tjetër që meritojnë të ju ndihmohet. Më thanë që një student i shkëlqyer i Mjekësisë është kapacitet në vete edhe pika e djalit. E vizituam të parin, ngaqë doja ta dija a është e vërtetë. Ashtu edhe doli, një djal sharmant, i gjatë, tejet ambicioz e student i dalluar në vitin e tretë të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

M’falni se isha fjet, tërë natën kam lexuar se kam një provim këto ditë-na tha si mirëseardhje.

Na priti aq ngrohtë sa që kurrë nuk do ta harroj fytyrën e tij të njomë, ama shumë e ndrojtur. Ai punon verës kamarier gjatë pushimeve në fakultet, që t’ia dalë sadopak t’i mbuloj shpenzimet e studimeve. E kur na përcolli na tha: “Me pas pare me nejt n’konvikt, krejt 10-she i marr”.

E studentin për lakmi, me emrin e Zotit shpresojmë që nuk do të jetë në këto kushte gjatë, u bëftë krenaria e qytetit dhe Kosovës si një mjek i dalluar dhe djal shembull për rininë tonë.

Kur njeriu don të arrijë diçka, asgjë nuk e ndalon, është vullneti e jo kushtet. E ky djalosh është i tillë.

E rëndë në vend! I dëmtoi makinën motrës, hakmerret vëllai, plagos me thikë të riun

Një 35-vjeçar ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se ka plagosur në këmbë me thikë një të ri. Shkak është bërë fakti se ky i fundit i kishte dëmtuar makinën motrës së autorit të dyshuar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Q., 35-vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka dëmtuar në këmbë, me mjet prerës (thikë), një 30-vjeçar.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e 30-vjeçarit, shtetasen R. M., pasi dyshohet se i ka dëmtuar automjetin motrës së shtetasit G. Q”, sqaron policia.

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend. Mbesat po e filmonin

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon “zipline” nga ku po rrëshqiste në parkun Bitto në veri të Italisë.

Ghizlane Moutahir 41-vjeçe ka humbur jetën pasi ra prej një lartësi 20 meta pranë liqenit Como, në Itali.

Sipas raportimeve bëhet me dije se 41-vjeçarja, Ghizlane Moutahir, ishte në fund në fund të zbritjes së saj të shpejtë rreth 1.5 km të gjatë, por dëshmitarët thanë se nisi të shfaqte probleme dhe me pas ra nga rripat që e mbanin.

Grupe mjekësh nxituan për ti dhënë ndihmën e parë në vendngjarje por ishte e pamundur ta shpëtonin, ndërsa prokuroria tha se ka hapur hetime.

Dy mbesat e Moutahir, të cilat sapo kishin mbaruar zbritjen e tyre në të njëjtën linjë, po filmonin tezen që rrëshqiste me rreth 100 km në orë. Po ashtu qindra njerëz ishin dje në parkun “Fly Emotion”, i hapur në vitin 2011 që është një nga atraksionet kryesore turistike të zonës.

Rrëshqitja varur në kavon “zipline” është një nga atraksionet më të frekuentuara në luginën që përfshin Albaredo, San Marco e Bema. Moutahir po udhëtonte në seksionin mes Albaredo e Bema, dhe thuajse kishte ardhur në pikën e mbërritjes ku pësoi rënien fatale, thanë mediat.

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo

Ghizlane Moutahir

“Hetimet zbuluan se Moutahir kishte ndaluar pak para mbërritjes në fundin e ‘zipline’, kur nisi të lëvizte dhe këmbët i kishin dalë jashtë. Kjo bëri që ajo të humbiste ekuilibrin dhe të binte nga pajisja që e mbante, duke humbur jetën në vend. Gjithashtu është e mundur që ajo të ketë pasur një episod paniku apo ndonjë gjendje të papritur mjekësore, dhe ne po presim rezultatet e autopsisë”, tha policia.

Moutahir ishte me origjinë marokene dhe jetonte në qytezën fqinje Sant’Angelo Lodigiano. Ajo kishte ardhur me familjarët në park ndërsa bashkëshorti i saj Michele kishte ardhur me urgjencë kur mësoi për aksidentin.

Dyshohet se pas saj fshihet Shkëlzen Berisha, kulla “Mali i Tiranës” nën hetim për pastrim parash

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se kulla “Mali i Tiranës” është duke u hetuar intensivisht nga SPAK dhe se ka dyshime për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. 

Kujtojmë se kjo është kulla që ngjalli mjaft debate pak kohë më parë, pasi edhe opozita nuk e denonconte publikisht, ndërkohë gazetari Mero Baze hodhi akuza se pas saj qëndron edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një biznesmeni. 

“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për t’i raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala. 

Gazetarja foli edhe për disa çështje të lidhura me politikën që SPAK po heton aktualisht. 

“Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët.

Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull.

53 kg kanabis në makinë, arrestohet korçari. Ja detajet

Qafë Thanë.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart”, për goditjen e një tjetër rasti të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 46-vjeçari, që dyshohet se do trafikonte me automjet lëndë narkotike, drejt Maqedonisë së Veriut.

Sekuestrohen 53.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, pas një pune hetimore disamujore, të zhvilluar për goditjen e krimeve ndërkufitare, si dhe në vijim të zbatimit të masave në kuadër të planeve operacionale kombëtare ,”Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me DVKM Korçë finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Elton Grabocka, 46 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, shërbimet e Policisë, gjetën në automjetin tip “Volkswagen” që ky shtetas drejtonte, 53.3 kilogramë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e drogës, e cila dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Maqedonisë së Veriut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me dy celularë dhe automjetin.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastito dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.