Lëshohen masa arresti për 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë, Prokuroria zbardh skemën e vjedhjes në bashkëpunim me firmat e ndërtimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë lëshoi masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të subjekteve, për vepat penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Ata janë Aurel Çuko, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Sokol Qehajaj, Aleksandra Mahmutllari, Shyqyri Maloku, Fatmir Firi dhe A.B.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, nisur nga denoncimi i shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit.

Ndërsa në mars 2021, nga ana e Këshillit Bashkiak u miratua fondi për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate duke përfshirë dhe objektet e demoluara më parë që në muajin janar nga Bashkia Tiranë.

Shtetasja A.M. si përfaqësuese e subjektit “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION” sh.p.k dhe mbikqyrës i punimeve subjekti “MAGING studio” shpk, që fitoi tenderin e demolimit të objekteve, ka përfshirë edhe objektet që ishin të demoluara që në muajin Janar 2021, duke paraqitur rrethana të rreme, punime fiktive dhe shkaktuar dëm në vlerë monetare buxhetit të Bashkisë Tiranë me disbursimin e fondeve publike për punime fiktive.

Dokumenti u hartua nga shtetasi Sh.M. në cilësinë e sipërmarrësit të punimeve, i cili ka konsumuar elementet e veprës penale të parashikuar në nenin 186/2 të Kodit Penal pasi ka qenë personi përgjegjës në hartimin e dokumenteve dhe ka paraqitur të dhëna të rreme.

Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve.

Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.

Ndërkohë u provua gjithashtu se shtetasi F.F. në cilësinë e administratorit përfaqësues të “Arb&Trans-2010″sh.p.k & “KLAJGER KONSTRUKSION”sh.p.k., ka konsumuar elementet e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave” parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, konkretisht me dokumentin “Procesverbal, mbi fillimin e punimeve në objektin “Demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore per 15 pallate, mes tyre dhe pallatit nr 140 me vendndodhje në rrugën “Haki Stermilli”, njësia administrative nr.6 Tiranë.

Referuar aktit të ekspertimit grafik, provohet gjithashtu se nga shtetasit A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, A.B., Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile, E.G., Përgjegjëse sektori i Politikave të Kompensimit të Fatkeqësive Natyrore, janë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Roli i tyre ka qenë i ndërlidhur drejtpërdrejt me hartimin, nënshkrimin dhe përdorimin e dokumenteve zyrtare që lidhen me “Aktin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit” dhe me dokumentacionin vijues të punimeve për pallatin nr.140 dhe pallatet e tjera objekt i kontratës.

Të tre kanë pasur detyrimin ligjor të nënshkruajnë dokumente që lidhen me procedurat e demolimit dhe evadimit të mbetjeve ndërtimore. Për këtë arsye, çdo lëshim dokumenti të pavërtetë prej tyre përbën jo thjesht një falsifikim, por formën e rënduar të veprës sipas paragrafit të tretë të nenit 186, sepse falsifikimi kryhet nga personi që ka pikërisht për detyrë të lëshojë aktin në fjalë.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjese e Sektorit të Politikave të Kompesimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, përfaqësuese e BOE “Maging shpk & Imes-D shpk” për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans-2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk dhe Adminstrator i Subjektit “Arb & Trans -2000” shpk, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë; dhe

‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., përfaqësues ligjor i BOE “Arb & Trans -2000” shpk dhe “KLAJGER Konstruksion” shpk për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.

Lajm i mirë për Zhegrovën te Juventusi

Pas një pritjeje të gjatë, Edon Zhegrova do të luajë ndeshjen e tij të parë si titullar për Juventusin.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet të mërkurën mbrëma me Pafos në Ligën e Kampionëve, dhe trajneri Luciano Spalletti ka vendosur që ylli kosovar të nisë nga minuta e parë.

Zhegrova ka treguar potencialin e tij në minutat që ka pasur më parë me Juventusin, duke sjellë energji dhe ritëm në fushë, por deri tani ka pasur shumë pak minuta loje.

Në tetë paraqitjet e tij, ai ka grumbulluar më pak se 100 minuta dhe ende nuk ka shënuar as nuk ka dhënë asist.

Trajneri Spalletti ka komentuar shkurtimisht për Zhegrovën në konferencën për shtyp, duke theksuar se lojtari është duke stërvitur mirë dhe meriton të nisë nga minuta e parë ndaj qipriotëve.

“Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos. Ai është duke stërvitur shumë mirë”, tha Spalletti.

Kjo ndeshje paraqet një mundësi ideale për Zhegrovan që të tregojë vlerën e tij dhe të japë një kontribut më të dukshëm për skuadrën.

Në minutat që ka pasur më parë, ai gjithmonë ka dhënë energji dhe ka sjellë freski për ‘Zonjën e Vjetër’, dhe tani ka shansin për ta bërë këtë gjatë gjithë ndeshjes.

FBI-ja amerikane ndihmoi në identifikimin e kolonelit serb që hodhi në erë kanalin Ibër Lepenc në Kosovë

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka ndihmuar Kosovën në hetimet për kapjen e të dyshuarve të sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, që ndodhi më 29 nëntor 2024.

Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, përfshihet raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune.

“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviq në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune”.

“Më datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Potok si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviq dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor ishte kolonel serb, i rekrutuar nga shërbimi sekret i Serbisë.

Vuçiç: Do t’i kërkoj BE-së të na pranojë të gjitha vendeve ballkanike njëkohësisht, të na mirëpresin pa kufij mes nesh

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka thënë se do t’i kërkojë BE-së që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE bashkërisht.

Këtë deklaratë e kanë dhënë nga zyra e Vuçiq, para udhëtimit të presidentit serb pë rnë Bruksel ku të mërkurën do të marrë pjesë në një darkë të organizuar nga Presidentja e KE, Ursula von Der Leyen bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Nëse pranoni një, dy, ose tre prej nesh, çfarë do të bëjmë me pjesën tjetër? Si do ta trajtojmë këtë? Si do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e hapura?”, ka thënë Vuçiq në një panel të titulluar “Konkurrueshmëria Evropiane në një Mjedis të Fragmentuar Gjeopolitik”, të mbajtur në Forumin Beltalks të organizuar nga Globsec.

Ai shtoi se bëhet fjalë për të ardhmen e rajonit, por edhe për të ardhmen e Evropës.

“Nëse dikush dëshiron të kuptojë gjeopolitikën, kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë: të na mirëpresë të gjithëve së bashku, pa kufij midis nesh. Serbët do të ndihen më mirë, boshnjakët do të ndihen më mirë, shqiptarët do të ndihen më mirë, kroatët do të jenë mirë, shpresoj. Dhe unë shoh vetëm gjëra të mira si emërues të përbashkët të kësaj ideje. Kjo ishte ideja ime dhe do t’ia them hapur këtë nesër si Antoni Costa-s ashtu edhe Ursula von der Leyen-it”, tha Vuçiç.

EMRI/ Tentoi të ekzekutojë KREUN e mafias greke, kush është KlLLERI nga Gjirokastra! (Ja KRlMET ku dyshohet se është përfshirë VR¤SËSI me pagesë)

Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me një operacion të zhvilluar për arrestimin e 6 personave të akuzuar për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala, por detaje të reja janë zbuluar lidhur me arrestimet.

Në prangat e policisë greke ka rënë 45-vjecari nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Dhimitër Meçi, i njohur shkurt si Dhimo.

Bëhet fjalë për një person të konsideruar në Greqi si vrasës me pagesë, i arrestuar disa herë për ngjarje të ndryshme dhe shpesh i liruar në rrethana të dyshimta.

Dhimitër Meçi është arrestuar pas një operacioni të së ashtuquajturës “FBI” greke, bashkë me 5 persona të tjerë, 3 shqiptarë e dy grekë, mes tyre një femër.

Ata akuzohen për ngjarjen e 16 majit 2025, kur nga një motor u hap zjarr ndaj automjetit tip “Mercedes-Benz” të blinduar të 41-vjeçarit, Giannis Lalas.

Ndaj tij u qëllua rreth 40 herë, por makina e blinduar i shpëtoi. Ngjarja u shënua në Ano Liosia të Athinës, ku shënjestra u ndoq nga dy atentatorët.

Lala, një emër i njohur në qarqet mafioze greke, ishte arrestuar dhe më pas liruar për vrasjen e gazetarit grek Jorgo Karaivaz dhe boksierit Hari Kontogiorgi.

Madje, së fundmi konsiderohej si krahu i djathtë i kriminelit famëkeq ukrainas, “Etnik”, i cili jetoj në Dubai dhe konsiderohet përgjegjës për shumë ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, në Greqi.

Në fakt Giannis Lalas, rezulton i vrarë vetëm një muaj më parë në Arahova të Greqisë, ngjarje e zbuluar tashmë nga policia greke.

Gjatë operacionit të sotëm, policia greke sekuestroi 4 Kallashnikovë, 3 pistoleta, dhjetëra fishekë dhe sasi kokaine.

Kush është Dhimo Meçi

Dhimo Meci rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës.

I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij i’u dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro.

Sipas tij, kjo me sa duket ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para.

Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht.

‘Dhimo’ u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos.

Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë.

Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014.

Viktima Panagiotis Stivas, sipas oficerëve të policisë greke, i përkiste grupit të kumbarëve Giorgos Avtias dhe Gerasimos Mavrakis (bashkëshorti i aktores Nena Chronopoulou), të cilët u vranë gjithashtu, i pari në qershor 2007 në Gallipoli të Pireut dhe i dyti në tetor 2007 në Tavros.

Viktima Ali Said, kishte njohuri për prodhimin e bombave dhe besohet se ka qenë pas shpërthimeve të mëparshme në shitësit e makinave në pronësi të “udhëheqësit” rival të Haidarit.

Ai dyshohet se ishte përgjegjës për sulmin e dështuar me një bombë të lidhur në një automjet që transportonte Giorgos Anagnostopoulos, i cili u vra përfundimisht në qershor të vitit 2009 në Galatsi.

Vitkima Giorgos Shabbat, me origjinë izraelite, u vra jashtë një bari ku ai punonte në Kefalari, Kifissia. Në të njëjtin bar punonte edhe 43-vjeçari libanez Ali Said. Sabat u dyshua se ishte “ekzekutuesi” i Aris Lakiotis më 18 nëntor 2005 në Haidari, i Yiannis Gavakis më 18 shtator 2006 dhe i Aristotelis Yagia dhe Vasilis Nasipian më 27 janar 2007 në Nikaia, të gjithë anëtarë të grupit të zhvatjes së Haidarit.

Viktima I.T., i njohur si “Pitsila” , ishte ndër të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të anëtarëve të Agimit të Artë në Neo Heraklion. Ky rast ka shumë të ngjarë të jetë një “tërheqje” e një bashkëpunëtori që dinte shumë.

Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Atij i’u gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014.

Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012.

Bëhet fjalë për vrajsen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”.

Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale, nuk dihet se si Meci ka fituar sërish lirinë pas gjithë ketyre akuzave të rënda.

Kryen ATENTATIN ndaj Yannis Lalas, arrestohen 4 SHQIPTARË të një organizate VR¤SËSlSH me pagesë! (Kush është “DEMOS”, i akuzuar për vrasje)

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Yannis Lalas, u prangosën mëngjesin e së martës nga policia greke.

Sipas informacioneve, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë. 

Atentati ndaj Lalas, shtatorin e kaluar në Pagrati, dyshohet se është kryer nga katër shqiptarët.

Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën “Demos”, është akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate.

Policia greke raportohet se ka gjetur katër kallashnikovë dhe tre pistoleta, si edhe  një sasi kokaine e parash.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme, pasi hetimi është ende në vazhdim.

Kujtojmë se Yannis Lalas u ekzekutua me gjakftohtësi në Arachova më 1 nëntor 2025.

Çim Peka godet Flamur Nokën: Nuk ka nivel, ka kërcitje të madhe intelektuale me Berishën

Në radhët e Partisë Demokratike duket se ka nisur një përçarje e re. Çim Peka, drejtuesi i Syri.Tv, ka sulmuar numrin dy të PD-së, Flamur Noka, duke e cilësuar atë të një niveli të ulet intelektual në krahasim me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Ndërsa kishte të ftuar sonte në studio Sali Berishën, Peka iu drejtua Berishës duke i thënë se:

“Edhe kundërshtari juaj më i madh nuk iu ka akuzuar se Berisha nuk është intelektual, pasi Sali Berisha intelektualist qëndron lart. Beteja në PD, në 35 vite, përjashto kur nuk je marrë me drejtimin, është bërë për Dyshin, jo për Njëshin. Dhe Dyshi i PD-së, nga Neritan Ceka tek Arben Imami, Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Bamir Topi, kërcitje të madhe intelektuale me Njëshin nuk kanë pasur, ndërsa sot kërcitja intelektuale mes Njëshit dhe Dyshit është kaq e madhe, dhe këtyre iu jep të drejtë për të folur”, tha Peka.

Ndërsa Berisha iu largua me diplomaci konstatimit të Pekës, duke thënë se janë nënkryetarët e PD-së numrat dy dhe se në fushat e tyre janë intelektualë, por në studio pati të buzëqeshje ironike.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Pekës dhe Nokës, nëse përplasja është personale, apo në selinë blu priten të ndodhin ndryshime, pasi edhe ish-deputeti Ervin Salianji ka nisur një tur që kërkon hapjen e partisë.

Sakaq, Noka nga ana tjetër është bërë shpeshherë protagonist i përplasjeve brenda PD-së, por dhe me anëtarët e thjeshtë, siç që rasti i para disa ditëve në një mbledhje në degën e Kamzës.

©Copyright Vox News

Ky është nipi i Nehat Kullës që u h*dh nga Ura e rrugës së Arbërit!

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës i cili u hodh mbrëmjen e kaluar nga ura duke i dhënë fund jetës.

Sipas policisë, dyshohet se Kulla është hedhur nga ura rreth orës 23:40, dhe trupi i tij i pajetë është gjetur pak orë më vonë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njoftoi policia.

Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës është gjetur i pajetë në Fshatin Fshat në Klos, në rrugën e Arbrit. Policia thotë se 39-vjeçari dyshohet që të jetë hedhur nga ura, rreth 160 metra e lartë, gjatë mbrëmjes së të hënës, rreth orës 23:40.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.

Trupi i pajetë u nxorr nga humnera pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e zjarrfikësve, forcave Shqiponja dhe policisë së Burrelit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia po bën ekspertizën  në Tiranë nëse ka kryer vetëvrasje apo është vrarë.

“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën. Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”, njoftoi policia.

Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.
Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në

E fundit! Vjen lajmi i madh per Shqiperine, e tha Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se lahuta, një nga simbolikat më të lashta të identitetit dhe epikës shqiptare, është shpallur zyrtarisht pjesë e listës së UNESCO-s si pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë historike dhe kulturore të këtij instrumenti unik, i cili prej shekujsh është përdorur për të transmetuar këngët epike, legjendat dhe kujtesën kolektive të shqiptarëve.

“🇦🇱 LAHUTA, PJESË E UNESCO-s ⭐️
🪕 Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente 🤝🇦🇱”, shkroi Rama, duke e cilësuar këtë vendim si një arritje të rëndësishme për promovimin dhe mbrojtjen e identitetit shqiptar.

Me këtë njohje ndërkombëtare, lahuta merr statusin e një pasurie që kërkon ruajtje, dokumentim dhe transmetim tek brezat e rinj, ndërsa pritet që institucionet kulturore të Shqipërisë të intensifikojnë përpjekjet për rigjallërimin e kësaj tradite të rrallë artistike.

Vendimi i UNESCO-s shihet si një hap i madh për mbrojtjen e traditave autoktone shqiptare dhe një vlerësim për komunitetet që e kanë mbajtur gjallë këtë art shekullor.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1302320351911169

Një javë para se të lërë detyrën! Altin Dumani merr lajmin e madh nga Anglia, kjo nuk kishte ndodhur prej kohësh

Në prag të përfundimit të mandatit të tij si drejtues i SPAK, Altin Dumani është vlerësuar nga autoritetet britanike me një medalje të veçantë mirënjohjeje, duke kurorëzuar kështu një periudhë të gjatë pune intensive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në një postim zyrtar, Ambasada Britanike në Tiranë bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, Graeme Biggar, ka pritur në Londër kreun e SPAK, Altin Dumanin, së bashku me Drejtorin e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Gjatë takimit,  Biggar i dorëzoi Dumanit një medalje lëvdate në shenjë vlerësimi për lidershipin e tij të palëkundur, për guximin dhe integritetin e treguar në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar, si dhe për kontributin e tij të rëndësishëm në forcimin e drejtësisë në Shqipëri.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, priti këtë javë kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta). Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ambasada.

Nderimi nga autoritetet britanike vjen vetëm një javë para se Dumani të përmbyllë detyrën e tij si kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke lënë pas një institucion më të fortë dhe një standard të ri në luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta.

Mandati i Dumanit përfundon më datën 16 dhjetor, ndërkohë që më 11 dhjetor 25 në KLP do të zhvillohen intervistat me katër prokurorët që kandidojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për pozicionin e kreut të SPAK kandidojnë Klodian Braho, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj.