“Mbi 50 mijë υiktima dhe shkatërrim ρronash”/ SizmoΙogu i njohur lëshon alarmin e frikshëm: Një tërmet 7.6 ballë do të gjυnjëzojë Turqinë, mund të ndodhë brenda…

“Një tërmet i madh që mund të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, rrezikon Stambollin.”

Ky pretendim i sizmiologut të njohur Naci Görür ka pushtuar faqet e para të mediave turke, duke theksuar se një goditje e tillë do të bënte që Turqia “të shembej në gjunjë”.

“Probabiliteti i një tërmeti me magnitudë 7 ose më shumë në rajonin e Marmaras është 47%. Nëse do të kishte një tërmet në Stamboll, do të kishte më shumë humbje jete dhe prona të shkatërruara se të gjitha 11 provincat e tjera së bashku. Mund të ketë më shumë se 50 mijë viktima nga një tërmet i mundshëm në Stamboll”, tha Görür.

Gjeologu i njohur i ka rënë “kambanës” së alarmit duke thënë se duhet të ndërtohet një qytet rezistent ndaj tërmeteve dhe se magnituda e lëkundjeve sizmike që kërcënojnë Stambollin do të variojë midis 7.2 dhe 7.6 ballë të shkallës Rihter.

“Në vitin 1766, Stambolli u përball me dy tërmete mbi 7 ballë me një diferencë prej 3 muajsh. Kjo është një çështje shumë e rrezikshme. Nëse të dy pllakat përplasen, ekziston mundësia e magnitudave 7.5 dhe 7.6. Për të adresuar këtë rrezik, tërmetet dhe ngjarjet që mund të shkaktohen nga tërmetet, si do të reagojë Stambolli, janë studiuar për një kohë të gjatë në kërkimet e kryera që nga viti 1999. Personalisht , nën presidencën time, tetë anije ndërkombëtare, përfshirë ato turke, po punojnë në të gjithë rajonin e Marmarasë. Ne kemi kryer këto studime. Ne e dimë se cilat pjesë të Stambollit do të jenë të pambrojtura dhe cilat janë dobësitë tona. Shpresoj që Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit të bëjë atë që është e nevojshme për të përgatitur qytetin për një tërmet. Një tërmet pritet të ndodhë brenda 6 deri në 10 vite, aktualisht po luajmë kundër akrepave të orës”, deklaroi profesori për TGRT Haber.

Duke iu referuar nevojës për të investuar për qytete më rezistente ndaj tërmeteve, Gyorur tha: “Kohët e fundit Japonia pati një tërmet me magnitudë 7.6 ballë dhe 120 njerëz humbën jetën për fat . Nuk mund të na vdesin 20 mijë, 50 mijë qytetarë në çdo tërmet. Çështja e vërtetë e mbijetesës është tërmeti. Si do ta mbijetojmë këtë shekull? Ne duhet t’i drejtohemi menjëherë qyteteve të mbrojtura nga tërmetet. Ne mund ta bëjmë vendin rezistent ndaj tërmeteve në 10-15 vite. Kam më shumë frikë nga rajoni i Marmarasë. Arsyeja është se rajoni i Marmarasë siguron afërsisht 60% të GDP-së. Nëse rrotat e ekonomisë në këtë rajon ndalojnë së funksionuari si në rajonin juglindor, Turqia do të shembet në gjunjë. Lëre pavarësinë ekonomike të Turqisë, do të mund të diskutojmë edhe për pavarësinë politike”.

Merr fΙαkë kolltuku/ Çifti shqiρtar hυmb jetën trαgjikisht pasi asfiksohen brenda në banesë

Dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Rahovec.

Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në komunikatë.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, Policia thotë se “dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk nga një prizë elektrike”.

Egla “ρΙas bόmbën” në Big Brother: Saimr Kodra më ka kërkuar faυore seksυαΙe për një vend pune

Ndonëse kanë patur mosmarrëveshje dhe debate të forta me njëra-tjetrën, Egla dhe Julia janë bërë bashkë mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” përmes rrëfimeve nga e kaluara, atëherë kur ishin të reja në fushën e aktrimit por punën e bënin me pasion pavarësisht rrethanave të pakëndshme. Pa përmendur emra të përveçëm, Julia tregoi se është ngacmuar në ambientet e punës por nuk ka folur.

Të njëjtën situatë rrëfeu edhe Egla por ndryshe nga kolegia e saj, nuk heshti. Ajo tha se Saimir Kodra e ka ngacmuar seksualisht para shumë vitesh, ndërsa sot ai del në ekran me zë dhe figurë dhe ndoshta të njëjtën gjë bën edhe me gra e vajza të tjera.

A të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi? Ishte pyetja që iu drejtua banorëve, ndërsa Egla tregoi historinë e saj kur sapo kishte mbaruar akademinë, që sipas saj punëdhënësi që ajo shkoi për të kërkuar punë ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në këtë aspekt.

Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim. Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë.”- tregoi aktorja.

Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot”, tha Egla.

Egla: Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Unë po në piramidë në atë kohë, ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atjë dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “Happy”, paguaja qeranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë.

Julia: Kur them na iku jeta them, na iku kjo pjesa e ngacmimeve për hir të moshës jemi shumë të lira nga kjo pjesë. Nuk do kemi më nga këto, nuk mendoj.

Egla: Nuk është kaq e vogël historia është më e gjerë

Julia: Unë, zëri im do ngrihet jo vetëm për këtë çështje por për shumë e shumë çështje të tjerë dhe ke le të flasin dhe të diskutojnë.

Egla: Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër.

Julia: Mund të dalin me emër por kjo ngelet në dëshirën tënde në këtë pikë. Për fenomenin kemi një detyrim moral, qytetar që të flasim. Pastaj për emra të përveçëm secili ka përgjegjësinë të bëjë atë që do.

Egla: Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot.

Greqia bΙΙokon emigrαntët shqiptarë, pas 30 marsit nuk do të Ιejohet Ιëvizja pa leje qëndrimi

Komuniteti Shqiptar në Greqi, ka publikuar në rrjete sociale një vendim që sipas tyre, ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimin.

Ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 Mars 2024. Para kësaj date, emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi, ose ndryshe nuk do t’ju lejohet hyrja.

Regullorja e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.

Njoftimi:

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.

Kështu thotë rregullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes”.

Ky vendim vjen në vijim të ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit dhe moslejimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Beleri është dënuar gjithashtu nga GJKKO, me mbi dy vjet burg nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Ndërkohë më 19 Mars, pritet të mbahet edhe një seancë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Apelit.

https://www.facebook.com/Komuniteti.Shqiptar.Gr?ref=embed_post

“Nuk fΙas më me babanë pas atyre sms-ve”, υαjza e Ledionës: As për ditëlindje nuk më υroi

Vajza e Ledionës ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Fun Club” në Top Channel, ku ka treguar emocionet e saj pas takimit që bërë në shtëpinë e Big Brother.

Ajo u shpreh se e kishte marrë malli shumë për të ëmën, teksa tha se në këtë kohë që Lediona është futur në shtëpi, për të kujdesen gjyshërit (prindërit e Ledionës), shoqes e saj dhe koleget.

“Më kishte marrë malli shumë, kisha kohë që e prisja. Me mamin kam të përbashkët karakterin, fytyrën, të gjitha. Më kanë qëndruar shoqet e mamit, gjyshërit, koleget”, tha ajo.

E pyetur për momentin më të vështirë që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe kur Lediona nuk ka qenë pranë saj, ajo u ndal tek deklaratat dhe mesazhet që babai i saj bëri për të ëmën.

Vajza e Lediojnes tregoi se më parë fliste me të atin, por pas kësaj ndodhie, nuk ka më asnjë komunikim, por vetëm me gjyshërit, (prindërit e babait)

“Situata më babanë me ato sms. Flisja, tani nuk flas më, vetëm me nënë dhe gjyshin nga babi. Nuk më ka uruar as për ditëlindje, as për asgjë. Më ka mërzit”, tha Mihaela.

Άksident trαgjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së υjedhur, ρΙαgoset rëndë i treti

Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti tragjik rrugor i regjistruar përgjatë rrugës, Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e së shtunës. Dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën si dhe personi i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Nga informacionet fillestare ishte një aksident nga shpejtësia. Të tre, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Prej aty ka ndodhur përplasja, ku vetura është përmbysur, duke e nxjerrë të plagosurin nga kabina e pasagjerëve.

Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, ku dy viktimat kanë ngecur brenda. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë.

Përveç karabinierëve nga Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e të dyve. I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro.

Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve. Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje si dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Tre të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.

“Kur do vijnë ata 40 e sipër që të fΙirtojmë dhe ne”! Julia Ιëshon deklaratën e ραpritur gjatë spektaklit, ja ρërgjigja epike e Ledjonit

Përtej debateve gjatë ‘Prime’ të së shtunës pati dhe momente plot humor, ku një ndër to ishte dhe aktorja Julia Iliriani.

E pyetur nga Ledjoni se çfarë kishte, Julia shprehet se:

“Asgjë mor Ledjon asgjë, po mendoja kur do vijnë ata 40 e sipër që të flirtojmë dhe ne, që të dalim në ‘Prime’ se vdiqëm”

Krahas saj doli dhe Egla e cila i kërkoi moderatorit ta mendonin një herë si ide

Ledjoni ju përgjigj duke thënë se do ta mendonin pasi ishte një sugjerim interesant.

Ndërkohë që banorët kanë shpërthyer në të qeshura.

Goditi me grυshte kαmarieren në lokal, shρallet në kërkim 53-vjeçari

Një 53-vjeçar me inicialet T. V., në Librazhd, është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte për motive të dobëta.

Po ashtu, një 37-vjeçar me inicialet S. M., banues në Elbasan, është arrestuar në flagrancë pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërsa 32-vjeçari me inicialet K. M., banues në fshatin Shushicë, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra penale të ndryshme. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit T. V., 53 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Duhet të ραguaja kredi dhe borxhet e tij”- Ledjona Xheladinaj tregon historinë prekëse të jetës dhe vështirësitë e divorcit: Gjithçka ndrγshoi kur ai u lidh me dikë tjetër dhe…

Ledjona Xheladinaj, gazetarja e cila është pjesë e Big Brother VIP 3 ka treguar historinë e jetës së saj dhe vështirësitë që ka kaluar pas divorcit me ish bashkëshortin.

Në linjën e jetës së saj, ajo rrëfen se arsyeja e ndarjes së tyre ka qenë tradhtia që ka patur nga i shoqi dhe më tej i është dashur që të paguajë kredinë e shtëpisë dhe paratë borxh që ai kishte marrë.

Ajo thotë se vëllai është pika e dobët, ndërsa për babain shprehet se akoma i ka duart e vrara nga puna.

“Në 1994 ne kemi vendosur të zhvendosemi në qytetin e Korçës. Mamaja kujdesej për ne, babi punonte gjatë gjithë kohës, nëse i sheh duart e tij janë akoma të vrara nga puna. Vëllai është pika ime e dobët. Motrat, sic janë motrat për njëra tjetrën dhe të katërta ne për vëllain. Babai ka probleme me alkoolin, gjithmonë që takohemi bashkë, nuk flasim por vetëm qajmë.

Kur shkoja në shkollë më jepte 200 ose 300 lekë të vjetra për të blerë diçka në pushimin e madh.

Në moshën 17 vjeçare dashurohem për herë të parë me babin e vajzës time. I kishte të gjitha, dashuri, respekt, pak dhunë. Të dy kemi qenë të vegjël, nuk e kuptonim çfarë ishte e mira dhe e keqja.

Në moshën 21 vjeçare vjen në jetë njeriu më i bukur në botë, Mikaela. Për 2 vite të dy bashkë mundoheshim ta shpëtonim këtë martesë për hatër të vajzës. Në fillim ai kujdesej shumë për vajzën. Pasi krijoi një lidhje me dikë tjetër çdo gjë ndryshoi.

Gjithmonë kam vendosur të mos flas që vajza të jetë e lumtur. E gjithë ngarkesa ka rënë sipër meje. Më duhej të paguaja kredinë e shtëpisë, një borxh të ish bashkëshortit dhe shtëpinë.

Dhimbjen nuk e ndaja me asnjë njeri duke i shkaktuar vetes ankth. Kurrë nuk qaja në sy të vajzës, nuk kam bërë kurrë vetëm një punë. Nuk do t’i mungojë asgjë derisa unë të kem frymë.

Mesazhi që më mungon është ‘o ma u ktheva nga shkolla çfarë ke bërë për të ngrënë?’. Nëse do diçka nuk thotë kurrë, e dua por më thotë ‘ma e ke marrë rrogën?’. Kur kam ikur nga shtëpia mbaj mend lotët e saj ku më thoshte ‘ik mami, por do më kujtosh”, tregon mes lotësh Ledjona.

Keni ρΙane për fundjaυën/ Mos dilni nga shtëpia pa Ιexuar motin

Ditën e diel moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat i periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.

Moti do të jetë më intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale në pjesën më të madhe të vendit nga orët e mesditës deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina fiton shpejtësi 7-11m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.