Kαmionistja shqiρtare në Itali që është kthγer në “hit”: Italianët flirtojnë më shumë se shqiptarët, ja si reagoi ρolici kur më pa me…

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste në një moshë fare të re, ndërsa tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok.

Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, kamionistja e parë shqiptare Bianka Dervishi tregn se si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion aspak të lehtë dhe i konsideruar gjithmonë për meshkuj. “Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thash do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova. Nga aty fillova të marr patentën. Nuk mendoja se do i merrja shpejt se thash ishte një profesion që unë nuk e kisha idenë nga motorri, vaji, por i mësova shumë kollaj dhe ia dola shumë mirë. Udhëtimi i parë ka qenë nga Peruxhia në Firence. Familjarit tim po i vinte gjumë dhe më tha, a i jep ti kamionit? I thash nuk kam patentë. Mora kamionin dhe arrita gati në shtëpi dhe i thashë zgjohu: -A ke ecur gjë apo akoma në autostradë. Më tha ti qenke për këtë”, rrëfen Bianka.

Por në këtë rrugëtim në profesionin e saj nuk kanë munguar dhe skeptikët e shumtë, të cilat Bianka i tregon tashmë me nota humori. “Kur hyra në shkollë kisha 21 burra dhe isha e vetmja femër aty. Hyri instruktori dhe më tha, më fal ti je mësuesja për të dhënë këto shpjegimet komerciale? Jo unë thjesht do marr patentën. -Ore mos ke ngatërruar sallë më tha, sepse një femër mund të bëjë diçka tjetër shumë të mirë feministe. Ashtu femër ndihem dhe këtu dhe do e kuptoni dhe ju dhe do më jepni respekt i thash. E njëjta gjë më ndodhte dhe kur shkoja të fabrikat, nuk e besonin, po e njëjta gjë dhe kur më ndaloi policie njëherë që mu fik kamioni dhe po prisja në rrugë policinë dhe mekanikun. Vjen polici dhe më tha: -Më thërrit pak shoferin e kamionit. I thashë, shoferja e kamionit jam unë. Mos u tall se s’kemi kohë se jemi në mes të rrugës, rrezik aksidenti ishte. I thash të shkoj të sjell patentën se unë jam. Vuri një buzëqeshje dhe u sollën ndryshe më pas me mua. Më thanë se nuk kishin besuar asnjëherë”, shprehet ajo.

Advertisements

E pyetur për ngacmimet dhe nëse flirtojnë më shumë italianët apo shqiptarët, Bianka, thotë: “Italianët njihen që janë shumë pas femrave. Sa ta shohin një femër do e komlimentojnë, nuk e vrasin mendjen se je me burrin. Kurse shqiptari po i the gruaja jote është e bukur mërzitet”.

Ndërkaq prej 4 vitesh, videot e Biankës janë kthyer në virale në rrjetet sociale, duke inspiruar edhe shumë vajza të tjera. Ajo tregon se video e saj e parë ka arritur 20 mln shikime. “Ra koronavirusi dhe nga aty nisa të bëj video dhe vetë u mahnita se si njerëzit reaguan pozitivisht ndaj meje dhe më dhanë shtysën që çdo ditë të bëj video. Nuk e prita reagimin e kaq shumë njerëzve. Video ime e parë fliste për tradhtinë se unë jam person që i urrej njerëzit që tradhtojnë, dua të jem shumë besnike sidomos kur kam një person që më përshtatet. Jo vetëm në lidhje me dashurinë por dhe për çështjen e jetës dua të jem besnike dhe në fjalën që unë jap dua ta mbaj. Kur bëra video me kamion nuk ecën aq shumë se nuk e duan këtë çështje që shpjegon vetëm punën. Pastaj u mësuan dhe filluan dhe të më kopjojnë dhe disa vajza filluan të hipin nëpër kamiona dhe të bëjnë video sikur janë kamioniste. Kjo më dha shtysën më shumë për të ecur më përpara edhe pse është një profesion që unë e dua shumë”, shprehet Bianka Dervishi.

Prej vitesh në Itali bashkë me familjen e saj, Bianka tashmë ka dhe biznesin e saj në fushën e transportit, duke pasur në pronësi dy kamionë. Ajo ndihet krenare që tashmë janë shumë italianë që vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe pse jo të zgjedhin të jetojnë në vendin tonë.

Fshihej në zonën e Lezhë dhe u rikthγe në shtëpi: Kush e trαdhtoi Gentjan Bejtjan?

Gentjan Bejtja është ekzekutuar pasditen e sotme në banesën e tij në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.

Mësohet se i ka hyrë nga pjesa e pasme e banesës, një tentativë kjo për të shmangur një atentat të mundshëm, por ka qenë pikërisht ky moment kur autorët i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta. Sipas të dhënave të deritanishme, në atentat dyshohet të kenë marrë pjesë 3 persona, të cilët qëlluan me breshëri plumbash ndaj viktimës.

Prej atentatit të vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas, ky i fundit nuk kishte qëndruar në banesë, por dyshohet se fshihej në zonën e Lezhës, ndërsa kishte vendosur të rikthehet.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ka dyshime të forta që Bejtja mund të jetë tradhtuar nga persona të afërt me të, për sa kohë vrasësit e kanë ditur me saktësi se kur do të kthehej në banesë dhe për pasojë kanë vendosur ta eliminojnë.

Duke qenë një person i dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale, por asnjëherë i dënuar për shkak të mungesës së provave. Për këtë arsye, para hetuesve ka shumë pista hetimore, çka vështirëson përpjekjet për zbardhjen e krimit.

I konsideruar si një personazh kontrovers, Gentjan Bejtja u përfshi në përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami që pas zhdukjes së Enver Stafukës në vitin 2015, i cili kishte zbardhur shumë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, Bejtja është dyshuar si i përfshirë edhe në atentatin ndaj Marklen Hakës në vitin 2019, ku mbeti e vdekur halla e tij. Edhe me Hakën, Bejtja ka pasur përplasje të forta.

Gjithashtu, ka pasur dyshime të forta edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit të kromit, Iliaz Çalit, me të cilin kishte marrëdhënie miqësore dhe ka qenë ndër të fundit që ka biseduar me të para se të vritet rreth dy vite më parë.

Ndërkaq, Bejtja është skeduar edhe për masakrën e mbikalimit të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij. Ndaj, një nga pistat kryesore e vrasjes është motiv hakmarrje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale

E bυjshme! Ρolicia i konfiskon aυtomjetin e bΙinduar Safet Bajrit, ja çfarë dγshohet

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Burime policore bëjnë me dije se automjeti drejtohej nga Safet Bajri.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

“Je një mόnstër”, Sara reagon pas dekΙaratave të babait dhe publikon dokυmentat: Je shembυlli më i keq i një…

Sara Gjordeni ka reaguar menjëherë përmes disa postimesh në InstaStory pas deklaratave të babait të saj.

Ky i fundit deklaroi sot se, “nga mamaja e Sarës u ndava sepse më tradhtoi, e kapa vetë”.

Gjithashtu ai hodhi poshtë deklaratën e Sarës, e cila pak ditë më parë u shpreh se i ati e ka nxjerrë nga shtëpia bashkë me mamanë dhe se u ka djegur shtëpinë.

Për këto, Sara ka reaguar ashpër në InstaStory, ku ndër të tjera e konsideron babain e saj një “monstër”.

Deklaratat e Sarës më poshtë:

Advertisements

Advertisements

Rikthehet në ‘skenë’ Ervis Martinaj/ ‘Βlindohet’ Sauku, ρolicia υihet në ndjekje të…

Forca të shumta policie në Sauk. Burime bëjnë me dije se është gjetur makina e Eljon Hatos.

Policia është në ndjekje të tij. Por ky i fundit ka mundur tu ikë bluve dhe nuk është bë rë e mundur kapja e tij.

Ende nuk është arrestuar. Eljon Hato është shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”, ndërsa njihet edhe si ‘ushtar’ i Ervis Martinajt.A

E rëndë në Kosovë/ Një 13-υjeçare dγshohet se u ngαcmua se*υαΙ isht nga mësύesi në ambientet e shkollës

Një 13 vjeçare nga Lipjani dyshohet të ketë qenë shënjestër i ngacmimit seksual nga një mësues në shkollën shkollën “Vezir Kolshi” në fshatin Resinoc të kësaj komune.

Mbi rastin nuk ka shumë të dhëna nga policia, përveç se personi i dyshuar po hetohet në gjendje të lirë., pas marrjes në pyetje.

Nga organet e hetuesisë, kanë konfirmuar se rasti ka të bëjë me ngacmimin seksual të një 13 vjeçarje në shkollën “Vezir Kolshi”, në fshatin Resinovc të Lipjanit.

Rasti që dyshohet të ketë ndodhur me 5 mars të këtij viti,  në polici është kallëzuar nga prindi i vajzës.

“Lipjan 05.03.2024-10:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Radio Evropa e Lirë: Zotëri Escobar, faleminderit që po flisni për Radion Evropa e Lirë këtu në Prishtinë, në fund të vizitës suaj në Kosovë.

Para se të udhëtonit për në Kosovë, ju thatë se fokusi i vizitës do të ishte në një zgjidhje të mundshme për, siç thatë ju, vendimin e pakoordinuar për ta ndaluar dinarin serb. Mbrëmë,pas takimit me kryeministrin e Kosovës, ju tingëlluat paksa optimist lidhur me atë takim. Thatë se e kishit një diskutim të mirë, të hapur, ku kryeministri Kurti tha se ai do t’i shqyrtonte disa propozime që ju ia dhatë. A keni marrë ndonjë përgjigje nga kryeministri?

Gabriel Escobar: Kemi, por më lini të ju tregoj pse kjo është e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara janë shumë të përkushtuara për t’u siguruar që Kosova mbetet një demokraci civile multi-etnike dhe, për të ndodhur kjo gjë, të gjitha komunitetet etnike duhet të ndihen të sigurta dhe të jetojnë në kushte sigurie dhe dinjiteti. Çfarë po ndodh tani me vendimin e Bankës Qendrore është se ka shumë qytetarë tuaj që po ndiejnë shumë dhimbje, njerëz që nuk po i marrin pagat modeste. Ne po flasim për [persona] me aftësi të kufizuara, të pensionuar, studentë, njerëzit më të cenueshëm dhe ky vendim i ka prekur ata shumë thellësisht. Tani, Qeveria ka thënë se ka shumë opsione për ta, por Qeveria nuk ua ka ofruar atyre një opsion. Qeveria ka thënë se opsioni… [se] ata e kanë vetë përgjegjësinë për ta bërë këtë dhe shumë njerëz janë duke e pasur të vështirë.

Disa nga njerëzit më të moshuar nuk i kanë dokumentet e duhura. Disa nga njerëzit më të rinj… dokumentet e tyre nuk po pranohen. Disa nga bankat po thonë se duhet mesatarisht një orë për ta hapur një llogari. Jo të gjithë kanë llogari. Vetë bankat, pavarësisht se çfarë thotë Ministria juaj e Financave… vetë bankat thonë se atyre iu duhen mes 30 dhe 40 mijë llogarive, me secilën llogari që merr nga një orë. Kjo është 40 mijë orë të kohës së stafit. Duke konsideruar se njeriu mesatar punon mes 1.000 dhe 1.500 orë në vit, imagjinoni se sa gjatë do të duhet për t’i hapur këto llogari.

Kështu që, ky veprim, i cili është i pakoordinuar dhe që ka krijuar përçarje, është duke krijuar vështirësi reale për qytetarët, disa nga qytetarët e Kosovës. Tani, për njerëzit që nuk marrin ndihma sociale nga Serbia, ata nuk po e vërejnë se sa shumë po ndikon te disa. Për ata që punojnë me euro dhe ata që paguhen në mënyra të tjera, ata nuk e kuptojnë se ka njerëz në mesin tuaj që po vuajnë.

Kështu që ishte mirë që kryeministri e pranoi se ka njerëz që po vuajnë. Por, kjo nuk mjafton. Na duhet një zgjidhje. Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë.

Radio Evropa e Lirë: Ky është lajmi i fundit nga kryeministri?

Gabriel Escobar: Ky është lajmi i fundit.

Radio Evropa e Lirë: Sot?

Gabriel Escobar: Unë ende jam duke shpresuar që, derisa kryenegociatorët do të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz.

Radio Evropa e Lirë: Cilët janë hapat e radhës ose cili ishte arsyetimi që morët nga kryeministri?

Gabriel Escobar: Epo, kryeministri tha se ky është një vendim i një institucioni të pavarur, në të cilin ai nuk dëshiron të përfshihet. Ose që kjo është një telashe për njerëzit që mund të tejkalohet lehtësisht ose që mund të zëvendësohet me pagesa nga Qeveria e Kosovës. Por, asnjëra nga këto nuk do të ndodhin shpejt. Për këtë arsye ne po kërkojnë shtyrje të zbatimit. Tani, unë e kuptoj normalisht që një Bankë Qendrore dhe Ministria e Financave e bëjnë më të mirën e tyre për të mos krijuar jostabilitet dhe paparashikueshmëri në ekonomi. Ata e bënë pikërisht këtë gjë.

Tani ka disa jashtë që besojnë që kjo u bë për t’i ndëshkuar serbët. Unë nuk e besoj këtë. Por, unë besoj që – meqë kjo Qeveria e Vetëvendosjes nuk ka një histori të gjatë qeverisjeje – nganjëherë ka njerëz që nuk i mendojnë pasojat deri në fund. Dhe, unë mendoj që kjo është pse unë e karakterizova këtë në Bruksel si paksa jokompetencë, sepse kur flasim për pasojat e padëshirueshme, të gjithë e kuptuan se ka pasoja të padëshirueshme. Por, këto mund të ishin parashikuar dhe do të ishin parashikuar nëse nuk do të ishte [veprim] i pakoordinuar.

QUINT-i ka shumë përvojë në konvertimin e monedhave, duke kaluar nga një monedhë në euro, por iu desh shumë kohë. Ne kishim vetëm pesë javë.

“Ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje”

Radio Evropa e Lirë: Pse vendosi kryeministri të vazhdojë me këtë ndalim duke e ditur se kjo çështje mund të ishte zgjidhur përmes Asociacionit?

Gabriel Escobar: Epo, kjo është një pyetje për të, por është e vërtetë. Ajo që ne nuk duam të bëjmë, është ta minojmë potencialin e Asociacionit, që është ende shumë i rëndësishëm. Është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Do të flasim për këtë më vonë. Por, si ndiheni si zyrtar i SHBA-së që refuzoheni nga kryeministri?

Gabriel Escobar: Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve.

Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, mendoj se këtu jemi tani… po hyjmë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, të paktën nga pala amerikane, po bëjmë gjithçka që mundemi për të riparuar këtë marrëdhënie.

Radio Evropa e Lirë: Ky vendim i sotshëm, si do të ndikojë në komunikimin, partneritetin, marrëdhënien që SHBA-ja ka me Kosovën?

Gabriel Escobar: Epo, ju e dini, marrëdhëniet tona bazohen, pothuajse gjithmonë, jo vetëm në interesa të përbashkëta, por në vlera të përbashkëta. Dhe, një nga ato vlera të përbashkëta është përkushtimi ndaj të drejtave të njeriut. Pra, fakti që Qeveria më pro-Kosovës në botë dhe Qeveria më pro-amerikane në botë, pra Shtetet e Bashkuara dhe Kosova, po e kanë këtë vështirësi, nuk është për shkak të politikave tona ndaj Rusisë apo Ukrainës apo Kinës, është për shkak të trajtimit të minoriteteve. Pra, kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për kryeministrin dhe Qeverinë e tij se ku po shkon kjo marrëdhënie.

Radio Evropa e Lirë: A do ta konsideroni [vendosjen e] ndonjë masë ndaj Kosovës për shkak të kësaj?

Gabriel Escobar: Jo… Dua të them, fakti është që ne po përpiqemi ta ndihmojmë atë të kujdeset për qytetarët e tij. Dua të them se jemi pothuajse në një pikë ku po përpiqemi shumë të punojmë me të.

Tani, pyetja nuk është nëse do të ketë masa, por padyshim ka pasoja. Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia.

Radio Evropa e Lirë: A prisni që, të martën, Kosova megjithatë do ta rimendojë këtë? Më parë Kosova thoshte se nuk do ta çojë këtë çështje në Bruksel. Tani, mbrëmë, na thatë se të martën do të ketë dialog [takim] në nivelin e kryenegociatorëve. Së pari, bazuar në informacionet tuaja, a do të jetë dinari pjesë e diskutimit?

Gabriel Escobar: Po, po, absolutisht. Do të jetë. Dhe, kështu…. shikoni, duke u bazuar në takimet e mia të djeshme, unë sigurisht që shpresoj që ata do ta rishikojnë tani. Kjo nuk është një pyetje, nuk është një çështje politike. Ne duam ta bëjmë përpara se të bëhet një çështje humanitare. Pra, ka një rrugë përpara. Pra, ne pajtohemi me pagesat elektronike, ne pajtohemi me euron dhe jemi dakord me një zgjidhje afatgjatë që ju ofron transparencë dhe kapacitet për të luftuar pastrimin e parave dhe format e tjera të transfereve të paligjshme. Por, kjo duhet të bëhet siç duhet, [në mënyrë] të koordinuar dhe në atë mënyrë që të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

Radio Evropa e Lirë: A mundet ky vendim… apo nëse Kosova nuk tërhiqet, a mund të ndikojë kjo edhe në mbështetjen e SHBA-së për sigurinë e Kosovës, siç është marrja e Javelinëve?

Gabriel Escobar: Unë nuk mendoj ashtu. Unë do t’ju them që mbështetja jonë për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë e Kosovës është e fortë. Tani pyetja se si ta trajtojmë këtë, do të jetë brenda sferës politike, por kjo nuk do të ndikojë në angazhimin tonë ndaj Kosovës.

“Janë dy kushte të tjera për Këshillin e Evropës”

Radio Evropa e Lirë: Një gjë e mirë që ndodhi këtë javë – të paktën QUINT-i e ka mirëpritur – është vendimi për Manastirin e Deçanit. Sa do të jetë vendimtar në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës?

Gabriel Escobar: Epo, shikoni, është shumë pozitive. Është shumë e rëndësishme. Dhe, nuk ka të bëjë vetëm me Manastirin, megjithëse pjesërisht është, por ka të bëjë me përkushtimin ndaj sundimit të ligjit. Tani ju keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Në shoqëritë e pjekura demokratike, një vendim i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar. Dhe, kështu që duhej të zbatohej. Ishte një vendim i vështirë, por duhej bërë.

Pra, Kosova tani po tregon që ka pjekurinë për t’i pranuar rezultatet e një vendimi kushtetues, sado jopopullor të jetë. Por, është gjëja e duhur për t’u bërë sepse është gjëja ligjore që duhet bërë. Kështu që, do të ketë një efekt.

Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni./REL

Ρronarët në emigrim, u υidhet shtëρia në Korçë

Qarku Korçë/Kërkohen autori/autorët për veprën penale të vjedhjes

Më datë 13.03.2024, në mbrëmje, në lagjen nr. 9, Korçë, në banesën e shtetases A. B., 67 vjeç (e cila aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë), dyshohet se është vjedhur një shumë parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ρolicia e kërkonte prej 35 υjetësh, υrasësi serial shfaqet në ρrogramin televiziv (Video)

Një vrasës serial francez i kërkuar për 35 vjet nga policia u shfaq në një program të njohur televiziv.

Francois Verove i akuzuar për vrasje dhe përdhunime mori pjesë në shfaqjen franceze ‘Tout le monde veut prendre sa place’ (Të gjithë duan të zënë vendin e tyre) në vitin 2019, duke qeshur dhe bërë shaka me drejtuesin e emisionit teksa u përgjigjej pyetjeve.

Vrasësi serial kreu vetëvrasje në vitin 2021, duke kuptuar se do të kapej kur detektivët gjetën ADN-në që ata besonin se mund të përputhej me të dhe më pas e thirrën për të dëshmuar.

Mostrat e tij të ADN-së përputheshin me ato të gjetura në vendin e krimit, por vrasësi serial, rrëfeu krimet e tij në letrën e shkruar para se të kryente vetëvrasje.

Verove, i cili pretendonte se i kishte kryer vrasjet për shkak të një zemërimi të madh që e ktheu në kriminel, shkruante në letrën e tij se vrasjen e fundit e kreu në vitin 1997 dhe më pas siç shkruante ai e kishte mundur ‘impulsin për të vrarë’.

E kaluara e tij e errët doli në dritë vetëm pasi vrau veten në 2021 dhe policia franceze e lidhi atë me 31 përdhunime dhe vrasje në Paris.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13193333/French-serial-killer-appeared-TV-quiz-police-hunted.html?ico=embedded

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3146483.html

Ka qenë një nga femrat më të bυkura shqiρtare dhe më të dashura, ja si duket tani Silυana Braçe

U bënë shume vite që tashmë ka lënë ekranin edhe pse ka marrë pjesë në prezantimin e koncerteve dhe eventeve te ndryshme per mos t’i munguar shqiptareve.

Mosha për të duket se është vetëm çështje numrash, pasi Braçe mbetet një nga ikonat e bukurisë shqiptare, ndërsa duket se çdo ditë vijon dhe bëhet më e mirë.

Pjesmarrja e fundit në një event publik, Silvana e ka bërë në “Miss Univers Albania & Kosovo” ku siç e shihniu në foton e mëposhte, nuk njeh moshë.

Ka qenë moderatori Isli Islami i cili ka publikuar së fundmi një foto me Xhemi Shehun, të cilën e ka mike të ngushtë duke e krahasuar me humor me Silvana Braçen.

ZbυΙohet arsγeja pse Ledioni nuk mban skaletë gjatë ρrezantimit sikur Arbana, ρërballë tij qëndron një teleρromter në skenën e BBVA

Në dy vitet e kaluara, prezantuesja Arbana Osmani ka pasur zakon mbajtjen e skaletës në duar gjatë prezantimit të “Big Brother VIP Albania”, por ndryshimi i stafit prezantues për këtë sezon solli edhe ndryshime në estetikën e spektaklit.

Fansat e vëmendshëm të “Big Brother VIP Albania 3” kanë kuptuar pse prezantuesi aktual, Ledion Liço, nuk është parë të mbajë dokumente apo skaleta në duart e tij gjatë prezantimeve.

Ata kanë vërejtur se para Ledionit qëndron një telepromter i rregulluar strategjikisht, në të cilin shfaqet skenari i plotë i spektaklit.

Kjo teknologji, e përdorur zakonisht nga spikerët e lajmeve, i lejon prezantuesin të lexojë në mënyrë të rehatshme dhe të lirë skriptin pa pasur nevojë të mbajë asnjë material në duar.

Ky detaj teknik shpjegon pse Ledioni ka duart e lira dhe mund të lëvizë në mënyrë të natyrshme në skenë, pa qenë i ngarkuar me letra apo skaletë, siç bënte prezantuesja e mëparshme e programit.

Kur Ledioni në javët e para të spektaklit bëri një koment duke thënë “Ngaqë nuk jam mësuar të përdor kështu gjërash”, pasi i ra një fletë e zarfit, mund të ketë qenë një referencë e mbushur me ironi për mënyrën e tij të re të prezantimit.

Telepromteri mund të jetë një zgjidhje praktike që lejon më shumë interaksion me publikun dhe një prezantim më të lirshëm. Ajo që mund të jetë e qartë tani është që çdo detaj i spektaklit është menduar për të maksimizuar performancën e prezantuesit dhe për të sjellë një përvojë më të pasur për spektatorët. /Telegrafi/