Këmbimi υαlutor për ditën e sotme/ “Ngrijnë” monedhat e hυαja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe doΙΙari

Sot, më 11 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet 95.4 lekë.

Euro sot blihet me 103.4 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 121 lekë dhe shitet me 122 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.3 lekë, në shitje me 108.2 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë dhe në shitje me 71.3 lekë.

Stυhia cikΙonare godet Shqiρërinë, Lajda Porja: Zonat ku situata ρritet të jetë αΙarmante…

Stuhia ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë, pritet që të jetë problematike për veri-perëndimin dhe qendrën e vendit kryesisht gjatë mesditës.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja shprehet se disa zona të vendit, do të përfshihen nga rrebeshe shiu me stuhi të forta ere.

Lajda Porja: “Dita më problematike është dita e sotme edhe pse ka nisur me vranësira, të paktën në veri pritet që nga ora në orë të kemi shtim të intensitetit të reshjeve. Parashikohet që reshjet të jenë problematike nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Kryesisht veri-perëndimi dhe qendra do të ketë rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave duke sjellë probleme në disa zona të veri-perëndimit, në zonat e Shkodrës dhe nën Shkodrës.

Po ashtu, Kruja, Tirana, Elbasani. Pas orës 16:00, presim të kemi shtim të intensitetit të reshjeve, kryesisht në zonat jugore, ku do të jetë Gjirokastra, Vlora, Përmeti dhe Saranda që do të marrin rrebeshe shiu, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes. Deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare. Jane ciklone tropikale, të cilat janë prodhuar dhe gjatë ditës së djeshme për shkak të temperaturave shumë të larta që kemi përjetuar dje. Ndërkohë temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe pse kemi reshje, 20 apo mbi 20 gradë Celsius”.

Por cilat janë zonat më problematike dhe në cilat fasha orare do të jetë situata alarmante përsa i përket kushteve të motit?

Lajda Porja: “Shkodra ka problemin nga ora 12:30-13:00 deri në orën 15:00 apo 16:00, ky është intervali ku do të ketë intensitetin më të lartë të reshjeve. Ndërkohë, Tirana është pas orës 13:00 deri në orën 16:00, ku mbetet problematike situata. Jugu nuk është problematik përgjatë paradites, ndërkohë pas orës 16:00, pritet një intensifikim i zonave jugore, por sërish mbetet veriu dhe qendra epiqendra e kësaj stuhie ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë dhe jo vetëm Shqipërinë, por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit”.

Pritet që nga e marta të kemi një përmirësim të reshjeve, por sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm deri ditën e premte e mesa duket 14 Marsi, siç e thotë edhe sinoptikanja Porja nuk do të jetë një ditë ideale Vere.

Lajda Porja: “Ka një përmirësim të situatës së reshjeve të martën dhe të mërkurën, reshjet që do të mbeten prezente, do të jenë në sasi të pakëta. Situata më problematike do të paraqitet sot. Kemi ditën e enjte, reshje të izoluara edhe është Dita e Verës nuk do të jetë ideale Vere, do të ketë vranësira, do të ketë herë pas here momente me reshje. Nuk mund të themi situatë alarmante dhe problematike sikundër presim sot pasdite, por do të jetë një mot i paqëndrueshëm. Të premten dhe në fundjavë, do të kemi përmirësim të motit. Nuk ka ndryshim kolosal. Duke filluar nga e marta dhe deri ditën e premte, do të kemi luhatje të lehtë të temperaturave do të jenë tipike të pranverës, ku maksimalet do të jenë 18-19 gradë Celsius. Mëngjeset janë relativisht të ngrohta. Reshjet do të jenë kryesisht shiu në të gjithë territorin”.

Shtrëngαta shiu dhe reshje bore, ραrashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtesi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë,

më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10m/s.

TriρΙeta në Kroaci, mesfυshori me origjinë shqiρtare i mahnit të gjithë

Futbollist me origjinë shqiptare, Veldin Hoxha ka shënuar 3 gola në fitoren e kryesuesve të Rijekës, në duelin ndaj Osijekut. 21-vjeçari i magjepsi të gjithë teksa shënoi 3 golat në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në duelin ndaj Osijekut të Zoran Zekiç.

Hoxha shënoi në minutën e 21-të golin e parë. Të dytin e realizoi pas dy minutash, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 63-të. 

Talenti me origjinë shqiptare Hoxha u zëvendësua në minutën e 84-t, ndërsa Lindon Selahi kompletoi takimin. Enis Çokaj luajti vetëm në pjesën e parë për Osijekun. Rijeka është në vendin e parë me 56 pikë, kurse Osijeku në pozitën e katërt me 36 pikë. 

Vlen të theksohet fakti se Veldin Hoxha cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në Kroaci, muajt e fundit për të janë interesuar edhe drejtuesit e Kosovës.  Hoxha në të kaluarën ka qenë pjesë e Kroacisë U21.21-vjeçari është një nga mesfushorët defensivë më të mirë në kampionatin kroat dhe ka një vlerë prej 3 milionë eurove në tregun e transferimeve. 

Vαjza apo drόga? Rrëfimi gjαkftohtë i vrasësit, ρΙυmba, gjαk dhe britma (Video)

Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë.

Zaka u dorëzua në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen.

Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.

“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai.

Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një vajzë, prokuroria nuk i beson kësaj piste.

Zonαt me rrezik/ Jaυα e re nis me shi, breshër, rrυfe dhe dëborë

Për javën që presim Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të Frontit të Ftohtë.

Ditët Hënë e Martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Dita e Mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herëpasherëshme. Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Si dhe prezencë të reshjeve të borës me inetnsitet të ulët në relievet malore.

Ditët e Enjte e Premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakëta deri në mesatar.

Ditën e Hënë në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtesi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë, më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10m/sek.

“Vetëυrasja” e Dani Alves në bυrg? Reagon vëllai i ish-futbollistit të BarceΙona-s

Në orët e fundit një lajm shumë i rëndë qarkulloi në mediet botërore, që theksonte se ish-futbollistit i Barcelona-s, Dani Alves ishte “vetëvrarë” në burg. Këto zëra nisën nga një postim në “twitter” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”.

Kaq mjaftoi që ky “aludim” të përhapej në të gjitha mediet botërore, megjithatë deri në këto momente mungonte një reagim zyrtarë nga të afërmit e Dani Alves.

Vetëm disa minuta më parë vëllai i ish-futbollistit ka konfirmuar se Dani Alves është mirë dhe më pas ka sulmuar komedianin për përhapjen e një lajmi të tillë të rremë.

Ndërkohë, këshilltari për shtyp i ish-futbollistit, Acaz Felleger, tha se ata po shqyrtonin veprime ligjore kundër Paulo Albuquerque, me bazë në Rio de Janeiro, për postimin e tij në rrjetet sociale.

Dani Alves ndodhet në burg, pasi është dënuar me katër vite e gjysmë për përdhunimin e një vajze në një klub nate.

Skenar për film aksion! Dalin ρamjet, si i rekΙamonin dhe i shisnin rreth 1 mijë euro dy të rinjtë αrmët që fshihnin në Durrës, përdornin… (Video)

Këta që shihni në këto foto janë Hekuran Troplini, 20 vjeç dhe Emiljano Pasha, 19 vjeç.

Fotografitë me kallashnikov në dorë shërbenin si reklamë që dy të rinjtë përdornin për të bindur personat e interesuar për të blerë armë duke i siguruar për kushtet teknike të armës dhe cilësisë së tyre. Çmimi i njërës prej tyre varionte nga 800 deri në 1000 euro.

Ajo që i specifikon këta të rinj të cilët u arrestuan një ditë me parë nga policia e Durrësit pasi dyshohet se furnizonin me armë dhe municion grupet kriminale në këtë zonë është kujdesja deri në detaje që të mos binin në rrjetën e policisë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se armët të cilat i tregtonin, ata nuk i preknin kurrë pa mbulesë ose pa doreza në mënyrë që të mos linin gjurmë të gishtave të tyre në to. Të njëjtin kujdes tregonin edhe gjatë momentit kur çonin armën e porositur tek personi i interesuar.

Armës i hiqnin shulin dhe fshihnin në pjesë të vjetra makinash më mënyrë që edhe nëse do të kapeshin nga policia ekspertiza të mos e nxirrte armën e rregullt e në këtë mënyrë të mos arrestoheshin për armëmbajtje. Pjesa e hequr e armës i dërgohej në një moment tjetër personit që kishte blerë armën.

Policia e Durrësit ka dyshime se Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha nuk vepronin vetëm por ishin pjesë e një grupi për antarët e të cilit po thellohen hetimet dhe pritet që në ditët në vijim të ketë të tjera arrestime.

Ky grup përdorte si bazë shtëpi të braktisura ose të emigrantëve ku magazinonin armët. Gjatë operacionit të fundit policia sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, ndërkohë që ka informacion edhe për një bazë tjetër armësh të po këtij grupi që pritet të goditet së shpejti nga policia. /Top Channel

E rëndë në Tiranë, grυαja tenton të hidhet nga dritαrja, dγshohet se… (Video)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, pasditen e kësaj të diele.

Një grua ka tentuar të hidhet nga dritarja e banesës së saj. Pamjet janë publikuar, dhe thuhet se teksa ka tentuar të hidhet gruaja është parë nga disa banorë dhe pas “ulërimave” të tyre është futur sërish brenda.

Një banor i zonës është ngjitur për në apartamentin e saj dhe pas kësaj nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

https://www.facebook.com/joqviral2?ref=embed_video

Këtë javë një re e madhe ρΙυhuri do të “ρυshtojë” Ballkanin, ja vendet që ρreken

Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë dhe në viset tona atmosfera do të jetë pikërisht siç e dëshirojnë shumë besimtarë të cilët e përjetojnë këtë muaj atmosfere prej shkretëtirave (të Azisë) prej nga edhe buron Feja Islame.

Gjendja sinoptike e favorizon një ardhje masive të grimcave të pluhuhit nga shkretëtirat e Afrikes veriore në territoret tona.

Në Evropën perëndimore kemi ciklonin shumë të fuqishëm i cili shtrihet deri në Mesdhe dhe brigjet e Afrikes veriore me një ciklon sekondar, ndërkohë që cikloni amë gjendet në Atlantik mes Francës dhe Britanisë së Madhe.

Shtrirja e ndikimit ciklonik deri në Afriken veriore do të aktivizojë rrymimet e fuqishme ajrore që nga Afrika veriore vijnë direkt në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe në veçanti në territoret tona:

Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Ajri i përzier me pluhurin Saharian do të ketë shtrirje shumë më të gjerë në Ballkan dhe jashtë diku deri në Poloni, pastaj me lëvizjen e masavae ajrore ciklonike grimcat masive sahariane do të shkojnë në drejtim të Ukraines dhe jugut të Rusisë, ndërkohë që të hënën në mbrëmje dhe nga e marta atmosfera mbi territoret tona do të fillojë të pastrohet nga pluhuri i madh saharian.

Ardhja e kësaj mase ajrore me koncentrim masiv të grimcave sahariane korrespondon me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërkohë që të hënën do të ketë edhe reshje shiu të cilat në fillim mund të jenë të përziera me shumë pluhur Saharian, ndërkohë që më vonë pas mbrëmjes reshjet e shiut përfshijnë të gjitha territoret tona dhe fillon pastrimi i atmosferës.

Vende-vende do të ketë reshje dhe rrebeshe mjaft intensive shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë ulje pas rritjes së tyre ditën e diel.

Nga e marta nuk do të kemi më grimca Sahariane (ose shumë pak) dhe pritet mot me vranësira, intervale kohore me diell e rrebeshe lokale shiu.