Qeveria do ngrejë 20 qendra për emigrantët nga Azia me kosto rekord, deri në 708 milionë lekë. 3 qytetet ku do të vendosen

Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.

Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.

Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.

Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.

“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.

Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja

Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.

-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.

Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.

-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.

-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.

Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.

-Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.

Kostoja

Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. /monitor

Rama: Do mbjellim PEMË me dron!

Kryeministri Edi Rama, në aktivitetin “Për ty natyrë”, u shpreh se sfida e zjarreve, me të cilët përballet vendi dhe nevoja për të rritur kapacitetet për pyllëzim, është e madhe.

“Askund, askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se sfidës do t’i përgjigjen duyke investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.

Rama theksoi se do të angazhohen burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron.

Edi Rama: Kemi parë të tërë dhe e shohim sidomos gjatë sezonit të verës  që është sfida e madhe e zjarreve. Për këtë arsye nevoja që të ndërhyjmë është shumë më tepër kurajë në aspektin e reformës dhe me shumë më tepër angazhim në aspektin e vëmendjes sa i përket pyjeve është çdo vit e më e madhe.

Nga ana tjetër, nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, po ashtu është çdo vit e më e madhe.

Askush, askund nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale. Nuk mund të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën gjë, sado mund të ketë qenë rezultative në periudha të mëparshme kur ndërkohë nevojitet që të bëjmë diçka tjetër. Duhet ti përgjigjemi sfidës duke reaguar dhe investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.

Për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të reja financiare për të futur edhe teknologjinë, duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dron që sjellin saktësi, sjellin eficensë. Janë të buxhetuara për vitin që po vjen dhe duke ndërtuar një bazë vitin që vjen do të rrisim edhe financimet, do të rrisim edhe intensitetin e këtyre pyllëzimeve në vitet e mëtejshme.

Fokusi tek mjedisi, pyjet dhe mirëmenaxhimi i tyre, fokusi tek zonat e mbrojtura, do të jetë shumë herë më i madh se sa deri në sot.

Edhe pse sfida që lidhet me ato pjesë të negociatave që prekin mjedisin ëhstë mbase më e vështira nga të gjitha pasi kërkesat janë maksimale, standartet janëmaksimale, dhe përtej përmirësimeve të jashtëzakonshme që kemi bërë, jemi ende shumë mbrapa, po  të llogarisim ku duhet të mbërrijmë dhe ku do mbërrijmë në një kohë të shkurtër.

Shpeshherë nevoja për të mbrojtur mjedisin krijon tension dhe shpeshherë njerëzit që avokojnë për mjedisin duken si elementë turbullues, janë të tillë, por të domosdoshëm.

Unë kam respekt për ta dhe në tërësi përtej tensionit që krijohet, pasi dikush e sheh nga këndi i vet, dikush nga një kënd tjetër, është padiskutim që presioni i grupeve të interesit që lidhen me këtë kauzë është i nevojshëm dhe shëndetshëm për shoqërinë, dhe i dobishëm për qeverinë.

Është e rëndësishme që ky grup interesi të jetë aktiv dhe i zëshëm, edhe pse zëri i ngritur i tyre krijon tension.

3 mijë PAUND për të lënë Anglinë/ Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve SHQIPTARE të largohen vullnetarisht!

Familjeve shqiptare që përmendi Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, se do deportohen nga Britania, pasi u ka mbaruar e drejta e qëndrimit në ishull, mund tu ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht nga Britania e Madhe.

Kjo pasi Shqipëria ka nënshkruar në 2022-in, marrëveshjen e riatdhesimit të shqiptarëve mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Ka qenë këtë të premte, zv-ministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, i cili deklaroje për median vendase se kjo shumë prej më shumë se 3 mijë stërlinash përbën një investim të mire për taksapaguesit britanik, por nuk pranoj të specifikoj se sa e lartë do jetë kjo shumë që do u jepet.

Qartazi britanikët synojnë të ulin shpenzimet e mbajtjes së familjeve, nëse ata do vazhdonin të qëndronin sado gjatë në Britani, përmes dhënies së kësaj shume.

”Për momentin ne mund t’u paguajmë  rreth 3 mijë stërlina”, tha zv-Ministri i Brendshëm britanik “dhe nuk kërkojë ndjesë për një fakt të tillë”.

Ndërkohë në një lajm tjetër, fëmijët e azilantëve që kanë dështuar me kërkesat e tyre të azilit  do të largohen nga Britania edhe nëse ata kanë lindur në ishull, deklaroj Alex Norris.

Duke folur për gazetën The Telegraph të Londrës, ai tha se “do deportohen edhe fëmijët e lindur në Britani, dhe rastet do shikohen rast pas rasti dhe në bazë të meritës, sipas ligjeve të emigracionit, por kur ka raste të tilla dhe rrethana të tilla, njerëzit do deportohen”.

Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të paguajnë për strehimin e azilkërkuesve me fëmijë të cilëve u është refuzuar azili dhe nuk kanë pranuar të largohen vullnetarisht nga Britania drejt Shqipërisë.

Lajmin në fillim për dëbimin e 700  familjeve shqiptare e bëri Ministrja laburiste e Punëve të Brëndshme, Shabana Mahmood, në parlamentin britanik, kur njoftoj reformën në fushën e emigracionit, ndërkohë ajo po shqyrton mundësinë e rritjes së shumës që do u jepet këtyre familjeve, nëse pranojnë të largohen vullnetarisht nga ishulli.

“Bebit nuk i rreh më zemra!”, rrëfimi prekës i Turjan Hyskos, nga humbja e shtatzënisë së parë të Orinda Hutës dhe ardhja në jetë e Atarës përmes IFV

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij Orinda Huta kanë ndarë së fundmi një histori mjaft personale të tyre, teksa rrëfyen se si këngëtarja pësoi abort spontan gjatë shtatzënisë së parë.

Çifti tregon se gjithçka ndodhi në javën e 11-të të shtatzënisë, kur Orinda i shkroi Turit mesazhin tronditës: “Bebit nuk i rreh më zemra.”

Moderatori rrëfeu se ajo ditë ka qenë një nga më të rëndat e jetës së tij, teksa u shpreh se më parë nuk ishte përballur me humbje të tjera në jetën e tij, përveç se kur babai i tij i kishte ndërruar jetë:

“Unë të vetmen humbje në jetë kam pasur babin, dhe përtej injorancës dhe mosdijes së një mashkulli, aty kuptova pafuqinë që ‘s’ke në dorë gjë ti’. Për herë të parë nuk dija çfarë të të thosha ty,” iu drejtua ai Orindës në podcastin e saj “Mam”.

Ndër të tjera ai rrëfeu se Orinda, pavarësisht dhimbjes, u tregua e fortë dhe e qetë, duke i thënë pak ditë pas ngjarjes: “Jo Turjan kjo gjëja është normale, është një proces normal.”

Mirëpo pas humbjes së bebes, Turi nuk nguroi të tregonte se u ndje i zhgënjyer nga njerëzit e afërt, pasi vetëm pasi e tregoi ngjarjen, mësoi se shumë çifte kishin kaluar të njëjtën përvojë, gjë që sipas tij ai nuk e dinte që ishte një proces normal.

“Ky ka qenë vërtet momenti ku unë jam mërzitur me njerëzit afër nesh sidomos shokët e mi, pasi unë tregova këtë gjënë, papritur mora vesh se shumë çifte kishin aborte. Aty thash pse nuk flasin këta njerëz, ishte një ndjesi shumë e shëmtuar, shumë e dhimbshme,” u shpreh ai.

Sipas tij, kjo periudhë vendos një peshë të padukshme mbi çiftin por tek ata të dy ai shpjegon se nuk ndodhi duke shtuar se nuk hoqën dorë asnjë moment nga njëri-tjetri.

“Kur e do familjen dhe kur kupton që do trashëgimtar dhe pavarësisht kush është fajtori, në çift është një perde e padukshme që duhet të kesh shumë forcë karakteri, duhet të kesh shumë dashuri, duhet të jetë shumë e fortë që t’i rezistosh dhe falë Zotit ne ia dolëm dhe nuk hoqëm dorë,” tha moderatori.

Megjithatë mes gjithë atyre peripecive 3-vjeçare, çifti treguan se vendosën të provonin metodën IVF (Fekondim In-Vitro), që për ta rezultoi e suksesshme dhe bëri të mundur ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Atara.

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Danimarka do të hapë ambasadë në Tiranë, ministri i Jashtëm danez: Duhet t’i mbështesim për në BE dhe kundër ndikimit rus

Danimarka po bëhet gati të hapë ambasadën e saj në Shqipëri në vitin 2026.

Kështu bëhet e ditur në publikimin e medias daneze The Copenhagen Post, duke përmendur faktin se ministri i Jashtme danez, Lars Løkke Rasmussen, ka informuar Komitetin e Politikave të Jashtme për ndryshime mbi strukturën diplomatike daneze, ku futet edhe hapja e një ambasade në Tiranë.

Mësohet po ashtu se Danimarka do të hapë edhe një Ambasadë në Argjentinë, për qëllimet e saja strategjike politike, teksa do të mbyllë selinë diplomatike në Myanmar dhe do të kalojë në nivel Konsullate Ambasadën aktuale në Vietnam.

Ministri i Punëve të Jashtme, Lars Løkke Rasmussen, deklaroi lidhur me çështjen:

“Bota po ndryshon me shpejtësi. Kjo na paraqet sfida të reja, por gjithashtu përfshin mundësi të mëdha. Ne duhet të kemi një shërbim të jashtëm të fortë dhe të përditësuar që është i pranishëm në vendet ku interesat tona jetësore janë në rrezik, dhe ne kemi ecur më tej në këtë drejtim sot”.

Me një Ambasadë në Tiranë, Danimarka – sipas raportimit të mediave daneze – do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë rezistencën e tij, duke përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia.

Teksa themelimi i një ambasade të re daneze në Argjentinë duhet të shihet në dritën e ambicies për të rritur angazhimin e Danimarkës në Amerikën Latine. Argjentina është një lojtare e rëndësishme në kontinent, dhe një ambasadë do të ofrojë një mundësi për të zgjeruar marrëdhëniet tona tregtare.

Pse Greqia është vendi më i mirë në botë për momentin për të jetuar kur del në pension?

Me rritjen e jetëgjatësisë, gjithnjë e më shumë njerëz po vendosin t’i kalojnë dekadat e fundit të jetës në një vend tjetër, një vend me kosto më të ulët jetese, klimë më të butë dhe shërbime më të mira për moshat e treta.

Natyrisht, largimi nga shtëpia, miqtë dhe familja për një jetë të re jashtë shtetit është një hap madhor, që kërkon planifikim.

Pikërisht për këtë arsye, revista e njohur International Living ka publikuar Indeksin Vjetor Global të Pensioneve, i cili vlerëson destinacionet më të mira në botë për të jetuar pasi del në pension. Renditja bazohet në faktorë si: kostoja e jetesës, kujdesi shëndetësor, strehimi, procedurat e vizave, klima dhe lehtësia e përshtatjes për të huajt.

Cili vend kryeson listën për vitin 2026?

Vendi numër 1 për vitin 2026 është Greqia, një shtet i ngrohtë, i bekuar me mijëra ishuj piktoreskë dhe një mënyrë jetese që, sipas International Living, është perfekte për një fillim të ri.

“Renditja e Greqisë në vend të parë shënon një kthesë të rëndësishme në skenën europiane të pensioneve,” thotë Jennifer Stevens, kryeredaktore e International Living. “Prej vitesh Portugalia dhe Spanja kryesonin listat, por ndryshimet në politikat e vizave dhe rritja e kostove i kanë shtyrë pensionistët të kërkojnë alternativa më të përballueshme. Greqia ofron pikërisht këtë: bukuri, mikpritje dhe opsione të thjeshta për leje qëndrimi.”

Çfarë e bën Greqinë kaq tërheqëse?

Një nga arsyet kryesore është programi Golden Visa, i cili u mundëson të huajve të marrin leje qëndrimi nëse investojnë minimumi 250,000 euro në pasuri të paluajtshme. Përveç kësaj, vendi vlerësohet shumë për: klimën mesdhetare, sistemin shëndetësor cilësor, kostot relativisht të ulëta të jetesës, opsionet e shumta të strehimit në qytet, mikpritja e komunitetit për të huajt.

Lista me top 10 vendet më të mira:

1- Greqi

2- Panama

3- Kosta Rika

4- Portugali

5- Meksikë

6- Itali

7- Francë

8- Spanjë

9- Tajlandë

10- Malajzi

Trump i jep fund diskutimeve: Ky është “Football”, jo “Soccer”! Na duhet një emër tjetër për NFL-në

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se “futboll” është fjala e duhur për sportin më popullor në botë, që amerikanët e quajnë “soccer”.

Teksa mori pjesë në shortin e Kupës së Botës në Uashington, Trump zbuloi se që fëmijë ka qenë simpatizant i futbollit.

Në SHBA futbolli amerikan është ai që luhet me një top në formë vezake, i ngjashmë me regbi-në. Por sipas Trump, është e logjikshme që fjala futboll – e cila rrjedh nga fjalët foot (këmbë) dhe ball (top) – i takon sportit të futbollit që luhet me këmbë.

“Mbaj mend kur isha fëmijë, kam parë ndeshjen e Pele, shënoi tre gola në atë ndeshje. Kur shohim se çfarë i ka ndodhur, dhe futbolli në SHBA quhet soker, sepse kemi një tjetër sport që quhet futboll, por kur e mendon, a nuk duhet të quhet futboll? Ky është futboll, duhet të mendojmë një emër tjetër për NFL”, tha Trump.

SHBA, ultimatum Europës: Duhet të merrni kontrollin e NATO-s brenda vitit 2027

Shtetet e Bashkuara duan që Europa të marrë përsipër shumicën e aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027. Kështu kanë bërë me dije zyrtarët e Pentagonit të cilët ia kanë bërë me dije diplomatëve në Uashington, një afat i shkurtër që disa zyrtarëve evropianë u duk jorealist. Mesazhi, i dhënë nga pesë burime të njohura përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë të stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane, shkruan Reuters.

Zhvendosja e kësaj barre nga SHBA-të tek anëtarët evropianë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut do të ndryshonte në mënyrë dramatike mënyrën se si Shtetet e Bashkuara, një anëtar themelues i aleancës së pasluftës, bashkëpunojnë me partnerët e tyre më të rëndësishëm ushtarakë.

Në takim, zyrtarët e Pentagonit treguan se Uashingtoni nuk ishte ende i kënaqur me hapat që Europa ka bërë për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse që nga pushtimi i zgjeruar i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre se nëse Evropa nuk e përmbush afatin e vitit 2027, SHBA-të mund të ndalojnë së marrë pjesë në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s.

Disa zyrtarë në Capitol Hill janë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar për mesazhin e Pentagonit për europianët, tha një zyrtar amerikan.

Aftësitë konvencionale të mbrojtjes përfshijnë asete jo-bërthamore nga trupat te armët dhe zyrtarët nuk shpjeguan se si SHBA-të do ta matin progresin e Europës drejt mbajtjes së pjesës më të madhe të barrës. Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse afati i vitit 2027 përfaqësonte qëndrimin e administratës Trump apo vetëm pikëpamjet e disa zyrtarëve të Pentagonit. Ka mosmarrëveshje të konsiderueshme në Uashington mbi rolin ushtarak që SHBA-të duhet të luajnë në Evropë.

Disa zyrtarë europianë thanë se një afat i vitit 2027 nuk ishte realist pavarësisht se si Uashingtoni e mat progresin, pasi Europës i duhen më shumë sesa para dhe vullnet politik për të zëvendësuar disa aftësi të SHBA-së në një afat të shkurtër.

Ndër sfidat e tjera, aleatët e NATO-s përballen me prapambetje në prodhim për pajisjet ushtarake që po përpiqen të blejnë. Ndërsa zyrtarët amerikanë e kanë inkurajuar Evropën të blejë më shumë materiale të prodhuara në SHBA, disa nga armët dhe sistemet mbrojtëse më të çmuara të prodhuara në SHBA do të duheshin vite për t’u dorëzuar nëse porositen sot. SHBA-të gjithashtu kontribuojnë me aftësi që nuk mund të blihen thjesht, si inteligjenca unike, mbikëqyrja dhe zbulimi që kanë rezultuar thelbësore për përpjekjet e luftës në Ukrainë. I pyetur për koment, një zyrtar i NATO-s që fliste në emër të aleancës tha se aleatët evropianë kishin filluar të merrnin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit, por nuk komentoi për afatin e vitit 2027. “Aleatët e kanë njohur nevojën për të investuar më shumë në mbrojtje dhe për të zhvendosur barrën mbi mbrojtjen konvencionale” nga SHBA-të në Evropë, tha zyrtari.

Kombet europiane e kanë pranuar gjerësisht kërkesën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump që ata të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe janë zotuar për rritje të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes. Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv për ta bërë kontinentin gati për t’u mbrojtur deri në vitin 2030 dhe thotë se duhet të plotësojë boshllëqet në mbrojtjen e tij ajrore, dronët, aftësitë e luftës kibernetike, municionet dhe fusha të tjera. Zyrtarët dhe analistët thanë se edhe ky afat është shumë ambicioz.

Nëse kualifikohemi, ky është grupi i Shqipërisë në Kupën e Botës!

Ëstë hedhur sot shorti i Kupës së Botës 2026 në Uashington, ku 48 ekipe janë ndarë në 12 grupe.

Në Grupin F, është rezervuar vendi bosh, për një nga katër ekipet që do të fitojë në ndeshjet e play-off në muajin mars, grup ku ndodhete edhe Shqipëria.

Kështu, nëse Shqipëria kualifikohet, do të jetë në Grupin F me HollandënJaponinë dhe Tunizinë.

Që të kualifikohet, Shqipëra duhet të mposhtë Poloninë dhe fituesen e ndeshjes mes Ukrainës dhe Suedisë.

E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, nëse kualifikohet do të jetë pjesë e Grupit D me SHBAParaguaj dhe Austrinë.

Po ashtu, Kosova duhet të mundë Sllovakinë në ndeshjen e parë dhe fituesen e Turqi-Romani.

Të gjitha grupet e Kupës së Botës 2026:

Nëse kualifikohemi, ky është grupi i Shqipërisë në

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në Greqi, këto janë arsyet

Janina konsiderohet qyteti më i lumtur në Greqi dhe kjo sigurisht nuk është rastësi, shkruan Protothema.

Qyteti të mirëpret me një peizazh të dominuar nga liqeni, ndërsa në momentin që shkel këmbën në të e di që nuk ke pse të përpiqesh të ndihesh si në shtëpi.

Qyteti duket se ka ritmin e vet, të qetë, një ritëm që të vë shpejt në humor: njerëz të ngrohtë, lagje që ende ruajnë karakterin e tyre të vjetër dhe një atmosferë që kombinon jetën, artin dhe historinë në një mënyrë unike.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Në këtë kontekst, bashkia e Janinës organizoi një mision gazetaresk, duke dashur të nxirrte në pah bukuritë e zonës, por edhe ambicionin që qyteti të bëhet një lojtar i madh në turizmin e konferencave, i cili është tashmë në nivele shumë të larta.

Pse quhet “qyteti 15-minutësh”?

Janina është, siç pohon bashkia e qytetit, duke cituar kërkime, përkufizimi i qytetit 15-minutësh. Dhe kjo për shkak se gjithçka është afër jush, mund të jeni nga njëri skaj në tjetrin vetëm në pak minuta: nga liqeni në qendër, nga kalaja në Nea Zoi ose në mjediset universitare – gjithçka është “pranë derës”.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Qyteti ju lejon ta jetoni atë pa stres, pa presion trafiku, pa ndjesinë e vrapimit. Është një qytet njerëzor, i bërë për t’u shijuar.

Nuk është rastësi që u shpall qyteti më i lumtur në Greqi për vitin 2025, sipas Indeksit global të Qytetit të Lumtur.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Dhe xhevahiri më i madh i Janinës nuk është asgjë tjetër përveç Liqenit Pamvotida. Me ishullin e tij të vogël që qëndron krenar në mes dhe ujërat që pasqyrojnë qiellin dhe Kalanë, liqeni duket se i jep qytetit frymëmarrjen e vet.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Shëtitjet e mëngjesit në mjegull, xhirot me biçikleta pasdite dhe rosat karakteristike që u afrohen kalimtarëve krijojnë imazhe që është e vështirë të gjenden diku tjetër. Është “diamanti” i popullit të Janinës — dhe jo pa arsye.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Ishulli, megjithëse i vogël, mbart një histori të madhe. Muzeu Ali Pasha ringjall aktin e fundit të feudalit osman, shkruan Protothema.

Janina ka një vitalitet të thjeshtë: tregu është gjithmonë plot, kafenetë pothuajse kurrë nuk janë bosh dhe tavernat përhapin aroma që e bëjnë edhe udhëtarin më të kërkuar të ndalet.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Dhe nuk është rastësi që Janina konsiderohet si një nga destinacionet më të reja të konferencave në Greqi, kjo pasi është gjithashtu një destinacion i zgjedhur nga kompani të mëdha të huaja.

Qasja e lehtë, infrastruktura moderne, hotelet me standarde të larta dhe mikpritja cilësore e bëjnë qytetin ideal për konferenca dhe takime biznesi.

Janina, qyteti 15-minutësh është qyteti më i lumtur në

Janina ka qenë qytet shqiptar që u mor nga Greqia pas rënies së Perandorisë Osmane.

Galeria fotografike (

1 / 7

)