SHBA nuk përjashton përdorimin e forcës për Groenlandën, por çfarë ndodh nëse një shtet i NATO-s sulmon një shtet aleat?

Shtëpia e Bardhë nuk ka përjashtuar mundësinë që Shtetet e Bashkuara të përdorin forcën për të marrë kontrollin e Groenlandës, territor autonom që i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Si Danimarka, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara janë vende anëtare të NATO-s, çka e bën këtë skenar veçanërisht të ndjeshëm në aspektin e sigurisë ndërkombëtare.

1- Çfarë do të ndodhte nëse një shtet i NATO-s do të sulmonte një tjetër?

Një situatë e tillë nuk parashikohet nga NATO-ja. Aleanca, e themeluar në vitin 1949, është ndërtuar si një organizatë mbrojtëse për të garantuar sigurinë kolektive të vendeve anëtare. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka deklaruar se “nëse Shtetet e Bashkuara do të zgjidhnin të sulmonin një vend tjetër të NATO-s, atëherë gjithçka do të merrte fund, përfshirë vetë NATO-n dhe arkitekturën e sigurisë që është ndërtuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”.

2-  A parashikohet në traktatin themelues i NATO-s një sulm mes aleatëve?

Jo. Traktati i NATO-s nuk parashikon as mundësinë që një vend anëtar të sulmojë një tjetër, as procedura për përjashtimin e një shteti. Neni 1 i Traktatit përcakton se palët angazhohen, në përputhje me Kartën e OKB-së, të zgjidhin me mjete paqësore çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare dhe të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës në mënyra që bien ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

3- Çfarë parashikon neni 5 i NATO-s?

Neni 5 është themeli i Aleancës Atlantike. Ai përcakton se një “sulm i armatosur” kundër një ose më shumë vendeve anëtare në Evropë ose Amerikën e Veriut do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve, duke aktivizuar mbrojtjen kolektive. Komandanti suprem i NATO-s është gjithmonë një gjeneral amerikan dhe mbrojtja e Evropës është ngushtësisht e integruar me atë të Amerikës së Veriut.

4- A është i vetë-mjaftueshëm shtylla europiane e NATO-s?

Jo. Kontributi kryesor financiar dhe ushtarak në NATO vjen nga Shtetet e Bashkuara. Në samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë në qershorin e kaluar, 32 vendet anëtare u angazhuan, nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump, të rrisin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Sipas vlerësimeve të NATO-s, shpenzimet e mbrojtjes të SHBA-së në vitin 2025 arritën në rreth 980 miliardë dollarë, krahasuar me 99 miliardë korona daneze (rreth 15,5 miliardë dollarë).

5- A parashikon Bashkimi Europian mbrojtje të ndërsjellë mes shteteve anëtare?

Nga 27 vendet e Bashkimit Europian, Austria, Irlanda, Malta dhe Qiproja nuk janë pjesë e NATO-s. Neni 42.7 i Traktatit të Lisbonës përcakton se, në rast se një shtet anëtar i BE-së sulmohet ushtarakisht në territorin e tij, shtetet e tjera anëtare janë të detyruara t’i ofrojnë ndihmë dhe asistencë.

Berisha thirrje qytetarëve: Kudo ku të shihni ministrat, gjuajini me domate e vezë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që kudo që të shohin ministrat e kabinetit qeveritar Rama, t’i godasin ata me vezë dhe domate. Pasi sipas Berishës, ata janë shkaktarët kryesorë të përmbytjeve.

Nga tryeza e opozitës me forca politike dhe shoqërinë civile, Berisha tha se Rama po shkel drejtësinë për rastin Balluku.

“Ata që falimentojnë nisen drejt Europës, për një kafshatë, për një punë. Me mijëra punëtarë, intelektualë, sot kanë ikur. Shqiptarët kanë treguesin e lindshmërisë më të vogël në botë. Rama ka përqendruar çdo gjë në duart e tij. Ka përvetësuar taksat e qytetarëve. Ky ka zgjedhur Troplinët që të përfitojnë pa taksa. Nuk ka një kryeministër në botë që të ketë bërë këto që thotë ky. Rezultatin kërkon që të marrë peng në Lozanë të Zvicrës dhe ta sjellë këtu. Altin Dumanin e ka në xhep ky, e ka mercenar të vetin. Nuk heq imunitetet!

Do i lutem çdo shqiptari, të rikthhet pak në vitet 2005-2013. Çdo kërkesë e paraqitur nga prokuroria, është zbatuar pa asnjë lloj komenti. Çdo ministër, që u kërkua të hetohej, ka dorëzuar vetë imunitetin. Ja ku është Fatmir Mediu, apo Meta. Apo ai tjetri, dy herë, Lulzim Basha. Ky përdor drejtësinë, segmente të saj për të bllokuar drejtësinë. Ështe grusht shteti.

E kishte dërgua dje Lubi Ballukun te ura e Mifolit. I bëj thirrje qytetarëve, kudo ti shihni ministrat, i gjuani me vezë dhe domate. Këta janë shkaktarët kryesorë. I dëgjuat sot? Po shpifet! Dy hidrovorët, i Durrësit dhe i Hamallës, janë vjedhur pompat. Kanë vënë po, pa nafte. Këtu i kam. Me 30 litra ujë. Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike, se aty ka qenë kënetë. Nëse ujërat nuk hiqen, përmbyten. Nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi e detyron që t’u përgjigjet atyre qytetarëve. Fondet rezervë detyrohet ta çojnë drejt tyre. Dhe thotë; po na përçajnë.”, tha ai.

Zbardhet konflikti i babait të Selin në lidhje me biznesin në Ksamil

Selin Bollati ka folur brenda shtëpisë së “Big Brother”, për konfliktin që ajo ka pasur në lidhje me një biznes në Ksamil që familja e saj zotëronte. Selin sqaron se ajo personalisht nuk ka pasur probleme me ligjin, por kontrata e biznesit e lidhur në vitin 2020 ishte në emrin e saj për të ndihmuar familjen.

“Problem me ligjin nuk kam pasur, por kontrata ka qenë në emrin tim në vitin 2020 për të ndihmuar familjen time. Unë nënshkrova një kontratë për një biznes që kishim në pronësi deri para dy vitesh. Zotëria që kishte kontratën bëri më pas një mbikontraktim me një individ tjetër. Kjo ishte një goditje që i ka kushtuar shumë familjes sime dhe mua personalisht”, u shpreh Selini.

Ndërkohë, gazetari i emisionit “Fiks Fare”, Sokol Çobo, i ftuar në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, dha detaje mbi investigimin e kryer për rastin.

Sipas Çobos, familja Bollati ka pasur një konflikt me pronarin e një godine në zonën e Ksamilit, e cila ishte planifikuar të shndërrohej në hotel. Ai tha se godina iu dha me qira për një kontratë afatgjatë 10-vjeçare Jeton Bollatit, ndërkohë që më pas e njëjta godinë iu dha me qira edhe një punonjëseje të policisë, Pranvera Ndreca.

“Familja Bollati ia dha biznesin në mirëbesim, por më pas punonjësja e policisë krijoi lidhje me pronarin e godinës. Për të njëjtën godinë rezultuan dy kontrata qiraje: një në emër të Bollatit dhe një tjetër në emër të Pranvera Ndrecës. Të dyja kontratat janë bërë para të njëjtit noter”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, Bollati e ka denoncuar çështjen duke pretenduar se biznesi i është zhvatur, e ndërkohë që punonjësja e policisë shfrytëzonte biznesin, detyrimet tatimore rezultonin në emër të Selin Bollatit, pasi biznesi ishte regjistruar në emër të saj për shkak se NIPT-i ishte në emër të saj.

Çobo shtoi se babai i Selinit ka bërë denoncim publik me zë dhe figurë, duke akuzuar për mbivendosje kontratash dhe duke përfshirë veprimet e punonjësve shtetërorë dhe noterit. Sipas tij, institucionet shtetërore e kanë anashkaluar çështjen, ndërsa familja ka raportuar edhe kërcënime, për të cilat është bërë denoncim në polici.

“Nuk kemi pasur kontakte me Selinin gjatë investigimit. Babai na tha se biznesi ishte regjistruar në emër të saj, por ajo në atë kohë ishte jashtë vendit. Denoncimi qëndronte. Kemi kontaktuar edhe punonjësen e policisë, e cila ia hodhi përgjegjësinë pronarit të godinës. Edhe noteri e pranoi se janë lidhur dy kontrata”, u shpreh gazetari.

TRAGJEDI/ Nëna dhe djali 11-vjeçar humbin jetën nga rryma elektrike në pishinë!

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë një pushimi familjar në Brazil, ku një nënë dhe djali i saj 11-vjeçar kanë humbur jetën pasi u goditën nga rryma elektrike në një pishinë. Viktimat janë identifikuar si Luciana Klein Helfstein, 39 vjeçe dhe djali i saj Arthur Klein Helfstein Alves. Familja kishte udhëtuar drejt Maragogi, një zonë turistike shumë e frekuentuar në bregdetin verilindor të Brazilit, për të kaluar disa ditë pushimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pishinën në tarracë të bujtinës ku ishin akomoduar.

Partneri i Lucianës ka deklaruar se pas mbërritjes kishin konstatuar se dushi elektrik në dhomë nuk funksiononte. Pas kësaj, nëna dhe djali ishin futur në pishinë për t’u larë. Pak më vonë, ata u gjetën pa shenja jete dhe u nxorën nga uji me ndihmën e pushuesve të tjerë.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i rikthyer në jetë, mjekët konfirmuan vdekjen e tyre. Instituti i Mjekësisë Ligjore bëri të ditur se shkaku i vdekjes ishte goditja nga rryma elektrike, duke përjashtuar mbytjen. Sipas ekspertëve, në trupat e viktimave janë konstatuar shenja të qarta të kalimit të rrymës elektrike.

A e dini se përse SKUQENI shpesh në fytyrë? Psikologët deklarojnë atë që nuk e prisnit…
Autoritetet kanë nisur hetime të plota, përfshirë inspektimin teknik të ambienteve dhe sistemit elektrik të pishinës, si dhe verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Po morët Groenlandën, do të marrim të gjitha …

Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri, Gunther Fehlinger lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj SHBA-së mes pretendimeve se Donald Trump mund të vendosë marrjen e Groenlandës, duke mos përjashtu edhe ndërhyrje ushtarake atje.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Fehlinger tha se nëse SHBA do të aneksonte Groenlandën, të gjitha bazat amerikane në Europë do të konfiskoheshin dhe SHBA “do të duhet të largohej.”

“Nëse merrni Groenlandë, ne do të marrim çdo bazë amerikane nga Aviano në Ramstein, nga Rumania e të gjitha bazat e tjera ushtarake, do të konfiskohen, dhe ju do të humbisni pozitat që ka pasur fuqia amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore. Nëse merrni Groenlandën, duhet të largoheni”, shprehet Gunther Fehlinger, Kryetari i Komitetit të Zgjerimit të NATO-s në Austri.

Videoja e politikanit austriak u shpërnda përmes platformave X dhe Reddit. Ai ishte duke iu përgjigjur pjesërisht një postimi të parë si provokues të podkasteres së MAGA, Katie Miller, e cila shpërndau online një imazh të Groenlandës së mbuluar me një grafik të flamurit të SHBA-së, të shoqëruar me mbishkrimin “Shumë shpejt”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Miller-it, ai shtoi se “ne mund ta mbrojmë veten shumë mirë, dhe mund ta bëjmë këtë pa strehën bërthamore amerikane, pa trupat amerikane në Evropë dhe pa bazat amerikane. Liderë të tjerë europianë kanë reaguar ndaj pretendimeve se SHBA kërkon ishullin e madh në Arktik, dhe disa prej tyre kanë theksuar se një veprim i tillë nga administrata Trump mund të cojë në shpërbërjen e aleancës ushtarake të NATO-s./Top Channel

Familjes iu tha se djali i tyre kishte vdekur ndërsa ishte gjallë/ Gabimi FATAL i policisë!

Νjë gabim tronditës i policisë në Britaninë e Madhe ka dalë në dritë gjatë një seance hetimore, ku autoritetet pranuan se kishin informuar familjen e gabuar për vdekjen e një adoleshenti pas një aksidenti rrugor fatal. Ngjarja ka ndodhur në Rotherham, South Yorkshire, ku dy të rinj, Joshua Johnson, 18 vjeç, dhe Summer Louise Scott, 17 vjeçe, humbën jetën në një aksident të rëndë.

Megjithatë, për shkak të një ngatërrimi të dokumenteve të identifikimit të gjetura në vendngjarje, policia njoftoi gabimisht familjen e 17-vjeçarit Trevor Wynn se djali i tyre kishte ndërruar jetë, ndërkohë që ai ndodhej i shtruar në spital, nën sedacion.

Si pasojë e këtij gabimi, për rreth 22 ditë, familja e Trevorit jetoi me bindjen se djali i tyre kishte vdekur, ndërsa familja e Joshuas qëndroi pranë shtratit të spitalit, duke shpresuar se ai do të zgjohej nga koma. E vërteta doli në pah vetëm pasi babai i Joshuas ngriti dyshime, kur Trevor doli nga sedacioni.

Hetimi zbuloi se në vendngjarje ishin gjetur disa sende personale, përfshirë telefona dhe karta identiteti, të cilat nuk ndodheshin drejtpërdrejt në trupat e viktimave. Këto rrethana çuan në identifikim të gabuar, i cili më pas u konfirmua vetëm pas testeve mjeko-ligjore.

A e dini se përse SKUQENI shpesh në fytyrë? Psikologët deklarojnë atë që nuk e prisnit…
Autoritetet policore kanë pranuar se gabimi ka pasur pasoja të rënda emocionale për të dyja familjet.

VIDEO shokuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shρërthen ek sρΙoziνi në kokë

Një moment i tmerrshëm është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj.

Ngjarja ndodhi të enjten gjatë një interviste për mediat, kur López po fliste qetësisht para kamerave dhe papritmas një objekt rrethor u hodh drejt saj.

Pajisja goditi pjesën e pasme të qafës së saj dhe shpërtheu në flakë, duke shkaktuar panik në turmë dhe duke lënduar edhe disa persona të tjerë që ndodheshin pranë.

López mbijetoi, por pësoi dëmtime serioze, duke përfshirë djegie dhe dëmtime dëgjimi. Shumë nga të pranishmit morën plagë të lehta.

Sulmi ndodhi në një kohë të tensionuar politikisht, gjatë një rinumërimi të kontestuar të votave pas fitore së ngushtë të Nasry Asfura në presidencialet e nëntorit.

Presidenti i Kongresit, Luis Redondo, urdhëroi menjëherë një hetim dhe kërkoi shqyrtimin e kamerave të sigurisë dhe regjistrimeve të 911 për të identifikuar autorin. Ndërkohë, presidenti i zgjedhur Asfura bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se “kjo nuk duhet të ndodhë, pavarësisht motivit”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Kombëtare, Tomás Zambrano, e përshkroi sulmin si një akt dhune të papranueshëm dhe akuzoi partinë në pushtet për krijimin e një klime armiqësore ndaj opozitës. Ai bëri thirrje që Forcat e Armatosura dhe Policia Kombëtare të mbrojnë ligjvënësit dhe sigurinë e Kongresit, duke paralajmëruar se Honduras po hyn në një nga periudhat më kritike politike në historinë moderne të vendit.

‘Parajsë të bukur’ o engjëj ende fëmijë, postimi prekës për ikjen e dhimbshme të një djali dhe vajze në Greqi

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur Korinthin të enjten, duke i marrë jetën dy të rinjve, një 17-vjeçari dhe një 18-vjeçareje, të cilët rezulton se ishin çift.

Sipas autoriteteve, automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë, kur doli nga rruga dhe u përplas me forcë të madhe në një banesë në zonën Examilia të Korinthit. Përplasja ishte aq e fortë, raporton noa.al, sa makina u shndërrua në një masë të deformuar metali.

Para se të përfundonte në oborrin e shtëpisë, mjeti kaloi përmes një karburanti që ndodhej në zonë, duke shtuar edhe më shumë përmasat e tragjedisë. Dy të rinjtë mbetën të bllokuar brenda automjetit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse për nxjerrjen e tyre nga mjeti, policia rrugore si edhe ambulancat e shërbimit emergjent. Fatkeqësisht, të rinjtë u nxorën pa shenja jete dhe u transportuan në spital, ku u konfirmua vdekja e tyre.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe, ndërsa miqtë e dy viktimave i kanë dhënë lamtumirën përmes rrjeteve sociale, me mesazhe që kanë prekur thellë opinionin publik.

Miqtë e dy fëmijëve ende në moshë të mitur u dhanë lamtumirën atyre nëpërmjet rrjeteve sociale, me postimet e tyre që thyejnë zemrat: “Parajsë të bukur paçi o engjëj, ikët shumë shpejt dhe ishit aq të mirë, do na mungoni”.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas dëshmive të para, në momentin e ngjarjes në zonë po qarkullonin edhe disa automjete të tjera, të cilat dyshohet se po lëviznin në mënyrë të rrezikshme, çka mbetet pjesë e hetimit zyrtar.

Agron Shehaj humb njeriun më të dashur

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare babai i kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Siri Shehaj, i cili kohët e fundit kaloi edhe një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në Itali, ndërsa gjithçka u mor vesh mbrëmjen e djeshme kur Shehaj duhet të ishte present në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, kur moderatori tha se kryetari i partisë Mundësia nuk mund të ishte prezent për shkak të një fatkeqësie të ndodhur.

Z.Siri Shehaj është ndarë nga jeta afër familjarëve të tij në Itali.

Agron Shehaj ka folur publikisht për të atin e tij, Siri Shehaj në një nga konventat e partisë Mundësia. “Edhe unë kam pasur një hero, një njeri që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. Ky njeri është babai im. Më kujtohet qartë mprehtësia e mendimit të tij, intuita dhe aftësia për të parë përtej asaj që dukej në sipërfaqe. Nga ai mësova të shoh gjërat ndryshe, të mendoj ndryshe. Mësova një të vërtetë të madhe që me punë e këmbëngulje, asgjë nuk është e pamundur. Ndaj jam sot këtu. Për këtë u jam mirënjohës prindërve të mi”, ishte kujtesa e jashtëzakonshme e Agron Shehajt në konventën e prillit 2025, kur babain e kishte akoma në jetë.

Gjyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke lënë Siriun më moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë ku edhe krijoi familje.

Siriu, në mars të vitit 1991 u largua nga Shqipëria me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e medias) drejt Italisë me një anije nga Himara. Prej andej, marrëdhëniet e Siri Shehajt me Shqipërinë, kanë qenë të kohëpaskohshme.

Anjeza Shahini reagon fuqishëm në mbrojtje të Mirit: Ata që sot hedhin balt mbi ty, do kërrusen para …

Anjeza Shahini ka dalë hapur në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të babait te Selin, gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania. Përmes një reagimi të gjatë, këngëtarja ka dhënë një mesazh të fortë kundër linçimit publik dhe dhunës mediatike.

Artistja zbulon se rreth 20 ditë para hyrjes së Mirit në shtëpinë e Big Brother-it, ata kanë pasur një bisedë të sinqertë, ku Miri kishte shprehur qartë se nuk kërkonte as mbështetje dhe as ndihmë, por vetëm të vlerësohej për atë që është.

Sipas Shahinit, Miri ende beson se njerëzit nuk shajnë, nuk paguhen për komente të shëmtuara dhe nuk bashkohen për të denigruar një qenie njerëzore deri në palcë.

Në reagimin e saj, Anjeza thekson se Miri është një person që zgjedh të zihet dhe të mbrojë të dobëtit, që pyet para se të përqafojë dhe që vendos veten në rrezik për të mbrojtur të tjerët. Ajo ndalet edhe te akuzat e rënda që, sipas saj, i janë bërë nga një prind i një vajze të rritur, duke e cilësuar këtë situatë si të padrejtë dhe thellësisht të dëmshme.

“Ta etiketosh një njeri me zemër të artë si Mirin me epitete të tilla është kriminale,” shkruan Shahini, duke shtuar se këto sulme nuk kanë vend në një shoqëri që pretendon të jetë e drejtë dhe humane. Ajo nënvizon se Big Brother është vetëm një lojë televizive, e cila në shumë vende të botës nuk shihet me aq seriozitet sa të harrohen ndjenjat njerëzore.