“Unë kam gruan jashtë, ti më përmend Selinën”- Plas keq në BBV, Miri pështyn drejt Mateos (Video)

Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka nisur me tone tejet të larta, ku protagonistë të një debati të ashpër kanë qenë sërish Miri dhe Mateo.

Përplasja, e cila filloi me diskutime mbi “kulturën”, degradoi shpejt në ofendime personale dhe akuza të forta për moralin dhe xhelozinë.

“E dëgjon veten tënde o i paedukatë. O ti që na thua anti-shqiptarë, o pa gjak shqiptari. Po ça je ti more? Ça je? O bastexhi. O ti që vë baste për dashurinë“, iu drejtua Miri Mateos gjatë debatit.

Situata eskaloi pasi Mateo pretendoi se Miri është xheloz për shkak të dështimit të tij për të krijuar një lidhje me Selinën.

“Pse je kaq xheloz? Se ti nuk e arrite dot dashurinë tënde për Selinin,” – i tha ai Mirit në sy të banorëve të tjerë.

Këto fjalë Miri nuk i priti aspak mirë, duke shpërthyer ndaj Mateos: “Ik ore idiot. Unë kam gruan jashtë. Ik ore, pis, qelbësirë (e pështyn)”.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Miri dhe Mateo patën edhe një përplasje fizike.

VIDEO

Monika Kryemadhi në SPAK, filmon kameramanët: Yjet e Big-ut tim, sa të bukur jeni

onika Kryemadhi është paraqitur edhe këtë të enjte në ambientet e SPAK.

Duke i filmuar ata me telefon, ajo komentoi: “Yjet e Big Brother-it tim, sa të bukur jeni”.

Kryemadhi theksoi se kishte ardhur si intelektuale duke shtuar se kishte përgatitur të gjithë dokumentacionin dhe mbrojtjen për çështjen e saj: Kam ardhur sot si intelektuale. Pse vetëm ju të filmoni? T’iu filmoj dhe unë juve.

Unë nuk jam e pavarur, ka gjykata që janë të pavarura. Ika se sot kam mbrojtjen, kam bërë dhe gjithë këto letra gati.

Topalli: Kur hyra në parlament për herë të parë përfaqësohej me Fatos Nanon dhe Dritëro Agollin! Nuk e kisha imagjinuar që PS do përfundonte me Zgjinenë!

Deputetja e Partisë Demokratike, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli foli me tone kritike për Partinë Socialiste, që sot përfaqësohet me disa deputetë të rinj, si Zegjine Caushi.

Më nostalgji ajo u shpreh se kur ka hyrë për herë të parë në Parlament, kjo forcë politike përfaqësohej me figura intelektuale, si Dritëro Agolli, Fatos Nano, Servet Pëllumbi e Namik Dokle.

“Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë. Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që keni futur në rend dite është gjëja më e rëndë që mund te realizohet nga një kryeministër”, tha Topalli.

I vëllai iu arrestua si bos kokaine në Itali, deputetja Elda Hoti ndërmerr një VENDIM të papritur për shqiptarët

Një ditë më parë në mediat shqiptare, por jo vetëm, bëri bujë arrestimi i “fantazmës”, vëllait të deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hotit. Markelian Hoti, vetëm 27-vjeç u prangos në një apartament në Romë, aty ku dhe po qëndronte në “hije” së bashku me të dashurën e tij.

Arrestimi i tij ka rikthyer vëmendjen te një hetim që ka nisur në Belgjikë dhe është shtrirë në disa shtete të Europës. Sipas autoriteteve belge, i riu shqiptar dyshohet se luajtur rol kyç në një organizatë të specializuar në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, madje ai është cilësuar edhe si “koka” e këtij grupi.

Lidhur me këtë arrestim të bujshëm, shqiptarët kanë pritur dhe një reagim nga deputetja të cilën e kanë zgjedhur me votë. Por, Elda Hoti ka vendosur që “t’i largohet” shpjegimeve, madje ajo u ka hequr mundësinë ndjekësve të saj nëpër rrjetet sociale edhe për të komentuar.

Demokratja ka vendosur që të bllokojë të gjitha komentet, me qëllim që askush mos i komentojë sa i përket kësaj ngjarje.

Markelian Hoti u arrestua një ditë më parë nga autoritetet italiane. Pas disa muajsh kërkime, gjurmët e tij çuan në Itali. Hetimi u finalizua nga Skuadra “Flying” e Policisë së Shtetit në Romë, e drejtuar nga Roberto Pititto. Hoti u lokalizua në një apartament B&B në rrugën Via Giovanni Cicali, në periferi lindore të kryeqytetit italian, ku qëndronte së bashku me të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane, ai kishte arritur të jetonte si një “fantazmë”, pasi pronari i strukturës akomoduese nuk kishte regjistruar të dhënat e tij në portalin policor “Alloggiati Ëeb”, sistem që përdoret për njoftimin e autoriteteve mbi identitetin e personave që akomodohen në struktura turistike. Ky mosregjistrim e kishte bërë praktikisht të padukshëm për kontrollin e zakonshëm policor.

Pasi u konfirmua identiteti i tij, oficerët e shoqëruan menjëherë në burg, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.

I “zhdukur” nga lista e Burnley në 2 ndeshjet e fundit, E PABESUESHME çfarë po ndodh me Armando Brojën! Zbulohet KËRKESA e sulmuesit që “shtang” edhe Sylvinhon

Armando Broja nuk rezulton prej 2 javësh në listën e Burnley në ndeshjet e fundit, saktësisht ndaj Crystal Palace në kampionat dhe ndaj Mansfield në FA Cup.

Klubi anglez ende nuk ka dhënë një arsye për këtë mungesë, teksa tashmë mësohet se çfarë po ndodh me sulmuesin shqiptar.

Sipas një postimi nga “Albania football” në platformën “X” bëhet me dije se lideri i Kombëtares shqiptare ka probleme fizike. Broja ka ndjerë dhimbje gjatë një momenti vrapimi dhe menjëherë ka vënë në “alarm” stafin e anglezve.

24-vjeçari i ka kërkuar klubit anglez që ta lejojë të një një trajtim të veçantë në mënyrë që të kalojë këtë problem që ndjen dhe të jetë gati për duelet që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin mars, saktësisht në “Play-Off” ndaj Polonisë.

Një situatë që shqetëson pa masë edhe Sylvinhon, i cili vihet në “alarm” për gjendjen e Brojës.

Por nga ana tjetër sulmuesi pritet të marrë gjithë ngarkesën e duhur për t’u rikuperuar në kohë dhe për të qenë “on-top” për sfidën e 26 marsit. Gjithsesi mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, teksa te Kombëtarja “kryqëzojnë gishtat” për të.

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Nisja e muajit të Ramazanit korrespondoi dhe me rritjen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike të Iranit. Afrimi i forcave ushtarake amerikane drejt bazave të saj në Gjirin Persik, kanë vështirësuar negociatat ndërmjet tyre.

USS Gerald Ford, grupi i aeroplanmbajtëses më i avancuar në arsenalin e SHBA-ve, mund të mbërrijë në rajon që këtë fundjavë. Megjithatë mjaft forca ajrore amerikane kanë mbërritur tashmë në bazat e tyre në Gjirin Persik, specifikisht në bazat amerikane të Bahrenit dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Por nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit mund të bëhet “ndërmjetësja” imponuese që situata mos të përshkallëzojë në Lindjen e Mesme. Një sulm në ditët e ardhshme mund të sjellë një përçarje të aleancës së SHBA-ve me vendet arabe dhe gjithashtu një përbashkim të faktorëve influencues brenda Iranit. Presidenti Trump nuk ka vendosur ende nëse do ta sulmojë Iranin, por kjo fundjavë mund të jetë determinante në vendimin e tij.

Sidoqoftë, muaji i Ramazanit, duke pasur një gravitet të madh në kulturën religjioze në Lindjen e Mesme, mund të dëmtojë influencën amerikane me aleatët e saj arabë, të unifikojë faktorët polarizues brenda Iranit dhe gjithashtu të përkeqësojë raportet e brishta izraelito-arabe dhe një përshkallëzim ushtarak izaraelito-iranian.

U raportua se SHBA do t’i sulmojë të shtunën, zbuloni çfarë mase mori Irani

Imazhet satelitore të publikuara së fundmi tregojnë se Irani ka ndërtuar një mburojë betoni mbi një strukturë të re në kompleksin ushtarak të ndjeshëm në Kompleksin Ushtarak Parchin, rreth 30 kilometra në juglindje të Teheran.

Struktura është mbuluar me dhe, në atë që ekspertët e shohin si përpjekje për ta mbrojtur nga sulmet ajrore.

Financial Times: Në krizën e Kubës, kapitalizmi është mbret
Sipas raportimeve, ushtria amerikane do të jetë gati për një sulm ndaj Iranit nga e shtuna, i kanë thënë zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare Presidentit Donald Trump, sipas raporteve të shumta të mediave amerikane.

Zhvillimi vjen mes tensioneve në rritje midis Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe pas raportimeve se Izraeli goditi Parchin në tetor 2024, gjatë një përshkallëzimi rajonal që çoi në një luftë 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit, ku SHBA-ja u përfshi në mbështetje të Izraelit.

Sipas analizës së Institutit për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare (ISIS), objekti i ri – i identifikuar si “Taleghan 2” – po rrethohet nga një “sarkofag betoni”, i cili mund ta shndërrojë atë në një bunker të fortifikuar dhe të vështirë për t’u depërtuar nga ajri. Themeluesi i institutit, David Albright, deklaroi se punimet e fundit sugjerojnë përpjekje për ta fshehur dhe mbrojtur objektin nga sulmet e mundshme.

Ndërkohë, imazhe të tjera tregojnë se Irani ka varrosur hyrjet e tuneleve në kompleksin bërthamor të Isfahan dhe ka forcuar hyrjet pranë objekteve në Kompleksi Bërthamor Natanz, ku ndodhen dy nga uzinat kryesore të pasurimit të uraniumit.

Irani vazhdon të mohojë se synon të ndërtojë armë bërthamore, duke këmbëngulur se programi i tij ka qëllime civile. As inteligjenca amerikane dhe as organet mbikëqyrëse ndërkombëtare nuk kanë gjetur prova të qarta se Teherani po zhvillon armë atomike.

Në planin diplomatik, përfaqësues të SHBA-së dhe Iranit u takuan së fundmi në Gjenevë, pas një raundi të parë bisedimesh në Oman. Palët arritën një mirëkuptim mbi disa parime udhëzuese, por pa përparim konkret. Uashingtoni kërkon që çdo marrëveshje të përfshijë kufizime mbi programin balistik të Iranit dhe mbështetjen për aleatët rajonalë – kërkesa që Teherani i konsideron të panegociueshme.

Në të njëjtën kohë, tensionet ushtarake po rriten. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) zhvilloi stërvitje në Ngushtica e Hormuzit, ndërsa Teherani njoftoi manovra të përbashkëta detare me Rusinë në Deti i Omanit.

Nis mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, Trump: Luftrat që kanë zgjatur me vite, ne i kemi dhënë fund brenda 2 viteve
Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar dislokimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në rajon. Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe rreth 80 avionët e saj janë pozicionuar rreth 700 kilometra nga bregu iranian.

Retorika është ashpërsuar më tej, me Shtëpinë e Bardhë që paralajmëron se Irani duhet të arrijë një marrëveshje, përndryshe SHBA-të mund të ndërmarrin veprime të mëtejshme ushtarake. Ndërsa diplomacia vazhdon, zhvillimet në terren sugjerojnë se të dyja palët po përgatiten për skenarë të mundshëm përshkallëzimi./ Al Jazeera

Pasi zbuloi “romancën” e re të Sara Hoxhës, vjen reagimi i parë nga Ledion Liço

Moderatori i “Big Brother VIP Albania”, ka publikuar një thënie reflektuese që është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim indirekt ndaj situatës personale.

Në mesazhin e tij, Ledion Liço shkruan:

“Nuk ke nevojë të dalësh nga dhoma jote. Qëndro ulur në tryezën tënde dhe dëgjo… thjesht prit. Ji i qetë, i palëvizshëm dhe i vetmuar.

Bota do të të ofrohet vetë, për t’u zbuluar pa maskë… Do të vijë me ekstazë e do të shtrihet para këmbëve të tua.”- ishte mesazhi i Ledionit i shoqeruar me disa foto të tij.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë lidhur menjëherë me zhvillimet e fundit në jetën personale të Sara Hoxhës, pas raportimeve për një lidhje të re.

Megjithatë, as Sara Hoxha dhe as Ledion Liço nuk kanë bërë deklarata të drejtpërdrejta publike lidhur me situatën, duke lënë gjithçka në kuadrin e interpretimit.

Për shkak të faktit se te dy jane figura publike pritet nje sqarim nga dy palet per situaten aktuale mes tyre./sot

VIDEO

Çfarë ndodhi në BBVIP? Mateo godet me shkop Rogertin, ky i fundit bie në tokë! (Video)

VIDEO

Një incident i papritur ka ndodhur së fundmi në dhomën e gjumit në “Big Brother VIP”, ku një veprim i pakujdesshëm i Mateos ka lënduar fizikisht Rogertin, duke shkaktuar menjëherë reagime të forta jashtë shtëpisë.

Në videon që po qarkullon kudo në rrjet, Mateo shihet teksa godet me një shkop një valixhe që ndodhet në dhomë, por në një moment atij i rrëshqet dora dhe shkopi përfundon duke goditur Rogertin në këmbë.

Reagimi i Rogertit ka qenë i menjëhershëm; ai dëgjohet duke lëshuar një britmë të fortë dhe bie në dysheme, duke u mbajtur te këmba.

Pamjet e ngadalësuara dhe të zmadhuara tregojnë qartë momentin e impaktit të shkopit me trupin e banorit.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale qarkulluan komente ku disa ndjekës mendonin se Rogerti po shtirej për efekt loje.

Kjo ka sjellë një reagim të ashpër nga familjarët e tij, të cilët kanë publikuar pamjet e detajuara për të vërtetuar dhunën, duke theksuar se Mateo është shpallur i preferuari i publikut.

Në deklaratën e tyre thuhet:

“Edhe sa do të tolerohet dhuna në shtëpi? I preferuari i publikut ka goditur në këmbë Rogertin, ku në pamjet në vazhdim ju a vërtetojmë, sepse shumë prej jush menduat që Rogerti është shtirur vetë, sikur është goditur.”

Më tej, ata dënuan ashpër reagimet negative të një pjese të publikut, duke kërkuar fundin e gjuhës së urrejtjes: “Dhuna është e patolerueshme, dhe mjaft me komentet e shëmtuara ‘Mirë ia ka bërë’, ‘E meriton’, ‘E ka hak’.”

VIDEO

Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin në Hagë: Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu drejtua Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke ngritur çështjen e liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës që po gjykohen në Hagë, me theks të veçantë te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama vlerësoi rolin e Trump në mandatin e tij të parë, duke theksuar se udhëheqja e tij e çoi Kosovën drejt një marrëveshjeje paqeje.

Ai deklaroi se presidenti i atëhershëm i Kosovës u ndalua në mënyrë brutale të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen në prani të Presidentit Trump, për shkak të veprimeve të një prokurori që, sipas tij, më pas u bë i njohur edhe për përndjekjen e vetë Trump.

Kryeministri shqiptar u shpreh se Thaçi ka kaluar gjashtë vjet në paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë, të cilën e cilësoi si të sponsorizuar nga një sërë vendesh demokratike, të cilëve duhet t’ju vijë turp.

Rama: Më lejoni të tërheq vëmendjen për një vend pranë vendin tim, ku udhëheqja e Trump në mandatin e parë e solli Kosovën në një marrëveshje paqe. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në prani të presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte që ajo u bë nga ai prokuror që përndoqi dhe vetë Donald Trump dhe u bë i famshëm.

Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Faleminderit që sollën Shqipërinë në një nisëm fisnike.