16 vjeçe dhe ekseIente, familja e hoqi nga shkolla për ta martuar me bariun e fshatit (Video)

Martesat me mblesëri apo me detyrim për vajzat minorene kanë qenë thuajse normale në shekullin e kaluar. Tanimë, në kohën e teknologjisë dhe emancipimit shoqëror, tema të tilla duken surreale.

Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është zhdukur!

Anxhi, 21 vjeçe, ka ardhur në “Ka një Mesazh për Ty” të emisionit E diela Shqiptare në Tv Klan për të rrëfyer historinë e saj, që çuditërisht siç tregon ajo, është krejt e zakontë për vajzat e fshatit nga ajo vjen, në qytetin e Beratit.

Fillimisht flet për fëmijërinë, periudhë në të cilën dominonin zënkat me të atin, i cili emigronte shpesh. Më tej, thotë se shkollën 9-vjeçare e mbaroi si ekselente. Normalisht, gjimnazi apo çdo lloj hapi i mëtejshëm nuk mund të vihej në diskutim për një nxënëse të tillë. Edhe pse u duk se gjithçka po merrte rrjedhën e duhur, familja vendos ta shkëpusë nga shkolla e mesme kur ajo ishte vetëm 16 vjeç, me motivin për ta martuar.

Anxhi: Jam fëmija i parë i tre fëmijëve në familje. Kur isha e vogël…

Ardit Gjebrea: Kishe shumë ëndrra! Si çdo vajzë.

Anxhi: Po, shumë! Televizioni dhe bota e artit kanë qenë gjëja më primare që kam patur.

Ardit Gjebrea: Vërtet, çfarë ëndërroje?

Anxhi: Ose aktore, ose gazetare! Jam rritur si një fëmijë që mbase nuk ka marrë dashuri apo përkujdesje si gjithë fëmijët e tjerë.

Ardit Gjebrea: Pse e thua këtë?

Anxhi: Po e lidh më shumë me babin. Ka qenë një njeri që emigronte shpesh dhe në të shumtën e kohës ishte jashtë vendit, larg familjes. Ato pak kohë që ishte në shtëpi, nuk e kishte durimin të më dëgjonte, të kujdesej për muaj. Gjithmonë kam qenë ai fëmija që shko lexo, mos fol, s’kam nerva. Kishim shumë zënka me babin, unë fëmijë, por shumë rebele në atë kohë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe filluan zënkat me babin?

Anxhi: Diku te 10 vjeçe ishin këto zënkat e para. Por edhe gjatë kohës tjetër, nuk është se e kam pasur atë afrimitetin, më shumë kam qenë e lidhur me gjyshin. Vendos të shkoj në një shkollë në Berat, në qytet, ku do të qëndroja edhe në konvikt. Viti i parë shkoi shumë mirë. U ambientova më shkollën, me shoqërinë, me të gjitha. Një ditë, vendosin të më heqin nga shkolla. Me motivin për një martesë, që do të më priste në mes të gjitha ëndrrat.

Ardit Gjebrea: Donin të të martonin, por me kë?

Anxhi: Me një njeri që nuk ia dinte vlerën shkollës. Ishte mësuar gjithë kohës në fshat, po nga i njëjti vend ku isha unë. Merrej me bagëti.

Ardit Gjebrea: Një bari?

Anxhi: Po! Duhet të mbyllja jetën time si një grua në kohët e hershme, që i përkushtohej familjes, burrit, të rrinte e mbyllur në shtëpi, të gatuante. Si gjyshet tona më përpara. Unë nuk ja pranoja vetes këtë!/tvklan.al

Në kuImin e protestave! Zbulohet dokumenti: Rama bën gati transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, si pjesë e procedurave për zhvillimin e projektit strategjik “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”.

Në një intervistë të fundit për podkasterin e sipërmarrësit David Senra, Ivanka Trump përshkroi projektin që po zhvillon së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, si një investim me përmasa të mëdha në Mesdhe.

“Po punoj për një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante. Bëhet fjalë për një ishull privat prej 14 mijë hektarësh në zemër të Mesdheut,” tha Trump.

Megjithatë, ndryshe nga përshkrimi i saj, Sazani është pronë shtetërore dhe administrohet nga Ministria e Mbrojtjes.

Dokumenti i siguruar nga BIRN tregon se qeveria po ndërmerr hapat për ta transferuar ishullin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, duke e kaluar atë nën administrimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Projektvendimi, i propozuar nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, parashikon transferimin e pasurive shtetërore në zonën kadastrale 3269 të Bashkisë Vlorë për “zhvillimin dhe realizimin e projektit për investim strategjik ‘Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit’”.

Sipërfaqja që parashikohet të vihet në dispozicion të projektit përfshin rreth 5.2 milionë metra katrorë truall dhe ndërtesa ekzistuese në ishull, ose më shumë se 90 për qind të sipërfaqes së Sazanit.

I pyetur nga BIRN për projektvendimin dhe procedurat e transferimit të ishullit, qeveria shqiptare tha se dokumenti ishte “hedhur për mendim dhe nuk është realizuar”.

“Është për të konsoliduar të gjithë atë territor si zonë zhvillimi, pasi ka qenë zonë ushtarake, dhe për ta kaluar në administrim të Ministrisë së Ekonomisë,” tha zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama.

“Në këtë projektvendim nuk ka privatizim dhe ky dokument shërben për të realizuar fazën e negociatave për interesat e shtetit si partner në investim,” shtoi ajo.

Projektvendimi i KM për Sazanin
Në fund të vitit 2024, qeveria shqiptare i dha statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, e lidhur me Kushner. Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, investimi i planifikuar arrin në 1.4 miliardë euro dhe parashikon zhvillimin e një kompleksi turistik në një pjesë të ishullit.

Afatet për realizimin e projektit u shtynë në fund të vitit 2024, ndërsa investitorit iu njohën lehtësi të reja. Ndër to përfshihen ndryshime ligjore që lejojnë procedura të posaçme për investitorët strategjikë, si dhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes për pastrimin e zonës nga municionet e paplasura që gjenden në tokë dhe në detin përreth ishullit.

Më herët, presidenti Bajram Begaj dekretoi nxjerrjen e një zone stërvitore nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, një hap që konsiderohet i nevojshëm për zhvillimin e projektit.

Sipas projektvendimit, transferimi përfshin pasurinë nr. 206/7 me sipërfaqe 5,255,215 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 31,005 metra katrorë; pasurinë nr. 208 me sipërfaqe 254,178 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 5,344 metra katrorë; si dhe pasurinë nr. 207 me sipërfaqe 9,386 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 412 metra katrorë.

Ishulli i Sazanit është pjesë e Parku Kombëtar Sazan-Karaburun, i vetmi park kombëtar detar dhe tokësor në Shqipëri. Zona konsiderohet habitat i dhjetëra specieve me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë specie të rrezikuara të faunës detare.

Projektvendimi për kalimin e ishullit të Sazanit te kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” vjen në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash kundër zhvillimit të një tjetër projekti turistik të lidhur me familjen Trump në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës.

Mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar gjatë javës së fundit në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kundër projektit për ndërtimin e një resorti në këtë zonë nga investitorë nga Katari, të lidhur me Jared Kushner dhe grupin Kastrati.

Tubimet e përditshme në Tiranë, të cilave u janë bashkuar kryesisht të rinj me pankarta satirike, janë pagëzuar nga mediat si “Revolucioni i Flamingove”, për shkak se flamingoja e lagunës së Nartës është kthyer në simbol të protestave.

Protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit për ndërtimin e resortit në Zvërnec, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë se po favorizon në mënyrë të paligjshme investitorët.

Kryeministri Edi Rama është treguar sfidues ndaj protestuesve, duke u zotuar se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti. Ai ka akuzuar gjithashtu forca të jashtme si nxitëse të protestave, duke i cilësuar ato si pjesë e një “lufte hibride”./birn

“Viktima nuk ka qëlluar me armë, u gjet 8 metra larg stallës”/ Çobani i punësuar kallëzoi Violand Braçellarin, dalin detaje të reja nga operacioni poIicor ku mbeti i vrarë Enea Mekolli

Detaje të tjera dalin në dritë nga nga operacioni i policisë për kapjen e Violand Braçellarit dhe nga vrasja e oficerit të policisë Enea Mekolli.

Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, thuhet se Violand Braçellari u kallëzua nga çobani që familja kishte punësuar dhe ndaj policia hartoi plan operacional për arrestimin e të kërkuarit, dënuar në mungesë me 10 vjet burg.

“Ky plan operacional bazohej edhe në bazë të kallëzimit të bërë nga ana e shtetasit A. K., 32 vjeç, i cili kishte disa ditë që punonte si çoban në bagëtitë e shtetasit Violand Braçellari në malin e Bodesë dhe që sipas kallëzimit të bërë prej tij, ai ishte dhunuar dhe kanosur me qytë të një arme automatike nga ana e Violandit. Sipas tij Violandi qëndronte tek stallat e bagëtive dhe se dispononte armë automatik dhe një armë gjuetie.

Për këtë arsye në datën 04.06.2026, në mëngjes rreth orës 07.00 forcat e DVP Korçë të organizuara sipas planit të operacionit të hartuar janë afruar në Malin e Bodesë afër vendit ku ka stallat ky shtetas. Është bërë rrethimi i ndërtesave, pasi aty kishte disa ndërtesa. Pa u bërë mirë rrethimi nga ana e shtetasit Violand kanë filluar të shtënat në drejtim të punonjësve të policisë dhe për pasojë është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Enea Mekolli dhe është plagosur punonjësi i policisë Edison Adri.

Shtetasi Violand Braçellari ka tentuar të largohet me vrap në drejtimin e poshtëm të stallave, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ishte plagosur dhe është kapur disa metra poshtë stallave. Në afërsi të vendit ku është kapur ky shtetas gjendej një armë automatike model 56, kalibri 7.62mm, e cila ishte e boshatisur dhe nuk kishte fishekë. Arma u konstatuar me qytën e vendosur, bajonetën në poziciconin e mbyllur, thuprën dhe një fragment material najloni, i cili imiton rripin e armës. Në një segment të tij, në një gjatësi 10 cm, litari paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë të ngjashme me atë të gjakut. Arma ka të vendosur një krëhër me kapacitet 30 fishekë, ku në pjesën e brendshme të tij paraqet një njollë me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut. Leva e ndërrimit të llojit të zjarrit është në pozicionin e qitjes tek tek. Pasi është hequr krëhëri është konstatuar se në brendësi të tij nuk ka fishekë. Në krahun e majtë, në trupin metalik gjendet i stampuar numri 5617076736. Gjithashtu, në këtë vend janë gjetur dy njolla të kuqërremtë si ato të gjakut, nga të cilat janë marrë mostër për ekspertim biologjik. Po kështu nga kontrolli i vendit aty afër është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy gëzhojave model 56, kalibri 7.62mm, të cilat paraqisnin shenjën e gjilpërës së armës që e ka qitur atë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më tej, në afërsi të dy stallave me mur tulle të bagëtive është gjendur një bluzë me mëngë të shkurtra, me ngjyrë të bardhë, me dëmtime të shumta në trajtë grisje dhe njolla të kuqërremta si ato të gjakut. Gjithashtu, në vend në distancat e përcaktuara në këqyrje është konstatuar edhe një gëzhojë arme zjarri me karakteristikat e atyre të përshkuara më lartë. Në afërsi të stallës së dytë janë konstatuar edhe 3 gëzhoja arme zjarri, të ngjashme dhe karakteristika si ato më lartë me markeriim këto gëzhoja 539-k. Po aty në afërsi janë konstatuar edhe 3 gëzhoja të tjera arme zjarri, me karakteristika të ngjashme si ato më lartë.

Nga këqyrja në vendin e ngjarjes është konstatuar se kufoma e punonjësit të Policisë Enea Mekolli gjendet rreth 8 metra nga muri i stallës së fundit të bagëtive në tokë dhe nga këqyrja në vend është konstatuar se kishte dëmtime në pjesën e kokës, qafës, në vesh, në pjesën e gjoksit dhe në këmbë. Të gjitha këto dëmtime janë të ngjashme si ato të shkaktuara nga predhë arme zjarri. Ai paraqitej i veshur me uniformë policie dhe jelek antiplumb, i cili paraqiste një dëmtim në pjesën e gjoksit, si dhe në pjesën e shirit varës tek supat. Po kështu në trupin e viktimës është gjetur i mbështetur dhe arma automatike që kishte për operacionin, me krëhër me kapacitet 30 fishekë ku brenda tij gjendeshin 29 fishekë dhe një fishek gjendej në folenë e fishekut në automatik, gjë që tregon se ky shtetas nuk ka qëlluar me armë fare. Në vijim, kufoma është transportuar për në morgun e Spitalit Korçë, për këqyrje dhe ekzaminime më të hollësishme. Pas lëvizjes së kufomës, është konstatuar në pjesën që korrespondon me kokën një pellg me ngjyrë të kuqërremtë si ajo e gjakut me diametër 40 cm.

Në vazhdim të këqyrjes është konststuar se dritarja anësore e stallës së parë gjendej e hapur dhe rrjeta e telit të saj e shqyer dhe e varur në pjesën e jashtme, gjë që tregon se prej aty ka dalë personi. Që nga kjo anë e stallës, në cepin e përparmë të kësaj ane të stallës, në anën anësore të pasme dhe në anën anësore të stallës së dytë që ndodhet pothuajse ngjitur me të dhe në vazhdim të rrugës deri ku është kapur autori janë gjendur disa gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat sipas këqyrjes kanë pothuajse të gjitha të njëjtat numra markerimi dhe që dyshohet se janë qitur të gjitha nga e njëjta armë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në pjesën përpara stallës së parë nga poshtë në sheshin e mbuluar me mbetje të ndryshme si pleh, kashtë dhe mbeturina të tjera, janë gjendur gjithashtu shumë gëzhoja model 56, kalibri 7.62mm, të cilat janë të përqendruara më tepër në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë dhe që korespondon me vendin ku kanë qënë të pozicionuar punonjësit e policisë.

Përpara kësaj stalle dhe pikërisht pothuajse përballë me një derë hyrëse që ka ajo, nga ana e poshtëme gjendet një armë automatike me tytë të gjatë model 56, kalibri 7.62mm, me krëhër me kapacitet mbajtës 30 fishekë dhe që në brendësi të tij janë gjendur 23 fishekë dhe një fishekë tjetër është gjendur në folenë e fishekut në armë, gjë që tregon se nga kjo armë është kryer qitje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe që mendohet se i përket punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri. Pikërisht në këtë vend është gjetur edhe një këmishë predhe armë zjarri me formë të çrregullt, me ngjyrë metal bakri, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Pak metra më tutje në anën e majtë të stallës kur e sheh përballë nga jashtë në tokë është gjetur një jelek antiplumb tjetër, i cili paraqitej pa dëmtime, por i ndotur masivisht me lëndë të kuqërremtë e ngjashme me gjakun, si dhe një radio dore policie edhe kjo e ndotur me gjak, të cilat i përkasin punonjësit të policisë të plagosur Edison Adri, edhe këto sende janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vazhdim të këqyrjes në këtë anë janë gjendur dhe sekuestruar gëzhojat e fishekëve model 56, kalibri 7.62mm të gjendura në sipërfaqen e tokës, të cilat janë sekuestruar të gjitha në cilësinë e provës materaile. Në pjesën e pasme ana e majtë e stallës së parë dhe para murit të anës së majtë të stallës së dytë janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, ngjyrë metalike bronzi, kalibri 9 mm, me mbishkrim në pjesën fundore GECP 9mm LUGGER, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale në lidhje me ngjarjen. Në momentin e këqyrjes në anën e majtë kur e sheh përballë nga poshtë në tokë gjenden të vendosur gjithsej 5 armë zjarri me tytë të gjatë, si dhe 5 jelek antiplumb të ndotur me gjak dhe e baltë, të cilat janë armët e punonjësve të policisë që kanë marrë pjesë në këtë operacion dhe të gjitha këto armë dhe jelekët janë sekuestraur për t’ju nënshtruar ekspertimit balistik në lidhje me ngjarjen”, përmendet në dosje./Top Channel

“Ose je budaIIaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën (Video)

Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

Ai e quajti prezantuesen “ose budallaqe ose të korruptuar” pasi ajo i kërkoi prova për pretendimet e tij se zgjedhjet paraprake në Kaliforni ishin manipuluar.

Trump kundërshtoi procesin e numërimit të votave që zgjat disa ditë, duke thënë se kjo bëhet për të “vjedhur zgjedhjet”.

Welker i kujtoi se ky është një procedurë standarde në Kaliforni, por ish-presidenti vazhdoi të akuzonte mediat për korrupsion, duke përfshirë edhe ABC, CBS dhe CNN.

Në fund, Trump u duk i irrituar, nxori mikrofonin dhe tha se donte ta mbyllte intervistën: “Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur. Faleminderit, zemër. Argëtohuni.”

E bujshme! E thonë mediat greke! Jared Kushner po heq dorë nga Sazani, nuk mundet dot sepse

Shkak për tërheqjen e Kushnerit nga Shqipëria janë bërë protestat, shqetësimet mjedisore dhe hetime e nisura nga SPAK…

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner po përgatitet të tërhiqet nga projekti i Sazanit në Shqipëri, kështu ka deklaruar media greke “Greek City Times”. Sipas burimeve të medias greke, shkak për tërheqjen e Kushnerit nga Shqipëria janë bërë protestat, shqetësimet mjedisore dhe hetime e nisura nga SPAK.

Më tej në artikullin e medias greke thuhet se Kushneri po shikon mundësin e zhvendosjes së investìmit drejt Greqisë, ku i janë ofruar lehtësira në investimin që ai kërkon të kryej. Media greke thekson se detaje më të plota priten të publikohen ditën e nesërme.

Artikulli i plotë i medias greke:

Në një zhvillim të rëndësishëm për pasuritë e patundshme luksoze në Ballkan, burime pranë Gazeta Journal raportojnë se firma e investimeve e Jared Kushner po përgatitet të tërhiqet nga projekti i saj ambicioz në ishullin e Sazanit në Shqipëri.

Plani kontrovers, i cili përfshinte transformimin e ish-ishullit ushtarak në një vendpushim luksoz të nivelit të lartë, është përballur me kundërshtime të forta lokale, shqetësime mjedisore dhe hetime të vazhdueshme në Shqipëri. Affinity Partners i Kushnerit ishte lidhur me një marrëveshje shumëmiliardë dollarëshe që përfshinte Sazanin dhe pjesë të zonave të mbrojtura bregdetare.

Sipas burimeve tona, kompania tani po shqyrton alternativa në rajon. Greqia thuhet se ka ofruar kushte të veçanta investimi për të tërhequr zhvillime të tilla të profilit të lartë në destinacione ikonike si Mykonos, i njohur për turizmin e tij të nivelit të lartë dhe tërheqjen strategjike në Egje.

Detajet ekskluzive mbi tërheqjen e mundshme, stimujt grekë dhe hapat e mëtejshëm pritet të dalin nesër nga burimet tona të besueshme.

Ky veprim vjen në mes të një shqyrtimi më të gjerë të sipërmarrjeve ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme të Kushner, duke përfshirë protestat në Shqipëri për ndikimet mjedisore dhe pyetjet në lidhje me lidhjet e investimeve të huaja.

https://x.com/CekuFitim/status/2063420724967002384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2063420724967002384%7Ctwgr%5Ec6691ae7424653cb46ef0829002fd8446f74be84%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2Fbota%2Fgazeta-greke-jared-kushner-braktis-projektin-e-sazanit-ne-shqiperi-i339319

Arta nga Shijaku shokon me rrëfimin: Më Ia ρër një 23-υj. eçare, por υjen dhe b. ën …ks me mυa

Një grua është drejtuar për një ndihmë dhe mendim më të qartë psikologes së njohur.

Ajo thotë se burri i saj e ka lënë për një vajzë 23 vjecare, edhe pse kanë pasur një martesë të gjatë dhe dy vajza nga ajo.

“Këtë vajzën e njohu në punë, dhe ajo e dinte që në fillim që ishte i martuar dhe me fëmijë.

Tani ata janë të lidhur por nuk jetojnë bashkë. Këto gjashtë muaj për mua dhe vajzat e mija kanë

qenë shumë të vështira. Vajzat e mija tani e urrejnë dhe nuk duan ta shohin, edhe pse unë nuk u kam folur keq për të.

Rama tha s`ka projekt për Zvërnecin, por del dokumenti: Ka firmosur Iejen që në janar 2025

Në 28 Janar 2025, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar disa vendime, ndër të cilët “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë”.

Leja e ndërtimit është lëshuar në favor të kompanisë “Zvërneci South Adriatic Development”. Kompania është krijuar në Gusht të vitit 2024 dhe qëllimi i saj duket se ka qenë pikërisht projekti turistik në Zvërnec.

Shoqëria “Zvërneci South Adriatic Development” zotërohet nga një kompani off-shore me seli në Amsterdam, “Universal Properties Projects BV”.

Eshte pikerisht kompania e cila doli ne skene ne Shqiperi pas rrethimit te zones me tela me gjemba dhe tentatives per te nisur punimet aty, cka nxiti kundershtimin e banoreve dhe protestat.

Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si poIic/ “Dorëzo armën”, më pas nisi breshëria e plumbave

Në dosje tregohet më tej detaje se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, i kërkuar që t’i tregonte vendin se ku ndodhej vendi ku qëndronte shtetasi Violand Braçellari, pasi do të ushtrohej kontroll nga policia thuhet në dosje.

“Në datë 04.06.2026, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, e ka telefonuar në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” dhe pasi e ka takuar, i ka dhënë një maskë dhe një bluze si ato të policisë me mbishkrim “POLICIA”, të cilat i ka veshur. Më pas është nisur sëbashku me punonjësit e policisë në vendin e lartpërmendur, ku ai ka udhëtuar me një automjet, tip foristradë me ngjyrë si gri. I pyetur në lidhje me faktin se sa automjete policie ka konstatuar që kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, shtetasi A. K. është përgjigjur se ishin pesë automjete, dhe konkretisht 1 (një) “foristradë” e bardhë, 1 (një) “foristradë” gri, 1 (një) fugon police, 1 (një) Range-Rover i bardhë, dhe 1 (një) “foristradë” gri.

I pyetur se rreth çfarë ore kanë mbërritur në vendin ku ndodhej shtetasi Violand Braçellari, shtetasi A. K. është përgjigjur se rreth orës 06:30-07:00. Fillimisht automjetet e lartpërmendura kanë ndaluar në një distancë prej 100-200 metrash nga vendi ku ndodhej Violand Braçellari dhe pasi të gjithë punonjësit e policisë kanë zbritur i kujtohet se kanë veshur pajisjet antiplumb dhe janë armatosur me armë “automatik”. Më pas, punonjësit e policisë janë rreshtuar dhe përballë tyre kanë qëndruar 4 (katër) punonjës të tjerë, të cilët mendon se ishin drejtuesit e tyre dhe kanë dhënë urdhrat se si do të zhvillohej kontrolli. Në një moment, një prej tyre me trup mesatar, qeros, i është drejtuar punonjësve të policisë me fjalët “Asnjë fjalë” dhe ka urdhëruar shpërndarjen e tyre të organizuar në grupe prej 4 (katër) vetësh. Pasi punonjësit e policisë kanë hyrë për kontroll, ka dëgjuar të shtëna armësh dhe fjalët “Dorëzo armën” dhe ka konstatuar se një punonjës ishte i dëmtuar në pjesën e nofullës. Më pas, sëbashku me punonjësit ka ardhur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë”.

Përse nuk e njoftuat RENEA-n ? Ja si përgjigjet drejtori i policisë së Korçës.

Gjatë hetimeve të mbikëqyrjes policore siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, drejtori i policisë Korçë, Vilson Bala, ka shpjeguar se janë nisur herët në mëngjes dhe se nuk kishin vlerësuar qe i kërkuari ishte me rrezikshmëri të lartë.

Ata kanë diskutuar me detaje veprimet që do kryenin, janë thirrur specialistët e hetimit të krimeve të rënda, për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm si plan operacioni, urdhër shërbimi, si dhe kanë njoftuar personelin në varësi, i cili do të merrte pjesë në këtë operacion.

Në dëshminë e drejtuesit Vilson Bala sqarohet se grupi i policisë është takuat në orën 04:30 në ambientet e DVP Korçë. Janë takuar në mëngjes dhe sipas planifikimit të bërë, në raport me terrenin ku mendohej se strehohej personi në kërkim, janë ndarë në dy grupe.

“Një grup me përbërje të të cilit ishin dy zv.drejtorat, shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, një grup i Shqiponjave së bashku me shefin e seksionit të Shqiponjave dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Maliq, si dhe disa punonjës policie të seksionit të mbështetjes operacionale të DVP Korçë, do të shkonin në vendin ku ishte e dhëna për personin në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Maliq-Lozhan- Bode. Grupi tjetër, në përbërje të të cilit ishte ai vetë, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefit të Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko, një grup i shqiponjave dhe punonjës policie të Komisariatit Korçë, do shkonin në vendin ku dyshohej se ishte personi në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Korçë- Voskopojë-Bode.

Rreth orës 04:30, ai sëbashku me shërbimet e policisë, janë nisur nga DVP Korçë, në drejtimet e respektive, pasi kanë kaluar fshatin Voskopojë, rreth një kilometër, në një rrugë krejtësisht malore dhe terren të vështirë, dy nga automjetet e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen. Një mjet që ata kishin në dispozicion në këtë moment, ka marrë gjysmat e punonjësve dhe i ka dërguar deri rreth 2-3 km larg vendit ku do bëhej kontrolli dhe po ky mjet është kthyer dhe i ka marrë pjesën tjetër, ku ishte ai, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefit të Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko dhe disa punonjës police. Pa shkuar tek vendi ku ishte pjesa tjetër e grupit edhe ky mjet u prish dhe e kanë lënë aty dhe kanë vazhduar ecjen në këmbë në drejtim të pjesës tjetër të grupit. Janë takuar me pjesën tjetër të grupit dhe ai dhe dy shefat e tjerë kanë dhënë instruktazhin për detyrën që do të kryenin.

Detyrat ishin të qarta, duke i ndarë në dy mini grupe për t’i vendosur në dy rrugë të ndryshme ku dyshohej se personi në kërkim mund të largohej për në pyll. Konkretishtë një rrugë ishte zbritja nga stallat drejt përroit që të çon për në fshatin Lekas dhe rruga e dytë ishtë ana e kundërt e faqjes së kodrës që të çon në drejtim të Maliqit. Në një moment kur po bënte instruktazhin, i shkon një thirrje telefonike nga zv.drejtori, me të cilin kishte komunikuar detyrat konkrete që do të kryenin në raport me situatën. Sqaron se kishte zona ku kishte vale telefonike dhe zona ku nuk kishte vale telefonike. Kur ata ishin tek përroi, në një distancë rreth 400-500 metër, kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit.

Kur kanë arritur në vend ngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur. I pyetur në lidhje me faktin se ai në detyrën e Drejtorit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, gjatë hartimit të planit operacional, a kishte dijeni për rrezikshmërinë shoqërore të personit në kërkim dhe nisur nga kjo, a ishte e nevojshme që të të kishin kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, shtetasi Vilson Bala ka deklaruar se ai në këtë detyrë ka prej datës 13.01.2026. Në raport me problametikën për të cilën pyetet, shtetasi Violand Braçellari, ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe jo për vepra penale kundër personit. Kishin dijeni për faktin se mund të ishte i armatosur dhe strukturat e DVP Korçë kanë marrë masat maksimale për të realizuar operacionin policor.

Në analizë të veprimeve të mëparshme të këtij shtetasi, nuk ka asnjë të dhënë që ky person të ketë përdorur armë zjarri ndaj punonjësve të policisë edhe gjatë kontrolleve të mëparshme të kryera nga ana e policisë. Gjithashtu, nuk ka një procedurë standarte fikse, të cilat të normojnë në mënyrë të prerë rastet kur njoftohet reparti RENEA. Gjithsesi, në konkluzion të analizës të bërë, nuk rezulton që rrezikshmëria e tij shoqëore të ishte e atillë që të kërkonte domosdoshmërisht njoftimin e repartit RENEA. Të gjithë punonjësit e policisë, pjesëmarrës në operacion, janë punonjës policie të arsimuar dhe trajnuar për zhvillimin dhe kapjen e personave në kërkim. Gjithashtu, ka shtuar se, ai si drejtues policie, ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, ku ka punuar, ka kryer shërbime për kapjen e personave në kërkim, me punonjës policie të strukturave vendore të policisë, pa ndihmën e repartit RENEA”, thuhet në dosje./Top Channel

Ben Blushi revoltohet me protestuesit: Jeni lnjorantë me plan, keni urrejtje, ja e keqja e madhe që po i sillni Shqiperisë

Ish deputeti Ben Blushi ka reaguar në rrjetet sociale për gjuhën e urrejtjes që përdoret kundër atyre që nuk e mendojnë si protestuesit e flamingove.

Në postimin e tij Blushi shkruan:

“Nuk kam pare kurre kaq helm ne faqen time por dhe ne shume te tjera sa sot. Nese ju jeni protestues pra nese keni kaq shume urrejtje na presin dite te keqija nga ky brez.

Une i takoj brezit qe shembi komunizmin ne vitin 90. Isha student kur dola te qyteti studenti por megjjthese ne jetonim shume me keq se ju, ishim shume me te varfer dhe ishim mbyllur ne nje kafaz per 50 vjet nuk kishim urrejtje dhe prandaj ai revolution e ndryshoi Shqiperine, kurse ju megjithese keni buke me shume se ckishim ne, keni makina dhe celulare qe ne nuk i kishim, keni pune dhe mundesi per te zgjedhur qe ne nuk i kishim, keni nje urrejtje qe sipas meje buron vetem nga injoranca.

Kjo eshte gjeja qe une kam me shume frike. Asgje nuk me ka trembur me shume ne jete sesa injoranca. I besoj nje shprehje qe thote se nje injorant me plan, mund 100 te mencur pa plan. Shpresoj shume qe ky mos jete rasti dhe kjo proteste e bukur mos kthehet ne arme te injoranteve me plan. Ka qindra arsye per te protestuar sot ne Shqiperi dhe nevoja per te shfryre eshte shume e madhe por nese ky duf drejtohet nga hakmarrja dhe injoranca qe jane dy prinderit e deshtimit, do jete shume keq”, shkruan Blushi.

Djali im sdonte ti vriste, por nuk e besoni çfarë i bëri poIicia!

Për herë të parë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli, ka folur nëna e autorit të dyshuar, Violand Braçellari. Në një prononcim për mediat, Berdane Braçellari ka treguar versionin e saj mbi atë që ndodhi mëngjesin e 4 qershorit në stanin e familjes në zonën e Lozhanit.

Ajo ka deklaruar se ndodhej në stallë duke kryer punët e përditshme, ndërsa djali i saj ishte në një pjesë tjetër të objektit. Sipas saj, në momentin kur forcat e policisë mbërritën në zonë, nuk pati paralajmërim apo thirrje për dorëzim. Braçellari pretendon se përplasja mes djalit të saj dhe efektivit ndodhi menjëherë pas kontaktit të parë mes tyre, duke shtuar se situata u përshkallëzua brenda pak çastesh.

“Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë, “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur dritarja e vicave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici”, ka thënë ajo, duke treguar më tej se djali i saj prej vitesh jetonte i izoluar në zonat malore, larg fshatit dhe qytetit, ndërsa në banesën familjare paraqitej vetëm herë pas here. Sipas saj, ai kishte tetë vite që qëndronte në arrati për shkak të një dënimi që e konsideronte të padrejtë.

Nëna e 45-vjeçarit ka mohuar çdo përfshirje të të birit në kultivimin apo trafikimin e lëndëve narkotike, duke theksuar se familja e tyre merrej me blegtori dhe se të ardhurat i siguronin nga puna dhe aktiviteti i fermës.

Duke folur për humbjen e efektivit Enea Mekolli, Berdane Braçellari është shprehur se e përjeton me dhimbje ngjarjen dhe se ndjen keqardhje për familjen e policit të ndjerë. Ajo ka theksuar se viktima ishte në krye të detyrës dhe se tragjedia nuk do të kishte ndodhur nëse situata do të ishte menaxhuar ndryshe.

Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?

“Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”

Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?

“Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë ”

A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

”Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndertim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan ”

A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

” Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar. ”

Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë

“Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë. ”

A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

” Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata. ”

Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

” Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”

Do e takosh Violandin?

“Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të”

Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

“Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

“Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

” Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete. ”

Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

“Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit

Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.”

Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

” Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? “