Jozi në teIashe të rënda, ja çfarë kërkon Prokuroria për dhυnën ndaj Eduard Kuçit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku, i arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.

Prokurori i çështjes ka dorëzuar këtë të hënë në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës kërkesën për caktimin e masës “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin.

Të dyshuarit janë ndaluar nga Policia e Tiranës në kuadër të hetimeve për ngjarjen e dhunshme ndaj Kuçit. Marku dyshohet për disa vepra penale, ndërsa Nikolli, sipas hetimeve të policisë, dyshohet se ka qenë personi që drejtonte automjetin tip “Land Rover” të përdorur gjatë ngjarjes.

Ndaj Jozefin Markut rëndojnë akuzat për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Plagosjen e lehtë me dashje”, “Kanosjen”, “Mbajtjen pa të drejtë të uniformës” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.

Ndërsa ndaj Kristjan Nikollit, përveç veprave penale që lidhen me dhunimin e Kuçit, rëndon edhe akuza për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, policia sekuestroi një sasi municioni, ndërsa u sekuestrua edhe automjeti “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur në ngjarjen e dhunimit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Marku dhe Nikolli dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar Eduard Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer një prej tyre.

Në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe A. H., 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje.

Tashmë pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë. Sipas procedurës, seanca pritet të zhvillohet brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë dhe do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, Eduard Kuçi është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Berisha braktiset nga demokratët në SHBA, karriget bosh në takìmin në New Jersey (FOTO)

Demokratët duket se e kanë braktisur Sali Berishën. Edhe në takimin që kryetari i PD-së zhvilloi sot në New Jersey të SHBA-ve, u vu re një pjesëmarrje e vogël e të pranishmëve, pavarësisht se Berisha rikthehej në Shtetet e Bashkuara pas rreth 5 viteve.

Pavarësisht se nga PD u trumbetua si një ngjarje e madhe, nga pamjet që po qarkullojnë nga takimi i Berishës në SHBA, shihet se shumë prej karrigeve të vendosura për pjesëmarrësit në takim, janë bosh.

Ndërkohë një gjë e tillë nuk dukej nga pamjet e kamerave të PD-së, pasi filmonin vetëm pjesën e të pranishmëve që qëndrojnë përpara.

“Pinte maII me bidon”/ Mandi Nishtulla sqaron PAMJET viraIe: Unë një herë në vit ose…

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video ku shfaqet këngëtari i muzikës tallava, Mandi Nishtulla. Pamjet në fjalë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut pasi ai shfaqet në një gjendje të rënduar.

Pamjet dyshohet se janë publikuar nga një person i afërt me këngëtarin dhe brenda pak kohësh video është bërë shumë virale në rrjet. Ndjekësit kanë ngritur pretendimet për konsum të lëndëve narkotike.

Ende nuk dihet se kur është filmuar kjo video, nëse është e ditëve të fundit apo e një periudhe më të hershme. Vetë këngëtari ka reaguar në lidhje me këtë, por nuk ka sqaruar se kur ka ndodhur.

Sipas Nishtullës, pamjet nuk tregojnë gjendjen e tij aktuale dhe pretendon se në momentin kur është filmuar ka qenë thjeshtë i përgjumur.

Teksa nuk përmend asnjë emër, Mando shton se personi që ka publikuar pamjet ishte vetë duke konsumuar alkool.

“Personi në fjalë ka nxjerrë disa foto ku jam shtrirë unë. Kam qenë përgjumësh aty. Personi në fjalë ishte duke pirë vetë. Ju po e shikoni gjendjen time, që unë jam shumë mirë. Sepse unë një herë në vit, ose një herë në muaj mund t’i bëj ato gjëra dhe i bëj, ndoshta se kam qejf. Unë jam mirë me njerëzit dhe i falenderoj njerëzit që më duan. Një falenderim i madh shkon për vëllezërit e mi që më duan kaq shumë dhe që i dua dhe unë. Por, qentë le të lehin, karvani le të ecë përpara”, është shprehur këngëtari.

Por, kjo nuk është hera e parë që emri i këngëtarit lidhet publikisht me çështjen e lëndëve narkotike. Vetë Mandi Nishtulla ka folur më herët për problemet e tij me përdorimin e tyre. Në një rrëfim të vitit 2022, ai tregoi se kishte krijuar varësi dhe se kjo periudhë kishte ndikuar edhe në karrierën e tij muzikore, duke e larguar për një kohë nga muzika. Ndërkohë, një vit më pas, në 2023, u raportua se Mandi Nishtulla ishte marrë i pandehur nga Prokuroria e Durrësit, pas një rasti ku ishte arrestuar me lëndë narkotike.

“6 milionë $ nuk mund të ta blejnë vizën amerikane”, pankartat kundër Berishës në SHBA: Gërdeci në fyt do të ngeci

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi dje një takim me shqiptarë në New Jersey. Nga atje, Berisha sulmoi administratën e shkuar amerikane që e shpalli non grata, ndërsa komentoi edhe protestat që po mbahen në Tiranë të njohura si “Revolucioni Flàmingo”. Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte pikërisht pritja që “flamingot” e diasporë si kishin bërë kreut të Partisë Demokratike.Një protestë, përmes së cilës i kujtuan se për Departamentin Amerikan të Shtetit ai është ende një person non grata. Disa protestues u shfaqën me pankarta kundër Berishës në hyrje godinës ku kryedemokrati zhvilloi takimin me shqiptarët. Protestuesit thirrën në kor “Berisha non grata që nga 1997-ta”, ndërsa të tjerë kishin një pankartë edhe më domethënëse, duke iu referuar lobimit të Berishës në SHBA.

“Berisha, 6 milionë nuk mund të ta blejnë vizën amerikane”, thuhej në një prej pankartave, ndërsa në krah të Berishës në SHBA u shfaq edhe shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, drejtuesi i fondacionit “Make Albania Great Again” përmes të cilit kryheshin pagesat për lobimin 6 milionë dollarësh në SHBA të Partisë Demokratike.Një protestues tjetër ishte kujdesur t’i kujtonte Berishës masakrën e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe rreth 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve

“Berisha, Gërdeci në fyt do të ngeci”, thuhej në pankartë.

Berisha ndodhet në SHBA pesë vite pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Udhëtimi i tij u bë i mundur pas vendimit të DASH të 11 qershorit 2026 për t’i hequr ndalimin e hyrjes në SHBA, pa e hequr megjithatë nga lista e zezë e SHBA. Kreu i PD-së udhëtoi si pjesë e delegacionit të IDU-së për të marrë pjesë sot në Konventën Kombëtare Republikane.

21-vjeçarja hidhet në Iumë, komunikimi i saj i fundit ishte me babain: Mirupafshim, babi (VIDEO)

Një ngjarje tragjike është raportuar në Jammu dhe Kashmir të Indisë, ku një 21-vjeçare, e identifikuar si Bile Devi, dyshohet se është hedhur nga Ura e Shivës mbi lumin Chenab.

Sipas mediave indiane, një video e ngjarjes është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje, Devi shihet në urë, ndërsa disa kalimtarë përpiqen ta ndalojnë. Ajo duket se u thotë lamtumirë personave përreth përpara se të hidhet në lumë.

Pas ngjarjes, në kërkim u angazhuan forcat e policisë, pjesëtarë të Forcës Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SDRF) dhe vullnetarë vendas. Operacioni vijoi në lumin Chenab, por deri në raportimet e fundit nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e 21-vjeçares.

Rrethanat që çuan në ngjarje mbeten ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur një motiv të konfirmuar.Sipas raportimeve, pak para se të zhdukej, Devi kishte komunikuar me babain e saj, Krishnan Lal. Ajo ishte duke u kthyer me eskortën e saj me motoçikletë dhe i kishte thënë të atit se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte te mjeku.

Pak më vonë, një prej personave që e shoqëronte njoftoi babain se vajza kishte vrapuar drejt urës. Lal kërkoi të fliste me të përmes telefonit dhe u përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dëshmisë së babait, kur ai e pyeti nëse dikush i kishte bërë apo i kishte thënë diçka, e reja u përgjigj se nuk donte që askush t’i afrohej.

Në vijim të bisedës, ajo i tha të atit se kjo ishte jeta e saj dhe se zemra i thoshte të largohej. Telefonata përfundoi me fjalët: “Mirupafshim, babi.”.

Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares dhe hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://x.com/sirajnoorani/status/2096471332234133659?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2096471332234133659%7Ctwgr%5E951cad0db2a9acf4f1a476100a63ebead2ead2bf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Ftronditese-21-vjecarja-hidhet-ne-lume-komunikimi-i-saj-i-fundit-ishte-me-babain-mirupafshim-babi-video-i5182130

“Populli shqiptar duhet të vendosë për shtetin Bektashi”: I dërgūari special i Trump viziton Kryegjyshatën

TIRANË – I dërguari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump për Partneritetet Globale në Ballkan, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku është ndalur te bashkëpunimi dypalësh, bashkëjetesa fetare dhe projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë.

Gjatë vizitës, e cila u zhvillua në Ditën e Nënë Terezës, Zampolli u takua me Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), dhe vlerësoi lart harmoninë ndërfetare në Shqipëri, duke e cilësuar vendin tonë si një mik dhe aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur nga gazetarët lidhur me nismën e prezantuar nga Kryeministri Edi krijimin e një entiteti sovran Bektashi, i dërguari special amerikan theksoi se vendimi i takon qytetarëve shqiptarë dhe se komuniteti ndërkombëtar do të respektojë çdo vullnet të tyre.

“E kam dëgjuar Kryeministrin të flasë, kam dëgjuar Shenjtërinë e Tij të flasë. Në fund të fundit, njerëzit vendosin ose do të vendosin. Nëse populli i Shqipërisë e dëshiron këtë, mendoj se kjo është një gjë e mirë,” u shpreh Zampolli, duke shtuar se duhet dëgjuar zëri i popullit.

Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu projektet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe forcimi i marrëdhënieve ekonomike e strategjike mes dy vendeve, ndërsa Zampolli pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të qeverisë dhe grupeve parlamentare shqiptare.

“NdaIohet rreptësisht”, ministrja jep këtë urdhër të prerë drejtorëve për nisjen e vitit të ri shkollor

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e 200 shkollave në Tiranë, duke përcaktuar disa nga prioritetet për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Siguria në ambientet e shkollave, respektimi i etikës nga stafet pedagogjike dhe roli i punonjësve socialë ishin ndër çështjet kryesore të diskutuara. Një tjetër fokus ishte ndalimi i përdorimit të telefonave celularë, rregull që ministrja tha se do të zbatohet me më shumë rigorozitet, duke nisur nga vetë mësuesit.

Kumbaro u ndal edhe te Kodi i Etikës, i miratuar një vit më parë për mësuesit, oficerët e sigurisë dhe punonjësit e shërbimit psikosocial. Sipas saj, zbatimi i këtij kodi nuk lidhet vetëm me paraqitjen, por veçanërisht me mënyrën e komunikimit në mjediset shkollore.

Ministrja theksoi gjithashtu se dita e parë e shkollës do të ketë një tjetër qasje. Për herë të parë, përmes udhëzimit të ri për vitin shkollor, ajo do të shërbejë si një ditë njohjeje dhe prezantimi me shkollën, mësuesit, tekstet dhe bashkëmoshatarët.

Pjesë e masave për rritjen e sigurisë janë edhe kamerat inteligjente, të vendosura në 20 shkolla në Tiranë dhe Kamzë.

Sipas ministres, këto pajisje kanë mundësi të identifikojnë automatikisht situata apo elementë që mund të përbëjnë rrezik. Sistemi mund të detektojë, ndër të tjera, tymin e cigares, objekte të kategorizuara si të rrezikshme, si doreza, armë apo thika, si dhe fytyra të personave të raportuar si me rrezikshmëri.

“Hakmarrja nuk ka datë skadence”/ Babai i Eduard Kuçit reagon pas sherrìt me Jozin: Unë do të …

Sherri mes Jozefin Markut dhe Eduard Kuçit vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes pas publikimit të videos së dhunës që bëri xhiron në rrjet.

Së fundmi u bë virale edhe një reagim i babait të Edit, ku shfaqej një tatuazh ku shkruhej “hakmarrja nuk ka datë skadence”, duke lënë të kuptohet që do të hakmerret pas dhunë ndaj të birit nga Jozi dhe grupi i tij.Lidhur me këtë postim, Arsim Kuçi ka bërë një reagim për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, ku shprehet se nuk është bërë nga ai dhe as me iniciativën e tij. Ai shprehet se janë të shokuar dhe pa fjalë nga kjo ngjarje.

Reagimi i babait të Eduard Kuçit:

“Faleminderit për interesimin tua, ju jemi mirënjohës. E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vend i shqiptarëve. Për këtë arsye unë kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës.Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë. Sa i përket asaj që po postohet, dua të sqaroj se postimet që po qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time. Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media sepse nuk kam çfarë të them më shumë.

TR0NDlTET FUTBOLLI/ U zunë për një grυa, lojtari h*Imόn shokun e skuadrës, ndërrοn j etë 30-vjeçαri

Një udhëtim i zakonshëm me skuadrën përfundoi në tragjedi për një futbollist amator në Gjermani. Një 35-vjeçar, pjesë e klubit TuS Rockenberg, u arrestυa më 1 shtator, pasi dyshohet se helmoi një bashkëlojtar të tij, i cili po përgatitej të martohej pas dy javësh.

Sipas hetimeve, i dyshuari, i identifikuar si Marius, mund t’ia ketë dhënë fshehurazi substancën helmuese Filipit gjatë një udhëtimi të ekipit në Drezden.Gjendja shëndetësore e 30-vjeçarit nisi të përkeqësohej që gjatë udhëtimit. Pas kthimit në banesë, simptomat u rënduan dhe familjarët kërkuan ndërhyrjen e ambulancës. Ai u dërgua në spital, por ndërroi jetë të nesërmen, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Fillimisht, familja mendoi se Filipi mund të ishte helmuar nga ushqimi, pasi gjatë udhëtimit kishte konsumuar peshk. Autopsia tregoi më pas se vdekja ishte shkaktuar nga një helmim, i cili kishte çuar në mosfunksionimin e organeve.

Të dhënat e mbledhura gjatë hetimit orientuan dyshimet e autoriteteve drejt bashkëlojtarit të viktimës. Prokurori Thomas Hauburger deklaroi për mediat vendase se hetuesit po e trajtojnë ngjarjen si një veprim të mundshëm hakmarrjeje.Në qytetin e Rockenbergut qarkullojnë pretendime se mes dy futbollistëve kishte pasur një konflikt që lidhej me një grua. Kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht. I arrestuari ndodhet në paraburgim dhe deri tani ka zgjedhur të mos japë shpjegime për akuzat.

Këngëtarja e njohur publikon ΡAMJET tr¤nd itëse ku drejtori muzikor tenton a bυzimin me të (Video)

Këngëtarja kryesore e grupit të njohur peruan të muzikës cumbia “La Bella Luz”, Naldy Saldana, ka akuzuar drejtorin muzikor Cesar Sanchez Chavista për ngacmim seksual dhe fizik, duke bërë të ditur se ka depozituar një kallëzim pranë autoriteteve.

Artistja deklaroi se, së bashku me denoncimin, ka dorëzuar edhe regjistrime audio dhe video që, sipas saj, dokumentojnë incidentin.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Saldañën duke u përpjekur të largohet, ndërsa drejtori muzikor e kap nga krahu dhe e tërheq me forcë drejt vetes, duke vijuar sjelljen e papërshtatshme.

Pas publikimit të videos, ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Peru. Anëtarët aktualë dhe ish-anëtarët e grupit “La Bella Luz” kanë shprehur mbështetjen për këngëtaren.

Ndërkohë, grupi muzikor njoftoi se ka pezulluar përkohësisht nga detyra drejtorin muzikor Cesar Sanchez Chavista deri në përfundimin e hetimeve nga autoritetet.

“La Bella Luz” është një nga grupet më të njohura të muzikës cumbia në Peru, me bazë në qytetin Monsefu, dhe gëzon popullaritet të madh në vend. Hetimet për rastin janë në vijim.