Deputeti socialist Tërmet Peçi u pyet në SPAK për firmat që ka hedhur gjatë kohës që ka mbajtur detyrën e kryetarit të bashkisë Tepelenë.
Siç mëson Top Channel bëhet fjalë për një procedim të hapur mbi mënyrën se si është privatizuar ish pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.
Por në cilësinë e deklaruesit burimet pohojnë se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986.
Megjithatë Peçi është denoncuar edhe nga opozita dhe konkretisht nga Arben Ristani që kërkoi hetime nga SPAK për mënyrën si janë zhvilluar tenderat duke akuzuar se përftuesit ishin zgjedhur në mënyrë preferenciale.
Kallëzimi tjetër është nga Ardiana Kalaja që sidomos tre vitet e fundit është kthyer në një korrenspodente denoncimesh në SPAK.
Mëngjesin e sotëm policia ka zhvilluar një aksion të gjerë në Kumanovë, që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Burime policore bëjnë të ditur se gjatë operacionit janë arrestuar ish-ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, si dhe ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike “Agro-Berza”, Nimetulla Ramadani.
Sipas informacioneve paraprake, të dy ish-zyrtarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në vendimmarrje që kanë shkaktuar dëm financiar dhe juridik për institucionet shtetërore, duke favorizuar kontrata dhe marrëveshje të caktuara në kundërshtim me procedurat ligjore.
Në pranga ka përfunduar edhe një zyrtar tjetër i Ministrisë së Bujqësisë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Të arrestuarit aktualisht po shoqërohen drejt stacionit policor të Gazi Babës në Shkup, ku pritet t’u merren deklarimet fillestare.
Operacioni pritet të vijojë edhe gjatë ditës, ndërsa policia ka paralajmëruar se nuk përjashtohen arrestime të tjera, duke qenë se hetimet për këtë rast janë në fazë të avancuar. Nga Prokuroria ende nuk është dhënë një reagim zyrtar.
Në orët në vijim priten informacione të reja mbi akuzat konkrete, masat e sigurisë që do kërkohen dhe nëse do ketë zgjerim të hetimeve tek persona të tjerë të përfshirë në çështjet e Bujqësisë dhe NP “Agro-Berza”.
Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi sollën përgjatë viteve të tyre të qëndrimit në Shqipëri hite duke rezultuar si një dyshe e suksesshme artistike. Më vonë, kimia e tyre në art përshkallëzoi edhe në jetë dhe nga dashuria erdhën dy fëmijët në jetë, Era dhe Drini.
Me largimin e Erës në SHBA për studime, edhe çifti bashkë me djalin iu bashkuan në vitin 2017. Siç Mira Konçi tregon në programin “Rudina” në Tv Klan, veç shkollimit të fëmijëve, një nga arsyet ishte edhe kujdesi shëndetësor për kompozitorin.
Me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Këngëtarja thotë se mes tyre pati një marrëveshje që ai të vijonte karrierën në Shqipëri, ndërsa Mira të qëndronte me fëmijët në SHBA pasi e kishte të pamundur mos të ishte pranë tyre.
Mira Konçi:U pa gjatë rrugës që Shpëtimi ndihej më mirë këtu dhe u vendos një marrëveshje e tillë nëse e quajmë marrëveshje që unë nuk mund t’i lija fëmijët vetëm në asnjë mënyrë, s’mundesha. Nuk ishin fare-fare të vegjël, por ishte mosha më kritike nuk mundesha, qoftë Drinin, Era sapo mbaroi shkollën, duhet të isha aty për Erën, mezi e prisnim atë moment, Drini ishte në vit të dytë të shkollës së mesme, ishte e pamundur që ta lija vetëm.
Rudina Magjistari:Çdo nënë unë mendoj që do ta bënte këtë gjë, është normale, pa diskutim.
Mira Konçi:Faleminderit! Një gjë kaq e natyrshme, s’mund të veproja dot ndryshe dhe kështu erdhi.
Ajo thotë se fillimisht nuk ishte fort dakord, por e mirëkuptonte edhe pozitën e tij.
Mira Konçi:Sigurisht që Shpëtimi këtu kishte ndërtuar gjithçka në Shqipëri dhe absolutisht që është deri diku e kuptueshme, pavarësisht se unë s’isha shumë dakord, doja që të ishim bashkë.
Çifti i dhanë fund martesës pas 25 vitesh bashkë.
E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë një këngë të kompozuar nga Saraçi, vendin tashmë ia ka marrë e bija, Era e cila e pati menjëherë përgjigjen:
“Do të futem unë. E folëm edhe me babin para nja një jave për të bërë një këngë edhe me Drinin për të na e bërë babi, të këndojmë unë me Drinin”, tha ajo e entuziazmuar.
“Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’.
Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf.
Prejardhja e saktë e tij nuk dihet. Disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh.
Ptolemeu shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).
Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ . Në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’;
Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemeu) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.
“Gjeografia” nga Ptolemeu
Ptolemeu është përgjegjës për disa nga tekstet e historisë më të rëndësishme në astronomi dhe hartës. “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për kartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës.
Ndërkohë që ideja e Ptolemeut mbi botën mund të mos duket si globi modern ku ne kemi qasje sot, mbetet sërish një punë mbresëlënëse për shekullin e 2-të. Shumë nga teknikat moderne të hartës që përdorim sot ende varen nga risitë e bëra nga Ptolemeu në trajtimin e portretit të tij.
Figura të krimit të organizuar, jo vetëm kanë blerë sgemente të caktura mediatike, por edhe janë çiftuar herë pas here me disa gazetare. Në shenjestër të figurave të krimit janë kryesisht modele, ish mise, këngëtare dhe moderatore, por vëmendjen e tyre e kanë e tërhequr edhe gazetaret, ndoshta me qëllim për të ndikuar në raportimin e tyre.
SHISH, policia, SPAK dhe një rreth i ngushtë mediatik e politik është në dijeni të gazetareve që janë çiftuar dhe çiftohen me figura të organizatave kriminale. Megjithatë, ato vijojnë të ftohen nëpër studio televizive për të raportuar, por edhe për të dhënë mendimin e tyre për zhvillimet në botën e krimit të organizuar. Në vend që të tërhiqnin me delikatesë fytyrën e tyre nga ekranet, ato vijojnë të kapërdisen nëpër studio televizive me iluzionin se publiku nuk di asgjë.
Në nëntor të vitit 2024, SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës. U lëshuan 19 urdhër arreste. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përfitues i miliona euro para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive dhe të diktuara nga krimi i organizuar.
Shega, i cili sipas SPAK është ‘truri financiar’ i Suel Çelës, u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane. Në momentin e arrestimit, Bujar Shega shoqërohej nga një gazetare e njohur në Tiranë. Ata ishin në hollin e një hoteli.
Gazetarja ka pretenduar se kishte udhëtuar drejt Milanos për të takuar Bujar Shegën, me qëllim për t’i bërë një intervistë. Pasi i ka bërë intervistën, gazetarja e njohur ka pohuar se do të kthehej në Tiranë, për të vijuar raportimin për luftën kundër krimit. Por, 5 muaj nga intervista, ajo nuk është publikuar. Gazetarja del shpesh nëpër studio televizive duke folur trapllëqe, por ‘intervistën’ duket se e ka harruar për t’a publikuar, duke lënë publikun në errësirë.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk ishte pa probleme, sidomos për shkak të ndikimit të eksponentëve të krimit të organizuar në disa qarqe si Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier.
Sipas saj, janë të paktën 39 çështje penale që po hetohen për korrupsion zgjedhor, ndërsa e cilëson të dyshimtë faktin që nuk ka asnjë çështje të hapur që lidhet me Partinë Socialiste, pavarësisht përfshirjes së administratës dhe përdorimit të aseteve publike në fushatë.
Lala shtoi se SPAK kreu kontrolle edhe në disa lokale të lidhura me kandidatin Ani Dyrmishi, për shkak të dyshimeve për lidhje të krimit të organizuar me shtabin e tij elektoral. Ajo theksoi se duhet pritur për të parë çfarë do të zbulohet më tej.
Lala tha se ka pasur edhe incidente të drejtpërdrejta gjatë votimeve, si në Kashar, ku vëzhgues të kandidatit të PS Ornaldo Rakipi goditën sekretarin e KZAZ-së, dhe se vetë ajo ka arritur të filmojë një çantë me para në vendngjarje. Ajo vuri në dukje se në disa raste, personazhe me të kaluar kriminale kanë qenë të pranishëm në qendrat e votimit apo në numërim, si në rastin e përplasjes së Flamur Nokës me Xhabaftët në Vorë.
Në Fier, Lala përmendi presionin “nën rrogoz” dhe faktin që qytetarët nuk votuan deri në orët e vona të ditës. Po ashtu, në Elbasan përmendi kandidaturën e Sara Milës, që sipas saj është objekt hetimi për lidhje të mundshme me krimin e organizuar, duke vënë në pikëpyetje rritjen e votave të saj.
Lala kritikoi gjithashtu përzgjedhjen e kandidatëve, ku sipas saj, emra pa asnjë kontribut kanë hyrë në Kuvend, ndërsa figura me integritet kanë mbetur jashtë. Ajo vuri në dukje edhe presionin ekstrem mbi numëruesit dhe vështirësinë e punës së tyre.
Për sa i përket SPAK, Lala theksoi se ka pritshmëri të larta nga prokuroria, por gjithashtu kërkoi më shumë angazhim nga policia dhe SHISH për të ndihmuar në zbulimin e krimeve zgjedhore, që sipas saj këtë herë kanë qenë më të sofistikuara dhe të vështira për t’u zbuluar.
“Në Durrës, Arkend Balla ishte kandidati i PS më i votuari, teksa në 2021 nuk kishte marrë më shumë se 2 mijë vota. Tani, 4 vjet më vonë, ai rezulton më i votuari edhe se vetë Kryeministri kur ishte në Durrës në 2021. Ky është një dyshim i fortë për krim zgjedhor. SPAK kishte bëri kontrolle edhe në disa lokale për kandidatin tjetër Ani Dyrmishi, pasi kishte dyshime se bota e krimit kishte lidhje me shtabin elektoral. Duhet të presim se çfarë do të zbardhet. Shpresoj që 39 dosjet e SPAK të tregojnë të vërtetën dhe realitetin. Nuk besoj se ishte ky vullneti real i shqiptarëve,” përfundoi gazetarja.
Hetimi për vdekjen e këngëtares së famshme turke Gül Tut , e njohur më mirë si Güllü , e cila vdiq më 26 shtator pasi ra nga tarraca e shtëpisë së saj në Yalova, janë ende duke vazhduar.
Sipas Haberler-it , këngëtarja rrëshqiti dhe ra në të njëjtin vend në shtëpinë e saj vetëm një javë më parë, duke përfunduar në spital.
Në kohën e aksidentit fatal, më 26 shtator, në shtëpi ndodheshin vetëm Güllü, vajza e saj dhe shoqja e saj dhe hetimi deri tani ka treguar se nuk janë gjetur gjurmë dhune.
Djali i këngëtarit, Tuğberk Yağız Gülter, tha se ditën e incidentit, ndërsa ai po flinte në shtëpinë e tyre në Stamboll, motra e tij, Tuğyan Ülkem Gülter, e thirri.
Ai tha se motra bërtiti: “Mami ka rënë, ambulanca është këtu, ejani shpejt”. Tuğberk kontrolloi menjëherë kamerat e sigurisë.
“Pasi mami doli nga banjoja, ajo po vinte muzikë me zë të lartë dhe të gëzueshme. Tha: ‘Je gati? Hajde të kërcejmë’. Pastaj doli nga korniza. Një minutë më vonë, u dëgjua zhurma e thyerjes së xhamit. Në atë moment, motra ime tha: ‘O Zot i madh’, dhe pastaj ajo dhe shoqja e saj bërtitën dhe vrapuan jashtë shtëpisë. Dyshemetë në shtëpinë tonë janë shumë të rrëshqitshme. Unë dhe mami kemi rrëshqitur dhe rënë edhe më parë. Dritaret janë deri në bel dhe mund të hapen plotësisht. Mendoj se mami mund të ketë rrëshqitur dhe rënë ndërsa hapte dritaren, ndoshta nën ndikimin e alkoolit. Nuk besoj se mami im kreu vetëvrasje”, tha ai.
Tuğyan deklaroi gjithashtu në deklaratën e saj se nëna e saj rrëshqiti ndërsa vallëzonte.
Güllü ishte 52 vjeçe dhe ishte një nga interpretueset më të rëndësishme të muzikës arabe në Turqi. Ajo tani po vajtohet nga shumë fansa, si edhe kolegë të skenës. Megjithatë, përveç shprehjes së trishtimit, shumë prej tyre kanë shprehur edhe shqetësim.
Hetimi deri tani ka treguar se kamerat, të cilat ndodheshin në shtëpinë e këngëtarit, kishin funksionin e reduktimit të muzikës në sfond dhe theksimit të zërave njerëzorë, shkruan Haberler .
Në regjistrim, ishte e mundur të shihej se muzika ishte më e qetë se bisedat e njerëzve. Nga ana tjetër, autopsia nuk tregoi shenja dhune, vetëm lëndime që rezultuan nga një rënie nga një ballkon i katit të pestë.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës, Brunilda Mersini, është në qendër të një skandali të rëndë lidhur me lidhjet e saj familjare me botën e krimit të organizuar. Burime të shumta konfirmojnë se emri i saj është propozuar në këtë garë me mbështetje të drejtpërdrejtë nga rrjete kriminale që prej vitesh ushtrojnë ndikim mbi ekonominë e jugut dhe veçanërisht zonat bregdetare të Vlorës.
Profili familjar i Mersinit përfshin lidhje të drejtpërdrejta me individë të dënuar për krime të rënda. Ajo është motra e Alxhi Nallbanit, i njohur me nofkën “Xhili”, i dënuar me 14 vite burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe trafik ndërkombëtar droge.
Po ashtu, kushëriri i saj i afërt, Renardo Nallbani (“Nardi”), është dënuar me 14 vjet burg për veprimtari kriminale dhe aktualisht ndodhet në burg për përfshirje në aferën e inceneratorëve, një nga skandalet më të mëdha financiare të tranzicionit shqiptar.
Një tjetër lidhje që ka ngjallur reagime është ajo me Alfred Shkurtin, i njohur si “Aldo Bare”, një nga figurat më të njohura të mafies shqiptare, i dënuar për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Sipas burimeve, Mersini është vajza e dajës së tij, çka e vendos në një rrjet të gjerë lidhjesh gjaku me botën e krimit.
Në vend që të ishte subjekt hetimi për pastrim parash apo lidhje me persona me precedent penal, Brunilda Mersini po promovohet si përfaqësuese politike në një nga bashkitë më strategjike të vendit — Vlorën, portën kryesore të jugut dhe zonë me potencial të lartë për turizëm dhe investime.
Kjo kandidaturë shihet nga qarqet investigative si pjesë e një plani të koordinuar të grupeve kriminale për të konsoliduar kontrollin mbi pasuritë bregdetare, veçanërisht në zonat e Tragjasit, Orikumit dhe Zvërnecit, duke i kthyer këto territore në një “koloni kriminale” nën maskën e politikës.
Sipas të dhënave hetimore, procesi i tranzicionit të pronave në Tragjas dhe projektet ndërtimore në Rradhimë e Ujin e Ftohtë lidhen ngushtë me strukturat që mbështesin politikisht Mersinin.
Nëse institucionet e drejtësisë mbeten spektatore, ky rast nuk përfaqëson vetëm një skandal elektoral, por provon kapjen e plotë të pushtetit vendor nga rrjete kriminale që përdorin politikën si mjet për pastrim, kontroll dhe legjitimim të veprimtarisë së tyre.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, që tashmë po hetohet nga SPAK, me dyshimet e organizatës së strukturuar kriminale.
Lala tha se dy persona që dyshohen si të përfshirë në aferë, janë një ish ministër i qeverive “Rama 1” dhe “Rama 2” si edhe një deputet aktual i Kuvendit të Shqipërisë nga rradhët e socialistëve.
“Në dosjen e prokurorisë së Fierit, rezulton një ish ministër i kohës së Ramës në qeveritë “Rama 1” dhe “Rama 2″, që rezulton i përfshirë dhe një deputet i Kuvendit në rradhët e socialistëve, që rezulton person i referuar si i përfshirë në aferën Bankers. Pra këta janë referuar si të përfshirë në disa vepra penale.
Momenti i dytë, janë pesë gjyqtarë dhe prokurorë, që kanë patur çështje të Bankers dhe dyshohet se kanë marrë vendime për arsye korruptive. Ka edhe zyrtarë të tatimeve, po verifikohen nëse kanë patur rol për shmangien e tatimeve, që kompania të dilte me humbje.
Këto janë fushat e veprimit ku është ndalur Prokuroria e Posaçme. Janë bërë shumë përgjime, gama e personave të hetuar do të jetë shumë e madhe. SPAK ende nuk i ka thirrur personat.
Me sa duket prokuroria po sheh nëse do të mbajë të njëjtin qëndrim si Fieri për personat e parë të dyshuar. Mund të ketë mundësi për masa të reja për zyrtarët e lartë”, deklaroi Lala.
Ylli në ngritje i muzikës latine dhe influencuesja DELAROSA është qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm në Los Angeles.
Të shtënat ndodhën në Northridge, në Luginën e San Fernando, pak para orës 1:30 të mëngjesit të së shtunës. Zyrtarët e LAPD identifikuan 22-vjeçaren Maria De La Rosa, e njohur nga fansat me emrin e saj artistik DELAROSA, si viktimë të hënën, teksa po hetojnë mbi rrethanat e të shtënave.
Persona të armatosur thuhet se iu afruan një automjeti të parkuar dhe hapën zjarr ndaj pasagjerëve në atë që policia dyshon se ishte një sulm i lidhur me bandat.
“Dëshmitarët përshkruan se kishin parë dy të dyshuar meshkuj që i afroheshin një automjeti që ishte parkuar në Rrugën Bryant”, tha policia e Los Angelesit në një deklaratë të hënën.
“U qëlluan disa plumba drejt disa viktimave që ishin parkuar në zonë me automjetin e tyre.”
Policia tha se tre persona ishin brenda makinës kur filluan të shtënat. Të tre u goditën me armë zjarri.
Sulmi ndodhi në Rrugën Bryant, pak në lindje të Tampa Avenue, një bllok përndryshe i qetë i lagjes Northridge. 22-vjeçarja Maria De La Rosa, e njohur nga fansat me emrin e saj artistik DELAROSA, ishte gruaja që u qëllua dhe u vra në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Zyrtarët e LAPD konfirmuan se 22-vjeçarja Maria De La Rosa, e njohur nga fansat me emrin e saj artistik DELAROSA, ishte gruaja që u qëllua dhe u vra.
DELAROSA u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë nga një person privat, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Hetuesit e policisë së Los Anxhelosit thonë se personat që qëlluan me armë iu afruan makinës së parkuar të viktimave në këmbë përpara se ta shpërthenin automjetin me disa plumba nga afër. Dy viktimat e mbijetuara mbetën në gjendje kritike gjatë fundjavës, tha policia.
Nuk janë bërë arrestime dhe detektivët nuk kanë dhënë detaje rreth një motivi të mundshëm.
DELAROSA, e cila ka pak më shumë se 40,000 fansa në Instagram, sapo kishte filluar të depërtonte në skenën e muzikës latine, duke publikuar këngën e saj “No Me Llames” në gusht.