Edi Rama nuk i mbron dot më! SPAK bën gati arrestimin e kokave të mëdha që nuk i prisnit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thelluar ndjeshëm hetimet lidhur me dyshimet për abuzime me fondet e programit IPARD II, ndërsa burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se gjatë verifikimeve paraprake janë konstatuar shkelje masive.

Sipas burimeve të Infonews.al, hetimet kanë evidentuar dyshime të forta për shpërdorim detyre, shkelje të procedurave ligjore dhe vjedhje fondesh, në kuadër të menaxhimit dhe përfitimit të granteve nga programi IPARD II. Bëhet fjalë për skema të dyshuara abuzive në aplikime, miratime projektesh dhe disbursim fondesh.

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se ka regjistruar procedim penal dhe se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, por pa dhënë detaje për emra konkretë apo datën e regjistrimit, për shkak të sekretit hetimor.

Burimet shtojnë se po verifikohet dokumentacion i gjerë financiar dhe administrativ, ndërsa nuk përjashtohet zgjerimi i hetimeve dhe përfshirja e personave të tjerë përgjegjës në nivele të ndryshme vendimmarrëse.

Programi IPARD II, i financuar nga Bashkimi Europian për zhvillimin rural, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të dyshimeve për abuzim me fondet publike, ndërsa thellimi i hetimeve nga SPAK pritet të hedhë më shumë dritë mbi përgjegjësitë konkrete.

Komisioni Evropian pezulloi fondet e programit IPARD II për bujqësinë shqiptare në gusht 2023, pas hetimeve nga zyra kundër mashtrimit (OLAF) që zbuluan keqpërdorime, korrupsion dhe ndërhyrje politike. Ky bllokim ndikoi në vonesat për fillimin e programit të ri IPARD III, i cili parashikon 112 milionë euro mbështetje.

Arsyeja e Pezullimit: Hetimet e OLAF pas denoncimeve zbuluan korrupsion dhe favorizime në menaxhimin e fondeve të IPARD II nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Statusi: Ndërsa fondet ishin të pezulluara, në qershor 2025 pati rikthim të delegacionit të BE-së për të analizuar raportet e monitorimit dhe masat e marra nga institucionet shqiptare.

Pasojat: Fermerët kanë pritur zhbllokimin e fondeve të IPARD III për të financuar infrastrukturën rurale, agro-përpunimin dhe agro-turizmin.

Autoritetet shqiptare (Ministria e Bujqësisë) janë angazhuar për menaxhimin dhe monitorimin e duhur për të zhbllokuar fondet.

Dhjetëra milionë euro kanë përfunduar në xhepat e një grupi njerëzish, kryesisht të lidhur me pushtetin por edhe me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Cilët janë disa nga përfituesit kryesorë të fondeve IPARD

Pjesë nga emisioni Plug:

Ardian Tufa, ka qenë ish-drejtues i Njësisë Administrative në Farkë. I konsideruar një nga njerëzit e besuar të Erion Veliajt për shumë kohë, Tufa do të shfaqej gjithashtu edhe krah Frida Krifcës. Arsyet e këtij afrimi nuk ishin thjesht lidhja politike, por dhe interesi financiar, për të përfituar nga fondet e AZHBR.

Biznesmeni Ardian Tufa rezulton se ka përfituar nga masa 7 e fondeve IPARD, për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit. Sipas AZHBR, Nari i Lundrës ka kryer një investim prej 41 milionë lekësh, apo rreth 410 mijë eurosh, ku 65% të investimit e ka mbuluar IPARD me vlerën e 247 mijë eurosh.

Manjola Haska, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, është një tjetër emër që ka përfituar qindra mijëra euro nga IPARD për të ndërtuar Agro Turizëm Rexhinin. Sipas të dhënave publike AZHBR dhe Manjola Haska kanë firmosur kontratën për përfitimin e fondeve IPARD për ndërtimin e shtëpizave të drurit në fshatin Rexhinë.

Kontrata ka një afat 05.04.2023 deri në 06.10.2023 dhe vlera e investimit është 346.000 euro dhe granti që ka përfituar nga IPARD është në vlerën 225.000 euro. Jo vetëm motra e Tërmetit, por edhe burri i saj, ka futur duart në fondet e fermerëve, duke përfituar një vlerën prej 15 mijë eurosh për mbjellje pemësh.

Një tjetër kompani, pas së cilës dyshohet se fshihet pikërisht ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi dhe drejtori i tij i tenderave, Lorenc Bami, është “IUMENTIS”. E denoncuar nga Plug sezonin e kaluar, kjo shoqëri ka përfituar plotë 758 mijë euro fonde nga IPARD, duke vendosur një nga rekordet për shumat e përfituara nga taksat e qytetarëve europianë.

Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjëllësit të Korçës është një tjetër emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, që ka përfituar qindra mijëra euro fonde nga IPARD.

BLOOM Fruits, ku Petrit Tare është aksioner me 30% të aksioneve, ka përfituar 251 mijë euro fonde nga IPARD apo rreth 70% të totalit të investimit prej 363 mijë eurosh, investim për ndërtimin e një sere fruta perimesh.

Sokol Tusha, është vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, që u arrestua për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen 5D. Vëllai i Taulantit, Sokoli, nuk ka munguar në përfitimin e qindra mijërave eurove nga IPARD për të ndërtuar një Agroturizëm. Sipas AZHBR Sokol Tusha a përfituar 196 mijë euro ose 65% të vlerës së Investimit prej 374 mijë eurosh për ndërtimin e një agroturizmi në Kashar.

Alban Zusi është ish-zëvendësministër i bujqësisë i qeverisë Rama në mandatin e parë të saj.

Si një njeri që i njeh mirë punët e bujqësisë, Alban Zusi duket se ka ditur edhe të përfitojë jo pak, por plotë 532 mijë euro fonde nga IPARD për një investime me vlerë 1 milionë euro, për ndërtimin e një fabrike përpunimi peshku në Lezhë.

Shkëlqim Bullari, është ish-deputet i Partisë Socialiste. Ai, së bashku me vëllezërit e tij, janë promovuar nga faqja e IPARD në Shqipëri për biznesin në fushën e pemtarisë dhe agroturizmit. Plug kërkoi të dhëna, por nuk arriti të provonte shumën e përfitimit nga vëllezërit Bullari nga fondet e AZHBR, pasi ato janë nuk gjenden në internet.

Të gjithë e kujtojnë këtë foto të famshme. Loreta Tozaj pozoi ulur në prehrin e Kryeministrit Edi Rama. Dhe duket se kjo foto kaq e afërt e Tozajt me Edi Ramën, do ta shpërblente atë të ngjiste shkallët e karrierës, duke u bërë një nga drejtoreshat e shumta të Kadastrës së Vlorës.

Sipas faqes së AZHBR, Loreta Tozaj ka përfituar 82 mijë euro nga IPARD, për një investim me vlerë 113 mijë eurosh në fshatin Kllarat në Vranisht.

Gjergj Luca, një nga njerëzit që ka përfituar dhjetëra hektarë pasuri e prona publike për bizneset e tij gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste, nuk ka mbetur pas as në përfitimin e qindra mijërave euro për biznesin e peshkut.

Në vitin 2019, nëpërmjet kapitetin të anijes “Rosafa”, Gjergj Luca aplikon pranë AZHBR për një fond prej 400 milion lekësh, me objekt rikonstruksion anijesh.

Andon Nako, është një kapiten i vërtet për Gjergj Lucën, pasi ky i fundit nëpërmjet Nakos ka mbyllur shumë afera, me drejtësinë, si ajo e grabitjes së peshkut ton në Maltë apo vjedhjes së një anije në portin e Limionit në Sarandë, për të cilat Plug do të flasë në emisionin e ardhshëm.

Ndrec Llusku, një tjetër lezhian i lidhur me politikën, dhe konkretisht ish-kandidat i Tom Doshit në zgjedhjet e vitit 2021, ka përfituar plotë 91 mijë euro për të ndërtuar një pemishte në Orosh të Mirditës.

Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i Kavajës, rezulton gjithashtu një nga përfituesit kryesor të fondeve IPARD. Sipas AZHBR, Kompania Kavalion e Elvis Roshit, ka përfituar 123 mijë euro për ndërtimin e një agroturizmi në Kavajë.

Balkan Trans Albania, në pronësi të Rodolf Xhillari,pjesë e forumeve më të larta drejtuese të Partisë Socialiste, konsull nderi i Izraelit, ka përfituar 538.000 euro. Sipas të dhënave, kjo shoqëri ka përfituar fonde për të ndërtuar një stabiliment për përpunimin e mishit.

‘Coast to Coast’ e gruas së investitorit strategjik Florenc Gjikuria ka përfituar 189.000 euro, para të cilat janë kërkuar të kthehen nga OLAF por ende nuk ka ndodhur. Bashkëshortja e Florenc Gjikurisë, Xheni Gjikuria është përfolur në media edhe si njeri i lidhur me ish-ministren Frida Krifca.

Në radhën e gjatë të zyrtarëve të lartë socialist, apo personave të lidhur me ta, nuk kanë munguar as kryebashkiakët. Një ndër ta është Fredi Kokoneshi,ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, bashkëshortja e tij, Eriona Kokoneshi përfitoi plotë 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.

Andi Kokoneshi, nipi i Fredi Kokoneshit, ka përfituar 32.000 euro. Ai ka përfituar këto fonde për Investim për përmirësimin e cilësisë së qumështit, makineri për përgatitjen e ushqimit për kafshet.

Ish-deputeti socialist, Dashamir Peza, i njohur si një nga miqtë e Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu pëfitues i fondeve IPARD. Sipas të dhënave, nëpërmjet kompanisë së tij Il Paeze, Dash Peza ka përfituar një shumë prej 222 mijë eurosh për ndërtim agro turizmi.

Nuk mungojnë as njerëzit e afërt të ish-deputetit dhe ministrit socialist, Saimir Tahiri.

Kunati i tij, Alban Berisha, administrator i “Ferma 100”, ka përfituar reth 48 mijë euro fonde për rikonstruksionin e një stalle në Vaqarr. Edhe shtetasja Elda Alia PF (Ferma 100, Saimir Tahiri) ka përfituar 121.000 euro.

Rast skandaloz është dhe ai i Elton Buallit, ish-administratorit të inceneratorit të Sharrës, njeriut që bëntë propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësave. Elton Bualli ka përfituar jo pak por plotë 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.

ALBANIA PIEMONTE SHPK, është një tjetër kompani, në pronësi të një ish-drejtuese e ALUIZNIT në Tiranë gjatë qeverisë Rama. Pas karrierës në politikë, Orjeta Myzeqari u bë aksionere në kompaninë Albania Piemonte. Edhe kjo shoqëri rezulton se ka përfituar fonde IPARD, me një grant që kap vlerën e 301 mijë eurove, për ndërtimin e një magazine grumbullimi për perime në fshatin Gosë të Kavajës.

Armand Tafili, ka përfituar fonde për Agron Turizëm Rohan, me vlerë granti prej 234 mijë eurosh, ndërsa rezulton se ka punuar edhe në bashkinë e Ersekës drejtuar nga Erion Isai.

Kompania Unique Travel, në pronësi të shtetases Manjola Fidani, ka përfituar mijëra euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një vile në Voskopojë. Fidani rezulton se ka punuar pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë.

Emrat e mësipërm, janë vetëm disa nga emrat e politikanëve apo personave të lidhur ngushtë me politikën, që kanë përfituar qindra mijëra euro fonde nga IPARD. Në vijim do t`ju tregojmë se dorën te taksat e qytetarëve europianë, dhuratë për fermerët shqiptarë, e futën edhe persona të botës së krimit apo përfitues tenderash publik.

Kompania Albgarden SHPK, në pronësi të Pjetër Trashajt, ka përfituar 48 mijë euro fonde nga AZHBR. Sipas njoftimit të AZHBR, Pjetër Trashaj ka përfituar fonde për të investuar në mekanikë bujqësore.

Por teksa AlbGarden ka futur duart në paratë e fermerëve, kompania e Pjetër Trashajt është një nga përfituesit e tenderave publik, duke përfituar qindra mijëra euro për lule. Shpesh kjo kompani ka qenë nën akuzë edhe pasi djali i Pjetër Trashaj, ish-punonjës në ministrinë e Mjedisit, ka firmosur tendera për kompaninë e babait.

COMPANY RIVIERA 2008 SHPK, një tjetër kompani ndërtimi, në pronësi të Agim, Pëllumb, Kujtim dhe Viktor Kolës, është një nga përfituesit e majmë të fondeve IPARD.

Investim në ndërtimin e një magazine me sipërfaqe 2,282 m2 perfshire 13 dhoma rigoriferike për grumbullimin, seleksionimin, paketimin dhe ruajtjen e frutave dhe perimeve. Nga të dhënat rezulton se kjo kompani ka përfituar 810 mijë euro fonde nga IPARD, ndonëse përfiton gjithashtu çdo ditë dhjetëra tendera publik, për të cilët do të flasim në emisionin e ardhshëm.

Apostol Xhaferri, një ndërtues nga Skrapari, familjarisht ka përfituar qindra mijëra euro nga IPARD.

Kompania “GOLDEN BEES” sh.p.k (ish-“BLETA E ARTË”) u themelua në tetor 2018, nga Apostol Xhaferri. Vajza e tij, administratore aktuale e kompanisë, ka përfituar 154 mijë euro për ndërtimin e një kantine vere.

E sikur të mos mjaftonte kjo, vetë Apostoli, i përfolur gjithashtu në media, ka përfituar 202 mijë euro fonde nga IPARD. Në këtë rast babë e bijë morën nga IPARD 341,494 euro përmes kompanive të krijuara rishtazi.

Top Fruits, ish kompania “DONI FRUITS”, është gjithashtu 924 mijë euro përfitim.

Kompania “DONI FRUITS” mori fondr për ndertim godine per grumbullim fruta-perime. Linje kalibrimi dhe pketimi te fruta perimeve me eficence të lartë energjie dhe të certifikuara CE si edhe dhoma frigoriferike me klime te kontrolluar dhe ngrirese.

ZDRAVO SHPK është një kompani tjetër ndërtimi, që ka shkuar pranë pragut prej rreth 1 milionë euro përfitime nga fondet IPARD. Kjo shoqëri, që aktualisht zotërohet nga disa persona, ka përfituar plotë 981 mijë euro fonde nga IPARD.

Investimi konsiston në blerjen e një linjë të plote për përpunimin e domateve, kastravecave, specave me kapacitet 1-2 ton në ore duke e trefishuar kapacitietin para investimit. E sikur të mos mjaftonin marrja e fondeve, që duhet t`u shkonin fermerëve, ZDRAVO SHPK, është dhe një nga kompanitë e preferuara të kryebashkiakëve socialist për tenderat publikë. Më shumë se 70 tendera me pagesa mbi 15 milionë euro nga buxheti i shtetit ka marrë kjo kompani deri më sot.

Jo vetëm politikanë dhe sipërmarrës, apo njerëz me pushtet, por fonde nga programet e AZHBR dhe IPARD kanë përfiuar edhe persona të skeduar.

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Mediat kanë denoncuar edhe emra të tjerë. Arbër Çekaj, i cili ndodhet në burg për trafik kokaine nëpërmjet bananeve nga Amerika Latine, sipas mediave ka përfituar 264 mijë euo fonde nga BE. Agron Metvelaj, ka pëfituar gjithashtu fonde nga AZHBR dhe IPARD, ndonëse ka qenë person i skeduar.

Këta janë vetëm disa nga zyrtarët apo persona me rekorde kriminale që kanë zhvatur paratë e feremerëve.

Në puntatën e radhës, do t’ju tregojmë se lista e tyre është më e madhe, e brenda saj ka personazhe publik të jetës politike apo publike.

E për karshillikun që kanë bërë ndaj fermerëve dhe qytetarëve shqiptarë, do tju sjellim edhe pamje të parajsës që kanë ndërtuar me paratë tuaja! Shifemi të mërkurën tjetër!

I merret jeta 22-vjeçarit shqiptar, çfarë i bënë dy femrat

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar është vrarë me thikë. Sipas BBC, viktima është Lorik Abazi 22 vjeç, i cili u qëllua me thikë ditën e diel.

Sipas mediave britanike, ngjarja ka ndodhur në Croydon, ndërsa dy vajza 25 vjeçare dhe një djalë 28 vjeç u arrestuan si të dyshuar për ngjarje, ku njëra prej vajza është lënë e lirë me kusht.

Po ashtu sipas BBC, dy të rinjtë të moshës 21 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse dhe janë arrestuar me dyshimin për përleshje.

Njëri ka lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën dhe mbetet në spital. Tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë se kushdo që ka informacion, pamje apo filmime që të ndihmojnë në hetim ti paraqesin ato.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Angli, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë, duke rikthyer sërish vëmendjen te problematika e dhunës me armë të ftohta në Britaninë e Madhe. Lajmi është bërë i ditur nga BBC, e cila ka raportuar se viktima është Lorik Abazi, 22 vjeç, me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve zyrtare, i riu është qëlluar me thikë ditën e diel dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Croydon, një lagje në jug të Londrës, e cila në vitet e fundit ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për incidente të dhunshme. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia dhe shërbimet e emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes, ku kanë gjetur të riun shqiptar në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht, mjekët konstatuan vdekjen e tij pak kohë më vonë.

Sipas mediave britanike, hetimet e para kanë çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar. Konkretisht, dy vajza 25-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë ndaluar nga policia në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Njëra prej vajzave është lënë e lirë me kusht, ndërsa dy personat e tjerë vijojnë të mbahen nën hetim. Autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi rolin e secilit të arrestuar, duke theksuar se çështja është ende në fazë aktive hetimi.

Paralelisht me këtë ngjarje, sipas raportimeve të BBC, dy të rinj të tjerë, të moshës 21 vjeç, janë gjetur me plagë të shkaktuara nga mjete prerëse. Ata dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një përleshje të lidhur me incidentin fatal. Njëri prej tyre ndodhet në spital me lëndime që sipas mjekëve mund të jenë kërcënuese për jetën, ndërsa tjetri është marrë në paraburgim pasi është liruar nga spitali, për t’u marrë në pyetje nga autoritetet.

Deri në këto momente, rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një konflikt të çastit, një përplasje të mëparshme mes palëve apo për ndonjë motiv tjetër që ka çuar në përdorimin e dhunës ekstreme. Policia britanike ka theksuar se po shqyrton të gjitha pistat e mundshme dhe se hetimi po zhvillohet me intensitet të lartë.

Autoritetet kanë bërë thirrje publike për bashkëpunim, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion të vlefshëm. Çdo person që ka qenë dëshmitar i ngjarjes, që disponon pamje nga kamerat e sigurisë, video apo fotografi nga momentet para ose pas incidentit, ftohet t’i paraqesë ato pranë policisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë, çdo detaj, sado i vogël të duket, mund të jetë vendimtar për hetimin.

Kjo vrasje ka shkaktuar tronditje jo vetëm në komunitetin shqiptar në Angli, por edhe më gjerë, duke ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe dhunën me thikë në zonat urbane.

Ndjenjat me Brikenën, motra e Mateos reagon për herë të parë, bën postimin e papritur!

Gjatë mbrëmjes së kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Çfarë ndodhi mes Mateo dhe Brikena që i bëri ata të duken kaq të afërt? Një histori e re dashurie po zhvillohet para syve tanë, dhe fansat janë të etur për të zbuluar më shumë.

Dyshja ka kaluar momente shumë intime, duke shfaqur një kimi që është e pamohueshme. Ndjekësit e formatit kanë filluar të spekulojnë për ndjenjat e tyre, duke i dhënë kështu një dimension të ri dinamikës së shtëpisë. A është kjo një dashuri e vërtetë apo thjesht një strategji për të fituar simpatinë e publikut?

Gjatë natës, Mateo dhe Brikena janë parë duke mbajtur duar dhe duke shkëmbyer ledhatime, një veprim që tregon një afrimitet të ndjeshëm. Kjo situatë ka bërë që shumë të mendojnë se ndjenjat e tyre janë më të thella se sa duket. Por, çfarë mendojnë ata që i njohin më mirë?

Reagon motra e Mateos nga jashtë

Ky afrimitet nuk ka kaluar pa u vënë re nga familjarët e tyre. Motra e Mateos, Kejsi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke ndarë pamjet e dyshes në momentin kur ata mbajnë duar. Ajo ka shprehur mbështetje për vëllain e saj, duke treguar se po e ndjek me vëmendje këtë histori dashurie.

Me një shënim shoqërues, Kejsi ka shkruar: “Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”, duke theksuar se është e lumtur për momentet që ata po kalojnë së bashku. Kjo tregon se familja e Mateo është e hapur për këtë lidhje dhe e mbështet atë në çdo hap të tij.

Familjarët japin “bekimin” e tyre
Ky nuk është sinjali i parë që vjen nga familjet e konkurrentëve. Vetëm dy ditë më parë, u vërejt se familjarët e Mateo dhe Brikenës kanë filluar të ndjekin llogaritë e dy banorëve në Instagram. Ky veprim është interpretuar si një konfirmim i mbështetjes së tyre për këtë lidhje, duke i dhënë një lloj “bekimi” virtual.

Fansat kanë filluar të spekulojnë se çfarë do të ndodhë më tej mes Mateo dhe Brikenës. A do të shohim një zhvillim të ri në këtë histori dashurie? A do të jetë ky një moment vendimtar për të dy? Të gjithë janë të etur për të parë se si do të evoluojë kjo marrëdhënie në ditët në vijim.

Me gjithë këtë vëmendje dhe mbështetje nga familjarët, Mateo dhe Brikena kanë një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar një lidhje të fortë. A do të arrijnë ata të përballojnë sfidat e shtëpisë dhe të krijojnë një histori dashurie që do të mbetet në kujtesën e publikut? Komentet dhe mendimet tuaja janë të mirëpritura!

23 vjeçarja në Sukth i jep fund jtës, arsyeja e trishtë që fshihet pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Sukthit, në Durrës.

Një 23-vjeçare, banuese në fshatin Vadardhë të Sukthit, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fostoksinë) në banesën e saj.

E reja, me inicialet F.T., është transportuar fillimisht me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur më herët shqetësime të dukshme tek familjarët, ndërsa dyshohet se mund të ketë kaluar një gjendje të rënduar emocionale dhe depresioni, të cilën nuk e kishte ndarë me të afërmit.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E BUJSHME – Qeveria vendos te fale taksat e papaguara, ja kush perfiton!

Por kush përfiton nga ky ligj? Sipas ligjit, të gjitha subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore vendore, do të jenë përfituese.

Konkretisht, referuar nenit 6 të ligjit, për taksat/tarifat vendore të papaguara që u përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019 falet 50% e taksës apo tarifës vendore, nëse pjesa e mbetur 50% paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026.

Po ashtu, falet 25% e taksës/tarifës vendore nëse pjesa e mbetur 75% e taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.

Por në të dyja rastet, pra nëse një biznes paguan 50-75 % të detyrimit kryesor, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Në rastin kur është paguar principali dhe tatimpaguesi ka detyrime të papaguara vetëm gjoba dhe kamatëvonesa në llogarinë e tij, të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat falen.

Për periudhën tatimore 2020-2024 falen plotësisht gjobat dhe kamatëvonesat, nëse detyrimet vendore paguhen brenda vitit 2026. Ndërsa ccdo detyrim përpara vitit 2014 fshihet automatikisht.

Nga ky ligj nuk përfitojnë subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë ose janë në proces gjyqësor apo hetimi penal për vepra në fushën tatimore ose doganore.

Por cilat janë detyrimet vendore që bëjnë pjesë në ligjin e faljes? Ndër taksat dhe tarifat kryesore janë taksa mbi ndërtesën ; taksa mbi truallin; taksa mbi tokën bujqësore; Taksa e fjetjes në hotel; taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore; Taksa e tabelës ; Tarifa e pastrimit; Tarifa për shfrytëzimin e hapësirës publike, etj

Sipas ligjit, brenda datës 31 Janar 2027 organet përkatëse publikojnë në faqen zyrtare web të institucionit, listën e plotë të 3 mijë tatimpaguesve/subjekteve që kanë rezultuar me fshirjen/shuarjen më të madhe të detyrimeve. Në çdo rast, në listë të përfshihen të gjithë subjektet, të cilave u është fshirë detyrimi jo më i vogël se 5 milionë lekë.

E rëndë! Gruaja e Tanit në gjendje jo të mirë pas përshëndetjes në Big Brother VIP

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special që ka me të shoqin, pas surprizës që i bëri atij në Big Brother Vip Albania në ditën e të dashuruarve.

E ftuar në “Ftesë në 5, ajo veçoi një gjest special që Tani bën gjithmonë ndaj saj duke i dhuruar lule kudo që të jenë.

“Do veçoja një gjë që ai e ka bërë që në momentin e parë. Kudo që shikon një lule, kudo ku është, ai e këput dhe e mban aty kurdo që të takohet me mua, ma dhuron”, shprehet ajo.

Zonja Lirije u shpreh e prekur nga komentet në rrjetet sociale për punëdhënësin e saj, të cilin e përshëndeti në Big Brother Vip Albania, bashkë me disa familjarë të tjerë. Ajo zbuloi se përveçse profesionale, lidhja e tyre është edhe familjare, pasi bëhet fjalë për djalin e dajës së Artanit.

“Jam mërzitur shumë sepse në rrjetet speciale kanë dalë disa lajme, që kush është punëdhënësi. Pse i rri afër gruas së Tanit? Punëdhënësi im, është djali i dajës së Tanit. Jam ndjerë keq. Unë e kam si vëlla Nikolinin”, tha ajo.

Pas Dash Sulës! Askush nuk e priste! PS propozon EMRIN e ish-deputetit të PD për “postin” e bujshëm…

Pas ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, duket se edhe ish-deputeti demokrat Selami Xhepa do të jetë një nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Raportohet se PS ka futur në rendin e ditës në Kuvend, krahas Zaçajt dhe Xhepës, anëtarë të tjerë që do të votohen janë edhe Jonida Prifti, Matilda Shehu dhe ish-ministri i Financave Ervin Metës.

Sipas Top Channel, deputetët socialistë kanë shprehur mbështetjen edhe për Selami Xhepën dhe Holta Zaçajn.

Ish-deputeti demokrat, Selami Xhepa konsiderohet si një nga personat me karrierë të gjatë akademike dhe institucionale, konsiderohet si një prej emrave më afër opozitës.

Votimi i Zaçajt, Xhepës dhe tre zyrtarëve të tjerë, do të bëhet në seancën e së enjtes në Kuvend. Pas miratimit të kryeministrit Edi Rama, ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

E pabesueshme, thyhet rekordi i Guinness në studion e Opinion! Blendi Fezviu njofton HISTORINË! (Video)

Rekordmeni Agim Agushi ka bërë të pabesueshmen sonte në 17 shkurt në emisionin “Opionion” në Tv Klan.

Ai ka thyer rekordin e Guinnes në studion e emisionit. Agushi arriti që të veshë 17 bluza duke mbajtur topin me kokë, për nder të 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë të Kosovës.

Moderatori Blendi Fevziu shpjegoi pak përpara thyerjes së rekordit se në studio janë dhe certifikatat e Guinnesit që do të plotësohen në Londër, pasi rekordi u thye, duke dërguar edhe filmimin e pandërprerë të ngjarjes.

Agushi, për të thyer këtë rekord e mbajti topin me kokë dhe veshi bluzën 17 herë, në një sipërfaqe jo më të madhe se një metër katror. Ai shkoi dhe përtej rekordit Guinness, duke i zhveshur bluzat që kishte veshur tashmë, gjithnjë duke mbajtur topin me kokë.

Kujtojmë se Agim Agushi vendosi një rekord të ri botëror edhe më 2025, duke hequr 28 fanella njëra pas tjetrës, ndërsa xhonglonte me top pa ndërprerje. Edhe këtë thyerje rekordi ai e bëri në ditë të shënuar, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Edi Rama bën premtimin e fuqishëm për administratën! Ja kush janë punonjësit që do u japim rrogat më të larta në Shqipëri

Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të AKSHI-t, Igli Tafa, kryeministri Rama theksoi që ai u zgjodh për këtë rol për kapacitetin e tij drejtues, dhe për faktin që kupton gjuhën dhe sfidat e këtij institucioni, raporton A2CNN. Rama u zotua se AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri, në mënyrë që mos konkurrohet nga kompanitë private.

Do ta bëjmë AKSHI-n që t’i ketë pagat më të larta në Shqipëri dhe mos ketë asnjë ndërmarrje private që ta konkurrojë.  Unë jam me ju në këtë vështirësi, sepse më dhemb po aq sa ju cdo goditje e padrejtë dhe e padenjë që i bëhet këtij institucioni për shkak të një çështje që ka rrugën e vet.

Igli është një tjetër rekrut i Shqipërisë digjitale që ka lënë misione dhe punë të tjera, në vende të tjera dhe ka ardhur të shërbejë në një moment dramatik, kur ne u sulmuam nga terrori kibernetik. Kapaciteti i tij drejtues, e dikujt që është pjesë e juaja, që bën të njëjtën gjë, që kupton gjuhën tuaj dhe sfidat tuaja, na bëri bashkë me ministren që t’i kërkojmë të spostohet Brenda të njëjtës godinë. Jam shumë i kënaqur që Igli e mori këtë propozim si një detyrë, jo si një ftesë për të shkuar në një festë, për të mos lejuar që gjithë kjo skuadër të ndihet e padrejtuar”, tha Rama.  

“AKSHI do ketë pagat më të larta në

Në fjalën e mbajtur Igli Tafa e konsideroi AKSHI-n një institucion jashtëzakonisht të suksesshëm, dhe zemrën e transformimit digjital në Shqipëri.

 “Faleminderit kryeministër për besimin. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme të drejtor AKSHI-n, një institucion jashtëzakonisht i suksesshëm, që është zemra e transformimit digjital, që ofron shërbimet për gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit. Unë do jem ai i cili që do t’u jap energjinë, përkushtimin dhe eksperiencën time, por ju keni gjithë kapacitetet për ta çuar akoma më lart vizionin e kryeministrit për digjitalizimin e gjitha shërbimeve”.

Mamasë iu vu në kusht të zgjidhte njërin??/ Lot në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon.

Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë e tij, Xhoelin, ndërsa takimi ishte tejet emocionues dhe i përloti të gjithë.

Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, ndërsa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë.

Top Channel