Jam ne mos he mireρo dua te mαrt οhem,por me vjen tυrρ prej femijeυe si tua them kete.!!!

Po me vjen marre te ju them femijeve se po du te martohem,Un jam 44 vjeqare dhe po kam frik se…Anonym ju lutem !

Flm shum histori e jetes per ket faqen tuaj ! Jam nje gru 44 vjeqa re dhe jam ndare nga burri shk aku se ai martu 4 here gjate jetes kur ishim ende se bashku me ka

trad htu shum here vetem per te kryer qejfin e ti mard hanieuale dhe une durova shum dhe nuk mujta me e u ndava qe nje vite me ish jam martu ne moshen 17 vjeq

are dhe sot i kam tre femij te rritur qe i dua shum por secili nga femija jan ne banesat e tyre dhe jan te punsum.Keshtu qe une mbeta vet ne banesen time dhe shihem me femij thuja qdo dite.

Por prap ata pe kqyrin jeten e vet e me thojn qe te mos rrij vetun as une se me te vertet vetmija po me semund dhe shpesh here veq ne mendime rrij,gjdoher vetem mendoj per te ardhmen e shoh se femija kan krijuar familjet e tyre sado qe me kan

Nen ata nuk kan me pas mundsi me u kujdes per mu qysh nje nan ka nevoj jom tu menu me u martu me gjet ni partner njet edhe me kriju nji jet te re.Boll ke ma e vetmume jam 44 vjeq are tash nashta bile gjysmen e jetes e kaloj e lumtur se deri tani kom pas vujtje duke i rrit femijt e mij.

Kurr skan me mthan falminderit nan qe na rrite po kta secilen her veq kan mu lidh ma shum me familjen e vet edhe ashtu esht normale un i kuptoj krejt nuk kom asnje problem me fmijt rreth ksaj qes htjes.Po un kom met e vetm ume tot alisht i qeli syt jom e vetme i mby lli syt jom prap e vetme.

QIkes ni dit ja permena i thash a ishit idhnu me u martu nana prap me kalu jeten me dikon se veq vet po bi ne depr esion tash ju keni kriju familje e nana po merzitet vet po qika i prishi syt i hapi tha jo nan se nuk tka hije tash i ke bo gati 50 vjet qysh nuk po tvjen marre me menu me u martu nkit mosh.

Thash qika jem nana si ka 50 po ika 44 ktu dallojn 6 vjet edhe tjetra qysh nuk po te vjen marre prej nanes me i than mos u marto a din sa kom vujt e sa kom sak rifiku deri sa ju rrita mos harro se un kur jom ba nan jom kan 17 vjeq are

jom kan fmi realisht e un kom sak rifiku veq per juve me ju rrit e me ju gzu me sa kom pas mundsi tash nanen e keni lan vet qysh po mundesh me than jo nan se nuk te ka hije ateher me paska hije me dek e vetme qitu nshpi veq kur tvini naj dit e shihni nanen e de kt e vetmume qka keni me ju than ju njerzve kush ka me jau fal qe e keni lan nanen vet krejt tre fmija.

Ateher qika u ftof pak tha mir e ki nan po un po foli prej inatit se po mvjen inati mi than dikujna mu ka martu nana per sdytti e vendimin mere qysh dush qika jote te perkrah ne gjdo aspekt te jetes.

Ma ne fund qika e kuptoj se un e kam mir qell imin tem po tash un jam ne problem me djemt se qysh me jua spjegu qysh me ju than po me vjen edhe pak marre qe besa por pa jau than skom qare kisha pas deshir me mtregu per kshillat e juve nashta mkishit nimu faleminderit qe patet durimin ta lexoni historin time naten e mir tung

Edhe G-Bani i përfshirë në sherrìn e Jozit me Edin (Foto)

Përplasja fizike mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të sjellë reagime nga personazhe të njohur. Këtë herë ka ndërhyrë edhe G-Bani, i cili ka komentuar publikisht konfliktin dhe rrethanat që, sipas tij, çuan deri te dhuna.

Përmes një postimi në Instagram, G-Bani e ka kritikuar Edin për deklaratat e mëparshme ndaj Jozit, duke iu referuar reagimeve që ky i fundit kishte bërë pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”.

“Pabesi nuk është me marrë hak për nanë, motër dhe komb. Pabesi është me quajt shka Shqiptarin pse beson në kryq. Me kërcënu Shqiptarin e Shqipnisë me dhunë në Dardaninë që e kemi nanë edhe ne si ti e ndoshta dhe ma shumë”, shkruan ndër të tjera G-Bani.

Ai i referohet edhe faktit se Edi kishte vazhduar me deklarata të forta ndaj Jozit pas ngjarjes së BBVA, duke pretenduar se në vend që situata të mbyllej me një kërkim faljeje, konflikti verbal kishte vijuar.

“Pabesi është me thanë më fal në vend të ngjarjes e me vazhdu ofendimet kur t’ikish. I thonë një fjalë, nuk lahet mt me shrr”, vijon G-Bani, duke shtuar se, sipas tij, “historia e ka të shkrujtun e zeza mbi të bardhë se faji është i joti”.

Megjithatë, në fund të reagimit të tij, G-Bani bën thirrje që përplasja të mos kthehet në një konflikt mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. “Leni kombat dhe ekstremistat e internetit që duan me t’shty në urrejtje me shqiptarët e Shqipnisë. Jemi vëllezër”, përfundon ai.

Reagimi i G-Banit vjen pasi në rrjet u publikuan pamjet e konfliktit ku Edi përfshihet fizikisht me Jozin dhe persona të tjerë. Më herët u rikthye në vëmendje edhe një video e prillit 2025, ku Edi përdorte ofendime të rënda ndaj Jozit pas incidentit të këtij të fundit me Gjestin.

Akuzohet për trafik kok¤ine, arrestohet në Francë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Një emër i njohur i futbollit shqiptar është përfshirë në një ngjarje që ka tronditur opinionin sportiv.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Olgerd Muka, ka përfunduar në prangat e policisë franceze, pasi dyshohet se ishte përfshirë në shpërndarjen e kokainës.

Sipas mediave franceze, Muka është ndaluar në qytetin e Dizhonit, ku autoritetet e kishin mbajtur nën vëzhgim për më shumë se 10 ditë.

Arrestimi ka ndodhur në flagrancë, teksa ai dhe një tjetër shtetas shqiptar dyshohet se po shpërndanin lëndë narkotike në një park të qytetit.
Pas ndalimit nga policia, 46-vjeçari është paraqitur para gjykatës, ku ka dhënë versionin e tij për ngjarjen.

Ish-futbollisti ka deklaruar se vështirësitë ekonomike dhe problemet personale e kishin çuar drejt një vendimi ekstrem, pas një periudhe të vështirë në jetën e tij.

Në dëshminë e tij para gjykatës, Muka është shprehur:

“Rreth 18 muaj më parë, unë kalova një sëmundje dhe më shkarkuan nga puna.”

Ish-lojtari ka treguar se pas humbjes së vendit të punës dhe vështirësive financiare, kishte kërkuar një mënyrë për të mbështetur familjen e tij. Megjithatë, kjo zgjedhje i ka kushtuar shtrenjtë, pasi tashmë ai përballet me drejtësinë franceze.

Olgerd Muka ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar. Ai ka luajtur me disa prej klubeve më të njohura në vend, si Lushnja, Teuta, Dinamo, Bylis, Flamurtari, Partizani dhe Besa, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare në disa ndeshje miqësore.

Dy trofetë e vetëm që fitoi, ishin Kupa e Shqipërisë me Dinamon dhe Superkupa në radhët e Partizanit. Me Kombëtaren, Muka zhvilloi vetëm 2 ndeshje, periudhë kur Shqipëria kishte trajner Sulejman Demollarin.

Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Muka u orientua drejt pankinës, duke nisur rrugëtimin si trajner. Por një periudhë e vështirë ekonomike dhe personale e ka vendosur tashmë ish-futbollistin përballë një prej momenteve më të vështira të jetës së tij.

Detaje nga arrestìmi i “Visit të Garave”/ Βashkëshòrtja e kapi mat me një tjetër në PaΙasë, ai nxori ¤rmën dhe e …

Detaje të reja nga arrestimi i Elvis Kosovës në një nga zonat bregdetare në jug të vendit, në Palasë. Gjithçka ka ndodhur në vilën ku qëndronte 40-vjeçari i njohur si ‘Visi i Garave’.

Kosova ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe një punonjës security, pasi kjo e fundit e kishte gjetur në vilë me një grua tjetër.

Konflikti ka vijuar mes çiftit ku mësohet se 40-vjeçari ka kërcënuar gruan e tij me armën pa leje.

Në vilë ka mbërritur edhe Policia, por Kosova ka bërë rezistencë duke u përplasur fizikisht edhe me efektivët.

Efektivët kanë arritur të neutralizojnë Kosovën dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit.

Kosova është një emër i njohur për autoritet, i cili rezulton i arrestua në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani.

Në korrik të vitit 2025, ‘Visit të garave’ iu vendos tretiol në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”. Emri i tij u përmend edhe në atentatin e Rinasit ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Automjetit tip Benz i cili u bë shoshë nga plumbat, me të cilin udhëtonin Dani me Shaljanin, u raportua të ishte i Kosovës.

Vetë Kosova mohoi lidhjen duke deklaruar se nuk e mbante mend të kishte pasur ndonjëherë atë automjet dhe se ishte e pamundur të dinte për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij./ZËRI

Marrëdhëniet me Turqinë janë të tensionuara/ Izraeli armatos Greqinë, çfarë parashikon pIani i “Mburojës së Akilit”

Greqia ka nënshkruar me Izraelin marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes mes dy vendeve, me vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë. Marrëveshja parashikon furnizimin e Athinës me një sistem shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore, të njohur në Greqi si “Mburoja e Akilit”.

Marrëveshja vjen në një moment kur marrëdhëniet e Greqisë me rivalin e saj rajonal, Turqinë, janë bërë më të tensionuara. Në të njëjtën kohë, Greqia po forcon bashkëpunimin ushtarak me Izraelin, pavarësisht kritikave të forta në Europë ndaj Izraelit për luftën në Gaza dhe politikën e tij në Bregun Perëndimor. Greqia dhe Izraeli kanë prej kohësh lidhje ekonomike, diplomatike dhe ushtarake dhe kanë zhvilluar rregullisht stërvitje të përbashkëta.

“Mburoja e Akilit” përfshin tre sisteme kryesore: David’s Sling, një sistem i avancuar kundër raketave dhe objektivave ajrore; Spyder, një sistem tokë-ajër i projektuar për të goditur avionë, helikopterë, dronë dhe municione të drejtuara; si dhe Barak MX, një sistem më i gjerë mbrojtjeje kundër raketave, avionëve, helikopterëve dhe dronëve.

Marrëveshja përfshin gjithashtu radarë shumë-misionësh dhe një qendër komanduese të mbështetur nga inteligjenca artificiale, e cila do të bashkojë sistemet e ndryshme në një rrjet të vetëm mbrojtës. Izraeli do t’i shesë gjithashtu Greqisë sisteme “Drone Dome” në një marrëveshje shtesë me vlerë rreth 26 milionë euro.

Një nga arsyet kryesore të marrëveshjes është rritja e shqetësimeve greke për kërcënimet që mund të vijnë nga Irani, veçanërisht në kontekstin e luftës SHBA–Izrael me Iranin. Greqia pret baza dhe objekte ushtarake amerikane në territorin e saj dhe analistët paralajmërojnë se këto mund të bëhen objektiva të mundshme të sulmeve iraniane nëse konflikti përshkallëzohet.

Një tjetër faktor është mungesa e sistemeve amerikane Patriot. Ndërsa Patriotët janë shumë të kërkuar, disa vende evropiane po shikojnë drejt sistemeve izraelite si David’s Sling, të cilat konsiderohen një alternativë më e lirë dhe efektive.

Marrëveshja ka rëndësi të madhe edhe për shkak të rivalitetit Greqi–Turqi. Dy vendet kanë mosmarrëveshje të vjetra për kufijtë detarë dhe kontrollin e zonave të diskutueshme në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Greqia është gjithashtu e shqetësuar për rritjen e aftësive të Turqisë në përdorimin e dronëve.

Për këtë arsye, analistët presin që elementët e parë të “Mburojës së Akilit” të vendosen në zonat e Egjeut. Kjo do t’i japë Greqisë një shtresë të re mbrojtjeje kundër raketave, avionëve dhe dronëve.

Megjithatë, marrëveshja është politikisht e ndjeshme brenda Greqisë. Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik grek kundërshton veprimet e Izraelit në Gaza dhe forcimin e lidhjeve ushtarake me Tel Avivin. Sipas një sondazhi të Peu Research Center të publikuar në qershor, rreth 76 për qind e grekëve nuk besojnë se Benjamin Netanyahu do të bëjë gjënë e duhur në çështjet botërore.

Në thelb, Greqia po blen këtë sistem për tri arsye kryesore: për të modernizuar ushtrinë, për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve të mundshme nga Irani dhe për të forcuar pozicionin e saj ndaj Turqisë.

Marrëveshja është pjesë e një programi shumë më të madh modernizimi ushtarak. Deri në vitin 2036, Athina planifikon të shpenzojë rreth 28 miliardë euro për mbrojtjen, duke përfshirë edhe blerjen e deri në 40 avionëve luftarakë F-35 nga SHBA-të dhe fregatave nga Franca dhe Italia.

Pra, për Greqinë, kjo nuk është thjesht një blerje raketash nga Izraeli. Është pjesë e një riarmatimi të madh strategjik, i cili synon ta bëjë vendin më të aftë për t’u mbrojtur në një rajon ku tensionet me Turqinë e pasiguria në Lindjen e Mesme po rriten.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 4 Shtator 2026

DASHI

Të lindurit nën këtë shenjë kanë nevojë për qartësi. Ata duan të përshpejtojnë punën e tyre. Një propozim mund të kërkojë disa konsiderata. Në dashuri, ata nuk duhet të kërkojnë konfrontim me çdo kusht. Një bisedë e qetë është më e mirë për të qetësuar ankthet e partnerit të tyre.

DEMI

Ata kanë nevojë për konkretësi dhe rezultate të dukshme. Ka një çështje financiare që duhet ta adresojnë me qetësi. Në punë, qëndrueshmëria i lejon të rikuperojnë terren. Në dashuri, ata kërkojnë stabilitet. Ata duhet ta lënë një marrëdhënie të rëndësishme të marrë frymë.

BINJAKËT

Nesër do të jetë një ditë e gjallë, perfekte për takime dhe për të marrë informacione të rëndësishme. Aftësia e tyre për t’u përshtatur është një avantazh. Mund të lindë një mundësi e rëndësishme. Një interes romantik mund të tërheqë vëmendjen e tyre.

GAFORRJA

Të lindurit nën këtë shenjë duhet të rifitojnë qetësinë e tyre dhe të ndalojnë së mbajturi problemet e të tjerëve. Në punë, këshilla është të shmangni përfshirjen në tensionet e të tjerëve. Në dashuri, ata duan një prani qetësuese dhe kush e di, mund ta gjejnë atë deri në fund të vitit.

LUANI

Qielli i shtyn ata të dalin hapur. Nëse u duhet të paraqesin një projekt, mund ta bëjnë këtë me më shumë besim. Në dashuri, ata janë të gatshëm të përjetojnë emocione vërtet intensive. Ata nuk duhet të diktojnë ritmin e marrëdhënies.

VIRGJËRESHA

Më në fund mund të merrni një vendim të shtyrë prej kohësh, edhe sepse keni mbledhur shumë informacione gjatë muajve të fundit. Në punë, mund të përballoni të arrini një rezultat të rëndësishëm. Në dashuri, është më mirë ta lini veten të befasoheni.

PESHORJA

Dikush mund t’i ndihmojë të largojnë retë e dyshimit. Ata nuk duhet të kenë frikë të ndryshojnë mendje. Një bashkëpunim profesional mund të bëhet më interesant. Perspektiva të reja mund të hapen edhe vetëm përmes një bisede me një person të papritur.

AKREPI

Mund të merrni konfirmim të rëndësishëm në punë. Ata nuk duhet të ndërhyjnë menjëherë, por të presin për zhvillime të mëtejshme. Diskrecioni është thelbësor. Është më mirë të shmangni heshtjen dhe strategjitë sterile në dashuri. Ata duhet të jenë vetvetja.

SHIGJETARI

Ekziston një dëshirë e fortë për një ndryshim peizazhi. Dhe gjithashtu dëshira për të realizuar një projekt konkret. Ata mund të stimulohen nga një mundësi e re. Në frontin e punës, ata nuk duhet të kenë frikë të propozojnë ide të reja. Ata janë gjithashtu kuriozë për dashurinë.

BRICJAPI

Më në fund njihen në punë pasi kanë marrë përsipër disa përgjegjësi. Ky është një hap i rëndësishëm për ata që lindin nën këtë shenjë. Ata nuk duhet të shpërqendrohen nga të tjerët, por të vazhdojnë në rrugën e tyre. Në dashuri, ata duhet t’i japin vetes më shumë kohë për të përkëdhelur partnerin e tyre.

UJORI

Të lindurit nën këtë shenjë do të kenë një ditë të favorshme me ide të reja dhe zgjidhje ideale. Një problem mund të trajtohet në një mënyrë krejtësisht origjinale. Ata kanë nevojë për stimulim dhe bashkëpunim në dashuri.

PESHQIT

Në frontin e punës, ata nuk duhet të kenë frikë nga një bashkëpunim i papritur. Në dashuri, ata mund të tregojnë anën e tyre më të sinqertë.

Horoskopi i shtatorìt/ Ja shenjat që do të kenë më shumë fat në dashuri, para dhe karrierë

Shtatori vjen me atë ndjesinë e një fillimi të ri. Vera po mbaron, ritmi ndryshon dhe yjet duket se kanë rezervuar disa kthesa interesante për të 12 shenjat.

Për disa, ky muaj sjell mundësi të reja në punë dhe financa; për të tjerë, vëmendja shkon te marrëdhëniet, familja apo vendime që janë shtyrë prej kohësh.

Virgjëresha

Ky është muaji yt dhe duket se do ta ndiesh. Pas 10 shtatorit, një kompliment ose një formë vlerësimi mund të të kujtojë sa shumë vlen dhe, më e rëndësishmja, të të japë shtysën për të vepruar me më shumë siguri.Një udhëtim i shkurtër pune mund të sjellë edhe një njohje me përfitime financiare. Ndërkohë, Hëna e re e 11 shtatorit favorizon fillimet: një lidhje e re, një projekt personal apo diçka që e ke mbajtur prej kohësh në mendje. Nga data 18, vëmendja kalon te intimiteti dhe te disa çështje emocionale që mund të kërkojnë më shumë punë me veten.

Datat më me fat: 6, 11, 15 shtator

Peshorja

Nëse kohët e fundit ke qenë më e kujdesshme me paratë, pas 10 shtatorit mund të ndiesh pak lehtësi. Por kujdes: dëshira për të shpenzuar mund të rritet po aq shpejt sa optimizmi.

Më 23 shtator nis sezoni yt dhe bashkë me të një cikël i ri personal. Mënyra si zgjedh ta nisësh këtë periudhë dhe njerëzit me të cilët e ndan mund të ndikojnë shumë në muajt që vijnë. Hëna e plotë e 27 shtatorit e vendos dashurinë dhe marrëdhëniet në qendër: mund të ketë shumë pasion, por edhe përplasje nëse hyn në biseda me mbrojtjen gati.

Datat më me fat: 11, 16, 23 shtator

Akrepi

Shtatori nis fort për ty, sidomos në punë. Ditët e para janë ideale për t’u marrë me detyra të mëdha, për të prezantuar një ide ambicioze ose për të çuar përpara diçka që kërkon shumë përqendrim.

Nga 10 shtatori, Aferdita hyn në shenjën tënde dhe të sjell më shumë flirt dhe dëshirë për t’u afruar me dikë. Mund të jetë një njohje e re ose një rikthim i shkëndijës në një marrëdhënie ekzistuese. Për negociata të rëndësishme, fundi i muajit duket më i favorshëm.

Datat më me fat: 10, 16, 28 shtator

Shigjetari

Muaji mund të nisë me dëshirën për t’u larguar diku, por planet e udhëtimit mund të pengohen nga buxheti ose nga dikush që nuk është shumë i besueshëm. Mos u nxito: pas 28 shtatorit situata fillon të lëvizë.

Në punë, 11 shtatori mund të sjellë një mundësi që ia vlen ta kapësh. Mund të jetë një rol më i rëndësishëm, një projekt i ri apo një punë që ka potencial të bëhet diçka më serioze. Shtatori të kërkon edhe të jesh më kreativ dhe më pak i frikësuar nga zgjedhjet që dalin jashtë rutinës.

Datat më me fat: 1, 16, 23 shtator

Bricjapi

Këtë muaj, njerëzit e tu kanë më shumë rëndësi se zakonisht. Një fundjavë me miqtë, më shumë kohë me familjen ose thjesht një shkëputje nga rutina mund të të bëjë shumë mirë.

Nga 18 shtatori, një çështje familjare që është anashkaluar për një kohë mund të kërkojë më në fund një bisedë të hapur. Edhe fundi i muajit sjell një diskutim që është vonuar, qoftë me partnerin, në punë apo me dikë nga rrethi yt. Thuaje atë që mendon, por jo pa menduar më parë si do ta thuash.

Datat më me fat: 6, 18, 27 shtator

Ujori

Shtatori mund të jetë shumë i mirë për karrierën. Ke më shumë ndikim te të tjerët dhe është momenti për të kërkuar atë që do, edhe nëse një pozicion apo mundësi të duket pak mbi nivelin tënd aktual.

Më 16 shtator mund të të lindë edhe dëshira për një ndryshim të dukshëm në pamje. Në fund të muajit, Marsi sjell më shumë intensitet në marrëdhënie dhe partneritete, qoftë në dashuri apo në punë. Mund të duash më shumë, por sigurohu që të dish edhe çfarë po kërkon.

Datat më me fat: 13, 16, 21 shtator

Peshqit

Nëse ke lënë pas dore rutinën, shtatori të ndihmon të rikthehesh te zakonet që të bëjnë mirë. Më shumë lëvizje, ujë dhe ushqim më i ekuilibruar mund të të japin energjinë që të ka munguar.

Mos e ço në ekstrem, megjithatë. Ky nuk është muaji për dieta drastike apo plane stërvitjeje që s’mund t’i mbash. Nga 23 shtatori, dashuria dhe dëshira marrin më shumë vëmendje, ndërsa puna mund të bëhet më e organizuar dhe efikase.

Datat më me fat: 1, 16, 23 shtator

Dashi

Këtë muaj mund ta ndiesh intuitën më fort se zakonisht. Mund të kesh ndjesinë se po kupton gjëra pa t’i thënë askush ose se disa sinjale emocionale po bëhen më të qarta.

Nga 18 shtatori, një plagë e vjetër apo një temë që ke menduar se e kishe lënë pas mund të rikthehet. Jo domosdoshmërisht për të të rënduar, por për t’u përballur më mirë me të. Hëna e plotë e 27 shtatorit të vendos ty dhe një projekt personal në qendër të vëmendjes.

Datat më me fat: 16, 18, 27 shtator

Demi

Shtatori të ndihmon të dalësh nga disa mendime ose bindje që të kanë mbajtur në vend. Mund të vijë përmes terapisë, një kursi, një bisede të rëndësishme ose thjesht një ndryshimi perspektive.

Në punë, nëse nuk po ndihesh më i përmbushur, mund të shfaqet një mënyrë e re për të ndryshuar situatën. Ndoshta një pozicion i ri, një ide që propozon vetë ose një projekt që fillon të marrë më shumë rëndësi. Pas 18 shtatorit, gjërat ndihen më të lehta dhe ka më shumë hapësirë për argëtim.

Datat më me fat: 10, 16, 18 shtator

Binjakët

Këtë muaj, ndihma mund të vijë pikërisht nga njerëzit e duhur. Në fillim të shtatorit mund të njohësh dikë më me përvojë, përmes punës ose një miku, që të ndihmon të kuptosh më shpejt diçka që po përpiqesh ta zgjidhësh vetëm.

Nga 11 shtatori, mund të fillosh të pyesësh veten sa liri të jep në të vërtetë jeta që ke ndërtuar. Ndoshta kërkon një mënyrë tjetër pune, më pak shpenzime ose më pak angazhime që të konsumojnë energji. Fundi i muajit mund të sjellë edhe realizimin e një dëshire që ke ushqyer prej kohësh.

Datat më me fat: 11, 29, 30 shtator

Gaforrja

Shtatori mund të të çlirojë nga diçka që të ka lodhur prej kohësh. Nëse është puna ajo që po të shteron energjinë, mund të fillosh seriozisht të mendosh për një alternativë.

Hëna e re e 11 shtatorit të favorizon sidomos kur ke një plan të qartë. Nëse merresh me rrjete sociale, një strategji më e mirë mund të sjellë rezultate. Nga 23 shtatori, fokusi zhvendoset te shtëpia dhe familja, me mundësi për ndryshime në banesë, çështje prone ose një rol më të rëndësishëm brenda familjes.

Datat më me fat: 1, 11, 27 shtator

Luani

Një mundësi për të fituar më shumë para mund të shfaqet rreth 11 shtatorit. Instinkti yt i parë mund të jetë të gjesh arsyet pse nuk do të funksionojë, por këtë herë ia vlen ta shohësh pak më gjatë.

Më 23 shtator mund të ketë arsye për të festuar: një koncert, ekspozitë, event ose një sukses i yti. Më 28 shtator, Marsi hyn në shenjën tënde dhe të jep një shtysë të fortë energjie dhe vendosmërie. Vetëm mos e ngatërro vendosmërinë me impulsivitetin.

Datat më me fat: 1, 23, 28 shtator

Islanda refuzon rihapjen e negociatave me BE-në / Brukseli reagon: Mbeten partnerë të ngushtë, por…

Komisioni Evropian ka Iëshuar një reagim të heshtur pasi Islanda refuzoi rihapjen e negociatave të pranimit me bllokun në një referendum të kontestuar ashpër, një vendim që rrezikon të dëmtojë vrullin e zgjerimit.

52.8% zgjodhën “jo” dhe 47.2% zgjodhën “po”.

“Komisioni Evropian e merr parasysh rezultatin e referendumit të Islandës”, tha një zëdhënës i Komisionit në një deklaratë të shkurtër.

“Komisioni respekton zgjedhjen e popullit islandez. Islanda mbetet një partnere e ngushtë e Bashkimit Evropian.”

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa shkëmbeu mesazhe me Kryeministrin e Islandës Kristrún Frostadóttir, gjatë të cilave “të dy udhëheqësit shprehën dëshirën e tyre për të vazhduar forcimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Islandës”, sipas zëdhënësit të Costa-s.

“Presidenti Costa theksoi se BE-ja respekton plotësisht zgjedhjen demokratike të popullit islandez në referendumin e sotëm. Islanda mbetet një nga partnerët më të ngushtë dhe më të besuar të BE-së”, tha zëdhënësi.

Frostadóttir kishte thënë më parë se do ta braktiste tërësisht çështjen e anëtarësimit në BE për pjesën e mbetur të mandatit të saj nëse votuesit do ta refuzonin propozimin.

“47% e popullsisë ishte e interesuar për të,” tha Frostadóttir të dielën. “Mendoj se është e rëndësishme që të hyjmë në muajt dhe javët e ardhshme dhe ta respektojmë këtë pikëpamje.”

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel kishin parë në Islandë një kandidat me pesë yje që mund t’i kishte provuar skeptikët e zgjerimit se e kishin gabim. Vendi nordik ishte pothuajse i garantuar të bëhej një nga kandidatët kryesorë, duke pasur parasysh shkallën e gjerë të integrimit me bllokun.

Në prag të votimit, Komisioni, i cili mbikëqyr pranimin, kishte mbajtur një profil të ulët, por sinjalizoi qëllimin e tij për të gjetur zgjidhje “kreative” me Islandën për të adresuar ato që do të kishin qenë dy çështjet më të diskutueshme: peshkimi dhe bujqësia.

Edhe pse Islanda gëzon akses të gjerë në tregun e vetëm, marrëveshja përjashton Politikën e Përbashkët të Peshkimit (CFP) dhe Politikën e Përbashkët Bujqësore (CAP).

Këto dy kapituj mbetën të paprekur herën e fundit që Reykjavík dhe Brukseli u angazhuan në bisedimet e pranimit, një proces i pezulluar në vitin 2013.

Mbetet për t’u parë se sa i madh do të jetë ndikimi i referendumit islandez në përpjekjet e bllokut për zgjerim , të cilat, pas vitesh stanjacioni, u ngjitën në krye të axhendës politike pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Mali i Zi është aktualisht në krye, duke mbyllur përkohësisht 18 nga 33 kapitujt e pranimit. Vendi aspiron të bëhet shteti i 28-të anëtar në vitin 2028, një ambicie që ka frymëzuar sloganin “28 nga 28”.

Edhe nëse Brukseli refuzon të angazhohet për afate artificiale, ai e njeh rëndësinë e përmbushjes së premtimit të zgjerimit përpara se kandidatët të humbasin durimin. Bashkimi i Malit të Zi me Islandën u konsiderua një rrugë e mundshme.

Komisioni po përgatit reforma për t’u sjellë përfitime të prekshme kandidatëve, të tilla si qasja në programe të caktuara të BE-së, përpara se ata të bëhen anëtarë me kohë të plotë.

FOTO+VIDEO/ U g¤dit nga Jozi, Edi reagon pas publikimit të pamjeve nga sh*rri: 15 me 1, shikim të këndshëm…

Edi Kuçi ka reaguar pasi në rrjetet sociale u publikuan pamjet nga përpIasja fizike ku pretendohet se ishte i përfshirë edhe Joz Marku.

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka rishpërndarë në Instagram një fragment nga videoja e konfliktit, duke e shoqëruar me një mesazh që duket se jep versionin e tij për atë që ndodhi.“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, shkruan Edi.

Me shprehjen “15 me 1”, ai lë të kuptohet se gjatë përplasjes ka qenë i vetëm përballë një grupi të madh personash.

Reagimi vjen pasi prej ditësh në rrjet qarkullonin raportime për një konflikt mes Edit dhe Jozit. Fillimisht nuk kishte pamje nga momenti, ndërsa më pas Edi u pa me një fashë në kokë, pa treguar publikisht se si ishte dëmtuar.

LEXO Ulërimat që alarmuan Fermën VIP / Zbulohet e vërteta (VIDEO)

Tashmë, me publikimin e videos dhe reagimin e tij, Edi konfirmon të paktën se pamjet lidhen me një ngjarje ku ai ka qenë i përfshirë. Ai nuk ka sqaruar, megjithatë, se çfarë e nisi konfliktin dhe çfarë nënkupton konkretisht kur flet për “pabesi” dhe “tradhti”.

Nga ana e Joz Markut ende pritet një reagim që të japë versionin e tij për përplasjen dhe rrethanat që çuan deri te konflikti fizik.

VIDEO

Erdogan paraIajmëron Greqinë: Hiqni dorë nga militarizimi i ishujve të Egjeut

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi të mërkurën Greqisë të “ndryshojë kursin” dhe t’i japë fund asaj që ai e përshkroi si militarizim i ishujve të Egjeut që kanë status të çmilitarizuar.

Sipas mediave të huaja, ndërsa paralajmëroi Greqinë kundër interpretimit të “qasjes së qetë dhe racionale” të Ankarasë si një shenjë dobësie.

Duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga Bishkek i Kirgistanit, ku mori pjesë në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Erdogan tha se Turqia nuk kishte ambicie territoriale ndaj asnjë vendi, por nuk do të lejonte askënd të shkelte të drejtat e saj.

“Turqia nuk ka ambicie në lidhje me territorin e askujt, por nuk do të lejojë askënd të shkelë të drejtat e saj”, tha Erdogan.

Ai i bëri thirrje Greqisë të braktisë atë që e përshkroi si “rruga e gabuar” dhe të respektojë traktatet ndërkombëtare.

“Injorimi dhe shkelja e traktateve ndërkombëtare nuk do t’i sjellë dobi askujt”, tha Erdogan. “Kushdo që e interpreton qasjen e qetë dhe racionale të Turqisë si dobësi, po bën një gabim të rëndë”, shtoi ai.

Erdogan tha se Turqia po bënte gjithçka që ishte e nevojshme për të avancuar marrëdhëniet greko-turke mbi bazën e lidhjeve të fqinjësisë së mirë, duke argumentuar se Ankaraja kishte ndjekur vazhdimisht një qasje konstruktive.

“Ne kemi qenë pala konstruktive”, tha ai. “Megjithatë, shumicën e kohës nuk kemi parë një përgjigje reciproke ndaj qëllimeve tona të mira”.

Presidenti turk i bëri thirrje konkretisht Greqisë që të “ndryshojë kursin” dhe “të braktisë militarizimin e ishujve që kanë status të çmilitarizuar”, pa dhënë hollësi mbi hapat që pret që Athina të ndërmarrë.

Ai gjithashtu përmendi historinë si një paralajmërim, duke thënë se ajo duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për ata që janë të gatshëm të mësojnë prej saj.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë”, tha ai.

Greqia e hedh poshtë mënyrën e interpretimit të traktateve nga Turqia, duke argumentuar se ato nuk imponojnë një regjim të përgjithshëm çmilitarizimi në ishujt e Egjeut dhe se Athina ruan të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sipas ligjit ndërkombëtar.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia do të shqyrtojë forcimin e marrëdhënieve të saj me bllokun e sigurisë të udhëhequr nga Kina dhe Rusia, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, në një nivel më të lartë.

“Perspektiva e Turqisë për anëtarësim (të plotë) në organizatë nuk nënkupton një shkëputje nga ndonjë bllok tjetër apo nga Perëndimi”, tha Erdogan.