“Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miIiona euro dhe lingota ari

Tiranë, 11 nëntor 2026 – Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi aktivitetin e grupit kriminal të drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, të cilët dyshohen për trafikimin e më shumë se 60 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt tregut evropian.

Në emisionin “Now” u publikuan transkripte të komunikimeve private mes dhjetorit 2020 dhe shkurtit 2021, ku dy drejtuesit e organizatës diskutojnë për menaxhimin e shumave kolosale të parave të përfituara nga aktiviteti ilegal dhe konvertimin e tyre në lingota ari. Gazetari Artan Hoxha bëri me dije se këto përgjime nuk rrjedhin nga platforma Sky ECC, por nga një rrjet tjetër i enkriptuar komunikimi.

Ervis Çela: “Nuk dimë ku me çuar lekët.”

Franc Çopja: “20/30 kile çdo ditë… Bëni 1000 kile flori..”

Ervis Çela: “Po merr nja 200/300 kile për mua..”

Franc Çopja: “Është me 55 tani.. Unë vetë kam arritur te 100 kile deri tani.”

Ervis Çela: “S’ka flori, duhet me grabit ndonjë bankë, duhet me porosit nga Afrika.”

Dosja hetimore u dërgua për gjykim nga SPAK më 5 nëntor për 16 persona të marrë si të pandohur, ndërsa përgjimet zbulojnë vështirësitë e grupit për të futur në qarkullim apo ruajtur sasi të tilla të mëdha likuiditeti.