Eneda Tarifa dhe Gent Lasku të pandarë! Nga bashkëjetesa tek …, dalin detaje brenda marrëdhënies së çiftit

Ashtu siç vetë ata e kanë thënë, të dy kanë një lidhje shumë të fortë dashurie. Qëkur historia e Enedës dhe e Gentit është bërë publike, çifti shfaqet kudo së bashku.

gent lasku eneda tarifa2

Ndaj nuk kishte sesi të ndodhte kështu edhe në një premierë çifti. Këngëtarja ka mbërritur përdore me të dashurin e saj, ku edhe kanë preferuar që të qëndrojnë përgjatë gjithë kohësh bashkë.

gent lasku eneda tarifa 1

Ajo dhe Genti tashmë janë një çift i konsoliduar, që duket se po bashkëpunojnë edhe në karrierë.

Genti është jo vetëm mbështetja e saj më e madhe, por shpeshherë i vjen në ndihmë këngëtares edhe në karrierën muzikore.

gent lasku eneda tarifa 2

E tashmë që kanë disa vite që bashkëjetojnë, të gjithë jemi sy e vesh për të parë nëse dyshja ka plane për të zgjeruar familjen e tyre.

gent lasku eneda tarifa3

“Mori në q•fë” 20 veta! Vjen thirrja e fortë për Ballukun: Mbro vartësit që firmosën për ty sepse….

Rreth 20 vartës të Belinda Ballukut ndodhen sot në situata krejt të ndryshme nga ajo e ish-ministres. Disa në qeli, të tjerë në arrest shtëpie, të shkëputur nga familjet, fëmijët, shoqëria dhe jeta e tyre e përditshme.

Të ekspozuar publikisht, të treguar me gisht, të mbartur si përgjegjës kryesorë deri në momentin kur SPAK ta çojë dosjen për gjykim. Ndërkohë, vetë Belinda Balluku vijon të jetë e lirë.

Dhe pikërisht këtu lindin disa pyetje: Si ndihesh, zonja Belinda, kur njerëzit që kanë zbatuar urdhrat e tua, njerëzit që i udhëzove drejt veprimeve të paligjshme, sot mbajnë peshën më të rëndë? Si është të ecësh e lirë, ndërsa ata presin të izoluar vendimin e drejtësisë?

Mesazhet e zbardhura në dosjet e SPAK nuk lënë hapësirë për interpretim. Ato tregojnë qartë hierarkinë e vendimmarrjes dhe sesi vartësit firmosnin e vepronin për llogarinë tënde. Çfarë më parë përflitej nga opinioni, sot është provuar dhe vulosur me SMS-të.

Prandaj, zonja Belinda, bëj sot një akt të drejtë. Mos i lër vartësit të paguajnë të gjithë faturën e një sistemi që e ngrite, e ushqeve dhe e drejtove vetë.
Është momenti të ulësh kokën dhe të marrësh përgjegjësinë që të takon. Mos e harro se ndërsa ti përpiqesh të shpëtosh veten “me thonj”, të tjerët po sakrifikohen në heshtje.

SPAK do të bëjë detyrën e vet. Por ti je e vetmja që mund t’i heqësh barrën atyre që sot vuajnë pasojat e vendimeve të tua. Dhe kjo është përgjegjësia jote më e rëndë morale, ajo që s’mund t’i shpëtosh, sepse mban nga fillimi në fund emrin tënd.

© BalkanWeb

“Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje”, Çiljeta Xhilaga përlot rrjetin per Alban Hoxhën: Na ka parë Zoti teksa qajmë, por

Për portierin dhe kapitenin e Partizanit Alban Hoxha, dita e sotme është e veçantë, ai feston ditëlindjen, ndërsa mbush 38 vjeç.

Partnerja e tij, Çiljeta Xhilaga ka bërë një postim emocional në “Instgaram”, teksa ka ndarë shumëçka me ndjekësit, sikurse duke ia atribuar meritat Alban Hoxhës për “rrugëtimin” e tyre plotë sprova:

Postimi i plotë i Çiljeta Xhilagës në “Instagram”:

Lajmi në përditësim…Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë…nga një ditë e thjeshtë…por një nga ditët tona më të lumtura. Sepse lumturia jonë nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë…vetëm për një të vërtetë: ne dy, dhe dashuria jonë që nuk dorëzohet kurrë.

Ne nuk kemi qenë kurrë një histori e thjeshtë…Jemi dashuri që digjet, që gërshetohet me flakë e zjarr, me grindje, me mall që të pret te dera, me fjalë që ndonjëherë lëndojnë e me përqafime që shërojnë gjithçka.

Jemi dy shpirtra që nuk u dorëzuan edhe kur stuhitë kanë dashur të na rrëzojnë. Je babai që e rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi.

Na ka parë Zoti teksa qajmë, grindemi, lutemi, kapemi fort dorë për dore dhe ngrihemi sërish. Na ka parë teksa ndërtojmë jetën tonë gur më gur, pa maska, pa lojëra, pa luks të rremë – vetëm me besim, djersë dhe dashuri të vërtetë.

Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje. Faleminderit për burrërinë, për zemrën tënde , për karakterin tënd të hekurt.

Faleminderit  që më zgjedh çdo ditë. Uroj që Zoti ta mbajë zemrën tënde të fortë dhe të n’dritshme. Që ëndrrat e tua të marrin fluturim. Që familja jonë të rritet me bekim, me qetësi dhe me gëzime që s’kanë fund.

Që djemtë tanë të rriten duke parë shembullin e një burri të vërtetë. Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj.

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne”.  

Tr*ndit Sali Berisha: Ja kush është deputeti që ka porositur vr*sje!

Debati në Kuvendin e Shqipërisë është ndezur ashpër, pasi Kryedemokrati Sali Berisha ka drejtuar akuza të rënda dhe të drejtpërdrejta ndaj Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla (i referuar nga Berisha si “Tao”). Berisha akuzon Ballën si bashkëpunëtor me bandat kriminale dhe si person të implikuar direkt në porositjen e vrasjeve, duke pretenduar se posedon prova të marra nga biseda të transkriptuara.

 Përgjimet Që Implikojnë Në Pazare Politike-Kriminale

Berisha citoi në Kuvend pjesë të një bisede, të cilën ai e prezantoi si dëshmi të pazarit mes Ballës dhe bashkëpunëtorëve të krimit:

Berisha Citoi: “Me datën 20.02.2020 target informon pinim ‘AM5P80’ se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos [Ballës], bashkëpunëtorit në krim asnjë tender publik, asnjë favor tjetër përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh ju përcoll Taos, dhe i dhanë afat gjer në dhjetor.”

Më pas, Berisha pretendon se Balla ofroi garanci politike në shkëmbim të mbështetjes elektorale, duke përdorur presionin e drejtësisë:

Pazari Për Vota: “Tao ju përgjigj kësaj; A garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse vendosim në listë ata që doni në burg… Përgjigja ishte; po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; Ata shkojnë në burg këtë vit.”

Këto transkripte, sipas Berishës, provojnë se Balla shfrytëzonte pushtetin e tij për të kontrolluar fatin e elementëve kriminalë, duke i përdorur ata si garanci elektorale.

 Akuza Për Porositje Vrasjesh Dhe Mbulim Nga Prokurori

Akuza më e rëndë e Berishës ishte pretendimi se Taulant Balla ka porositur vrasje dhe se kjo çështje është fshehur nga organet e drejtësisë:

Berisha: “Ky është vetëm njëri regjistrim, sepse tjetri është Tao që porosit vrasje dhe që ajo e di vetë ai, bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se, kishte porositur vrasje.

Berisha këmbëngul se ky fakt u njohur nga një prokuror, i cili më pas, në bashkëpunim me Ballën, vendosi të shkatërronte provat e këtij denoncimi serioz.

 Përmendja E Emrave Të Tjerë Dhe Misteri I “Letrave”

Në fund të fjalës, Berisha përmendi emra dhe situata të tjera të paqarta, duke synuar të ngrejë më tej dyshimet për lidhjet e Ballës me botën e krimit:

  • Çështja “Erjona Daupaj”: Berisha përmendi një çështje që ai e quajti “më e bukur” se ajo e vrasjeve, duke thënë se publiku nuk duhet ta harrojë.
  • Radovan Çela Dhe “Letrat”: Ai citoi një pjesë rreth Radovan Çelës dhe “Taos” ku thuhej se duhej të “djegin letrat me benzinë”, duke insinuar sërish fshehje provash.

Akuzat e Berishës, nëse vërtetohen nga institucionet e drejtësisë, mund të kenë pasoja të rënda politike dhe ligjore për Taulant Ballën dhe Prokurorin e përfshirë në fshehjen e supozuar të denoncimit.

“Më ka mbetur 1 vit jetë”, mbesa e ish-presidentit zbulon se është me kancer (MESAZHI perlotes i saj)

Mbesa e ish-Presidentit të SHBA, John F. Kennedy, Tatiana Schlossberg, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer, ndërsa bluzat e bardha i kanë thënë se ka dhe një vit jetë.

Një vit më parë, 35-vjeçarja tha se ishte diagnostikuar me leuçemi akute mieloide, mutacion i rrallë i njohir si inversioni 3, anomali genetike e gjetur në më pak se 2 për qind të rasteve.

Mjekët tashmë kanë zbuluar kancer.

“S’e besoja dot që po flinsin për mua. Kisha notuar një milje në pishinë një ditë më parë, nëntë muajshe shtatzënë. Nuk isha e sëmurë, nuk ndihesha keq. Isha një nga njerëzit më të shëndetshëm që njihja.”-tha ajo një vit më parë.

Schlossberg, një gazetare mjedisore, është vajza e dytë e ish-ambasadores amerikane Caroline Kennedy dhe stilistit Edwin Schlossberg. Tatiana Schlossberg dhe bashkëshorti i saj, George Moran, kanë një djalë 3 vjeç dhe një vajzë 1 vjeçe.

Gjatë gjithë jetës sime, jam përpjekur të jem e mirë, të jem një studente e mirë, një motër e mirë dhe një bijë e mirë, dhe ta mbroj nënën time dhe të mos e bëj kurrë të mërzitet ose zemërohet. Tani i kam shtuar një tragjedi të re jetës së saj, jetës së familjes sonë, dhe nuk ka asgjë që mund të bëj për ta ndaluar atë”-shprehet ajo.

A po i bëjnë pr*sion Edi Ramës, SHBA dhe BE? Ja cfare po i kerkohet Kryeministrit, qe do sillte fundin e tij

Furia hetimore ndaj ministrave dhe zyrtarëve të PS-së, e shfaqur në prag zgjedhjesh, është sinjal i koduar për kryeministrin. Altin Dumani paralajmëron mbylljen e mandatit, BE dhe SHBA rikonfigurojnë mbështetjen për drejtësinë, ndërsa politika kërkon “kapakun e çeliktë” të Senatit.

Hetimet e reja të SPAK ndaj qeverisë janë më shumë se aksione penale; janë mesazhe politike për Edi Ramën dhe për elitën që po përpiqet të ndërtojë mekanizma mbrojtjeje përballë drejtësisë. Në sfond qëndron plani për reformën kushtetuese dhe krijimin e Senatit, që mund të shërbejë si strehë për klasën e vjetër politike, ndërsa BE dhe SHBA po koordinojnë fazën e re të presionit mbi Tiranën.

Nuk është rastësi që SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë në prag të fushatës zgjedhore.
Ato nuk janë thjesht procedime të zakonshme penale, por mesazhe të koduara për Edi Ramën; një sinjal se reforma në Drejtësi po hyn në një fazë të re dhe se askush nuk është më i paprekshëm.
Kjo u kuptua qartë pas deklaratës së Altin Dumanit në Parlament, ku ai foli hapur për dy çështje:
– përfundimin e mandatit të tij dhe
– dështimin e politikës për të garantuar vijimësinë e SPAK-ut.

Në mënyrë simbolike, Dumani paralajmëroi se do të largohet nga drejtimi i SPAK, por jo nga prokuroria, duke e lënë pas mesazhin e fortë se institucioni është nën presion politik.
Ai akuzoi Parlamentin, pra, mazhorancën dhe opozitën bashkë; se kanë refuzuar t’i zgjasin mandatin prokurorisë speciale, duke e lënë drejtësinë “në ajër”.
Në realitet, kjo kritikë ishte më shumë për Edi Ramën, që e kontrollon politikisht procesin parlamentar dhe që prej kohësh kërkon mënyra për ta frenuar fuqinë e SPAK-ut.

Kjo përplasje vjen në një moment kur politika ka hedhur në tavolinë idenë e një reforme kushtetuese për krijimin e një Dhome të Dytë të Parlamentit, Senatin.
Ky projekt, që paraqitet si modernizim institucional, në thelb synon të krijojë një zonë imuniteti për elitën politike, një “dhomë izolimi” për deputetët, ish-ministra e drejtues që janë nën hetim.
Pra, është një plan mbrojtjeje për të vjetër e të rinj, që përballen me reformën e Drejtësisë që tani po troket në dyert e pushtetit.

Për ta kuptuar më qartë lojën, duhet rikthyer në një detaj të harruar. Ish-këshilltari i Fatos Nanos deklaroi kohët e fundit se në vitin 2012, Nano i kishte propozuar Sali Berishës “të vendosnin një kapak çeliku mbi pusetën e ujërave të zeza”, përndryshe “ajo do të shpërthente dhe do t’i merrte të gjithë”.
Kjo metaforë politike është sot më e gjallë se kurrë: Edi Rama po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë; të vendosë një “kapak të ri” mbi pasojat e një reforme që tani ka filluar të godasë njerëzit e tij.

Ndërkohë, ndërkombëtarët nuk janë indiferentë.
Bashkimi Europian, përmes Komisionit për Punë të Jashtme, vazhdon të financojë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), që mbikëqyr punën e SPAK-ut.
Këto fonde menaxhohen nga qeveria gjermane, e cila sot është kancelaria më me ndikim në mbështetjen e institucioneve të drejtësisë shqiptare.
Në anën tjetër, SHBA ka zbutur ritmin e financimeve, por jo interesin: vizita e Altin Dumanit në Departamentin e Shtetit dhe më pas e një zyrtari të lartë amerikan në Tiranë janë sinjale të koordinuara për të mos lejuar kthimin e kontrollit politik mbi drejtësinë.

Në këtë terren, lëvizjet e Ramës për të zëvendësuar SPAK-un me një “pool të ri kundër krimit të organizuar” nën varësinë e Prokurorisë së Përgjithshme, janë parë si tentativë për të zhbërë reformën nga brenda.
Ky projekt kërkon ndryshim kushtetues, që do të kalonte përmes “Komisionit Xhafa”, dhe do të zhvendoste kompetencat e SPAK tek një strukturë tërësisht e kontrolluar nga qeveria.
Nëse ndodh, kjo do të ishte goditja më e rëndë për sistemin e drejtësisë që prej vitit 2016.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve qëndron përplasja e hapur mes Perëndimit dhe klasës politike shqiptare.
Në Bruksel e Washington, mesazhi është i qartë: Shqipëria duhet të prodhojë një klasë të re politike, të ndarë nga pandëshkueshmëria e tranzicionit.
Në Tiranë, ndërkohë, politika e vjetër po përpiqet të shpëtojë me çdo mjet, herë me reforma “institucionale”, herë me projekte “kushtetuese”.

Nëse SPAK vazhdon me këtë ritëm, hetimet që po hapen në prag zgjedhjesh nuk janë më as aksident, as nxitim: janë paralajmërim për fundin e një cikli politik.
Dhe nëse Rama beson se mund t’i mbulojë “ujërat e zeza” me kapakun e Senatit, duhet ta dijë se Presioni ndërkombëtar nuk lejon më as kapakë, as puseta…/Pamfleti

Macet mund të jenë krijesat më të përsosura biologjikisht që ekzistojnë

Hulumtimet sugjerojnë se macet mund të jenë krijesat më të përsosura biologjikisht, që ekzistojnë, sipas “Scientific American”.

Sipas disa analizave shkencore të anatomisë dhe fiziologjisë, macet mund të jenë ndër krijesat më efikase, biologjikisht në Tokë.

Strukturat e tyre skeletore dhe muskulore janë të optimizuara për shkathtësi, ekuilibër dhe fshehtësi – duke i lejuar ato të bien nga lartësi të mëdha dhe të ulen në mënyrë të sigurt falë “refleksit të tyre të drejtimit”.

Shikimi i tyre natën rivalizon atë të disa grabitqarëve të natës, dëgjimi i tyre zbulon frekuencat tejzanore (si thirrjet e brejtësve) dhe mustaqet e tyre shërbejnë si sensorë hapësinorë hipersensitivë.

Edhe mjaullima e tyre ka një rol kryesor – duke prodhuar frekuenca midis 25-150 Hz, të cilat lidhen me shërimin e indeve dhe rigjenerimin e kockave.

Studiuesit thonë se evolucioni i ka formuar macet në krijesa pothuajse të përsosura: të heshtura, të ekuilibruara, vetë-shëruese dhe të adaptueshme në pothuajse çdo mjedis.

Ndërsa asnjë organizëm nuk është vërtet “i përsosur” nga pikëpamja shkencore, pasi e gjithë jeta përfshin kompromise evolucionare, shumë biologë i konsiderojnë macet si krijesa shumë të rafinuara dhe të suksesshme për një grabitqar të specializuar.

Ideja që macet mund të jenë “biologjikisht të përsosura” rrjedh nga përshtatjet e tyre të jashtëzakonshme fizike dhe shqisore gjatë miliona viteve.

Tiparet kryesore biologjike që kontribuojnë në këtë përshtatje “pothuajse të përsosur” përfshijnë:

Shkathtësi dhe fleksibilitet të jashtëzakonshëm: Macet kanë një shpinë shumë fleksibile dhe asnjë klavikulë të ngurtë, duke lejuar një gamë të pabesueshme lëvizjesh, lëvizje të heshtura dhe refleksin e famshëm të drejtimit për t’u ulur në këmbë.

Perceptim akut shqisor: Shqisat e tyre janë shumë të specializuara për gjueti.

Ato posedojnë një shikim superior natën (që kërkon vetëm një të gjashtën e dritës që u nevojitet njerëzve), dëgjim të mprehtë të akorduar ndaj frekuencave të larta dhe mustaqe të ndjeshme që veprojnë si sensorë lëvizjeje.

Anatomi e specializuar:

Kthetra të tërheqshme: Kthetra e tyre janë të mbështjella kur nuk janë në përdorim, duke i mbajtur të mprehta për momentin e sulmit.

Muskuj të fuqishëm: Ndërtimi i tyre muskulor lejon shpejtësi, precizion dhe aftësinë për të kërcyer në distanca të mëdha (deri në gjashtë herë gjatësinë e trupit të tyre).

Tretje efikase: Si mishngrënëse, macet kanë një trakt të shkurtër gastrointestinal të projektuar për të përpunuar në mënyrë efikase një dietë me proteina të larta dhe të bazuar në mish.

Lëvizte i armatosur, arrestohet babai i Azgan Mernicës, që vrau në 2024 efektivin e “Shqiponjave”

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim.

I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

Petrit Mërnica ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj.

“Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pathëay”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 57-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me 2 krëhëra me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pathëay”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në një lokal në fshatin Fermë Çlirim, shtetasin P. M., me 1 armë zjarri pistoletë, me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, që i mbante në çantën e dorës.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. M., 57 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shpëtoi ish-punëdhënësin nga mbytja, flet 32-vjeçari shqiptar: Po mendoja të dorëzohesha, i ftohti po më mpinte…

Elton Zefi, një 32-vjeçar që jeton e punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, është bërë protagonisti i një akti të jashtëzakonshëm guximi dhe humanizmi.

Historia e tij, është një kujtesë e fuqishme se ende ka njerëz që veprojnë pa hezitim për të shpëtuar një jetë.

Ditën e ditëlindjes së tij, më 20 nëntor, Eltoni ishte duke shkuar në një takim pune me një koleg, kur panë një grup njerëzish të mbledhur në brigjet e kanalit Battaglia, në Padova.

Një burrë kishte përfunduar me makinën e tij në kanal dhe kishte mbetur i bllokuar brenda, duke rrezikuar të mbytej.

Eltoni bëri atë që askush nga të pranishmit nuk pati guximin ta bënte. Ai hoqi pantallonat dhe xhaketën dhe hyri në ujërat e akullta të kanalit.

Me ndihmën e një personi tjetër, fillimisht u përpoqën të thyenin xhamin e përparmë të makinës, pastaj tentuan të hapnin çatinë, por pa rezultat.

Pjesën tjetër e ka treguar vetë ai: “Kisha krampa në këmbë dhe të ftohtit po më mpinte. Po mendoja të dorëzohesha. Provova edhe një herë, me të gjitha forcat që më kishin mbetur, dhe arrita ta nxjerr nga makina. Pastaj e çova në breg, të sigurt e të gjallë.

Vetëm atëherë Eltoni e kuptoi se njeriu që sapo kishte shpëtuar ishte sipërmarrësi Giuseppe Salvalajo, ish-punëdhënësi i tij. Ai, i prekur nga ajo që ndodhi, e njohu menjëherë dhe e falënderoi 

Burri, i moshuar dhe i tronditur, është gjallë vetëm falë këtij gjesti të jashtëzakonshëm guximi dhe altruizmi nga ana e këtij të riu dhe personit që e ndihmoi.

Flor Binaj dhe Manastirliu nuk e harrojnë fushatën në Tiranë, shmangin përshëndetjen (FOTO)

Atë që nuk e bëri fushata elektorale, e bëri premiera e filmit “Kazerma”. Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu janë përballur këtë herë në një tapet të kuq, ku të dy ishin të ftuar për të shijuar mbrëmjen mes miqve dhe kolegëve.

Në zgjedhjet që do të mbaheshin më 9 nëntor, Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Manastirliu nisi fushatën si emri që u propozua nga Partia Socialiste.

Ndonëse gjithçka u lë përgjysmë, dy rivalët ende i kanë të ndezura motorët për një fushatë. Madje, siç dy politikanëve rivalë iu ka hije, në një shkëmbim që kanë pasur të dy, kanë preferuar që të mos kenë me njëri-tjetrin as edhe një përshëndetje.

Flor Binaj dhe Manastirliu nuk e harrojnë fushatën në

Teksa Binaj ka mbërritur dhe është përshëndetur me ish-ministren Elva Margariti, Ogerta ka preferuar që të merret me telefonin e saj, duke shmangur një përshëndetje me të.

Flor Binaj dhe Manastirliu nuk e harrojnë fushatën në