Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtunë 21 Tetor 2023

Dashi

Do e ndani këtë dite ndërmjet partnerit dhe familjareve tuaj te dashur. Ai qe keni ne krah do tregohet i kuptueshëm dhe nuk do mërzitet me ju. Nëse jeni beqare, do luani rolin e princeshës joshëse dhe sensuale. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete. Ne planin financiar do i zgjidhni te gjitha problemet qe iu kishin dale me pare.

Demi

Edhe nëse kohet e fundit keni kaluar disa vështirësi ne jetën tuaj ne çift, atmosfera sot nuk do jete e ftohte. Përkundrazi do flisni hapur me partneri dhe do zgjidhni çdo problem. Beqaret do kalojnë një dite romaneske dhe te mbushur me takime entuziazmuese. Ne planin financiar duhet te hiqni disa para mënjanë ne mënyrë qe te siguroni edhe te ardhmen.

Binjaket

Kujdes mos e tradhtoni atë qe keni ne krah gjate kësaj dite sepse do shkatërroni gjithë atë qe keni ndërtuar deri me sot. Te shembesh gjithçka është e thjeshte, por te rindërtosh është dyfish e vështirë. Beqaret do kenë veçse dashuri platonike, asgjë me tepër sesa aq. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur. Nuk është ende koha për investime te mëdha.

Gaforrja

Ndikimi i Venusit ne jetën sentimentale te çifteve do jete shume i madh gjate kësaj dite. Ai nuk do iu lejoje te joshni dike tjetër qe nuk është partneri dhe do iu nxite te tregoheni besnike. Beqaret me shume gjase do fillojnë një histori te bukur dashurie. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse çdo gjë do shkoje me se miri.

Luani

Duhet ta toleroni me tepe rate qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe jo te tregoheni kokëfortë për gjithçka. Vetëm ne këtë mënyrë lidhja juaj do vazhdoje rrugën e duhur. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë personin e përshtatshëm, pasi ata qe kane takuar kohet e fundit nuk ua mbushin shume mendjen. Nëse kryeni shpenzime marramendëse financat nuk do jene aspak te mira.

Virgjeresha

Marrëdhënia me partnerin do bazohet tek mirëqenia dhe mirëkuptimi gjate kësaj dite. Do dini te tregoheni te duruar dhe ta kuptoni për gjithçka atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri, kështu qe duhet ende te presin. Konfigurimi i yjeve do jete i përshtatshëm për sektorin e financave, megjithatë nuk duhet ende te merrni vendime te mëdha.

Peshorja

Pasi keni shpenzuar shume kohe dhe mund për te vendosur harmoninë ne jetën tuaj ne çift, sot do merrni shpërblimin e merituar. Marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Beqaret do dëshirojnë te jetojnë vetëm dhe nuk do kërkojnë dashurinë. Financat nuk do jene ashtu si duhet edhe për shkak te disa borxheve qe keni për te paguar. Kujdes!

Akrepi

Dite konfliktuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do tregohet shume i rrepte dhe ju nga ana tjetër nuk do duroni dot asnjë kritike te tij. Kujdes sepse ne disa momente situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do njohin një person interesant gjate një mbledhjeje pune. Problemet financiare me ne fund do zgjidhen dhe te paktën ne këtë sektor do jeni te qete.

Shigjetari

Jeta sentimentale e çifteve do ketë goxha përmirësime gjate kësaj dite. Do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj dhe do keni mundësi te flisni hapur me te. Beqaret do pëlqejnë se tepërmi te afërmin e një mikut te tyre te ngushte. Mos keni turp ta shprehni me fjale atë qe do ndjeni. Planetët do iu ndihmojnë ne planin financiar qe ju ta përmirësoni sa me shpejt situatën.

Bricjapi

Lidhja juaj ne çift do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Te dy do toleroni me tepër se me pare dhe do i zgjidhni me qetësi problemet qe mund t’iu dalin. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe do krijojnë shume shpejt një lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te tregoheni akoma me realiste dhe te mos shpenzoni pa u menduar. Do i hapnit telashe vetes.

Ujori

Ndikimi i yjeve do jete me pozitiv sesa ju mendonit për jetën ne çift. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe nuk do hidhni asnjë hap pa u këshilluar me pare te dy. Beqaret do i japin shume rëndësi miqësisë sot dhe nuk do e kenë mendjen te kërkojnë dike. Financat do jene te mira, prandaj përfitoni te shlyeni borxhet qe keni. Ka kohe për te kryer investime.

Peshqit

Do luani shume me ndjenjat e atij qe keni ne krah sot dhe kjo, pa e kuptuar se me shume dem do i bëni vetes suaj. Durimi i tij e ka një kufi dhe vendimet qe ai mund te marre do jene te dhimbshme. Beqaret do kenë disa takime interesante, por do jene te pavendosur për t’i çuar me tej. Ne planin financiar prisni derisa te ardhurat te stabilizohen para se te kryeni investime.

Rriten çmimet e υshqimeve, INSTAT: Prodυktet e shρortës 25-50% më shtrenjtë se vjet

Artikujt e shportës po pësojnë rritje të çmimit të shitjes me pakicë. Nga të dhënat e raportit të INSTAT dallohet qartë që produktet si fruta-perimet, zarzavatet apo edhe mishi janë shtrenjtuar krahasimisht me një vit më parë.

Me një rritje në përqindje dyshifrore, një kilogram qepë shitet 108 lekë për kile nga 70 që ishte vjet, duke u shtrenjtuar me 54%.

Rritje çmimi ka pësuar edhe patatja, e cila është sot 40% më e shtrenjtë duke u shitur me 97 lekë për kilogram nga 69 lekë që shitej vitin e kaluar.

Domatet dhe specat janë rritur me mesatarisht 20% ndërkohë që produktet e bulmetit si gjalpi dhe djathi, krahasimisht me një vit më parë, reflektojnë një çmim më të shtrenjtë mbi 25% mesatarisht. Kështu, një kilogramë djathë i bardhë, nga 692 lekë që ishte, shitet sot 880 lekë.

Frutat si molla dhe portokalli janë shtrenjtuar me mbi 15%, ku një kile mollë dhe një kile portokall sot shiten respektivisht 148 dhe 154 lekë për kile.

Mishi në anën tjetër rezulton se është shtrenjtuar me mbi 10%, ku një kile mish pule kushton 50 lekë më shtrenjtë se vjet.

Shtrenjtimi i artikujve bazë të shportës vjen si pasojë e problemeve dhe vështirësive që ka hasur prodhimi vendas. Ndryshimet klimatike, reduktimi i tufave të bagëtive si dhe eksporti i të vjelave në masë ka shkaktuar dështim të plotësimit të kërkesës në treg dhe rritjen e çmimeve. Nga ana tjetër, rritja me gati 30% të numrit të vizitorëve të huaj ka shtuar kërkesën në tregun e brendshëm duke rritur më tej çmimet.

Ndërkohë, vaji i lulediellit është i vetmi produkt që shënoi rënie të madhe në çmim me 34% si pasojë e rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare.

AΊαrm në qiell, mbi 7 000 ρersona ndjekin LIVE çfarë do të ndodhë me këtë aνion

Një avion Boeing 737 Max8 I nisur nga Pune për në Mumbai në Indi ka shpallur emergjencën vetëm pak minuta pasi ngjitjes në ajër.

Lajmi ka bërë bujë në mediat botërore për shkak se bëhet fjalë për një avion Boeing 737 Max8, i cili më herët ka shkaktuar dy aksidente tragjike për shkak të problemeve teknike, raporton AlbEu.com.

Kjo ka bërë që itinerari i avionit të ndiqet LIVE në flightradar nga më shumë se 7000 persona.

Aktualisht avioni është duke u rrotulluar në qiell në një lartësi prej 1 mijë metrash.

Nuk dihet emergjenca që ka avioni. /albeu.com

“Ka qenë e detγruar nga dikυsh”- Massimiliano Vαrrese zbërthen letrën që shqiρtarja u dërgoi banorëve në “BB Italia” pasi u largua me bujë: Vura re se…

Pas daljes vullnetare nga Big Brother, shqiptarja Heidi Baci i shkroi një letër ish-banorëve, ku shpjegonte arsyet që e shtynë të largohej. Por, Massimiliano Varrese vuri re diçka të çuditshme në dorëshkrimin e saj.

Sipas tij, letra nuk është shkruar me dëshirën e saj, por ai thotë se ajo ka qenë e detyruar nga dikush.

“Kam vëzhguar shkrimin e dorës dhe vura re një shkrim dore të lëkundur , i detyruar që shkonte majtas dhe jo përpara, kështu që është një person që tërhiqet, për mendimin tim e ka shkruar në një moment të emocionuar ose nuk ka mundur ta shkruajë ashtu siç do të donte”, ka thënë ai.

Po çfarë përmbante letra e Heidit?

“Përshëndetje, pas daljes sime të papritur është e nevojshme t’ju jap disa shpjegime. Në periudhën e fundit brenda shtëpisë kam shfaqur shenja hezitimi, jam tronditur dhe dyshoj dhe prindërit e mi kanë përjetuar disa nga peripecitë e ditëve të fundit me shqetësim, veçanërisht nëna ime.

Nuk mund të hyj në detaje dhe t’ju jap më shumë informacion në këtë moment, situata është ende delikate. Mund t’ju them vetëm se e kuptova gjestin e babait tim. Më vjen shumë keq që nuk munda tu them lamtumirë, por në atë moment ishte e vetmja gjë e duhur për të bërë. Në jetë kam prioritete dhe familja ime kishte nevojë për mua”, shkruan ajo.

Heidi Baci vendosi ta braktisë Tv Shoë-n, pas një takimi me të atin i cili shprehu zhgënjimin për marrëdhënien e saj me aktorin, Massimiliano Varrese.

I pyetur se si ndihet duke e parë Heidin nga një tjetër pozicion, babai i saj u shpreh mjaft i zhgënjyer.

“I shkatërruar, mami nuk të shikon më”, tha ai.

ΡΙane për të suρortuar kombëtαren në Gjermani? UEFA: Udhëtim falas për tifozët nëpër qytete

Pas suksesit gjatë ndeshjeve të kombëtares në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2024” Shqipëria është më pranë se kurrë biletës drejt Berlinit.

Fitorja kundër Çekisë na ka dhuruar atë biletë por duhen edhe dy ndeshjet e fundit që do të mbahen në grup që tifozët Kuqezi të brohorasin lirshëm për kualifikimin.

Me suksesin në dy ndeshjet e ardhshme tifozët duhet të përgatiten të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur kombëtaren në rrugëtimin e tyre.

Sipas informacioneve të zyrtarizuara tashmë bëhet me dije se të gjithë tifozët që do kenë një biletë për në stadium, do mund të lëvizin falas me transportin publik të dedikuar vetëm për në stadium. Ky transport do të jetë i vlefshëm në dhjetë qytete ku do zhvillohet “Euro 2024” nga 14 qershori deri në 14 korrikun e 2024.

UEFA ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë gjermane të transportit publik të shoqatës Verband Deutscher Verkehrsunternehmen për t’u garantuar tifozëve që kanë të udhëtojnë falas me një kartë udhëtimi 36 orëshe gjatë periudhës që do të mbahet turneu europian.

Transporti publik pritet të jetë nga ora 6 e mëngjesit në ditën e ndeshjes deri në orën 18:00 në ditën tjetër.

Άksident trαgjik në Itali/ Ήυmb jetën gruaja shqiρtare, ρΙαgosen 3 të tjerë (EMRI)

Aksident tragjik në Itali.

Një 67-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.

Vilajete Sharka është gruaja që humbi jetën në aksidentin e ndodhur përgjatë rrugës SP 85 që lidh Santa Croce Camerina me Scoglitti.

67-vjeçarja me origjinë shqiptare, banuese në Santa Croce Camerina, ka humbur jetën nga përplasja mes dy makinave, një Toyota Yaris dhe një Fiat 500L, shkruajnë mediat italiane.

Viktima bashkë me një tjetër shtetase shqiptare dhe një vajzë 10-vjeçare po udhëtonte në Yaris.

Këto të fundit bashkë me shoferin e mjetit tip “Fiat” mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Policia ende po heton për zbardhjen e plotë e rrethanave të aksidentit.

BE i “vë νulën”: Nuk ka pezullim të liberalizimit të νizave për Kosovën

Në 17 tetor gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar nga ana e Francës. Deklarata ngjalli konfuzion në Kosovë, qytetarët e të cilës presin të lëvizin lirisht në Europë nga 1 Janari 2024. Por Këshilli dhe Komisioni Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është i pezulluar dhe asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar diçka të tillë nga unioni.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama një ditë pas samitit të Procesit të Berlinit mbajtur në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron u bë shkak për konfuzion në Shqipëri dhe Kosovë pas deklaratës se ‘procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është pezulluar’.

“E them me shumë qartësi. Ne ju kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet”. – Emmanuel Macron, President of France, 17 Tetor 2023, Tiranë

Këshilli Europian konfirmoi për Faktoje se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar dhe se nuk ka një kërkesë apo nismë për diçka të tillë.

“Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është pezulluar.

Vendimi i Parlamentit Europian dhe Këshillit është miratuar dhe ka hyrë në fuqi.

Asnjë nga vendet anëtare në BE nuk ka kërkuar apo marrë ndonjë iniciativë për të anulluar liberalizimin e vizave për Kosovën prej Janarit 2024″, tha Këshilli Europian për Faktoje.

Njëkohësisht kërkesës për informacion nga Faktoje iu përgjigj edhe Komisioni Europian duke theksuar se shtetet anëtare të BE-së nuk e kanë një fuqi të tillë.

“Shtetet Anëtare individuale nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza.

Rregullat për dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimit nga regjimi i vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së“, tha zëdhënësja e Komisionit Europian për punët e brendshme, Anitta Hipper.

Stυhia “Bαbet” po bën kërdinë në Britani të Madhe, deri tani raρortohet për 3 persona të νdekur. Avioni me qindra ρasagjerë rrëshqet dhe del nga pista

Britania e Madhe është përfshirë nga stuhia “Babet” e cila deri tani ka marrë tre jetë njerëzish, por autoritetet njoftojnë se “më e keqja akoma nuk ka ardhur”.

Sipas mediave britanike një avion ka rrëshqitur sot nga pista, duke lënë të bllokuar qindra pasagjerë.

Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë tre ambulanca shkuan drejt Boeing 737-800 i cili u ul nga erërat e forta në orën 13:53.

Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit u ndaluan përkohësisht me disa mbërritje të devijuara në aeroporte të tjera duke përfshirë Mançesterin.

Tre persona kanë vdekur tani ndërsa stuhia vrasëse vazhdon të bëjë kërdi.

Frika po rritet gjithashtu se ndeshja në shtëpi e Nottingham Forest kundër Luton mund të anulohet për shkak të përmbytjeve.

Ρr ostitύcioni në Tiranë shqetësim për banorët, 40-vjeçarja e arrestuar: Jam mαmi me 3 fëmijë, bëj çfarë të dυa!

Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua në zonën e ‘Astirit” në Tiranë.

Bëhet fjalë për një hotel në katin e dytë të një pallati të banuar, në mes të Astirit, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Policia ka kryer veprimet e para, duke proceduar penalisht 40-vjeçaren për “ushtrim prostitucioni” dhe ish-punonjësin e hotelit për “moskallëzim krimi.

Aktiviteti kriminal që tashmë po hetohet nga policia, duket se u ka shpëtuar syve të banorëve të zonës, por pas publikimit të rastit ata thonë se veprimtari të tilla në komunitetin e banuar janë shqetësuese.

Banori 1: Mirë nuk është, s’ka njeri që të thotë është mirë!

Banorja 2: Shumë problematike, jetë e pasigurt për vajzat tona!

Banorja 3: Si nuk është problem o djalë?! Problem është!

Banorja 4: Kemi fëmijë dhe kemi frikë t’i çojmë në shkollë, edhe është shumë problem, koha ka ardhur shumë e vështirë!

Mediat kanë kontaktuar me një nga punonjësit që tha se hoteli nuk ka shërbyer asnjëherë si vend për ushtrimin e prostitucionit dhe se ish-kolegu i tij ishte pushuar prej kohësh nga puna.

“Shiko, hoteli nuk ka pasur asnjë lloj lidhje me çfarë është aty, është komplet vepër e personit përgjegjës, personit që ka bërë videon, hoteli nuk është i përfshirë në këtë gjë. Ai erdhi për të punuar me kohë të gjatë, nuk është se erdhi sot për nesër. Ish-punonjës, është hequr nga puna”, tha ai.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme:

JOQ publikoi një video ku dyshohet se ushtrohet prostitucioni në hotelin “Star” në zonën e Astirit në kryeqytet.

Në një video të publikuar, e cila është bërë në fshehtësi nga recepsionisti i hotelit, dhe nga biseda me një vajzë kuptohet se bëhet fjalë për ushtrim prostitucioni.

M.B 40 vjeç, protagoniste e videos në hotel është proceduar penalisht për veprën penale të prostitucionit.

Në video ajo i rrëfente recepsionistit të hotelit eksperiencën me klientin teksa i thoshte se ky i fundit kishte dëshirë të bënte vetëm seks anal.

Në reagimin për JOQ, gruaja në video deklaroi se ajo kishte shkuar në hotel me të dashurin, ishte e divorcuar dhe po të donte ndërronte edhe “100 të dashur” pa i dhënë llogari askujt.

“Ore, jo një të dashur, por unë ndërroj edhe pesë o vëlla, kam të drejtën time, nuk më pëlqen i pari, do marr të dytin. Mund të kem edhe 100 të dashur more, kuptoji gjërat mirë.

Po qe puna për ta vërtetuar atë që thotë ai, e vërtetojmë bashkë me atë personin. Unë jam mami me tre fëmijë mo vlla, jam e divorcuar. Dhe nuk kam unë të drejtë të dal me persona ça dua unë?”,-tha ajo

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

– M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;

– T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Kujtojmë se në janar të këtij viti në këtë zonë u zbulua një qendër masazhi ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Qendra operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’ dhe që ishte vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në shtator u zbulua një qendër masazhi që shfrytëzohej si prostitucion./VoxNews

Gαzetarja serbe νiziton Kosovën dhe jep goditjen e fortë qeνerisë së Vυçiçit: Në Beograd na dezinformojnë, nuk ka vend për frikë pasi këtu është bυkur

Maria Cankoviq gazetarja e njohur e reportazheve për mediat serbe ka publikuar impresionet e saj nga udhëtimet në Kosovë. Bashkë me një grup tjetër serbësh, Cankoviq ka vizituar Pejën, Prizrenin, Rahovecin dhe Hoqën e Madhe.

Maria rrëfen për mikpritjen që shqiptarët e Kosovës i kanë bërë gjatë udhëtimeve të tyre dhe me plot ndjesi të bukura ajo shfaq një vlerësim gati të panjohur dhe të pa përcjellë më parë nga një serb.

Nga ana tjetër gazetarja ka guxuar të flas për një temë delicate, lidhur dhe me faktin e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku ajo tha se dizinformimi mbi Kosovën vijon. Ajo shprehet se ndihet e pa frikësuar kur vjen në Kosovë.

“Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty. Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka bërë me dije gazetarja që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.

“Nuk ka asnjë vend për frikë”, ka thënë ajo.