Vυla e PD, drejt Strasbυrgut/ Grevë urie deri në 80-νjetor, kërcënimi i doktorit: Nuk do hαmë për ca kohë

Fati i logos së PD-së, Berisha duket se është i bindur, se do të qëndrojë tek Lulzim Basha, pasardhësi i tij pas 2013-ës, por humbjet e njëpasnjëshme e të dyve, i kanë shndërruar në rivalë.

Logoja e PD-së qëndron tek Basha, por Berisha ka trokitur tek Gjykata e Lartë, që ende nuk e ka marr në shqyrtim çështjen, duke dhënë një verdikt të sajin, nëse atë ka të drejtë të vijojë ta mbajë Basha apo të rigjykohet edhe një herë, duke i dhënë një mundësi Berishës.

Ky i fundit nuk i ka të larta pritshmëritë dhe e vetmja shpresë që fati mund të ndryshojë, është Gjykata e Strasburgut. Megjithatë, me vendim apo pa vendim, me parti të re apo vetëm me Foltore që nuk ekziston në një dokument, Berisha thotë se drejt 2025 do të shkojë me grup partish.

“Në zgjedhje do të futemi padiskutim me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbaj gjykata e lartë në mënyrë anti-ligjore, pastaj ne do të shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim tek drejtësia evropiane, do të fitojmë kauzën tonë të drejtë” u shpreh Berisha

Jo vetëm me Bashën, ka një betejë, që ai thotë se tani e ka nisur, me kryeministrin Edi Rama. Të enjten nisi qëndresa, duke bllokuar Parlamentin, por aktet siç dhe ai thotë, mund të shkojnë në ekstrem; me një plan për një grevë urie, si dikur, Pjetër Arbnori, në gushtin e 1997.

“Ka gadishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Kjo është betejë. Ne kemi nisur një aksion, ai de fakto na asgjësoi në parlament” shtoi ai.

Nëse ky plan, rrethanat do e çojnë, që të realizohet, mundet që Berisha të festojë 80-vjetorin, mes grevistëve, por tortën nuk do e hajë, por do u fryjë vetëm qirinjve./abcnews.al

Andi Vraρi: Lυizi aktori më i keq i filmit “Në kυadër të dαshυrisë”

Filmi “Në kuadër të dashurisë” me protagonistë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli bëri bujë. Dy ish-banorët e Big Brother, vijojnë të jenë ende në qendër të medieve rozë edhe pse spektakli ka mbaruar që në maj.

Madje ka nga ata persona që filmin e kanë quajtur edhe “filmi i Luizit”, duke qenë se fituesi i BB2 fitoi popullaritetin më të madh brenda shtëpisë.

Por gazetari Andi Vrapi nuk mendon kështu. Në gjykimin e tij, Luizi ishte aktori më i keq i “Në kuadër të dashurisë”.

Andi Vrapi: Nuk është filmi i Luizit, është filmi ku bën pjesë Luizi…nuk e di a e keni parë filmin, por Luizi ishte aktori më i keq aty ndoshta krahasuar me gjithë kastin. Nuk besoj se mund t’i japim këtë titull. Tregohemi të padrejtë krahasuar me aktorë të tjerë që meritojnë më shumë vëmendje se sa kanë marrë në media.

DekΙαratat e Vangjel Dules, vjen reαgimi i menjëhershëm i Artan Ήoxhës

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar pakënaqësitë që shprehu sot Vangjel Dule për mënyrën se si po bëhet censi i popullsisë. Hoxha shkruan se është lajm i mirë që Dules nuk i kanë dalë llogaritë e “grekëve” në cens.

“Një lajm i mirë… Me duket se qirje Vangjelit, nuk i paskan dalë llogaritë e “grekëve” në census, nga Konispoli deri në Labëri…

Shqiptarët, ata që kanë mbetur pa ikur në jug të vendit, qenkan deklaruar me të vërtetë shqiptarë.

Nuk i paskan gënjyer dot, as me dhrahmitë dhe as me evrot e Eladhës.

Kur Shqipëria zvogëlohet çdo ditë prej emigracionit dhe braktisjes së vendit nga shqiptarët, nuk e kuptoj ku shpreson Vangjeli t’i shtohen “grekët” vorioepiriotë?

Isha para dy javësh andej nga zemra e Labërisë.

Më thanë, se nuk kishte me njerëz për të nxjerrë me dele në kullotë, e jo më të kishin tepruar labër, për t’i dhënë “borxh” Vangjelit si vorioepiriotë…

Ja dhe të parin e OMONIA-s, Fredi Bejlerin, nga Progonati e kanë, ç’kanë që ankohen??!!

Vetëm në regjistrofshin për “vorioepiriotë” çamët e Vlorës, çamët e Fierit dhe Rifat Sulejmanin e grupit Çam të Rrogozhinës, mbase ndryshon pak situata”, shkruan Hoxha.

‘Ford’-i ραrakaloi, ‘Benz’-i me shpejtësi skëterrë e mori para, ρamje nga aksidenti i frίkshëm me 2 të νdekur në tυnelin e KaΙimashit

Pamjet që shihni tregojnë momentin e aksidentit të trefishtë në brendësi të tunelit të Kalimashit, mbrëmjen e së mërkurës ku mbetën të vdekur dy shtetasve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45. Ndërkohë, nga aksidenti u plagosën 3 persona të tjerë.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda tunelit, ku shihet automjeti tip “Ford”, në të cilin udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz.

Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova.

VIDEO/ FΙαmingot rikthehen në liqenin e Pogradecit, ραmje mαhnitëse

POGRADEC- Flamingot janë rikthyer edhe këtë sezon në liqenin e Pogradecit. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shpërndau në faqen e saj zyrtare një video, e cila tregon “mysafirët specialë” në liqen.

“Nëse ndodheni pranë këtij liqeni, mund të keni fatin të vrojtoni nga afër rreth 40 flamingo”.

Flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

https://www.facebook.com/people/Agjencia-Komb%C3%ABtare-e-Zonave-t%C3%AB-Mbrojtura/100090932847733/?ref=embed_video

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta, ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës, Karavastasë.

Prej disa vitesh tashmë, flamingot frekuentojnë edhe liqenin e Pogradecit për një periudhë të shkurtër kohore, edhe pse ai nuk përbën habitatin e tyre natyror.

Adriatik Lapaj ρΙas dekΙaratën e fortë: Ka mjekë që pinë kokάinë e fυten në sallë të oρeracionit

Mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story të drejtuar nga Grida Duma u diskutua për milionat e hedhura për mjekime të gabuara.

Në mesin e diskutimeve, Adriatik Lapaj bëri deklaratën e fortë se në Shqipëri ka mjekë që nën efektin e drogës futen për të operuar pacientë.

“Po mor po, e di unë. Unë në Shqipëri njoh mjekë shumë të mirë, ashtu siç njoh dhe mjekë që nuk e meritojnë të jenë mjekë. Atyre u duhet bërë provimi.

Ashtu si i duhet bërë dhe disave testi i drogës se ka nga ata që pasi kanë pirë kokainë futen në sallë të operimit.

Ky është fenomen shqetësues. Makutëria ka bërë që në këtë vend të mungojnë ilaçet,” tha Lapaj.

Megjithatë gazetarja Anila Hoxha, i kërkoi emrat konkretë, megjithatë Lapaj refuzoi ta bënte për momentin.

Si hoteΙ me pesë yje! I bυrgosuri tregon se si dυket qelia e bυrgut zνiceran(VIDEO)

Një video e postuar nga një i burgosur zviceran po bën xhiron e internetit, ku shfaqet një imazh që mund të shihet në një hotel luksoz. Ky postim i fundit në Reddit i ka lënë të gjithë të habitur pasi ofron një vështrim brenda një burgu në Zvicër. Videoja, e cila ka pushtuar internetin, paraqet një pamje jokonvencionale të jetës pas hekurave.

Përshtypjet e para janë se ajo është e rregullt dhe e dekoruar mirë. Të burgosurit kanë tualete individuale dhe akomodimi është projektuar për të akomoduar dy persona në çdo dhomë. Në të njëjtën kohë ka një pasqyrë dhe rafte për tualetin.

Ka dy shtretër, të ndarë nga një pjesë e vogël. Vlen të theksohet se ka një komodinë të bollshme në të cilën ka një televizor të madh. Ndoshta aspekti më mbresëlënës i videos është pamja e jashtme, e cila është mahnitëse piktoreske. Objektet janë moderne, me dritare të gjera në çdo dhomë, duke ofruar pamje nga peizazhi i gjelbëruar, i pasur me bimë dhe pemë.

Duke i shtuar një nuancë humori videos, i burgosuri madje bëri një TikTok, me këngën “Prisoner” të Miley Cyrus si kolonë zanore.

Turneu vazhdon nëpër disa prej korridoreve të burgut, madje duke zbuluar një veçori unike: një vrimë në mur që shërben si çakmak. Ky burg modern ofron një nivel të papritur rehatie.

Videoja arrin kulmin me mbërritjen e ushqimit të të burgosurve, i cili duket si ushqim që do të shërbehej në një hotel me 5 yje.

https://www.reddit.com/r/BeAmazed/?utm_source=embedv2&utm_medium=post_embed&utm_content=header&embed_host_url=https://www.shqiperiaime.com.al/2023/10/si-hotel-me-pese-yje-i-burgosuri-tregon-se-si-duket-qelia-e-burgut-zviceranvideo/

Βerisha: Ka gαtishmëri për greνë! Βαsha ishte fatkeqësi, po nga ta dija unë

Sali Berisha është gati për grevë. Këtë e pohoi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët këtë të premte. Ai u shpreh se rezistenca e nisur në parlament do të vazhdojë që të thellohet dhe më pas do të zbresë në sheshe dhe rrugë me protesta.

Gazetarët e pyetën nëse është gati për propozimin e disa prej deputetëve për grevë dhe ish-kryeministri tha se “absolutisht greva është përmendur, ka gatishmëri të vërtetë dhe është një opsion”.

Tha se “Çadra” e vitit 2017 në bulevard e tmerroi Edi Ramën. “Të them unë ty, si një njeri që ka ndjekur nonstop çadrën, çadra e dridhi Edi Ramën, e tmerroi Edi Ramën, e theu Edi Ramën. Ata djem, burra, gra, vajza që sakrifikuan aty tre muaj, me zërin e tyre e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën.

Por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe në një takim pesëorësh, siç faktohet mbrapa, ai de facto e denatyroi plotësisht liderin e opozitës. E shndërroi në një plaçkë pazari”. Lulzim Bashën e cilësoi fatkeqësi për opozitën, por u shfajësua duke thënë “ku ta dija unë”.

HARROl që ka taύoIinë xhami, gazetαrja hαρ k. ëmbët dhe bëhet gαzi i botës

Harron që ka tavolinë xhami, gazetarja hap këmbët dhe bëhet gazi i botës.

Gafat në transmetim live janë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as ato pas skenave dhe gjatë xhirimeve.

Videoja më virale për momentin është gazetarja italiane e lajmeve në TG5, Costanza Calabrese.

Gafat në transmetim live janë nga më të ndryshmet, por nuk mungojnë as ato pas skenave dhe gjatë xhirimeve.

38-vjeçarja ishte ulur para një tavoline qelqi gjatë transmetimit të lajmeve, por me sa duket nuk e paska mësuar që xhami është i tejdukshëm.

Costanza kishte hapur këmbët teksa ishte e veshur me fund dhe teleshikuesit kanë mundur të shohin pjesën ndërmjet këmbëve të saj.

DekIaron se është nga Elbasani, nuk do ta BESONl origjinën e vërtetë të Salsano Rapit

Na është prezantuar se është nga qyteti i Elbasanit, por duket se ka disa gjëra që nuk i dimë për moderatorin e njohur Salsano Rrapi.

Si fillim, mbiemri i tij nuk është Rrapi, por Rapi dhe moderatori nuk është nga qyteti i Elbasanit.

Origjina e tij e largët është nga Librazhdi dhe këtë e ka treguar më së miri me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, shkruan meganews.al.

Salsano ka postuar një video ku shihet në liqenin e Fushë Studnës, një vend i largët turistik që ndodhet në rrethin e Librazhdit.

Në videon e publikuar, prezantuesi shkruan: Origjina”.

Video, më poshtë:

SHIKO VIDEON KËTU