Kαncelari Scholz shënjestrohet nga raketat në Izrael, tmerri që përjetoi bashkë me deΙegacioni gjerman në aeroρortin e Tel Aviv

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ndodhet në Izrael. Alarmet për raketa u lëshuan disa herë gjatë vizitës atje, përfshirë edhe gjatë nisjes nga Tel Avivi në Kajro.

Kancelari dhe i gjithe delegacioni , pas sirenave, u desh të kargoheshin menjëherë nga avioni.

Atyre u është kërkuar të shtriheshin në tokë në aeroport.

Dy raketa u goditën qartë nga sistemi mbrojtës Iron Dome i Izraelit mbi aeroport.

Kancelari nuk u shtri në asfalt, por vrapoi në një kontejner aty pranë dhe prej andej në një strehë. Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion.

Tashmë kishte pasur disa alarme raketash në metropolin izraelit. Prandaj Scholz-it iu desh të shkonte disa herë në një strehë në ambasadën gjermane. Të afërmit e tij thanë se ai duhej të qëndronte aty për disa minuta. Disa shpërthime të shurdhër nga Iron Dome u dëgjuan në qendër të qytetit.

Scholz zbarkoi në Izrael pasditen e sotme për një vizitë solidariteti. Përveç kryeministrit Benjamin Netanyahu, ai u takua me presidentin Izchak Herzog.

Në konferencën për shtyp pas bisedës me Netanyahun, kancelarja paralajmëroi shtetet apo grupet e tjera që të mos ndërhyjnë në luftën mes Izraelit dhe organizatës terroriste palestineze Hamas.

https://twitter.com/sara__si/status/1714363378708148588/mediaViewer?currentTweet=1714363378708148588&currentTweetUser=sara__si

https://twitter.com/robinalexander_?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714359943715778936%7Ctwgr%5E1ade8b04531a534adb4a8535cc1eedd12415b0d7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al%2Fkancelari-scholz-shenjestrohet-nga-raketat-ne-izrael-tmerri-qe-perjetoi-bashke-me-delegacioni-gjerman-ne-aeroportin-e-tel-aviv%2F

“Thërret Ρrizreni mori Shkodër”, Asani, Seferi dhe Rαmadani këndojnë pas fitores ndaj Bυllgarisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me rezultate pozitive, pasi sonte triumfoi edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë. “Kuqezinjtë” fituan me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.

Qazim Laçi (41’) dhe Ernest Muçi (81’) shënuan golat e fitores për kombëtaren shqiptare.

Jasir Asani ka publikuar një video pas ndeshjes nga dhomat e zhveshjes, ku shihet së bashku me Ylber Ramadanin dhe Taulant Seferin.

Tre futbollistët shqiptarë dëgjohen duke kënduar këngën e njohur “Thërret Prizreni mori Shkodër”.

https://www.facebook.com/asanijasir11?ref=embed_video

Βαnderolë speciale në miqësoren ndaj Bυllgarisë

Pavarësisht se është thjeshtë një ndeshje miqësore, në “Air Albania” të shumtë kanë qenë tifozët kuqezi që kanë shkuar për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Bie në sy një banderolë, mjaft interesante. “Kur je mirë, të dojn tan” – shkruhet aty.

Një mesazh i tillë të bën të kuptosh se lojtari i 12-të i Kombëtares tonë nuk ka qenë me skuadrën vetëm në këto ditë të mira, kur jemi kaq afër Euro 2024, por ka qenë bashkë-udhëtare me ekipin edhe në periudhë të vështirë.

Mbrojti ρυblikisht ρalestinezët/ Qeveria izraeΙite “kërcënon” modelen e njohur: Po të shohim…

“Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës”Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.

“Nuk ka asgjë të guximshme në masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve. Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës dhe mbështetja e izraelitëve në të drejtën e tyre kundër terroristëve barbarë është veprimi i duhur”, shkroi në Instagram qeveria izraelite.

Më pas, në një tjetër deklaratë në Instastory, qeveria izraelite u shpreh: “@gigihadid, a ke fjetur gjatë javës së kaluar? Apo ke mbyllur një sy për foshnjat hebre që po masakrohen nëpër shtëpitë e tyre? Heshtja jote ka treguar qartë se në krahun e kujt qëndron. Ne të shohim”.Në një tjetër postim, qeveria publikoi dhomën e përgjakur të një fëmije, me mbishkrimin: “Nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua s’thonë asgjë”.

Javën e kaluar, modelja me origjinë palestineze, denoncoi dhe dënoi “terrorizmin ndaj njerëzve të pafajshëm”, pas sulmeve të Hamasit dhe Izraelit.

Hadid shpjegoi se vërtet ajo ka “ndjeshmëri të thellë dhe i thyhet zemra për luftën palestineze dhe jetën e tyre nën pushtim” (territoret palestineze janë pushtuar ushtarakisht nga Izraeli që nga viti 1967), por ajo gjithashtu ndjen një përgjegjësi ndaj miqve të saj hebrenj.

Modelja u sigurua të vinte në dukje se “shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët” nuk përfshijnë “dëmtimin e një personi hebre”.

“Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes ‘Palestina e Lirë’”, tha ajo.

“Kjo ide [e gabuar] ka nxitur një cikël të dhimbshëm, dekada hakmarrjeje nga të dyja palët (në të cilat asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit, nuk e meriton të jetë viktimë) dhe ndihmon në përjetësimin e idesë së rreme që të jesh pro Palestinës do të thotë të jesh kundër hebrenjve.”

Gigi shtoi se beson se “çdo njeri meriton të drejtat themelore, trajtimin dhe sigurinë; pa marrë parasysh kombësinë, fenë, përkatësinë etnike ose vendin ku kanë lindur.”

Si Gigi ashtu edhe motra e saj, Bella Hadid, kanë qenë avokate të zëshme të Palestinës për shumë vite. Babai i tyre, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze, ndërsa e ëma, Yolanda, është nga Holanda.

“Ραshë të νdekur në rrυgë” – 21 vjecari nga Korça që punonte në IzraeΙ tregon ρërjetimin e lυftës

Ky është Jorgo Janllari nga fshati Sovjan i bashkisë Maliq.

Ka vetëm pak ditë që është kthyer nga Izraeli, shkak është bërë lufta. Ai na tregon se fillimisht ka shkuar si turist por me pas ka punuar për afro një vit.

Unë shkova bashkë me shokun tim si turist, aty gjatë ditëve takuam disa shqiptarë të cilët na thanë se mund të merrnim vizë e të punonim. Kështu vendosëm të qëndronim, u pajisëm me vizë dhe punuam rregullisht

Përjetimi i luftës për të riun shqiptar ishte tmerrues, e aq më tepër teksa tregon se ka parë dhe terroristë në rrugët e Tel Avivit dhe njerëz të vrarë.

Nisi papritur, gjendja u bë shumë keq, rrugët u bllokuan. Unë qëndroja në një zonë të Tel Aviv dhe data 7 Izraeli u sulmua, rrugëve kryesore kishte dhe terroriste që kalonin me makina dhe motorë, i pamë vet dhe ishin të gjithë me armë. Shtonin në çfarëdo lloj drejtimi. Çfarë u dilte para ata gjuanin. 

Normal ishte frikë sepse policia nuk na lejonte të dilnim jashtë, ishim të mbyllur në shtpeo, nga dritaret pamë të vdekur, ishte keq dhe për pjesën e ushqimeve kemi qenë të mbyllur për 4 ditë, policia nuk te lejonte të dilje jashtë”

Në rrethana të tilla ka vendosur të rikthehet, edhe për atë sepse ka pasur shumë telefonata dhe nga familja e tij.

Vendosëm të ktheheshim, pame lajm në internet se ambasada shqiptare në Izrael bënte thirrje për shqiptarët që jetonin aty. Kontaktuam me ambasadën dhe u rikthyem” 

Në Izrael vetëm nga juglindja e vendit janë rikthyer nga situata e krijuar afro 30 persona, kryesisht të rinj të cilët prej disa vitesh punonin aty

Tronditi vendin, 44-vjeçari ρ*rdhυnon dy të moshυara në dhomën e sρitalit, 93-vjeçarja νdes nga ataku kardiak

Opinioni publik në Francë është tronditur pas arrestimit të një 44-vjeçari, i cili akuzohet për përdhunimin e dy të moshuarave, 93 dhe 95 vjeç, të cilat ndodheshin në spital dhe njëra prej të dyve vdiq më pas nga një atak në zemër.

44-vjeçari Samir B. u arrestua të shtunën pasi hyri në dhomat e dy viktimave të tij në klinikën e spitalit Argenteuil në periferi të Parisit.
Policia është lajmëruar nga 95-vjeçarja e cila ka denoncuar në stafin e spitalit se ishte dhunuar nga 44-vjeçari.Sipas Daily Mail, 44-vjeçari Samir u arrestua teksa po dilte nga dhoma e 93-vjeçares në orën 4:30 të mëngjesit të së shtunës.

Siç u konstatua nga hetuesit, në çarçafët e krevatit të 93-vjeçares u gjetën gjurmë të spermës së 44-vjeçarit.
93-vjeçarja, e cila thuhet se vuante nga probleme psikologjike, nuk u ndje mirë pasi u përdhunua dhe pësoi një atak në zemër disa orë më vonë në orën 7 të së shtunës.
Samir B. ishte i njohur për autoritetet franceze për akte të dhunës seksuale, ndërsa nuk dihet nëse do të akuzohet edhe për vdekjen e 93-vjeçares./Albeu.com/

Shqiρtari në Itαli nxjerr të bijën 26-νjeçare nga “Big Brother” (VIDEO)

Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babanë e saj.

I ati ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano Varrese një tjetër konkurent në Grande Fratello dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua.Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.

Ai më tej shtoi se nëna e saj nuk e ka ndjekur më dhe nuk e ka mbështetjen e saj në këtë rrugëtim. “Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, vijoi babai i konkurrentes.

Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë e famshme duke i thënë produksionit se e kishte marrë këtë vendim për arsye personale.

EKSΚLUZIVE/ Erion VeΙiaj i dhυron katin e ρarë të Ρiramidës Arbana 0smanit për restorαnt

14 Miliard Lekë nga taksat e qytetarëve të Tiranës ka kushtuar rikonstruksioni i Piramidës. Kjo shumë e frikshme i është dhënë oligarkut Shkëlqim Fusha nga Erion Veliaj në shkelje totale të ligjit të Prokurimeve Publike.

“Piramida do të jetë endra më e madhe për mësimin dhe trajnimin digjital për fëmijët e së ardhmes”,-u shpreh Veliaj në përurimin e saj… por duket se pas disa muaj gjërat kanë ndryshuar.

Kryebashkiaku e ka vënë në funksion të tij hapësirën që supozohej t’u shërbente fëmijëve për të zhvilluar aktivitete mësimore e digjitale. JOQ ka zbuluar ekskluzivisht se kati i parë i piramidës do i jepet prezantueses Arbana Osmani për të hapur aty bar-restorantin e saj.

Llogaritë e fshehta të Veliajt pas çdo propagande për sy të popullit, herët e vonë bëhen publike si në këtë rast ku e ka vënë hapësirën publike në shfrytëzim të tijin personal.

Një qokë e majme kjo për Osmanin, e cila prej kohësh është vënë në rreshtin e personazheve publike, kolegë të saj që plotësojnë show-n e shtirur të Veliajt.

Ja pse Sali Berisha dγshohet se e ka faΙsifikuar ditëlindjen, Artan Hoxha nxjerr dokumentet dhe zbardh bisedën sekrete në telefonin e tij që u bë rastësisht nga aparatura e ρërgjimit


Para dy ditësh, pra më 15 tetor, Sali Berisha festoi 79-vjetorin. Por ditëlindja e tij zyrtare, e regjistruar në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, është 1 korrik 1944.

Kjo ditëlindje është mbartur në gjithë dokumentacionin zyrtar të tij dhe shpeshherë ka qenë problem dhe për të dhënat në shumë kancelari perëndimore.

Vetë Sali Berisha pretendon se e ka ditëlindjen më 15 tetor, por shumë bashkëkohës të tij thonë se Berisha ka filluar të festojë ditëlindjen më 15 tetor pas vitit 1974, kur kishte forcuar lidhjet me diktaturën dhe ishte sekretar partie. Dëshira e tij që ditëlindja të ishte afër ditëlindjes së Enver Hoxhës mund të jetë një shkak.

Sidoqoftë regjistri i gjendjes civile të vitit 2008, (siç e shikoni tek fotot) e ka atë të regjistruar me ditëlindjen 1 korrik 1944. Faktet e këtij mashtrimi të Sali Berishës i ka nxjerrë dhe gazetari Artan Hoxha. Ai gjithashtu ironizon në rrjetet e tij sociale dhe zbardh një bisedë sipas tij, nga interceptimi i telefonatës që u be rastësisht nga aparatura e përgjimit ambiental me të cilën policia po përgjonte bisedat e grevisteve të urisë.

Gazetari Hoxha shprehet se Berishës i është thënë se mos harxho për ditëlindjen se dy metra ke për të marrë si gjithë të tjerat. Në këtë mesazh, Hoxha i zbulon dhe krimet Berishës, duke i përmendur Remzi Hoxhën, Gërdecin, 21 Janarin, thyerjen e varreve në Tropojë. “Nga interceptimi i telefonatës që u be rastësisht nga aparatura e përgjimit ambiental me te cilën policia po përgjonte bisedat e grevisteve te urisë, AI (zoti) “ne variantin tim Haxhi Bektashi” i tha sebebçiut qe pretendonte se sot ka ditëlindjen dhe kishte komunikuar me te nëpërmjet një vegimi se: “Mos harxho me shume se te shkon rende, 2 metra dhe ke për të marrë si gjithë të tjerët. Sa për qivurin nuk te garantoj dot, do te duhen shume roje për ta ruajtur,… siç ke thyer varre(Në Tropojë), varrin do ta thyejnë, siç ke zhdukur eshtra (Remzi Hoxha), eshtrat s’kanë për t’i lënë rehat, siç ke bërë me fëmijët e nipat e të tjerëve(1997-ta, Gërdeci, 21 janari, etj), ashtu do te gjesh me fëmijët e nipat e tu…me shume respekt Haxhi Bektash Veliu”, thuhet në postimin në rrjetet sociale të gazetarit Artan Hoxha.

Çfarë po ndodh tani me Berishën?

Edhe pse tashmë 79 vjeç, Berisha ka pretenduar së fundmi se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë njësoj si skuadra e futbollit të Shqipërisë e cila po korr sukses pasi është me një këmbë drejt Europianit që do të mbahet në Berlin vitin tjetër në Korrik. I angazhuar çdo ditë në politikë me konferenca e takime, Berishën e shqetëson diçka tjetër. Ish-kryeministri po kalon periudhën e tij më të vështirë në politikë, shënjuar nga një sagë skandalesh nga më të rëndat, shtrirë në një hark kohor prej tre dekadash. Sot Berisha është pa parti, pa seli, pa vulë dhe pa sigël. Ishin amerikanët që shpëtuan partinë opozitare më të madhe në vend nga “kthetrat” e Berishës, i cili e shfrytëzonte PD për qëllimet e tij personale dhe jo në të mirë të demokratëve, apo qytetarëve.

Jo vetëm kaq, prej disa muajsh Berisha që vitin tjetër mbush plot 80 vjeç, është “salduar” në foltoren e selisë blu (SHQUP) të uzurpuar me dhunë, teksa çdo ditë bën avokatin e djalit dhe dhëndrit të tij. SPAK po “i qep” dosjet familjarëve të tij dhe këtë e konfirmoi pak kohë më parë dhe Altin Dumani. Bëhet fjalë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe tragjedia e “Gërdecit”.

Berisha kur është pyetur pak javë më parë nëse i druhet aksionit të SPAK, ndaj tij, por dhe fëmijëve të tij ka marr në mbrojtje Shkëlzenin dhe Argitën, duke deklaruar se mban ai përgjegjësi nëse kanë kryer shkelje kur ai ishte në pushtet.

Shυhet familja izraelite me 5 αnëtarë, gjenden të përqafυar me njeri-tjetrin

Njëmbëdhjetë ditë pas masakrës nga persona të armatosur të Hamasit në jug të Izraelit, histori të ndryshme kanë mbushur rrjetet duke përfshirë atë të një çifti që u vranë tre ditë para fejesës së tyre dhe atë të një familjeje prej pesë anëtarësh, anëtarët e së cilës u gjetën të përqafuar në vendin ku u vranë.

Aviv Kuz, 54 vjeç, u gjet duke përqafuar gruan e tij 49-vjeçare, Livnat, vajzën e tij 19-vjeçare, Rotem, dhe djemtë e tij 17-vjeçarë, Yonatan dhe Yiftach, më 7 tetor, ditën kur persona të armatosur të Hamasit filluan sulmet.

“Ne do t’i vizitonim ata ditën që u vranë,” tha tezja e fëmijëve, duke treguar se si familja ishte kthyer së fundmi në Izrael nga Bostoni, ku jetonin prej vitesh.

Gruaja e tij, Livnat, e cila së shpejti do të mbushte 50 vjeç, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur të vitit 1973, e cila është krahasuar me krizën aktuale për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite.

Vajza e tyre Rotem ishte pjesë e forcave të armatosura izraelite dhe trajnonte rekrutët, ndërsa Yonatan dhe Yiftach ishin në një shkollë me konvikt pranë Tel Avivit dhe luanin basketboll në programin e të rinjve të Hapoel.

“Ishin të gjithë fëmijë të mrekullueshëm. Ata kishin gjithë jetën përpara”, tha halla e tyre e shkatërruar.

Ndërkohë, persona të armatosur të Hamasit vranë një çift tjetër, disa ditë përpara fejesës.

/abcnews.al