SPAK “bastis” Ministrinë e Financave/ Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 MILIONË euro të “Bankers Petroleum”!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë euro të Bankers Petroleum.

SPAK ka sekuestruar dokumentacionin në Ministrinë e Financave dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave mbi praktikën e heqjes së gjobës më të madhe të vendosur ndonjëherë nga autoritetet fiskale të vendit.

Kapitali shkruan se ka lexuar një përgjigje zyrtare të Ministrisë së Financave ku konfirmon sekuestrimin e dokumentacionit nga SPAK.

Gjoba 120 milionë euro mbi Bankers Petroleum u vendos në vitin 2019 nga dogana e Fierit pas një hetimi dyvjeçar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Sipas këtij hetimi të kryer nga doganat, Bankers Petroleum ka shmangur të paktën 30 milionë euro detyrim akcize përmes solarit të prodhuar nga ARMO në rafinerinë e Ballshit.

Mbi këtë detyrim është zbatuar edhe gjoba trefish prej 90 milionë euro sic parashikonte ligji i procedurave duke e çuar shumën totale që duhet të paguante kompania në 120 milionë euro.

Por menjëherë pas plotësimit të procesverbalit të gjobës nga dega e doganës së Fierit, Bankers Petroleum u ankua në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë duke e cilësuar gjobën si të paligjshme, pasi sipas saj ajo nuk ka patur detyrim për të paguar akcizën e holluesit.

Belinda Ballukiu iu drejtua me shkresë ministrisë së Financave duke i kërkuar që të konsultohej me avokaturën e Shtetit.

Rrjedhimisht, ministrja e atëhershme e Financave, Anila Denaj udhëzoi doganën që të pezullonte përkohësisht vendosjen e gjobës, me qëllim që kjo çështje të konsultohej me Avokaturën e Shtetit për të mos e ekspozuar Shqipërinë përballë rrezikut të një arbitrazhi.

Pas udhëzimit të ministrisë së Financave, Dogana e Fierit e pezulloi vendosjen e gjobës. Kjo ishte zanafilla e një kalvari neglizhencë dhe paligjshmërie.

Ligji shqiptar përcakton se çdo vendim përfundimtar mbi gjobat administrative duhet të përpunohet brenda 6 muajsh nga momenti i vendosjes. Por në këtë rast, gjoba u mbajt pezull për gati 7 vite, pavarësisht korrenspodencës mes institucioneve. Vetëm një muaj më parë, Dogana e Fierit vendosi riaktivizimin e gjobës 120 milionë euroshe, pasi e kishte mbajtur të pezulluar për vite të tëra.

Gazheli e mbajti gjobën pezull

Portali Skyweb.al raportoi pak ditë më parë mbi ekzistencën e të paktën dy shkresave, sipas të cilave drejtuesit e Doganës së Fierit i kanë rikujtuar kreut të Doganave, Gent Gazheli gjobën ndaj Bankers, duke e njoftuar për nevojën që të procesohej, pasi po mbahej pezull prej tij.

Megjithatë, pavarësisht njoftimeve me email dhe me shkresë zyrtare, vendimi nuk u trajtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Skyweb.al ka mësuar se gjatë vitit 2021, Gazheli është njoftuar disa herë nga ish-kreu i Doganës së Fierit, Olti Kuke për afatin ligjor të gjobës, por sërish nuk ka marrë asnjë vendim, duke e mbajtur çështjen të pezulluar.

Vetëm pak ditë më parë, pas shpërthimit të skandalit dhe referimit të dosjes nga Prokuroria e Fierit drejt SPAK-ut, Drejtoria e Doganave ka rikthyer në vëmendje çështjen, duke tentuar të procesojë vonë një vendim që duhej marrë pesë vite më parë./Kapital

Vuçiç akuzohet se ishte pjesë e një grupi snajperësh që vriste civilë boshnjakë, shfaqen pamjet e tij gjatë Luftës së Bosnjës (VIDEO)

Presidenti i Serbisë është akuzuar për përfshirje në skandalin e njohur si “safari i snajperëve” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, ku dyshohet se të huaj të pasur paguanin shuma të mëdha për të qëlluar mbi civilë.

Aleksandar Vuçiç dyshohet se ka qenë i pranishëm në një nga pozicionet ushtarake mbi qytet, nga ku thuhet se këta të huaj paguanin për të qëlluar banorët gjatë rrethimit të Sarajevës, nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Janë publikuar edhe pamje video që pretendohet se e tregojnë atë si i ri, teksa udhëton me një automjet me katër rrota, në bagazhin e të cilit ndodhej një kafkë njerëzore me një përkrenare të kaltër të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara.

Pretendimet kundër Vuçiç, të cilat ai i mohon kategorikisht, janë ngritur nga gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç. Ky i fundit ka paraqitur një ankesë ndaj presidentit pranë prokurorëve italianë, të cilët tashmë po hetojnë akuzat se italianë, rusë dhe amerikanë kanë marrë pjesë në “safari me snajperë” gjatë konfliktit.

Margetiç deklaroi: “Kam informuar zyrën e prokurorit publik për të gjitha njohuritë e mia lidhur me përfshirjen e Aleksandar Vuçiç në safaritë njerëzore në Sarajevën e kohës së luftës. Kam bashkëngjitur të gjitha provat: materialet video, dokumentacionin fotografik, audio dhe atë mediatik të asaj periudhe.”

Në parashtresën e tij, ai pretendon se Vuçiç ishte “anëtar i një njësie paraushtarake nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe gjatë viteve 1992–1993”. Sipas tij, njësia ishte e stacionuar në pozicion lufte pranë varrezave hebraike në Sarajevë, të cilat ishin përdorur si pikë snajperësh nga forcat serbe.

Gjatë rrethimit, më shumë se 10,000 njerëz u vranë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve.

Margetiç shton se informacionet “e vendosin Vuçiçin pa asnjë dyshim në kohën dhe vendin e këtyre krimeve”. Ai citon pamje filmike të vitit 1993 që, sipas tij, e tregojnë Vuçiçin duke mbajtur një pushkë. Ndërkohë, mbështetësit e presidentit serb i kanë hedhur poshtë pretendimet duke thënë se objekti në video nuk ishte armë, por një trekëmbësh kamere televizive, pasi Vuçiç në atë kohë punonte si gazetar.

Prokurorët në Milano hapën hetime pasi morën informacion se italianë të pasur ishin ndër të huajt që paguanin për të qëlluar civilë boshnjakë. Dyshohet se mbi gratë, fëmijët dhe burrat me uniformë vendoseshin edhe “shpërblime”.

“Turistët e luftës” dyshohet se organizoheshin nga milicitë serbe të Bosnjës nën komandën e Radovan Karaxhiçit.

Zëdhënësja e presidentit, Suzana Vasiljeviç, tha për The Telegraph: “Pretendimet e gazetarit Domagoj Margetiç përfaqësojnë një rast tipik të dezinformimit dashakeq, të ndërtuar me qëllim të cënimit të besueshmërisë institucionale të Republikës së Serbisë dhe presidentit të saj. Presidenti Vuçiç nuk ka marrë pjesë në aktivitete luftarake, nuk ka përdorur armë dhe nuk ka pasur rol në asnjë operacion lufte.” Ajo shtoi se akuzat janë “të motivuara politikisht” dhe synojnë të “minojnë reputacionin ndërkombëtar të Serbisë”.

Një dokumentar i publikuar në vitin 2022 nga një regjisor slloven, me titull “Sarajevo Safari”, ngriti akuza të ngjashme për të huaj që merrnin pjesë në “safari lufte gjatë fundjavës”.

Lidhur me videon e fundit që pretendohet se e tregon Vuçiçin me automjetin ku shihet një kafkë, një burim serb tha se makina nuk ishte e tij dhe se “automjete të tilla gjendeshin kudo në zonën e luftës”.

Pretendimet për ardhjen e të huajve të pasur për “safari snajperësh” janë mbështetur edhe nga ish-diplomati italian Michael Giffoni, i cili shërbeu si zëvendëskryetar i misionit diplomatik të Italisë në Sarajevë. Ai deklaroi se sapo mbërriti në qytet, në vitin 1994, iu tha: “Po organizohen safari. Shumë të pasur po vijnë këtu – disa janë gjuetarë, të tjerë biznesmenë. Ushtria dhe paraushtarakët i çojnë në kodrat mbi Sarajevë dhe ata paguajnë për këtë.”

Sipas tij, shërbimi italian i inteligjencës SISMI u informua për turizmin e luftës dhe, në bashkëpunim me inteligjencën boshnjake, arriti të ndalonte mbërritjen e italianëve. Megjithatë, autoritetet italiane nuk arritën të identifikonin asnjë shtetas të tyre që mund të ketë marrë pjesë në të shtënat ndaj civilëve. “Po të kishim pasur një emër, do ta kishim ndjekur penalisht,” tha Giffoni.

Ekspertë të Ballkanit thanë për The Telegraph se akuzat mund të jenë të vërteta, por kërkojnë trajtim të kujdesshëm. Dr. Helena Ivanov, nga Henry Jackson Society, deklaroi: “Shumë gjëra të tmerrshme ndodhën gjatë luftës, por pati edhe histori që rezultuan të rreme. Pretendime tronditëse duhet të hetohen plotësisht dhe me transparencë.”

Videoja ku duket Vuçiç me automjetin e zbukuruar me një kafkë u publikua nga eksperti i Ballkanit, Jasmin Mujanovic. Ai tha se ka “prova në rritje, përfshirë dëshmi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, për ekzistencën e ‘safarive njerëzore’ të kryera nga forcat nacionaliste serbe për llogari të turistëve të pasur të huaj”.

Mujanovic theksoi se akuzat janë “të besueshme”, por kërkojnë “prova të jashtëzakonshme” për t’u konfirmuar. Ai shtoi se çështja duhet të hetohet nga agjencitë italiane dhe ato ndërkombëtare: “Shpresojmë që këto të rezultojnë thjesht legjenda urbane, duke pasur parasysh tmerrin që nënkuptojnë. Por nëse janë të vërteta, duhet të ngrihen akuza të rënda penale ndaj të gjithë atyre që janë përfshirë.”

Rama: Lehtësi kalimi në pikat kufitare me Europën, tarifat Roaming marrin fund në 2026

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha:

Mirëse u rikthyet në Tiranë, qyteti ku besimi te Europa është kaq i madh, sa edhe një veteran i vjetër i BE, si një adoleshent në dashuri. Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku, me udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive drejt tregut të përbashkët europian.

Më mirë vonë se kurrë, pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Më lini ta them ndryshe, Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje por duke vepruar. Sot më lejoni të rendis disa fakte konkrete. 7 dyer, për tu çelur. Tarifat Roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojmë në 2026.

Tashmë me finalizimin e bazës ligjore nga komisioni, ka një program që do i japë fund tarifave. Do të jetë suksesi ynë i ardhshëm pas SEPA. Roaming ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial. Një identitet një akses, një jetë digjitale në mbarë BE-në. Në 2027 do të jemi në pritje aty për BE-në. Pikalimet kufitare, nga pengesa në motorë zhvillimi. Kemi rënë dakord për 16 përparësi për kalimet kufitare”, tha Rama.

Bashkëshortja e PORTIERIT Alban Hoxha humbi JETËN pas lindjes, dënohen me BURG dy mjekët!

Gjykata ka dhënë vendimin për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Elona Burba, reanimatore, u shpall fajtore me 1 vit burg që konvertohet në 2 vite shërbim prove dhe pezullim licence për një periudhë 2-vjeçare.

Ndërkohë, kirurgu Petrit Rexhepi u shpall fajtor me 6 muaj burg, që konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Grabitja 1 MILIONË euro/ ‘Skifteri’ SHQIPTAR doli para policëve spanjollë me varësen e vjedhur në qafë: Ma ka dhuruar vajza!

Tre ditë para se të vidhte më shumë se një milion euro bizhu nga një dyqan bizhuterish në San Sebastián de los Reyes (Madrid), Mitesku, 40 vjeç dhe me origjinë shqiptare, bleu një makinë.

Një Hyundai Santa Fe i vjetër, për të cilin pagoi 4.000 euro.

Pronaret, një çift i martuar, treguan më pas për hetuesit e grupit të vjedhjeve të Policisë Kombëtare të Madridit se për pak nuk do e shisnin makinën, sepse ai madje as nuk kishte ardhur vetë për të paguar, por kishte dërguar dikë tjetër me një justifikim.

Por, ajo që nuk mund të imagjinonin, ishte se kishin të bënin me një hajdut me përvojë së gjatë të bizhuterive, me të paktën pesë identitete të ndryshme, i kërkuar nga Belgjika, Holanda dhe Greqia.

“Një profesionist”, sipas policisë, i cili pa mundësinë për të kryer vjedhjen e madhe gjatë errësirës totale të 28 prillit të kaluar, që e la të gjithë Spanjën pa energji elektrike.

Me gjithë vendin të paralizuar dhe të zhytur në një kaos të përgjithshëm, Mitesku priti që të binte nata dhe doli nga apartamenti në Alcobendas, ku kishte marrë me qira përkohësisht një dhomë.

U ngjit në Hyundai-n e tij gri dhe u drejtua drejt qendrës tregtare Plaza Norte 2, ku ndodhet dyqani i bizhuterive José Luis, me logon “JL”, në katin e fundit të ndërtesës mbresëlënëse me kupolë xhami pranë N-1. Në çantën e shpinës mbante një sharrë rrethore, një kaçavidë, një çekiç dhe litarë.

E la makinën disa rrugica larg destinacionit dhe, me shumë mundësi, arriti atje duke ecur, ashtu siç u largua më pas.

Hetuesit ende nuk kanë mundur të zbulojnë se si u ngjit në çatinë e qendrës tregtare, por pas shikimit të më shumë se 500 orëve incizime të kamerave të sigurisë në zonë, që vazhduan të funksiononin me gjeneratorët e tyre, e panë për herë të parë me fytyrën të mbuluar, me çantën në shpinë dhe duke marrë referenca me celularin në pjesën më të lartë të ndërtesës.

“Dukej sikur po verifikonte me dikë nëse ishte në vendin e duhur, pra pikërisht mbi dyqanin e bizhuterive”, thonë hetuesit, të cilët arritën të ndjekin lëvizjet e tij hap pas hapi deri në momentin që i vunë prangat.

Mitesku, mbiemër që shfaqej në pasaportën e tij kur u arrestua më 21 tetor, filloi të bënte kontrolle duke hapur çatinë me sharrën rrethore, deri sa gjeti vendin e saktë. Saktësia e lëvizjeve të tij dhe njohuria e dukshme që kishte për hollësitë e ndërtesës, bënë që hetuesit të mendojnë se vjedhja ishte planifikuar shumë mirë, me shumë informacion. “Ka të ngjarë të ketë menduar se i ishte dhënë mundësia ideale me errësirën totale dhe ka vepruar”, thonë ata.

Nën mbulesën e ndërtesës, ai theu panelet e pllakës prej gipsi që formonin tavanin e dyqanit të bizhuterive dhe u zvarrit brenda.

Atje, kamerat tregojnë se, me durim, filloi të çmontonte vitrinat dhe të merrte thesaret e çmuar: 2.200 copë ari, diamante dhe gurë të çmuar.

“Lëvizjet e tij tregojnë se çanta i rëndonte shumë, sepse e mbushi me bizhuteri”, sigurojnë agjentët.

Me vetë mobilimin e dyqanit krijoi një shkallë për t’u ngjitur sërish deri në çati dhe doli mbi të. Atje, tashmë natën, kamerat e kapin të ngarkuar dhe tregojnë se së pari zbriti çantën me litar dhe pastaj vetë, rreth 8 metra deri në tokë përmes një kanali.

Pas orës 23:00, kur drita ishte rikthyer në një pjesë të mirë të Madridit, kamerat e sigurisë e humbën duke ecur drejt bulevardit Valdelaparra, në drejtim të Alcobendas.

Një profesionist

Deri në atë moment, e vetmja gjë që kishin të qartë hetuesit e vjedhjeve në Drejtorinë e Policisë së Madridit ishte se hajduti misterioz nuk ishte një kriminal i zakonshëm, por një profesionist i vërtetë. Fillon një ndjekje e kujdesshme gjashtëmujore, me vëzhgim të komplikuar të videove me cilësi të dobët dhe shumë punë në terren.

Në një nga incizimet e shpëtuara nga shumë kamerat e sigurisë të zonës, rreth mesnatës së ditës së errësirës, shohin që ndizet drita e një automjeti të parkuar në rrugë dhe vendosin të ndjekin itinerarin e tij, sepse përputhet pak a shumë me orën e arratisjes së hajdutit.

Bëhet fjalë për një makinë gri. Një ndjekje e vazhdueshme nga kamerat në itinerarin e saj tregon se makina del nga San Sebastián de los Reyes dhe kalon në komunën fqinje Alcobendas, deri sa hyn në një parking. Më pas person misterioz del nga ai parking me çantën mbi shpinë. Është ai.

Në atë moment hapen dy hetime paralelë që zhvillohen për javë me radhë: njëri për të lokalizuar automjetin (duke krahasuar modele dhe karakteristika) dhe tjetri, duke kërkuar çdo rrugicë të zonës për të gjetur drejtuesin. 

Arrijnë të përcaktojnë se pronari i makinës është i regjistruar në zonën ku e panë burrin me çantë.

Por kur e identifikojnë, konstatojnë se ditën pas kryerjes së vjedhjes, makina ka dalë nga Spanja përmes kalimit të Junquerës, me shumë mundësi e drejtuar prej tij.

Disa ditë më pas, me të gjitha mjetet policore për lokalizimin e të arratisurve në funksion, dhe pas krahasimit të të dhënave me bazat e Europol, zbulojnë se makina është shitur në Rumani dhe se pronari lëviz lehtësisht në Evropë me të paktën pesë identitete të ndryshme dhe kërkohet nga tre vende për vepra të ngjashme, përveçse kërkohet nga gjykatat e Sevijës dhe Malagës për vjedhje të dhunshme.

Hetuesve u mbetet vetëm të presin një gabim. I sigurt, i dyshuari rikthehet në Spanjë duke lënë një nga identitetet e tij në një nga pikat kufitare.

Më 21 tetor, pasi e monitoruan me një automjet tjetër, hetuesit e grupit të vjedhjeve e rrethojnë dhe e arrestojnë.

Ai shfaqet i qetë, i bindur se nuk mund t’i atribuohet asnjë krim sepse mban një identitet të ri shqiptar, me të cilin ndihet i sigurt.

“Jam shofer kamioni, vij nga Rumania, ku jetoj me gruan dhe vajzën, duhet të ketë ndodhur një gabim”. Por fytyra dhe sjellja e tij ndryshojnë kur agjentët fillojnë ta thërrasin me emrat e ndryshëm që shfaqeshin në pasaportat e tij dhe dorëzohet kur e pyesin për kryqin prej ari që mbante në qafë.

‘Ma dha vajza ime,’ thotë ai ndërsa ia heqin gjatë kontrollit rutinë në komisariat.

Siguria dhe krenaria e tij zhduken kur i tregojnë inicialet e gdhendura në copën e arit: JL, e dyqanit José Luis.

Hajduti mbante provën e krimit të tij të varur në qafë. Pjesa tjetër e mijëra bizhuterive ende nuk është gjetur

Berisha në Brazil: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, në San Paolo, Brazil, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.

Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.

“Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.

Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.

Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”, tha Berisha.

Dy të rinj sherr me grushte në mes të autostradës Tiranë–Durrës, shkaktojnë kaos dhe trafik (VIDEO)

Një sherr mes dy të rinjve ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar këtë të premte në autostradën Tiranë–Durrës.

Ngjarja nisi pas një debati të çastit, teksa drejtuesit e makinave ndaluan automjetet paralel në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin.

Pamjet e publikuara nga “JOQ Albania” tregojnë dy të rinjtë duke u goditur me grushte dhe shkelma në krah të autostradës, ndërsa kolonat e makinave shtoheshin.

Për disa minuta, trafiku në drejtim të Durrësit u rëndua ndjeshëm, sidomos në orarin e pikut.

Fillimisht, asnjë nga drejtuesit e tjerë nuk ndërhyri, derisa një shofer që ndodhej në fund të kolonës zbriti për t’i ndarë.

SHIKO VIDEON KËTU

Dënohet me burgim të përjetshëm vëllai i boksierit shqiptar, Besar Nimani

Gjykata e Landit në Bielefeld ka dhënë dënime të rënda ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani.

Vëllai i tij, Berati, u dënua me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje dhe sulm të rëndë, ndërsa motra e tij mori pesë vjet burg. Sipas gjykatës, Berati ka qëlluar ndaj familjarëve të personit që vrau vëllain e tij, duke treguar “përbuzje të thellë”, e cila ishte e dukshme edhe në letrat që kishte dërguar nga burgu.

Dënimet tejkaluan kërkesën e prokurorisë, e cila kishte propozuar 12 vjet burg për Beratin. Në sallën e gjyqit atmosfera ishte e rënduar, me familjarët e të pandehurve që reaguan me lot dhe thirrje.

Prej vitesh mes dy familjeve, një shqiptare dhe një kurde, ekzistonte një konflikt i dyshuar për çështje droge. Ngjarjet kulmuan në mars të vitit 2024, kur boksieri Besar Nimani u vra në Bielefeld.

Seanca finale u shty disa herë për shkak të mocioneve të mbrojtjes, të cilat u rrëzuan nga gjykata pas diskutimeve të gjata.

Trοndit shkodrαnja: Si e s hihja mαmin dυke e b. ërë me ρoΙicin kυr babai ishte në pune..

Një histori tr.onditëse është rrëfyer nga një vajzë, e cila thotë se kur ka qenë e vogël ka parë skenat se si e ëma tra.dhëtonte të atin me një tjetër mashkull.

“Ato që kalojmë në fëmijëri na ndjekin gjithë jetën! Jam një 21-vjeçare nga Shkodra, e aktualisht vijoj studimet në një shtet europian. 

Në shkollë jam e zonja, jam integruar fort mirë dhe këtu, kam zënë shoqëri, por nuk arrij dot të krijoj marrëdhenie stabël me meshkujt.

Sapo njoh dikë e lë para se t’më lërë ai. E dikush më këshilloi se këto mund të jenë tra.uma që kam kaluar nga ndonjë ngjarje në fëmijëri që ka lënë gjurmë të unë.

E në fakt kështu është! Kur isha 9 vjeçe mbaj mend që babi punonte turni i tretë. Mami kishte ditë që më nxirrte të flija në kuzhinë.

Unë flija me prindërit në dhomë dhe nuk e kuptoja përse kur nuk ishte babi më merrte hopa dhe më çonte në kuzhinë.

Herë isha në gjumë, e herë tjera bëja sikur flija. I thoja mamit që nuk dua, e herë më thoshte që është ftohtë në dimër, e herë është nxehtë në verë me qëndru me të në dhomë. 

Kisha frikë të rrija vetëm e në dy raste që jam zgjuar nga kuzhina për të shkuar tek mami e shihja mamin të zhv.eshur duke u puthur me një burrë tjetër.

Veshjet e tij ishin të policit se e daloja kapelen. Nuk arrija dot t’i thoja mamit që e kisha parë çfarë bënte ajo kur unë flija.

Nuk e duroja dot atë skenë. Kur shihja babin të nesërmen strukesha. Mbaj mend që u bëra shumë fëmijë i mbyllur.

Mamin e mora shumë inat, por nuk i thashë dot kurrë që e kam parë duke bërë marrëdhënie se.ksuale me policin në dhomën e saj dhe të babit.

Sot akoma nuk jam ballafaquar me mamin. Mami e babi janë bashkë dhe duken të qetë në fakt.

Babi është tip indiferenti, por mamin e do shumë. Kurse mami e mban shumë veten dhe mendon se e gjithë bota sillet rreth saj.

Nuk di nëse një ditë duhet t’ja them mamit, apo ta mbaj për vete ato netë të tm.errshme për mua…”, shkruan ajo. 

RRËFlMl i υ.αjzës nga Tirana: Vj ehrra ime ka qenë d. αshnorja e dajës tim, ndërsa tani …!

Jam e fejuar dhe të fejuarin e kam marrë sipas qejfit tim,domëthëne me dashuri.

Ama ka plasur në shtëpinë e të fejuarit sherri.

Dikur vjehrra ime,në rininë e saj na paska qenë e dashura e dajës tim të madh.Hahaha.

Mua s’më duket ndonjë skandal,se e re ka qenë.

Por skandal i duket vjehrrit tim dhe asaj vetë,sepse e forta ishte kur erdhën këta me pi kafen e fejesës,erdhi normal dhe daja.

U skuqen dhe u nxinë ata që e dinin.Derisa e morëm vesh dhe unë dhe i fejuari.

Ai i shkreti ndihet keq se normal e ka mami.Por nuk kemi ndër mend të ndahemi, se edhe këto fjalë i kishte hedhur vjehrra ime.

O Zot çfarë situate është krijuar.Unë e ngacmoj dajën tani,ai vetëm qeshën e sa iki tek i fejuari më thonë:

Të fala nans’…!Si mendoni si mund të kalojë kjo situatë?