Luksemburgu hyn në histori me transport publik falas në të gjithë vendin! Një ndryshim rrënjësor për turizmin dhe mjedisin

Luksemburgu ka hyrë në histori duke u bërë vendi i parë në botë që ofron transport publik falas në shkallë kombëtare. Që nga rrugët urbane më të frekuentuara deri te zonat piktoreske rurale, banorët, udhëtarët ditorë dhe turistët mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusë, tramvaje dhe trena të klasit të dytë në të gjithë territorin e vendit.

Kjo nismë konsiderohet një hap revolucionar, që jo vetëm po transformon lëvizjen e përditshme, por po ndryshon rrënjësisht edhe përvojën turistike në Luksemburg.

Reforma historike hyri në fuqi më 1 mars 2020, kur qeveria hoqi tarifat për të gjitha shërbimet e transportit publik brenda vendit. Politika përfshin autobusët, tramvajet dhe trenat e klasit standard, ndërsa përjashton vetëm shërbimet e klasit të parë dhe linjat ndërkombëtare. Për lëvizjet brenda kufijve kombëtarë, udhëtimi është plotësisht falas, pa bileta dhe pa barriera.

Vendimi për transport falas nuk ishte thjesht një masë sociale, por pjesë e një vizioni më të gjerë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të aksesueshme. Luksemburgu synon të ulë ndjeshëm trafikun e dendur, një problem i kahershëm në vend, si dhe të reduktojë emetimet e karbonit në përputhje me objektivat ambicioze klimatike. Duke hequr pengesat financiare, qeveria po inkurajon qytetarët dhe vizitorët të zgjedhin transportin publik në vend të automjeteve private.

Për turizmin, kjo politikë ka pasur ndikim të menjëhershëm. Vizitorët mund të eksplorojnë lirshëm atraksionet kulturore dhe natyrore të vendit, pa u shqetësuar për koston e lëvizjes. Nga qendra historike e Luksemburgut, e përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, te fshatrat piktoreske dhe parqet natyrore në veri, transporti falas ka nxitur eksplorimin spontan dhe ka përmirësuar ndjeshëm përvojën turistike.

Një tjetër shtyllë kryesore e kësaj nisme është ndikimi mjedisor. Duke e bërë transportin publik zgjedhjen më të lehtë dhe më tërheqëse, Luksemburgu synon të ulë ndotjen e ajrit dhe emetimet nga automjetet private.

Kjo masë është pjesë e një strategjie më të gjerë për të arritur neutralitetin klimatik deri në vitin 2050, e cila përfshin edhe investime në autobusë elektrikë, infrastrukturë për biçikleta dhe zgjidhje të tjera të qëndrueshme të mobilitetit.

Autoritetet kanë theksuar se skema e transportit falas do të vazhdojë të përmirësohet. Planet për të ardhmen përfshijnë rritjen e frekuencës së shërbimeve, modernizimin e infrastrukturës dhe integrimin e mëtejshëm të mjeteve ekologjike të transportit, për të krijuar një sistem sa më efikas dhe funksional.

Modeli i Luksemburgut ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe po shihet si burim frymëzimi për vende të tjera. Ndërsa disa qytete evropiane kanë aplikuar transport falas në nivel lokal, Luksemburgu mbetet i pari që e ka zbatuar këtë politikë në shkallë kombëtare. Ky hap e pozicionon vendin si lider global në politikat e transportit të qëndrueshëm dhe turizmit të gjelbër.

E FRIKSHME! Përmbytje KAOTIKE në Athinë, gruaja shpëtohet në minutën e fundit nga rrebeshet (VIDEO)

Moti i keq që goditi Ano Glyfadan në Greqi shkaktoi përmbytje të mëdha, duke kthyer rrugët e zonës në lumenj të furishëm. Në këto kushte, një incident dramatik ka ndodhur, ku një grua u shpëtua në minutën e fundit nga dy burra që rrezikuan jetën për ta nxjerrë nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Sipas dëshmive dhe videove të publikuara në mediat greke, gruaja po përpiqej të kalonte një rrugë të mbushur me ujë kur nivel i tij u rrit papritur dhe kërcënonte ta merrte me vete. Dy burra që ishin pranë ranë menjëherë në ujë dhe arritën ta tërhiqnin atë në vend të sigurt. Për fat të mirë, gruaja shpëtoi, falë veprimit të shpejtë të dy burrave, të cilët rrezikuan jetën e tyre për ta shpëtuar.

Ndërkohë, disa blloqe më larg një tjetër grua u rrëmbye nga uji dhe humbi jetën. Ky rast tronditi banorët e zonës dhe i dha një dimension të ri dramës që po shkaktonin shiu dhe erërat e forta.

Përveç përmbytjeve, moti i keq ka shkaktuar dëme të shumta, me makina, koshat e plehrave dhe objekte të tjera që janë marrë nga rrjedha e ujit, duke e bërë lëvizjen e këmbësorëve dhe shoferëve shumë të rrezikshme. Imazhet e publikuara nga mediat tregojnë makina që rrëshqasin dhe godasin objekte të tjera, duke shtuar frikën e qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet në zona të përmbytura dhe të jenë shumë të kujdesshëm, pasi moti i keq pritet të vazhdojë të shkaktojë probleme në zonë.

VIDEO

I fundit! Vdekje e dhimbshme e një vajze të re në Tiranë

Ngjarje e rëndë në Tiranë: 30-vjeçarja humb jetën pas rënies nga pallati

Një ngjarje tragjike është regjistruar në rrugën “Ilia Dilo Shepëri”, ku një grua 30-vjeçare ka humbur jetën.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, dyshohet se e reja është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati. Familjarët e saj kanë deklaruar se ajo vuante prej kohësh nga depresioni.

Në njoftimin e policisë thuhet: “Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Sheperi’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni.”

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ndodh për herë të parë në këtë edicion të BBV, dy banorët shkëmbejnë puthje pasionante (Video)

Në shtëpinë e BBV ndodhi puthja e parë për këtë sezon.

Ina dhe Keijsi shkëmbyen puthje pasiononte ndërsa më pas u përqafuan me njëri-tjetrin.

Të dy banorët kanë qenë pjesë e programit “Për’Puthen’’ në Top Channel, ku Kejisi ka qenë në lidhje me Stelinën, por u ndanë dhe pas sipas kësaj të fundit, shkak u bë Ina.

Kur hyri në shtëpinë më të famshme në vend, Ina dhe Keijsi janë shokë të mirë, mirëpo shoqëria u tejkalua me këtë puthje.

Kujtojmë se të dy banorët, bashkë me Mirin, Selin dhe Lorna janë në televotim./Top Channel

VIDEO

Moment i tensionuar në BBVK, përplasje gati fizike mes banorëve

Një tjetër moment i tensionuar është regjistruar se fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë sërish Alba, Limi dhe Dolce.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, shihet Limi teksa kërcen me Dolcen, por situata nuk mbetet vetëm në atmosferë festive. Teksa afrohen pranë njëri-tjetrit, mes banorëve nis një përplasje dhe fillojnë të shtyhen me duar, duke e kthyer momentin në një skenë të papritur.

Sipas ndjekësve të formatit, tensioni lidhet me situatat e fundit mes Albës dhe Limit, ku afrimiteti i tij me Dolcen po shkakton reagime të forta dhe nervozizëm brenda shtëpisë.

Videoja ka marrë menjëherë vëmendje të madhe, ndërsa publiku po pret të shohë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja dhe si do të vazhdojë marrëdhënia mes treshes në ditët në vijim.

https://www.instagram.com/_u/bigbrothervipkosova/?ig_mid=2C64112D-C610-416B-85EC-40BFAEFD4288

Ishin duke treguar “Live” gjendjen nga moti i keq, kryebashkiakët i merr vala e ujit… (VIDEO)

një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të kryebashkiakëve të Taorminës, Cateno De Luca, dhe të Santa Teresa di Riva, Danilo Lo Giudice, që ishin duke dokumentuar situatën e motit të keq që ka goditur bregdetin të Sicilisë.

Drejtuesit vendorë kishin shkuar në shëtitoren e Santa Teresa di Riva për të treguar nga afër fuqinë e dallgëve të forta, të cilat kanë goditur rajonin që prej ditës së martë. Ndërkohë që kamerat po fokusonin detin e trazuar, një valë e papritur përfshiu të dy kryebashkiakët, duke i surprizuar dhe duke i bërë ata të kalojnë në një situatë të rrezikshme.

Pas ngjarjes, Cateno De Luca publikoi videon në rrjetet sociale dhe apeloi qytetarët që të shmangin rrezikun. “Mos bëni atë që bëmë ne. Qëndroni larg shëtitoreve dhe përrenjve. Në Santa Teresa, disa orë më parë, u përfshimë nga një valë teksa, së bashku me kryebashkiakun Danilo Lo Giudice, po tregonim drejtpërdrejt pasojat e shkaktuara nga cikloni Harry”, shkroi ai në postimin e tij.

Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

Selvije Kasapi, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë një mesazh falënderimi publik për mbështetjen e marrë në një moment të vështirë familjar.

Ajo bëri të ditur se, falë ndihmës së Leda Meçes dhe Bora Tartarit, familja ka arritur të sigurojë në kohë rekord një leje qëndrimi 3-vjeçare në Itali, shkruan Indeksonline.

Kjo leje është një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe të ardhmen e vogëlushit Roel.

Në mesazhin e saj, Selvija shprehet se Shpati do të ishte shumë i lumtur për këtë arritje dhe se ajo është e vendosur ta çojë deri në fund amanetin e tij.

15 vite heshtje, një rrëfim i ri ndez shpresat për Bleona Matën, ndodhet në Gjermani? Flet avokatja

15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer në vëmendje çështjen e Bleona Matës. Vajza, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare nga fshati Zapot i Kukësit teksa kulloste bagëtinë, dyshohet se është gjallë dhe aktualisht ndodhet në një shtet të Bashkimit Evropian.

Zbulimi i bujshëm u bë publik nga Nexhmije Beqiri në Report TV, e cila publikoi rrëfimin e një shtetasi që pretendon se njeh të vërtetën pas zhdukjes së Bleonës.

Sipas kësaj dëshmie, rrëmbimi nuk ka qenë i rastësishëm, por është kryer nga një person brenda komunitetit të fshatit.

Burimi pohon se Bleona është rrëmbyer nga një fshatar nga Zapoti dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatun të Vlorës, tek vajza e rrëmbyesit, e cila nuk mund të bënte fëmijë.

Pas rreth tre muajsh, familja në fjalë thuhet se është larguar drejt Greqisë së bashku me Bleonën, ndërsa vitet e fundit dyshohet se janë vendosur në Gjermani.

Këto informacione, ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet, hapin një pistë të re hetimore dhe rikthejnë shpresën për zbardhjen e një prej rasteve më të dhimbshme të zhdukjeve në Shqipëri.

Familja e Bleona Matës, e cila prej vitesh kërkon drejtësi dhe të vërtetën, shpreson që dëshmia e re të çojë në veprime konkrete nga institucionet ligjzbatuese, për të verifikuar pretendimet dhe për të mësuar më në fund fatin e vajzës.

“Rama e hëngri pa e kuptuar”, trondit Berisha: Ja si flas me Trump-in

Pas votimit në Kuvend për Bordin e Paqes, Berisha mblodhi grupin kuvendor dhe sqaroi arsyet pse vota e tyre ishte pro dhe çfarë fshihet pas saj. Ja çfarë tha ai:

Sot zotërinj kemi arritur një fitore historike. Me votat tona Rama shkoi me këmbët e veta në burg. Po or zotërinj po. Do thoni ju, si, qysh, tek? Nuk ia u kam thënë më parë por ka ardhur dita ta themi: Po, unë kam marrëdhënie shumë sekrete me Shtëpinë e Bardhë.

Po po. Flas vazhdimisht me Trampin, si ka fjet, si është me prostatën, a ka probleme me kapsllëkun. Madje i kam dhënë edhe këshilla. I kam thënë të hajë fara kia. Qenkan derman, më tha, po dal jashtë çdo ditë. Ai ka qejf të bëjë edhe muhabete femrash por aty nuk ia zgjas.

Më ka qarë hallin e Groenlandës. I kam thënë që nëse nuk do të biesh në sy, të sjell unë grupin e 8 janarit kur sulmuam selinë e PD-së. Faleminders më tha, por po të jetë ashtu kam këta të mitë që pushtuan Kapitol Hillin, se ata të tutë i rrahu edhe Gaz Bardhi. Po po. E njifte edhe Gazin.

Kemi folur edhe për investime këtu. Unë ia prisha mendjen që mos investonte në Beograd. Ja prisha murin Serbisë. I kam thënë edhe se po të jetë nevoja për investime unë kam toka në Orikum dhe në Bisht Porro. Çfarë është Porroja me bisht më pyti Trampi? Se po flisnim me google translejt se ai nuk e kuptueke anglishten time. I thashë se ia sqaroj unë ndërlidhësit tonë sekret. Të paktën të përkthejë ai jezit, mos t’i hajë kot ato 6 milion[. Dhe kshtu i propozova edhe për resorte në Tropojë por aty i kam pronat pa letra, i thashë. Kurse në Vlorë i ke të blindueme, i thashë. I kam me letra, i thashë. Kurse në Tropojë janë tokë babe, ti jap me gjysmë çmimi. Po Sazanin, më tha? Ta jap edhe atë, i thashë, vetëm se duhet me i ba letrat. U gzue shumë. Pastaj Trampi më tha mue: Doktor, unë nuk vij dot ta marr Ramën aty. Prandaj do bëjmë një plan. Po nis Ivankën aty që ti hedhim hi syve, ai qetësohet dhe vjen në Uashington. Aty pastaj punë e kollajtë. Ma len mue.

Ky e hangri. Në darkë piu verë nga ajo që ruante te bodrumi i Gysit, hëngrën fli, speca me gjizë dhe suxhuk Gjakove në hell. As e morri vesh zotëria se i bëmë puçin. Po or zotërinj, po. Ka marrë fund kjo punë. As ka kuptue gja. Prandaj bajuni gati se punë ditësh është kjo.

“Stuhia ciklonare pritet të prekë Shqipërinë”/ Meteorologia bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të…

Shqipëria pritet të përballet me një përkeqësim të kushteve të motit pas dy ditësh, si pasojë e një qendre të re ciklonare që po fuqizohet mbi Italinë qendrore dhe që do të përfshijë gradualisht gjithë Ballkanin.

“Një qendër ciklonare është e pozicionuar prej disa ditësh në Italinë jugore, kryesisht Sicili, por përgjithësisht Italinë jugore. Kjo qendër ciklonare po zvogëlohet dhe zhvendoset drejt juglindjes, pra po vjen drejt jugut të Ballkanit. Megjithatë ka një spostim dhe një dhe një devijim të tillë që po i shkon Greqisë.

Kjo stuhi e këtyre ditëve nuk na prek, por një tjetër stuhi ciklonare po fuqizohet me Mesdheun perëndimor. Ajo qendër ciklonare do të na prekë dhe neve, përgjithësisht Ballkanin, duke prodhuar reshje me intensitet të paktën mesatar për të gjithë territorin shqiptar”, tha në “Dita jonë” meteorologia, Tanja Porja.

Sipas saj, aktualisht vendi ndodhet në kushte relativisht të qëndrueshme, me reshje të pakta dhe lokale, ndërsa temperaturat kanë shënuar rritje, duke arritur deri në 15 gradë Celsius në zonat jugperëndimore.

Por kjo situatë do të ndryshojë në fundjavë, kryesisht të dielën dhe të hënën, kur sistemi ciklonar do të sjellë reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin.

“Deri të dielën reshjet janë krejt të pakta dhe të karakterit lokal, janë vetëm në disa zona ndërsa kjo qendër ciklonare sjell një sistem të fuqishëm me vranësira për të gjithë Ballkanin. Në disa zona të Ballkanit do të sjellë reshje shiu, në disa zona më në brendësi reshje dëbore.

Në territorin shqiptar do të sjellë kryesisht shi, por edhe pak dëborë, duke qenë se temperaturat nuk është se do të luhaten shumë në vlerat minimale. Do të qëndrojnë rreth zeros dhe lehtësisht negative, gjë e cila reshjet i bën që të jenë dëbore vetëm në zonat e thella malore. Pjesa më e madhe do ketë reshje shiu”, shtoi ajo.