Kosova ndryshe nga Shqipëria, ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror, ja çfarë thonë përllogaritjet…

Pas fitore 2-0 ndaj Sllovenisë në Lubjanë, Kosova ka siguruar matematikisht play-offin për Kupën e Botës 2026, një sukses historik edhe për ta.

Megjithatë, ëndrra për një kualifikim direkt në Botëror mbetet aty për Dardanët, ndryshe nga kuqezinjtë që nuk kanë asnjë shpresë për vendin e pare. Në ndeshjen e fundit të eliminatoreve, Kosova pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Për t’u kualifikuar direkt, Dardanët duhet të fitojnë me një diferencë prej së paku 6 golash, një detyrë jashtëzakonisht e vështirë duke pasur parasysh formën e Zvicrës, e cila deri tani ka regjistruar 4 fitore dhe 1 barazim dhe nuk ka humbur asnjë takim.

Edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e përmendi këtë fakt pas ndeshjes, duke theksuar rezultatin që i duhet Kosovës. Trajneri Franco Foda dhe ekipi janë të përqendruar te ndeshja e fundit, duke kërkuar një rezultat të mirë. Kosova tashmë ka shkruar histori duke siguruar play-offin, dhe çdo gjë tjetër, përfshirë një kualifikim direkt në Botëror, do të ishte përtej ëndrrës…

Top Channel

As nuk imagjinohej! Gjergj Luca prishet me Edi Ramën? Si nisi s*lmi pasi Edi Rama i hoqi njeriun e tij në Ministri

Shkarkimi i Roland Kristos, njeriut të Lucës në Ministrinë e Bujqësisë, ndodh në të njëjtën kohë me rritjen e presionit amerikan ndaj rrjeteve të biznesit pranë kryeministrit. Nga sanksionet e fundit të SHBA te aktivizimi i DEA-s në Tiranë, duket se Rama po distancohet nga njerëzit e tij më të afërt ndërsa Luca nis sulmin publik kundër qeverisë…

Gjergj Luca, një nga përkrahësit më të zjarrtë dhe aktivë të Edi Ramës në hapësirën virtuale dhe mediatike, papritur sot ishte xhindosur me qeverinë e mikut të tij.
Të cilin e konsideron një hero kombëtar që po e çon vendin në Europë.

Vetë Luca, por edhe grupi i tij i pasuesve mediatikë, sot kanë nisur një sulm të koordinuar ndaj qeverisë për heqjen e Roland Kristos nga posti i zv.ministrit të Bujqësisë. Luca ishte një nga më entuziastët në kohën kur ministër i Bujqësisë u emërua kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Sala. Ngaqë në zonën e Elbasanit dhe përreth ai ka të përqendruar biznesin, ku ka krijuar një lidhje të fortë në territor, sa është kthyer edhe në një faktor elektoral ku lobon për PS-në, gjë të cilën e thotë edhe vetë.

Roland Kristo duket ka qenë njeriu i afërt i Lucës dhe lobit të tij të peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë, e këtë e pranon vetë përkrahësi i zellshëm i Edi Ramës, i cili thotë se Kristo ishte një nga specialistët më të mirë në Europë.
Sipërmarrësi deklaroi se vendimi i qeverisë për të shkarkuar nga detyra e zëvendësministrit, biologun me 22 vite eksperiencë, nuk është vetëm paturpësi për shtetin në raport me Roland Kriston, por edhe një humbje e madhe ekspertize për mbarë sektorin e peshkimit në Shqipëri.

Ndërkaq, disa përkrahës mediatikë të Lucës shkojnë më tej duke sulmuar Taulant Ballën, se ka vendosur në krye të sektorit një njeri të afërt të tij.
Megjithatë, duket e qartë se gjithçka vjen nga lart, përkatësisht nga njeriu që dashuron Luca: Edi Rama. Është kryeministri, pra qeveria, që shkarkon dhe emëron zëvendësministrat apo drejtorët e përgjithshëm.

Po pse do ta shkarkonte Edi Rama një njeri të mikut të tij Gjergj Luca në Ministrinë e Bujqësisë, kur për më tepër është mjaft i kualifikuar? Për ta zëvendësuar me një të ri që nuk i ka atributet profesionale dhe eksperiencën e Kristos?
Përgjigjja që vjen natyrshëm është se kjo mund të ketë ndodhur pikërisht sepse ai konsiderohet përkrahës i Lucës, e jo sepse është ai që është. Një zhvillim që duket qartë edhe në irritimin e biznesmenit, i cili deri më sot e ka pasur “grurë” me kryeministrin dhe mazhorancën.

Madje edhe me Taulant Ballën, kundër të cilit ka ndërsyer njerëzit e tij më të afërt mediatikë. Ndaj vjen një tjetër pyetje në këtë situatë: a po e braktis apo lëshon Rama mikun e tij të fëmijërisë, Luca? Edhe nëse po, përse po ndodh kjo?

Kjo do të kuptohet më mirë në ditët në vijim, por ajo që duket është se nga SHBA ka disa lëvizje të forta ndaj atyre që deri tani janë quajtur sipërmarrës pranë kryeministrit.
Disa ditë më parë, një nga këta sipërmarrës nga më të fuqishmit është sanksionuar familjarisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Departamenti i Thesarit i ka bllokuar të gjitha transfertat bankare në Amerikë.

Një lëvizje që duket ka ardhur nga një hetim i hollësishëm në Shqipëri dhe më tej. Para dy muajsh, DEA, e cila ka hapur zyrën në ambasadën amerikane në Tiranë, kërkoi ndihmë nga publiku për të informuar për trafikantët e drogës dhe pastrimin e parave. Një prioritet që administrata Trump po investon shumë brenda SHBA-së por edhe jashtë saj.

DEA në realitet ka rritur aktivitetin hetimor në Shqipëri, së bashku me burimet e saj, edhe si pasojë e shtimit të numrit të trafikantëve shqiptarë që veprojnë në Amerikën Latine, Kanada, por edhe në SHBA. Përveç trafiqeve, një pjesë e rëndësishme e hetimit të DEA-s është edhe adresimi i investimit të parave në Shqipëri dhe jashtë saj.

Sanksionet ndaj Luftar Hysës së Sinaloa-s kanë rastisur në një kohë me largimin e njeriut të Lucës nga Ministria e Bujqësisë.
Një sinjal që kërkon të tregojë se Edi Rama po reflekton apo po distancohet nga biznesmeni që e përkrah hapur atë.

Pse po ndodh kjo, po e ndjen lagështirën që mund të vijë nga SHBA dhe kërkon të veprojë paradhënie?
Kjo duhet parë në vazhdim, ndërkohë që prej vitesh edhe biznesmeni patronazhist është përmendur nga media të ndryshme për lidhje të mundshme me rrjete të nëntokës kriminale./Pamfleti

Çfarë ndodhi? Lë ndeshjen me Anglinë! Edi Rama niset urgjentisht drejt Brukselit, ja arsyeja

Kryeministri Rama niset djeshme e sotme drejt Brukselit për konferencën e 7-të ndërqeveritare dhe çeljen e grupkapitullit të fundit me BE-në “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.

Shqipëria ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapituj, Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse si dhe Axhendën e Gjelbër. Më 19 korrik të 2022-shit Shqipëria u ul në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në duke çelur zyrtarisht negociatat. Më 15 tetor 2024-ës, nën drejtimin e presidencës hungareze, në Luksemburg do të mbahej konferenca e dytë ndërqeveritare ku Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, të ashtuquajturin “Themeloret”.

2 muaj më pas në 17 dhjetor të 2024-ës, sërish nën drejtimin e presidencën hungareze nisën bisedimet për grupkapitullin e dytë, atë të marrëdhënieve me jashtë. Ndërsa në prill dhe maj të 2025-s, Shqipëria çeli dy grupkapitujt e radhës, atë të “Tregut të brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse”.

Më 15 shtator, Shqipëria u ul në konferencën e gjashtë ndërqeveritare ku çeli zyrtarisht bisedime për grupkapitullin e “Axhendës së Gjelbër”, ndërsa ajo e radhës konferenca e shtatë do të jetë e fundit, për t’i hapur rrugën mbylljes së 6 grupkapitujve, me ambicien për ta përfunduar këtë proces teknik deri në vitin 2027. Shqipëria do të kalojë më pas në një proces të gjatë politik, për të marrë dritën jeshilë nga 27 parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian.

Brukseli është optimist se brenda 2030-ës Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin

Nuk dua të më duket vetja K..r”/ r Ilir Vrenozi, refuzon protestën e thirrur nga Berisha: ja cfare po bëni për Ramën!

Demokrati i njohur korçar, Ilir Vrenozi, i varfër, sakrifikues i madh gjatë këtyre 4 viteve të rikthimit të Berishës dhe që refuzoi hapur takimin që i kërkoi Edi Rama, për herë të parë gjatë këtyre viteve që ka përkrahur fortë Berishën, refuzon ti përgjigjet thirrjes së tij për protestën e ditës së hënë, 17 nëntor 2025.

Vrenozi shkruan në faqen e tij në FB, se ai dhe demokratët e ndershëm kërkojnë rrëzimin e Ramës dhe jo ti bëjnë serenata poshtë penxheres. Ai tregon më hollësisht edhe arsyet e këtë bojkot; duke nisur që nga mënyra e protestave të Berishës që i quan “serenata poshtë penxheres së Ramës, mungesa e analizës për humbjet e vazhdueshme dhe deri te mossakrifikimi i rehatisë nga deputetët e PD.

Postimi i plotë i Ilir Vrenozit:

Vrenoz do jesh të Hënë në protestën e PD-së?

Sinqerisht është hera e parë në gjithë këto vite dhe e ndjej që po të vete në Protestë nesër, do më duket vetja ime, ta them shqip, si Kar.
Pse si Kar, do thuash ti mik, sepse kur shkon në një proteste të shtyn diçka, mua nesër është hera e parë që nuk me shtyn asgjë të shkoj, sepse unë jam nga ata që dua të rrëzoj Ramën, jo ti bëj serenatë me fyshekzjarre…. boll u lodha!

Më vjen shumë keq për këtë situate, por pa bërë analizë të humbjeve, pa venë pikat mbi i, vazhdo me të njëjtin ekip, ndonëse ke 6 apo 7 herë që humb, Ramës vetëm nder i bëhet kështu si veprojmë ne… unë mendoj që po veprojmë shumë gabim, opozitë që nuk ngjall shpresë jemi, që populli me 1000 skandale të Ramës dhe prapë, nuk ja ndjen të ngrihet …. bëni analizën e humbjeve, humbësit të mbajnë përgjegjesi, hapni partinë të hyjë gjak i ri …. pastaj bëni greve urie në Parlament, kërkoni zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike pa Ramën.

Ju thatë nuk do e njohim 11 Majin është farse, tani po qe fillonin protestat, por ju hytë në Parlament, domethenë e pranuat 11 Majin. Duket pa lidhje dhe filluat po merrni rrogat dhe privilegjet e tjera që i takon deputetit… Proteste “serenatë” boll më… nuk kanë pik vlere për ne që duam të heqim Edi Ramën…
Më dhemb shpirti që nuk do jem nesër në protestë, për shpirt të nënës, por nuk dua të më duket vetja Kar, ose viktimë e pastër, ose militant i semurë. Jo jo boll më… dua të heq Edi Ramën, jo ti bëj serenatë Ramës poshtë penxheres me fishekzjarre e me gurë..

"Nuk dua të më duket vetja K.."/ Demokrati i njohur Ilir

Ngjarje tr*gjike! Vd*s shqiptari ne Greqi, pak me pare ishte shpallur hero

Mariglen Hoxha është 45-vjeçari shqiptar që ka humbur jetën në Mytilene të Greqisë pas një aksidenti në punë.

Ai ra nga një lartësi gjatë kryerjes së disa punimeve në çatinë e një shtëpie, ndërsa rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar pasi ai ishte vetëm në punë dhe askush s’ishte aty për ta ndihmuar.

Shqiptari i cili kishte vite që jetonte në Greqi, në shtator të vitit të kaluar u shpall hero pasi shpëtoi një grua 71-vjeçare, e cila ra aksidentalisht në portin e Mytilinit gjatë momentit që po hipte në traget.

Pa hezituar për asnjë çast, shqiptari u hodh në det për ta shpëtuar dhe qëndroi me të për rreth 20 minuta në ujë, derisa arritën t’i ndihmonin. “Marios” – siç e thërrisnin në Mytilini, përshkroi për mediat greke minutat kritike kur pa gruan të binte në ujë dhe përpjekjet që bëri për ta mbajtur atë mbi ujë, ndërsa ajo ishte e frikësuar dhe e ngrirë nga të ftohtit.

“Kur dolëm jashtë, ajo u ul në një karrige dhe unë kam në mendje imazhin e mënyrës se si më shikonte, ashtu siç e shikon një fëmijë. Nuk e di si e gjeta forcën dhe u hodha pa menduar në port sapo e pashë gruan duke pirë ujë dhe duke u përpjekur të qëndronte mbi ujë. I thosha ‘Gjyshe, jam këtu, mos ki frikë’, dhe ajo më thoshte ‘Kam ftohtë’,” deklaroi shqiptari.

Hoxha i cili kishte shkuar në port për të shoqëruar motrën e tij, e cila po udhëtonte me fëmijën e saj, kur ndodhi incidenti u shpall hero për aktin e tij të guximshëm dhe shpëtimin e jetës së gruas së moshuar.

Vdekja e tij në vendin e punës ka tronditur komuniteti shqiptar në Greqi, por jo vetëm. Qendra e Punës e zonës ka reaguar menjëherë duke dënuar aksidentin dhe duke bërë thirrje për një tubim proteste sot në orën 12:00 në Sheshin Sappho. Tubimi ka për qëllim të tërheqë vëmendjen ndaj kushteve të rrezikshme të punës dhe nevojës për masa mbrojtëse më të forta.

Cm*nduri! Me kokën e “qethur”, cfare fshihet pas “transformimit” te vajzes me pushkë te mozaiku në Tiranë?

TIRANË- Instalacioni artistik “Dielli i Ditës Tjetër” krijuar nga artistja Blerta Kambo, ka ngjallur valë reagimesh në rrjet. Në zemër të Tiranës, në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, Blerta Kambo ka sjellë ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, ku në qendër qëndron gruaja me xhubletë, brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart, fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara.

Por, pamja e vajzës me pushkë, një nga figurat më të njohura të veprës, shfaqet me pamje të ndryshuar. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, në pamjen e re, ajo me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë. Një ndryshim që ka ndezur reagime të ashpra dhe keinterpretime në rrjet, me disa, të cilët e kanë interpretuar me konotacione të reja simbolike, deri në referenca ndaj estetikave të komunitetit LGBTQ.

"Dielli i Ditës Tjetër" nxit reagime...Me kokën e

pamja origjinale dhe ajo e ndryshuar

Reagime të shumta kanë shpërthyer nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë ndryshimin që ka pësuar Muzeu Historik Kombëtar. Gazetari Arsen Rusta ka shprehur kundërshtinë e tij, ku me nota ironie dhe kritika të ashpra, shigjeton drejtpërdrejt Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporti, Blendi Gonxhja.

“MOZAIKUN E KAP KANCERI I GJIRIT
ëTF
FONDE OJF PROVOKIME E BLA BLA
Të qethësh qeros një grua e ta shesës si ART ndërgjegjësues
Bravo PO PSE U DESH: Mbi 2 vite a 3 restaurime mitik fshehur nën petkun e BE-së e bla bla
“Për të qethur qeros një Grua në Mozaik”
Po ça është Mozaiku more që e kapka Kanceri i GJIRIT atëher me kauzat që medemek e krahason z.Gonxhe
i heqim Skëndërbeut, Helmetën Shpatën edhe Kalin po të doni dhe …….
Tani na tregoni sa kushtoi e qeshura se ndoshta edhe duhet depiluar MOZAIKU
o z.Gonxhe por është tetori muaji i depistimi jo nëntori siç po na shisni Mozaikun pa flokë”, shkruan gazetari.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farsen.rusta.7%2Fposts%2Fpfbid0jCQiga888mGFBwsdrJkJYLVXif5rj84QK4HbvJLod7tt2Bxs73nPBbwgJLMxWRTPl&show_text=true&width=500

Ndërkohë që më herët, vetë ministri Gonxhja kishte publlikuar pamjet e ndërhyrjes artistike, me të cilat sipas tij, Muzeu Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri.

“Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri përmes ndërhyrjes artistike “Dielli i Ditës Tjetër” të artistes Blerta Kambo, e cila lidh trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese. Mozaiku monumental “Shqipëria” bëhet hapësira ku historia dhe arti bashkëkohor ndërthuren, ndërsa figura ikonike e gruas me xhubletë rikontekstualizohet me një gjest të fuqishëm simbolik në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit. E realizuar me të njëjtën mjeshtëri mozaiku dhe e vendosur përkohësisht pa prekur strukturën origjinale, vepra shërben si një thirrje e qartë për ndërgjegjësim dhe humanizëm, një dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me këtë sëmundje.”, shkruan ministri Gonxhja.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fblendigonxhja.al%2Fposts%2Fpfbid02bqQ1t9rGcsB9eKfraHKD2JokPW9foosSzyHWYLhtS5f34tjDjWLxXgHqXz6ZjB5al&show_text=true&width=500

“Dielli i Ditës Tjetër” është realizuar nga artistja në kuadër të fushatës së 17-të të YëCA, organizata nismëtare e luftës kundër kancerit të gjirit në Shqipëri. Pamje e re e gruas heroike, pa flokë dhe me shenjë gjoks, vjen si një dedikim për gratë që diagnostikohen me kancerin e gjirit.

Në kuadër të diskutimeve që kanë shpërthyer, artisja ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale, ku sqaron publikun. Blerta Kambo sqaron se “Instalacioni nuk prek dhe dëmton mozaikun artistik. Ai është vendosur mbi mozaik, në një distancë rreth 10 cm nga sipërfaqja, si një shtresë e përkohshme simbolike pa asnjë ndërhyrje fizike në monument. Instalacioni është i përkohshëm dhe do të qëndrojë vetëm për 12 ditë, në nder të 1 në 12 grave të diagnostikuara me kancer gjiri. Vepra nuk ka lidhje me agjenda politike, ideologjke apo sociale. Vepra i dedikohet grave shqiptare që përballen me kancerin e gjirit, Ky instalacion është një homazh për forcën, dhimbjen dhe shpresën e tyre.”

Ndërhyrja artistike, e cila vlen të theksohet se është e përkohshme, do të qëndrojë për 12 ditë në zemër të Tiranës./ZËRI

E dh*mbshme! U h*lmuan nga ushqimi ne restorant, VD*S nena bashke me dy fëmijët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stambollin, ku tre anëtarë të një familjeje turistike kanë humbur jetën pas një helmimi të dyshuar me pesticide.

Familja turke, rezidente në Gjermani dhe me pushime në qytetin historik, u sëmur pasi konsumoi ushqim rruge në zonën turistike të Ortakoy-t, në bregun evropian të Bosforit.

Dy fëmijët, të moshës 3 dhe 6 vjeç, ndërruan jetë të enjten, ndërsa e ëma humbi jetën të premten, konfirmoi Ministria e Drejtësisë. Mediat ndërkombëtare raportuan se helmimi mund të jetë lidhur me ushqime të blera nga shitës ambulantë, përfshirë midhje dhe patate të mbushura. Restoranti ku familja kishte konsumuar ushqim është mbyllur nga autoritetet.

Lexo gjithashtu:Me lot në sy, gruaja e Charlie Kirk shokon me vendimin për vrasësin e tij

Ndërkohë, dy turistë të tjerë që qëndronin në të njëjtin hotel u shtruan sot në spital, pasi kanë shfaqur simptoma të ngjashme, si të përziera dhe të vjella.

Lexo gjithashtu:Begaj dekretoi datën e re të zgjedhjeve, shpërthen Veliaj: Është një …

Hetuesit zbuluan se një dhomë në katin përdhes të hotelit ishte spërkatur së fundmi me pesticide, çka ka shtuar dyshimet mbi burimin e helmimit.

Policia ka arrestuar një punonjës të hotelit dhe dy punonjës të kontrollit të dëmtuesve, duke e çuar në shtatë numrin e personave të shoqëruar deri tani në lidhje me këtë çështje. Katër të tjerë ishin arrestuar më herët.

Lexo gjithashtu:Shperthim i fuqishem – Detajet e para

Të gjithë vizitorët e hotelit janë transferuar në struktura të tjera akomoduese, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur numrin e saktë të personave të prekur.

E fundit! Merret VENDIMI, Rama: Ndryshon sahati i energjisë elektrike…

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një projekt të rëndësishëm në sektorin e energjisë, duke deklaruar se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm vendosjen e matësave inteligjentë të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët në vend.

Ky projekt ambicioz pritet të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.

Qëllimi Dhe Përfitimet E Matësve Inteligjentë
Sistemi i ri i matjes inteligjente synon të sjellë ndryshime thelbësore në mënyrën se si menaxhohet dhe faturohet energjia elektrike në rrjet.

Ulja e Humbjeve: Rama theksoi se sistemi i ri do të ulë ndjeshëm humbjet teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përmirësimi i Faturimit: Gjithashtu, vendosja e matësave inteligjentë do të rrisë cilësinë dhe saktësinë e procesit të faturimit për çdo konsumator.

Afatet Kohore Të Projektit
Kryeministri dha edhe afatet kohore të punës: “Sot kemi këtë inovacion ndërkohë që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati do ta përmbyllim edhe këtë proces” deklaroi Rama.

Ky investim në teknologjinë inteligjente shihet si një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të rrjetit dhe rritjes së transparencës në sektorin energjetik.

Ishte i fundit që takoi Ervis Martinajn! Vjen lajmi i bujshëm për ish policin Jeton Lami, policia e arr*ston menjehere

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në restorantin ‘Perla e Detit’ në zonën e Kamzës.

Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.

Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një nga të arrestuarit, pas vendosjes së tritolit dje në Kamëz, është Jeton Lami. Ai nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi është arrestuar edhe më parë.

Ai ka qënë afhent  i Operacionales në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, dhe në 2022, është arrestuar pasi akuzohet se ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinajn të fshihej dhe të lëvizte me makinë.

Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, për t’i shpëtuar Policisë, sepse është shpallur në kërkim nga SPAK, e po ashtu për t’i shpëtuar dhe kundërshtarëve. Ai është shpallur fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, ishte bërë “shofer” dhe “truproja” e tij.

Në qershor të vitit të kaluar, vetë Jeton Lami ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon pafajësi për këtë vepër penale. Ai pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale. Po ashtu Jeton Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj, pasi e ka marrë me makinën Audi A8 dhe e ka dërguar në një hotel në Durrës, bashkë me të dashurën e tij. Pamjet e kamerave të sigurisë të datës 7 Gusht 2022 dhe të dytëve më pas, 9 Gusht janë të vetmet ku shfaqet personazhi i cilësuar si “mbreti i kumarit”.

Kujtojmë se prej datës 10 Gusht 2022, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës. Ishin vetë ata që gjetën pamjet e kamerave të sigurisë ditë më pas, duke i dorëzuar pranë autoriteteve dhe aty u identifikua dhe Jeton Lami.

E fundit! Refuzoi thirrjen e prokurorise, arr*stohet ish kryeministri

Refuzoi thirrjen e prokurorise, arrestohet ish kryeministri
Në Korenë e Jugut ka shpërthyer një tjetër krizë politike, pasi ish-kryeministri Hwang Kyo-ahn u arrestua të mërkurën në banesën e tij nga ekipi i Prokurorit Special, i cili po heton akuzat për përfshirje në shpalljen e ligjit ushtarak gjatë ngjarjeve të 3 dhjetorit të vitit të kaluar.

Arrestimi u krye në orët e paradites, ndërsa njëkohësisht u ekzekutua edhe një kontroll i plotë i banesës së Hwangut.

Sipas burimeve nga organet e drejtësisë, urdhri për arrestim u lëshua pasi ai kishte refuzuar disa herë të paraqitej dhe të bashkëpunonte me hetuesit.

Hetimi lidhet me një postim të tij në rrjetet sociale më 3 dhjetor, ku ai shprehej dukshëm në mbështetje të shpalljes së ligjit ushtarak nga ish-presidenti Yoon Suk-yeol, një ngjarje që ka tronditur politikën koreane.

Në deklaratën online, Hwang shkruante: “Ligji ushtarak është shpallur. Parandalimi i kaosit kombëtar është përparësia”. Ai shkonte edhe më tej, duke kërkuar arrestimin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare dhe figurave të larta të opozitës, të cilët i akuzonte si “forca pro-Veriore” dhe “elementë që kanë manipuluar zgjedhjet”.

Sipas Ligjit të Prokurorit Special për Kryengritje, hetimi ka kompetenca të gjera për të shqyrtuar vepra si: komplot për kryengritje, nxitje për kryengritje, shpallje të paligjshme të ligjit ushtarak, vrasje të kryera në funksion të një kryengritjeje, si dhe akte të dhunshme të lidhura me tentativat për pushtet.

Arrestimi i ish-kryeministrit pritet të acarojë më tej tensionet politike në vend, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse Hwang ka patur rol aktiv në nxitjen e krizës që çoi në shpalljen e ligjit ushtarak — një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më të debatueshme në politikën e Koresë së Jugut gjatë viteve të fundit.