“Je femra më e bukur në fshatin tonë, shpirt”, motra e policit të akuzuar për dhυnë nxjerr mesazhet e 46-vjeçarit: ‘FB’ s’më lejonte të…

Ka marrë një tjetër rrjedhë historia e dhunimit të babanë e bir në Fier.

Altin Meçaj ka akuzuar Fredi Lamaj (efektiv policie) se i ka dhunuar, pasi i kishte bërë ‘like’ dhe një ‘koment komplimentues’ motrës së këtij të fundit.

Motra e Lamajt, ka reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e tij se ka qenë vëllai ai i cili i ka dhunuar.

Ndërkohë ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë prej Meçajt, duke thënë se e ka denoncuar për përndjekje, pasi i shkruante vazhdimisht dhe i shprehte dashurinë.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta.
Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë.

Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Paralajmërimi i fortë: Tre deputetë të PS pritet të thirren së shpejti në SPAK

Analisti dhe gazetari Basir Çollaku ka paralajmëruar se tre deputetë të tjerë pritet të thirren së shpejti në SPAK, pasi dosjet e tyre, sipas tij, janë duke u hetuar prej 5–6 vitesh.

I ftuar në emision në News24, Çollaku tha se bëhet fjalë për disa nga emrat që kryeministri Edi Rama përmendi së fundmi në sallën e Kuvendit.

Ai shtoi se në Parlament do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti dhe përballje me drejtësinë.

“Shumë shpejt, emra që përmendi Rama në sallë, do t’i keni tek taksia e trenit sic thotë kryeministri, dosjet e tyre hetohen prej 5-6 vitesh, do të ketë kërkesa të tjera për heqje imuniteti në parlament dhe për tu përballur me drejtësinë.

S’do të bëjë bereqet rezistenca e Ramës me 83 mandate, sado dilemma do të kenë, njësoj si me votimin e reformës në drejtësi do të bëhen jeshil, do të ngrenë kartonin jeshil”, thaÇollaku.

Kur nis vala e re e motit të keq – Çfarë thotë meteorologu për përkeqësimin e ri të motit që është në prag

Për një valë të re moti të keq flet shërbimi meteorologjik për pjesën e mbetur të janarit. Parashihet që kjo valë moti të keq të shoqërohet me rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore edhe në zona të ulëta.

Sipas meteorologëve, është konfirmuar një periudhë katërditore që sjell në rajon, Shqipëri dhe fqinjët një valë të ftohti ukrainas, me karakteristika kryesore temperaturat shumë të ulëta, erëra të forta veriore, si edhe borë edhe në zona jo malore.

Temperatura pritet të bjerë deri me 10 gradë Celsius.

Meteorologët vlerësojnë se duke qenë në zemër të dimrit, një zhvillim i tillë i kushteve atmosferike nuk është aspak i pazakontë.

Karakteristikat kryesore të kësaj vale të ftohtë, që vjen nga zona e Ukrainës, janë:

Rënie graduale e temperaturës nga veriu drejt jugut, me ulje që pritet të arrijë në 10 gradë çka e çon nivelin e temperaturave më të ulëta, nga disa gradë nën zero në zonat malore dhe zero në zonat e tjera.

Sakaq erëra veriore shumë të forta, që do të fryjnë me intensitet 8–9 ballë në Detin Egje, priten nga e shtuna 17 janar deri të martën 20 janar.

Në Detin Jon, erërat do të jenë lindore, me të njëjtin intensitet, gjatë të hënës 19 janar dhe të martës 20 janar. /noa.al

Nuk do ta njihni/ Akuzoi Brikenën për ndërhyrje estetike, zbulohen foto e vjetra të Inës së “Big Brother Vip”

Ina, një nga banoret e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj të jashtme.

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një foto e vjetër e saj, e cila ka shkaktuar habi të madhe te ndjekësit për shkak të ndryshimit rrënjësor.

Në imazhin që krahason të shkuarën me të tashmen, Ina shfaqet thuajse e panjohur.

Tiparet e saj në foton e vjetër ndryshojnë dukshëm nga imazhi i kuruar që ajo prezanton sot në ekran, duke nxitur menjëherë aludimet për ndërhyrje të shumta estetike.

Komentuesit në rrjet kanë vënë në dukje ndryshime të mundshme në buzë, mollëza dhe strukturën e fytyrës, duke e akuzuar banoren se ka transformuar plotësisht pamjen e saj origjinale.

SHBA “shpartallon” Ilir Metën/ Letër-porosi e re në SPAK, ish-presidentit i zbulohet aferë 280 mijë dollarë

SPAK ka shtuar “arsenalin” e dyshimeve të ngritura ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi mori në dorë një letër-porosi të mbërritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas materialit të administruar në tetor të vitit të shkuar, Struktura e Posaçme pretendon të ketë zbuluar një shumë të re prej gati 280 mijë dollarësh amerikanë, të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe që lidhen me ish-Presidentin nën akuzë për 3 vepra penale.

Shifra është pohuar si argument për të mos e liruar Metën nga burgu, në seancën gjyqësore të 5 janarit në Gjykatën e Posaçme, në të cilën, Meta dështoi të ndryshonte masën e sigurisë. Referuar vendimit gjyqësor, të siguruar nga A2 CNN, prokurorët e SPAK kanë pohuar se së fundmi është konstatuar një shumë e përfituar nga lobimi.

Bëhet fjalë për kontratën e konsulencës me kompaninë GSIS, që i shtohet shumës fillestare për të cilën ishte ngritura akuza. Sipas SPAK, shumës prej afro 246 mijë dollarë për të cilat akuzohej Meta në një marrëdhënie të dyshuar korrupsioni, i është shtuar edhe shuma e re.

“I është shtuar dhe shuma 279.783 dollarë nga lobimi, e cila është jo vetëm përfitim i paligjshëm, por edhe mënyra e transferimit përbën një shifër të konsiderueshme, sa i përket aspektit të pastrimit të produkteve penale për të pandehurin Ilir Metaj”, citohej pretendimi i SPAK në vendimin e gjykatës.

Në një reagim të bërë pak ditë më parë në lidhje me lobimet, Meta tha se nuk ekzistonte asnjë provë që të ketë shkelur ligjin shqiptar apo atë amerikan, e as të kishte dijeni se dikush tjetër po shkelte ligjin për llogari të LSI. Sipas Metës, letër-porositë e dërguara kanë synuar jo zbulimin e së vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave.

Tragjike/U konfliktuan për një vajzë, shoku i klasës godet me t hlkë në z emër 18-vjeçarin

Një 18-vjeçar italian me origjinë egjiptiane, i cili u godit me thikë nga shoku i tij i klasës në La Spezia ka ndërruar jetë pas një sherri që ata patën për një vajzë.

I riu u transportua në gjendje kritike në Spitalin Sant’Andrea, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër delikate, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Sulmi ndodhi gjatë pushimit mes orëve të mësimit, në sy të disa nxënësve. Viktima u godit disa herë me thikë dhe pësoi plagë të rënda në gjoks duke i prekur edhe arteriet.

Sipas raportimeve, operacioni kirurgjikal zgjati më shumë se tre orë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu pësoi disa herë arrest kardiak dhe pastaj ndërroi jetë.

Policia arrestoi autorin e dyshuar, një 19-vjeçar, i cili tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes, ndërsa dyshohet se sherri lidhej me një vajzë.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Thika e përdorur në sulm është gjetur dhe autoritetet kanë marrë dëshmi nga nxënës dhe mësues të shkollës. Sipas hetimeve paraprake, sulmi mund të ketë qenë kulmi i një konflikti që kishte vazhduar prej disa ditësh mes dy të rinjve, ndoshta për shkak të një vajze.

Debati i fundit thuhet se nisi në tualetet e shkollës, ndërsa sulmi fatal ndodhi në klasë, ku viktima kishte kërkuar të fshihej nga agresori./Top Channel

SHBA konfrontim me NATO, cilin krah do mbajnë shqiptarët? E zbulon eksperti

Në një lidhje live për Euronews Albania ishte eksperti Drizan Shala, i cili tha se një konfrontim i mundshëm mes NATO-s dhe SHBA-së, do ta vendoste Shqipërinë në një pozicion të rëndësishëm por edhe tepër të vështirë.

Sipas ekspertit, nëse Shqipëria do të zgjidhte NATO-n do ta zgjidhte për të qenë dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duke qenë se NATO përbëhet kryesisht nga shtete anëtare të BE-së, apo do të vazhdonin mbështetjen strategjike ndaj SHBA-së, e cila konsiderohet interes jetik i kombit shqiptar. Ai theksoi se kjo është një pikëpyetje e madhe.

“Në kuadër të mandatit të Presidentit Trump, Kosova është në agjendë për të qenë pjesë e Aleancës Atlantike në aspektin e komponentit ushtarak, meqenëse në këtë drejtim është përmbushur vlerësimi i kapaciteteve dhe i personelit ushtarak. Megjithatë, ekziston ende një hendek i vogël nëse i referohemi zhvillimeve aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike, si dhe parashikimeve mbi ecurinë e situatës në arenën globale. Çështja e Groenlandës dhe një ballafaqim apo konfrontim i mundshëm mes SHBA-së dhe Aleancës Atlantike, kryesisht nga pjesa evropiane, mund të krijojë një hendek në rast se nuk do të ketë një pajtueshmëri mes palëve. Siç e kemi parë, disa vende kanë dërguar grupe të tyre ushtarake për të mbështetur në mënyrë simbolike ushtrinë e Danimarkës. Nga ana tjetër një konfrontim i mundshëm për çështjen e Groenlandës mund të rrezikojë vetë ekzistencën e Aleancës së NATO-s. Në rast se, në mënyrë hipotetike, do të kishte një konfrontim mes NATO-s dhe SHBA-së, atëherë pozicionimi i shqiptarëve do të ishte një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme, a do të qëndronin në krah të NATO-s për të qenë dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duke qenë se NATO përbëhet kryesisht nga shtete anëtare të BE-së, apo do të vazhdonin mbështetjen strategjike ndaj SHBA-së, e cila konsiderohet interes jetik i kombit shqiptar? Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, e cila krijon shqetësime jo vetëm në nivel ushtarak, por edhe në nivel politik. Nëse përzgjidhet SHBA-ja dhe mbështetet kërcënimi i saj ushtarak në kontekstin evropian, atëherë mund t’i krijohen problematika si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit euroatlantik. Prandaj, në kuadër të një marrëveshjeje tripalëshe, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të krijojnë për herë të parë një rajonalizim ushtarak në kontekstin ballkanik, me qëllim arritjen e një pozicioni parandalues në rast se do të ketë një shkëputje të kontekstit doktrinar të NATO-s”, u shpreh eksperti.

“Ministria e Jashtme një tjetër dështim i yni”, Spiropali i përgjigjet Edi Ramës nga Ukraina: Erdhi menjëherë..

“Ministria e Jashtme një dështim tjetër i yni, si RTSH”, ishte deklarata e bërë sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mbledhje ministrja e jashtme Elisa Spiropali mungonte pasi ndodhet në Ukrainë, duke humbur kështu dhe momentin kur shefi i qeverisë e la ministrsë që drejtohet nga ajo si amanet për tu përmirësuar përgjatë 2026.

Por, një përgjigje nga ana e Spiropalit erdhi menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, jo i drejtpërdrejtë, por me një nënkuptim të qartë.

Momentet e vizitës 2 ditore në Ukrainë, nga pritja, vizitat, konferenca me homologun e deri tek takimi me presidentin Zelensky, ishin të gjitha në një video shoqëruar me një shprehje të shkrimtarit Albert Kamy dhe në sfond një muzikë që flet rrëzimin e pushteteve totalitare.

Kënga “Iron Sky” flet për padrejtësitë shoqërore, hipokrizinë morale dhe shtypjen që pushteti i bën popujve, me një ritëm të fortë dhe kombinuar me pamjet, duket sikur Spiropali po përpiqet t’i ndryshojë Ramës qëndrim, duke shprehur forcë dhe siguri.

Ju ka marrë malli për “Sandokan”? Nuk do ta besoni sa vjeç mbushi sot aktori

Kabir Bedi, aktori ikonik i serisë televizive “Sandokan” dhe ylli i Bollywood-it, mbush 80 vjeç. Që nga koha e tij në Hollywood deri te kthimi i tij në Indi për aktivizëm, aktori mban mbi supe një karrierë të shkëlqyer në film.

Ai lindi në një familje intelektuale dhe revolucionare më 16 janar 1946, në Lahore, në Punjab të Pakistanit, atëherë nën sundimin britanik, në një familje me origjinë sikhe.

Babai i tij, ishte filozof dhe nëna e tij, Freda, ishte një aktiviste e lindur në Angli e cila u bë murgeshë budiste tibetiane.

Kabir studioi në Kolegjin Sherëood në Nainital dhe më pas në Kolegjin e Shën Stefanit në Delhi.

Ai debutoi si aktor në fillim të viteve 1970 në Bollyëood, industrinë e famshme indiane të filmit. Suksesi erdhi në vitin 1976 kur Sergio Sollima i ofroi rolin e piratit Sandokan në dramën me të njëjtin emër, të frymëzuar nga romanet e Emilio Salgari-t.

Mini-seriali pati një sukses të madh si në Itali ashtu edhe jashtë saj, përfshi edhe Shqipërinë duke u bërë kështu një ikonë televizive./Top Channel

FIFA ndryshon rregullin për goditjen e këndit, ishte vërtet absurde

Më në fund FIFA ka mbërritur aty ku duhej: në goditjet e këndit do të jetë e mundur të dihet në kohë reale kush e ka prekur topin i fundit, duke korrigjuar absurditetin e asistimit të një goli të ndikuar nga një vendim i gabuar i arbitrit dhe asistentit të vijës, pra dhënien e këndores skuadrës së gabuar. Ishte vërtet surreal që, me gjithë teknologjinë e disponueshme sot, kjo zonë të mbetej e paprekshme. Protokolli VAR mund të ndërhyjë për të anuluar një gol (përveç penalltive, kartonëve të kuq direkt dhe shkëmbimeve të identitetit – këto janë katër rastet aktualisht të rishikueshme), por jo për të verifikuar nëse aksioni ka lindur nga një goditje këndi e dhënë gabimisht.

Në rast të një goli potencialisht të parregullt, VAR-i kontrollon situata të tjera të mundshme të “gabimit të qartë dhe evident” në aksion: nëse ka pasur faulle të kryera nga skuadra sulmuese gjatë aksionit të golit (e ashtuquajtura APP, akronim për Attacking Possession Phase), nëse ka pasur lojtarë në pozicion aktiv jashtë loje, nëse topi ka dalë nga fusha para golit dhe nëse ka pasur prekje me dorë (me kriterin e menjëhershmërisë, interpretimi i së cilës ka sjellë polemikat e fundit për golin e Davis në Udinese-Lazio).

Si ndryshon rregulli

Siç shihet, mungon mundësia për të anuluar një gol të ardhur pas një goditjeje këndi të dhënë gabimisht nga trupa arbitrale. Më saktë, mungonte, sepse – zbulon “Times” – në mbledhjen e ardhshme vjetore të IFAB-it (organi i vetëm depozitues i rregullave të lojës së futbollit), që do të mbahet në Londër të martën e ardhshme, pritet të jepet drita jeshile për përdorimin e teknologjisë që t’i lejojë VAR-it të shprehet në mënyrë të pakontestueshme edhe për goditjet e këndit.

Do të jetë një mikroçip i vendosur brenda topit që do të sinjalizojë automatikisht se cili lojtar e ka prekur i fundit topin, ashtu siç tashmë dihet në kohë reale nëse sfera ka kaluar apo jo vijën e portës. Rregulli i ri për goditjen e këndit, nëse miratohet, do të hyjë në fuqi që në Kampionatin Botëror të verës së ardhshme.