E fundit! Merret VENDIMI, Rama: Ndryshon sahati i energjisë elektrike…

Tiranë – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një projekt të rëndësishëm në sektorin e energjisë, duke deklaruar se qeveria do të nisë brenda vitit të ardhshëm vendosjen e matësave inteligjentë të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët në vend.

Ky projekt ambicioz pritet të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.

Qëllimi Dhe Përfitimet E Matësve Inteligjentë
Sistemi i ri i matjes inteligjente synon të sjellë ndryshime thelbësore në mënyrën se si menaxhohet dhe faturohet energjia elektrike në rrjet.

Ulja e Humbjeve: Rama theksoi se sistemi i ri do të ulë ndjeshëm humbjet teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Përmirësimi i Faturimit: Gjithashtu, vendosja e matësave inteligjentë do të rrisë cilësinë dhe saktësinë e procesit të faturimit për çdo konsumator.

Afatet Kohore Të Projektit
Kryeministri dha edhe afatet kohore të punës: “Sot kemi këtë inovacion ndërkohë që brenda vitit 2026 do të kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë. Brenda këtij mandati do ta përmbyllim edhe këtë proces” deklaroi Rama.

Ky investim në teknologjinë inteligjente shihet si një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të rrjetit dhe rritjes së transparencës në sektorin energjetik.

Ishte i fundit që takoi Ervis Martinajn! Vjen lajmi i bujshëm për ish policin Jeton Lami, policia e arr*ston menjehere

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të shpërthimit të ndodhur ditën e djeshme në restorantin ‘Perla e Detit’ në zonën e Kamzës.

Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.

Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një nga të arrestuarit, pas vendosjes së tritolit dje në Kamëz, është Jeton Lami. Ai nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi është arrestuar edhe më parë.

Ai ka qënë afhent  i Operacionales në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, dhe në 2022, është arrestuar pasi akuzohet se ndihmoi të shumëkërkuarin Ervis Martinajn të fshihej dhe të lëvizte me makinë.

Lami e ka transportuar Martinajn disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, për t’i shpëtuar Policisë, sepse është shpallur në kërkim nga SPAK, e po ashtu për t’i shpëtuar dhe kundërshtarëve. Ai është shpallur fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, ishte bërë “shofer” dhe “truproja” e tij.

Në qershor të vitit të kaluar, vetë Jeton Lami ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkon pafajësi për këtë vepër penale. Ai pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale. Po ashtu Jeton Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj, pasi e ka marrë me makinën Audi A8 dhe e ka dërguar në një hotel në Durrës, bashkë me të dashurën e tij. Pamjet e kamerave të sigurisë të datës 7 Gusht 2022 dhe të dytëve më pas, 9 Gusht janë të vetmet ku shfaqet personazhi i cilësuar si “mbreti i kumarit”.

Kujtojmë se prej datës 10 Gusht 2022, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë dhe për këtë fakt, familja ka bërë në të njëjtën datë kallëzim në Policinë e Lezhës. Ishin vetë ata që gjetën pamjet e kamerave të sigurisë ditë më pas, duke i dorëzuar pranë autoriteteve dhe aty u identifikua dhe Jeton Lami.

E fundit! Refuzoi thirrjen e prokurorise, arr*stohet ish kryeministri

Refuzoi thirrjen e prokurorise, arrestohet ish kryeministri
Në Korenë e Jugut ka shpërthyer një tjetër krizë politike, pasi ish-kryeministri Hwang Kyo-ahn u arrestua të mërkurën në banesën e tij nga ekipi i Prokurorit Special, i cili po heton akuzat për përfshirje në shpalljen e ligjit ushtarak gjatë ngjarjeve të 3 dhjetorit të vitit të kaluar.

Arrestimi u krye në orët e paradites, ndërsa njëkohësisht u ekzekutua edhe një kontroll i plotë i banesës së Hwangut.

Sipas burimeve nga organet e drejtësisë, urdhri për arrestim u lëshua pasi ai kishte refuzuar disa herë të paraqitej dhe të bashkëpunonte me hetuesit.

Hetimi lidhet me një postim të tij në rrjetet sociale më 3 dhjetor, ku ai shprehej dukshëm në mbështetje të shpalljes së ligjit ushtarak nga ish-presidenti Yoon Suk-yeol, një ngjarje që ka tronditur politikën koreane.

Në deklaratën online, Hwang shkruante: “Ligji ushtarak është shpallur. Parandalimi i kaosit kombëtar është përparësia”. Ai shkonte edhe më tej, duke kërkuar arrestimin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare dhe figurave të larta të opozitës, të cilët i akuzonte si “forca pro-Veriore” dhe “elementë që kanë manipuluar zgjedhjet”.

Sipas Ligjit të Prokurorit Special për Kryengritje, hetimi ka kompetenca të gjera për të shqyrtuar vepra si: komplot për kryengritje, nxitje për kryengritje, shpallje të paligjshme të ligjit ushtarak, vrasje të kryera në funksion të një kryengritjeje, si dhe akte të dhunshme të lidhura me tentativat për pushtet.

Arrestimi i ish-kryeministrit pritet të acarojë më tej tensionet politike në vend, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse Hwang ka patur rol aktiv në nxitjen e krizës që çoi në shpalljen e ligjit ushtarak — një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më të debatueshme në politikën e Koresë së Jugut gjatë viteve të fundit.

Pazari Rama-Meloni…? Pas arm*ve nga Izraeli, Rama tjetër “puç” Erdoganit: Pakti Tiranë-Romë, për të g*ditur Ankaranë

Mediat italiane “zbërthejnë” pazarin Rama-Meloni…

Pas paktit me Izraelin për të blerë armë, duket se Edi Rama iu ka dhënë një goditje të fortë Turqisë. Mediat Italiane kanë zbërthyer sot marrëveshjet e arritura në takimin e Romës, ku shprehen se në thelb Roma dhe Tirana janë bërë bashkë kundër ekspansionit turk në Ballkan.

Diritto di Cronaca”, shkruan se pas protokollit ndërqeveritar të nënshkruar midis Melonit dhe Presidentit të Shqipërisë Edi Rama në Villa Pamphili, në realitet fshihet nevoja strategjike për t’iu kundërvënë ekspansionizmit të Ankarasë. Për rreth një dekadë, Ankaraja, nën kujdesin e neoimperializmit turk, ka ndjekur një politikë depërtimi politik, ushtarak dhe tregtar në Mesdheun qendror-perëndimor dhe në Ballkan, duke kërcënuar në mënyrë efektive rolin dhe ndikimin qendror të Italisë në rajon, shkruan artikulli.

Turqia ka ndërmarrë, në përputhje me qëllimet e veta, një fushatë mbështetjeje të fortë për zhvillimin e rajonit dhe bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik, duke përfshirë edhe një përdorim të mençur dhe të përhapur të fuqisë së saj të butë, kulturës turke dhe fesë islame. Ajo është përqendruar te Shqipëria si vendi kyç për ekspansionizmin e saj të lartpërmendur në rajon, një vend historikisht i rëndësishëm për depërtimin e Perandorisë Osmane në Evropën Qendrore pas pushtimit të principatave shqiptare midis shekujve 14 dhe 15 (siç e dinë mirë arbëreshët). Përmes një politike pan-islamike dhe ushtarake (shih ndërtimin e xhamive, marrëveshjen ushtarake shqiptare), Turqia është përpjekur të krijojë një lidhje të pathyeshme me Tiranën, një dritë udhërrëfyese për të gjitha popullatat etnike shqiptare (dhe islamike) të vendosura në rajon (Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova). Kjo synon të ushtrojë një ndikim të përhapur në dinamikën e Ballkanit, si dhe të paraqitet, edhe në këtë zonë gjeografike, si një fuqi balancuese afër Evropës Qendrore”, thekson artikulli.

Sipas medias italiane, Turqia ka hyrë në “Tokën e Shqiponjave” dhe kështu në Ballkanin Perëndimor, dhe është aty ku synon të qëndrojë, pavarësisht Italisë.

Marrëveshjet 13 nëntorit 2025, në mënyrë efektive e përmbysin këtë trend, që synon rivendosjen e marrëdhënies historikisht të privilegjuar midis dy brigjeve të Adriatikut, duke e penguar Ankaranë (dhe fuqitë e tjera që po dilnin në Mesdhe) ta nënshtronin Italinë nën dominimin imperialist osman dhe ta bënin atë të rrëshqiste në një mungesë të plotë rëndësie në kontekstin gjeopolitik global”, thuhet më tej.

Nëse është e vërtetë, Edi Rama do ta ketë acaruar shumë Erdoganin, pasi i ka dhënë dy goditje brenda një jave. /Pamfleti

E RËNDË në Greqi, humb JETËN 45-vjeçari shqiptar!

Një punëtor në Greqi vdiq tragjikisht mëngjesin e të shtunës pasi u rrëzua nga ndërsa ku punonte në një shtëpi.

Siç raportohet nga faqja media lokale stonisi.gr, shtetasi 45-vjeçar shqiptar, i cili kishte jetuar në Lesvos për një kohë të gjatë dhe ishte veçanërisht i dashur, po bënte disa punime në çatinë e një shtëpie në zonën e aeroportit kur ra, në rrethana ende të papërcaktuara, nga një lartësi e madhe në tokë.

I ndjeri si punë të përditshme kishte punën në një restorant, ndërsa shumë herë punonte edhe një punë të dytë, si ajo gjatë të cilës humbi edhe jetën. për të plotësuar të ardhurat e tij.

Qendra e Punës e Mytilenës lëshoi ??një deklaratë duke dënuar aksidentin dhe duke bërë thirrje për një tubim proteste sot, të dielën, në orën 12:00 në Sheshin Sappho.

Në deklaratën e saj, Qendra e Punës thekson se “pagat e ulëta, saktësia në orar dhe kostoja e lartë e jetesës detyrojnë mijëra punëtorë të punojnë në punë të dyta dhe të treta”.

Për më tepër, ajo thekson se “vdekja tragjike nxjerr në pah mungesën e masave të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës”, duke ia atribuuar përgjegjësinë politikave të “kësaj qeverie dhe atyre të mëparshme

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Zbulohet i “FORTI” që u arrestua, ishte personi i FUNDIT që pa Ervis Martinajn!

Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami.

Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Hetimi bëjnë me dije se grupi i goditur, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në restorantin “Perla e Detit” në Kamëz një ditë më parë, ka qenë i përfshirë më parë në raste gjobëvënieje.

Gjithashtu, dy kunetërit ndaj të cilëve u vendos tritoli dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet shtojnë se mund të ketë pasur përplasje mes anëtarëve të grupit, dhe shpërthimi në biznesin e tyre mund të ketë qenë një formë gjobëvënieje, me vlerë rreth 500 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Motivi” përvec Jeton Lamit u arrestuan edhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika.

Policia sqaron se nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

‘GJOBË’ 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Kush është ERVIS LAMI tmerri i bizneseve dhe LISTA e krimeve për të cilat dyshohet!

Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë, shkruan vna.

Isuf Jacaj është babai i Klaus Jacaj, që ndihmoi Ramazan Alias Canaj të arratisej pasi plagosi në Sarandë në korrik të këtij viti, Ernest Lamën dhe Gëzim Hoxhajn, miq të ngushtë të Ervis Lamit.

Galeria fotografike (

1 / 2

)

Zelensky në Athinë: Do importojmë gaz nga Greqia

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi, ku ka nënshkruar edhe një marrëveshje për importimin e gazit nga ky vend, gjatë dimrit të vështirë për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastukturës energjitike ukrainase.

Zelensky vuri në dukje se ky dimër, i ekspozuar ndaj dronëve dhe raketave nga Rusia, do të jetë një sfidë e madhe për vendin, por marrëdhëniet me Greqinë kanë dhënë rezultate pozitive nga bisedimet.

“Gjatë takimit tonë me Presidentin e Greqisë Konstantinos Tasoulas, diskutuam bashkëpunimin në energji, përkatësisht marrëveshjen midis Ukrainës dhe Greqisë për gazin, e cila do të na ndihmojë të kalojmë dimrin. Gjithashtu biseduam veçmas për partneritetin në projekte të përbashkëta, punën diplomatike, nevojën për të forcuar sanksionet kundër Rusisë dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse, përfshirjen e biznesit grek në rindërtimin e Ukrainës dhe përpjekjet e përbashkëta për të kthyer fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, theksoi udhëheqësi ukrainas.

Sipas marrëveshjes, është planifikuar që furnizimet me gaz nga Greqia të fillojnë në janar, dhe paralelisht po shqyrtohet nisja e korridorit energjetik Aleksandropolis-Odessa, i cili synon të zgjerojë dhe stabilizojë rrugët e importit të gazit për Ukrainën.

Pas vizitës zyrtare të Zelensky-t, Athina konfirmoi marrëveshjet mbi bashkëpunimin në energji, hapat diplomatikë dhe presionin e sanksioneve ndaj Rusisë. Po diskutohen gjithashtu mundësitë e pjesëmarrjes së biznesit grek në rindërtimin e vendit dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.

Në kontekstin e kërcënimeve nga Rusia, Ukraina po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira ruse si një mjet për të financuar restaurimin e infrastrukturës energjetike dhe për të forcuar sigurinë energjetike për sezonin e ardhshëm.

U kapën me armë, gjobiten me 400 mijë euro Karim Adeyemi dhe Loredana

Sulmuesi i Borussia Dortmund Karim Adeyemi është gjobitur me 450 mijë euro, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij Loredana Zefi.

Sipas Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7.500 eurosh.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok, një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.

Borussia reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, por nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.

Federata gjermane e futbollit DFB mund të shqyrtojë çështjen, nuk pritet një dënim i rëndë, pasi rasti lidhet me posedim dhe jo përdorim të armëve.

Dramatike / Hungaria eleminohet nga një gol në sekondat e fundit, Irlanda në “play-off”

Hungaria ka marrë një disfatë vetëm në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3.

Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Botërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll këtu ëndrrën për në Kupën e Botës.

Kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë, pasi me këtë rezultat, kuqezinjtë janë një hap larg vazos së dytë.

Të vetmet gjëra që i duhen Shqipërisë tashmë është që Islanda të mos humbasë kundër Ukrainës dhe martën, Maqedonia e Veriut të mos fitojë kundër Uellsit.