Zelensky në Athinë: Do importojmë gaz nga Greqia

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka zhvilluar sot një vizitë në Greqi, ku ka nënshkruar edhe një marrëveshje për importimin e gazit nga ky vend, gjatë dimrit të vështirë për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastukturës energjitike ukrainase.

Zelensky vuri në dukje se ky dimër, i ekspozuar ndaj dronëve dhe raketave nga Rusia, do të jetë një sfidë e madhe për vendin, por marrëdhëniet me Greqinë kanë dhënë rezultate pozitive nga bisedimet.

“Gjatë takimit tonë me Presidentin e Greqisë Konstantinos Tasoulas, diskutuam bashkëpunimin në energji, përkatësisht marrëveshjen midis Ukrainës dhe Greqisë për gazin, e cila do të na ndihmojë të kalojmë dimrin. Gjithashtu biseduam veçmas për partneritetin në projekte të përbashkëta, punën diplomatike, nevojën për të forcuar sanksionet kundër Rusisë dhe përdorimin e aseteve të ngrira ruse, përfshirjen e biznesit grek në rindërtimin e Ukrainës dhe përpjekjet e përbashkëta për të kthyer fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, theksoi udhëheqësi ukrainas.

Sipas marrëveshjes, është planifikuar që furnizimet me gaz nga Greqia të fillojnë në janar, dhe paralelisht po shqyrtohet nisja e korridorit energjetik Aleksandropolis-Odessa, i cili synon të zgjerojë dhe stabilizojë rrugët e importit të gazit për Ukrainën.

Pas vizitës zyrtare të Zelensky-t, Athina konfirmoi marrëveshjet mbi bashkëpunimin në energji, hapat diplomatikë dhe presionin e sanksioneve ndaj Rusisë. Po diskutohen gjithashtu mundësitë e pjesëmarrjes së biznesit grek në rindërtimin e vendit dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.

Në kontekstin e kërcënimeve nga Rusia, Ukraina po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira ruse si një mjet për të financuar restaurimin e infrastrukturës energjetike dhe për të forcuar sigurinë energjetike për sezonin e ardhshëm.

U kapën me armë, gjobiten me 400 mijë euro Karim Adeyemi dhe Loredana

Sulmuesi i Borussia Dortmund Karim Adeyemi është gjobitur me 450 mijë euro, pas zbulimit të armëve të ndaluara në pronësinë e tij dhe të partneres së tij Loredana Zefi.

Sipas Bild, ngjarja i përket rreth një viti më parë, kur policia gjeti “dy objekte të klasifikuara si armë të ndaluara” në sendet e çiftit, duke çuar në ngritjen e procedurave penale. Gjykata gjermane vendosi një gjobë të rëndë ndaj Adeyemit, e cila do të shlyhet në 60 këste prej 7.500 eurosh.

Adeyemi nuk ka komentuar publikisht, ndërsa përmes menaxherit Jorge Mendes është dhënë sqarimi se armët nuk janë blerë prej tyre, por kanë qenë pjesë e një “mystery box” të porositur përmes TikTok, një pretendim që ligjërisht nuk ndryshon përgjegjësinë për posedim.

Borussia reagoi menjëherë me një deklaratë zyrtare duke theksuar se është në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe autoritetet, por nuk ka konfirmuar nëse priten masa të brendshme disiplinore.

Federata gjermane e futbollit DFB mund të shqyrtojë çështjen, nuk pritet një dënim i rëndë, pasi rasti lidhet me posedim dhe jo përdorim të armëve.

Dramatike / Hungaria eleminohet nga një gol në sekondat e fundit, Irlanda në “play-off”

Hungaria ka marrë një disfatë vetëm në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3.

Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Botërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll këtu ëndrrën për në Kupën e Botës.

Kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë, pasi me këtë rezultat, kuqezinjtë janë një hap larg vazos së dytë.

Të vetmet gjëra që i duhen Shqipërisë tashmë është që Islanda të mos humbasë kundër Ukrainës dhe martën, Maqedonia e Veriut të mos fitojë kundër Uellsit.

Motrat Vjollca ‘vjedhin’ vëmendjen në Arenën Kombëtare (Foto)

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale sot me një postim të ri, ku shfaqet duke mbajtur dorën e motrës së saj, Luanës.

Të dyja të veshura në ngjyrat kuqezi, motrat Vjollca kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetës për Kombëtaren shqiptare.

Fotoja u publikua vetëm pak minuta para ndeshjes së madhe Shqipëri–Angli, që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

Marina, e njohur për përkushtimin e saj në mbështetje të Kombëtares në përballjet e rëndësishme, këtë herë ka zgjedhur një imazh simbolik, të shoqëruar me emojin e flamurit shqiptar — një motivim i drejtpërdrejtë për kuqezinjtë.

Tjetër alarm për përkeqësimin e motit, paralajmërohen banorët përreth basenit të lumit Drin

Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.

Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

“Shihemi në Botëror”, trajneri i Anglisë: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, dhe 4 ia shënuam ne

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel foli pas duelit ndaj Shqipërisë, ku nuk i kurseu elozhet ndaj kuqezinjve.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:

“Nuk ishte e thjeshtë. Ishte një ndeshje e vështirë, sicc e kemi parashikuar. Shqipëria është e fortë, ka pësuar 5 gola, 4 nga ne. Ka stadium të mirë, skuadër me cilësi dhe trajner të mirë. Skuadra ka bërë progres, ka mundësi për të bërë më mirë.

Jam shumë krenar për rekordin, e 0 golave të pësuar. Është e mundur të shihemi në Kupën e Botës, i kemi të gjitha mundesitë dhe kualitetet. Ishte e rëndësishme të shënonim golin e parë të ndeshjes, morëm një avantazh të jashtëzakonshëm dhe arritëm ta menaxhonim”, u shpreh Tuhel.

Rama  në Bruksel, çelet Grupkapitulli i fundit i negociatave me BE

Ditën e hënë, më 17 nëntor do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

“Shqipëria arriti të pamendueshmen , të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh – rekord absolut në procesin e integrimeve europiane” – e vlerësoi këtë moment Kryeministri Rama, i cili do të marrë pjesë të hënën në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, së bashku me Ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit shqiptar për të çelur negociatat për Grup-Kapitullin V: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

-Grupkapitulli V përfshin pesë kapituj thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, me ndikimin më të drejtpërdrejtë tek prodhimi, konkurrueshmëria dhe zhvillimi i balancuar i territorit:

“Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (kapitulli 11);

“Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitare”, (kapitulli 12);

“Peshkimi” (kapitulli 13);

“Politika rajonale dhe koordinimi i instrumentave strukturore” (kapitulli 22), si dhe

“Dispozitat Financiare dhe Buxhetore (kapitulli 33).

Përmes këtij Grupkapitulli, Shqipëria përfiton lidhur me modernizimin e bujqësisë, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe dixhitalizimin e zinxhirit ushqimor. Një vend të veçantë zë forcimi i mekanizmave të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe përafrimi me standardet e BE-së, ndërsa sektori i peshkimit dhe akuakulturës synon të përfitojë nga rregullat dhe programet europiane për menaxhim të qëndrueshëm.

Në komponentin e kohezionit, Shqipëria adreson rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe përgatitjen për pjesëmarrje efektive në politikat e zhvillimit rajonal.

Ndërkohë, kapitulli për dispozitat financiare dhe buxhetore përfshin përputhjen me praktikat europiane për transparencë, planifikim buxhetor dhe administrim të fondeve publike.

Hapja e Grup-Kapitullit V përfaqëson një hap vendimtar drejt afrimit përfundimtar të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e bërë dhe duke krijuar bazën për reforma më të thelluara në sektorët që mbështesin ekonominë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Jepet ALARMI / Ministria e Mbrojtjes: E gjithë java me mot ekstrem! Priten shtrëngata intensive shiu, të merren masat

E gijthë java në vijim pritet të sjellë mot ekstrem me reshje të dendura shiu, duke shtuar rrezikun për problematika në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për mediat, bën thirrje për marrjen e masave për përballimin e situatës. Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Lezha dhe Vlora.

NJOFTIM PËR SHTYP

MINISTRIA E MBROJTJES / AGJENCIA KOMBËTARE E MBROJTJES CIVILE

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.

Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet ShkodërLezhë dhe Vlorë.

Në qarqet KukësDibërDurrësTiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.

Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:

* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri
lokalisht shumë intensive.

* Në Lezhë priten reshje intensive.

* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Reshje dëbore dhe ngrica

Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në:

* Fierzë: 150–200 mm
* Koman – Vau i Dejës: deri në 300 mm

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore:

? Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve
? Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm
? Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave
emergjente

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut.

Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

‘Skam bërë gjë, sa mora detyrën…’/ U nisën të kapnin mat Aldo Avdylin, por RENEA u SH*KUA kur në derë ju doli ministri i Edi Ramës

Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arrestimin e një prej emrave të njohur të botës së krimit në Shqipëri, siç është Aldo Avdyli nga Shijaku.

Para se Avdyli të kapej gafil, në zonën e liqenit të Thatë, në një pallat shumë pranë “Queen Casino”, efektivët e RENEA-s dhe agjentët e policisë kriminale të përballeshin me një personazh të pazakontë që nuk e kishin parashikur në këtë operacion.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime pranë repartit RENEA se një ministër i Edi Ramës, është përballur me efektivët e policisë, para se ata të lokalizonin apartamentin dhe më pas të arrestonin të shumë kërkuarin, Aldo Avdyli.

Bëhet fjalë për ministrin aktual të Mjedisit, i cili në orët e para të mëngjesit është çuar i traumatizuar nga krevati dhe është përballur me RENEA-n tek dera e apartamentit.

Policia kriminale kishte lokalizuar saktësisht Aldo Avdylin, duke e gjurmuar atë me paisjen inteligjente “IMSI CATCHER”, por saktësisht nuk dihet se në çfarë apartamenti ndodhej Aldo Avdyli.

Në orët e para të mëngjesit, RENEA dhe policia kriminale hynë në pallatin ku kishte lokalizuar Aldo Avdylin, duke kontrolluar fillimisht disa apartamente.

Në njërin apartament, burimet policore tregojnë se kanë trokituar dhe kanë bërë thirje se ishin policia, ndaj personat brenda duhet ta hapnin derën vullnetarisht.

Por siç mësohet nga policia, nga brenda shtëpisë është dëgjuar një zhurmë dhe nga ana tjetër policët që ndodheshin në korridor janë bërë gati për të reaguar qoftë dhe me armë.

Personi që lëvizi në brendësi të apartamentit dhe më pas hapi derën, ishte ministri i sapo emëruar i Mjedisit në qeverinë “Rama 4”.

I tronditur nga ajo që pa, ai ju drejtua punonjësve të policisë se nuk kishte bërë asgjë, pasi pikërisht atë ditë kur policia kishte bërë aksionin, ministri kishte marë zyrtarisht detyrën e ministrit.

Njësia e policisë e bindur që kishin trokitur në derën e gabuar ka vijuar më pas më kontrollin e disa apartamenteve të tjerë, derisa hynë pikërisht në apartamentin ku qëndronte i shumë kërkuari Aldo Avdyli.

Kapja e tij ishte një sukses spektolar i policisë së Tiranës dhe asaj të Durrësit, pasi për vite me rradhë Aldo Avdyli, nuk kishte asnjë imazh në policinë kriminale, asnjë gjurmë ADN-je dhe asnjë shoqërim në ambjentet e policisë.

Aktualisht Aldo Avdyli, është i arrestuar për llogari të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila ka vendosur dy masa sigurimi ndaj tij.

Masa e parë “Arrest me burg” ndaj Avdylit është vendosur në muajin maj 2024, duke e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo pasi gjatë një hetimi të dosjes Nr. 59, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” ndaj një emri të njohur të botës së krimit, Durim Bamit.

Sipas hetimit, Avdyli del se përfshihet në një skuadër prej më shumë se 16 personash, të cilët sigurojnë mjetet dhe planifikojnë eleminimin fizik të Durim Bamit, por realisht nuk ia dalin dot.

Ndërsa masa e dytë e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 37-vjeçarit nga Shijaku, i cili tashmë akuzohet për organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

I vënë në presion nga masa e dytë e sigurisë, Avdyli mësohet të jetë vendosur në Tiranë./Syri.net/ Elton Qyno

E rëndë! Mjet shp*thyes në ndërtesë! Televizioni njohur fik transmetimin live, evakuohet stafi

FRANCË- Një situatë e pazakontë në Francë ka shkaktuar panik për drejtuesit e kanalit informativ të lajmeve BFMTV. Gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:27 një email kërcënues ka mbëtitur në kanalet zyrtare të medias ku është njoftuar se në godinë është vendosur një mjet shpërthyes.

Menjëherë pas njoftimit, kjo media ka ndërprerë transmetimin live. Policia franceze ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të mundur evakuimin e të gjithë punëtorëve, gjithashtu u kryen kontrolle të detajuara sigurie.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë BFMTV në rrjetin X, duke bërë të ditur se puna është pezulluar perkohesisht, derisa televizioni nisi transmetimin në orën 17:52 pas verifikimeve dhe largimit të rrezikut nga policia.

Ende nuk ka detaje se nga erdhi ky kërcënim dhe kush ishte personi që dërgoi email-in që shokoi drejtuesit e kësaj mediaje, ndërkohë që autoritetet po hetojnë pistat kryesore për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI