“E kujt i ha k…”U pl*gos rende sot në at*ntatin e Rinasit, ja si 14 vite më parë Muçi Shaljani p*rplasej me Sajmir Tahirin

42-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), sot agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në vitin 2011 është bërë protagonist në një ngjarje kur së bashku më vëllanë është konfliktuar fizikisht me deputetin e Partisë Socialiste në atë kohë, Sajmir Tahiri.

Gjithçka ndodhi 20 metra larg Ministrisë së Brendshme, në një protestë paqësore të Forumit Rinor të opozitës.

28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar në atë kohë në një intërvistë se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani.

Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, “e kujt i ha.. se ti je deputet”.

Muçi Sheqeri alias Shaljani i cili mbeti i plagosur në atentatin e kësaj të marte dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Burime për Newsbomb konfirmojnë se Shaljani prej tre muajsh ishte futur në AMP.

Gjithashtu, Policia e Shtetit bën me dije së fundmi se Muçi së bashku me Danin sapo kishin mbërritur në Shqipëri. Ata ishin larguar në Barcelonë që prej datës 7 të këtij muaji dhe automjetin e kishin lënë të parkuar në parkingun e Aeroportit.

*Deri në një reagim zyrtar nga AMP informacioni i mësipërm mbetet  jo zyrtar!

Atentati u regjistrua rreth orës 14:20 të ditës së sotme, në rrethrrotullimin e Rinasit, ku automjeti tip “Benz” me të cilin po udhëtonin Muçi Sheqeri alias Shaljani dhe Gilmando Danin është qëlluar me breshëri plumbash.

Si pasojë viktimë mbeti 47-vjeçari i cili sapo ishte kthyer nga Barcelona, ndërsa miku i tij Shaljani mbeti i plagosur.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Traumës dhe burime për Newsbomb konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ndodhet në luftë për jetën.

Siç raportuam dhe pak më herët, Muçi Shaljani, rezulton të jetë edhe pronar i hotelit “RAMEL” në qendër të kryeqytetit.

Ai merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotelin “RAMEL” më Tiranë. Në momentin e ngjarjes, Shaljani ishte shofer dhe vendin e pasagjerit në vend të parë ishte ulur Gilmando Dani, i cilësuar edhe si mik i Emiljano Shullazit.

Sapo zbriti nga Barcelona! Kush e tr*dhtoi Gilmando Danin? Dalin detajet e tm*rrshme qe askujt nuk ua merrte mendja

Një atentat me armë zjarri mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, la viktimë 47-vjeçari Gilmando Danin, i cili sapo ishte kthyer në atdhe.

Gilmando Dani

Sipas burimeve, Dani ishte kthyer pak çaste para vrasjes nga Barcelona dhe në aeroport ishte pritur nga Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Dyshohet se autorët kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e tyre dhe i kanë ndjekur deri pranë rrethrrotullimit afër Rinasit.

Në momentin kur Shaljani, që drejtonte një automjet tip Mercedes Benz S-Class, po largohej nga zona e aeroportit, ndaj tyre është hapur zjarr me breshëri automatiku.

Si pasojë e të shtënave, Gilmando Dani ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të Tiranës dhe Fushë-Krujës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, ndërkohë është raportuar se një mjet është djegur në fshatin Halil, në Krujë.

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Shpëtove jetën time”-;Xhensila dhe Besi Bëjnë veprimin e bujshem 1 vit pas ndarjes

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë ndarë mesazhe zemërthyese dhe emocionuese për ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Amen, duke treguar se pavarësisht divorcit të ndodhur rreth një vit më parë, përkushtimi prindëror mbetet primar.

Çifti, i cili i dha fund martesës së tyre, vijon të ketë një marrëdhënie korrekte në funksion të rritjes së fëmijëve. Këtë e treguan edhe ditën e sotme, kur secili në llogaritë e tyre të Instagramit publikuan video me momente të ëmbla me djalin e tyre.

Mesazhet emocionuese:

Bes Kallaku shkroi: “I vogli im, djali me superfuqi engjëllore i bën 2 vjeç. U rritsh me Zotin biri im. Ai do të ta plotësojë shpirtin dhe do të të forcojë eshtrat. Me gjithë dashurinë e zemrës sime them Amen.”

Xhensila bëri një rrëfim më të thellë, duke e cilësuar djalin si shpëtimtar: “Amen, ti bebe e bekuar, që solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse… Ti më shpëtove, Amen, më shpëtove jetën, my savior, shpëtimtari im.” Ajo shtoi: “Të dua me një dashuri që as fjala s’mund ta përshkruajë, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje.”

Këto dedikime të ndjera tregojnë qartë se edhe pas ndarjes, djali i tyre Amen mbetet drita dhe forca kryesore për të dy prindërit.

Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

Periudha më e ngarkuar e vitit po fillon në rajonet alpine austriake. Sezoni i dimrit është shumë afër dhe vendpushimet e skive po përgatiten për një fluks turistësh nga e gjithë bota.

Por pa staf, asgjë nuk funksionon gjatë sezonit të pikut turistik, dhe kjo përbën një problem të madh për shumë hotele dhe ofrues shërbimesh ushqimore.

Në këtë sektor ka një luftë të vërtetë për çdo punonjës dhe është veçanërisht e vështirë të gjesh punëtorë sezonalë, të paktën në Austri.

“Edhe para pandemisë së koronavirusit, nuk ishte e lehtë të gjeje personel të kualifikuar në Austri, por tani është edhe më e vështirë”, shpjegon pronari i një hoteli në qytetin Fließ.

Shumë kamerierë ndryshuan profesionin e tyre gjatë pandemisë. Ai thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të kërkojë një kamerier ose një kameriere jashtë vendit përmes Shërbimit Austriak të Punësimit (AMS) për sezonin nga 18 dhjetori 2025 deri më 6 prill 2026.

Për një pozicion me kohë të plotë, kërkohen këto kushte: njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, pavarësi dhe përkushtim në punë, mirësjellje dhe mundësisht përvojë pune në shërbimin e ushqimit dhe pijeve.

Austriakët po ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh bruto në muaj, me mundësinë e rritjes së pagës, si dhe akomodim dhe ushqim falas.

“Për fat të keq, deri më tani kanë mbërritur vetëm aplikime të paqarta nga Maroku”, tha ai për portalin austriak Heute. (A2 Televizion)

Avokati: Ja tre pikat qe iu kerkuan Dumanit nga qeveria e Trump

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Breaking” në Top News, ku avokati Kujtim Cakrani dhe analisti Sidi Hasanaj u përballën me interpretime të ndryshme mbi vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA.

Avokati Cakrani: Dumani u ftua për tri çështje kyçe

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, Dumani u thirr në Amerikë për tri arsye kryesore, të ndryshme nga ato të paraqitura publikisht. Ai u bazua në informacionet e marra nga burime të Departamentit të Shtetit:

    • Hetimi i dosjes “McGonigal”: Pas aktivizimit të ligjit antimafia RICO Act nga ish-presidenti Trump.
    • Hetimi i fondacionit “Shoqëri e Hapur”: I financuar nga George Soros, për të cilin SHBA-të duan të dinë ku kanë përfunduar 400 milionë euro të taksapaguesve amerikanë.
    • Propozimi i Gledis Nanos në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Political commentary book

Cakrani theksoi se SHBA-të nuk janë të interesuara nëse “vidhet Shqipëria”, porse duan të dinë se ku kanë përfunduar paratë e tyre, duke e quajtur Dumanin “të dështuar” pas tre vitesh në krye të SPAK.

Analisti Hasanaj: Vizita kishte simbolikë politike

Nga ana tjetër, Sidi Hasanaj replikoi duke e vendosur çështjen në një kontekst politik. Sipas tij, takimi kishte një “simbolikë të madhe” që lidhej me zgjedhjet në Shqipëri, ku SHBA-të nuk kanë dhënë ende një mesazh zyrtar pas tyre.

Ai gjithashtu përmendi një konferencë të Donald Trump-it, ku u pasqyrua se fondet amerikane ishin audituar dhe kursyer, duke theksuar se fondet për reformën në drejtësi në Shqipëri kishin pasur “sukses”. Hasanaj përmendi emrat e Sali Berishës dhe Ilir Metës si politikanë të korruptuar, për të cilët janë dhënë fonde për t’u hetuar.

Në përgjigje, Cakrani theksoi se interpretimi i Hasanajt ishte politik, ndërsa ai e shihte çështjen vetëm si një interes financiar të SHBA-ve për paratë e tyre.

Vellai i Edi Rames befason me historine, ja cfare ka bërë për Shqipërinë që as Edi Rames nuk ia merrte mendja

Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka rrëfyer në “Exclusive” në Top Channel gjithë çfarë ndodhi në Beograd.

Olsi Rama ishte pikërisht në atë incident të rëndë, teksa thotë se kur i kthehet kujtesës, duket si një film.

“Është pak si film kur e kujton në retrospektiv, dy ditë të çuditshme të jetës, sepse vajtja ime në Beograd ishte një dëshire duke qenë se në atë ndeshje nuk kishte tifozë dhe nuk lejoheshin sepse mbase po të lejoheshin normalisht mbase nuk do ta kisha kaq të madhe këtë shtytjen për të vajtur.

Sepse mbaj mend në atë kohë kur flisnim me miqtë dhe i thonim a do vinim, na thonin “ça duam ne atje do të jetë luftë”, unë nuk e kisha këtë perspektiven e idesë së luftës pavarësisht se e kisha idenë që mund të shkonte situata deri në një lloj situate konfliktuale, por jo aq ekstreme”, rrëfen ai për gazetarin e Top Channel Endi Tufa.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte më tepër situata përpara ndeshjes, pasi nuk kisha parë në asnjë stadium që kam qenë edhe në derbit e famshëm të Tiranës, të Milanos, të Athinës nuk kam parë një situatë aq antagoniste, një stadium të tërë që të ishte aq shumë i acaruar emocionalisht. Kur shkon në një ndeshje të tillë ka një pjesë të ultrasve kanë një axhendë të tyren, një pjesë tjetër që shikojnë madje kur ultrasit e teprojnë janë atë më neutralët që çohen të thonë “po boll se kemi ardhur të shohim ndeshjen”. Në Beograd kjo nuk ekzistonte ishte një stadium i tërë që kishte një ngarkesë energjie emocionale të karikuar në mënyrë antagoniste mund të them”, u shpreh Rama.

“|Skuadrat ishin të rreshtuara përballë nesh dhe në një moment tek himni shqiptarë u çova për të kënduar në shenjë mbështetjeje për ekipin, unë kam qenë sportist kam luajtur me kombëtaren dhe asnjëherë nuk kam kënduar himnin, sepse them që s’di të këndoj, ndërkohë që thirrjet ishin aq të zhurmshme sa që nuk dëgjohej asgjë edhe pse i kishim afër. Kur erdhi radha himnit të tyre u ula në shenjë proteste dhe kur u ula ndjeva që kisha një kontraktim nga krahu i majtë, domethënë e gjithë ajo atmosferë më kishte kontraktuar e ndikuar sepse ishte diçka e pa jetuar më parë.

Në atë ndeshje nuk lejoheshin simbolet kombëtare dhe unë vesha një bluzë të kuqe Ferrari që kisha, ndërkohë që aty me të kuqe luante Serbia, unë nuk e kisha këtë informacion, por sigurisht e kuqja ime ishte për Shqipërinë. Në një moment kur ekipi ynë krijoi një situatë për gol ne bërtitëm, pak çaste më vonë ishte Mavraj që krijoi një rast tjetër dhe ne bërtitëm edhe më shumë.

Atë moment u kthyen tifozët nga ne pasi ra stadiumi qetësi, aty pati një moment tensioni pasi një person nga poshtë na shau dhe shqip dhe ne sigurisht nuk mund të lejojmë që të na shajnë, sidomos nga familja dhe reaguam brenda normales. Por i gjithë stadium ishte kthyer nga ne përpara së te futej droni dhe aty ndërhyri policia që na nxori nga tribuna në korridor dhe unë dronin e pashë nga dera e hapur së lozhës, sepse isha në korridor dhe u futa më pas në dritare, se kisha një aparat që fotografoja dhe filmoja, dhe ai ishte molla e sherrit sepse menduan që “ky kishte telekomandën e dronit””, kujton ai.

Punoja pastruese deri sa u bëra milionere! E madhje Alida Hisku zbulon sekretin e pasurise: Ja cfare duhet te beni

Artistja Alida Hisku jeton prej kohësh në Gjermani, aty ku ka krijuar jetën e vet së bashku me familjen e saj.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, ajo tregon jetën e saj të vështirë, mes sakrificave për të shkolluar fëmijët e saj. Hisku tregon se i është dashur të punojë punë të ndryshme për të siguruara para, qoftë edhe si pastruese shtëpisë.

“Pas shumë viteve që kam punuar, si shumë gra shqiptare, më ka qëlluar të punoj dy tre punë jo të kualifikuara, me pastrime. Në fillim iu angazhova fëmijëve, që të shkolloheshin dhe të arrin diçka sepse duke qenë i huaj të venë prapa liste. Ky ishte qëllimi i jetës sime, për 20 vite”, tregon artistja.

Alida tani jeton në një vilë të madhe në një fshat të Gjermanisë, me një sipërfaqe toke goxha të madhe, ndërsa zbulon se si e ka blerë këtë shtëpi.

“Pastaj fillova mendova të mendja për vete, mendova për të mbledhur disa lekë, e bëja çdo gjë vetë. Bleva një shtëpi këtu në fshat sepse kujtova se ishte vetëm shtëpi sepse e bleva në ankand pa e parë, dhe kuptova që ishte gjysma e fshatit. Kam stalla, vilë 600 metra katrorë me tre kate, kam traktorë, kafshë. Më dhemb goja t’jua tregoj se sa e madhe është dhe se sa punë do”, tha ajo.

Top Channel

21 janari në SPAK, gazetari: Berisha do merret i pandehur, ka një audio përgjim që i fundos

SPAK ka thirrur ish-kryeministrin Sali Berisha për tu paraqitur në Prokurorinë Speciale më 14 nëntor, ku kreu demokrat do të pyetet me statusin e personit që ka dijeni lidhur me 21 janarin 2011, ku gjatë një demostrate të thirrur nga opozita e kohës u vranë 4 protestues.

Ngjarja është cilësuar si një krim shtetëror, ndërsa SPAK nisi hetimet pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut dhe më pas të Gjykatës së Lartë, që e detyronte Prokurorinë Speciale të kryente një hetim shterues lidhur me ngjarjen e ndodhur 14 vite më parë.

Lidhur me këtë gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në Report Tv, tha se Berisha është përgjegjësi kryesor dhe ka dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve në 21 janar.

“Unë besoj që Berisha është arkitekti i 21 janarit dhe do të merret i pandehur nga SPAK, por s’jam i bindur për vrasje në rrethana cilësuese apo për pengimin e të nxjerrjes së të vërtetës. Ato vrasje janë shpallur në mënyrë të turpshme nga drejtësia në Shqipëri si vrasje nga pakujdesia. SPAK është në kushte komode për të bërë drejtësi. Unë kam bindjet se vrasjet janë bërë me urdhër të Berishës. Pyetja që shtrohet është a do ta provojë SPAK se kush e ka dhënë urdhrin edhe pse unë dyshojë se e ka dhënë Berisha.

Ka një audio përgjim ku Ndrea Prendi urdhëron vartësin që të qëllojë ndaj protestuesëve dhe kjo e fundos Ndrea Prendin sepse kjo është para rrezikut që të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai duhet që të tregojë para hetuesve se nga e mori urdhrin. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo duhet që të dëshmojnë”, tha ai.

Doçi tha se Berisha fshiu provat për ngjarjen e 21 janarit, ndërsa theksoi se SPAK mjafton që t’i referohet deklaratave që Berisha ka bërë për të vënë drejtësi lidhur me këtë ngjarje.

“Po prap Berisha nuk shpëton nga 21 janari sepse ka penguar edhe drejtësinë, ku gjëja më e rëndë është fshirja e pamjeve filmike në serverin e kryeministrisë dhe kjo është konfirmuar nga ekspertiza e FBI dhe refuzimi i urdhër arresteve ndaj gardës.

Sali Berisha bëri një grusht shteti duke mos njohur organin e akuzës që lëshon urdhër arrestet. SPAK mjafton që të marr ndryshimet e qëndrimeve që ka mbajtur Berishës nga 21 janar deri në 2016, sepse tha janë vrarë me çadra pistoletë, pastaj tha nga garda sepse ishin brenda murit rrethues dhe më pas tha se unë do kisha vrarë edhe Ramën, pra e ka pranuar vet vrasjen”, tha ai.

Plagosja e agjentit të AMP-së në atentatin e Rinasit, reagon Ministria e Brendshme: Po verifikohen të gjitha rekrutimet

Nga atentati në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur edhe Muçi Shaljani është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Kabineti i ministrisë ka reaguar për emisionin “Real Story” në ABC News ku sqaron se Muçi Shaljani është marrë në punë në muajin shtator, kur ka qenë në detyrë drejtori i komanduar. Ndërkaq shton se të gjitha rekrutimet e bëra po verifikohen.

“Nga verifikimet që janë bërë nga ministria agjenti është marrë në punë në muajin shtator, kur drejtuesi ka qenë i komanduar pas shkarkimit të AMP-së. Drejtori i komanduar është shkarkuar nga detyra para dy javësh dhe të gjitha rekrutimet kanë hyrë në një proces verifikimi që marrja në detyrë e drejtorit të vjetër të policisë”, thuhet në reagim.

“I maskuar me kapele dhe syze”, gazetari zbulon rolin e vëzhguesit në vrasjen e Gilmando Danit; skema si ndodhi krimi

Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja nga hetimet për atentatin mafioz në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, dhe mbeti i plagosur rëndë punonjësi i AMP-së Mustafa Sheqeri. Në Off the Record në A2 CNN, Çelmeta tha se nga burimet policore i është konfirmuar që është identifikuar edhe personi i cili ka patur rolin e vëzhguesit dhe të informatorit brenda aeroportit dhe shumë shpejt mund të shpallet në kërkim.

Sipas tij, ai ka qenë fillimisht i maskuar me kapele dhe syze dhe ka qëndruar rreth një orë në aeroport. Gjithashtu hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ngjarje.

“Hetimet kanë konfirmuar dy automjete në ekzekutimin e Gilmando Danit dhe plagosjen e Mustafa Sheqerit.  

Konfirmohet edhe personi që ka pasur rolin e vëzhguesit ka parkuar automjetin, fillimisht ka qenë i maskuar me kapele syze.

Avioni është vonuar 40 minuta dhe Toyota që është përdorur nga autorët ka qarkulluar rreth 40 minuta në Rinas dhe personi tjetër që ka pasur rolin e vëzhguesit e informatori nga burime nga policia është identifikuar dhe mund të shpallet në kërkim. Ka qëndruar në ambientet e aeroportit. Ka vëzhguar çdo lëvizje të Danit e Sheqerit dhe ka informuar ekzekutorët.

Ai ka parë të gjithë skenën e krimit. Më pas ka shkuar tek automjeti që kishte parkuar dhe më pas është larguar dhe ky me automjet pasi janë larguar 3 personat që ishin ekzekutorë. Ka dyshime të forta që ky person që ka ruajtur Danin dhe Sheqerin ka pasur sinjale që në momentin e parë nga aeroporti i Barcelonës. Informatori dhe ekzekutorët kanë qëndruar rreth një orë në aeroport”, tha gazetari.