Kushtetuesja e kthehu në detyrë, ERION VELIAJ jep urdhërin e parë si kryebashkiak!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit, duke shënuar urdhrin e parë pas rikthimit në detyrë nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Në dokument theksohet gjithashtu se, në zbatim të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Kushtetuesja e kthehu në detyrë, ERION VELIAJ jep urdhërin e

E PABESUESHME/ Lamine Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle!

Lamine Yamal është përjashtuar nga skuadra kombëtare spanjolle dhe po kthehet në Barcelonë.

RFEF (Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit) e njoftoi këtë të martën në mëngjes, që do të thotë se ai do të humbasë dy ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Do të një “luftë” e hapur me sa duket sepse deklarata e lëshuar nga federata zbulon pakënaqësi të konsiderueshme.

Arsyeja zyrtare është një procedurë mjekësore e kryer nga klubi i tij, i cili thuhet se nuk e informoi Federatën deri vonë të hënën në mbrëmje .

Tre VRASJE në një ditë, ministrja Koçiu: Policia s’mund të rrijë në kuzhinë për të parandaluar djalin të vrasë babain, apo picieri kuzhinierin!

Pak ditë më parë në Shqipëri ndodhën tre vrasje brenda pak orësh.

Sipas ministres së Brendshme, Albana Koçiu, këto janë krime, por nuk janë vrasje mafioze.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se “në asnjë vend të botës polici nuk mund të rrijë në kuzhinë për të parandaluar djalin të vrasë babain, apo picierin të vrasë kuzhinerin”.

Sipas saj këto janë ngjarje tragjike, por nuk implikohet puna e policisë së shtetit.

“Janë tre krime të rënda, por nuk janë vrasje mafioze, por janë të pashmangshme nga puna që bën policia. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend të botës ku polici të rrijë në kuzhinë për të parandaluar që djali të godasë babain me thikën e bukës, apo në një vend të botë ku polici rri në kuzhinën e restorantit për të parandaluar picierin të godasë me thikë kuzhinierin. Janë ngjarje tragjike, por nuk implikohet puna e policisë së shtetit. Autorët janë kapur pas ngjarjeve”, tha Albana Koçiu.

I plagosuri që shoqëronte Gilmando Danin është agjent i AMP-së, ishte në provë prej një muaji

I plagosuri në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Muçi Shaljani (Sheqeri) ka qenë në periudhë prove prej një muaji e gjysmë në AMP, i emëruar nga Artiol Saliasi.

Mbetet e paqartë lidhja e Shaljanit me Gilmando Danin. Shaljani gjithashtu rezulton se është biznesmen, pronar i hotelit “Ramel” në qendër të Tiranës.

Mësohet se Dani sapo ishte kthyer në Shqipëri, nga Spanja, përmes aeroportit të Rinasit, kur është gjendur në shoqërinë e Shaljanit.

Atyre u është bërë atentat në rrethrrotullimin e Rinasit, vetëm pak metra larg terminalit, duke ngritur dyshimet se dikush ka dhënë informacion për mbërritjen e tij në Shqipëri.

Gilmando Dani, i konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ka mbetur i vrarë në vend, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe është në gjendje të rënduar në spital.

Mbeti i plagosur në atentat, detaje nga gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit! Agjenti i AMP-së dhe pronar hoteli në Tiranë

Ky që shihni në foto është Muçi Shaljani (Sheqeri), prej një muaj e gjysmë ka qenë në provë si agjent i AMP-së.

Ai ishte shofer në makinën tip “Mercedes” kur u qëllua me breshëri plumbash nga autorët. Pasagjeri, Gilmando Dani mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se Shaljani është në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive në spitalin e Traumës në Tiranë. 40-vjeçari është qëlluar në kokë dhe ka dëmtime të rënda në tru.

Shaljani dhe Dani sapo ishin kthyer nga Barcelona, ku ishin larguar katër ditë më parë, kur ranë pre e atentatit në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit.

Shaljani rezulton se është edhe biznesmen, konkretisht, pronar i hotelit “Ramel”, pranë qendrës së Tiranës.

“Të hyjnë deputetët dhe familjarët në grevë urie”, propozimi “radikal” në mbledhjen e PD-së, Berisha: Protesta 1 herë në javë

Detaje të reja mësohen nga debatet që po zhvillohen brenda mbledhjes së krerëve të degëve të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryetari Sali Berisha.

Mësohet se në mbledhje është propozuar grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre.

“Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD? Çfarë duhet bërë që qytetarët të kenë besim tek PD? Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh.

Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund tu vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rokthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve por edhe familjarëve të tyre. Të hynë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, ka deklaruar një prej kryetarëve të degëve.

Sakaq, Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, por është shprehur në favor të një proteste një herë në javë para Kuvendit.

“Keni të drejtë si në parashtrim ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto, por jemi në një narko regjim. Protestë në formatin e asaj para bashkisë, 1 herë në javë para Kuvendit. Dmth në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, ka deklaruar Berisha.

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në ndeshjen kundër Shqipërisë, për të arritur një rezultat sa më pozitiv.

Serbia vazhdon të ketë ende shpresa teorike për t’u kualifikuar në “play-off”-in e Botërorit 2026, por që kjo të ndodhë, ajo duhet të mposhtë Anglinë dhe Letoninë dhe të shpresojë që Shqipëria të gabojë.

Në momentin kur skuadra e drejtuar nga Veljko Paunovi? do të luajë të mërkurën në “Wembley”, serbët do të kenë veshët edhe nga ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Shqipërisë dhe Andorrës.

“Nuk mund t’ju premtoj rezultatin, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë, por mos keni asnjë dyshim për përkushtimin dhe përgatitjen tonë për ndeshjen. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, siç veprojmë ndaj çdo kundërshtari tjetër, qoftë në ndeshje zyrtare apo miqësore. Do të përgatitemi dhe do të luajmë ndaj Shqipërisë sikur të ishte finale. Ajo që mund t’ju them është se atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe jemi shumë të motivuar për të arritur një rezultat të mirë para tifozëve tanë, në mënyrë që të vazhdojmë të përparojmë,” – tha Vales.

Futbollistët serbë të klubit të tij, Tekstilac, i kanë kërkuar “të ndihmojë” Serbinë me një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë.

“Sigurisht që kemi folur për këtë ndonjëherë në dhomën e zhveshjes, por gjithmonë me respekt. Ne jemi profesionistë dhe respekti mes bashkëlojtarëve është ajo që na bën më të mëdhenj. Është normale që djemtë duan të shohin një rezultat të mirë nga ana jonë, sepse dëshirojnë më të mirën për kombëtaren e tyre dhe unë shpresoj që pas ndeshjes t’i shoh shokët e mi të lumtur,” – shtoi ai.

Vales nuk do të luajë në këtë përballje për shkak të pezullimit me kartona, por ai ka qenë në fushë në ndeshjet e mëparshme kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

I pyetur se cila kombëtare është më e fortë, ai u përgjigj:

“Mendoj se të dyja përfaqësueset janë shumë të mira. Secila ka pikat e saj të forta dhe ngjashmëritë janë të shumta, siç kemi vërejtur gjatë analizave tona në këto kualifikuese. Të dyja skuadrat janë fizikisht të fuqishme, luajnë me intensitet të lartë, qarkullojnë shpejt topin dhe krijojnë shumë raste për gol. Edhe ndeshja e fundit mes tyre ishte shumë e mirë, përfundoi në favor të Shqipërisë, por edhe Serbia pati mundësi të fitonte. Ishte një goditje e rëndë për ta (serbët), sepse humbën një ndeshje kaq të rëndësishme,” – përfundoi Vales.

Zbardhet dinamika e plotë e atentatit në Rinas: Si autorët i zunë pritë Gilmando Danit

Gilmando Dani mbeti i vrarë këtë të martë në një atentat mafioz.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.

Dani, 47 vjeç, ishte pasagjer në një makinë të bardhë.

Shoferi i makinës, i identifikuar si 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri, mbeti i plagosur rëndë.

Dinamika

Sakaq, është zbardhur dinamika e plotë të atentatit.

Në fillim, autorët kanë qëlluar nga makina e tyre, pasi janë futur paralel mjetit tjetër.

Aq shumë u qëllua në drejtim të makinës, sa plumbat dëmtuan edhe një hotel që ndodhej aty pranë.

Më pas makina tip Benz ku ndodhej viktima Dani humb kontrollin dhe te rrethrrotullimi i Rinasit ecën drejt.

Më pas, mjeti Toyota i autorëve i del para dhe njëri prej tyre zbret nga makina dhe qëllon nga shumë afër.

Autori që ka zbritur nga makina ka qenë i maskuar.

Para makinës ku ndodhej Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri ishte një taksi që po kalonte në ato momente.

Dyshohet se ka pasur kundërpërgjigje me armë edhe nga makina ku ndodhej Dani dhe Sheqeri.

Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.

Në automjetin e djegur të autorëve në fshatin Halil janë gjetur 3 kallashnikovë dhe një pistoletë. Armët janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Pamje pa koment: Ushtria ruse hyn në qytetin ukrainas Pokrovsk

Ky është momenti kur trupat e ushtrisë ruse kanë hyrë herët në mëngjes në qytetin e Pokrovsk-ut në Ukrainë, pas muajsh të tërë beteja të ashpra që kanë lënë mijëra të vrarë nga të dyja palët.

Megjithëse duken sikur kanë dalë nga ndonjë film post-apokaliptik, me motoçikleta dhe makina pjesërisht të shkatërruara, ata ia dolën të marrin nën kontroll pjesën e madhe të qytetit që dikur mbante rreth 60 mijë banorë.

Pamjet:

Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën të gjithë atentatin në Rinas! Ja çfarë filmuan

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë atentatin e ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani (Sheqeri).

Sipas informacioneve, atentati mund të jetë filmuar edhe nga më shumë se një kamerë, pasi zona është e mbushur me të tilla veçanërisht nga bizeset private që ndodhen aty pranë.

Në pamjet e kamerave dallohen atentatorët, ata janë të maskuar me nga ato lloj maskash që dyshohet se janë silikoni. Po ashtu, në pamje dallohet një prej atentatorëve që zbret nga makina dhe në një moment duket sikur i bllokohet arma e krimit. Megjithatë ai vijon të ecë me këmbë dhe qëllon drejt Gilmando Danit duke u siguruar që të kishte ndërruar jetë.

Makina Toyota Yaris, shihet paralel me Mercedesin ku ndodhen shënjestrat e atentatit të rëndë. Në atentat janë përdorur për të qëlluar të paktën dy armë kallashnikov, nga tre që u gjetën në makinën e djegur, dhe një pistoletë. 

Pamjet e kamerave janë në duart e autoriteteve që po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.